Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Dashuria
Emri
Fjalėkalimi
Dashuria A janė kėto tema tabu tek ne?! Ejani tė bindeni...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-11-04, 23:43   #1
stina
 
Anėtarėsuar: 01-11-04
Vendndodhja: Norge
Postime: 48
stina e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek stina Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek stina
Gabim XHELOZIA, BURON NGA DASHURIA APO PARALAJMĖRON FUNDIN E SAJ?

Shumė prej nesh, kush mė shumė e kush mė pak, ėshtė ndier xheloz pėr partnerin kur ka kuptuar se ai ka kėrkuar tė krijojė njė marrėdhėnie, i ėshtė pėrgjigjur :’’ngacmimit’’ tė dikujt tjetėr ose ėshtė larguar prej nesh pėr tė patur njė lidhje tė re. Kur e dėshiron shumė njė person nuk do qė ta humbasėsh : dėshiron tė jetė pranė teje pėrgjithmonė. Pėr ta mbajtur pranė, pėr ta mbrojtur marrėdhėnien kontrollon sjelljen e partnerit, bėhesh xheloze. Nė disa raste xhelozia mund tė jetė e bazuar nė ‘’fakte’’ nė raste tė tjera ne mund tė jemi shkaku i saj.

Xhelozia nuk ėshtė e njėanshme: Jo vetėm femra por edhe mashkulli ėshtė xheloz… Shpesh neve na ėshtė thėnė ose kemi dėgjuar t’i thuhet dikujt ….Nuk mė pėlqeu mėnyra sesi tė pa ai tipi… Mos e kthesh kokėn as majtas as djathtas… Je veshur kėshtu qė tė biesh nė sy: paske ndonjė variant sot… Duhet tė qėndrosh nė shtėpi dhe tė merresh me fėmijėt… Nuk mė pėlqen tė punosh aty sepse ka shumė meshkuj madje edhe …. Do tė tė vras nėse marr vesh gjė…. E vrava sepse mė tradhtonte…
Pėrse mashkulli ėshtė xheloz nė marrėdhėnien me partneren?

Nėse partneri nuk ėshtė i sigurt nė marrėdhėnien e tij me partneren ka shumė mundėsi qė tė ndihet i kėrcėnuar nga prania e meshkujve tė tjerė nė jetėn e saj. Pasiguria pėr tė ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinė. Kjo formė e xhelozisė mund tė jetė njė ndėr treguesit e periudhės sė vėshtirė qė kalon marrėdhėnia. Nė kėto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk tė lejon tė kuptosh atė qė po ngjet realisht me tė dy partnerėt.

Xhelozia dhe pėrkushtimi i partneres
Nėse pėrkushtimi ndaj partnerit ėshtė nė nivele tė ulėta, ka shumė mundėsi qė ai tė reagojė ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vėmendje dhe dashuri do tė vihet nė kėrkim tė shkaqeve: pėrse ajo nuk mė do si mė parė? Pėrse ka ndryshuar? Dhe nė fakt mendja shkon pėr keq: Mund tė jetė dikush tjetėr ėshtė nė jetėn e saj. Njė mendim i tillė mund tė mjaftojė pėr tė ‘’minuar’’ paqen shpirtėrore dhe pėr t’i dhėnė goditjen e parė lidhjes.

Xhelozia dhe tiparet e partneres
Nėse partnerja ėshtė miqėsore, hyn shpejt nė komunikim, tėrheq vėmendjen e meshkujėve, partneri do tė ndihet i kėrcėnuar. Ai e interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjerė si rivalė tė mundshėm tė cilėt mund tė paraqesin interes pėr partneren e tij. Pėr shkak tė frikės dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi pėr partneren nė marrėdhėniet qė ajo krijon dhe do tė fitojė sa mė shumė nga vėmendja e saj.

Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partneres
Nėse partnerja nuk ka qėnė e qėndrueshme nė lidhjet e mėparshme, partneri priret tė mendojė se ajo mund tė jetė e paqėndrueshme edhe me tė dhe mund ta lerė pėr dikė qė mund t’i pėrgjigjet mė mirė shijeve tė saj.
Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partnerit
Nėse edhe nė marrėdhėniet e mėparshme mashkulli ka qėnė xheloz ai do tė vazhdojė tė shfaqė xhelozi edhe nė lidhjen nė vazhdim. Nė disa raste xhelozia mund tė shkaktohet nga sjellja e partneres ose nga shkaqe tė jashtme ndėrsa nė raste tė tjera ajo ėshtė tipar i mashkullit dhe ka nevojė tė trajtohet.

