Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-02-07, 15:08   #1
arton121
 
Avatari i arton121
 
Anėtarėsuar: 13-12-06
Vendndodhja: gjermani
Postime: 119
arton121 i dashurarton121 i dashurarton121 i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Vin-Diesel
Pershendetje juve !!

Per momentin gjindem ne wein, dhe nje dite shkova ne Muzeun shtetror te Austris!
Aty ne hyrje te Muzeut pash qe ishin edhe mjetet e Luftetarit Skenderbeu.
Aty gjindej Shpata, Rrobat edhe Kapelja...

Qka mendoni ju se a jan ato Mjete Luftarake ne nje Muezum te duhur,Apo duhet te jen ne ndonje Muzeumet Shqiptare!!Kujt i takon qe keto mjete ti kerkoj nga Austria dhe te dergohen ne vendlindjen e luftetarit Skenderbeu??
ma mir jan atje se fatkeqsisht ne shqiptart skemi kultur,shkoll te duhur e mjete per ti pasur ato ne shqipri...


__________________
"PSE UNE FRYHNA?? FRYHNA SE JAM KATOLIK QE 2000 VJET, SIKUR GJERGJ KASTRIOTI..."
arton121 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-02-07, 16:15   #2
arber145
 
Avatari i arber145
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 55
arber145 me shokė shumearber145 me shokė shume
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek arber145
Gabim

te pershendes se pari Une them se duhet te jene ne Shqiperi ato mirepo ne anen tjeter me mire qe jane atje ne austri sepse me pas qene ne shqiperi deri tash ishin zhduk!!!
arber145 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-07, 10:55   #3
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arber145
te pershendes se pari Une them se duhet te jene ne Shqiperi ato mirepo ne anen tjeter me mire qe jane atje ne austri sepse me pas qene ne shqiperi deri tash ishin zhduk!!!
arber' si mendon se ishin zhduk..?!! mos je i dehur zotrote,,,,
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-07, 18:37   #4
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb

I nderuar!
E keni fjalen per herojn tone Kombtar,(emri i te cilit asht) Gjergj Gjon Kastrioti / Skenderbeu ,apo ndoj tjeter
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 04:52   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fjalet e fundit tė Skenderbeut

