Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-05-12, 22:31   #16
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

flm prej tyre po edhe keq ....pasi akoma nuk ka diqka per tu shikuar ....te shofesh rrahje te roferve .....
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-05-12, 17:04   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Po normal mare, a e din ti qe un kojshi e kam

Dhe per hir te kosoves, i thash qishtu, qishtu, qishtu baca bllater kosoves po ja bon me hile aj truma i frances, platinka ! Hajt se i foli tha.
Mule, interveno te Blater kojshia


FIFA shtyn vendimin pėr Kosovėn


Zuerich, 25.05.2012

Federata Ndėrkombėtare e Futbollit ka shtyrė vendimin pėr tė lejuar ose jo Kosovėn tė luajė ndeshje miqėsore me anėtarėt e saj, ka bėrė tė ditur kreu i FIFA-s, Sep Blater.

“Do tė mbajmė njė takim me federatat e shqetėsuara, veēanėrisht Serbinė, tė premten e ardhshme nė Cyrih”, ka thėnė Bllater nė kongresin vjetor tė federatės nė Budapest.

Tė martėn, komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka dhėnė miratimin pėr Kosovėn, qė tė luajė ndeshje miqėsore me ekipet e saj kombėtare, transmeton REL.

Federata serbe e futbollit ka kundėrshtuar fuqishėm vendimin, tė cilin sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s e ka cilėsuar si mėnyrė pėr tė ndihmuar zhvillimin e futbollit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-12, 17:48   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Behrami: Edhe pse luaj pėr Zvicrėn, nuk gjej mė mirė se Kosovėn



Prishtinė, 29.05.2012

Ikona e futbollit kosovar, Valon Behrami, i cili kėto ditė po qėndron nė Prishtinė pėr pushime dhe pėr tė mbėshtetur futbollin e Kosovės, pasi qė kjo e fundit ditė mė parė e ka marrė dritėn jeshile nga FIFA pėr tė zhvilluar lojė miqėsore ndėrkombėtare.
Behrami tha lajmi e FIFA-s pėr Kosovėn e ka gėzuar tej mase, por sipas tij, pa u pa u pranuar Kosova me rregulla tė plota nė FIFA, futbollistėt e kombėtares zvicerane ne nuk munden tė vijnė qė tė luajnė kėtu, sepse nuk i lejon Federata e Futbollit tė Zvicrės.

“Unė mendoj qė t’u jepet shansa futbollistėve tė rinj tė Kosovės qė tė na pėrfaqėsojnė deri sa FIFA dhe UEFA tė na pranojnė plotėsisht nė familjet e tyre. Nė momentin qė pranohemi unė do tė luaj pėr kombėtaren time, Kosovėn, sepse vij nga ky vend”.

Ai tha se duhet tė punohet pėr infrastrukturėn dhe sigurimin, pasi qė skuadrat e mėdha dhe kombėtaret evropiane nė kėto kushte nuk vijnė tė zhvillojnė lojė nė Kosovė.

“Kontributi ynė qė mund tė bėjmė pėr vendin tonė ėshtė qė lojtarėt e Kosovės tė dalin jashtė vendit pasi qė kėtu ka telentė shumė tė mėdhenj. Pėr momentin ne nuk kemi mundėsi dhe vetmja mėnyrė ėshtė qė t’i qesim talentėt jashtė Kosovės dhe t’i tregojmė Evropės dhe botės prej nga vijmė”, u shpreh Behrami.

Pėr ndeshjen Zvicėr-Shqipėri qė do tė zhvillohet pėr eliminatorin e Botėrorit 2014, ai tha se “ėshtė shumė e vėshtirė qė 5-6 shqiptarė luajnė pėr kombėtaren e Zvicrės, tė luajnė kundėr Shqipėrisė, ėshtė emocion i pėrzier dhe duhet tė futesh nė lojė pa menduar shumė se kjo ėshtė ndeshje qė mund tė ndodhė njė-herė nė jetė tė luash kudėr kombėtares tėnde.

