Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-11-11, 10:03   #16
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Mbreti Zog!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Neferta Shiko postimin
Esat Pashe Toptani pjesa.2

Esat Pashe Toptani pjesa.1 ME marveshtjen e vitit 1914 ushtrija sebe u fut ne teritorin shqiptare duke bere kerdi pra kete marveshtje e ka nenshkruar Esat Pasha.
Tema ka te bej me Mbretin Zog.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-11-11, 11:02   #17
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,388
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Sikurse kisha mesuar nga historia e atyre viteve qe ish nje tradhetar,edhe shiti Shqiperine deri diku kjo me ish ngulit ne mendje,por duke lexuar gjithmone dic te re ,edhe gradualisht nderron mendje,por kjo s'ka te beje qe anullon ato c'ka ai ka bere,sepse ish ai pikerisht qe vendosi.

Pak net me pare degjova qe akoma ekziston mundesia e dhenies se Shen Naumit me kocension

Kam lexuae nje liber kushtuar mbretit ZOG ,autori i cili ish me duket nje keshilltar i tij,edhe ne te tregohet mprehtesia e mbretit,por ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Ish ai qe formoi shtetin shqiptar
thesarin,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,edhe pse e mori e me vete nje pjese
etj etj,por sikurse erdhi Enveri ne formimin e Partise Komuniste Shqiptare me 1941 nje popovic,edhe mbreti Zog me ndihemen e Popoviceve erdhi ne shtet
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-11, 17:25   #18
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Mbreti Zog!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvio Shiko postimin
Sikurse kisha mesuar nga historia e atyre viteve qe ish nje tradhetar,edhe shiti Shqiperine deri diku kjo me ish ngulit ne mendje,por duke lexuar gjithmone dic te re ,edhe gradualisht nderron mendje,por kjo s'ka te beje qe anullon ato c'ka ai ka bere,sepse ish ai pikerisht qe vendosi.

Pak net me pare degjova qe akoma ekziston mundesia e dhenies se Shen Naumit me kocension

Kam lexuae nje liber kushtuar mbretit ZOG ,autori i cili ish me duket nje keshilltar i tij,edhe ne te tregohet mprehtesia e mbretit,por ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Ish ai qe formoi shtetin shqiptar
thesarin,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,edhe pse e mori e me vete nje pjese
etj etj,por sikurse erdhi Enveri ne formimin e Partise Komuniste Shqiptare me 1941 nje popovic,edhe mbreti Zog me ndihemen e Popoviceve erdhi ne shtet
Le te lexoj kete edhe Naferta, e cila ka krijuar nje qendrim te ngjajshem me Enveristet, per figuren e Zogut...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 03-11-11 nė 17:25
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-11, 17:45   #19
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Nė Stamboll knon fermani
Ka lyp armėt Ahmet Beg matjani
Ka lyp armėt e i don sak
Se don me i nis pėr Karadak
Karadak pėr Mal tė Zi
Q’aj Kurt Aga na i ka pri
Q’aj Kurt Aga nji burr i kuq
A gajretni n'qofshi turq
N'qofshi turq me imane
Ta pėrzamė prej knej Dushmanė
Ta gėzojmė vetė t’lumin vatanė
Sahid Aga djalė livere
Fort po e lujke at manzere.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-11, 20:21   #20
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Leter Hitlerit nga Zogu


Hitleri, “Benz” pėr dasmėn e Zogut
Hitleri i dhuroi Ahmet Zogut nė ditėn e martesės me mbretėreshėn Xheraldinė, njė “Benz” dhe pėr ironi tė fatit, kjo dhuratė u shkatėrrua po nga gjermanėt, ndėrsa bombardonin Londrėn. Kėtė fakt e shpjegon francezja Zhozefin D’ede nė librin “Mbretėresha Shqiptare”, si dhe historiani Bernard Fisher. Fabrika e firmės sė prodhimit tė makinave “Mercedes” kishte prodhuar nė atė kohė vetėm dy prototipa makinash tė atilla me urdhėr tė Adolf Hitlerit. Njėra ishte pėr vetė udhėheqėsin gjerman dhe tjetra ishte porositur si dhuratė dasme pėr mbretin Zog.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 19:03   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

E me kete letren derguar Hitlerit, cka po don me na kallxu?

