Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-09-11, 17:28   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Shtetet e civilizuara mė tė fuqishme pėrballė terrorizmit


Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, nė 10 vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka lėshuar njė deklaratė pėr media, pėrmes sė cilės ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e popullit tė Kosovės pėr viktimat, tė mbijetuarit dhe familjet e tė gjithė njerėzve qė pėsuan nė kėtė ngjarje tragjike.





“Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 pėrbėjnė aktet mė tė rėnda terroriste kundėr shtetit simbol tė lirisė dhe demokracisė, kundėr vlerave demokratike tė botės sė civilizuar, tė cilat kėrcėnuan nė mėnyrėn mė tė ashpėr paqen dhe sigurinė botėrore”, ka thėnė Hoxhaj.

Ai ka theksuar se kėto ngjarje tė cilat goditėn popullin amerikan dhe mbarė botėn demokratike, shėnojnė njė etapė tė re tė angazhimit kundėr kėrcėnimit terrorist.

“Dhjetė vjet pas kėtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shtetet e civilizuara tė tė gjithė globit, janė mė tė fuqishme, mė tė pėrgatitura dhe mė tė bashkuara pėrballė terrorizmit, i cili pėrbėn kėrcėnimin mė tė madh ndaj shoqėrisė moderne demokratike”, ka thėnė ministri.

Hoxhaj ka deklaruar se populli i Kosovės tashmė e ka shndėrruar kėtė pėrvjetor nė ditė tė kujtesės dhe respektit pėr SHBA-tė, aleates themeltare tė shtetėsisė sė Kosovės.

Me kėtė rast, ministri ka rikonfirmuar vullnetin e palėkundur tė Republikės sė Kosovės pėr pėrmbushjen e angazhimeve tė saj pėrkrah shteteve demokratike aleate, dhe pėr tė kontribuuar nė pėrmbylljen me sukses tė luftės kundėr terrorizmit duke garantuar nė kėtė mėnyrė lirinė, demokracinė dhe paqen nė botė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-09-11, 17:32   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Thaēi: 11 shatori, sulm kundėr botės demokratike


Me rastin e 10 vjetorit tė sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka dėrguar njė mesazh ku thuhet se sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 ishin ndėr ngjarjet mė tragjike qė goditėn popullin amerikan dhe mbarė botėn demokratike.






“Sulmet e 11 shtatorit e rikonfirmuan shpirtin e madh tė kombit amerikan, qė di t’i pėrballojė tragjeditė”, thuhet nė mesazhin e kryeministrit Thaēi.

“Sot, pas dhjetė vjetėsh, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po dalin gjithnjė e mė tė fuqishme pėrballė forcave tė organizuara terroriste, duke dėshmuar epėrsinė e pakrahasuar tė vlerave tė demokracisė e tė lirisė, duke pėrmbysur regjime diktatoriale, duke rritur hapėsirėn gjeografike dhe politike tė shoqėrive demokratike”.

Dhjetė vjet mė parė qytetarėt dhe institucionet e Kosovės u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke pėrjetuar rėndė sulmet terroriste mbi njė vend mik, qė kishte dhėnė kontribut thelbėsor nė ēlirimin e vendit tonė.

“Qytetarėt e Kosovės gjithmonė u janė mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr ndihmesėn e dhėnė nė rrugėn e lirisė dhe tė ndėrtimit tė demokracisė sė shtetit tonė tė ri”, ka thėnė Thaēi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-11, 20:06   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

AAK solidarozohet me SHBA-tė nė 10-vjetorin e tragjedisė

Me rastin 10-vjetorit tė sulmeve tė shėmtuara terroriste kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, 11 Shtatorit 2001, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės i kujton me respekt tė gjithė ata qė humėn jetėn nė kėtė tragjedi dhe solidarizohet me familjet e tyre, qeverinė dhe popullin amerikan.






11 shtator 2011
Ekonomisti
“Sa herė qė kujtojmė tragjedinė e dhjetė viteve mė parė, tė gjithė ne marrim mė shumė forcė e motiv nė luftėn e pėrbashkėt kundėr terrorizmit, kėsaj tė keqeje qė ėshtė kėrcėnimi mė i madh i botės nė shekullin XXI”, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė AAK-sė.
AAK pėrcjellė bindjen e saj tė fuqishme se populli i Kosovės do tė qėndrojė pėrherė i rreshtuar pėrkrah SHBA-ve dhe demokracisė perėndimore, nė frontin e pėrbashkėt kundėr terrorizmit dhe pėr mbrojtjen e lirisė e tė paqes nė mbarė botėn.
Secila betejė e fituar kundėr kėtij kėrcėnimi botėror, e gėzon Kosovėn dhe popullin e tonė. Populli i Kosovės, duke qenė pėr kohė tė gjatė i shkelur e i kėrcėnuar nga nga regjime kriminale, shtypėse e terroriste, e kupton drejt dhe qartė vlerėn e shenjtė tė lirisė dhe tė paqes.
“Ne iu jemi pėrherė mirėnjohės SHBA-ve dhe demokracive perėndimore, tė cilėt nė kohėt mė tė rėnda ishin pėrkrah nesh, nė pėrpjekjet pėr liri e dinjitet kombėtar e qytetar. Ne do tė jemi pėrherė tė rreshtuar nė anėn e SHBA-ve dhe tė demokracisė perėndimore, nė frontin e pėrbashkėt kundėr shtypjes sė lirisė dhe kėrcėnimit tė paqes, kudo nė botė”, thuhet nė komunikatė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-11, 20:09   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Fronti i pėrbashkėt kundėr terrorizmit


Shikuar nė dimensionin global, sulmet terroriste tė 11 Shtatorit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė ndryshuar formėn e kėrcėnimeve dhe rreziqeve, duke bėrė qė kėto tė jenė mė shumė tė karakterit asimetrik, vlerėsojnė ekspertėt e ēėshtjeve tė sigurisė nė Kosovė.





11 shtator 2011
Sipas tyre, kjo ka bėrė qė gatishmėria vepruese e institucioneve ndėrkombėtare tė sigurisė t’iu pėrshtatet rrethanave tė reja.

Ramadan Qehaja, ekspert i ēėshtjeve tė sigurisė, vlerėson se luftimi i terrorizmit, gjatė kėtyre 10 vjetėve, ka shfaqur dallime nė koncepte ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe njė pjese tė Evropės.“Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė qenė mė pro-aktive dhe do tė thosha mė parandaluese, duke angazhuar forca dhe mjete tė duhura pėr t’iu kundėrvėnė kėsaj dukurie, jo vetėm brenda, por edhe jashtė shtetit”.