Xhelozia dhe dėshira pėr kontroll
Nėse partneri kėrkon tė ketė kontroll nė jetėn e partneres dhe ajo ka thėnė “po” pėr ēdo vendim qė ai ka marrė pėr tė. Ai do tė tregohet xheloz nėse ai ka pak mundėsi tė kontrollojė atė qė partnerja bėn. Ai do tė bėhet xheloz pėr shkak tė mungesės sė kontrollit.

Xhelozia dhe modelet nė familje
Nėse partneri ėshtė rritur nė njė familje, ku babai ka reagur me xhelozi ndaj nėnės dhe ai do tė priret tė imitojė modelin e babait nė marrėdhėnien e tij me partneren. Ndikimi i modelit prindėror vazhdon tė jetė i pranishėm nė jetėn tonė edhe kur nuk jemi mė fėmijė. Gjithashtu edhe modelet e shokėve apo tė tė afėrmėve tė tjerė ndikojnė nė sjelljen tonė. Nėse miqtė e partnerit priren tė jenė xhelozė me partneret e tyre kjo do tė jetė njė arsye mė shumė qė ai tė jetė xheloz me partneren e tij.

Xhelozia dhe pėrfundimi i lidhjes
Nėse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerėt nuk kanė forcėn e duhur pėr t’i thėnė gjėrat nė sy, pėr tė qenė sa mė tė hapur dhe tė drejtpėrdrejtė ai do tė nisė t’i nxijė jetėn partneres me skena xhelozie, derisa ajo ose ai tė thotė fjalėn e fundit.

Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutėsh xhelozinė?
-Mbrojtja mė e mirė kundra xhelozisė ėshtė njė ruajtja e marrėdhėnies. Nėse dashuria mbahet gjallė, nėse partnerėt janė tė pėrkushtuar ndaj njėri-tjetrit, nėse e kanė njėri-tjetrin nė qendėr tė vėmendjes nė lidhjen e tyre nuk ka vend pėr xhelozinė e sėmurė.
-Kontrollo mendimet dhe imagjinatėn: me kė ėshtė ai? Ēfarė ėshtė duke bėrė? Ti mund tė kuptosh qė nė disa raste disa “lojėra” mund tė luhen nga partneri pėr tė tė bėrė xheloze, qė partneri mund tė jetė shumė i dhėnė pas vetes dhe nė disa raste mund tė mos tregojė ndaj teje kujdesin e duhur. Njė episod, njė mendim i vetėm mund tė bėhet shkak pėr njė “telenovelė” tė njė jete tė dyfishtė tė partnerit. Nė kėtė mėnyrė ti i hedh benzinė zjarrit, shqetėson veten dhe partnerin.
-Mos e “pėrdorni” xhelozinė si tregues tė dashurisė. Xhelozia e vazhdueshme nuk nėnkupton dashuri tė vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua, dėshirėn pėr tė ruajtur atė qė ti e dėshiron pėr momentin dhe kėrkesat pėr atė qė do tė sjellė e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinė pėr veten sesa dashurinė reciproke.
-Hidh njė shikim pas nė marrėdhėniet e tua: ke qėnė xheloze edhe nė marrėdhėniet e mėparshme apo vetėm nė kėtė marrėdhėnie. Nėse pėr ēdo partner je ndier xheloze duhet tė jesh mė e kujdesshmė pėr akuzat qė bėn: je ti qė e paragjyon parnerin, je ti qė sheh nė sjelljen e tij e tij atė qė pret tė shohėsh duke mos i dhėnė rėndėsinė e duhur aspekteve tė tjera tė sjelljes sė tij.
-Mos u hidh nė sulm nėse e sheh qė partneri yt ėshtė duke flirtuar me dikė: Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rėndėsishėm ėshtė ai pėr ty dhe qė dėshiron tė vazhdosh marrėdhėnien nė kohė. Mos u bė qaramane. Jo tė gjithė meshkujt janė nė gjendje t’i bėjnė ballė gruas nė njė situatė tė tillė. Dhe si vetėmbrojtje zgjedhin “ngritjen e zėrit” ose i kujtojnė asaj njė histori tė “vjetėr”. Nėse ju nuk sulmoni do ta keni mė tė lehtė tė komunikoni me partnerin tuaj. Ndėrshmėria shpesh ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballuar xhelozinė.

Tė rinjtė dhe xhelozia
Cfarė ėshtė xhelozia pėr ju?