Mos ia ka fal Zogu Shqiperine edhe Hitlerit?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 20:22   #22
Stuhi Rere
 
Avatari i Stuhi Rere
 
Anėtarėsuar: 09-11-11
Postime: 519
Stuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

ntervista e Mbretit Zog pėr Daily Herald

Intervista e Mbretit Zog pėr njė nga gazetat mė tė njohura Britanike shpalos disa nga pikėpamjet qė ai kishte mbi zhvillimin ekonomik dhe social-kulturor tė vendit. Tė bie nė sy vizioni pėr pozitėn politike tė Shqipėrisė, vendosmėrinė pėr ruajtjen e sovranitetit dhe refuzimin e ēdo lloj varėsie apo protektorati. Ai ishte i bindur se nė thelb ekzistenca e vendit tonė mund tė garantohej vetėm nga Fuqitė e Mėdha, e nė rastin konkret nga Lidhja e Kombeve. Mbajtja e njė ushtrie tė pėrhershme ishte njė luks qė buxheti i asaj kohe nuk e mundėsonte. Reformat emancipuese ishin njė nevojė e domosdoshme, por rruga qė ai mendonte pėr realizimin e tyre ishte evolucioni gradual e jo pėrmbysja.
* * *
Durrės - Shqipėri, 15 tetor 1934

Shqipėria mė i vogli shtet i Evropės dhe e kėrcėnuar prej dy anėve nga fqinjė tė fuqishėm do tė japė njė shembull tė pėrbotshėm nė ēarmatim.Gjysma e ushtrisė sė saj do tė kthehet nė forca bujqėsore punėtorėsh, duke punuar arat, kurse gjysma tjetėr do tė rezervohet pėr tė ruajtur qetėsin e brendshme. Duke pasur po tė njėjtėn komandė si xhandarmėria.

Plani drastik i Tij (Zogut) nė kryerjen e kėsaj reforme dhe arsyet e saj m`u shpjeguan prej Mbretit Zog, nė njė audiencė qė mė dha nė vilėn e Tij verore nė plazhin e Durrėsit.

* * *
Vila ėshtė njė godinė e thjeshtė, njė katėshe, e ndėrtuar mbi binarė tė shtyrė nė det, dhe njeriu nuk do tė mund t`a dallonte prej godinash tė njėjta qė ndėrtohen kudo, veēse prej dy rojesh. Burra tė fortė mali veshur me uniforma ngjyrė jeshile, tė cilėt qėndronin nė fund tė shkallėve tė vilės.

Prej vilės mbretėrore brenda nė det shtrihet njė pir e vogėl qė Mbreti e pėrdor pėr t`u zhytur, kurse e vetmja anije e Marinės Shqiptare, njė anije ruajtėse e vogėl, gjithmonė endet 100 jard kur Mbreti Zog dėshiron tė bėj banjė.

Me pranimin tim, Mbreti Zog, thyen zakonin e caktuar pėr tė mos ftuar kurrė vizitorė tė huaj gjatė pushimeve tė Tij verore nė plazh.

Por, Ai, tha se ishte tepėr i gėzuar t`i tregonte lexuesve tė njė fletoreje tė madhe Britanike se ēfarė ishte duke bėrė pėr shtetin e tij, tė vogėl por kryelartė.

Ai, mė foli mė se njė orė nė dhomėn e Tij tė studimit, me muret e bojatisura nė tė cilėn vareshin piktura tė kostumeve kombėtare dhe tė pamjeve tė vendit. Mobiljet e kėsaj dhome pėrbėheshin nga njė tavolinė e thjeshtė ahu, njė etazher, dy tavolinave mė tė vogla dhe disa karrigeve ngjyrė kafeje.

“Shqipėria, tha Mbreti i veshur me njė rrobe stofi, ngjyrė kafe tė hapur, kėmishė mėndafshi dhe kravatė, nuk do tė jetė protektorat i askujt. Ajo ka vendosur tė ruaj vetėqeverimin e saj, i cili nuk ėshtė vetėm interes personal por esencial pėr paqen europiane”.

