Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-11, 13:33   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shembuj tė mirė

I kisha lutė anėtarėt qė nė kėtė temė tė japin vetėm shembujt e mirė, pa diskutime dhe pėrqarje.
Ju falėneroj pėr mirėkuptimin tuaj !



Ja njė shembull i mirė i tolerancės, harmonisė, marrveshjes dhe bashkpunimit Shqiptarė tė tė gjitha besimeve.


Shėnimi i 100 vjetorit i Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe 1911 - Manifestimi "Zėri i Vėllazėrisė pėr 100 vjetorin e Kryengritjes nė Malėsi" - Mbajtur nė Gllogjan , Kosovė (te Kullat e Haradinajve ).






__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-07-11, 11:27   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shembuj tė mirė

http://articles.cnn.com/2011-07-18/w...my?_s=PM:WORLD

CNN.com
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-11, 16:19   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Cool Titulli: Shembuj tė mirė

Globus
Hapėsira pėr avdes nė universitetet amerikane


Krahas universiteteve tė Michigenitm, Dearbornit dhe George Washington edhe universiteti i Bostonit, pėrveē hapėsirės pėr faljen e namazit, ka pėrgatitur edhe avdes-hanen pėr studentėt myslimanė.

Duke marrė parasysh se nė universitetin e Bostonit studiojnė njė numėr i madh i studentėve myslimanė, autoritetet e universitetit kanė vendosur t’ua lehtėsojnė ibadetin.

“Pamė se shfrytėzimi i banjave tona pėr pastrim pėrbėnte njė problem dhe vendosėm tė pėrgatisnim njė hapėsirė tė veēantė pėr marrjen e avdesit. Studentėt na janė shumė falėnderues. Dua tė theksoj se studentėt mysliman nuk kėrkuan nga ne tė bėjmė njė gjė tė tillė, ne vendosėm vetė kur pamė se sa e rėndėsishėm ėshtė namazi nė jetėn e tyre”, thotė Margot Veldivia, drejtor i Qendrės pėr gjuhėn angleze nė universitetin e Bostonit.

PS: Hajt tash naj shembull nga bota islame qe ka bere perafersisht te njejten per komunitetet tjera fetare !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-13, 18:08   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shembuj tė mirė

Shembuj te keqinje , shembuj te mire...






Shefqet Krasniqi e tejkalon ēdo normė kombėtare.


Deklaratat dhe veprimet e Shefqet Krasniqit nė kohėn e fundit i kanė kaluar tė gjitha normat morale tė njė predikuesi fetar, e ēka ėshtė mė tepėr njė presoni i cili thirret nė njė fe siē ėshtė Islami. Vetė fjala "Islam" d.m.th. paqe, prandaj misioni kėsaj feje ėshtė qė nė rruzullin tokėsorė tė reflekton tolerancė, bamirėsi, luftimin e tė keqes, kundėr dhunės, etj..(G.I.):
Feja Islame ėshtė tolerante ndaj vetė myslimanėve po edhe ndaj jomyslimanėve, vetė traditat e saj kanė treguar se popujt mysliman qė nga koha e Muhamedit deri nė ditėt e sodit kanė ditė t'i ruajnė vlerat e veta por edhe t'i respektojnė vlerat e tė tjerėve. Prandaj predikimi i Shefqet Krasniqit nė emėr tė fesė Islame ėshtė plotėsisht i pa bazė dhe i pa argumentuar, i cili e keqpėrdorė fenė Islame pėr qėllime tė caktuar, tė njė grupi tė caktuar njerėzish pėr interesa tė ngushta. Deklaratat e tij janė aq irrituese dhe skandaloze sa qė pyes veten e bėnė me vetėdije apo ėshtė i obliguar nga qarqe tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit qė tė pėrēaj komunitetin mysliman nė Kosovė apo edhe tė ndjellė urrejtje ndaj tė tjerėve.