“Ne jemi rritur nė Zvicėr, ky shtet ka dhėnė shumė pėr neve dhe pėr shtetin e Kosovės dhe duhet ta japėsh 100 pėr qindėshin”.
Po t’i ndodhte qė Zvicra tė luajė kundėr Kosovės, Behrami tha se nuk do tė kishte luajtur fare.

Ai foli edhe pėr skuadrėn e vet Fiorentinėn qė ka pasur mungesa tė shumta dhe lėndime dhe tė shumta, qė ka fituar nė Lacio dhe Wes Ham United, duke u shprehur se ėshtė i kėnaqur nė skuadrėn ku luan dhe tash skuadra ėshtė freskuar dhe e pret trajnerin e ri, njėkohėsisht pret edhe tė bėhet lider i Fiorentinės.

I pyetur nga gazetari i KNN-sė, se a do tė jetė prej sezonit tė ardshėm kapiten i Fiorentinės, Valon Behrami u shpreh: “Kėtė pyetje ma kanė bėrė shumė gazetar italian. Nėse kapiteni aktual largohet nga ekipi, gjasat mė tė mėdha janė qė tė marr shiritin e kapitenit unė, edhe pse kryesia e klubit e bėn zgjedhjen e kapitenit”.

Refuzimin e ofertės qė tė luajė pėr Juventusin, ai e quajti si vendim tė drejt dhe se nuk pendohet pėr kėtė vendim.

“Jam adaptuar mirė nė qytetin e Firencės, me publikun dhe e ndiej vetėn shumė mirė aty. Tani mendoj nė disa ndryshime nė jetėn time, por e vetmja gjė qė nuk dua tė ndryshoj ėshtė skuadra. Unė dua tė kem respekt si njeri edhe jashtė fushės sė gjelbėr, kėtu me respektojnė shumė edhe si njeri edhe si futbollist”.

Ai porositi futbollistėt qė luajnė nėpėr kombėtare tė ndryshme tė huaja qė mos tė harrojnė Kosovėn sepse vend mė tė mirė nuk mund tė gjejnė askund. Edhe kur tė pėrshėndetin nė Kosovė edhe kur duartrokasin ėshtė njė emocion mė ndrysh, se jam kosovar.

Valon Behrami e dha mesazhin pėr futbollistėt e rij kosovar qė kur tė mos heqin dot nga ėndrra e tyre se do tė prekin kulmin e karrierės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-12, 11:35   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Kosovarėt e Shqipėrisė e tė Zvicrės i shkruajnė FIFA-s e UEFA-s


Prishtinė, 10.09.2012

Drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Kosovės, kryetari Fadil Vokrri e sekretari i pėrgjithshėm, Eroll Salihu, janė takuar me sekretarin e pėrgjithshėm tė Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Helmut Sandrock. Sipas njė njoftimi tė FFK-sė, Vokrri e Salihu kanė kėrkuar qė DFB-ja tė pėrkrahė Federatėn kosovare para mbledhjes qė nė fund tė muajit e mban Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, transmeton Koha.

KE i FIFA-s pritet tė vendosė pėr modalitetet e zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore tė pėrfaqėsueses sė Kosovės. "Krerėt e Federatės gjermane premtuan se do tė japin gjithēka nė pėrkrahje tė futbollit tė Kosovės, aty ku kanė ndikim.

Nė takim u diskutua edhe pėr thellimin e bashkėpunimit nė sferėn e edukimit tė trajnerėve dhe gjyqtarėve dhe nė kėtė pikė Sandrock shprehu gatishmėrinė e DFB-sė qė tė vazhdohet me edukimin e kuadrove tė Kosovės nė tė gjitha sferat", shkruan nė njoftimin e FFK-sė. Gjatė qėndrimit nė Gjermani, Vokrri e Salihu patėn takime me lojtarė shqiptarė, si dhe me futbollisten Fatmire Bajramaj qė premtoi mbėshtetje pėr futbollin kosovar. Delegacioni i FFK-sė vizitėn e vazhdon nė Zvicėr.