Fjalėt e fundit tė Skėnderbeut

Dr. Shan Zefi

Nga njė letėr qė ruhet nga ky Pa-ė, do tė mjaftonte tė shihet se ēfarė qėndrimi kishte ai ndaj shqiptarėve qė pėrjetonin terrorin dhe qė detyroheshin ta-shmė ta braktisnin atdheun:
"S'mund tė shikohen pa lot kėto anije, qė duke lėnė rivierat e detit shqiptar arrijnė nė portat e italianėve, kėto familje tė mjerueshme e tė zhveshura, qė tė dėbuara nga shtėpitė e tyre, rrinė nė plazhet e detit, duke i shtrirė duart nga qielli e duke mbushur ajrin me rėnkime, me njė gjuhė tė pakuptueshme".
Kėto ishin rrėfimet e prekshme tė njė Kryeprifti qė kishte respekt tė thellė e dashuri pėr popullin shqiptar, qė falė ndihmės sė tij, ishte e mundshme tė vazhdohej rezistenca me armė. Mirėpo, pikėrisht gjatė epo-kės sė kėtij Pape do tė ndodhė fillimi i eksodit shqiptar, duke filluar pra, nėse jo mė herėt, nė vitin 1467 e ku do tė emigrojnė nėpėr vende tė Italisė, ndėrsa dita mė e zezė, qė u pėrmend nė fillim tė kėtij studimi, do tė jetė njė vit mė vonė, mė 17 janar 1468, kur Gjergj Kastriotit i pushoi zemra sė rrahuri, qė pėr dy dekada e gjysmė luftoi pėr komb e pėr fe tė tė parėve tė tij. Shpejt pėrfituan turqit nga kjo vdekje e Heroit Kombėtar e Martirit tė krishterimit dhe sollėn shumė njerėz nė skllavėri. Shkodra e Kruja ende rezistonin, gjė qė dėshmon se shpirti i Gjergj Kastriotit ende ishte i gjallė te bashkatdhetarėt e tij.
Pali II, edhe pas vdekjes sė Gjergj Kas-triotit vazhdoi ta bėnte atė qė ishte e mun-dur. Nė ditėn e Zonjės sė Papėrlyer e publikoi njė apel tė paqes mes shteteve italiane, qė ishin shpeshherė nė mosmarrėveshje, du-ke e emėruar Bartolomeun Colleoni gjeneral nė luftė kundėr turqve nė Shqipėri, me njė stipendi prej 100 mijė fiorinėsh.
Derisa rreziku i turqve bėhet edhe mė i madh, ndėrkohė vdes edhe ky Papė filosh-qiptar, mė 22 korrik 1471, duke u lėnė pa-sardhėsve tė Selisė sė Shenjtė ta vazhdojnė edhe mė tutje luftėn e drejtė pėr liri, ashtu siē bėri mė parė edhe vetė i Madhi Gjergj, kur nė ēastin e vdekjes u lė kėtė testament gruas sė vet Donikės e birit tė tij Gjonit
:"Donicė grueje e źme e dashtuna, e ti Gjon biri źm i perzźmerti, t'a dijni se un e ndiej vetin aq keq, sa m'a merr se jam ngjat me u dą kso jete, po ndolli kta, do t'i shtrohemi vullndesės hyjnore. Mbasi pra ti, o Gjon, jé tepr i ri, e s'kishe me kźnė i zoti me qeverisė shtetin t'onė, as me e mprojtė prej anmiqve t'onė, e sidomos prej Turkut, qi āsht shum i fuqishem, kam dą me tė lānė nen mprojtje tė Venedikut, sikurse disa heresh mė ka kshillue e porositė i dashtuni vllau i źm, i Pėrndritshmi Pąl Ejllori, Arēipeshkvi i Durcit, tė cilin, po i pėlqej tė Madhit Zot me mė marrė prej kso jete nė jetė mā tė mirė, po e lā nė vend t'źmin e nė zyren t'źme.
T'urdhnoj pra, o djali i źm, mos me u shmangė kurr prej tij, as prej qortimeve e urdhnimeve tė tija, perse tuj bā gjishēka mbas vullndesės e kėshillit tė tij, s'ké kurr me gabue, tuj kźnė ai nierė shumė i pershpirtshem, shum i dijshem, i urtė e i mirė kejet.
Tuj bā kshtu jam i sigurėt se s'ka me tė dalė kurr puna keq, a me u dą me marre, shnjerzim e dam sado tė vogel, pse i drejt-uem prej tij, kurr s'ké me u pendue. Jam ma-ndej i sigurėt, se se ai per hater t'źm, ką me tė dashtė, e ka me t'a pasė kujdesin, si t'ishe shi djali i tij. E po i pelqej tė Madhit Zot qi un tė dahem tashti prej kso jete, po tė thom qi mbasi tė m'i késh mbyllė syt e mi, meihe-rė tė vesh nė Pulje, nė kshtjellet t'ona, nė tė cilat ké me banue deri sa tė burrnohesh. Ké me shkue mandej nė Venedik, e ké me bā gjithshka ka me t'u vu barrė prej atij Senati, i cili jo veē se ka me tė kqyrė me sy tė mirė, por ką me tė kthye shtetin tand, e ka me t'a sigurue at sundim, tuj tė mprojtė prej ēdo persone qi kishe me u rrekė ma t'a marrė. Po tė porosis pėr se forti tė gjith nenshtetasit t'onė, tė cilėt mė jānė mbajtė perherė bes-nikė, e mė kanė dashtė; e mundou sidomos me bą qi mā fort tė duen se tė druen, shka ke me muejt letas me ia mbrrijtė, por kje se tė gjith njinji pą hater e pajė ké me qeverisė, e ké me bā me u shikjue per sė forti drejtsija.. Mbi ēdo tjter tė késh, o biri i źm, para syve t'u frigen e tė Madhit Zot, e dashtnin ndźj fqij. Tė jésh i ardhshem e i ambel me tė gji-th nenshtetast t'u e mundoni, si tė thaēė sy-pri, me bā qi ma fort tė duen se tė druen. Nder tė gjitha rasat ké me u drejtue mbas kėshillit e mėsimit tė sypri permendunit Pa-lit, Arēipeshkev, e tuj bā kshtu s'ké kurr me gabue. Ké me kźnė besnik e mik i sinēerėt i Republikės sė Venedikut".
Edhe nga ky testament i fundit mund tė shihet se ēfarė ishte qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike) qė, Donikėn, Gjonin e shtetin e vet ia beson atij qė vazh-dimisht e kishte pėrkrahur e mbajtur mora-lin e popullit dhe tė tij, pra ai qė e shkroi formulėn e pagėzimit nė shqipe, i pėrndritshmi argjipeshkėv Pal Engjėlli.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-10, 11:45   #6
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Fjalet e fundit tė Skenderbeut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu

Fjalėt e fundit tė Skėnderbeut
Dr. Shan Zefi

kur Gjergj Kastriotit [...] luftoi pėr komb e pėr fe tė tė parėve tė tij. Shpejt pėrfituan turqit nga kjo vdekje e Heroit Kombėtar e Martirit tė krishterimit. Shkodra e Kruja ende rezistonin.
Pali II, edhe pas vdekjes sė Gjergj Kas-triotit vazhdoi ta bėnte atė qė ishte e mun-dur.