“Nė anėn tjetėr, njė pjesė e shteteve evropiane e kanė trajtuar kėtė dukuri nga kėndveprimi i sigurisė publike, duke u koncentruar nė ndėrmarrjen e masave pėrbrenda dhe nė luftimin e terrorizmit brenda shteteve tė tyre”, thotė Qehaja.

Naim Maloku, po ashtu ekspert i ēėshtjeve tė sigurisė, vlerėson se shumica e njerėzve nė botė janė vetėdijesuar se terrorizmi ndėrkombėtar ėshtė rrezik pėr tė gjithė dhe jo vetėm pėr njė shtet.

“SHBA-tė ėshtė dashur ta humbin njė kohė pėr t’i bindur posaēėrisht demokracitė perėndimore dhe popujt tjerė, se rreziku nga terrorizmi ndėrkombėtar mund ta godasė secilin popull dhe secilin shtet. Pra, disa vite ėshtė dashur pėr kėtė”.

“Por, mendoj se pėr kėta 10 vjet, praktikisht, ka kaluar ajo faza e bindjes dhe ėshtė krijuar njė front i pėrbashkėt i shumė shteteve dhe popujve nė atė luftė. Kjo ėshtė e arritura e botės nė kėta 10 vjet”, thekson Maloku.

Sa i pėrket Kosovės, sipas ekspertėve tė sigurisė, terrorizmi ndėrkombėtar nuk pėrbėn ndonjė kėrcėnim tė nivelit tė lartė.

Sipas Qehajės, Kosova ėshtė vend i vogėl dhe si i tillė nuk perceptohet si njė cak i domosdoshėm i sulmit. Por, ai thotė se territori i Kosovės mund tė shfrytėzohet si transit pėr kryerjen eventuale tė sulmeve terroriste.

“Nė kohėn e fundit janė vėrejtur implikime tė disa grupacioneve apo organizatave, tė cilat do tė mund tė kishin ndėrlidhje tė dyshimtė nė kėtė aspekt. Nė aspektin institucional, baza ligjore kryesisht ekziston nė vendin tonė dhe veprimet policore te ne janė vlerėsuar kryesisht tė suksesshme”.

“Mirėpo, mungesa e kapaciteteve tė kuadrove dhe teknike tė forcave pėr luftimin e ndonjė niveli mė tė lartė tė terrorizmit, do tė mund tė privonte policinė nė pėrballimin e sfidave tė kėtij lloji”, thotė Qehaja.
Sipas Malokut, Kosova dhe populli shqiptar kanė arritur tė vetėdijesohen nga rreziku i terrorizmit ndėrkombėtar dhe nuk kanė lejuar tė jenė pre e pėrfshirjes eventuale nga ndonjė segment i rrezikshėm.

“Serbia ėshtė pėrpjekur shumė qė ta keqpėrdorė 11 Shtatorin, pėr tė aluduar se Kosova dhe populli shqiptar - pėr shkak se shumica janė me pėrkatėsi fetare islame - mund tė jenė rrezik pėr popujt tjerė dhe pėr demokracitė perėndimore”.

“Mendoj se ėshtė arritur njė bindje se Kosova ėshtė e rreshtuar pėrkrah fuqive tė mėdha, tė cilat e kanė barrėn kryesore - do tė thotė, SHBA-tė dhe fuqitė e mėdha perėndimore - nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar”, shprehet Maloku.

Ekspertėt e ēėshtjeve tė sigurisė nė Kosovė vlerėsojnė se, pėrkundėr faktit se janė bėrė hapa tė mėdhenj, sidomos me eliminimin e kokės sė Al Kaidės, Osama bin Laden, dhe shumė bashkėpunėtorėve tė tij, lufta kundėr terrorizmit ndėrkombėtar do tė vazhdojė.

Nė kėtė drejtim, sipas tyre, kėrkohet bashkėveprim nė tė njėjtin front i tė gjithė popujve dhe shteteve qė dėshirojnė qetėsi dhe siguri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 11-09-11 nė 20:10
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-11, 09:35   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Dita e zezė e 11 Shtatorit



Frank Shkreli


Amerika dhe pothuaj e gjithė bota kujton kėtė tė diel 10-vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit tė vitit 2001, nė Nju Jork, nė Uashington dhe nė Pensilvani. Mėngjesin e asaj dite tė zezė tė vitit 2001, terroristėt islamikė tė Al Qaidės rrėmbyen katėr aeroplanė pasagjerėsh. Dy aeroplanė goditėn godinat binjake tė “World Trade Center” nė Nju Jork. Njė aeroplan tjetėr u pėrplas nė godinėn e Pentagonit afėr Uashingtonit dhe aeroplani i katėrt, pasagjerėt e tė cilit u kacafytėn me terroristėt, e qė besohet se kishte pėr objektiv Shtėpinė e Bardhė, u pėrplas nė njė fushė nė Shansksvill tė shtetit Pensilvania. Sulmi terrorist i 11 Shtatorit ishte mė i rėndi nė historinė e Amerikės duke shkaktuar pothuaj tre mijė viktima tė pafajshme nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumė vende tė tjera tė botės, pėrfshirė edhe tre shqiptarė, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Anė e mbanė Shteteve tė Bashkuara, nė qytete tė mėdha e tė vogla, do tė mbahen ceremoni pėrkujtimore me kėtė rast, por nė Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani mbahen ceremoni tė posaēme pėrkujtimore, pasi kėto ishin vendet qė pėsuan sulmet e rėnda terroriste. Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Barack Obama do tė vizitojė tė Dielėn kėto tri qendra, ku sipas zėdhėnėsit tė Shtėpisė sė Bardhė, Xhej Karni -- Presidenti do tė nderojė kujtimin e atyre qė kanė humbur jetėn dhe do tė nderojė tė gjithė ata qė iu pėrgjigjen kėsaj tragjedie, si zjarrfikės, policė e tė tjerė, duke humbur jetėn e tyre dhe shumė veta qė rrezikuan jetėn pėr tė shpėtuar tė tjerėt - nė njė ditė qė ėshtė ngulit pėrgjithmonė nė mendje e nė zemėr tė amerikanėve. Thuhet se Presidenti Obama do tė nderojė nė kėtė ditė edhe ushtarakėt tė cilėt kanė shėrbyer nė luftėrat e mėvonshme nė Irak e nė Afganistan, si dhe nė vende tė tjera, nė pėrpjekje pėr tė zhdukur terroristėt pėrgjegjės pėr ato sulme tė dhjetė vjetėve mė parė.