"Do tė takohen zyrtarė zviceranė tė futbollit nga tė cilėt do tė kėrkohet pėrkrahje. Do tė takohen edhe futbollistėt shqiptarė, veēmas ata tė Kosovės qė luajnė nė kombėtaret e Zvicrės dhe tė Shqipėrisė, tė cilėt kanė paralajmėruar se me njė letėr tė pėrbashkėt do t'u drejtohen UEFA-s e FIFA-s qė sa mė parė tė pranojnė FFK-nė".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-12, 23:53   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Pasi lejoj zhvillimin e ndeshjeve miqėsore ndėrkombėtare, FIFA ka propozuar qė Kosova tė luaj nė miqėsore pa simbole shtetėrore dhe pėr ēdo ndeshje tė pyetet Serbia paraprakisht.
Sa ndizet njė shkėndi pėr futbollin kosovar, menjėherė fiket ajo :@
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-12, 00:21   #21
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,388
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Pasi lejoj zhvillimin e ndeshjeve miqėsore ndėrkombėtare, FIFA ka propozuar qė Kosova tė luaj nė miqėsore pa simbole shtetėrore dhe pėr ēdo ndeshje tė pyetet Serbia paraprakisht.
Sa ndizet njė shkėndi pėr futbollin kosovar, menjėherė fiket ajo :@
Perse ekzakt ndodh kjo nepermjet Serbise admin?
C'ka kerkohet akoma nga Federata e Futbollit Kosovar?
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-12, 00:29   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvio Shiko postimin
Perse ekzakt ndodh kjo nepermjet Serbise admin?
C'ka kerkohet akoma nga Federata e Futbollit Kosovar?
FIFA shokon FFK-nė, s’ka miqėsore pa leje tė Serbisė



Ishim mburr e gėzuar shumė, kinse i hapėm dyert ndėrkombėtare pėr futboll. Por, si duket qenkemi mashtruar, dhe atė shumė keq. “Avokati” i futbollit tė Kosovės, Stepp Blatter, ka zhgėnjyer dhe nuk ka dalė aq dashamir i Kosovės, siē kishte paralajmėruar kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrri. Bile kjo doli tė jetė ngjarje historike, por nė fakt ishte antihistorike pėr futbollin e Kosovės.

Nė adresė tė FFK-s ka arritur njė letėr nga FIFA, e cila i ka shtangur tė gjithė opinion e futbollit kosovar, pėrmes tė cilės shtėpia botėrore e futbollit e ka njoftuar atė kosovare me modalitetet e zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore, pas vendimit pozitiv tė 14 dhjetorit. Nė letrėn qė ėshtė dėrguar nė zyrėn e FFK-sė, thuhet se FIFA ka kėrkuar nga futbolli kosovar, qė nė kohėn kur organizon ndonjė ndeshje miqėsore pėr pėrfaqėsuesen e Kosovės pėr grumposhat e reja por edhe pėr femrat, fillimisht ta kontaktojė Beogradin.

Tė rikujtojmė se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s mė 14 dhjetor nė Tokio tė Japonisė, nė mbledhjen e saj kishte marrė vendim qė Kosovės pėr grupmosha tė reja t’iu lejohet tė luajnė ndeshje miqėsore. Menjėherė pas kėsaj te ne nisi tė flitet me tė madhe, se tashmė gjithēka u sqarua dhe se Kosova, tashmė i ka hapur dyert e ndėrkombėtarizimin, por ja qė lajmi qė erdhi nga FIFA ėshtė zhgėnjyes dhe tepėr i rrezikshėm pėr tė ardhmen e futbollit kosovar.

Pėr FFK-nė, kjo gjė i ka befasuar pasi qė, sipas tyre, vendimet kanė ndryshuar, nga ato qė kanė dalė menjėherė pas mbledhjes nė Tokio, tė cilat ishin postuar nė sajtin zyrtar tė FIFA-s. “Nė shkresėn qė ka dėrguar FIFA, thuhet se Kosovės i lejohet zhvillimi i ndeshjeve me grupmoshat e reja (qė nėnkupton prej U-15 deri nė U-23), pėrfaqėsuesen e femrave dhe klubet e futbollit, por vetėm jashtė Kosovės dhe pa simbole shtetėrore (Himn e Flamur), e kjo pėr FFK-nė ėshtė plotėsisht e papranueshme.

