Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-08-13, 12:05   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Libri mė i vjetėrnė gjuhėn shqipe

Zbulohet libri nė gjuhėn shqipe, mė i vjetėr se “Meshari”






28.08.2013

Janė pėrsėri ata, austriakėt, tė dashuruarit e pėrjetshėm me shqipen, qė kėtė radhė na befasojnė me njė tjetėr zbulim. Bėhet fjalė pėr njė dokument qė mund tė hedhė dritė pėr shkrimin mė tė hershėm tė gjuhės shqipe. Profesorėt Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanė arritur tė zbulojnė njė dokument qė mendohet t'i pėrkasė shekullit tė XIV, ku shkruhet njė shqipe me germa latine.

Studimi ka si qėllim zbulimin e ndikimit tė gjuhės shqipe nė tė gjithė gjuhėt e rajonit, por edhe nė gjuhėt e vdekura. Dy profesorėt nė studimin e tyre kanė arritur nė pėrfundimin se njė pjesė e gjuhėve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa mė e madhe e gjuhėve tė Ballkanit, kanė elementė tė rėndėsishėm tė gjuhės shqipe. Fakti se njė pjesė e foljeve kryesore tė shqipes gjenden nė kėto gjuhė, e vėrteton mė sė miri kėtė gjė.

Dy profesorėt kanė paraqitur fletėn e njė libri tė Biblės qė dokumenton gjuhėn shqipe tė shkruar nė fillim tė shekullit tė XVI. Nėse do tė vėrtetohet origjinaliteti i kėtij dokumenti, atėherė kemi tė bėjmė me njė libėr mė tė hershėm se "Meshari" i cili daton nė mes tė shekullit tė XVI. Zbulimi Nuk dihet nėse kemi tė bėjmė me njė zbulim tė mirėfilltė shkencor apo jo. Dokumenti qė publikohet nė web-in zyrtar tė Akademisė sė Shkencave tė Austrisė pretendon se bėhet fjalė pėr shqipe tė shkruar rreth shekullit XIV.

Pėrcaktimi mė i saktė i datės do tė shėrbente pėr tė vėrtetuar nėse "Meshari" i Gjon Buzukut ėshtė i pari libėr i shkuar nė shqip apo mė nė fund gjuhėsia ka arritur tė gjejė dokumente tė tjerė qė e vėrtetojnė kėtė gjė. Nė foto jepet fleta e njė libri fetar, i shkruar nė italisht dhe nė shqip. "Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Tė paretė tanė print", qė kuptohet. "Ligjėrta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evėn, prindėrit tanė tė parė".

Nė gjurmėt e Joklit Dy profesorėt austriakė kanė pėrdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit tė shkencės sė Albanologjisė, Norber Jokl. Jokl ka lindur nė 25 shkurt 1887 dhe ėshtė vrarė nga nazistėt nė maj 1942. Edhe pse me njė formim juridik, Jokl iu pėrkushtua gjuhėsisė dhe kryesisht studioi gjuhėt indo-evropiane, gjuhėt sllave dhe gjuhėt romane. Njė vėmendje tė veēantė i ka kushtuar gjuhės shqipe. Nė moshėn 30-vjeēare mėsoi gjuhėn shqipe. Ėshtė autor i librave "Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes" dhe "Kėrkime gjuhėsore - kulturore historike nga fusha e shqipes".

Dokumentet e hershme tė shqipes Deri mė sot tre cilėsohen si dokumentet mė tė hershme tė shqipes. Edhe pse gjithė gjuhėtarėt pranojnė se shqipja duhet tė jetė shkruar shumė kohė mė parė, dokumenti i parė qė e dėshmon kėtė ėshtė "Formula e pagėzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli, gjatė njė vizite nė dioqezėn e Matit nė 8 nėntor 1462. Dokumenti i dytė ėshtė fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti qė pėrmban njė numėr fjalėsh dhe shprehjesh qė i duheshin udhėtarit gjerman gjatė kalimit tė tij nė Shqipėri nė Durrės dhe nė Ulqin. Tė sė njėjtės rėndėsi, gjuhėtarėt rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės". Njė dokument i shkruar nė greqisht, qė mendohet se i pėrket shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla Bible nė gjuhėn shqipe, qė u gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit XIV. Por si dokumenti mė i rėndėsishėm deri mė sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libėr nė gjuhėn shqipe. "Meshari" i pėrket vitit 1555. Por tė gjithė studiuesit janė tė njė mendimi kur flasin pėr dokumentet mė tė hershme.

Kėtė e dėshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, qė ka udhėtuar nė Shqipėri. Nė njė relacion latinisht tė vitit 1332, ai shkruan: "Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė fare tė ndryshme nga gjuha latine, prapė ata kanė nė pėrdorim edhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine". Njė gjė mund tė thuhet me siguri: Nėse dokumentet shqipe ekzistojnė, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonė nga tė huajt. Formula e Pagėzimit 1462 Dokumenti i parė i vėrtetuar i shqipes i pėrket datės 8 nėntor 1462.

Ėshtė shkruar nga Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli, gjatė njė vizite nė dioqezėn e Matit. Duke parė mangėsitė nė ushtrimin e fesė, Pal Ėngjelli lėshon njė qarkore latinisht, ku lejon qė nė kohė lufte fėmijėt tė pagėzoheshin nė shqip. Formula ėshtė: "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janė 26 fjalė shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhėtarit Arnold Fon Harfit ka njė rėndėsi tė madhe pėr gjuhėn shqipe, duke qenė ėshtė i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori ėshtė zbuluar nė vitin 1860, Fon Harvi udhėtoi nė Durrės dhe nė Ulqin. "Meshari" i Buzukut 1555 Ėshtė i pari libėr i gjuhės shqipe qė ėshtė gjendur deri mė sot. "Meshari" pėrbėhej nga 110 fletė ose 220 faqe. Origjinali i librit qė ka arritur tė gjendet pėrbėhet nga 94 fletė. Libri ėshtė kishtar dhe ėshtė shkruar nė gjuhėn latine, ka 154 000 fjalė. Ėshtė nė dialekt verior dhe origjinali gjendet nė Arkivat e Vatikanit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.