Ēėshtja e shamisė nuk ka pėrfunduar, ajo vetėm sa ka filluar tė aktivizohet si duhet, si njė problem mjaft i tej-zgjatur dhe i manipuluar, i cili duhet tė rregullohet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Tė mos harroi Express e as tė tjerėt se vullnetin e popullit nuk mund ta mposhtė as udhėzimi administrativ i njė ministrie tė lodhtė, e as kushtetuta e cila nuk ka zbritur prej qielli, e as asnjė fuqi tjetėr nė kėtė dynja.

Unė jam i gatshėm tė pranojė ēdo qėndrim burrėror e tė drejtė nė mbrojtje tė shamisė nga ēdo lider e qytetar, qoftė ai edhe me kryq nė ballė, ngase edhe unė do tė isha i gatshėm tė mbroja mbulesėn e njė besimi tjetėr po tė vihej para njė diskriminimi siē po ndodhė me besimin tonė. ( Dr. Shefqet Krasniqi , Ēėshtja e shamisė nuk ka marrė fund, do tė zgjidhet ne emrin e Zotit)


Shikoni miq tė nderuar, ne kėto ditė i tham botės se nuk jemi tė gatshėm pėr tu pėrfshirė nė kėtė operacion dhe se Shqipėria nuk do ta marr pėrsipėr kėt mision ( e dijmė cka),por edhe Shefqetit i themi se ajo pun e shamisė ka pėrfunduar.

Por qė ta kemi tė qartė se cdo tė thot tė jesh edhe hoxhė por edhe shqiptar do t iu rikujtoj s pari se Hoxha Krasniqi harron se jeton nė Evropė dhe misioni i tij nuk mund tė shkoj pėrtej pragut tė shtėpisė, dhe nuk mundet qė rininė tonė tė pastėr si loti t'i mbėshtjellė nė shallvare e t'i mbulojė me tė zeza, sepse kėtu nuk ėshtė Azi e as Afrikė, qė tė ruhemi nga dielli pėrcėllues e tė mbulohemi tė tėrė dhe s dyti Said I.
Najdenin, i cili njihet edhe si Hoxhė Voka apo Hoxhė Vogli, rilindės, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i ēėshtjes kombėtare, i lindur nė Dibėr tė Madhe nė vitin 1864.Ne jemi njė popull autokton 100% shqiptar.



Hoxhė Voka


Gjatė shkollimit tė tij nė Stamboll nė medresenė e Hajdar Pashės, Saidi u njoh dhe lidhi njė shoqėri shumė tė afėrt me hafėz Ibrahim Mitrovicėn tė cilin e pati shokė tė medresesė, i cili po ashtu mė vonė u dallua me aktivitetin dhe veprimtarin e tij pėr ēėshtjen kombėtare. Nė Stamboll asokohe zhvillohej njė veprimtari mjaftė e gjerė propagandistike pėr ēėshtjen kombėtare, ku krerėt e Rilindjes dhe tė Lėvizjes kombėtare shtėpitė e veta i kishin kthyer nė klube nė tė cilat mbaheshin dhe dėgjoheshin ligjėrata mbi historinė dhe kulturėn kombėtare, ku nxiteshin dhe frymėzoheshin kuadrot tė reja pėr veprim kombėtar. Njė vizitor i shpeshtė i kėtyre shtėpive ka qenė edhe vetė Saidi.

Po ti ,Zoti Shfqet Krasniqi?


I ushqyer nga gjithė ajo qė shihte, qė dėgjonte, dhe qė perceptonte nė Stamboll sikurse qė shprehet studiuesi i njohur dr. Mahmur Hysa nė njė shkrim tė tij tė veēantė kushtuar Said Najdenit, ai mundohej tė njėjtėn gjė ta zbatojė edhe nė Dibėr. Kjo vėrehej qartė ngase, sa herė qė vinte Saidi nė Dibėr gjatė pushimeve shkollore, bėnte propagandė pėr mendimet dhe idetė e rilindėseve.

Po ti Zoti Krasniqi?

"Nuk vuaj pėr para e pėr grada por pėr komb e atdhe" thoshte ai.