Heqja e atributeve shtetėrore tė Kosovės, nė asnjė mėnyrė dhe rrethanė nuk janė tė pranueshme pėr KE tė FFK-sė. Aq mė tepėr ėshtė i papranueshėm edhe vendimi i FIFA-s pėr moslejimin e zhvillimit tė ndeshjeve brenda Kosovės pa konsultim paraprak me Federatėn e Futbollit tė Serbisė”, njofton zėdhėnėsi i FFK-sė, Fazli Berisha, duke shtuar se menjėherė pas kėsaj letre, kryetari i FFK-sė, Fadil Vokrri ka kontaktuar me presidentin e FIFA-s Stepp Blatter, nga i cili ka kėrkuar sqarime pėr kėtė gjė. “Vokrri ka kontaktuar me presidentin e FIFA-s Blatter dhe i ka shfaqur atij protestėn dhe pakėnaqėsitė pėr kėto modalitete.

Blatter ka premtuar atė, se kėto vendime nuk janė fiktive dhe ato do tė pėsojnė ndryshime nė njė tė kohė sa mė tė shkurtėr. KE i FFK-sė ngutshėm do tė kėshillohet me instancat mė tė larta relevante tė shtetit tė Kosovės dhe miqtė e kėshilltarėt e jashtėm tė FFK-sė, nė mėnyrė qė tė ndėrmarrė hapat e mėtutjeshėm e tė nevojshėm si dhe pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje adekuate FIFA-s, nė lidhje me kėto vendime”, thuhet nė njoftimin e FFK-sė.


Cfare blofi, FIFA ben hap pas: Ekipet kosovare duhet te luajne pa simbole


Ndryshon qendrimin, duke sfumuar vendimin e pare

FIFA ndryshon qendrim per Kosoven. Institucioni me i larte i futbollit boteror nuk mjaftohet me vendimin e pak diteve me pare ku nuk i lejoi vendit te perfaqesohej me Kombetaren A ne nivel nderkombetar, duke i dhene nje tjeter goditje te rende. Sipas Federates se Futbollit ne Kosove, ne shkresen zyrtare FIFA kerkon qe ekipet kosovare t’i luajne ndeshjet jashte vendit dhe per me teper nuk ka te drejte te perdore simbolet kombetare. I menjehershem eshte reagimi i FFK-se qe nepermjet nje komunikate sulmon ashper kete vendim. “Me 20 dhjetor 2012, ne sekretariatin e FFK-se ka arritur shkresa zyrtare nga FIFA ne lidhje me vendimin e fundit te KE te FIFA-s per modalitetet e zhvillimit te ndeshjeve miqesore nderkombetare per Kosoven.

Informata ne kete shkrese eshte krejtesisht e ndryshme ne permbajtje, nga njoftimi i pare qe eshte publikuar ne faqen zyrtare te FIFA-s, te cilin keni pasur rast ta shihni edhe ju dhe i gjithe opinioni, si edhe ne konferencen per media nga z. Blatter dhe qe vleresimet tona te para jane bere duke u bazuar ne keto njoftime. Mirepo, ne shkresen qe ka derguar FIFA, thuhet se Kosoves i lejohet zhvillimi i ndeshjeve me grup-moshat e reja (qe nenkupton U-15- U-21-23), perfaqesuesen e femrave dhe klubet e futbollit, por vetem jashte Kosoves dhe pa simbole shteterore (himn e flamur), por me himn e flamur te FIFA-s, e kjo per KE te FFK-se eshte plotesisht i papranueshem.