Fjalė demonstrative pas presionit tė anijeve Italiane nė Durrės, nė muajin korrik, qė qe gati duke hapur njė konflikt italo-jugosllav.

* * *

“Megjithatė ne jemi njė vend i varfėr. Nuk kemi aeroplanė ushtarak, tanke ose artileri tė rėndė, ashtu siē kanė fqinjėt tanė, edhe nuk mundemi me i pas.

Shqipėria ka nevojė kryesore tė shpenzojė para nė pėrparimin e saj bujqėsor. Kam pėrgatitur njė projektligj qė do t`i parashtrohet parlamentit, me anė tė cilit gjysma e rekrutėve tė ushtrisė sė tanishme do tė caktohet pėr tė punuar fushėn e begatshme tė Myzeqesė (nė Shqipėrinė e Mesme).

Gjithashtu, ata do tė marrin instruksione mbi metodat e reja bujqėsore, kėshtu qė kėto do tė pėrhapen gradualisht nė tė gjithė vendin. Gjysma tjetėr e ushtrisė do tė pėrdoret pėr tė mbajtur sigurinė e brendshme nėn po atė komandė si xhandarmėria”.

Mbreti Zog ėshtė njė realist, njė njeri qė sheh qartė, se Shqipėria nuk mund tė mbrojė veten e saj nga invazionet e mundshme, vetėm se me luftime kėmbėsorie. Dhe se i vetmi sigurim i saj qėndron nė sigurinė kolektive tė Lidhjes sė Kombeve. Vetėm konservatorėt kėrkojnė mbajtjen e njė ushtrie tė vėrtetė. Mbreti ėshtė mė tepėr radikal e pėrparimtarė se cilido prej ministrave tė Tij.

E pyeta Mbretin se asnjė xhandarė nuk mundet tė emėrohet dhe asnjė polic nuk mundet tė shkarkohet pa dijeninė e Tij, se ēka mendonte se ishin sipas mendimit tė Tij, detyrat e njė Mbreti nė kohėt e sotme.

“Njė Mbret-u pėrgjigj, duhet tė jetė njė udhėheqės dhe njė mėsues i popullit tė tij. Njeriu nuk mund tė mėsoj njė fėmij prej 5 vjeēėsh po nė atė mėnyrė si mund tė mėsoj dhe sillet kundrejt njė djaloshi tė rritur.

Jemi duke luftuar me analfabetizmin, disa vjet pėrpara shkollat tona numėronin deri nė 2000 nxėnės, kurse sot ato kanė 60.000 dhe nė pėrparimin e kėsaj gjendjeje fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e tė zgjedhurve nga populli do tė shtohen.

Unė nuk besoj nė tė drejtat e shenjta tė mbretėrve, fuqia nuk vjen prej qielli por prej sė poshtmi, nga populli. Gjithashtu nuk besoj se demokracia ėshtė nė gjendje dekadence. Edhe nė ato shtete ku ajo ėshtė zhdukur, besoj se dėshirojnė tė rikthehet, se ato e dinė se fuqia vjen nga poshtė.

Do t`a ndjej misionin mė tė madh tė jetės t`ime tė mbaruar, tha Mbreti, kur gjendja dhe kultura e grave nė Shqipėri tė mbėrrij si nė nivelin e grave tė shteteve ballkanike, e pastaj si tė atyre tė oksidentit.

Kjo do tė thotė njė evolucion i ngadalshėm mbasi kemi mjaft paragjykime pėr tė kaluar, e pasi tė realizohet kjo natyrisht do tė zbatohet dhe e drejta pėr tė votuar nga gratė.

Gjendja e lartė e grave ėshtė besoj njė nga faktorėt mė tė mėdhenj nė fuqinė e njė shteti. Kam dhėnė urdhra, madje, qė gratė tė vendosen dhe nė poste zyrtare kudo qė tė jetė e mundur. Dhe kjo nė njė vend, ku kėtu e disa vjet pėrpara gratė konsideroheshin si njė pronė e luajtshme”.