Edhe nga ky testament i fundit mund tė shihet se ēfarė ishte qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike) [...] pra ai qė e shkroi formulėn e pagėzimit nė shqipe, i pėrndritshmi argjipeshkėv Pal Engjėlli.
Lexova kete postim te percjecllur me autoresi te nje "Dr." shkencash. Ne Itali, ku doktorohen prifterinjte dhe ku ka me shume te tille se ne Shqiperi apo Kosove, nuk nodh qe titulli, nese mund ta quajme laik "dr." te shoqeroje emrin e klerikut. Tek ne nodh, qe titulli fetare te zevendesohet fare. Edhe Papa aktual ka doktorature, por a keni vene re t'i derjtohet njeri me "Dr."?! Kjo tregon, qe ne fillim se cfare ngjyre do te kete shkrimi dhe cfare qellimi ka postimi. Megjithate mua me pelqen pasi verteton se Zefi nuk eshte studjues serioz, por vetem prfit i zellshem i mgleur pak ne Mesjete.

Me tej, ne fjalet ne "corsiv" qe jane te vetmet te priftit Shan Zefi, nuk zhgenjehem nga mendimi im i mesiperm.

Ka disa ide qe rrjedhin nga analiza e dokumentit. Duhet thene ne fillim, se per nje dokument eshte i nevojshem burimi dhe disa referenca e jo "testameti i filanit" sepse te tille shkruan cdo njeri, sic ishte testamenti i Kostandinit, ku i linte Kishes autoritet politiko-fetrare dhe territore, e ne te veretete u zbulua pas 1200 vitesh, se ishte nje fallso. Pra, zakonisht nga "doktoret", kerkohet edhe justifikim i seriozitetit te fushes ku jane doktoruar. Shohim qe Zefi eshte ne prift ne sherbim te Kishes dhe asgje me teper.

Ky pohim vertetohet, sic thash nga fjalet e tija, si komenti i figures se Skenderbeut. Ai e quan "Martirit tė krishterimit" dhe evidenton "qėndrimi i Gjergj Kas-triotit ndaj Kishės (Katolike)". Tek citimi i fundi kembengul ne kllapa, te percaktoje cilen Kishe, pasi ajo tjetra eshte e jashteligjshme. Skenderbeu ne fakt lidn si ortodoks ne nje familje ortodokse ku i Ati kishte sponsorizuar per nje nga manastiret e famshme te malit Atos ne Greqine e sotme. Kruja kishte nje bazilike ortodokse dhe e gjitha familja e Gjergjit, ka antroponimi ortodokse. Prifti Zefi, kete nuk e shikon fare, e anashkalon edhe pse eshte doktoruar si studjues, edhe pse si prift duhet te tregoje te verteten.
Nuk do hyj me shume ne detajet e qendrimit te Skenderbeut ndaj Kishes Katolike, por do kujtoja se nje qendrim i tille ben Heroin Kombetare nje Hero Kishtare duke e larguar nga atdheatrizmi dhe nacionalizmi i quajtur shqiptarizem, per intersa te ngushta te priftit Zefi. Zoteria ben nje lapsus banal kur pohon se luftoi "pėr fe tė tė parėve tė tij" ne njekohe qe me poshte percakton Kishen Katolike, kur feja pararendese e Kastriotit ishte ortodosksia! Po keshtu edhe e familjes se bashkeshortes Donikes; e burrit te motres qe shkoi tek Crnojeviēet; e motres qe shkoi tek Muzakajt; dhe e gura se vete djalit te Skenderbeut, qe u martua me nje ortodokse. Nuk jane rastesi keto. Kjo eshte feja e te pareve te Skenderbeut. Keshtu Zefi, tregon se vlerat e larta si studjues.

Nuk mjafton kjo, Ai shkruan se luftoi per "komb "! Ku kishte Komb ne Mesjete?! Serbet e bejne nje pretendim te tille, te nisur nga arsye shovinsite, por ta beje nje studjues qe pretendon se eshte edhe perendimore, eshte qesaharake. Mbase Ai eshte koshient se nuk ka komb, por nje Skenderbe qe lufton vetem per Kishe, do te ishte i shemtuar dhe pasi Zefi nuk i heq dot "luftoi per Kishe" eshte i detyruar te shtoje edhe "luftoi per Komb". Ky eshte motivi i pare, ndersa i dyti eshte se,per Zefin Kombi shqiptare duhet te jete domosdoshmerisht Katolik, te tjeret jane joshqiptare sebashku me origjinat iliro-pagane.