Dhe nė vitin 1888 me pėrpjekje tė mėdha dhe guxim tė pa shoq, i vetėdijshėm pėr rrezikun qė mund ti kanosej, Saidi arriti qė nė shtėpinė e vet ta hap shkollėn e parė shqipe e cila punonte nė fshehtėsi. Aso kohe shtypi i kohės pėr Dibrėn shkruante: "Si nė vende tė tjera, edhe kėtu nė Dibėr zuri me hy dashuria e mėmėdheut bashkė me tė gjuhės! Sot nė Dibėr kemi shumė zotėri pleq tė ndershėm qė pėrpiqen pėr pavarėsinė e gjuhės shqipe...i madh e i vogėl thėrrasin: me gjuhė ruhet mėmėdheu, me shkollė mirėsohet kombi!

Mirėpo duhet ditur se ēdo herė e mė tepėr veprimtaria e kėsaj shkolle vinte duke u vėshtirėsuar, sepse ishte e pa mundur qė mos tė zbulohej nga autoritet osmane, aq mė tepėr pse ajo bėri njė jehonė tė madhe nė opinion. Ndėrkaq qė autoritet turke dhe ata pro turke Hoxhė Vokėn filluan ta akuzojnė, si njeri qė dėshiron ta helmojė rininė dhe ta largojė atė nga rruga e fesė, duke e njollosur se "hoxha ėshtė prishur nga feja", "ėshtė kaur" etj., andaj e shpallėn si tė pa fe, dhe shkuan aq larg sa qė nuk e lejonin tė falej nė xhami. Hoxhė Voka i menēur, i vendosur, plot energji, elan dhe guxim, ishte zotuar se ēfarė do qė i del pėrpara nuk do tė mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombėtar, dhe pėr akuza tė tilla nuk ia ndiente fort veshi, ndėrkaq qė ai kishte si udhėrrėfyese pėr besimtarėt fjalėt: "Myslimanėt e vėrtet duhet tė dinė se feja islame urdhėnon me e dashur atdheun", dhe "Pėr mėmėdhenė duhet me qenė shėrbėtorė, njeriu sa dashuri tė ketė nė mėmėdhenė, aq dashuri ka nė fenė".

Shkolla u mbyll pas njė viti. Autoritetet osmane Hoxhė Najdenit i ofruan punė nė administratė, por ai zgjodhi dhe eci nė rrugėn tjetėr, siē kishte thėnė edhe vetė: “Nuk vuaj pėr para e pėr grada, por pėr komb e atdhe. Unė dua tė fitoj liri me i mėsua kėtij populli gjuhėn shqipe, qė ta njeh veten e tij e tė pėrpiqet pėr vetvete”.

“Shkolla shqipe nė Dibėr dhe nė disa fshatra nė rrethinė dhe librat shqip, qė qarkullonin gati nė ēdo shtėpi nxitėn armiqtė qė shkollat t'i mbyllnin, librat tė ndalohen dhe Hoxhė Voka tė ndiqet nga pushteti. Shkollat u mbyllėn por jo edhe ideja, kėshillat, dhe frymėzimi i Hoxhės qė ndikonte edhe nė rrethanat politike. Nė kėtė mėnyrė dhe nė kėto kushte dhe rrethana Hoxhė Saidi, ndiente nevojėn pėr tė kontaktuar drejtpėrdrejti me krerėt dhe veprimtarėt e lėvizjes shqiptare tė Stambollit qė t'i njoftoj me gjendjen nė Dibėr e cila ishte mjaft kritike.”

“Nė momentet e fundit tė jetės, para se t'i pushoi edhe pėr pak qaste rrahja e zemrės, Hoxhė Saidi kishte lėnė kėtė porosi: "Pa fituar Shqipėria lirinė, mos mė vini gurė mbi varrin tim. Pasi tė fitohet liria tė m'i vini gurėt duke i shkruar shqip. Mbi ta tė vini njė flamur." Pra siē po shihet Saidi nuk e humbte shpresėn se do tė vijė dita kur edhe zogu edhe bilbili do tė kėndojnė lirisht shqip.” po juve cka t iu shkrujneė ne gurin e varrit , apo do qė tė varrosin nė zallin e Afrikės ,pa shenjė e pa dokė?