Burimet zyrtare thonė se megjithėse autoritetet federale dhe vendore pohuan se ekziston njė “kėrcėnim i besueshėm, por i pakonfirmuar terrorist” me rastin e 10-vjetorit tė sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit, 2001, Presidenti Obama dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė nuk e kanė nė mend tė ndryshojnė planet e udhėtimit pėr tė nderuar viktimat nė Nju Jork, nė Uashington dhe nė Pensilvani. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, gjatė njė fjalimi nė Nju Jork, e pėrshkroi kėrcėnimin si njė raport se “al-Kaida po pėrpiqet pėrsėri tė dėmtojė amerikanėt dhe nė veēanti tė vejė nė shėnjestėr Nju Jorkun dhe Uashingtonin”.

Presidenti Obama do t'i drejtohet kombit me njė fjalim tė shkurtėr gjatė njė ceremonie nė Qendrėn e Arteve “Kenedi” nė Uashington mbrėmjen e 11 Shtatorit, gjatė tė cilit, sipas agjencisė sė lajmeve Asociejted Pres, Presidenti Obama pritet t’i thotė kombit dhe botės se Amerika ėshtė mė e fortė se sulmet e Al-Qaidės ose se ēdo kėrcėnim tjetėr ndaj atdheut. Sipas Asociejted Pres, e cila citon zėvendės kėshilltarin e presidentit pėr ēėshtje tė sigurimit kombėtar, Ben Rodės, Presidenti Obama do tė nėnvizojė faktin se si ka ndryshuar jeta pėr shumė familje tė prekura nga sulmet e 11 Shtatorit, si edhe pėr forcat e armatosura, tė cilat gjatė kėsaj periudhe nė Irak dhe nė Afganistan, kanė humbur mbi gjashtė mijė anėtarė tė tyre dhe janė plagosur mbi 45-mijė tė tjerė.

Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, qė ishte president nė kohėn e sulmeve terroriste dhjetė vjet mė parė, do tė jetė sė bashku me Presidentin Obama gjatė ceremonisė pėrkujtimore nė Nju Jork. Ishte presidenti Bush, ai i cili pas sulmeve terroriste dhjetė vjet mė parė, i shpalli luftė terrorizmit botėror, duke filluar sulmet kundėr Al Qaidės si edhe luftėrat nė Irak dhe Afganistan, e tė cilat i vazhdoi edhe Administrata e Presidentit Obama, pėrpjekje kėto qė mė nė fund ēuan nė kapjen dhe vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden.

Edhe ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut nė kohėn e sulmeve terroriste kundėr qytetit tė tij, Rudi Gjuliani do tė jetė gjithashtu i pranishėm nė ceremonitė pėrkujtimore nė Nju Jork. Zoti Gjuliani, i cili u dallua pėr lidershipin e tij gjatė sulmit kundėr godinave binjake tė Nju Jorkut dhe ėshtė quajtur si kryebashkiaku i Amerikės, komentoi nė njė artikull mbi kėtė pėrvjetor, botuar nė gazetėn kombėtare Usa Today, duke thėnė se “Mėsimi qė mund tė marrim nga sulmet e 11 Shtatorit, ėshtė se Amerika me tė vėrtetė ėshtė njė vend unik e i jashtėzakonshėm. Ne i bėmė ballė sulmit armiqėsor mė tė rėndė nė historinė tonė, qėllimi i tė cilit ishte tė na shkatėrronte. Dashuria jonė pėr lirinė dhe pėr njėri tjetrin na ka dhėnė njė fuqi pėr tė cilėn jemi habitur edhe ne vetė.... Ne nuk duhet tė harrojmė kurrė fytyrėn e ligė dhe tė pakuptueshme tė sė keqes sė asaj dite... Por ama, nuk duhet tė harrojmė as dashurinė e thellė dhe dhembshurinė e pamasė tė treguar atė ditė pėr njėri tjetrin. Sot, dhjetė vjet mė vonė”, shkruan Zoti Gjuliani, “lufta vazhdon dhe kujtimet (e asaj dite) mbeten tė ngulitura nė themelet e karakterit tonė kombėtar”.

Nė njė kryeartikull botuar sot gjithashtu nė gazetėn Usa Today nė kujtim tė 11 Shtatorit, Presidenti Obama - siē duket nė njė pėrpjekje pėr tė shfaqur ndjenjat e shumicės sė bashkėkombėsve tė tij nė kėtė pėrvjetor - shkruan se “nė ditėn qė tė tjerėt u pėrpoqėn tė na shkatėrronin, ne vendosėm tė ndėrtonim... Si komb, ne pėrballemi me shumė sfida, dhe si qytetarė tė njė shoqėrie demokratike ne angazhohemi nė debate tė ashpra e rigoroze mbi tė ardhmen e vendit. Por, ndėrkaq, le tė mos harrojmė kurrė mėsimin e marrė nga tragjedia e dhjetė vjetėve mė parė - se ndryshimet midis nesh s'janė asgjė nė krahasim me ato qė na bashkojnė... Si njė familje amerikane, Shtetet e Bashkuara do tė dalin nga sprovat dhe sfidat edhe mė tė forta se pėrpara. Kjo ishte Amerika e 11 Shtatorit dhe e ditėve qė pasuan. Dhe kjo ėshtė Amerika qė mund dhe duhet tė jetė gjithmonė”.

Dhjetė vjet mė parė, jeta ndryshoi pėr tė gjithė ndoshta pėr gjithmonė. Sulmet kundėr godinave binjake nė Nju Jork, nė Pentagon dhe nė Pensilvani ishin krime qė u dėnuan nga e gjithė bota e qytetėruar. Kėto sulme tė djallėzuara, dhjetė vjet mė parė kundėr njerėzve tė pafajshėm, i pruri amerikanėt ballė pėr ballė me njė dhunė tė tmerrshme e pothuaj tė pa parė deri atėherė nė brigjet e Amerikės. Kėto dhjetė vjet nuk ishin tė lehta, pėrkundrazi, pėr Amerikėn ishin njė periudhė shumė e vėshtirė dhe plot mos marrėveshje e nganjėherė grindje nė lidhje me mėnyrėn se si tė luftohet terrorizmi dhe si tė mbrohet sigurimi kombėtar dhe ēfarė ēmimi duhet tė paguhet pėr kėto pėrpjekje, qoftė nė kosto jete ushtarėsh e financash nė njė kohė deficitesh buxhetore, sidomos kur vjen puna tek angazhimet ushtarake nė Irak e Afganistan. Ky debat ka gjasė tė vazhdojė pėr njė kohė tė gjatė, pasi edhe lufta kundėr terrorizmit nuk do tė pushojė pėr derisa tė ekzistojnė njerėz tė cilėt nė organizatėn e Al Kaidės kanė gjetur strehim dhe frymėzim urrejtjeje kundėr njerėzimit. Nė kėtė pėrvjetor, Amerika kujton dhe nderon viktimat e terrorizmit dhe nė tė njėjtėn kohė ri-angazhohet pėr tė mundur tė keqen dhe pėr tė mbrojtur tė pafajshmit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-11, 17:51   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Memoriali 9/11 hapet pėr publikun





Memoriali pėrkujtimor pėr viktimat e 11 shtatorit ėshtė hapur pėr publikun njujorkez, njė ditė pas 10- vjetorit tė sulmeve. Memoriali pėrmban dy pishina tė mėdha si ‘gjurmė’ tė Kullave Binjake, ndėrsa pėrreth tyre janė tė gdhendur emrat e viktimave nė pllaka bronzi.

