Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-11, 14:35   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kriza e euros

Kriza e euros po pėrhapet - Kush ėshtė fajtori?






Greqia, Portugalia, Irlanda - tani edhe Italia ndodhet nėn trysninė e kreditorėve. Ajo ēka mungon ėshtė njė sinjal qė tė qetėsojė investuesit dhe kreditorėt.


Italia ditėt e fundit ėshtė vendosur nė qendėr tė diskutimit evropian. Ministrat e Financave tė BE-sė ranė dakord qė ta pengojnė me ēdo kusht shtrirjen e krizės financiare nė ekonominė e tretė mė tė madhe tė Evropės, Italinė. Por megjithėse Italia ka ndėrmarrė masa drastike kursimi, kėto nuk mjaftojnė.

FMN-ja nė raportin e saj mė tė fundit pėr kėtė vit kėrkoi nga Italia, qė tė zbresė deri nė vitin 2012 defiēitin buxhetor nėn 3 % tė prodhimit tė brendshėm bruto. Aktualisht deficiti italian kap vlerėn e 4,6%.




Megjithėse ekonomia italiane po jep shenja rimėkėmbjeje, tė nxitura kėto nga eksporti, borxhi publik mbetet tepėr i lartė dhe rritja ekonomike e kufizuar. Njė samit i jashtėzakonshėm i krerėve dhe kryeministrave tė shteteve tė BE-sė pėr tė penguar pėrhapjen e krizės sė borxheve edhe me pritet tė zhvillohet qė kėtė tė premte, sinjalizoi presidenti i Kėshillit tė Bashkimit Evropian, Hermann Van Rompuy.

Fakti qė vala e krizės financiare po pėrfshin edhe Italinė, ka shqetėsuar bursat evropiane. Dhe tregtarėt e bursės janė tė zemėruar me politikėn. Oliver Roth, njė tregtar nė bursė thotė: "Po shohim qė pėr Italinė, prej ditėsh zhvillohet njė debat fantazmagorik, tė cilin vetė BE-ja e ka shkaktuar duke u shprehur me shqetėsim pėr gjendjen nė Itali. Kjo sigurisht ishte njė ftesė pėr spekulantėt. "

Ekspertėt e financave janė tė zemėruar me pavendosmėrinė e Brukselit. Njėherė Brukseli pėrjashton kategorikisht ristrukturimet e borxheve, pastaj mė vonė i fut prapė nė lojė ato. Adalbert Winkler, nga Shkolla e Financave nė Frankurt thekson: "Mendoj se duhet tė transmentohet njė sinjal i plotė dhe i qartė ndaj kredituesve qė nuk do tė ketė humbje pėr shkak tė mospagesave. Vetėm kėshtu do tė vihen nėn kontroll problemet qė kemi me rrezikun e infektimit tė shteteve tė tjera pas Greqisė."

Por njė sinjal i tillė ende nuk duket nė horizont.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-07-11, 14:47   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Kriza italiane dhe paketa e shpėtimit





Ministrat e Financave tė 17 vendeve tė eurozonės u takuan edhe njė herė pėr tė diskutuar krizėn e borxheve. Nė takim nuk ishte fjala vetėm pėr njė paketė shpėtimi tė dytė pėr mėkataren e borxheve Greqinė.





Nė zonėn e euros ranė edhe njė herė mprehtė kėmbanat alarmit: primet e rrezikut pėr obligacionet afat-gjatė tė shtetit italian janė rritur nė nivele rekord. Agjencitė e klasifikimit e kanė ulur besueshmėrinė e Portugalisė pėr kredi megjithė ndihmėn e konsiderueshme ndėrkombėtare. Ka zėra se Banka Qendrore Evropiane mendon se ėshtė i nevojshėm njė dyfishim i paketės sė shpėtimit, nė njė vlerė prej 1,5 bilionė euro. Po ashtu vazhdojnė dyshimet nėse Greqia do t'ia dalė sėrish mbanė me politikėn e saj financiare. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u shpreh nė kėtė mėnyrė: "Ne kemi nevojė pėr njė mesazh shumė tė fortė dhe tė qartė stabiliteti, jo vetėm nė Greqi, por nė tė gjithė zonėn e euros dhe mė gjerė."