Pastaj Mbreti vazhdoj tė shpjegoj se si nė njė tė ardhme tė afėrme nė njė plan tjetėr tė tij do tė rregullonte klube bisedimesh nėpėr qytete dhe katunde, ku do tė kenė buletine e fletore lajmesh. Nė kėtė mėnyrė do tė ngrihej niveli i inteligjencės sė masės sė re.

Kur ai fliste disa dallgė rrihnin rrėzėn e dritares sė tij tė ēelur qė shihte nga deti.

Vetėm rrallė njė buzėqeshje e vogėl ndriēonte sytė e tij tė kaltėr.

Mbreti Zog kur u ngrit pėr tė mė shtrėnguar dorėn mu duk se ishte sundimtari mė i vetmuar i Evropės. Tashi ėshtė 40 vjeē dhe qė prej kohės sė luftės, si Ministėr, Kryeministėr, Kryetar Republike e pastaj si Mbret, ka luajtur pjesėn kryesore tė formimit tė Shqipėrisė si komb. Sot ai mban barrėn kryesore tė qeverisė mbi supe. Vendi i Tij ėshtė shumė i vogėl, i varfėr dhe fqinjėt e tij hedhin vazhdimisht sy lakmues mbi tė¹.

¹Arkivi Qendror i Shtetit, F.263. V.1934, D.901, f.20-23

Marrė nga “gazetastart.com”

Mbreti Zog ka qen dhe pas tij Dr. Ruggova nga largpamesia dhe menquria. Sa i perket personaliteteve shqiptare.
Stuhi Rere Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 16:57   #23
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-12, 14:29   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

Zogu i kishte kėrkuar Titos 8000 kosovarė pėr rrėzimin e Hoxhės


Publikuar: 26.04.2012 - 14:45

Tiranė, 26 prill -Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.

Dokumenti, siē shkruan “Gazeta shqiptare” ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė. Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito. Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė. Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave.

Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t'i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri. Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn. Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa. Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet. Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses. Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t'u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės. Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt. Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se ēfarė kėrkoi Tito nė shkėmbim tė kėrkesės sė Zogut, do ta lexojmė nė numrin e ardhshėm, i cili do tė sjellė surpriza tė reja me botimin e dokumentacionit tė deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.

Dokumenti

Memorandum pėr: Zv.Drejtorin e Koordinimit tė Politikave, SE

Lėnda: Progres-raporti ditor pėr tė mėrkurėn, 28 maj 1952

BGFIEND: Njė kabull nga ( ) na kėshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi nė Romė nė 27 maj pėr tė bashkėbiseduar me ( ) pėr shkėmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418

Njė kabull prej ( ) raporton informacionin e mėposhtėm nga Tozani nėpėrmjet njė burimi turk: Takimi midis pėrfaqėsuesve tė Mbretit Zog dhe atyre jugosllavė, do tė mbahet jo mė shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak mė vonė.

Pėrfaqėsuesit e Zogut janė Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Avni Dėrhalla. Ata janė instruktuar qė tė pėrpiqen qė tė marrin nga Tito premtimin pėr tė armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarė nė Jugosllavi.

Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėrfaqėsuesit e Zogut duhet t'i sugjerojnė Titos nėse ėshtė e mundur qė kėta shqiptarė tė armatosen dhe trajnohen nga amerikanėt jashtė Jugosllavisė.

Pėrfaqėsuesit e Zogut janė tė autorizuar qė t'i garantojnė Titos se nėse kėta shqiptarė nė Jugosllavi do tė armatosen dhe trajnohen sa mė shpejt, regjimi shqiptar do tė rrėzohet nė shtator tė 1952-it.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-13, 15:00   #25
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Ahmet Zogu, patriot, vrasės, tradhėtar apo mbret i vetėshpallur.



Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani e 17 shtatorit tė vitit 1914

Ahmet Zogu dhe Nikolla Pashiq


Serbia dhe Shqipėria lidhin midis tyre paqe tė pėrjetshme dhe miqėsi. Do t“i shmangen si njėra ashtu edhe tjetra qė tė mos ofendojnė dhe dėmtojnė interesat dhe nderin e palės tjetėr.
2. Serbia dhe Shqipėria marrin mbi vete detyra dhe obligime, qė prej tani mos tė bėjnė marrėveshje me cilin do shtet tjetėr nė dėm tė interesave dhe zhvillimit tė palės tjetėr, dhe kurrė me askėnd mos tė bėjė marrėveshje kundėr mikut dhe aleatit tė vet.
3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė rregullimin e Shqipėrisė nė frymėn e vetive popullore dhe tė nevojave, duke pasė parasysh veēoritė e fiseve qė janė zhvilluar gjatė historisė.
4. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė formimin e Kėshillit Kombėtar Shqiptar, ku do tė jenė tė pėrfaqėsuar tė gjitha fiset. Kėshilli do tė ketė fuqi ligjdhėnėse dhe do t“i emėrojė gjyqtarėt e popullit.
5. Tė dy palėt janė dakorduar qė pėr sundimtar tė Shqipėrisė ta njohin atė shqiptar, tė cilin do ta zgjedhė Kuvendi i madh popullor i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve tė vogla.
6. Nėse do tė zgjidhet Esat Pasha, ose ēdo shqiptar tjetėr i aftė dhe i denjė, atėherė tė dy palėt obligohen qė bashkėrisht t“i nxjerrin tre kandidatė dhe atė qė do ta zgjedhė Kėshilli i madh popullor, ta njohin.
7. Pėr t“u siguruar miqėsia e pėrjetshme dhe aleanca midis Serbisė e Shqipėrisė, ata janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.
8. Nėse e kėrkon nevoja, pėr ruajtjen e miqėsisė dhe aleancės sė pėrbashkėt si dhe kontakteve tė drejtėpėrdrejta pėr mbrojtjen e tė dy shteteve, do tė themelohet me kohė njė trup i pėrbashkėt qė do tė kujdeset pėr zhvillimin dhe ekzistimin e enteve tė pėrbashkėta.
9. Krerėt shqiptarė marrin mbi vete obligim se nė territorin e vet nuk do tė durojnė kurrfarė agjitacioni kundėr Serbisė dhe qetėsisė sė saj, dhe se do t“u lejojnė tė krishterėve predikimin e lirė tė besimit dhe mėsimit nė dialektin me tė cilin flasin.
10. Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e shqiptarė.
11. Shqipėria merr mbi vete obligim se nuk do t“i kundėrshtojė Serbisė nė ndėrtimin e hekurudhės sė Adriatikut deri nė Durrės, pasi kjo tė marrė obligim qė t“ua kompensojė pronarėve pėr tokėn qė ua merr.
12. Qė tė mund t“i paguaj shpenzimet rreth sendėrtimit tė kėsaj marrėveshjeje, Serbia obligohet tė japė nga 50. 000 dinarė nė muaj, deri sa tė zgjidhet sundimtari. Pasi tė zgjidhet ky, do tė bėhet njė marrėveshje e posaēme pėr pagesėn e shpenzimeve pėr nevoja tė enteve tė pėrbashkėta.
13. Ushtria serbe nuk guxon tė kalojė kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerėz tė armatosur, nuk guxojnė tė kalojnė nė tokat e Serbisė (Kosovės).
14. Kjo marrėveshje ėshtė arritur tani midis pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė Esat pashės, kurse mė vonė do tė vėrtetohet nga sundimtarėt e Serbisė dhe tė Shqipėrisė, kur tė zgjidhet ky.
15. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do tė punojė asgjė kundėr pėrmbajtjes sė kėsaj marrėveshjeje dhe se gjithnjė nė marrėveshje dhe me besnikėri do tė punojė me pėrfaqėsuesin e Serbisė, pa marrė parasysh se kush do tė caktohet nga ana e Serbisė.
Nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914.
Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Pashė Toptani.*
*)Teksti i marrėveshjes ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėnshkrimi i Esatit ėshtė nė latinisht. Po ashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht.
Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu, gusht-1924
1. Shqipėria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2. Kryetar do tė jetė Ahmet Zogu, qė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut finansiar vjetor.
4. Ministria e Luftės tė anulohet dhe Shqipėria s'do ketė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė xhandarmėri do bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do ta furnizoi xhandarmėrinė me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranoi, nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė bėhrt bashkimi doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės Ambasadorėve nė Paris se tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe ti bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga politika ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė, dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tu bėjė vendeve tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin e Jugosllavisė
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh shqiptarė, me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t'i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve.
Gusht 1924


Ishte fati ynė, por jo krenaria jonė!