Heqja e atributeve shteterore te Kosoves ne asnje menyre dhe rrethane nuk jane te pranueshme per KE te FFK-se. Ndonese nuk eshte e saktesuar paraqitja e me atributet e Kosoves vlen vetem per ekipet perfaqesuese. Per aq me teper per KE te FFK-se, eshte i papranueshem edhe vendimi i KE te FIFA-s per moslejimin e zhvillimit te ndeshjeve brenda Kosoves pa konsultim paraprak me Federaten e Futbollit te Serbise. Futbolli i Kosoves ka mbi 20 vjet qe vepron i pavarur dhe Kosova eshte shtet i pavarur e sovran qe 5 vjet i njohur nga me shume se 97 shtete e nder to shtete shume te fuqishme, ndaj Serbia per asgje nuk mund te pyetet sa i perket ceshtjeve te brendshme te Kosoves, e me kete rast as per futbollin e Kosoves. Vec kesaj kryetari Fadil Vokrri, ka kontaktuar me presidentin e FIFA-s z. Blatter duke i shfaqur atij protesten dhe pakenaqesite per keto modalitete. Nderkaq z. Blatter i ka premtuar se keto nuk jane fiktive dhe ato do te pesojne ndryshime ne nje te kohe sa me te shkurter. dhe Prandaj, KE i FFK-se ngutshem do te keshillohet me instancat me te larta relevante te shtetit te Kosoves dhe miqte e keshilltaret e jashtem te FFK-se, ne menyre qe te ndermarre hapat e metutjeshem e te nevojshem si dhe per t’i dhene nje pergjigje adekuate FIFA-s, ne lidhje me keto vendime”, perfundon reagimi i FFK-se.


FIFA: Kosova nuk luan pa miratimin e Serbisė


Kombėtarja e Kosovės mbahet peng nga Serbia dhe pėr mė tepėr, FIFA ėshtė dakord me njė gjė tė tillė! Ky ėshtė lajmi i bujshėm qė ėshtė pėrhapur sot me shpejtėsi kur nė zyrat e Federatės sė Futbollit tė Kosovės ka mbėrritur edhe vendimi zyrtar mbi ēėshtjen e diskutuar nė Komitetin Ekzekutiv tė FIFA-s pak ditė mė parė.

Kėtė vendim e ka bėrė publik nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp Ministri pėrgjegjės pėr sportin nė Kosovė, Memli Krasniqi, i cili e ka kundėrshtuar ashpėr atė.

“Federata Ndėrkombėtare e Futbollit, nė vendimin qė i ka dėrguar Federatės sė Futbollit tė Kosovės, thekson se Republika e Kosovės nuk mund tė luajė ndeshje ndėrkombėtare miqėsore nė territorin e Kosovės, pa lejen paraprake tė Serbisė, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetėror nė ndeshjet miqėsore ndėrkombėtare jashtė territorit tė Republikės sė Kosovės”, shkruhet nė deklaratėn e Krasniqit qė tregon kėto detaje tė cilat nuk ishin bėrė tė ditura mė parė.

“Ky ėshtė njė vendim i pa drejtė dhe i papranueshėm mė tė cilin FIFA rrezikon tė shkelė mbi parimet themelore sportive, e mbi tė gjitha tė drejtat elementare njerėzore. Me kėtė vendim, FIFA konteston edhe shtetėsinė e Kosovės tė njohur nga 98 vende, qė pėrbejnė shumicėn e shteteve anėtare tė OKB-sė dhe nga disa organizata tė rėndėsishme ndėrkombėtare siē janė FMN, Banka Botėrore, BERZH, etj. Ne kėtė vendim e konsiderojmė si puro politik, nė kundėrshtim me tė drejtėn e tė rinjve tanė, te shtetit tonė pėr tė qenė tė barabartė nė garat ndėrkombėtare futbollistike”.

“Ndonėse lajmi i parė nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, edhe pse gjysmak, ishte mirėpritur nga tė gjithė ne nė Kosovė, tash del se FIFA nė fakt po na i mbyll edhe mė shumė dyert dhe po refuzon kėrkesėn tonė tė drejtė, njerėzore qė tė luajmė futboll.