Xhelozia ėshtė si tenxhere ku pėrzihen tė gjitha ndjenjat: pasioni i tepėrt jep mė shumė zjarr dhe i djeg tė gjitha.

Xhelozia ėshtė mungesė tolerance, moskomunikim, dyshim, dashuri, urrejtje, frikė, lumė qė gryen mendimet, zjarr qė djeg pėrbrenda dhe nuk shuhet. Xhelozia ėshtė njerėzore.

Xhelozia ėshtė humbje kohe dhe energjie. Tė bėn tė vuash, tė torturon, tė turbullon mendimet dhe ndjenjat dhe shpirtin.

Xhelozia: ndjenjė qė herė ngjall dhe here e vdes dashurinė tek ēdo njeri; qė herė tė bėn tė vuash dhe herė tė bėn tė duash, qė edhe kur je i lodhur nuk tė lė tė vdesėsh.

Xhelozia ėshtė sėmundje psikike.

Xhelozia nuk ėshtė as mirė as e keqe kur nuk kalohet masa. Nė disa raste kam nevojė pėr pak xhelozi “tė ėmbėl”.

Xhelozia e sėmurė
Partneri i prekur nga xhelozia e sėmurė beson se partnerja ėshtė e pabesė dhe se e tradhton. Pėrse kjo xhelozi quhet e sėmurė? Sepse partneri dyshues nuk ka fakte reale pėr tė mbėshtetur dyshimin e tij. Nė fakt kjo xhelozi e ka burimin tek imagjinata e pakontrolluar: partneri fantazon rreth tradhtive tė partneres, kontrollon sjelljen e tij dhe dyshon pėr ēdo person tė cilin ai e sheh si rival tė mundshėm. Ai vendos se ēfarė mund dhe nuk mund tė bėjė partneri, se me cilat persona ai mund ose jo tė shoqėrohet. Xhelozia e sėmurė nė disa raste mund ta shtyjė partnerin drejt vrasjes sė partneres, tė fėmijės, atėsinė e sė cilit ai e dyshon apo tė burrit me tė cilin partnerja ka marrėdhėnie.


__________________
;)
stina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-11-04, 09:57   #2
Buli_00
 
Anėtarėsuar: 18-10-04
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 90
Buli_00 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Buli_00 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Buli_00
Gabim

Xhelozia, pėr mendimin tim, pavarėsishtė nga arsyeshmėria e burimit, nė momentin kur lindė, ėshtė trokitje nė derėn e "ftohjes sė akullt", nė derėn qė, nė shqipe, i thonė NDARJE. Megjithate, do tė ishte shumė normale qė ajo e trokitur tė ketė njė kohėzgjatje tė pa pėrcaktuar. Kjo lloj trokitje, mundet edhe tė zgjasė deri nė pafundėsi, ama "zjarri i..." si dhe ftohja e akullt gjithmonė do tė ishin prezente.
Buli_00 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 12:22   #3
stina
 
Anėtarėsuar: 01-11-04
Vendndodhja: Norge
Postime: 48
stina e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek stina Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek stina
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Buli_00
Xhelozia, pėr mendimin tim, pavarėsishtė nga arsyeshmėria e burimit, nė momentin kur lindė, ėshtė trokitje nė derėn e "ftohjes sė akullt", nė derėn qė, nė shqipe, i thonė NDARJE. Megjithate, do tė ishte shumė normale qė ajo e trokitur tė ketė njė kohėzgjatje tė pa pėrcaktuar. Kjo lloj trokitje, mundet edhe tė zgjasė deri nė pafundėsi, ama "zjarri i..." si dhe ftohja e akullt gjithmonė do tė ishin prezente.


jam e pjtimit me ty BUll_oo
faleminderit per pergjigjje :)
__________________
;)
stina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 16:26   #4
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Xhelozija eshte nje ndjenje qe te ben mjeshter te madh te filosh te shkatrosh shtepin nga mbulesa deri ne themel,po ate shtepi qe e ndertuat me dashuri qe nga themeli deri ne mbules,dhe mu ne brendesin e asaj shtepija ne vende lumturis dhe besimit te ndrsjellte,keni shtruar altarin e vdekjes-"Dashurin e pa konfirmuar- xhelozin"e cila te vret pa pardon!.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 20:31   #5
Mafiozi
 
Anėtarėsuar: 27-10-04
Vendndodhja: Geneve
Postime: 4,586
Mafiozi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Prej mendimit tim, xhelozija esht armiku i dashuris...
Po edhe ku ka dashuri ka xhelozi, kryesorja esht mirkuptimi dhe respekti ne tjetrin, me ket xhelozija esht ushqimi i dashuris, pa ket, do te jet armiku... Kur kem respekt per qiftin qe e bejm, nuk e bijm punen te xhelozia, po du me than qe dashnori-ja e fiton besimin, edhe nese vijn momentet e xhelozis, i perballojm, edhe dashuria vetem rritet me shum...

