Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-04-13, 13:00   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Mitologjia shqiptare

Shqiptarėt kanė njė pasuri tė madhe mitologjike por ende tė pa studiuar mirė. Tashmė dihet qė figura si Zanat, Orat po dhe figura tė tjera si Katallani me njė Sy janė pjesė e rrėfimeve dhe mitologjive tė hershme shqiptare.

Por shpesh ato kane edhe ndryshimet qofte fonetike ne emertim por edhe vlera sipas rajonit.


Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane.

Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne. Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.

Pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė gjerė, mė tė plotė tė mitologjisė sė njė populli, nevojitet kohė mė e gjatė dhe punė sistematike hulumtuese nė terren nė vise tė ndryshme, pėrveē studimit tė literaturės ekzistuese pėr kėtė temė shumė tė gjerė dhe shumė tė lashtė.

Ndėr ne, mjerisht, nuk ekziston ende tė paktėn njė sprovė konkrete, pėr tė pėrmbledhur nė njė botim botėn mitologjike shqiptare, e cila ėshtė shumė e pasur dhe, nė disa vise, e ruajtur dhe e gjallė deri mė sot.

Por, megjithatė, materiale tė mbledhura, vėshtrime dhe studime fragmentare kemi, qoftė nga autorė tė huaj, qoftė nga njerėzit tanė tė aftė pėr kėtė punė.

Tė dhėna dhe analiza mė tė plota gjenden nė veprat e albanologėve tė njohur, siē ka qenė, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci, dhe shumė tė tjerė. Autorė shqiptarė dhe mbledhės tė materialeve tė mitologjisė sonė popullore ka shumė, tė cilėt nė revista tė ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Dritės", "Drita" etj...), ose nė botime tė tjera kanė dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr njohjen dhe ruajtjen e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė.

Punėn mė tė madhe pėr kėtė e kanė bėrė etnografėt tanė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qoftė me kontributet e tyre tė vlefshme shkencore tė botuara nė revistėn "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve nė Institutin e Kulturės Popullore.
Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit tė njė vepre mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė paraqitej, tė paktėn nė vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, nė kushte tė reja ekonomike, kulturore dhe pėrgjithėsisht shoqėrore, ka humbur fare rolin e dikurshėm tė saj dhe sė shpejti mund tė qitet nė harresė pėrgjithmonė. Kėshtu do tė varfėrohej historia e kulturės sė popullit tonė.

Nga shumė punime tė autorėve tanė e tė huaj, kėtu po pėrmendim vetėm dijetarin tonė tė shquar prof. Eqrem Ēabejn (1908-1980), i cili qysh nė vitin 1939, ka dhėnė njė pasqyrė tė shkurtėr, por tė qartė, tė mitologjisė sonė popullore, botuar frėngjisht nė revistėn "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetėm disa tė dhėna dhe mendime tė tij, tė cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar mė vonė edhe nė botime tė tjera tė ndryshme.

Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tonė paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme.

Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi i detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh.

Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne.

Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj.

Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.

Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi".

Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse.

Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli.

Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emri i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon i rėndėsishėm.

Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri i shtėpisė nė disa vise quhet Vitore. Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė.

Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe.

Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė.

Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim.

Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie.

Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme.

Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.

Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme.

Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.

Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj.

Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare".

Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake.

Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.

Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar.

Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figurė mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm.

Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj".

Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope.

Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme.

Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė".

Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush.

Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli.

Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė.

Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar.

Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė.

Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-04-13, 13:06   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Ora e maleve


Ora e maleve: eshte figure e mitologjise popullore shqiptare , e cila perfytyrohej si nje grua apo si nje gjarper.

Ajo besohej se jetonte ne male, fusha,ne pyje , ne kroje ose prane njerezve,dhe i ndihmonte a u sillte fat zemermireve dhe ndeshkonte te keqinjte.

Oret mund te kene qene nje lloj zanash qe thirreshin me emra perkedheles si " qofshin te bardha", "ato te mirat", ato te lumturat" pa ua permendur emrin.

Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike me e perhapur tek shqiptaret.Nje shtepi nje fis apo nje njeri mund te ket pasur oren e vet.Madje besohej se edhe nje zane e maleve kishte oren e saj.

Oret jane te mira apo te liga.

Bekimi dhe mallkimi shpesh behej nepermjet ores.

Braktisja nga ora do te thoshte fatkeqesi per personin apo grupin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-13, 13:08   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Shtoi-Zo-Vallet - Shtojzovallet


(Tė lumet ose Tė Bekuemet) e kalojne jeten ne orgji sensuale, perrreth tryezave e burimeve, tue pi, kendue e vallezue.

Ato i gjymyrojne njerezit, i cmendin ata, i kthejne ne gure, i truejne, i vrasin -- me fjale te tjera i shitojne. Ushqimi i tyne āsht i perafert me ate te zotave greke, esence lulesh, mjalte, vene, etj.

Fjala Shtoi-zo-vallet conoton dy gjana, 1) natyren e tyne orgjiake, dhe 2) friken se mos te shitojne.

Thėrriten shtoi-zo-vallet, te lumet, dhe te bekuemet, nga frika se mos te ndigjojne sepse ato janė kudo, dmth. me ju bā qefin sepse ato janė tė padukėshme dhe mund te jenė duke pėrgjue.

Me i sha Shtoi-zo-Vallet āsht njilloj sikur me pėrmendė emnin e disa pėrsonazheve nė filmat horror, ngase, edhe ato rrinė tė mshefuna dhe ndigjojnė e vrejnė se ēka bajnė njerzit.

Shtoi-zo-vallet nuk janė vetem femna. Ato mund tė jenė edhe djem tė ri, ose edhe krijesa te ndryshme nga njerzit. Njerzit nuk e dinė sesi janė shtoi-zo-vallet me u pa, spese ata qė i shohin ato, i shohin vetėm njiherė--at'herė kur kanė shkelė nė territorin e tyne dhe marrin dėnimin.