Lajmet e keqia pėr Italinė janė tė njė cilėsie krejtėsisht tė re. Kjo pėr shkak se Italia ėshtė ekonomia e tretė mė e madhe nė zonėn e euros pas Gjermanisė dhe Francės dhe pėr kėtė arsye e njė kalibri tjetėr nga Greqia apo Portugalia. Mos vallė nė fund duhet shpėtuar edhe Italia? Ministri i Financave i Gjermanisė Wolfgang Schäuble nuk dėshiron tė dėgjojė pėr spekulime tė tilla.

"Italia gjendet pėrpara vendimesh buxhetore jo tė lehta, por projekti i paraqitur nga ministri italian i Financave, ėshtė me tė vėrtetė shumė bindės dhe unė nuk kam asnjė dyshim se Italia do tė marrė vendime tė drejta. Italia ėshtė nė rrugėn e duhur. " - tha Schäuble.

Fakti ėshtė se Italia me 120 pėrqind tė prodhimit kombėtar ka njė nga nivelet mė tė larta tė borxhit nė botėn perėndimore. Por nė radhėt e BE-sė ėshtė nė rritje edhe kritika ndaj agjencive tė vlerėsimit. Komisioneri i BE-sė pėr Tregun e Brendshėm Mishel Barnier sugjeron madje qė agjencive tė vlerėsimit t'u ndalohet tė vlerėsojnė shtetet qė marrin ndihma ndėrkombėtare. Schäuble tha nė Bruksel se vendet e zonės sė euros nuk mund tė vendosin vetėm asgjė nė kėtė drejtim.

Urgjente ėshtė nė kėtė moment para sė gjithash ēėshtja e njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė. Gjermania, por dhe Holanda dhe Austria duan ta pranojnė atė, vetėm nėse kreditorėt privatė, bankat p.sh., kompanitė e sigurimeve dhe fondet e pensioneve do tė mbajnė njė pjesė tė barrės. Kjo, megjithatė, duhet tė jetė vullnetare, thotė Maria Fekter ministėrja e Financave tė Austrisė: "Nuk do tė ketė ndėrhyrje nga ana e qeverisė ndaj sektorit privat. Kjo do tė kishte pasoja fatale. "

Pyetja e vetme ėshtė nėse punėt po ecin me shpejtėsi tė mjaftueshme. Nė rast se besimi te tregjet do tė kthehet shpejt, evropianėt i heqin qafe shqetėsimet e tyre. Pėr alternativa ministrat e Financave, nuk duan fare tė flasin publikisht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 15:15   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Nė prag tė paketės sė dytė tė ndihmės - Greqia mban Evropėn nė tension

Ministrat e financave tė eurozonės konsultohen nė Bruksel pėr njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė.

Pasi bankat private nė Francė dhe nė Gjermani siguruan se do tė japin kontributin e tyre pėr shpėtimin e Greqisė, politikanėt e Evropės shpresojnė, qė do tė mund ta realizojnė paketėn e ndihmės me vlerė 120 miliardė euro. Por disa agjenci tė vlerėsimit tė bonitetit i vunė njė kryq llogarive tė politikės.



Pėr njė fije floku grekėt pėrsėri i shpėtuan falimentimit. Nė fakt ekipi i ekspertėve tė sė ashtuquajturės trojkė e Bankės Qendrore Evropiane (BQE), Komisionit tė BE-sė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) , i dha njė dėftesė me notėn "pamjaftueshėm" vendit evropianojugor. Nė kėtė mėnyrė rubineti i parave duhej mbyllur. Por nė ēastin e fundit parlamenti i Greqisė miratoi njė program privatizimesh nė vlerėn 78 miliardė euro, gjė qė bėri tė mundur pagesėn e transhit tė pestė tė paketės sė parė tė ndihmės pėr Greqinė. Janė 12 miliardė euro, qė duhet t' i shpėtojnė grekėt deri nė shtator prej mbytjes nga mali me borxhe. Paskėtaj vjen verifikimi tjetėr e kėsisoj edhe faza tjetėr e etheve tė frikės.