Hasan Prishtina i vrarė dhe vrasėsi i paguar nga Zogu

Ish-Mbreti i Shqipėrisė, i vetėshpallur, 1928-1939, rivarroset dhe i ngritet shtatore gjigande nė Tiranė. Do te ishte mire qė njė e tillė ti ngritej edhe nė Shkup,aty afėr Hasan Prishtinės. Berisha u pėrpoq ta prezentoi portretin e tij politik duke mos pėrmendur tė zezat qė ai ua beri shqiptarėve dhe arsyen e vėrtetė tė lavdatave ndaj Zogut. Ndoshta nipi i Zogut i ka kėthyer diēka nga ari i shtetit qė Zogu e plaēkiti kur iku nga Shqipėria.

Ahmet Zogu, si ēdo shqiptar i mirė apo i keq, meriton njė vend pėr varr nė Shqipėri si qė do ta meritoi edhe vendin shumė tė errėt nė Historinė Shqiptare. Para tij Shqipėria ka varrosur dhe u ka ngritur pėrmendore atyre qė ai i vrau: Ismail Qemali (u helmua), Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Kalosh e Lazam Dan Zajazi, Hasan Prishtina, Avni Rustemin, etj; dhe ata qė ikėn e shpėtuan, si Fan Noli, Ali Kėlcyra, etj.
Do tė ishte nė nderin e Sali Berishės qė nė 100 vjetorin e shtetit shqiptar tė mos merrej me kulte individėsh autokratė, por tė promovonte vlerat demokratike qė ka prodhuar shteti shqiptar nė kėto 100 vite jetė. Ėshtė e vėrtetė qė ato vlera janė tė pakta, por ato duhet tė jenė tharmi ku ne duhet tė mbėshtesim historinė tone, nėse duam tė bėhemi njė vend normal i Evropės.

Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, nuk pėrfaqėsojnė vlera demokratike tė Shqipėrisė. Ata janė fati ynė, por jo edhe krenaria jonė.
Dokumente tė reja rreth Zogut dhe Serbisė

Atentatet e rėnda tė vitit 1924, nė Shqipėri, qė pasuan me revolucion dhe mė pas me njė luftė tė shkurtėr qė riktheu nė pushtet Ahmet Zogun, janė organizuar nga jugosllavėt. Tri telegrame tė Prefekturės sė Shkodrės dhe njė nga Vlora me informacione nga njė njeri i besuar pranė Konsullatės Jugosllave nė Shkodėr tregojnė se tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun kur ishte Kryeministėr, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanėve nė Mamurras ishin pėrgatitur nga serbet pėr tė shkaktuar trazira dhe filluar njė luftė vėllavrasėse nė Shqipėri.
Shqiptarėt besojnė se Atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Avni Rustemit ishin pasojė e konflikteve tė brendshme, por telegramet qė i pėrmendėm paralajmėrojnė Ministrinė e Brendshme pėr atentatet qė do tė ndodhnin. Vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras, ekzekutimi nė qendėr tė Tiranės i Avni Rustemit dhe tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun nga Beqir Valteri, sipas tekstit tė telegrameve dhe kohės kur ata janė derguar, kuptojmė se kanė qenė tė pėrgatitura nga Shėrbimet Sekrete Jugosllave, qė pastaj, pas trazirave tė merrej nėn kontroll Shqipėria e Veriut.

Telegrami qė paralajmėroi vrasjen e shtetasėve tė huaj (rasti i amerikanėve nė Mamurras), u dėrgua nė Ministrinė e Brendshme 2 ditė para se tė ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami qė lajmėronte vrasjen e Zogut atėherė Kryeministėr u dėrgua 1 muaj para se Valteri ta qėllonte atė nė Parlament; po ashtu kohė mė parė u dėrgua edhe ai pėr vrasjen e Avni Rustemit.