Rreth 3.000 njerėz kanė humbur jetėn kur katėr aeroplanėt e rrėmbyer u pėrplasen nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė Nju Jork, nė Pentagon dhe nė Pensilvani, nė vitin 2001.

Nė 10- vjetorin e sulmeve, presidenti Barak Obama tha se amerikanėt duhet t'i nderojnė ata qė kanė vdekur, por tė shohin me shpresė pėrpara.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-09-11, 12:53   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Al-Kaeda i shpall lufte Amerikės


E marte, 13 Shtator 2011 13:42


Al-Zawahiri


Dy dite pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane kujtuar rreth 3 mije viktimat e sulmeve te 11 shtatorit ne SHBA, organizata me e rrezikshme terroriste Al-Kaeda ka publikuar nje video te re ku i shpall lufte te hapur Amerikes.
Ne kete mesazh paraqitet lideri i ri i kesaj organizate, Al-Zawahiri, i cili premton se shume shpejt SHBA-tė do te pesojne nje tjeter sulm me permasa po aq tragjike ne viktima sa 11 shtatori. Al-Zawahiri eshte emeruar kreu i ri i Al-Kaedes, pas vrasjes se kryeterroristit Osama Bin Laden.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-11, 21:27   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Hija e 11 shatorit 2001



Halit Mehmetaj


Njė dekadė pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit ndaj simbolit te lirisė, moment ky qė amerikanet e konsiderojnė periudhė tė errėt tė historisė moderne. Rreth kėsaj date ka shumėēka te kujtohet dhe te vlerėsohet nga ato ēaste te tmerrshme tė asaj dite, siē ėshtė qėndrueshmėria dhe pėrkushtimi amerikan pėr ta tejkaluar hijen e zezė tė asaj dite. Siē dihet ky sulm ishte kryer mbi baza te fundamentalizmit islamik i ndikuar nga mbingarkesa ideologjike, qėllimi i te cilit ishte shkatėrrimi i simboleve ushtarake e tregtare te Amerikės si dhe gjunjėzim ekonomik e politik i kėtij shteti simbol pėr demokracinė nė botė. Valėt shokuese te 4 aeroplanėve te rrėmbyer nga militantė u pėrhapėn me njė shpejtėsi si cunami nė ēdo cep te globit dhe vazhdojnė te ushtojnė edhe sot e kėsaj dite.

Fenomeni i terrorizmit ndėrkombėtarė kohėve tė fundit ėshtė paraqitur me njė kuptim mė tė plotė dhe mė pėrmbajtje me tė diferencuar. Pėr dallim nga sulmet terroriste tė kohėve tė mėparshme, sulmet terroriste te kohėve tė fundit, pėr shkak tė formave dhe pėrmasave tė reja, qė manifestohen nė ēdo aksion terrorist, ndikojnė, jo vetėm nė ēorganizimin e jetės politike tė njė shteti, por edhe nė shkaktimin e krizave dhe konflikteve te ndryshme ndėrshtetėrore me pasoja te gjėra ndėrkombėtare. Sulmi i 11 shtatorit te vitit 2001, kundėr SHBA-ve, shkaktoi njė recesion global ekonomik te pėrcjellė mė kriza te shumta politike; vendosja mjeteve shpėrthyese nė disa trena tė udhėtarėve nė Madrid, ndikoi nė ndėrrimin e forcave politike nė Spanjė dhe tėrheqjen e ushtarėve tė tyre nga Iraku etj. Nė kėtė drejtim vėrehen edhe pėrpjekjet e shtuara nė nivel global pėr pengimin e shfaqjes sė terrorizmit ndėrkombėtarė.

Atė ditė te frikshme na kujtohen skenat kur njėsitė zjarrfikėse, ato te policisė, ambulancat e ēdo gjė tjetėr shtetėrore ishin vėnė nė dispozicion pėr tė shpėtuar jetėt e njerėzve. Pėrgjigjja nė fushėn e mobilizimit nė tragjedinė e 11 shtatorit ishte e fuqishme, ishte rekord, duke bėrė ēmos, madje duke e dhėnė edhe jetėn e tyre pėr ta shpėtuar atė tė tjerėve. Imazhet sa prekėse aq edhe heroike janė te ngulitura thellė nė memoriet e publikut amerikan dhe atij ndėrkombėtar. Pėrpjekje kjo e jashtėzakonshme qe ndoshta i kaloi suazat e normales, e njė normaleje qė nuk ėshtė parė deri me sot ne historinė moderne. Falė pėrkushtimit tė tyre dhe pėrpjekjeve titanike arritėn t’i shpėtojnė 25 njerėz pak para se simboli i lirisė te rrezohej pėr dhe, pak para se ky simboli tė marrė me vete edhe 2928 jetė tė njerėzve te pafajshėm tė cilėt njėkohėsisht u bėnė heronj tė rinj tė luftės kundėr terrorizmit. Qė nga ndėrtimi i Kullave Binjake simbolikė e lirisė e demokracisė nė botė u dashtė njė pėrkushtim gjigant si nė aspektin e ndėrtimit, arkitekturimit, nė atė material e njerėzor, ishte njė pėrpjekje titanike e popullit amerikan pėr ta bėrė njė vepėr arkitektonike tė pėrmasave unike siē ishin kullat binjake te cilat u kthyen nė simbol te dedikimit njerėzor.

Amerika u pėrgjigj ndaj sulmeve te 11 shtatorit krejt ndryshe me atė ēka terroristet kishin menduar e planifikuar. Amerika edhe pas kėtij sulmi nuk u thye as nuk u gjunjėzua, pėrkundrazi u forcua edhe mė shumė. Kėto sulme hapen njė kapitull te ri agjendash ne politiken amerikane sidomos atė te sigurisė. Presidenti i atėhershėm, Bush u zotua se do ta luftojė te keqen, do t’i luftojė ata qe e sulmuan simbolin e lirisė amerikane e globale dhe do t’i shpall luftė terrorizmit. Dhe lufta ndaj kėsaj te keqeje vazhdon sot e dhjet vjet me pėrkushtimin me te madh amerikan. Ndoshta ende ėshtė herėt pėr konkludime pėrfundimtare, por fituesit dhe humbėsit pas 10 vitesh nė njė mėnyrė mund te dihen.