Nuk duhen ngatėrrue me Zanat dhe Orėt. P.sh. āsht e pakonceptueshme qė nji shtoi-zo-valle t'a ketė ndihmue Gjeto Basho Mujin me marrė fuqi. Mirėsia dhe frymzimi nuk janė nė natyrėn e shtoi-zo-valleve.

Gjithashtu, tė-lumet, nuk kanė nevojė pėr dhitė e egra me brina ari me u dhanė fuqi sepse fuqia e tyne āsht e pashterrėshme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-13, 13:11   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Mitologjia dhe demonologjia shqiptare.



















__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-13, 13:22   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Hyu i jetės - Poseidoni ( Dodoni , I Miri)



Poseidoni(Pujisėsi i Dodonit,bujisėsi i Dodonit,bujitje ose pujitje ėshtė dukuria qė i shfaqet syrit nė buzėt e burimit tė ujit , qė vjen nga thellėsia e tokės ) i biri i Kronit dhe Reas , vėllai i Zeusit dhe Hadit dhe hyjnia kryesore ne panteonin pellazg Olimp -Dodone .Pasi rėzuan nga froni tė atin Kronin ,tre vėllezėrit Zeusi ,Poseidoni dhe Hadhesi ndan pushtetin.

Poseidoni qe i dyti, me i rendėsishmi , pas Zeusit e midis hyjnive. I takoi tė qe i gjithėpushtetshmi i deteve dhe ujrave , nė tė shkuarėn ky qe atributi mė i qėnėsishėm i Kronit .

Ai shfaqet nga thellėsia e tokės si burim i ujit jetėdhėnės ,por qė njėherazi ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.

Poseidoni ėshtė kuptuar si Hyjnia pėrgjegjės i lėngut tė jetės ,ujit, nė planet.Ai identifikohet Hyjnia e rrjedhjes dhe e qarkullimit te vazhdueshėm ,i qetesise dhe i furisė maramendėse ,i paparashikueshmėrisė dhe i mistershmėrisė.

Bujar dhe mirėtor .jetėmbajtes dhe ndėshkues pėr kėdo qė se nderoi , dhe pėr njė ēast e pėrbuzi ,ky ėshtė i Miri , Poseidoni, pėr detar ,peshkatar, buzalumas e bregadetas..

Tė gjithė tė lashtėt e pranojnė se Poseidonin e adhuronin mė sė tepėrmi Ilirėt dhe Epiriotėt pellazg.

Simboli i tij , i qėnėsishėm,ėshtė cfurku tridhėmbėsh , skeptri me tė cilin ai mbante fortė ujin e detit pas tokės dhe kapej lehtė pas ēdo sendi ,njė symbol ky qė haset dhe si skepter , edhe pse nė minjaturė , qė mbahej nė dorėn e djathtė edhe prej Faraonėve.

Nuk do shumė ta kuptosh mendėsine e tė lashtėve ,qė mendonin se Poseidoni e mbante tė pashkėputur ujin me tokėn me ndihmėn e tridhėmbėshit sepse me sa duket ata e kishin provuar se tridhėmbėshi qe mjeti mė efikas pėr tė fiksuar diēka pas tokės.

Kėshtu,edhe ne ,fare thjeshtė duam tė besojmė se Poseidonit i ėshtė atribuar mveshur, misteri i pashkėpuetshmėrisė tė ujit nga toka ,pra ėshtė njė pėrpjekje pararendese pėr tė spjeguar tė vėrtetėn e tėrheqjes sė gravitacionit, dhe pse jo , kjo tė qe mėnyra mė e saktė e spjegimit tė lidhjes sė ujit me tokėn prej tė lashtėve..

Kėtu mendoj se e ka bazėn dhe pėrfytyrimi i pandarė i Poseidonit nga skeptri tridhėmbėsh i tij.

Simboli tjetėr kuptimplotė pėr Posejdonin ėshtė delfini njeridashės dhe udhėrėfyes .

Delfini(qė spjegohet me bashkimin e dy foljeve te shqipes del – hin, ashtu si shfaqet delfini vertet ne det) ėshtė qėnia mė e adhuruar e ujrave te Jonit.Kush i ka njohur nga afėr kėto qėnie ėshtė mrekulluar prej humanizmit dhe fisnikėrise se tyre Si te njerėzit, delfinėt e kanė shumė tė zhvilluar tiparin e komunikimit tingėllor .

Detajonasit e adhuronin ketė krijesė,dhe jo pak prej tyre kishin provuar mirėsine e kėtyre krijesave . Detajonasit jo vetėm sė lashti , por edhe sot besojnė se Ata janė lajmėsit e tė Mirit tė Jonit.

Tė lashtėt besonin se Poseidoni kishte seline nė Jon tė kaltėrpraruarin me 145 ditė tė bukura me diell ,qė pėrshėndritet edhe nė mot tė keq nga shkrepėtimat e malit tė Ēikės(mali I Vetėtimave) . Pse ata zgjodhėn pikėrisht Jonin .A e dinin vallė ata qė thellėsia maksimale e deteve tė tė gjithė Mesdheut prej 5121 m ndodhet pikėrisht nė jug tė detit Jon.

Kėtė tė vėrtetė befasuese e dinin vetėm ata tė lashtė qė ishin tė lidhur ngushtėsisht me detin dhe ja dinin mirė ēdo tė fshehtė a mister tė tij.

Detajonatit dhe Adriatikasit ia njohin karakterin hyjnisė sė deteve tė tyre .Ata e duan atė , si tė afėrmin e tyre, dhe nuk e ndajnė nga jeta e tyre, sepse e besonin dhe e nderonin Poseidonin si hyjninė e jetės.Ai pėrkujdesej pėr ta qė nga kroni(Burimi)deri nė det ku ai kishte seline .