Se fundit, nje ndalese e detyruar tek Pal Engjelli. Zefi nuk e percakton ate si njeri atdhetare, dhe nuk jep asnje hollesi, por evidenton "formulen e pagezimit". Valle eshte kjo formule shenje nacionalizmi, Kombi dhe cdo gje tjeter qe lidhet me laicizmin e Shqiptarizmit?! JO.
Pal Engjelli perktheu nje formule feare per t'i sherbyer komunitetit fetare, pra per qellimi teresisht fetare. Ai nuk perktheu Aristotelin sic behej ne Itali, madje nuk perktheu as Biblen sepse popullit (kjo) "nuk i duhej njohuria". I mjaftonte nje formule. Arsyeja e formules vjen si shqetesim i Pal Engjellit per ato familje, qe nuk kane mundesi te pagezojne femijet ne Kishe dhe mund ta bejne vete, ne kushte lufte, apo per ato prifterinj qe nuk njohin latinisht. Pra gjithmone per t'i sherbyer Krishterimit, me falni, Katolicizmit sepse vetem ky vlen per Zefin: Krishti i te tjereve eshte Djall.

******

Shan Zefi, nuk na mrekullon shume, por deshmon edhe nje here, nepermjet papagalleve se Feja eshte mbi gjithcka. Pra ky shkrim i sjelle ketu, eshte ploteisht antikombetare dhe totalisht monofetare. Do te shtoja, madje, se eshte nje shkrim ofendues ndaj figures madhore te Skenderbeut.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 01-02-10 nė 11:53
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-10, 08:34   #7
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kodra : 22-02-10 nė 18:29
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-11, 19:31   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Himni i trimave Shqiptar nė kohėn e Skendėrbeut



Kalojmė nė fusha, kalojmė nė male
Kėrkojmė kulla e tokė ...
Kjo ditė na ftonė edhe kush nuk ndalėt,
Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu,
Athdeu ne na fton, Atdheu !
Atdheu ne na fton, ne na fton ...

Na pritė ō popull, na prit ō popull
Po vimė nė shpėtim,
E le t'pėrhapėt vallė rreth e rrotull,
Kjo kėng si kushtrim, si kushtrim...
Kjo kėng, kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim, kjo kėng!
Kjo kėng, si kushtrim, si kushtrim...

Tė gjithė o burra mbas Kastriotit,
Luftojmė si vetima...
Nė luftė bimė si burrat moti,
Nė krujė, trima nė krujė, trima nė Krujė !
Nė krujė, nė Krujė trima nė Krujė, nė Krujė !
Nė Krujė, trima n'Krujė, trima n'Krujė !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-11, 16:05   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:34   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

A ka ekzistuar njė portret i vėrtetė i Skėnderbeut

Portreti mė i saktė, njė punim venecian, ėshtė paraqitur nga Marin Barleti, nė librin e famshėm "Historia de vita et Scanderbegi Epirotarum Princips", qė ėshtė botuar nė Romė

At Vinēens Malaj

Figura e shkėlqyer e heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, si njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė historisė sė popullit qiptar dhe roli i tij nė mbrojtjen Kombėtare kundra pushtuesėve osmanė nė shekullin e XV-tė, ėshtė i njohur mjaft mirė nga biografitė e shumta tė tijat dhe e ndriēuar deri diku nga dokumentat e kohės.

Nė vitet e fundit, e sidomos nė 1968-ėn me rastin e 500 vjetorit tė dekjes sė tij, janė shoshitur dhe sqaruar nė shumė pikpamje e sa e sa ēėshtje tė rrethanave, nė lidhje me jetėn, veprėn, epokėn dhe luftart e rezistencėn e tij bashkė me princat e tjerė shqiptarė kundra armikut tė pėrbashkėt otoman. Ndėr kumtesat e sudimet e shumta qė janė mbajtur sidomos gjatė kremtimit tė 500 vjetorit qė ishte dhe vit jubilar i tij, vlejnė pėr tu pėrmenduar ato tė Tiranės, Prishtinės, Romės, Palermos dhe disa qyteteve tė tjera ku u ligjėruan ato. Nė kėto studime janė sqaruar shumė ēėshtje historike, si dhe ndikimi i figurės sė tij nė literaturėn botėrore si
nė prozė, poezi ashtu dhe inspirimi qė ka dhėnė vepra luftarake e
tij nė muzikė dhe arte tė tjera. Nisur nga kėto, kanė dalė dhe vazhdojnė tė dalin ende nė dritė shumė dokumenta dhe botime tė reja, tė panjohura deri mė tashti.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:35   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Parafytyrimi i Skėnderbeut