Kjo pėr faktin, se deri nė shtator gjendja nė Athinė nuk do tė ndryshojė. Prej recesionit vazhdojnė tė tkurren tė ardhurat nga taksat, ndėrkohė qė shkurtimi i rrogave i zė frymėn konsumit dhe ashpėrson edhe mė tej recesionin. Pėr tė garantuar rifinacnimin pėr njė periudhė mė tė gjatė dhe pėr t' u dhėnė kohė grekėve pėr reformat strukturore, BE-ja do tė diskutojė pė rnjė paketė tė dytė ndihme me njė volum 120 miliardė euro. Pėr Andreas Rees, ekonomist nė Unicredit, kjo paketė ka rėndėsi thelbėsore: "Ky program do tė vazhdojė me gjasė deri nė fund tė vitit 2014 dhe nė kėtė mėnyrė Greqia do tė ketė tė paktėn dy vjet kohė, pė rtė treguar, se mund t' i zbatojė reformat dhe se reformat do tė japin efektin pozitiv duke u bėrė tė prekshme nė formėn e njė rritjeje tė lartė ekonomike. "


"Duhet njė haircut"

Tek e fundit zhvillimi ėshtė kyē ndalimin e rritjes sė metėjshme tė malit tė borxheve. Sepse ndonėse ekonomistėt si Rees tėrheqin vėmendjen, qė: "…, Greqia po e redukton relativisht fuqishėm defiēitin,…" borxhet e pėrgjithshme vazhdojnė tė riten pandėrprerje. Bazuar nė parashikimet e BE-sė borxhet shtetėrore greke nė vitin 2012 do tė kapin kuotėn e 160% tė produktit bruto nė vend. As programi ambicioz i privatizimeve nuk mund tė ndihmojė nė kėtė drjetim. Ndaj tė tjerė ekonomistė si Max Otte nuk lodhen sė kėrkuari njė ristrukturim tė borxhit pėr helenėt e nė kėtė mėnyrė edhe pjesėmarrjen e imponuar tė bankave: "Duhet vendosur pėrqindja e sigurisė (haircut). Ata, qė janė bashkėfajtorė, ata qė kanė dhėnė edhe paratė e tyre si garantė duke qenė tė informuar, duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. E kjo mund tė ndodhė vetėm nė pėrmasa simbolike."

Nėse arrihet kjo nuk ėshtė e sigurtė. Marrėveshja e arritur me mundim me bankat private gjermane dhe me sigurimet pėr tė kontribuar pėr paketėn e dytė pėrmes njė njoftimi tė agjencisė sė vlerėsimit tė bonitetit Standard & Poor's u bė sėrish e pavlefshme. Agjencia e fuqishme, e cila verifikon aftėsinė e bonitetit tė ndėrmarrjeve dhe tė shteteve, vuri nė dukje, se as pjesėmarrja vullnetarisht e bankave nuk mund ta vlerėsojė aftėsinė e pagesės sė Greqisė. Kjo do tė thotė, qė BQE tė mos i pranojė mė bonot greke tė thesarit si garanci pėr kreditė bankare, gjė qė mund tė ēojė nė njė kolaps tė sistemit bankar tė Greqisė dhe nė rastin mė tė keq mund tė shkaktojė njė reaksion zinxhir nė euroznė.





"Tragjedi greke pa fund"

Kjo i tmerron politikanėt evropianė. Ndaj duhet tė hartohet njė paketė e dytė ndihme, nė rast nevoje edhe pa bankat. Kjo mund tė jetė njė sipėrmarrje e vėshtirė. Bundestagu (parlamenti gjerman) p.sh. e ka dhėnė bekimin e vet pėr njė paketė tjetėr pėr Greqinė vetėm me kushtin, qė nė tė tė marrin pjesė kreditorėt privatė. Nė kėtė mėnyrė bisedimet pėrsėri nisin nga zeroja dhe do tė vazhdojnė deri nė shtator, drisa sėrish tė shtrohet ēėshtja e vendimmarjes, ose tė pranohet falimentimi i Greqisė dhe tė nisė ristrukturimi i rregullt i borxhit, ose tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr ta zvarritur me ēdo kusht falimentimin. Pėrderisa politika do tė vendosė pėr variantin e dytė, eksperti i financave Max Otte e konsideron si pafund tragjedinė greke: "Drama do tė vazhdojė nė tre apo katėr akte. Por pikėrihst kjo ėshtė nė interesin e bankave. Ato mund tė vazhdojnė tė fitojnė. Tek e fundit gjithēka mbetet siē ka qenė. E kjo ėshtė fatale."
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 13:26   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Senati i Italisė miraton paketėn miliardėshe tė kursimeve