Njė fetar i mirė duhet tė jetė edhe kombėtar i flakėt dhe anasjelltas.


Prej veprave qė na kanė mbet nga ky rilindės janė dy: "Fe rrėfenjėsja e myslimanėve", botuar nė shtypshkronjėn Mrothėria nė Sofje nė vitin 1900, qė ka 64 faqe dhe e dyta ėshtė "Abetare e gjuhės shqipe ndė tė folė gegėnisht", botuar po nė Sofje mė 1900, por pa emėr tė autorit, pra anonime me 16 faqe. E para ėshtė njė vepėr fetare e mbėshtetur nė parimet Kur'anore, qė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė. Ky pėrfaqėson njė manual fetar, por me mjaft tė dhėna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atė fetare dhe atė tė mendjes, tė cilat, duke u mbėshtetur nė Kur'an, nuk i kundėrvihen njėra-tjetrės. Nuk e mohon rolin qė luan feja nė ndėrtimin moral-etik tė njeriut, por e mban edhe mendimin se feja nuk e pengon njeriun tė ketė dashuri ndaj atdheut... dhe nėse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bėn kurrfarė mėkati, sepse mund tė mbetet pėrsėri besimtar i devotshėm. Dituria pėr tė ėshtė njė armė e fuqishme, qė mėkon ndėrgjegjen kombėtare, qė e njeh njeriun me shumė tė dhėna, i jep atij pavarėsi dhe e bėnė tė barabartė me tė tjerėt. Parulla e Hoxhė Najdenit ishte: "Qė shqiptarėt tė shpėtojnė nga rreziku, ka vetėm njė rrugė: me u zgjua kombi, me mėsue gjuhėn e tij, me i dalė zot vetes."


(Materialet q u frytezuan per kete shkrim jane “Ēėshtja e shamisė nuk ka marrė fund, do tė zgjidhet ne emrin e Zotit :Dr. Shefqet Krasniqi”: “Shefqet Krasniqi e tejkalon moralen dhe njerėzoren, Gazmend Islami”,“Rreziku nga levizja vehabite ne trojet etnike shqiptare!, Sabri Selmani”, “Said Najdeni - "Hoxhė Voka", “DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtės i paepur i pavarėsisė shqiptare. Dr. Laurant BICA” “Enciklopedia “100 personalitete shqiptare tė kulturės islame”)


Fahri Xharra, 16.11.13 Tiranė
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-12-13, 15:51   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shembuj tė mirė

“Shqiptarėve, njė Nobel pėr tolerancė ndėrfetare”



Nen organizimin e Kėshillit Qendror Islamik tė Zvicrės (ICCS ), pėr tė tretin vit me radhė u mbajt nė Gjenevė konferenca ndėrkombėtare mbi islamin. Nė mesin e 10 referuesve, i pranishėm ishte edhe imami nga Kosova, Shefqet Krasniqi.


Krasniqi ka thėnė se shqiptarėt nė Evropė janė shembull i tolerancės fetare, madje edhe politike.

“Janė liridashės dhe paqėsor. Luftėrat atyre u janė imponuar nga regjimet e ndryshme ne rajon. Nėse do tė ekzistonte njė Ēmim Nobel pėr tolerancė ndėrfetare , ai duhet t’ju jepet shqiptareve nė Ballkan, sepse kėtė e meritojnė”, ka deklaruar ai, transmeton Presheva Jonė.

Ndėrsa, imami Fadil Musliu ka thėnė se islami nė Kosovė ėshtė transparent, qė ka prioritet paqen dhe bashkimin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-01-14, 13:46   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shembuj tė mirė

Fishta, Hoxhė Ibrahimi dhe Papa Kristo Negovani



Tė mos ia veshin laicitetin dhe modernizimin vetėm komunizmit. Shoqėria shqiptare e ngritur dhe elita e saj kishte filluar udhėtimin drejt modernizimit karshi religjionit shumė dekada mė herėt.Sepse qė atėherė e panė mirė ēfarė sjell ana tjetėr.