Lufta ndaj terrorizmit edhe pse e kushtueshme ėshtė e suksesshme. Humbėsi me i madh ne kėtė mes ėshtė Bin Ladeni i cili u vra ne Maj 2011 nga njėsitė special tė Navy Seals nė Pakistan. Organizata terroriste e tij Al Qaida e cila nė masė tė madhe ėshtė shndėrruar nė njė organizatė tė strukturuar operative, celulat e tė cilės u shpėrndanė nė tėrė botėn e qytetėruar, pas sulmeve tė 11 shtatorit pjesa me e madhe e udhėheqėsve tė kėsaj organizate janė vrarė apo burgosur nga organet e rendit. Ata u vranė dhe bashkė me ta ngadalė po vdes edhe ideologjia pėr njė kalifat islamik radikal qe ishte edhe emblemė e kėtyre terroristėve. Ketė e tregojnė edhe protestat e fuqishme ne disa vende te Lindjes se Mesme, kundėr diktatorėve sekulistė.

Pranvera arabe reflekton me se miri, dėshirėn popullore pėr te pasur te drejtat politike e njerėzore dhe mundėsi ekonomike se asnjė pėrgjigje ndaj 11 shtatorit, thirrjes se te inkriminuarve me dogma terroriste pėr goditje ndaj kulturės perėndimore. Doktrina e tyre nuk i helmojė vetėm marrėdhėniet mes shteteve, por edhe kokat e shume individėve qė ranė pre e njė ideologjie te tillė. Helmet e kėsaj doktrine kanė arritur tė marrin qindra jetė nė sulmet e Londrės, Madridit si dhe mbi 40 tentim sulme qe dėshtuan kundėr Amerikės. Ata kanė humbur luftėn qė filluan, sepse ne ketė rast nuk bėhet fjalė pėr terrorizmin e motivuar majtas ose fashist, por pėr njė terrorizėm “postmoderrn”, i cili synon apokalipsin, qė do tė thotė transformimin e pėrgjithshėm botėror.

Sot kujtojmė nėnat dhe baballarėt qe me 11 shtator nuk erdhėn ne shtėpi, zjarrfikėsit, policėt, te mbijetuarit, njerėz qe u hodhėn nga dritaret e kullave binjake, dhe heronj qė luftuan me te keqen e asaj dite. Edhe pas dhjetė vitesh sulmet e 11 shtatorit 2001, i japin formė historisė.

Bota e civilizuar ende e ndjek hija e sulmeve te shtatorit.
Presidenti Obama dhe ish presidenti Bush, majori i qytetit te New Yorkut, Bloomberg dhe ish-majori Xhuliani bashkė me shumė zyrtar tjerė ishin ne Graund Zero nė ceremoninė pėrkujtimore te kėtyre viktimave. Kėto viktima jeta e te cilėve u vodh nė atė ditė shtatori nga aktet terroriste dhe sulmet ndaj simbolit te lirisė pėrkujtohen nė SHBA dhe gjithė boten demokratike duke nderuar kujtimin pėr ata dhe duke mos e harruar kurrė sakrificat e tyre.

Edhe ne shqiptaret e ndajmė dhimbjen dhe krenarinė me miqtė tanė amerikan, por edhe mė familjet shqiptaro-amerikanė te cilėt i humbėn mė tė dashurit e tyre nė kėtė tragjedi siē janė: Simon Dedvuakaj, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj.
Lavdi e pėrjetshme tė gjithė tė rėnėve nė kėtė ditė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-11, 22:35   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Fytyra e terrorit pas 9/11


Qė nga sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė SHBA, nė luftėn kundėr terrorit kanė pėsuar shumė shtete, kurse me mijėra njerėz u vranė dhe miliona tė tjerė kanė braktisur vendet e tyre duke kėrkuar strehim nė vende tjera si refugjatė lufte.





*Qė nga fillimi i luftės nė Aganistan dhe Irak mbi 5500 trupa amerikane kanė humbur jetėn dhe mijėra tė tjerė janė plagosur, kurse nga radhėt e koalicionit mbi 1000 ushtarė kanė mbetur tė vrarė e mbi 4000 tė tjerė kanė marrur plagė.

*Gjatė kėsaj dekade mbi 16 mijė Afganė janė vrarė, kurse numri i Irakianėve tė vrarė shkon mbi 38 mijė.