Nė tri vitet e ardhėshme Italia duhet tė kursejė 79 miliardė euro. Me 161 vota pro dhe 135 kundėr si dhe me tri abstenime senati nė Romė pranoi paketėn disa miliardėshe.


Nėn presionin e tregjeve financiare dhe tė BE-sė ministri i Financave Giulio Tremonti nė tri vitet e ardhėshme duhet tė kursejė 79 miliardė euro nga 47 milirdė qė ishte parashikuar filllimisht, njoftojnė mediet italiane tė enjten (14.07). Gjatė vitit nė vazhdim janė planifikuar rreth 3 miliardė euro kursime, pėr vitin 2012 janė 6 miliardė, nė 2013 duhet tė kursehen 25 miliardė dhe 45 miliardė nė 2014.

Kėto hapa tė parė kursimesh prekin rajonet dhe komunat si dhe sektorin e shėndetėsisė, bėhet e ditur mė tej. Tė ardhurat vitin e ardhshėm duhet tė pėrfitohen gjithashtu nga kursimet nė sektorin e shėrbimeve publike dhe nga taksat e posaēme ndaj pensioneve tė larta.

Italia pason Greqinė si vendi me borxhet mė tė larta nė eurozonė

Nė senat kryministri Berluskoni, i dobėsuar prej njė sėrė skandalesh me drejtėsinė dhe aferave tė seksit ka mbėshtejen nga shumica: kėsisoj paketa miliardėshe u miratua nga senati me 161 vota pro dhe 135 kundėr si dhe me tri abstenime senati nė Romė pranoi paketėn disa miliardėshe, pėrmes sė cilės qeveria synon tė sigurojė besimin e tregjeve ndaj aftėsisė kredituese tė vendit.

Tė premten (15.07) pritet edhe vota e parlamentit. Kryeministri 74 vjeēar synon qė tė premten nė mbrėmje (15.07) pėrmes mocionit tė votėbesimit parlamenti tė miratojė pėrfundimisht planin pėr buxhetin. Opozita mė parė pati premtuar, se ndonėse nuk ėshtė dakord, nuk do ta pengojė projektbuxhetin.

Pas Greqisė Italia - pėr shkak tė deficiteve strukturore dhe rritjes sė ulėt ekonomike - ėshtė vendi i dytė me borxhet mė tė larta nė eurozonė. Sipas vlerėsimeve tė fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė vitin 2011 borxhet e Italisė do tė arijnė nė 120,6% tė produktit bruto nė vend.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-11, 21:03   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Optimizėm i kujdesshėm - Shumica e bankave e kalojnė "testin e stresit" 2011


Pjesa mė e madhe e bankave evropiane duket se janė tė pajisura mirė pėr kriza tė mundshme financiare nė tė ardhmen. Nė njė "test stresi" tė autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE, vetėm tetė banka nuk kaluan provėn.

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%






Tetė banka evropiane nuk e kaluan testin e autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE: pesė banka spanjolle, dy nga Greqia dhe njė institut krediti nė Austri. Bankat gjermane e kaluan tė gjitha provėn. Shefi i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė, Andrea Enria, bėri njė bilanc tė kujdesshėm tė testit tė stresit kėtė vit:

"Qė prej testit tė fundit vitin e kaluar paisja e bankave me kapital ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm."