Poseidonin e falnin ne gjithė siujdhesėn e Hemit(Ballkan) nga bjeshkėt e thella ku nisin rrjedhėn lumenjtė e deri ne detin Jon dhe Adriatik.

Adhurimin pėr Poseidonin e gjejmė nė dėshmi arkeologjke pėr gjatė vijės bregdetare nga grykėderdhja e lumit Drin nė veri deri nė grykėderdhjen e lumit tė Bardhė(Akelou tė lashtė) (Aspropotamo) ne jug.

Nuk ėshtėn rastėsi, qė nė kėtė gjatėsi kilomertike (Iliro _Epiriote) gjenden :
Tempuj pėr Poseidonin : (Shkodėr, Apoloni, Antigonea, Foinika, Athamania);

Mbishkrime pėr Poseidonin mbi rasa guri (Salari e e sipėrme , Leshnjė, Kamēist, rrethiTepelenė); qytet nė Sarandė(Poseidi).

Interes paraqet dhe simboli i sakrificės pėr Poseidonin , qė qe njė Dem i badhė qė njėherazi ka qėnė edhe simbol i Epidamnit mitik, qė kish pėrfunduar sė ndėrtuari mė 627 para krishtit (Durrėsi antik) dhe qė pėr totemė tė tij mendohet ta ketė pasur kokėn e kėtij demi hyjnor .

Kėtė fakt e bėnė tė besueshėm etimologjia e emrit Epi- Damn . Ēdo studiues i vemendshėm do tė dallonte dy fjalėshin Epi (Kokė,E epėrmja ) dhe Damn( Damaz ).Demi i padlirur i bardhė (qė edhe sot po tė haste besohet si fatsjellės dhe ogur mire) duhet t’i jetė bllatuar Poseidonit nga qytetarėt e Epidamnit .

Kjo duhet tė jetė edhe arėsyeja , pse nga durrėsakėt autokton festohet mė 22 qershor njė festė pagane ,qė e njohin si festa e detit.

Sipas disa rrėfenjave , kėta adhurues te Poseidonit , Epidamnasit e lashtė kishin mbret Epidamnin qė kishte njė vajzė te bukur tė quajtur Melisa ,e cila e adhuronte detin. Poseidoni mahnitej me kėtė krijesė tė bukur qe nė verė lodronte nė valet e Addriatikut e u dashurua pas saj .

Me tė pati edhe njė djalė, Dyrrahun Ky pinjoll hyjnor do ti ndėronte emrin e qytetit tė gjyshit tė tij,nga Epidamn nė Dyrrah.(Kėtė gjė na e rrefenė Apiani shek II, i cili shkruan : “….Dyrrahu ,tė cilin e konsiderojnė(vendasit) se rrjedh nga Poseidoni qė ,ndėrtoi pranė qytetit njė liman dhe i dha emrin Dyrrah..”)

Nuk ėshtė e rastit qė dhe nė Egjipt ,mė 297 p.e.r.PTOLEMEU II molos i kushtoi Poseidonit njė shtatore mbi 6 m. tė lartė ,njė vepėr arti e SOSTRATIT tė KNIDIT , qė u vendos nė majė tė Farit tė Aleksandrisė ,njėrės prej 7 mrekullive tė botės antike.

Pashkėputshmėria e detit me tokėn ka intriguar misterin e dėshirės sė Poseidonit mė Demetrėn .Ėshtė fakt se jashtė ujit atij ia rrėmbenin fuqitė retė dhe stuhitė, kėshtu qė ai,pėrjetėsisht do ta vuante pamundėsinė e takimeve dashurore tė destinuara tė mos ndodhin kurrėme Demetrėn qė e adhuronte .Kaq e zjarrtė qe ndjenja pėr tė sa nė brigjet shkėmbore tė Tragjasi ,ku ai dėshironte ta takonte Atė ēdo ditė , nė mėnyrė tė mistershme , nėpėrmjet tė ēarave ,qė vinin nga thellėsia e detit, i dhuronte asaj kristalet e kripės tragase.

Kjo mrekulli,qė tė mahnit , vazdon sot e gjithėdita si pėr tė treguar pafundėsinė e ndjenjės se Poseidonit pėr Demetrėn, Tragasasit e lashtė kėtė dhuratė tė Poseidonit ,ajo qė i jep shije jetės e shpėrndanė nė tėrė siujdhesėn e Hemit(Ballkanit) e mė pas nė tėrė Europėn e mė gjėrė..

Ēelja e pranverės ,shkrirjja e dėborave ,shirat e stinės ,bollėku i prurjeve tė burrimeve dhe tė lumenjėve ,ndėrimi i ujrave tė fjetura te dimrit ndėr dete ,i japin mundėsi mbretit tė tyre Poseidonit vetėm ta pėrqafojė Demetrėn me velin e ujtė .

Qe krijuesi i gjallesave te nėnujit ,veēmas njihet si krijues i kalit .Posejdoni goditi me sfurkun tridhėmbėsh shkumėn nga doli –Skibias(Skifias) kali i pare.Nga shkumba e valėve doli kali i pare kėtej mendohet ta ketė prejardhjen dhe emri i lumit Shkumbin(Genusi).

Nė luftėn e Trojės Poseidoni merr anėn e trojanėve. Zėmėrohet nė kulm me akejtė qė kanė vėnė ne veshtirėsi Trojanėt ,duke uturruar ….