Megjithkėtė ndėr tė tjera, ende nuk ėshtė sqaruar krejt mirė, ose ėshtė folė pak e gabimisht, mbi njė problem qė pėr shumė kėnd paraqet interesim tė madh. Ky problem, ėshtė ēėshtja e autenticitetit dhe fytyrimit tė Skėnderbeut, ndėr portretet e tija qė sot gjenden tė ruajtura ndėr muzeumet e ndryshme europiane, siē janė ato tė Firences, Milanos, Vjenės, Berlinit, Palermos etj. Duke pasur rastin tė merrem me mbledhjen
bibligrafike tė botimeve tė shumta mbi Skanderbegun, qė nė mbarė botėn janė shtypė dhe rishtypė me qindra e qindra qė prej shekullit tė XV-tė e deri nė ditėt tona, tė cilat ruehen nė bibliotekat mė tė famėshme tė qyteteve europiane, porsi pėrgatitje pėr tė dhėnė njė kontribut modest tė manifestimeve e pėrkujtimeve kastriotjane tė Romės e Palermos, isha i ngarkuar nga Drejtori i Institutit tė Studimeve Shqiptare tė Universitetit tė
Romės, Prof. Ernest Koliqit, qė me materialin e mbledhur tė hapja njė ekspozitė nė ato dy qytete.

Prej gojės sė shumė vizitorėve ndjeja orė e ēast pyetjen :" Cili ėshtė portreti mė autentik i Skėnderbeut dhe a ekziston njė portret i tillė?" Nisur nga kjo gjė, po orvatem tė jap njė pėrgjigjie sqaruese, duke shtjellue njėkohėsisht pėrfytyrimin e historianėve tė ndryshėm mbi portretin e Skėnderbeut, tė ilustruem deri diku dhe nga ekspozitat qė u hapėn nė Romė e Palermo. Para se tė pėrshkruaj pėrfytyrimet e Skenderbeut, tė cilat kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, desha tė theksoj se deri mė sot nuk e dimė me siguri se ekziston apo ka ekzistuar me tė vėrtetė nė Shqipėri apo nė botė njė pikturė ose kopje e pėrfytyrimit tė vėrtetė autentik i Skėnderbeut, qė tė ketė qenė i drejt pėr drejt qė nga koha e tij. Tė gjithė ato kopje qė janė ruajtur deri nė ditėt tona, janė shumė mė tė vonėshme, ose janė kopje tė bėra sipas ndonjė ekzemplari
mė tė vjetėr, ose sipas pėrfytyrimit tė pėrshkrimit qė i ka bėrė Marin Barleti e biografėt e tjerė tė tij. Por a ėshtė bėrė ndonjė portret sipas kujtimit tė atyre biografėve qė e kanė njohur vetė personalisht Skėnderbeun, nuk dihet asgjė me siguri, mbasi pėr kėtė nuk ka dokumente tė kėtij lloji.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:35   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Pėrse nuk ka portret tė Skėnderbeut

Mungesėn e njė kopje tė portretit tė Skėnderbeut, mund ta kuptojmė nėse shkojmė nėpėrmend jetėn dhe veprimtarinė e tij, i cili nė kundėshtim me atė qė bėnin princat e tjerė e kapedanėt e famshėm tė Europės tė epokėes sė tij, ai nuk kishte kohė qė tė rrinte me duar nė gji duke pozuar para piktorėve dhe artistėve tė ndryshėm. Madje me bindje mund tė themi se po t` ė i ishte ofruar ndonjė piktor Skėnderbeut, ai me siguri do ti ngjeshte atij shpatėn nė vend tė penelit. Po kėshtu nuk dihet, se gjatė kohės qė Skėnderbeu ka banuar nė Romė dhe Napoli, a i ėshtė ofruar ndonjė piktor pėr ti bėrė portretin. Lidhur me kėtė gjė nuk
ekziston asnjė lloj informacioni. Ėshtė thėnė se gjoja autor i njė portreti tė tij, mund tė ishte piktori e portretisti i famshėm venecian Gentille Bellini (1429-1507), i cili nė vitin 1479, simbas kėrkesės sė Sulltanit, qė i bėri senatit tė Venedikut, udhėtoi deri nė Stamboll e aty u ndal pėr dy vjet, ku bėri edhe njė portret tė Mehmetit tė Dytė, qė sot ruhet nė Londėr. Por njė pohim i tillė ėshtė i kotė, pasi nuk ka asnjė themel historik, e nuk pranohet nga kritika serioze. Ndėr koleksionte botėrore dhe private, ashtu ruajtur deri nė ditėt tona njė numėr i madh i portreteve tė Skėnderbeut, por mjerisht vjetėrsia dhe kualiteti artistik i tyre, ėshtė mjaft i dobėt. Ato janė tė gjitha kopje, ose kopje tė
kopjeve, tė shumta tė fundit tė shekullit XVI-tė, e tė shekujve tė XVII e XVIII-tė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:36   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Portreti mė i mirė, nė Firence