Dy banka gjermane e kaluan testin me rezultat tė ngushtė, fjala ėshtė pėr HSH Nordbank dhe Nord LB. Tė dyja kanė njė kuotė tė kapitalit tė vet mes 5 dhe 6 pėr qind, pra shumė pak mbi kuotėn e kėrkuar prej 5 pėr qind. Gjithsej 16 institute krediti nga e gjithė Evropa bėjnė pjesė nė grupin e bankave, tė cilat e kaluan testin me rezultat shumė tė ngushtė. Edhe kėtu autoriteti i mbikqyrjes bankare gjykon se duhet vepruar nga autoritetet kombėtare tė mbikqyrjes bankare:

"Kur kuota e kapitalit bazė i afrohet nivelit 5 pėr qind dhe banka ka probleme nė testin e stresit, atėherė autoritetet mbikqyrėse duhet tė marrin masa qė banka tė forcojė zėrin 'kapital i vet' nė buxhetin e saj".

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%. Mė mirė rezultoi nė test banka "Landesbank Berlin" me njė kuotė kapitali mė tė lartė se 10 pėr qind. Numri njė nė sektorin bankar gjerman, Deutsche Bank, ka njė kuotė kapitali prej 6,5%.

Njė rast tė veēantė paraqet banka e landit Hessen-Thüringen, Helaba: momentin e fundit ajo refuzoi tė merrte pjesė nė testin e mbikqyrjes bankare evropiane, pasi autoriteti nuk llogarit si pjesė tė kapitali bazė edhe tė ashtuquajturat "rezerva tė heshtura", tė cilat rezultojnė nga mbivlerėsimi i borxheve apo nėnvlerėsimi i aseteve. Shefi i autoritetit tė mbikqyrjes bankare evropiane Enria, u shpreh:

"Helaba mori pjesė nė testin e stresit. Rekomandimet tona pėr autoritetin kombėtar mbikqyrės nė Gjermani pėrmbajnė edhe ato pėr Helaban. Ne kemi mbledhur tė gjitha informacionet e nevojshme. Por ne nuk mund t'i publikojmė ato pa miratimin e bankės. Mua mė vjen keq pėr kėtė vendim tė bankės pėr tė mos publikuar rezultatin."

Autoriteti i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė kontrolloi gjithsej 90 institute duke ia nėnshtruar bilancet e tyre njė skenari krize. Nė kėtė kontekst u pa se si do t'i kishte punėt banka nėse Evropa do tė binte nė njė recesion tė thellė, nėse kurset e aksioneve do tė pėsonin rėnie tė fortė dhe normat e interesit do tė rriteshin.

Bashkimi Evropian kėrkon nga bankat qė nuk e kaluan testin qė deri nė fund tė vitit tė sigurojnė kapital tė ri. Nėse institutet nuk e arrijnė kėtė, duhet tė ndėrhyjnė qeveritė e vendeve pėrkatėse pėr t'i ndihmuar bankat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 10:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

BE tjetėr paketė shpėtimi pėr Greqinė, 159 miliardė euro





Liderėt e eurozonės qė po marrin pjesė nė njė samit nė Bruksel, janė pajtuar pėr njė pako tė re shpėtimi pėr Greqinė nė vlerė prej 159 miliardė eurosh.
Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, liderėt thanė se ndihma e qeverive evropiane dhe e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kap vlerėn prej 109 miliardė eurosh, ndėrsa sektori privat do tė kontribuojė me 49.6 miliardė euro.
Shefi i Bankės Qendore Evropiane, Zhan Klod Trishe ka mirėpriti pakon e re tė shpėtimit pėr Greqinė, duke e vlerėsuar si njė lėvizje thelbėsore pėr tė siguruar stabilitet financiar nė eurozonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 23:45   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Greqia nuk po i realizon si duhet reformat





Reforma pėr kufizimin e borxheve shtetėrore nė Greqi po pėrparon mė ngadalė se sa ėshtė shpresuar. Kreditorėt ndėrkombėtarė kanė paralajmėruar Athinėn zyrtare qė tė ripėrpunojė planet pėr buxhetin e vitit 2012.
Njė delegacion pėr vlerėsimin e gjendjes, i dėrguar nga Bashkimi Evropian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane, ėshtė larguar papritur nga Athina. Diplomatėt evropianė shpjeguan se nuk ėshtė pagatitur njė listė e sipėrmarrjeve tė parashikuara pėr privatizim. Nuk janė pėrgatitur as planet pėr tatime dhe kursime.

Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos ka hedhur poshtė raportet pėr grindje me kontrollorėt ndėrkombėtarė. Ai tha se atmosfera nė bisedime ishte e "mirė dhe produktive", ndėrsa "kontrollorėt do tė kthehen sėrish brenda 10 ditėsh".
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 20:20   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Legard: Eurozona kėrcėnohet nga njė recesion i ri





Shefja e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), nuk nguron tė nxjerrė nė pah shqetėsimin e saj pėr frikėn e recesioni tė ri global. Nė njė intervistė dhėnė pėr "Der Spiegel", Christine Lagarde, u bėn thirrje vendeve tė industrializuara tė punojnė sė bashku pėr tė luftuar kėrcėnimin e njė rėnie tė re ekonomike nė botė.


Lidhur me situatėn aktuale ekonomike dhe nėse ngjason ajo me periudhėn e 2008 pak para se banka e investimeve "Lehman Brothers" tė shembej , Lagard tha se ēdo moment nė histori ėshtė i ndryshėm nga situatat e mėparshme dhe ėshtė e gabuar njė pėrpjekje pėr tė nxjerrė krahasime.

Nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, ne shohim se ka pasur, sidomos gjatė verės, njė krizė tė qartė tė besimit qė e ka rėnduar situatėn seriozisht – sqaron shefja e FMN-sė, ndėrsa shton se masat duhet tė ndėrmerren pėr tė siguruar qė ky rreth vicioz tė prishet. “Kur ne shikojmė gjendjen e Europės, duhet tė ndėrmarrim konsolidim fiskal, tė kualifikuar nga rritja intensive e masave. Pėrveē kėsaj, nuk duhet tė jetė i rritur rikapitalizimi i bankave.

Nė mėnyrė tė qartė, tė dyja shkojnė sė bashku. Ēėshtja sovrane e borxhit peshon nė besimin qė lojtarėt e tregut kanė nė bankat europiane- sqaron lagard lidhur me atė se ēfarė duhet bėrė. Pėr sa i pėrket ēėshtjes nėse ėshtė bota nė prag tė njė recesioni tė pėrtėrirė, Lagard tha se globi ndodhet nė njė situatė ku ende mund tė shmanget njė gjė e tillė.

Spektri i politikave nė dispozicion tė qeverive tė ndryshme dhe bankave qendrore, ėshtė mė i ngushtė sepse njė shumė e municioneve ėshtė pėrdorur nė vitin 2009. Por nė qoftė se qeveritė e ndryshme, institucionet ndėrkombėtare dhe bankat qendrore punojnė sė bashku, ne do ta shmangim recesionin- saktėsoi Cristine Lagard.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 11:02   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Itali, miratohet paketa pėrfundimtare e kursimeve





9:12 / 15.09.2011

Parlamenti italian ka miratuar paketėn e re tė kursimit tė qeverisė sė kryeministrit Silvio Berluskoni. Mė parė deputetėt i kishin dhėnė votėbesimin kryeministrit Berluskoni.


Kjo paketė kursimesh parashikon shkurtime tė rėnda tė buxhetit deri nė 54 miliardė euro tė tjera. Nė korrik ishin vendosur kursime tė njė niveli prej 48 miliardė eurosh. Synimi i qeverisė italiane ėshtė qė deri nė 2013 tė paraqesė njė buxhet tė balancuar.

Ėshtė parashikuar ndėr tė tjera njė rritje e normės TVSH nė njė pikė prej 21 pėr qind, rritja e moshės sė pensionit pėr gratė nė sektorin privat nga 60 nė 65 vjeē dhe njė tatim i moderuar pėr tė pasurit. Pėrveē kėsaj njė frenim i borxhit do tė sanksionohet nė kushtetutė. Senati italian tashmė e kishte miratuar para njė jave planin e ashpėrsuar tė kursimeve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-09-11, 15:45   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Refuzuesit e Eurozonės


Ideja pėr monedhė tė pėrbashkėt ka qenė me tė meta qė nė fillim dhe centralizimi i mėtejshėm fiskal dhe monetar nuk do t’i zgjidhte problemet e Evropės.



Mė 16 shtator 2011 nė ora 11:58


I ndjeri Herb Stein thoshte se gjėrat qė nuk mund tė zgjasin pėrgjithmonė, marrin fund. Nė rastin e Eurozonės, mbetet tė shihet se kush do t’i japė goditjen e fundit monedhės sė lėkundshme, e cila sot identifikohet me njė fond tė pėrbashkėt shpėtimi dhe jo me disiplinė fiskale.