E, beftė rrjedh ai nga malet
Gjurmėve tė tij hyjnore
Derdhen pėrrenjė pyjeve e maleve
Kater galope Egjeun e mbrin
E thellė zhytet nė detin e kristaltė
Te seli e motshme shkėlqimartė
Mbren me ngut kuajt patkoj bakėrtė
Tė shpejt si era krifartėt ēajnė detin
Ngjesh pėr vete gjerdanin e arte
Nė dorėn e majtė tridhėmbėshin e artė mban
E mbi koēi mire vend po ze
E vrullshėm hidhet pėrmbi dallgė
Peshq e bisha lodrojnė gėzueshem
Nėn hijen e hyut mbi dallgė
I hareshėm deti udhėn ia hap tė kalojė

Iliada 23.

Bashkė me Apolonin dhe Aiakun(Ai- akun) ndėrtuan muret e Trojės . Pelazgu qe biri i Poseidonit me Larisėn .

Poseidoni qe jo vetėm ati i Auosit(Vjosės).por edhe i tė 18 lumenjeve tė tjerė,bijėt e tij , qė derdhen nė detet Adriatik ,Jon,Egje dhe nė Detin e Zi nėpėrmjet Danubit.

Duke nisur nga skaji jugor , nė ujrat e tė birit , Akelout hyjnor (Akellos,Aspropotamos,lumi i Bardhė) Tetisi pagėzoi tė birin e saj Akil hyjnorin e mė pas rrjedh Arahti(Arahtos,qė tė le tė kuptosh qė rrjedh nga malet) ; Luri (Luros); Akeroni(Ėshtė kė roni),Aheros afėr Pargės;Thyami (Ēami,Kallamas;Bistrica (Syri I kaltėr dhe shumė syresh tė vegjėl qė derdhen nė Jon pėrgjat Rivjerės deri nė Karaburun,
Aty ku Joni takon me Adriatikun ,qė pėrball Shėngjinit me Neapolin arrin thellėsinė 1585 m.

E mė tej vazhdon Aosi(Vjosa dhe Drino);Semani ,meEordaikun (Devollin)dhe Aspi(Osumi);Shkumbini (Genus);Erzeni (burimet e Shėngjergjit);Ishmi (Tėrkuzi dhe lumi i Drojit);Ardaksani (Mati dhe Fani);Drili (Drini i Bardhė dhe i Zi);Buni (Buna)
Poseidoni i ēon ujė dhe Detit tė Zi nėpėrmjet Danubit, me Drinėn dhe Moravėn nė veri.Deti Egje pi ujin e Vardarit ,Vistricės dhe tė Pinos.

Konfigurimi gjeografik i tėtė kėtyre lumenjėve ,si njė piktogramė hidrografike , nga burimi deri ne grykėderdhje , krijon imazhin e njė kupe 5 kėndėshe tė stėrmadhe me fundkonik nė grykėderdhjen e Akelout nė jugė qė zgjeron bazėn drejt veriut ,nė verilindje Selaniku deri nė pikėtakimin e meridianit 22,5 oo me Danubin dhe nė veriperėndim nė vijėn Akelou ishulli i Sazanit deri nė pikėtakimin e meridianit 19.oo me Danubin .Krijohet kėshtu imazhi i njė kupe gjigande e denjė pėr tu kujdesur nga njė hyjni si Posejdoni.,andaj po e quaj thjeshtė Kupa e Poseidonit.

Burimet e kėtyre lumenjėve , qė rrjedhin pandalimisht , shpien ēdo ditė ujė tė fresket nė detet Jon , Adriatik , Egje dhe Detin e Zi e formojnė , pėrbashkėsinė e kupės jetėdhėnėse tė Poseionit .Kjo piktogramė pėrbėhet nga njė rrjet i dendur lumenjsh qė arrin njė gjatėsi 60323 km.

Pjertėsia mesatare e gjithė kėtij territori ėshtė 28%.Rezervat ujore tė Kupės jetėdhėnėse tė Poseidonit,qe pėrfshinė Shqipėrinė,Malin e ZI,Serbinė ,Kosovėn ,Maqedoninė ,Bullgarinė dhe Greqinė nė kuadratin gjeografik Veri (paraleli 45oo)Jugė(Paraleli 38.5oo)Perėndim (Meridiani 19oo) dhe nė Lindje (meridiani 22.5oo) e matur sipas gjeo-hidrografėve me vėllim mesatar tė prurjeve te lumenjve nė km3 ėshtė:-Shqipėri 41,2;Serbi,Kosovė,Maqedoni sė bashku 126,Greqi 67,3,Bullgari 17,9 ,pra vėllimi mesatar pėr tė gjithė kėtė rrjet hidrik ėshtė 252,4 km 3 ( kur Suedia dhe Islanda sė bashku e kanė 263,8 Km 3)
Lumenjtė e Kupės sė Posejdonit 31% tė ushqimit tė tyre e kanė nga ujrat nėntokėsore qė do tė thotė 78.2 km 3 ujė.

Mbulesa e gjelbėrt karakteristike nga 400 deri 1250 m mbi nivelin e detit ėshtė Dushkaja (Klimaksi) nė shumėllojshmėrinė e saj(Bunga,Shparthi,Bungėbuta ,Qarri,Valanidhi,Bulgėri,Ilqja ) ,si dhe ahishte,pishnaja dhe bredhnajat etj qė natyrisht ėshtė dhe filtri natyror i pa zėvendėsueshėm i ujrave tė ndotura mbitokėsore. .