Ky padyshim se ėshtė njė nga lajmet mė tė papritura dhe tė ēuditshme, duke ditur misionin qė ka sporti pėr tė bashkuar dhe miqėsuar njerėzit anekėnd botės, pa marrė parasysh pėrkatėsitė etnike, shtetėrore, fetare, racore etj”, thuhet nė deklaratėn e Ministrit Krasniqi ku janė zbuluar detaje tronditėse mbi vendimin e shumėpritur tė FIFA-s, por qė nė fakt ka rezultuar diskriminues pėr Kosovėn dhe futbollistėt kosovarė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-13, 16:32   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Mė 10 janar, FIFA i thotė “PO” kombėtares A tė Kosovės







Beograd, 29.12.2013

Federata botėrore e futbollit mė 10 janar do t’i japė leje kombėtares sė Kosovės nė futboll pėr tė luajtur ndeshje miqėsore me simbole tė FIFA-s. Mysafir i parė nė Prishtinė, siē ėshtė paralajmėruar, do tė jetė kombėtarja e Kroacisė.

Tė gjitha vendimet pėr kėtė ēėshtje do t’i prezantohen publikut pas mbledhjes sė 10 janarit nė Zürich, nė tė cilėn do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e dy federatave (asaj tė Kosovės dhe tė Serbisė dhe ku do tė shqyrtohet edhe kėrkesa pėr dhėnien e dritės jeshile pėr pjesėn veriore tė Qipros (turke).

“Deshėm apo s’deshėm ne tė pranojmė, gjėrat po shkojnė nė atė drejtim”, tha pėr gazetėn Blic tė Beogradit Dushan Maraviq, anėtar shumėvjeēar i komisionit tė FIFA-s dhe UEFA-s.

Sipas kėsaj gazete, shqiptarėt po bėjnė presion gjithnjė e mė tė madh mbi FIFA-n dhe UEFA-n, kėshtu qė tė hėnėn, nė ndeshjen ndėrmjet Chelseat dhe Arsenalit u shpalos transparenti me kėrkesėn: “Pranoni Kosovėn nė FIFA dhe UEFA”.

“Pasi ta marrin lejen, kosovarėt do tė luajnė me flamurin e FIFA-s, pa simbole tė veta. Por, kėshtu shkon kjo gjė, me rrugė politike. Do tė vijė koha kur Kosova do tė pranohet nė Kombet e Bashkuara dhe atėherė do tė mund tė luajė pa kurrfarė kushtėzimesh.

Sipas Maraviqit, nė UEFA nuk mund tė pranohet si anėtar i barabartė nėse ai shtet nuk ėshtė anėtar i OKB-sė. Por, si duket tashti pashmangshėm ėshtė duke u shkuar nė atė drejtim. Pavarėsisht se ēka thonė politikanėt serb, ata (kosovarėt) do tė luajnė futboll”, pėrfundoi Maraviq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-14, 16:35   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Kosovės i lejohen miqėsoret, por ende asgjė zyrtare



FIFA ka marrė vendimin pėr tė lejuar pėrfaqėsuesen e Kosovės pėr tė zhvilluar miqėsore ndėrkombėtare, transmeton sportivja franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA.


Ėshtė L’Equipe qė raporton se FIFA ka marrė vendimin pėr tė thyer izolimin e Kosovės nė futbollin ndėrkombėtar.

Komisioni i FIFA-s, gjithnjė sipas sportives franeze, ka aprovuar kėrkesėn e FFK-sė, pas dy takimeve tė krerėve tė futbollit kosovar dhe tė Federatės Serbe me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Si do qė tė jetė, Kosova nuk do tė ketė tė drejtėn pėr tė pėrdorur simbolet shtetėrore e as tė kėndojė himnin shtetėror para ndeshjeve, teksa e ka tė ndaluar po ashtu pėr njė afat tė pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombėtaret e ish-Jugosllavisė, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetėr, presidenti i FFK-sė, Fadil Vokrri, thotė se nuk ėshtė nė dijeni pėr njė vendim tė tillė. Ai ka thėnė pėr Klan Kosova se pritet qė FIFA me njė komunikatė zyrtare gjatė ditės tė sqarojė vendimin e marrė.