Tani, kur Gjykata Kushtetuese e Gjermanisė ka vendosur qė paketat e Eurozonės pėr shpėtim janė tė lejueshme, sfida tė tjera pėr ithtarėt e integrimit mė tė thellė fiskal mund tė vijnė nga lindja, ku disa politikanė kanė nisur tė sfidojnė nocionin se ata duhet tė sigurojnė fonde tė pakushtėzuara pėr unionin me borxhe.

Nė Finlandė, pėr shembull, kryeministri Jyrki Katainen ka thėnė se Helsinki do tė bllokojė valėn tjetėr tė huasė pėr Greqinė, nėse Finlanda nuk merr garanci pėr kontributet e saj. Por, ai nuk ėshtė i vetmi. Disa liderė evropianė, sidomos ata qė kujtojnė dekadat e sundimit komunist, janė tė mėsuar me padrejtėsitė fundamentale tė humbjeve tė bankave.

Vitin e kaluar, Sllovakia ishte vendi i vetėm nė Eurozonė qė refuzoi pjesėmarrjen nė paketėn e parė tė ndihmės pėr Greqinė, nė vlerė prej 110 miliardė eurosh.

Kryeministrja e vendit, Iveta Radicova, kishte thėnė se “vendet mė tė pėrgjegjshme dhe mė tė varfra nuk duhet tė ngrenė fonde pėr vendet mė pak tė pėrgjegjshme dhe mė tė pasura”.

Njė vit mė vonė, ajo ka rėnė dakord pėrkundėr dėshirės pėr krijimin e Mekanizmit Evropian tė Stabilizimit, i cili do tė zėvendėsojė fondin e pėrkohshėm tė shpėtimit.

Paraprakisht, Qeveria e zonjės Radicova po ashtu ka rėnė dakord qė tė pėrkrahė fondin e pėrkohshėm dhe tė kontribuojė nė paketėn e dytė pėr Greqinė, nė vlerė prej 120 miliardė eurosh.
Tani, Radicova thotė se “do tė ishte e papėrgjegjshme pėr Sllovakinė” tė jetė i vetmi vend qė qėndron nė mes tė Evropės dhe ndihmės sė saj.

Megjithatė, ideja e ndihmės pėr qeveritė e goditura tė Eurozonės, mbetet thellėsisht e papėlqyer nė Sllovaki dhe me tė drejtė.

Marrė parasysh madhėsinė e borxheve, nuk ėshtė pėr t’u habitur qė kreditė, huat dhe pėrpjekjet e dobėta tė kursimit nuk janė duke funksionuar. Shumica e politikanėve evropianė ose nuk u kushtojnė vėmendje fakteve, ose i mohojnė ato, duke preferuar tė imagjinojnė njė unitet tė plotė politik, ku transferet fiskale do tė bėhen njė realitet i pėrditshėm, ose qeveritė evropiane do tė humbasin sovranitetin mbi vendimet e tyre buxhetore.

Pavarėsisht asaj qė mendohet, ideja pėr unitet tė plotė politik ėshtė njė utopi e paarritshme. Nė botėn reale, e vetmja zgjidhje efektive pėr problemin grek pėrfshin ristrukturimin e borxhit sovran, reforma tė thella dhe dalje nga Eurozona – ēfarė do t’i lejonte Greqisė tė rrisė konkurrencėn e saj.

Por, shkuarja nė kėtė rrugė do t’iu kėrkonte udhėheqėsve tė Eurozonės tė pranojnė se ideja pėr monedhė tė pėrbashkėt ka qenė me tė meta qė nė fillim dhe se centralizimi i mėtejshėm fiskal dhe monetar nuk do t’i zgjidhte problemet e Evropės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 21:25   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Merkel: Nėse bie euro, bie edhe Europa





Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e prerė se nėse bie euro atėherė bie edhe Europa. “Nėse bie euro, do tė bjerė edhe Europa”, tha Merkel prononcimin e dhėnė pas rezultatit zgjedhor nė landin e Berlinit ku partia e saj doli humbėse.

