Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-12-12, 16:38   #1
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vdekja e sigurte...

...

E tera filloj me nje shenje te vogel ne trupin e saj ,mbase per shaka e vogel ..aq e vogel shenja sa tallej edhe ajo vet me reagimet e tjereve dhe keshillat e dhena per nje vizit mjekesore.Kishte zemer luani por prezenca e medikamenteve dhe mjekesis ne pergjithesi ia ndalte edhe rrahjen e saj po vetem mendoj nje vizit te shkurter personave kompetent dhe diagnozes eventuale ...



Vazhdon...


.


__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-12-12, 01:17   #2
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e sigurte...

...

Pas shume bisedash, me ne fund e binda te shkojme se bashku per nje vizit nga me te thjeshtat …” Nuk kuptoj pse kembengule me kaq kokefortesi?!"- ,mu drejtua vrazhed pak para deres kryesore “..vdekja do vije gjithesesi,pse te dije do vije tani apo me vone” ? …-" Kemi obligim kujdesin ndaj amanetit te Krijuesit qe na dhuroj shendetin si dhe pergjegjesi deri te kthimi Atij" –ju pergjegja edhe me bindshem se asnjehere …-” I qofsh fale se te konsideroj nga miket ,perndrysheee” …-“ēka perndryshe ? Do me perplasje deren tek hunda,po?” … -"Po" –tha dhe qeshem te dyja !!!Morren gjakun e saj ne laborator dhe kaluan plot dy jave nga ajo dite, prap pas shume lutjesh, e lutjesh, e lutjesh … shkuam te marrim rezultatet dhe te konsultohemi me gjendjen eventuale tek mjeku i cili kishte pranuar tashme rezultatin e laboratorit !!

Futa bllokun ne ēante , nje laps te thjesht me gome ne bisht .. Mendova te shkruaj gjithe ato qe do thoshte mjeku ,jo se do harroja ēka do thote,por thjesht te jeme me e sigurte ne mos rastesisht do harroj gje ,mbase harresa armik i perbetuar i trurit !!!

Pas 15 minutash pritje ne sofen e bukur te dhomes se prijes ,nje muzik e lehte ne sfond ,ca shaka si dy mike te ngushta … Zeri i mjekut na solli ne realitet -"Urdheroni hyni"!!!

…Bene ta shoh edhe shenjen ne fytin tende ? –u drejtua mjeku plot seriozitet sapo hyrem ne ordinance ! …Lapsin qe mbaja ne dore e shtrengoja fort sikur prej tij kerkoja ndihme .. kerkoja qe ai te deshmoj te kunderten e asaj qe ne gjithe rrethi ,e une me se shumti dronim nga ! … I qete si zakonisht, pasi i ishte bere rutine ne jeten e tij, mjeku me qetesi sapo u ulem ne kunderbangat tha:- “te gjitha simptomet qojne kah nje rruge e veshtire … jo se dua tu frikesoj,por … kam obligim professional te theme te verteten !!!...Leshoj me ngadal nje leter ne duart e saj dhe me nje shikim keshillues e bindes i tha :-“per gjithe tjera tretmane te pret klinika” st’lucas” ne kete adres,ne nderkohe une do i lajmeroj koleget e mij per ardhjen tende ”!!!
Hapa bllokun te shenoj fjalet e para te tij ,maja u thye sapo e vura ne leter ….L ..e…u..k..e..m..i…a ..
Qe aty ,u shkrua me ngulitje nga te gjithe lapsat e botes kjo fjale ne trurin tim!!!

Nga moskontrolli sapo dola nga ordinanca verejta se gomen qe ishte siper lapsi e kisha brer fare me dhembet e mij

...

.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-13, 15:34   #3
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e sigurte...

Miqtė e mi, lamtumirė.



Sikur Zoti te harronte pėr njė moment qė unė jam njė dordolec i ndrequr me rrecka dhe tė mė dhuronte njė copė jete mbase nuk do thosha tė gjitha ato qė po mendoj, por sigurisht do i mendoja tė gjitha ato qė po them.

Do u jepja rėndėsi gjėrave jo pėr vlerėn e tyre, por pėr domethėnien e tyre. Do flija pak, do ėndėrroja mė shumė, sepse ēdo minutė qė mbyllim sytė humbim gjashtėdhjetė sekonda drite. Do vazhdoja kur tė tjerėt do ndalonin, do zgjohesha kur tė tjerėt do flinin. Do dėgjoja kur tė tjerėt do flisnin dhe sa do e shijoja njė akullore ēokollate!