Sulmet terroriste tė 11 shtatorittė vitit 2001, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ( SHBA ) bėnė qė kjo e fundit tė bėj ndryshime nė politikėn e jashtme tė sigurisė sė SHBA-ve. Ish presidenti George W Bush ishte ai qė i shpalli luftė terrorizmit, e cila sotėshtė luftė globale.
Pas sulmeve tė 11 shtatorit mbi kullat binjake nė New York tė SHBA-ve, grupe tė ndryshme terroriste tė lidhura me Al Qaedan apo tė frymėzuara nga mesazhi i tyre shkaktuan akte dhune nė mbarė globin.
SHBA-tė zbuluan vendndodhjen e kokės sė Al Qaedas Osama bin Laden, pothuajse 10 vite pas sulmeve tė 11 shtatorit dhe e vranė atė, por ende mbetet sfidė eleminimi i kėrcėnimeve nga jashtė pėr sigurinė e Amerikės dhe tė gjith globit nga grupet militante.
Avionėt e kidnapuar nga terroristėt goditėn kullat binjake nė Manhatan, Pentagonin nė Washington DC, kurse avioni i katėrt u rrėzua pa e goditur objektivin.
Al Qaeda e pranoi pėrgjegjėsinė pėr sulmet dhe lideri i saj Osama bin Laden u vu nė krye tė listės sė mė tė kėrkuarve nga Qeveria e Amerikės.
Pas sulmeve mbi kullat binjake, sulm i pėrmasave tė mėdha do tė cilėsohej edhe sulmi nė Bali, ku pėrmes bombave tė detonuara pėrnjėhėrė nė zonėn e njohur tė klubeve tė natės ‘ Bari Kuta’ u vranė 202 persona, kryesisht turistė tė huaj.
Sulmi iu atribua njė organizate qė kishte lidhje me ‘Al Qaedan’, e qė njihej si ‘Jemaah Islamiah’. Kjo organizatė thuhet se u krijua nė Malajzi diku rreth viteve tė 80-ta, dhe mbanė pėrgjegjėsinė edhe pėr sulmet me bombė mbi ambasdėn e Australisė nė Jakarta, me ē’rast u arrestuan 200 anėtarė tė saj.
Pas Indonezisė ndodhi Iraku, ku njė kamion pėrplot me eksploziv do tė futej dhunshėm nė ndėrtesėn e kombeve tė Bashkuara nė Bagdat nga shpėrthimi i tė cilit humbėn jetėn 19 njerėz nė mesin e tyre edhe Pėrfaqėsuesi Special i OKB-sė pėr Irakun Sergio Vieira de Mello. Mbi 100 tė tjerė mbetėn tė plagosur nga ky shpėrthim.
Grupi i quajtur ‘Tawhid wa al-Jihad’ mori pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Ky grup udhėhiqet nga Abu Musab al-Zarqawi i cili mė vonė do ta riemėronte organizatėn e tij ‘Al-Qaeda e Irakut’.Nga sulmet e kėsaj organizate humbėn jetėn mbi 400 persona dhe 400 tė tjerė mbetėn tė lėnduar nė rajonin Sinjarit nė vitin 2007, tė dhėna kėto tė publikuara nė televizionin britanik ‘BBC”.
Trenat e Madridit, padyshim se do tė mbetėn nė mendjet e njerėzve po aq gjatė sa edhe sulmet mbi kullat binjake nė Manhatan. Dhjetė bomba nė mėnyrė tė koordinuar u aktivizuan nė katėr trena nė kryeqytetin e Spanjės, Madrid. Nga kėto sulme gjetėn vdekjen 191 njerėz dhe mbi 1800 tė tjerė u lėnduan.Mes tjerash sipas tė dhėnave zyrtaretė Madridit u vėrtetua se sulmet ishin akt i dhunės nga ekstermistėt islamik, nuk kishte lidhje me ndonjė organizatė tė veēantė. Shtatė tė dyshuarit kryesorė, pėrfshi kėtu edhe Tunizianin Serhane ben Abdelmajid Fakhet vdiqėn nga njė shpėrthim nė aparatamentin e tyre nė Madrid, nė prillin e 2004-ės, pasi policia u kishte rėnė nė gjurmė. Njėzet persona janė burgosur pėr involvime nė kėtė sulm.
Londra u tronditej nga katėr vetėvrasės tė cilėt hodhėn vetėn nė erė nė Londrėn qendrore duke lėnė tė vrarė 52 dhe plagosur mė shumė se 700 tė tjerė. Cak sulmi ishte sistemi i transportit nė fund tė ditės, ndryshe i njohur nė zhargonin britanik edhe si “rush hour”. Janė gjetur evidencat qė dėshmojnė lidhjen e terroristėve me organizata militante islamike nė Pakistan.
Sulmi i dytė nė sistemin e transportit nė Londėr do tė vinte vetėm dy javė mė vonė, por fatėmirėsisht kėsaj radhe bombat dėshtuan pasi ato nuk shkrepėn.
Egjipti humbi 88 njerėz dhe mbi 200 tė plagosur, nga njė sulm nė orėt e hershme tė mėngjesit nė Sharam, resorti i Detit tė Kuq. Shumica prej tyre ishin Egjiptianė. Nga tri shpėrthimet, mė vdekjeprurėsi ishte ai nė hyrje tė njė hoteli.
Pas kėsaj Algjerinė e goditi rėndė terrori , ku dy autobomba goditėn ndėrtesat e Kombeve tė Bashkuara dhe njė autobus pėrplot me studentė. Mbi 30 njerėz u vranė nga kėto sulme, pėrfshi kėtu edhe 17 punonjės tė Kombeve tė Bashkuara. Prap pėrgjegjėsinė, si tranmetuan mediat botėrore atėbotė e mori njėsia e Al Qaeda nga Magharebi. Kjo organizatė e cila ėshtė kundėr qeverisė laike tė Algjerisė ėshtė pėrgjegjėse pėr njė sėri sulmesh me bomba nė tėrė vendin.
Kurse sulmi nė Mumbai tė Indisė i drejtuar nga njė vrasės kishte pėr cak njė stacion trenash, dy hotele luksoze dhe njė spital. Lufta me forcat e sigurisė indiane zgjati pėr tri ditė tė tėra. Nga kėto sulme mbetėn tė vrarė 166 njerėz tė pafajshėm, 9 ekstremistė, kurse vetėm njė nga sulmuesit u arrestua.
Sulmi iu atribua militantėve islamik tė Pakistanit ‘Lakshar e-Taiba’. Sulmuesi i vetėm i arrestuar Mohammad Ajmal Amir Qasab, shihej nė kamera duke qėlluar pasagjerėt nė stacionin e trenave dhe mė vonė u shpall fajtor pėr veprat: terrorizėm, vrasje dhe posedim eksplozivėsh.
Edhe Uganda u godit nga njė sulm me bomba nė kryeqytetin Kampala, ku nga dy bomba 74 njerėz humbėn jetėn dhe 70 u lėnduan. Shpėrthimet ndodhėn nė njė klub tė ragbit dhe njė restorant Etiopian, ku fansat e ragbit ishin mbledhur pėr tė parė ndeshjen finale tė Kupės sė Botėrorit. Grupi islamik ‘al-Shabab’ mori pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Ky grup i cili ka lidhje me al Qaedan po lufton qė tė fusė nė fuqi ligjet e Sheriatit nė Somali, tė pakten kėshtu kan konstatuar zyrtarė tė organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Sipas tė dhėnave tė fundit qė nga fillimi i luftės kundėr terrorit e deri mė tash nga Afganistani dhe Iraku janė larguar mbi 7 milion njerėz, si refugjatė lufte nė vendet fqinje si India, Pakistani etj.
Edhe mediat paguan ‘ēmimin’ e tyre nė luftėn kundėr terrorit. Gjatė raportimeve nga vendi i ngjarjes nė Afganistan dhe Irak kanė humbur jetėn 19 gazetarė, kėto shifra i shpalon faqja e aktivistėve tė cilėt mbajnė evidencat e tė vrarėve si pasojė e akteve terroriste dhe e luftės globale kundėr terrorizmit.
Ndėrkohė qė lufta globale kundėr terrorizmit ende po vazhdon, sfidė pėr koalicionin mbetet luftimi i njėsive tė ‘Al Qaedas” tashmė tė shpėrndarė nėpėr celula autonome nė mbarė botėn, ėshtė fjali qė dėgjohet thuajse pėrditė nga zyrtarė amerikan dhe ata tė shtetve tjera pothuajse nė gjithė botėn. Info Globi/I.M.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 14:16   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Ata qė na sulmuan, dėshtuan


Ata qė na sulmuan mė 11 shtator donin tė hapnin njė gropė tė madhe mes SHBA-sė dhe pjesės tjetėr tė botės. Ata dėshtuan. Nė kėtė pėrvjetor, jemi tė lidhur me miqtė dhe partnerėt tanė, nė kujtim tė atyre qė humbėm nė kėtė betejė.