Portreti i Skėnderbeut qė e njohim mė sė miri dhe qė zakonisht prej shumkujt konsiderohet mė origjinali dhe mbi autencitetin e tij mund tė diskutohet, ėshtė padyshim portreti me ngjyra i cili ruhet ende dhe sot, nė "Galleria degli Uffizi" nė Firence. Mund tė thuhet se me tė vėrtetė ky ėshtė njė ndėr kopjet mė tė bukura tė Skėnderbeut, qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, megjithse edhe ai portret i pėrket njė piktori tė dorės sė dytė pėr nga ana artistike. Nė kėtė portret, Skėnderbeu ėshtė i paraqitur nė profil, i sjellun nga e djathta e me mjekėr tė gjatė e tė thinjur, e cila valė valė i rrėshket hijshėm mbi parzėm qė ėshtė e mbuluar me njė gunė apo tallagan tė rrethuar me lesh tė zi e pėrqafore tė kuqe. Nė kokė ka njė kėsulė skarlati tė kuq, tė ashtquajtur "alla
Caramagnola", nėn tė cilėn i rrėshqet njė copė beze apo astar pėr ta mbrojtur nga djersa. Shikimi i tij nė atė pikturė, ėshtė mjaft i theksuar e i mprehtė, por mė fort i ėmbėl se sa i vrazhdė. Balli ėshtė i gjerė dhe me rrudha e ėshtė i mbuluar deri nė gjysėm nga kėsula. Hunda ėshtė e madhe dhe pak e krrutė, e musteqet e bardha dhe tė gjata i mbulojnė buzėn esipėrme, kurse buza e poshtėme ėshtė e spikatur e pak e lavjerrėt. Syprina e kokės mban mbishkrimin :GEORGIVIS SCANDER BEK.

Prejardhja e portretit tė Firences

Prejardhja e kėtij portreti nė Galerinė e Firences, duket se ėshtė nga koleksioni i Pal Jovit (Paolo Giovo 1483-1552) humanistit tė pėrmendur, mjekut, historianit, shkrimtarit tė famshėm, e ipeshkvit titullar tė Noēerės, njėrit ndėr biografėt e Skėnderbeut. Ky person nė vitin 1536 nė brigjet e liqenit Lario afėr Comos, ndėrtoi njė vilė simbas projektit tė Giorgo Vasrit qė njihet si "Villa Plianina", me afreske e kopshtije, ndėr tė cilat zunė vend koleksionet e qindra pikturave. Paolo Giovo aty ekspozoi
portrete tė njerzėve mė tė pėrmendur, sidomos mbretėrve, princėrve, e kapedanėve tė famshėm nga tė gjitha kombet. Disa nga kėto piktura tė njerzėve tė famshėm, Jovit ja patėn dhuruar miqtė e shumtė tė tij, kurse pėr tė tjerat, ai organizoi piktorė qė kopjuan e riprodhuan ato portrete qė ruheshin ndėr familjet princore. Kriteri i tij ishte qė pikturat tė ishin sa mė origjinale e artistike, e kopjet sa mė tė pėrngjashme tė modelit qė ato
parafytyronin.

Miqėsia e Jovit me shumė artista tė kohės sė vet, sikurse ishte dhe Giulio Romano, dishepulli i Rafaelos, bėri qė ai tė mblidhte njė sasi tė madhe pikturash tė autorėve tė njohur, siē ishin Rafaelo, Tiziani, Mikelanxhelo, Visari etj. Ndėr kėta ishte dhe portreti i Mehmetit tė dytė, i pikturuar nga Gentillle Bellini. Deri nė atė kohė, askush nuk kishte njė kolesion tė atillė, as dhe muzeu i Vatikanit nuk mund tu lavdėronte se kishte njė koleksion
si ai i Jovit. Po kėshtu nė atė kohė, shumė familje pasanikėsh, me tė vėrtetė kishin nėpėr sallonet e tyre portrete, por vetėm tė pjestarėve tė familjes dhe jo tė princėrve tė tjerė. Pėr kopjen e portretit tė Skėnderbeut nė kėtė koleksion, nuk kemi tė dhėna tė sigurta se si ai erdhi nė muzeumin e Jovit apo prej cilit piktor ishte punuar dhe si qe mė vonė fati i asaj pikture. Po kėshtu, pėr atė qė sot ruhet nė "Galleria degli Uffizi" tė Firences, nuk e dimė me siguri, se a ėshtė origjinali i muzeut Jovian, apo kopja e bėrė prej piktorit Cristofano dell ` Altisimo gjatė viteve 1552-1556, sipas porosisė sė Cosimo I De Medici, pėr galerinė e tij nė Firence, qė sot quhet "Degli Uffizi".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:37   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Kopje tė tjera tė portretit