Njė gjė ėshtė e sigurtė – pėr futbollin e Kosovės ka filluar tė dalė drita, nė fund tė tunelit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-14, 16:36   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Ejupi: Kosova nuk pėrfiton nga ndeshjet miqėsore



Presidenti i klubit tė mė tė trofeshėm nė futbollin kosovar, FC Prishtina, Remzi Ejupi, ėshtė i bindur se leja pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore nuk do t’i sjellė asnjė tė mirė Kosovės. Ejupi mbetet i vendosur se zgjidhje e vetme pėr futbollin e Kosovės ėshtė njohja e plotė nga UEFA dhe FIFA, qė do tė hapte rrugėn e zhvillimit tė tij.


“Ky vendim nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē humbje kohe dhe do tė na kushtojė shumė, pasi qė duhet tė presim edhe disa vite nė kėrkim tė njohjes sė plotė”, tha Ejupi, duke komentuar vendimin qė pritet tė marrė FIFA pėr t’i lejuar ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės zhvillimin e ndeshjeve miqėsore. “Puna e kėtyre ndeshje ėshtė njė hap para tri prapa, siē ishte qė nga koha e pavarėsimit e futbollit qė nga viti 1991 e deri mė sot.

Kjo nuk do tė ndryshoj asgjė nė futbollin tonė, i cili ka shumė probleme qė duan zgjidhje. Qe 23 vite nuk ka pasur ndonjė progres tė theksuar dhe do tė vazhdojė njėsoj, pasi qė mungon strategjia e veprimit”, shtoi presidenti Ejupi. Sipas numrit njė tė ekipit bardhekaltėr leja nuk do tė sjellė asnjė tė mirė qė ėshtė pritur, transmeton Telegrafi.

“E zhvillojmė njė ndeshje miqėsore, por ēfarė pastaj. Si do t’i zhvillojmė ndeshjet e tjera, kur dihet se pėr organizimin e tyre duhet tė kemi infrastrukturėn e duhur, e qė nuk e kemi, por edhe shumė para, pasi qė siē dihet se nėse do tė sjellėsh ndonjė kombėtare tė fortė, siē po pretendohet, kushton shumė”. Njė ēėshtje tjetėr ėshtė edhe ajo se me ēfarė lojtarė do tė luajė ekipi pėrfaqėsues.

“Vazhdimisht po flitet se do tė vijnė tė luajnė kėta e ata lojtarė pėr Kosovėn. Unė nuk e di se sa ia vlen qė lojtarėt e kalibrit tė lartė qė kemi do tė vijnė pėr tė luajtur nė ndeshje tė tilla miqėsore, tė cilat do tė luhen me fusnota apo edhe me simbole e pa simbole. Unė dyshoj se lojtarėt si Xhaka, Behrami e tė tjerėt do tė vijnė dhe tė luajnė pėr Kosovėn nė ndeshje miqėsore, pasi do tė rrezikonin shumė karrierėn e tyre. Pėr kėtė arsye po them se zgjedhja e vetme dhe e duhur ėshtė pranimi i plotė”, tha nė vazhdim Ejupi.

Presidenti i Prishtinės edhe njė herė ka pėrsėritur se e gjithė kjo po bėhet pėr qėllime personale tė dikujt. “Kjo mund t’i konvenojė vetėm disa personave tė caktuar, qė Kosova tė luajė ndeshje miqėsore dhe ata qė tė pėrfitojnė nga kjo duke i kurdisur ato dhe jo pėr tė mirėn e futbollit kosovar”, tha Ejupi duke shtuar:“nė kėtė proces ka munguar politika, ka munguar angazhimi i institucioneve politike, duke e ditur se ēėshtja e futbollit kosovar ėshtė politike”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 17:02   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Fillimisht me fusnotė, pas marsit me flamur



Dita e sotme mbase pėr shumėkėnd duket e rėndomtė, por pėr drejtuesit e futbollit dhe nė pėrgjithėsi pėr futbollin kosovar mund tė jetė ditė qė do tė mbahet gjatė nė mend. Sot gjėrat mund tė lėvizin nė tė mirė tė futbollit kosovar dhe mund tė shihet drita nė fund tė tunelit pėr faktin se nė selinė e FIFA-s nė Cyrih do tė merret vendim me tė cilin pėrfaqėsuesja e Kosovės do tė mundė tė zhvillojė ndeshje miqėsore me pėrfaqėsuese tė ndryshme tė Evropės dhe mė gjerė.