Nėse Zoti do mė jepte njė copė jetė, do vishesha thjesht, do shtrihesha pėrball diellit, duke lėnė pambuluar jo vetėm trupin tim, por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nėse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja tė dilte dielli.
Do pikturoja me njė ėndėrr tė Van Gogut mbi yje njė poezi tė Benedetit dhe njė kėngė tė Sheratit. Do ishte serenada qė do i dhuroja Hėnės.
Do ujisja me lotėt e mi trėndafilat, qė tė ndjej dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrėkuqe nga fletėt e tyre.

Ah, Zoti im, sikur tė kisha njė copė jete... nuk do lija tė kalojė as edhe njė ditė pa u thėnė njerėzve qė dashuroj se i dashuroj. Do bėja ēdo burrė dhe grua tė besojnė se janė njerėzit qė dua dhe do dashurohesha me "dashurinė". Njerėzve do u tregoja se sa gabim bėjnė kur besojnė se ndalojnė sė dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnė sė dashuruari.
Fėmijės sė vogėl do i jepja krahė, por do e lija tė mėsojė vetė si tė fluturojė.
Pleqve do u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqėria, por "harresa".

Mėsova kaq gjėra nga ju njerėzit...
Mėsova se tė gjithė duan te jetojnė nė "majėn e malit", pa kuptuar se lumturia e vėrtetė ndodhet nė mėnyrėn qė zbret "faqen e pjerrėt".
Mėsova se kur fėmija i porsalindur shtrėngohet mbi pėllėmbėn e tij tė vogėl, pėr herė tė parė, gishti i babait tė tij e robėron pėrgjithmonė.

Mėsova se njeriu ka tė drejtė ta shoh tjetrin nga lart, vetėm kur duhet ta ndihmojė tė ēohet.
Janė kaq shumė gjėrat qė munda tė mėsoja nga ju, por vėrtet nuk do hyjnė nė punė, sepse kur do mė mbajnė tė mbyllur brenda nė kėtė valixhe fatkeqėsisht, do jem duke vdekur.
Tė thuash gjithmonė atė qė ndjen dhe tė bėsh gjithmonė atė qė mendon.
Nėse do e dija se sot do ishte hera e fundit qė do tė tė shihja duke fjetur, do tė tė pėrqafoja fort dhe do i lutesha Zotit tė tė bėhesha roja e shpirtit tėnd.

Nėse do e dija se kjo do ishte hera e fundit qė do tė tė shihja tė dalėsh nga dera, do tė tė pėrqafoja dhe do tė tė jepja njė puthje, dhe do tė thėrrisja prapė qė tė tė jap dhe tė tjera.
Nėse do e dija se kjo do ishte hera e fundit qė do dėgjoja zėrin tėnd, do magnetofonoja ēdo fjalė tėnden, qė tė mund ta dėgjoja pėrsėri dhe pėrsėri.

Nėse do e dija qė kėto janė momentet e fundit qė tė shikoj, do tė thosha "tė dashuroj" dhe do supozoja jo-logjikisht se e dija qė mė parė.

Ekziston gjithmonė njė e nesėrme dhe jeta na jep dhe mundėsi tė tjera qė t’i bėjmė gjėrat siē duhet, por nė qoftė se bėj gabim dhe na mbetet vetėm "e sotmja", do doja tė tė them se sa shumė "tė dua" dhe se kurrė "nuk do tė harroj".

E nesėrmja nuk ėshtė e sigurt pėr askėnd, si i ri si i vjetėr. Sonte mund tė jetė hera e fundit qė sheh njerėzit qė dashuron. Prandaj mos prit mė, bėje sot, sepse nėse e nesėrmja nuk vjen kurrė, sigurisht do pendohesh pėr ditėn qė nuk gjete kohė pėr njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė puthje dhe ishe shumė i zėnė pėr tė realizuar njė dėshirė tė fundit tė tyre.

Mbaji ata qė dashuron pranė vetes, thuaju duke murmuritur se sa shumė i ke nevojė, dashuroji dhe sillu mirė, gjej kohėn t’u thuash "mė vjen keq", "mė fal", "tė lutem", "faleminderit" dhe tė gjitha fjalėt e dashurisė qė di.