Kjo mbulesė e gjelbėrt (ajo e dushkajės) favorizon bashkėjetesėn edhe rritjen e njė shumėllojshmėrie tejet tė konsiderueshme bimėsie tjetėr e qė dallohet pėr cilėsinė e bimėsisė eterovajore ,mjekėsore etjerė.Interesi pėr bimėt dhe rrėnjėt mjekėsore ėshtė tejet i lashtė , dhe pėr mė tepėr hobin pėr njohjen e bimėve e kanė pasur edhe mbretėr si Mbreti Genti i Ilirisė tė cilit i atribohet dhe zbulimi i vlerave kurative tė Gentianės

Nė Pesėkendėshin grykėderdhja e Akelout(Aspropotamo)lumi i Bardhė,Selanik (Thesaloniqi), Ohėr ,Shkumbin Vlorė (Aulonė ,A – Uli – Onė; A Ylli Jonė) biologėt njoftojnė te kenė numėruar rreth 3200 llojė bimėsh dhe prej tyre rreth 386 lule dhe rrėnjė mjeksore njė shumėlushmėri mahnitese ,qė banoret e kėtyra krahinave nė veēanti gratė i pėrdorin qė sė lashti nė praktika shėruese me mjaft sukses ,i edhe sot e gjithė ditėn , e qė pėr kėtė arėsye , pa hezitim do ta quajmė shėronjėtorja e POSEIDONIT.

Adhurimi i tė lashtėve pėr Poseidonit ėshtė transmetuar ndėr gjithė ballkanasit edhe si mesazh hyjnor jetėmbrojtės

Misteri i Kupės sė Posejdonit ka detyruar gjithkėnd,anekėnd kėtij areali ,pėr ta bekuar dhe ruajtur ujin dhe mburojėn e gjelbėr tė tij nė emėr tė jetės. Askush nuk ka guxuar te matet me Poseidonin ,nga qė me guximtarėt, nė jetė tė jetėve ,e kanė pėrjetuar fatalisht fuqinė e hyjnisė sė Ujrave dhe tė Detit .

Por ėshtė edhe mjė fakt tjetėr ,shumėkuptimplotė. Poseidoni na kujton ujin : si pėbėrėsi ,si lėnda mė e qėnėsishme ;si 70% e gjendjes nė cilėn do gjallesė a dukuri e jetės , qė ekziston nė tokė , nė tė gjithė shumėllojshmėrinė e shfaqjes sė saj.

Nė ciklin e jetės, Poseidoni ,si personifikim i ujit ,ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.Uji, si pėrbėrės i gjithēkaje ,qė ripėrtėrihet e jeton nė planetin tone, ėshtė elementi pėrbashkuese i mistershėm, qė realizon qarkullimin e e lėndės organike ,qė u siguron harmoninė e sigurine e jetės ,zhvillim dhe jetėgjatėsi tė gjitha llojeve tė gjallesave.

Adhurimi pėr Poseidonin nė kėtė kuptim , nuk qėnka thjeshtė njė ndjenjė dhe besim pagan,mistik , por ėshtė thirrje e ndėrgjegjes ,njė kujtesė pėr tė Mirin e cilėsisė sė jetės.

Ai u martua me Amfitrian motra e madhe e Titonit Oqean, si pėr tė treguar zgjerimin e pushtetit tė tij drejt Oqeanit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-13, 13:35   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Dragoi dhe Kuēedra - I



Kėtu po shqyrtojmė dy prej figurave mė domethėnėse tė mitologjisė shqiptare:

Kuēedrėn e Dragoin, tė pandarė e njėherit armiq tė pėrjetshėm midis tyre.

Pėr tė mos ndodhur keqkuptime, duhet ditur qė nė fillim se emėrtimi Drako, Drakone, Dragon nė gjuhėt e ndryshme tė Europės ka pėrgjithėsisht kuptimin e njė Kuēedre, tė njė gjarpėri a reptili tjetėr, pėrbindėsh, ndėrsa nė shqip Dragoi eshtė hyjnia a heroi qė lufton kundėr Kuēedrės, nė ndihmė tė njerėzve.

Para se tė fillojmė zbėrthimin e imtėsishėm, ėshtė me dobi tė tėrheqim vėmendjen nė disa gjėra qė duhen pasur parasysh. Nė shqyrtimin e kėtyre dukurive ėshtė e domosdoshme, por disa herė dhe tejet e vėshtirė, tė dallohet e qenėsishmja e mė mirėfilltėsorja (origjinalja) nga ēka ėshtė e dorės sė dytė dhe nga ēka janė shtesa, ndėrthurje, ndikime tė mėvonshme.

Kuēedra, sidomos nė pėrralla, paraqitet me njė numėrtė pafund atributesh: njė pjesė e tyre janė me shumė vlerė e tė tjera tė dorės sė dytė; po ka syresh, dhe jo pak, qė nuk janė fare atribute tė saj origjinale, por pėrzierje, shtesa, ndikime nga figura tė tjera tė mitologjisė, ose ndikime nga pėrralla tė popujve fqinjė e nga Orienti. Nga ana tjetėr, ka atribute. tė mirėfillta e shumė tė rėndėsishme tė Kuēedrės, qė sqarohen mjaft mirė nė besimet popullore, po qė nė pėrralla e nė eposin legjendar tė Shqiptarėve nuk dalin fare.

Pėr tė nxjerrė si duhet nė dritė fizionominė e dukurisė, atributet mė tė mirėfillta tė saj, tė ardhura si formacione mė tė pastra nga koha e lashtė, ėshtė e domosdoshme qė mitet e besimet popullore t'i shqyrtojmė jo vetėm sipas dėshmive tė krijimtarisė artistike tė popullit, qė nga ana e tyre janė me mjaft vlerė, por edhe nė terren, atje ku gjallojnė faktikisht ato mite e besime, nė trevat mė tipike tė ruajtjes sė tyre, nė shtresat mė konservatore e nė pėrfytyrime konkrete: nė rite, nė praktika magjike, nė tabu, nė amuleta.

Pėrparėsia e punės kėrkimore tė etnologut dhe tė folkloristit qėndron nė tė dėshmuarit e dukurive nga burimet mė tė pastra tė maleve, nga mjediset mė tė virgjėra, atje ku ato pėrjetohen nė mėnyrė tė sinkretizuar me dukuri tė tjera shoqėrore e natyrore. Natyrisht, pėrtė gjeturtė vėrtetėn bindėse, duhet pėrqasja diakronike e sinkronike brenda viseve tė ndryshme tė truallit kombėtar dhe, nga ana tjetėr, marrjet e dhėniet me popuj tė tjerė fqinjė ose dhe mė tė largėt.