Pėr nje qift me respect, me mirkuptim, qe dojn te jetojn e te jen te lumtur, xhelozija esht armiku i dashuris...

Xhelozijen e kuptoj ne fillim te qiftit, kur nuk njihen mir, po me von nese ekziston, ather nuk ka respekt as lumturi, po edhe dashuria do te humb...

Duhet me dit qe ku ka dashuri ka xhelozi, xhelozija e perballuar dashuri e fituar... xhelozi e pa kontrolluar dashuri e mallkuar...

Pėrshėndetje tė gjithve.. 8)
Mafiozi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-04, 14:16   #6
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje STINA ( cila STINE: e pranveres,veres,vjeshtes,dimrit,dashurise,xhelozis e....????),per ty dhe temen tende.

" Xhelozia, mburon nga dashuria apo paralajmeron fundin e saj ?"


Keshtu e kuptoj une ket problem:

Xhelozia nuk mburon nga dashuria. Dashuria krijohet e pastert. Ne fillimin e saj ( dashurise,lidhes...),ne nuk jemi te sigurt.Kemi filluar te dashurojme ,dhe po frikohemi se po prishet lidhja,ose e dashura jone mundet m'u dashuru ne tjeter mashkull, duam te jete vetem e jonja....ateherit fillojme te peramendojme dhe zbatojme " kushtet " :mos keshtu,mos ashtu..... fillojm vet ta NDERTOJME XHELOZIJEN,duke qene te pa vetdijdhem se kemi filluar ta ndertojme nje send,i cili mundet leht te shendrrohet ne semundje ose ne veteshkatrrim.

Xhelozia e tepert kalon ne semundje. Shpeshhere,partneret krijojn situata gjheloze,per ta provokuar dhe kontrolluar dashurien e partnerit. Ndonjehere ajo xhelozi i tejkalon kufit dhe shenderrohet ne nje atmosfere te pa deshiruar. Xhelozia e tepert,kalon ne semundje,ose me mire te them ajo semundja e krijuar ne realitet,eshte - jane :VETIT E TONA NEGATIVE,DOBESIT te cilat i shprehin MBRAPAMETESIEN TONE ( sa ne realitet jemi perparimtar,demokrat dhe sa e kemi karakterin e vshehur ).

Xhelozia e perdorur ne sasit e vogla,i jep dashurise :arrow: romantiken e nevoitur. Ashtu duke e krijuar dhe perdorur xhelozien e pa kontrolluar,ne vet po percaktohemi per fundin e dashurise ,e nuk naj percakton xhelozia.

" GRAT E KAN ZBULUAR DASHURIEN, MASHKUJET: BESNIKRIEN "( prej ciles - ndoshta - edhe rrjedh :arrow: xhelozia.

Keshtu duket XHELOZIA nga kendi im.
JU pershendes,TURISTI.
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-04, 09:35   #7
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Eh e shkreta dashuri,te shtin koken ne mes te kembeve,parajsa e kesaj jete!Haaaaaaaaa!.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-04, 15:26   #8
Mafiozi
 
Anėtarėsuar: 27-10-04
Vendndodhja: Geneve
Postime: 4,586
Mafiozi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kercovari
Eh e shkreta dashuri,te shtin koken ne mes te kembeve,parajsa e kesaj jete!Haaaaaaaaa!.
Kercovari... me drejt esht me then u lumja dashuri, qe naj nxjerr
koken prej kembeve, lumturia e kesaj jete...

Me ke befasuar te lexoj te kunderten prej teje i nderuari Kercovari
Po edhe te respektoj, se gjithqka qe mendojm esht e perjetuar...
Esht mendimi yt...