Delegacioni i Federatės sė Futbollit tė Kosovės me nė krye Fadil Vokrrin, ka disa ditė qė po qėndron nė Zvicėr dhe e pranon se ndihet mjaft komod. Optimizmi i madh ka kapluar kosovarėt, tė cilėt janė tė bindur se mė nė fund drejtėsia do tė dalė fituese dhe se nga sot futbolli kosovar pėrfundimisht do tė jetė pjese e futbollit evropian e botėror. Pėr dallim nga delegacioni i Serbisė i cili ka presione tė vazhdueshme nga qarqet politike tė kėtij shteti, delegacioni i FFK-sė thotė se nuk ka fare presion dhe probleme tė tilla.

Vėrtet edhe kryeministri i Serbisė Ivic Daēiq ka thėnė se “edhe mė parė kemi pasur presion tė madh, por kėto ditė presioni ėshtė shumėfishuar”. Delegacionet e tė dy federatave pėrveē takimit tė pėrbashkėt me presidentin e FIFA-s Blatter, nuk kanė pasur ndonjė takim tjetėr mes vete, madje nuk janė parė fare.

“Ne nuk kemi presion nga askush, kemi kėrkesat tona dhe presim pėrgjigje pozitive. Po i pėrcjellim me vėmendje deklaratat e delegacionit tė Serbisė, tė cilat janė kryekėput politike, ata po e thonė atė ēka po u thotė politika e Serbisė. Ne e kemi tė qartė se ēka mund tė kėrkojmė, se ēka na takon, e ēka jo. Jemi tė ndėrgjegjshėm se mund tė luajmė ndeshje miqėsore, por pėr momentin nuk mund tė futemi nė FIFA pasi kėtė duhet bėrė mė parė me UEFA dhe se kjo lidhet me pranimin tonė nė Kombet e Bashkuara.

Ajo ēka ėshtė me rėndėsi ėshtė se pėr tė gjitha kėto Serbia nuk do tė pyetet fare”, thotė njėri nga anėtarėt e delegacionit tonė, i cili deshi tė mbetej anonim. Burimet e “Zėrit” nga Cyrihu bėjnė me dije se kėrkesa e palės kosovare pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore do tė miratohet sot, se do tė futet fusnota, e cila brenda njė kohe shumė tė shkurtėr do tė shlyhet dhe futbolli kosovar qė nė mars do tė paraqitet nė ndeshje me flamurin e Kosovės. Kėtė ua ka premtuar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pėr tė cilin thuhet se “ėshtė duke e ndihmuar mjaft delegacionin e FFK-sė, ndryshe do tė kishim shumė telashe”. Nė tė vėrtetė delegacioni kosovar te presidenti i FIFA-s e sheh rastin e volitshėm pėr arritjen e qėllimit, pasi edhe mė parė Blatter pėrkundėr pengesa tė shumta veēmas nga UEFA, tė paktėn nė deklaratat e tij e ka pėrkrahur futbollin tonė.

Njėra nga kėrkesat e shumta tė delegacionit tė Serbisė ishte qė skuadrat nga pjesa veriore e Mitrovicės tė mos jenė pjesė e futbollit tė Kosovės, por tė kenė tė drejtė tė luajnė nė kampionatin e Serbisė. Mirėpo, kjo nuk do tė ndodhė pasi siē merret vesh kjo ėshtė refuzuar, kėshtu qė serbėt e veriut nėse duan tė luajnė futboll duhet ta bėjnė kėtė me skuadrat e Kosovės, aty ku janė me territor. Mbetet qė sot edhe zyrtarisht tė dihet se sa janė pėrmbushur kėrkesat e FFK-sė dhe cili do tė jetė hapi i parė i tyre pas lajmeve nga Cyrihu.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.