Nga Barack Obama mė 11 shtator 2011 nė ora 12:11
Nė kėtė pėrvjetor tė 10-tė tė atentateve tė 11 shtatorit 2011, ne kujtojmė se ato sulme nuk ishin drejtuar vetėm kundėr Shteteve tė Bashkuara, por edhe kundėr gjithė njerėzimit dhe shpresave tona. Prej 10 vjetėsh, e gjithė bota ka qenė njė. Nė tė gjithė globin njerėzit janė ndalur pėr tė kujtuar atė moment.

Njerėzit janė lutur nė kishė, xhami, sinagogė dhe nė vende tė tjera kulti. Ne, nė Shtetet e Bashkuara nuk e harrojmė kurrė se nė tė katėr anėt e botės njerėzit treguan solidaritetin e tyre, duke u mbledhur para ambasadave tona, ku kishin ndezur qirinj dhe kishin vendosur lule.

Ne sjellim ndėr mend, qė nė javėt nė vazhdim ne kemi vepruar sė bashku me komunitetin ndėrkombėtar. Me mbėshtetjen e njė koalicioni tė gjerė, ne e dėbuam Al-Qaida-n nga kapmet e saja nė Afganistan, i pėrmbysėm talebanėt, dhe i dhamė mundėsinė popullit afgan tė ēlirohej nga terrorizmi. Pėr disa syresh, vitet qė erdhėn mė pas, qenė tė vėshtirė.

Si president, jam pėrpjekur qė tė rifreskojė bashkėpunimin botėror pėr tė cilin kemi nevojė, pėr tė zgjeruar gamėn e sfidave botėrore me tė cilat duhet tė pėrballemi. Duke nisur njė erė tė re angazhimesh, ne kemi krijuar me shtetet dhe vendet e tjera njė partneritet, i bazuar nė interes tė pėrbashkėt dhe respekt reciprok.

Si komunitet ndėrkombėtar ne kemi treguar qartė se terroristėt nuk kishin asnjė peshė pėrballė forcės dhe aftėsitė rikuperuese tė qytetarėve tanė. E kam bėrė qartėsisht tė ditur, se Shtetet e Bashkuara nuk do tė jenė nė luftė me Islamin. Pėrkundrazi, me aleatėt dhe partnerėt tanė ne jemi bashkuar kundėr al-Qaida-s, qė ka sulmuar dhjetėra shtete dhe ka vrarė qindra burra, gra e fėmijė tė pafajshėm- pjesa mė e madhe myslimanė. Kėtė javė ne do tė kujtojmė tė gjitha viktimat e Al-Qaida-s, po kėshtu do tė kujtojmė kurajėn dhe kėmbėnguljen e familjeve tė tyre nga lindja e Afėrme nė Europė, nga Afrika nė Azi.

Duke punuar sė bashku ne kemi zbuluar komplotet e Al-Qaida-s, kemi eliminuar Osama Ben Ladenin dhe njė pjesė tė mirė tė drejtuesve tė organizatės sė tij dhe e kemi ēuar kėtė organizatė drejt dėshtimit. Nė tė njėjtėn kohė, popujt nėpėrmjet Lindjes sė Mesme dhe Afrikės sė Veriut tregojnė se rruga mė e drejtė e mė e sigurt, ėshtė ajo e drejtėsisė dhe forcės morale dhe tė mos drejtohen nga terrorizmi dhe dhuna e verbėr.

Eshtė e qartė se e ardhmja ėshtė e atyre qė ndėrtojnė, jo e atyre qė prishin. Pėr vendet dhe popujt qė duan njė tė ardhme nė paqe dhe nė prosperitet, SHBA-ja ėshtė gjithnjė partner. Edhe pse ne po merremi me sfidat tona tė brendshme ekonomike, ne nuk do tė rreshtim tė luajmė njė rol unik nė krye tė kombeve. Paralelisht me tėrheqjen e forcave tona nė Irak dhe transferimin e pėrgjegjėsive nė Afganistan, ne do ti mbėshtesim irakianėt dhe afganėt, qė po pėrpiqen tu japin popujve tė tyre sigurinė dhe mundėsinė pėr t’ia dalė mbanė. Nė botėn arabe dhe pėrtej saj, ne do tė mbrojmė dinjitetin dhe tė drejtat universale tė tė gjithė njerėzve.

Nė tė gjithė botėn ne do tė vazhdojmė punėn tonė nė favor tė paqes, zhvillimit qė lejon tė largohen nga varfėria, siguria ushqimore, shėndeti dhe mirėqeverisja. Nė tė njėjtėn kohė, ne e kemi rinovuar angazhimin tonė pėr tė aplikuar vlerat tona nė vendin tonė. Komb tė emigruarish, Shtetet e Bashkuara, presin njerėz nga tė gjitha vendet, nga tė gjitha kulturat. Amerikanėt rishtar, na kujtojnė se me gjithė diferencat nė lidhje me racėn apo etninė, tė vendit apo tė besimit, ne jemi tė lidhur me njėri-tjetrin nga shpresa e pėrbashkėt se mund tė bėjmė njė botė mė tė mirė pėr gjeneratėn aktuale dhe ato qė do tė vijnė.

Ata qė na sulmuan mė 11 shtator donin tė hapnin njė gropė tė madhe mes SHBA-sė dhe pjesės tjetėr tė botės. Ata dėshtuan. Nė kėtė pėrvjetor, jemi tė lidhur me miqtė dhe partnerėt tanė, nė kujtim tė atyre qė humbėm nė kėtė betejė. Nė kujtim tė tyre, ne rikonfirmojmė shpirtin e partneritetit dhe respektin e pėrbashkėt pėr tė cilin ne kemi nevojė, pėr tė bėrė njė botė ku ēdo njeri tė jetojė me dinjitet, nė liri dhe paqe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 16:17   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Petraeus: Sulmet e Al Kaedes, SHBA ende e kercenuar






SHBA - Dhjete vjet pas sulmeve te 11 shtatorit, SHBA vazhdojne te mbeten te shqetesuara me kercenimet qe po arrijne nga berthama e dobesuar e Al-Kaedas, theksoi Petraeus gjate adresimit te tij para Kongresit.