Asnjeri nuk do tė mbajė mend pėr mendimet e tua tė fshehta. Kėrko nga Zoti fuqinė dhe zgjuarsinė t'i shprehėsh. Trego te shokėt e tu domethėnien e tyre.
Dėrgo kėtė mesazh tek ata qė do.
Nėse nuk e bėn sot, nesėr do jetė si dje. Dhe nėse nuk e bėn kurrė, s'ka problem.
Fillo tė besh realitet ėndrrat e tua. Tani ėshtė momenti i duhur.
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-13, 18:00   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e sigurte...

AmonRa, pa keqėkuptime, kjo letėr lamtumirėse e Nobelistit pėr letėrsi, Kolumbianit Gabriel Garsia Markes e dedikuar miqėve tė tijė e shkruar pak ditė para se kanceri ta vriste, qarkullon nė forma dhe shkoēitje vargjesh/rreshtash nė forma tė ndryshme, dhe me dmthnje nga mė tė ndryshmet, nėpėr rrjetet sociale.

Pėr botėkuptimin tim njerėzit e kanė bėrė sallatė kėtė letėr duke harruar ti vejnė pakėz krip...

Sidoqoftė tė falenderoj qė e paske sjellė kėtu nė kėtė formė, pothuajse origjinale, tė na rifreskosh mendjen me kėtė shkrim me vlerė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-02-13, 15:10   #5
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e sigurte...

...

Nuk e di pse ky titull?!“Vdekja e sigurte “ …Vdekjen kemi qe te gjithe te sigurte , apo jo?!


Edhe pse ne buzeqeshje dhe duke u perpelitur te kamufloj ēdo dhembje ,ēdo therrje nga me te thellat e shpirtit me tha: -“Sot me mbet ne dore gersheti i pare i flokut ,…do dukem e hjeshme edhe pa floke?.. apo mike ?
Nuk munda ta paramendoj pa grumbullin e kaēurrelave ,nuk munda as ti pergjegjem …edhe pse tani e disa kohe ka shkurtuar dukshem edhe kaēurrelat ,por pa to nuk e paramendoj dote …JO!

Ka kaluar shume ne jeten e saj mendova,fillova t’ja shpalos plaget qe nga rinija e hershme …Eeeh,..diku eshte dashur te shperthej gjithe ai v’nere ,gjitha ato perjetime ,gjithe ato padrejtesi te ushtruara ne disfavor te saj ,edhe pse perkry te gjithave ajo kishte tejkaluar ēdo provim me note te larte dhe ishte deshmuar pamvaresisht ēmimit qe tani po e paguan .Te gjithe i jane mirenjeohes tani ,te gjitheve u vie keq per plaget qe ja shkaktuan pergjate viteve ,e mua me se shumti me vie keq per qendrimin e saj te gjate ne nje bote te ftofte gurbeti dhe shpresen e saj per nje kthim sa me te shpejt ne vendlindjen e ngrohte ,vendin te cilin ajo e don me se shumti dhe per te cilin frymon … nuk e di ne do arrij te kaloj se paku pleqerin ne viset nga te cilat u detyrua te mergohej ,…Pleqerin?! .. E re eshte kjo ,ende shume e e re te marr forc te flas per pleqerin e saj une ,lere me per "vdekjen e sigurte" qe morra guximin ta titulloj kete histori …

-“Mike,oooj mike ,te pyeta nese do dukem e bukur pa kaēurrela moj !!! …. ke hallet tua ti mike,nuk e di pse te bezdis me pyetje kaq te vogla,floke jane keto do rriten prap “-me nderpreu mendimet duke me shtyer ne mahi dhe qeshur si zakonisht duke treguar dhembet e bardhe si bora nga faqja ne faqe ...

-"Ah,me fal kaēurrele,isha diku larg me mendime"..dhe ju bashkangjita buzeqeshjes se saj edhe pse loti sa nuk me tradhetoj ...-"Po moj, do rriten serish,mos me qaj koken per lesh koke ,te lutem" -nderpreva ankimet e saj per pamjen fizike e cila per mua nuk qon fare pesh ne krahasim me gjendjen ne te cilen gjindet ajo!
Vuajtjet e shpirtit nga e kaluara ja sheron terapija e helmeve,por me shume ja sheron gjysma e saj, i cili per fatin e zi eshte larg nga kjo,...larg me trupin e tij,por afer ne shpirt ..edhe pse e ndiej mire se po te ishte ai afer saj helmet me pak do e mbysnin e me shume do e sheronin,..por ja qe fati e ndjek edhe ne keto momente kritike dhe vuan vuajtje mbi vuajtje ...

Nje dite ai do i vije!
.



__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.