Kopje tė tjera qė pak a shumė i ngjasin kėtij portreti, por shumė mė tė dobta se ai portret, janė bėrė dhe mė vonė, sikurse ai qė ruhet sot nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos. Kopje tė tjera tė portretit tė Skėnderbeut janė bėrė nga mbarimi i shekullit tė XVI-tė, simbas urdhėrit tė Kardinalit federicho Borromeo (1564-1631) nga koleksionet e ndryshme tė Romės, Firences, Torinos, e sidomos nga koleksioni i portreteve tė Muzeut Jovian. Kjo kopje ėshtė shumė mė e dobėt se origjinali. Fytyra ėshtė mė e rrumbullakėt, kapelja mė e madhe dhe e fryrė e mjekrra e lėmuar. Sipas kėtij portreti, duket se ėshtė dhe njėri ndėr ato dy portrete qė ruhen nė muzeumin e Vjenės, njėri qė ruhet nė
Pinakotekėn e Seminarit tė Monreale afėr Palermos dhe njė tjetėr i Seminarit italo-shqiptar qė ėshtė dhuruar nga familja Genzarelli etj. Imitime tė portretit qė ndodhej nė muzeun Jovian, u bėnė dhe nga Tobias Stimmer. Gjithashtu sipas portretit tė muzeut tė Jovian, ėshtė bėrė pėrfytyrimi i Skėnderbeut duke u imituar nga Domenico Custos, qė ėshtė riprodhuar nė librin e botuar nė Oeniponti nė 1601-in dhe nė pėrmbledhjen e botuar nga J. Pretorio nė "Augusta Bavaria" nė 1602-in.

Ky i fundit ėshtė riporodhim i tė parit, veēse e paraqet Skėnderbeun deri nė brez, ndėrsa nė botimin e parė, Skėnderbeu ėshtė i paraqitun jo vetėm deri nė brez, por krejt trupi nė ngjasim truproje, i vendosur nė njė gungė me shtylla tė qėndisura. Nė dorėn e djathtė ai mban shpatėn, e me dorėn tjetėr e kallxon atė. Te kambėt nė anėn tjetėr, gjendet pėrkrenarja e Skėnderbegut. Si pėrkrenarja ashtu dhe shpata, janė ato qė sot gjindėn nė muzeumin e Vjenės, tė cilat e kanė prejardhjen nga koleksioni i Arqidukės Ferdinand tė Tirolit, pėr tė cilin ishte botuar libri i lartpėrmendur. Pėrkrenaren dhe shpatėn e Skėnderbeut, Arqiduka Ferdinand i pati blerė nga konti Ėolfang. Mbas kėtij botimi janė bėrė dhe imitime tė tjera ndėr libra, si "Georggius Bertoldus Pontanus a Braitenberg" tė botuar nė Hanover nė 1609, nė veprėn e Jacobus Kockert e shumė e shum variante tė tjera. Njė kopje e pikturės sė Skėnderbeut nė kėmbė e me pėrkrenare e shpatė, i veshur me pancere dhe hekur, gjendet edhe sot nė koleksionin e kėshtjellės Ambras nė Tirol.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-08, 02:14   #15
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

MBI DEBATIN PER SKENDERBEUN
H. Feraj


Debati pėr mendimin politik tė Skėnderbeut ėshtė i hershėm. Orientimi i tij politik ėshtė vėnė nė dyshim dhe madje ėshtė kundėrshtar nga njė pjesė e shqiptarėve qė pėr tė gjallė dhe gjatė kohės sė veprimtarisė sė tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri nė ditėt e sotme. Nė dy vitet e fundit ky debat ėshtė rikthyer.