"Al-Kaeda ne Gadishullin e Arabise, ose ndryshe AKAP, del te jete nyja me e rrezikshme rajonale e xhihadit global", tha Petraeus gjate adresimit te tij te pare para Kongresit amerikan qe nga emerimi i tij si shef i ri i CIA-s.

AKAP eshte pergjegjese per planifikimin e aktivizimit te bombes ne aeroplanin amerikan te udhetareve afer Detroitit, ne dhjetor te vitit 2009, dhe per tentimin e dergimit te bombave brenda printereve kompjuterike permes dy aeroplaneve te mallrave, ne vitin 2010, theksoi Petraeus.

Trazirat politike ne Jemen i ndihmuan AKAP-it ne realizimin e bashkepunimit me fiset lokale dhe ne zgjerimin e ndikimit te vet atje, shtoi drejtori i CIA-s.

"Perkunder gjithe kesaj, bashkepunimi me Jemenin kunder terrorizmit eshte permiresuar gjate disa muajve te fundit", nenvizoi tutje ai.

"Edhe pse keto dege terroriste jane te lidhura me Al-Kaedan, ato posedojne edhe struktura te veta komanduese, por edhe resurse dhe plane operative, keshtu qe kryesisht veprojne si te pavarura", tha Petraeus.

Ai sqaroi se pjesa jugore e Somalise tani eshte shnderruar ne nje prej strehimeve me te medha te terroristeve, dhe se dega e Al-Kaedas ne ato zone eshte goxha e madhe dhe e financuar mire, dhe se, si rrjedhoje, atje jane stervitur qindra luftetare te ardhur nga jashte, perfshire ketu edhe disa shtetas amerikane.

Ndersa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka paralajmeruar Pakistanin se Uashingtoni do te beje gjithēka te mundur per te mbrojtur forcat amerikane nga sulmet e militanteve pakistaneze drejt Afganistanit.Komentet e tij pasojne sulmet e militanteve ne ambasaden e Shteteve te Bashkuara dhe ne seline e NATO-s ne Kabul.Gjashtembedhjete njerez kane humbur jeten ne betejen qe ka zgjatur rreth 20 ore.Paneta ka fajesuar rrjetin Hakani - nje grup me seli ne Pakistan dhe aleat me Al Kaiden dhe Talibanet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 22:54   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Celula mė e rrezikshme e Al-Qaeda’s


Celula e Al-Qaeda’s nė Gadishullin e Arabisė, me seli nė Jemen, po del tė jetė dega mė e rrezikshme e kėtij grupi ekstremist, deklaroi shefi i ri i CIA’s, David Petraeus.







Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 09:40
Dhjetė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit, SHBA vazhdojnė tė mbeten tė shqetėsuara me kėrcėnimet qė po arrijnė nga bėrthama e dobėsuar e Al-Qaeda’s, theksoi Petraeus gjatė adresimit tė tij para Kongresit.

"Al-Qaeda nė Gadishullin e Arabisė, gjegjėsisht AKAP, del tė jetė nyja mė e rrezikshme rajonale e xhihadit global”, tha Petraeus gjatė adresimit tė tij tė parė para Kongresit amerikan qė nga emėrimi i tij si shef i ri i CIA’s.

AKAP ėshtė pėrgjegjėse pėr planifikimin e aktivizimit tė bombės nė aeroplanin amerikan tė udhėtarėve afėr Detroitit, nė dhjetor tė vitit 2009, dhe pėr tentimin e dėrgimit tė bombave brenda printerėve kompjuterikė pėrmes dy aeroplanėve tė mallrave, nė vitin 2010, theksoi Petraeus.

Trazirat politike nė Jemen i ndihmuan AKAP’it nė realizimin e bashkėpunimit me fiset lokale dhe nė zgjerimin e ndikimit tė vet atje, shtoi drejtori i CIA’s.
"Pėrkundėr gjithė kėsaj, bashkėpunimi me Jemenin kundėr terrorizmit ėshtė pėrmirėsuar gjatė disa muajve tė fundit”, nėnvizoi tutje ai.

"Edhe pse kėto degė terroriste janė tė lidhura me Al-Qaeda’n, ato posedojnė edhe struktura tė veta komanduese, por edhe resurse dhe plane operative, kėshtu qė kryesisht veprojnė si tė pavarura”, tha Petraeus.

Ai sqaroi se pjesa jugore e Somalisė tani ėshtė shndėrruar nė njė prej strehimeve mė tė mėdha tė terroristėve, dhe se dega e Al-Qaeda’s nė ato zonė ėshtė goxha e madhe dhe e financuar mirė, de se, si rrjedhojė, atje janė stėrvitur qindra luftėtarė tė ardhur nga jashtė, pėrfshirė kėtu edhe disa shtetas amerikanė.

Vrasja nė maj tė kėtij viti e liderit tė Al-Qaeda’s, Osama bin Laden, ishte njė “goditje e tmerrshme” pėr kėtė grup, sepse konsiderohet se pasardhėsi i tij, Ayman al-Zawahiri, nuk ka autoritet aq tė madh, andaj edhe do tė ketė probleme qė tė ruaj kohezionin dhe motivacionin kolektiv tė kėsaj organizate.

Derisa po e shėnonte 10-vjetorin e sulmeve terroriste nė SHBA, Al-Qaeda publikoi njė video-xhirim, nė tė cilin Zawahiri pėrshėndet revolucionet e “pranverės arabe”. Po ashtu, video-xhirimi pėrmban edhe porosi tė Bin Ladenit tė vrarė drejtuar popullit amerikan.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 22:58   #28
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

ēfar pirromanesh , aman jarabi ...


vet e kallin , vet vajtoin !


.

ma sqaron qet fjalen pirro man nga cila gjuh rrjedh kjo fjal dhe cili ishte aj pirromani i par qe njihet me ket emer
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 20:47   #29
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Njerėz nga e gjithė bota janė familjarizuar mė atė ēka ndodhi nė 11 Shtator tė vitit 2001. Atė mėngjes, nėntėmbėdhjetė terroristė tė Al-kaedės rrėmbyen katėr avionė reaktiv tė linjave ajrore pėr pasagjerė tė SHBA-s dhe qėllimisht dy prej tyre u pėrplasėn nė Kullat Binjake tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė. Kullat Binjake u shembėn brenda dy orėve pasi u goditėn nga aeroplanėt. Qytetarė nga 70 vende tė ndryshme tė botės u vranė nė kėtė sulm, me njė total prej 2.995 viktimash. Nė muajt para dhe pas 11 shtatorit ndodhėn ngjarje shumė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 10-09-12 nė 20:51
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 20:58   #30
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,890
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit











__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.