Merkel nuk kurseu as kėshillat pėr aleatėt e saj nė koalicion. “Duhet t`i peshoni fjalėt me kujdes, sepse rrezikohen tregjet”, u shpreh ajo.

Reagimi i kancelares Merkel vjen nė njė kohė, nė tė cilėn Greqia pret tė marrė kėstin e gjashtė tė paketės sė parė tė borxhit tė shpėtimit nga falimenti.

E ndėrsa kriza nė Greqi nuk po njeh zgjidhje, pas deklaratės sė fortė tė kancelares Merkel, tashmė ngrihet njė pyetje: Sa do tė rezistojė Eurozona?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-11, 00:11   #12
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,194
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kriza e euros

shum mir u kan ket vit vlera e euros ra qmimet mbeten ashtu me ka pshtu 1000 chf 990 euro qka i ka perfundu disa pun ne KS qe ket vit se harroj kurr
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-11, 18:35   #13
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Re: Kriza e euros

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uck_aksh Shiko postimin
shum mir u kan ket vit vlera e euros ra qmimet mbeten ashtu me ka pshtu 1000 chf 990 euro qka i ka perfundu disa pun ne KS qe ket vit se harroj kurr
Shteti i Kosoves duhet te largoje menjehere euron e ta zevendesoj me monedhen stabile : dollarin e fuqishem amerikan.
Mjaft ka zgjat kjo fare shoqate e vullnetit te mire(be) dhe monedha fallco e saj.
Ekziston monedha e gjelber dhe disa monedha te pa peshe , siē eshte ky sajimi i euros. Ne na konvenon veē e pare.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 11:38   #14
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: AW: Re: Kriza e euros

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari Shiko postimin
Shteti i Kosoves duhet te largoje menjehere euron e ta zevendesoj me monedhen stabile : dollarin e fuqishem amerikan.
Mjaft ka zgjat kjo fare shoqate e vullnetit te mire(be) dhe monedha fallco e saj.
Ekziston monedha e gjelber disa monedha te pa peshe , siē eshte ky sajimi i euros. Ne na konvenon veē e pare.
Ne pozit te ngjashme jan si Dollari ashtu edhe Euro.
Edhe pse Euro tash per tash esht ne shenjester te Tregjeve Financiare .
Disa vende psh: sikurse Greqia paten zgjedhe modelin me te let te zhvillimit ekonomik !!!
Merr Kredi neper Banka Evropiane dhe ato shprendaj Qytetareve te vet.
Tash !
Keto Kredi duhet kethyer.
Mashtruesit Grek po perpiqen duke u paraqit si fukara mos po ia falin borgjet e mandej te vazhdojn te festojn -bejn ZEF me paret e Evropianeve.
Te njetat kan me i kethyer edhe ate me Kamata dhe Kamat te Kamates.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 19:05   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Schauble: Greqisė i duhen 10 vjet qė tė dalė nga kriza


Nga Express mė 24 shtator 2011 nė ora 17:30
Sipas pėrllogaritjeve tė Wolfgang Schaubles, ministrit gjerman tė Financave, duhen dhjetė vjet qė Greqia tė dalė nga kriza.

Duke folur pėr njė revistė ekonomike, Schauble tha se gjėrat nuk do ndodhin brenda njė viti.

“Ne nuk e shpėtojmė dot popullin grek nga masat rregullatore qė duhen ndėrmarrė. Nė fund duhet tė vendosė populli nėse do e mbajė kėtė peshė,” tha Schauble.

Ai shtoi se qeveria greke ėshtė e vendosur pėr tė mos dalė nga zona euro.

Schauble tha se ekziston rreziku se nėse nuk shpėtohet Greqia, e gjithė zona euro do bjerė nėn efektin domino.

Nė fund, Schauble kritikoi ashpėr edhe qeverinė italiane. Ai tha se ajo “duhet ta dijė se ėshtė problematike qė tė premtosh masa dhe tė mos i zbatosh ato”.

“Kėshtu humbet besimi i tregjeve financiare tek ti. Besimi ėshtė mė i rėndėsishmi dhe pėr momentin dhe burimi mė i pakėt,” tha Schauble.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.