Propaganda fetare e praktikuar sė fundi nga disa klerikė dhe ndoshta dy organizata politike nė vend, me apo padashje ka pėrfshirė pėr sė vdekuri shtresėn intelektuale dhe ushtarake tė mbi njėqind viteve ndėr shqiptarėt. Natyra me prirje tė moderuar e kategorisė sė njerėzve i qė dhanė shtytje forcimit tė ndjenjės kombėtare, ka tendencė tė mbulohet padrejtėsisht me petkun religjioz, nga dy formacione politike dhe teologė qė sė fundi nuk e dinė vendin e tyre. Fabrikimi i tė dhėnave dhe prezentimi i disa materialeve nė mėnyrė tė njėanshme, nė shėrbim tė shpėrndarjės sė ideve politike krijon njė tablo tė qartė mbi ekzistencėn e rrymave fetare tė elektrizuara brenda shoqėrisė shqiptare sė fundi. Megjithatė personalitetet historike edhe pse janė organikisht tė vdekur dhe nuk kanė gojė tė flasin, asesi nuk mund tė sinkronizohen gabim dhe tu ngjitet dicka qė nuk pėrkon me tė bėmat, mendimet dhe orientimet e tyre politiko-shoqėrore. Ata kanė thėnė shumėcka pėrmes sjelljeve dhe veprimtarisė sėtyre publike si dhe pėrbrenda mendimeve tė shkruara qė kanė arritur deri nė ditėt e sotme.

Fillimisht qėllimi pėr tė transmetuar nė publik mendime politike qė i japin kreditet kryesore religjionit nė procesin e zgjimit kombėtar apo ruajtjes sė identitetit etnik, pėrveē pasaktėsisė ndėrlidhė nė vete edhe drojėn pėr ekzistencėn e njė ane tė errėt pėrbrenda kėtij komuniteti qė hap gojėn vėrdallė pėr hipotezat e pambėshtetura si kėto. Nėse i shmangemi popullizmit tė praktikuar nga shtresa politike e mėvonshme qė ka mbuluar shumėēka pėr hir tė bashkimit tė njerėzve pėrreth ēėshtjes sė komb dhe shtetndertimit, ndikimi I religjionit nė krijimin e vetėdijes kombėtare, mund tė na shfaqet shumė mė ndryshe ( nė disa raste edhe destruktiv ) se sa qė jemi mėsuar ta pohojmė. Sa pėr ilustrim thirrja e Pashko Vasės, pėr tė lėnė anash dallimet ndėrmjet besimeve dyshoj tė jetė motivuar nga ekzistenca e ndonjė fraksioni fanatik ndėr popull , sepse ndryshe nuk do ta thoshte. Si personalitet Pashkoja na shfaqet shumė i moderuar nė raport me konfesionet, duke thėnė metaforėn mė tė nevojshme pėr kohėn kur ai ka jetuar. Nga grupet e paditura dhe shoqėritė radikale religjioze duhet tė jetė goditur siē goditėt edhe sot pėr sė vdekuri nga disa njerėz naivė qė ose nuk e kanė tė qartė domethėniėn e fjalės metaforė ose qėllimisht e shtrembėrojnė nė fjalimet para masės pėr interes tė caktuar.

Nėse “ tjerrėn “ si duhet dokumentet e arkivuara, atėherė nė kohėn kur kombet mbijnė nėpėr gjithė globin, ndėr shqiptarė mentaliteti radikal fetar shfaqet si pengesė nė mundėsinė e ngritjes popullore tė organizuar qė do t'i printe themelimit tė njė shteti tė bashkuar shqiptar. Hasan Prishtina nė kujtimet e tij, tregon me gisht drejt fanatizmit fetar nė lidhje me dėshtimin e kryengritjės sė vitit 1912 kur ishte nė kulmin e suksesit, derisa nė librin e George Gawrych “ Gjysmėhena dhe shqiponja “ thuhet se ndalimi i shtypit ne gjuhėn shqipe nga Perandoria Turke, u bė me kėrkesė tė klerit mysliman nė Shqipėri, duke arritur deri tek ēėshtja e Republikės Katolike tė Mirdites nė kohėn kur shqiptarėt qėndronin pėrballė pikėpyetjės sė madhe tė ekzistencės.