Telegramet nxjerrin ndėrkohė nė pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrės se jugosllavėt kishin paguar 10 mijė franga ari pėr tė vrarė dy amerikanėt nė Mamurras, dy ditė pėrpara se ngjarja tė ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenė i mirėinformuar kur tregonte se pėrgatitej njė atentat ndaj Zogut. Njė muaj pas kėtij telegrami, Beqir Valteri qėlloi Zogun nė Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Valteri ishte anėtar i grupit kundėrshtar tė Kryeministrit. Si ka mundėsi qė sigurimi sekret i Zogut ka qenė i informuar nė kohė dhe nuk ka reaguar. A duhet dyhuar se dhe ata kanė qenė kundėr Zogut dhe kanė dashur vrasjen e tij.

Muaj mė vonė paralajmėrohet se do tė vritet Avni Rustemi, sėrish askush nuk reagon dhe nuk e merr parasysh informatėn. Kur ai qėllohet, fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogun, dhe vendi kalon nė protesta masive dhe rrėzohet qeveria e Zogut.

Jugosllavėt deri nė kėtė pikė rezultojnė fitimtarė. Zogu kėrkon mbėshtetje tek ta dhe me ndihmėn e tyre, rrėzon qeverinė e Nolit dhe merr pushtetin. Fqinjėt paguhen me njė haraē tė rėndė dhe marrin nė atė kohė Shėn Naumin e Vėrmoshin, por edhe njė garanci se qeveria nė Tiranė do tė ishte nėn vasalitetin e tyre
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-13, 15:02   #26
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbreti Zog!

Ministria e Punėve tė Mbrendshme
Tiranė mė 13.I. 1924
Dėrguar: Zyrės sekrete tė Kryeministrisė , Tiranė
Syreja Bej Vlona mė tha ē’ka pason: Jam informue se prej oficerve tė gjandarmaris qi ndodhen kėtej Shkumbinit, asht formue nji komplot me qėllim atentati kundėr personit tė Z. Kryeministėr, prandaj lajmėrojeni qi tė ketė kujdesin ma tė madh pėr sigurimin jetės tij. Azizi sot mbas dite u nis pėr aty me anėn e Fierit. Me vethe mori nji oficer, dy aspiranta, shtatė gjandarme. Gjendja e kėtushme tue qėnė fare e qetė…..
Prefekti i Vlorės , Z. Prodani


Shkodra 10-IV-1924 , Zyrės sekrete tė Ministrisė sė Punėve tė Mbrendshme, Tiranė
Ju parashtrojmė se para dy javėve nji konfident mjaft i zoti pėr me mbledhė informacione dhe qi ndodhet nė kontakt me personat e Konsullatės sė kėtushme Jugosllave na kishte lajmerue se mė shtymjen e agjentave Jugosllav mbrenda dhjetė ditėsh do te bahet nji atentat nė Tiranė kontra personave me randėsi. Konfidenti i nalt-pėrmendun na tha se vrasja e dy Amerikanėve asht e pregatitun prej Jugosllavėve me ndėrmjetsien e dy agjentave Jugosllavė t’ardhun nė Shqipni prej Gjakove dhe organizuese prej Attashe-militerit Jugosllav nė Tiranė e Konsullit tė kėtushėm. Ne kėta asht nė shėrben dhe nji i qujtun Gjuro Gjevashkoviē nė Durrės. Konfidenti shtojė se organizata Jugosllave nuk do tė mjaftojnė vetėm me kaq por nė kėta ditė do tė bajnė dhe nji atentat tjetėr kontra nji personit tė huej sepse Konsulli kėtushėm nė kėta ditė ka paguem dhe 10. 000 fr. Francet pėr kėt qėllim. Thotė se Jugosllavia tue mos pasė besime miqsie me shqiptarėt, do tė vazhdojė nė tė tilla provokacjone me atentate t’arratisuna pėr me fitu kėshtu tė drejtė pėr okupacionin e Shqipnis Sipėrme. Kėta lajme sa do qi janė tė pa kontrollueshme pėr dijeni e shohim tė nevojshme t’ia bajmė tė njoftun Ministries.
Prefekti i Shkodrės, A. Nepravishta