Nė pėrfytyrimet e popullit Kuēedra paraqitet kudo nė dy forma tė mundėshme. Nė formėn e parė (nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve), ėshtė njė pėrbindėsh, gjarpėr a njė reptil tepėr i stėrmadh po diku-diku pėrfytyrohet me pamjen e njė ngjale, tė njė breshke, tė njė bretkose a tė njė hardhuce.

Banon nė vende me ujė: nė shpella, ne kėneta, nė liqene nėntokėsore a mbitokėsore, nė det dhe komunikon me botėn e jashtme nėpėrmjet gurrave, nėpėrmjet vrimave nga del ujėt prej malit, nga shkėmbi. Kuēedėr, nga rrėshqanorėt, bėhet ai gjarpėr a bollė, qė nuk e ka parė njeri a gjė e gjallė pėr disa vjet: diku caktojnė 3 vjet, diku 7,9,12; diku thonė se nuk duhet ta shohė njeriu pėr 50 a 100 vjet, qė tė shndėrrohet nė Kuēedėr.

Nė shpellė e ujėmbajtės nėntokėsorė, Kuēedrathith bereqetet e gjėrat ushqyese tė fshatit. Kėshtu rritet e shėndoshet tepėr, sa lėviz me vėshtirėsi; i gėrvishtet lėkura prej gurėve dhe shkėmbinjve; besohet se nga kėto gėrvishtje qė e bėjnė t'i rrjedhė gjak, disa gurra rrjedhin shpesh tė skuqura "me gjak Kuēedre".

Ja njė gje dhe mjaft domethėnėse: "Disa herė nė vjetė Gurra e Hajmelit qi del rranxė Malit tė Bardhė, qet gjak pse aty asht ndrye mbrendė Kulshedra qi varroj Lleshi i Zi, e ka danat e tija nė krye. Kuer i dhem varra, shpėrthen gjak e prandej del uji i pėrziem me gjak; bishtin e ka nė Munellė. Ashtu nė Mal tė Velės, nė Kryezez, asht nji gurrė e madhe, pėr disa ditė rresht qet gjak. Atyashtkulshedra e varrueme".(N. Suma, Mitologjia..., f. 38)

Kuēedrat u ndalojnė njerėzve ujin e burimeve dhe tė liqeneve, shkaktojnė thatėsirė e kėshtu dėmtojnė bereqetet e bagėtitė. Pėr t'u lėshuar ujin banorėve tė maleve a tė fushave, duhet t'i taksnin nga njė njeri, pėgjithėsisht vajzė, nė raste tė tjera bagėti.

Tregohet mandej se burra "me punė" (Dragoj) kanė vajtur me guxim e trimėri, kanė mbytur Kuēedrėn, kanė prapėsuar flitė dhe i kanė ēliruar ujin popullit. Besohej se Kuēedra e kishte kokėn nė majė tė malit dhe bishtin nė det, nė liqen, a nė ndonjė lumė aty afėr: "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Munellės e bishti nė det", "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Velės e bishti nė lumė tė Fandit".

Sė dyti, Kuēedėr mund tė jetė dhe njė grua e vjetėr dhe shtatmadhe. Tė qenėt Kuēedėr mbahet e fshehtė.

Kuēedra, gjithnjė femėr, shkakton furtuna e breshėr qė prishin bereqetet, shembin vendin, shkaktojnė

Pėrmbytjev Kuēedra grua lind e tillė, por nė njė familje ku tė parėt e saj nga ana e nėnės kanė shkelur kurorėn brenda tre gjeneratave vertikale.

Kjo ndoshta ėshtė njė mbijetojė e mjegulluar e sė drejtės sė amėsisė, rnartesės me grupe.

Sipas besimeve popullore, Dragoi mund tė jetė mė shumė njeri, gjithnjė i gjinisė mashkullore, po dhe dash, ka, kėndez, cinxami, po cjap jo, nė asnjė mėnyrė.

Njerėzit a gjallesat qė lindin si Dragua kanė forcė tė mbinatyrshme. Njeriu dragua lindme "kėmishė veshė"e me "fletė a krahė te sqetullaf'.

Nė labėri thuhet: "ndodh qė kur lind njė foshnjė mund tė jetė pėshtjellė nė njė cipė tė hollė si pėlhurė. Besohet se kjo cipė ėshtė njė kėmishė. Dhe se ai qė lind me kėmishė do tė ketė fat tė mbarė dhe lumturi. Kėmishėn ia heqin foshnjės pa folur dhe e marrin dhe e lajnė. Pastaj ia japin nėnės sė foshnjės; dhe kjo e ruan nė fund tė arkės". (R. Alikaj, Zakone... pėr lindjet, f.27). Pra del se ky fėmijė ėshtė "me punė", e jo si tė tjerėt. "Kėmisha" nė lindje ėshtė cilėsi e njeriut tė mbinatyrshėm.

Dragoi ėshtė i tillė pėr tė luftuar kundėr Kuēedrave qė sjellin shkatėrrim nė jetėn e njerėzve, nė bereqete. Dragojtė, nė ndeshje mė Kuēedrat, fluturojnė nga njė mal nė njė tjetėr. Ku ka Dragua, ka mbarėsi, pėrparon familja, fisi, fshati a krahina.

Njerėzit e pėrmendursi luftėtarė tė dėgjuar besohet se kanė qenė Dragoj. Njė nga veēanėsitė kryesore tė dragoit ėshtė trimėria. Ai ėshė i lindur pėr ndeshje tė mėdha. Besohet se, atė qė ėshtė Dragua, as pushka nuk e zė.