Prezenca e fanatizmit fetar nė konakun e disa shqiptarėve, konfirmohet edhe nga vetė dokumentet osmane dhe qartėsisht duket se ka qenė njė lloj barre nė procesin e pėrhapjės sė idesė pėr shtetndėrtim. Ndėrsa, shtresa intelektuale shqiptare, paralelisht duke analizuar korrespodencėn e tyre ndėr kohė si dhe duke i gjurmuar publikimet dhe tė bėmat e tyre, pa mė tė voglin dyshim buronte nga njė ideologji e modernizimit tė skajshėm nė raport me religjionin.

Pėrzgjedhja e alfabetit latin nė tė shkruar, nė vend tė shkronjave arabe ose greke, ėshtė vetėm njėra nga cėshtjetku shtresa intelektuale shqiptare shfaqet e zgjuar, e orientuar drejt, e pjekur, duke zhbllokuar hamendjėn e tė huajve mbi dyshimin se nė cilin qytetėrim takojnė Shqiptarėt. Pėrbrenda kėtij komuniteti nuk kishte vetėm figura publike tė besimit ortodoks apo katolik por edhe klerikė tė besimit islam si Hoxhė Hafiz Ali Korēa i cili shpėrtheu nė grevė si kundėrpėrgjegjje ndaj masave tė partisė “ Ittihad ve Tereki “ pėr tė ndaluar pėrdorimin e shkronjave latine ndėr shqiptarė. Iniciativa “ derė me derė “ e Hasan Prishtinės dhe Myfit Bej Gjirokastrės, tė dy tė besimit Islam dhe deputetė tė parlamentit turk, nė territorin e Kosovės dhe pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė sipėrme, pėr tė bindur popullin qė largimi i alfabetit arab ėshtė i nevojshėm, zbulon poashtu njė anė shumė tė moderuar tė figurave tė para intelektuale nė historinė e shqiptarėve karshi religjionit, nė kohėn ku pėrmes fesė bėhej thirrje nga zyrtarė e nėnpunės turq si dhe nga njė fraksion i shqiptarėve konservativ tė besimit islam, pėr lojalitet ndaj perandorisė dhe alfabetit zyrtar arab.

Shtresa e parė intelektuale dhe e ngritur e shqiptarėve pėrmes ideve tė shpalosura guximshėm padyshim se i paraprijnė krijimit tė njė situate mė tė favorshme tė komunikimit ndėrfetar, eliminimit tė intepretimeve tė dyshimta fetare, dhe diskreditimit tė grupeve radikale tė instrumentalizuara nga jashtė. Nė kėtė shtresė kishte edhe klerikė nė zė, qė i pėrulėshin perėndisė sipas normave tė besimit, por mbi tė gjitha ishin kombėtarė e tė moderuar, qė mė pas u bėnė pikė referimi pėr njė sjellje tė mirė. Pėr shėmbull :nė Kongresin e Manastirit, gjatė njė fjalimi patriotik tė Gjergj Fishtės, hoxhė Hafėz Ibrahim Efendiu nga Shkupi, i zuri rrugėn priftit dhe iu hodh nė qafė duke qarė e puthur si fėmijė. ( Kėshtu e jep, fjalė pėr fjalė Mustafa Nano nė librin e tij “ Unė jam Gege “ ) Gjergj Fishta nė anėn tjetėr nė Lahutėn e Malcisė shkruan krahas Soko Tonės edhe pėr lavdinė e Ahmet Zenelit, krahas Vuksan Gjelit katolik edhe per burrėrinė e Sinan Ajės musliman. Sigurisht edhe Hoxhe Hafėz Ibrahimi ashtu edhe Gjergj Fishta janė goditur e sharė nga shtresat radikale tė vetat megjithatė shqiptarėve tė rinj u lanė shembuj tė mirė pėr tė ndjekur. Janė “bujq” qė hodhėn farėn e tolerancės fetare.