Shkas pėr rikthimin e debatit u bė libri politik "Skicė e mendimit politik shqiptar" botuar nė Tiranė mė 1998, por shkak edhe mė i rėndėsishėm janė rrethanat politiko-shoqė rore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik nė
Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni dhe pėrgjithėsisht reflektimi i shqiptarėve mbi qenjėsimin e vet politik tė sotėm dhe tė kaluar si pėrpjekje pėr tė kuptuar gjendjen e vet tė sotme dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nė rrethanat e sotme. Pėr tė hyrė drejtpėrdrejtė nė temė, konteksti i debatit dhe ēka thuhet nė libėr, megjithėse ėshtė element i rėndėsishėm i kuptimit tė kėtij debati, do tė lihet pėr nė fund. Tani ia vlen tė pėrmendet vetėm njė moment sqarues: kundėr pėrshkrimit nė libėr tė mendimit politik nė periudhėn e Skėnderbeut janė shprehur vetėm nivele tė ulėta mendore, kryesisht nė gazeta si "Zėri i Kosovės", "Balli Kombėtar" (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjė organ tjetėr i kėtij niveli, ndėrsa profesionistė t, studiuesit ose kanė heshtur, ose e kanė vlerėsuar pozitivisht librin. Prandaj pėrfshirja nė kėtė debat u bė
e nevojshme pėr tė sistemuar debatin, pėr tė vėnė rregull sė paku pėrshkrues, sepse duke pasur nivel tė ulėt mendor, debatuesit i kanė bėrė rrėmujė argumentet e veta. Kjo do tė ketė rrjedhojė ndėr tė tjera pėrpjekjen time pėr t'u ulur nė nivelin e kritikėve dhe
shmangien e disa karakteristikave tė debatit profesional si referimet tek autorėt e burimet, heqjen e pėrkufizimit tė koncepteve, mospėrmendjen e problemeve njohėse dhe epistemologjike, mungesėn e shqyrtimit tė teorive ndihmėse, metodologjisė etj., etj. Argumentet e paraqitura nė debat nuk janė tė miat, janė tė shpėrndara nėpėr
autorė tė ndryshėm, ndėrsa merita ime ėshtė vetėm tė pėrshkruaj qartė dhe nė mėnyrė tė sistemuar debatin e shpėrndarė.
Debati zhvillohet ndėrmjet dy qasjeve:
1)njėra qasje ngul kėmbė se Skėnderbeu nuk duhet shqyrtuar nė mėnyrė kritike qoftė edhe sikur t'i ketė shkaktuar fatkeqėsitė mė tė mėdha popullit shqiptar,
2)tjetra ngul kėmbė se Skėnderbeu duhet t'u nėnshtrohet rregullave tė tė menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si ēdo objekt tjetėr i studimit.
Nuk ekziston ndonjė qasje konseguente e tipit tė parė, dmth qė Skėnderbeu tė mos shqyrtohet nė mėnyrė kritike, por mė tepėr ėshtė fjala pėr njė qėndrim qė thotė se "kur e kritikoj unė, kritika ėshtė e lejueshme dhe e drejtė, kur e kritikon tjetri, kritika nuk ėshtė e lejueshme dhe e drejtė".

Kėshtu pėr shembull, historiografia enveriste vetė e ka kritikuar Skėnderbeun nė shumė drejtime si pėr natyrėn klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjė kėndvėshtrim tjetėr, pėr shembull ka kėndvėshtrimi i logjikės nacionaliste, atėherė historianėt enveristė dalin nė mbrojtje tė paprekshmėrisė
sė figurės sė Skėnderbeut, akuzojnė palėn kritike se po fyen heroin kombėtar dhe ndjenjat e shqiptarėve, etj., etj. Megjithkėtė ky lloj qėndrimi kėtu do tė trajtohet si njė qasje e vetme qė thotė se Skėnderbeu duhet pėrjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera tė studimit.

Gjatė gjithė historisė sė debatit nė mbrojtje tė pėrjashtimit tė Skėnderbeut nga rregullat e studimit si ēdo objekt tjetėr janė sjellė dy llojė argumentash:
argumentet shkencore dhe
argumentet praktike, (ose me terma tė tjerė, argumentet `prudenciale' , pragmatiste, politike).

Pėrmbledhtas janė sjellė kėto argumente teoriko-shkencore:

1-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i Evropės pėr ēerek shekulli;
2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit;
3-Skėnderbeu ėshtė krijuesi i miqėsisė sė popullit shqiptar me
popujt
e tjerė tė Ballkanit (sllavėt dhe grekėt);
4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe
pavarėsi;
5-Skėnderbeu ėshtė krijues i shtetit shqiptar;
6-Skėnderbeu ėshtė mit dhe simbol i shqiptarėve dhe teorikisht ėshtė argumentuar se mitet dhe simbolet duhet tė lihen tė kryejnė funksionin e tyre si tė tilla.



vazhdon
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.