Nė vlerėsimin e kėtyre figurave duhet tė marrim nė konsideratė se ato gjatė shekujve nuk kanė mbetur statike, por kanė qenė nė evolucion tė vazhdueshėm. Qė prej shumė shekujsh ato rrojnė si mbijetoja tė cungura tė botės sė lashtė, veēse tepėr tė shndėrruara.

Pėrgjithėsisht, hyjnitė e demonėt e paganizmit kanė cilėsi pozitive, po dhe negative njėherit.

Nga tė dyja figurat nė fjalė, duket sikur njėra ėshtė krejtėsisht e mirė dhe tjetra krejtėsisht e keqe. Nė fakt, kėtu ka edhe njė ndikim tė feve monoteiste, pa e mbivlerėsuar kėtė.

Por, nga ana tjetėr, edhe te Kuēedra gjejmė herė-herė cilėsi pozitive (nė pėrralla, nė rite a nė besime), qė dalin tėrthorazi. Sipas besimit popullor, nė Alpet e Shqipėrisė, ajo shtėpi qė ka njė anėtar tė saj Dragua, ka mbarėsi e pėrparim tė madh nė njerėz e nė ekonomi, por do tė ketė mė shumė nėse nė atė shtėpi do tė kishte edhe njė grua Kuēedėr. Fshati qė ka Kuēedėr, thuhet diku, ka mbarėsi tė madhe nė bujqėsi e nė blegtori. Kuēedra, grua, me frymėn e saj i thith prodhimet ushqyese prej gjithkahė dhe fshati pėrparon e pasurohet.

Ndėrsa fshatrat prej nga i thith ato, varfėrohen e ekonomia nuk u ecėn mbarė. Fakti qė dikur, sipas besimeve, i bėnim flijime Kuēedrės, tregon se sė herėshmi atė e kanė nderuar e hyjnizuar qė t'u sillte tė mira e tė ndalohej nga ēdo veprim i saj dėmprurės.

Ėshtė njė kult qė detyron flijime ndaj forcave shkatėrruese tė natyrės.Kuēedra paraqitet dhe me pamjen e njė gjarpri gjigand; nga ana tjetėr, heroi Dragua qė ndeshet me kundėrshtarin na paska nė bark niė, dy, tre a shtatė gjarpėrinj, nga e merr dhe forcėn. Pra ajo ėshtė gjarpėr gjigand e ky marrka focrėn nga gjarpėri. Kėtė e shpjegojnė vetėm rrethanat e rrugės sė gjatė evolutive me pėrzierje, copėzime, dyzime.

Pėr nga veēanėsitė e saj, Kuēedra paraqitet pėrgjithėsisht si njė hyjni e tokės e mė fort e nėntokės Qeta e saj kalon nė shpella a nė ujėra nėntokėsore). Po, nga ana tjetėr, ajo ėshtė sjellėse e shtėrngatave, e breshrit, e pėrmbytjeve ose dhe e kundėrta: shkaktare e thatėsirės, duke i ndaluar qoftė dhe ujėrat qė "bien nga qielli".

Pra, del dhe me tipare tė njė hyjnie qiellore. Edhe Dragoi, njė nga mjetet e fuqishme tė luftės kundėr Kuēedrės ka rrufenė qė vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetė furtunave, tė cilat janė bashkėshoqėruese tė domosdoshme tė rrufeve. Por ai ėshtė i lidhur shumė me tokėn, me bujqėsinė e veprimtaritė shoqėrore tė njerėzve, me bashkėsinė shoqėrore sė cilės i pėrket; ėshtė i vėnė krejtėsisht nė shėrbim tė saj, nė shėrbim tė veprimtarisė prodhuese tė popullsisė ndejtore.

Dallimi nė mėnyrė tė prerė nė vėshtrim seksi mes kėtyre dy figurave mendojmė se shpreh dallime sociale parahistorike, por si pėrfaqėsues organizimesh shoqėrore tė ndryshme, njeri mė i vjetėr e tjetri mė i ri.

Njė paralelizėm tė tillė e gjejmė dhe nė eposin serb e mendojmė se nuk ėshtė pa lidhje gjenetike me kėtė tonin. Kraleviq Marku mbyt Harapin me tri kokė, ashtu si dhe heroi ynė Dragua qė mbyt Kuēedrėn me tri kokė; ose Kraleviq Marku qė mbyt Vilėn e liqenit.

Me tė drejtė studiuesi amerikan i eposeve ballkanike, Albert Lord, vėren se kėtu kemi tė bėjmė me njė hyjni tė njė rendi mė tė ri, qė asgjėson njė hyjni tė njė rendi mė tė vjetėr; ai bėn nė kėtė rast njė paralelizėm me dukuri simotra tė Sumerėve tė lashtė tė Mesopotamisė. Kuēedra nė ndeshjet e saj ka si mjete shkatėrrimi shtrėngatat, breshėrin, pėrmbytjet, shembjet e tokės, dridhjet e saj, qė i shkakton me forcėn e vettė mbinatyrshme.

Por nė luftėn me Dragojtė, Kuēedra ka edhe mjete qė i pėrkasin thjesht gjinisė sė saj femėrore: me qurnėshtin e gjirit tė saj ose me "ujin" (urinėn) e saj i mbyt Dragojtė, i helmon. Nga kėto mjete tė rrezikshme Dragojtė ruhen shumė.

Kėto mjete janė tepėr domethėnėse nė anėn sociale kronologjike. Si hyjni e nėntokės qė ėshtė, ato mjete i pėrkasin edhe frytshmėrisė sė tokės (veti qė, me sa duket, ėshtė mėnjanuar mė vonė). Tė kujtojmė se gruaja Kuēedėr, nė pėrfytyrimet popullore, i ka gjinjtė shumė tė mėdhenj, qė i varen deri poshtė:"si kacekė gjize".Pėrtė mos u penguar nė veprimet e saj, ajo i hedh gjinjtė mbi supe e ato i varen prapa, nė kurriz.