Naim Frasheri ėshtė muslimani i parė qė ka shkruar studim mbi tė bėmat e Skenderbeut, derisa vėllau i tij Shemsedin Sami Frasheri ka lartėsuar personalitetin e tij nė shumė raste tė deklarimeve publike. Sigurisht qė edhe ata mund tė jenė goditur nga simpatizantė tė intepretimeve ekstreme pėr shkak tė lėvizjeve fetare tė Skenderbeut, megjthatė suksesi nė punėn e tyre arsyetoi ēdo mundim e fjalė tė duruar. Lartėsimi i ikonės mesjetare shqiptare krijoi njė figurė gati mitologjike shumė tė nevojshme pėr ti motivuar shqiptarėt nė cdo fushė tė betejės, derisa vėllėzėrit Frashėri zunė vend nė cdo faqė tė historisė dhe rrespekt tek cdo shqiptar i ditur. Pėr tė vėrtetuar disi konstatimin e thėnė mė lart, mė duhet tė ia bashkangjes kėtu njė shprehje tė Mustafa Krujės me tė cilėn e mbyll letrėn dėrguar Sali Nivicės ( tė dy intelektualė tė besimit Islam ) nė lidhje me zhvillimet e kryengritjės sė vitit 1912 “ Tashti lum vllai, s`po kam ma tjetėr veēse me urue qi Perėndija e shpirti i Skanderbegut tė na ndihmojė “ .

Nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, ka edheintelektuale dhe njerėz tjerė tė njohur tė cilėt duken tė moderuar karshi konfesioneve. Faik Konica shfaqet i qartė nė kėtė sferė ku pėrmes publicistikės synon orientimin e masave popullore drejt mendimit dhe pikėpamjeve liberale duke vėnė nė shėnjestėr vazhdimisht sjelljėn dhe mentalitetin radikal nė cėshtjet fetare. Safet Butka, Mehdi Frasheri, Tajar Zavalani poashtu.

Pėr tė iu afruar fundit, Fishta, Hoxhė Hafez Ibrahimi, Vėllėzerit Frashėri, Hasan Prishtina, Myfit Bej Gjirokastra, Faik Konica, Mustafa Kruja, Papa Kristo Negovani ( I vrarė pse ligjeroi nė kishė shqip ) etj janė goditur nga elemente tė ndėrlidhur me ekstremizmin fetar nė mė shumė se njėqind vite, goditėn edhe sot, megjithatė populli dhe historia atyre iu perulet, derisa shtresa e identifikuar me ekstremizėm fetar, nuk mbledh nė vete lavdi, nuk pėrmendėt pėr tė mirė dhe cilėsohet me tė drejtė si kategoria mė e turpshme e historisė sė shqiptarėve. Pse kjo shtresė e zezė nuk u zgjėrua dhe erdhi duke u zvogėluar nė numėr, ėshtė meritė e njerėzve nga komuniteti intelektual qė i pėrēuan popullit mesazhe tė qarta nė lidhje me dėmet qė prezenca e forcave ekstreme mund tė sjellė.Ėshtė e padiskutueshme qė fraksione minore tė ekstremit fetar kishte, por ato u goditėn fuqishėm nga shtresa e mendjeve tė ndritura shqiptare fillimisht, e pastaj edhe nga vetė populli.

Kėshtu qė mos tė ia veshin laicitetin dhe modernizimin vetėm komunizmit. Shoqėria shqiptare e ngritur dhe elita e saj kishte filluar udhėtimin drejt modernizimit karshi religjionit shumė dekada mė herėt.Sepse qė atėherė e panė mirė ēfarė sjell ana tjetėr.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.