Shkodra, 24-IV- 1924,Zyrės sekrete, Ministria e Punėve tė Mbrendshme, Tiranė
Sikur shkoqitėrisht ju kemi parashtrue me telegramin t’onė Nr.102 datė 10 tė k.m. konfidenti jonė sot erdhi dhe mbi lajmin qi na kish dhanė dhjet ditė ma parė pėr nji atentat eventual na kujtoi vrasjen e Avni Rustemit. Konfidenti sot serjozisht na thot se brenda pesė-gjashtė ditve do tė bahet edhe nji atentat nė Tiranė kontėra nji personit me randėsi e ma tė fort, thotė pėr Ahmed begun ose Luigj Gurakuqin. Vrasja e Amerikanėve e Avni Rustemit dhe atentatet e mbaskėndejshme tė gjitha janė t’organizuara prej Jugosllavėve si ju kemi parashtrue me telegramin e sipėrme. Konfidenti nė fund shton se Qeverija Jugosllave mbas nji atentati eventual ka mendue me i dhanė nji ultimatum Qeverisė Shqiptare pėr punėt e brendshme tė territorit sajė. Thot tė merret nėn shiqim e kontrollim tė rreptė i qujtuni Minestakoviē pėr tė cilėn ju keni telegrafue na Nr. 116 dt. 22 tė k.m. Ky njeri ka hye pa pasaport prej Gjakove dhe Konsullata e kėtushme jugosllave i ka dhanė pasaportėn me emėn Murto Kaliē, eshte njėzet e nandė vjetsh, boj esmerė me mustake tė preme anglisht, dhe i veshun me kostum shqiptarė, e njef ma sė miri gjuhėn shqipe.
Prefekti, A. Nepravishta


Shkodėr, 30/ 4/ 1924, Zyrės Sekrete Ministries sė Punėve tė Mbrendshme, Tiranė
Vijon tel, Nr.0124, res.
Informohemi prej nji burimi jugosllav se kėto ditė asht tue u pregatitun nji atentat i dytė kundėr Ahmet Zogut, luteni tė merren masat e duhuna.
Prefekti i Shkodrės, A. Nepravishta d.v


Pra Ministria e Punėve tė Brėndshme informohet por nuk ndermerr kurgjė. Vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras, atentati kundėr Zogut, vrasja e Avni Rrustemit dhe tė tjerėve na detyrojnė ti besojmė vėrtetėsisė sė informatave qė personi i besueshėn nė konsullatėn jugosllave ia ka dhene perfektit tė Shkodrės, por na detyron tė dyshojmė edhe te neglizhenca dhe mosinteresimi i Ministrisė sė Punėve tė Brėndshme. A mundemi tė besojmė se Pashiqi ka kontrolluar sigurimin e shtetit shqiptar, dhe, edhe pse ka pasur marrėveshje dhe miqėsi me Zogun, ka qenė i interesuar ta likuidoi atė, po edhe kundėrshtarėt politik tė tij, qė pastaj tė fillonte lufta vellavrasėse dhe te nderhynte Jugosllavia pėr tė vene rend dhe qetėsi.
Pėr fund edhe disa pyetje:
- Para disa vitesh Berisha e kėtheu djalin e Zogut, Aleksandrin, nga ajroporti i Rinasit dhe nuk i lejoi tė hynte ne Shqipėri. Tash kush e detyroi ate ti pėrkulet Zogut; mikesha e pėrjetėshme, Serbia apo ari shqiptarė qė Zogu ia vodhi Shqipėrisė mė 1939 dhe tash i nipi ndoshta i ka dhene Berishes njė 10 %.
- A pėrgatit dhe realizon Serbia edhe sot kėsi atentatesh nė Kosovė, Preshevė, Maqedoni e Shqipėri si qė ka realizuar ne kohėn e Zogut Kush i organizon dhe finanson tė gjitha ata vrasje nė Shqipėri qėmbesin pa u zbuluar, po edhe kur zbulohen, vrasesit lihen tė lire, kinse nga mungesa e fakteve.
- A ka gisht Serbia nė masakren "Monstra" dhe mbytjen e rrahjen e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni.


AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.