Nė disa variante legjendash mitike e pėrrallash tregohet se Kuēedra me disa pika gjiri e ngin djalin, aq sa ai nuk ka nevojė tė hajė pėr disa ditė. Kur fle Kuēedra nė shpellėn e saj a nė mes tė pyllit, shkaktohet tufan i fuqishėm, sa tė rrėzojė shkėmbinj apo drunj shekullorė tė atij vendi; Kuēedra grua nė veprimet e saj fluturon sa nė njė vend nė njė tjetėr, me flokė tė gjatė e tė shprishur.

Nė kohė furtunash ndaloheshin gratė tė dilnin jashtė shtėpisė, (shtyrė nga besimi) se ato u bėheshin krah (ndihmėse) Kuēedrave dėmprurėse.

Tė tėra kėto shfaqje janė mjete demoniake tė veprimit, po njėherit zbulojnė dhe veēanėsi tė saj tė ruajtura nga lashtėsia, me simbolikė gjinore shumė domėthėnėse.

Vendi social historik i figurės sė Kuēedrės do tė dalė mė i qartė duke shqyrtuar mjetet me tė cilat lufton Dragro/kundėrsaj, pėrtambytur a pėr ta bėrė tė padėmshme. Mjetet e tij janė tė ndryshme e, me sa duket, pėrfaqėsojnė dhe shtresime historike diakronike.

Ai pėrdor drunjtė e pyllit, gurėt e mėdhenj, gurėt me vrimė, sidomos gurėt e mullirit; pėrdor topuzin, ushtėn, shigjetėn, koburen, pushkėn, por mbi tė gjitha fort domethėnėse janė rrufeja, parmenda (plori a zgjedha e saj), djepi i fėmijės, mullari i kashtės, furkėza e kalit, njė mur shtėpie i tėrė.

Nė veprimet e tij Dragoi njeri fluturon nga njė mal nė njė tjetėr, shpesh mbi kalin e tij, ose dhe pa kalė. Aty ku bie nė tokė, lė gjurmėt e kėmbės sė vet a tė kalit tė tij. Dragojtė luftojnė dhe tė vetmuar, por dhe dy, tre, shtatė a mė shumė bashkė.

Dragoi na paraqitet dhe si luftėtar me kalė apo pa kalė; ai hidhet nga mali nė mal, nė njė luginė, nė njė shkėmb "nėpunėt e tij". Ku bie, aty, mbi shkėmb, lė gjurmėn e kėmbės sė tij a tė kalit. Nė kėtė veēanėsi, thua se nuk ka ngjashmėri midis tij dhe shenjtorit islam tė sektit bektashian, qė tek ne quhet zakonisht Sarisalltėk, ose dhe me ndonjė emėr tjetėr?

Kontaminime nė mes dy figurave nė fjalė ka dhe kjo ėshtė ēėshtje pėr t'u studiuar nė mėnyrė tė veēantė. Por nuk ka dyshim qė Dragoi ynė dhe Sarisalltėku i legjendave mitike islame janė dy figura tė ndryshme nė origjinė e nė pėrmbajtje, edhe pse me ngjasime midis tyre.

Pėrdorimi i rrufesė si armė nė duar tė Dragoit tregon se kėtu kemi tė bėjmė me hyjni tė qiellit, pra me njė kryehyjni, siē ndodhte nė kohėn e lashtė dhe te Grekėt, Trakėt, Sllavėt, Persianėt etj.

Edhe Zeusi, Jupiteri, peruni dhe hyjni tė tjera, nė ndeshjet e tyre pėrdorin rrufenė, parmendėn. Pėrdorimi i parmendės (plorit a zgjedhės sė saj) tė pavėdyer (tė panėmur) si armė nga Dragoi ėshtė tepėr domethėnės si atribut i hyjnisė sė bujqėsisė. Kau ka njė rol tė madh si dragua.

Ai, sipas besimeve popullore, nė asnjė rast nuk fluturon po bėrlyket, gėrryen tokėn me brirė e me ta lufton. Edhe kjo flet pėr atribute qė i takojnė bujqėsisė, ashtu si dhe pėrdorimi i gurit tė mullirit ku bluhen drithėrat. Parmendėn bujku i maleve e linte tė varur nėn strehė, jashtė shtėpisė, me qėllim qė, sipas besimeve pėrkatėse, Dragoi ta kishte tė lehtė ta merrte pėrta pėrdorur nė punėt e tij. Pra, kėto lloje armėsh tė Dragoit janė simbole krejt tė qarta.

Nė tė vėrtetė, ėshtė krejt e qartė se veprimet e Dragoit pėrtė ndaluar furtunat shkatėrruese, breshrin, pėrmbytjet, shembjet qė prishin prodhimet bujqėsore, janė veprime mbrojtėse. Po kėshtu ndodh edhe me luftėn e Dragoit kundėr Kuēedrės pėr tė mėnjanuar thatėsirėn vdekjeprurėse, pėr t'u ēliruar njerėzve ujė tė bollshėm, kėtė mjet jetik pėr bashkėsinė shoqėrore, pėr prodhimtarinė bujqėsore e blegtorale.

Fėmija dragua pėrdor nė luftė djepin e tij e kjo, me sa mendojmė, ka tė bėjė me simbolin e monogamisė, tė atėsisė, pra tė kohės sė demokracisė luftarake, tė heronjve qė luftojnė me pėrbindėshat. Djepi paskėsh forcė magjike tė veēantė, nė duartė foshnjės Dragua, nė luftė me Kuēedrėn.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.