Pershendetje 8)
Mafiozi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-04, 13:58   #9
lulipz
 
Anėtarėsuar: 30-04-04
Vendndodhja: prizren-kosova
Postime: 4
lulipz e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek lulipz
Gabim dashuria dhe xhelozia

se pari ju pershendes te gjitheve dhe eshte nje teme e qelluar ku te ne eshte bere shume aktuale ne kohet e fundit sidomos pas luftes per xhelozi apo dashuri . une mendoj se xhelozia krijohet te partneret te cilet kane krijuar nje jete te mire dashurie, por kurre nuk kane pase besim tek njeri tjetri apo si te them sinqeritet ja kan pasur frigen mos te mashtrohen . une per veti kur ja kam besimin te partnerka atehere pse te xhelozoj pse te krijoj probleme vetit apo asaj .qka te ben ajo e ka prej natyres sjelljet eshte femer e shoqerueshme dhe qka te bej une te qelozoj nese nuk e kam njohtur mire pse kam dashur atehere por te ne eshte asi lloj te them kultur se kur te shohim nje femer apo grua qe eshte e shoqerushme ne mendoj se ajo eshte qka eshte dhe fillojme te flasim per ate deri sa te mer vesh partneri i saj por prap po them se te dashuria eshte me rendesi besimi dhe sinqeriteti kur ka atehere eliminohet edhe xhelozia se te ne e kemi ne gjak kete fenoment.
ju pershendes
lulipz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-12-04, 16:52   #10
KriSTaL
 
Anėtarėsuar: 30-11-04
Vendndodhja: Akoma Ne Planetin Toke !!
Postime: 257
KriSTaL e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: dashuria dhe xhelozia

hejjjjj xhelozia egziston qysh nga , lindja e femiut , por ka xhelozi te ndryshme......... xheloz behet dhe femiu 2 vjeq nese e kam gabim thani qe e kam gabim
pra eshte e natyrshme dhe normale qe te behemi xheloz por jo ta teprojm dhe te humbim besimin........
__________________
Sa Mė Shumė, Qe Rrij Me Njerez , Aq Mė Shumė Me Pelqejn \" KAFSHĖT\"
KriSTaL Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-05, 17:56   #11
sarasara
 
Anėtarėsuar: 14-01-05
Vendndodhja: prishtine
Postime: 147
sarasara e ka pezulluar reputacionin
Gabim

- ku ka dashuri normal edhe ka xhelozi dihet,po nuk ban edhe me e tepru.
__________________
Nese rrezikon mund te humbasesh
Nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi
sarasara Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-05, 14:03   #12
Toni_4Ever
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 98
Toni_4Ever e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mafiozi
Prej mendimit tim, xhelozija esht armiku i dashuris...
Po edhe ku ka dashuri ka xhelozi, kryesorja esht mirkuptimi dhe respekti ne tjetrin, me ket xhelozija esht ushqimi i dashuris, pa ket, do te jet armiku... Kur kem respekt per qiftin qe e bejm, nuk e bijm punen te xhelozia, po du me than qe dashnori-ja e fiton besimin, edhe nese vijn momentet e xhelozis, i perballojm, edhe dashuria vetem rritet me shum...

Pėr nje qift me respect, me mirkuptim, qe dojn te jetojn e te jen te lumtur, xhelozija esht armiku i dashuris...

Xhelozijen e kuptoj ne fillim te qiftit, kur nuk njihen mir, po me von nese ekziston, ather nuk ka respekt as lumturi, po edhe dashuria do te humb...

Duhet me dit qe ku ka dashuri ka xhelozi, xhelozija e perballuar dashuri e fituar... xhelozi e pa kontrolluar dashuri e mallkuar...

Pėrshėndetje tė gjithve.. 8)
te pershendes mafioz

ne disa raste nuk pajtohem me ty normalisht gjelozija e tepert esht e rezikshme por nese nek ke gjelozi ne dashurij edhe dashurija del jash KONTROLLE dhe kjo esht edhe ma e rrezikshmja.
ky esht mendimi im

Tung nga Toni
__________________
Qa po mbon mu dallu prej tjerve qe sja di as emrat
osht fakti se ty po t\'fol goja e mu po m\"fol zemra
Toni_4Ever Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-04-05, 08:56   #13
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mendoj qe gjelozija e tepert vjen deri te ndartja e nje qifti mirepo osht mire me gjelozu ngapak e jo shume me tepru
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-05, 15:54   #14
Adolf_H
 
Anėtarėsuar: 29-04-05
Vendndodhja: Munchen
Postime: 3
Adolf_H e ka pezulluar reputacionin
Gabim

XHELOZIA SHTON DASHURINE...

PA XHELOZI SKA DASHURI.
__________________
\"H H\" - \"8 8\"
Adolf_H Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-05, 12:14   #15
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

XHELOZIA SHTON BUDALLALLEKUN... :?: :!: :!: :!:


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.