Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-11, 16:01   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Paraja qeveris me botėn

12-12-2011 | 11:56 CET

SHKRUAN
Beqė Cufaj

Shqiptarėt dhe Europa


Beqė Cufaj
Javorja e njohur gjermane "Der Spiegel", nė numrin e saj tė sotėm, ka pėrzgjedhur nė ballinė konstatimin: "Paraja qeveris me botėn" kurse bashkėngjitur me tė shtron edhe pyetjen "Por kush qeveris me paranė?". Kjo dilemė natyrisht qė shtrohet pas turbulencave tė fundjavės sė kaluar nė Bruskel, ku pėrfundimisht kemi situatėn kur Europa ėshtė avitur paksa nėn ambrellėn gjermane, kurse Britania e Madhe ėshtė larguar edhe mė nga ky union. Kėtu nuk mund t’i lėmė anash as SHBA-tė, tė cilat vazhdojnė qė me vėmendje tė madhe tė pėrcjellin kėto ndryshime tektonike dhe tė detyrueshme nė Kontinent.
Pyetja qė tani duhet tė shtrojmė nė kontekstin e gjerė pėr kėto zhvillime mė tepėr se dramatike ka tė bėjė para sė gjithash me gjendjen nė tė cilėn gjenden shqiptarėt si komb i shpėrndarė nė tre-katėr shtete nė Ballkan por edhe nė Europė (Gjermani, Zvicėr, Itali, Greqi etj.). Sė pari, ata shqiptarė qė kanė nėnshtetėsinė e vendeve tė BE-sė apo edhe jetojnė e punojnė nė to me lejeqėndrimi, jo vetėm qė i ndiejnė tė parėt kėto kriza e zhvillime por vazhdojnė tė jenė faktori esencial i pėrkrahjes ekonomike, financiare e nėse doni edhe kulturore tė bashkėkombasve tė tyre nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni...
Nga ana tjetėr, pėrkundėr konjukturave a grupimeve tė ndryshme politike-pushtetore e opozitare - nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, nė sytė e europianėve - qoftė nė institucionet e BE-sė ashtu edhe nė opinionin e perceptimit tė pėrgjithshėm, viteve tė fundit kanė filluar qė masivisht tė humbasin nga freskitė dhe befasitė (e kėndshme), mikėpritjet dhe lavdėrimet, perspektivat dhe pritjet...e europianėve nė pėrgjithėsi dhe liderėt e shteteve tė fuqishme bashkė me investitorėt e mėdhenj tė fshatit global nė veēanti.
Thėnė edhe mė thjesht: simpatitė pėr Kosovėn, e cila fazėn e transicionit nga protektorati nė Republikė tė pavarur e pati kaluar nė mėnyrė impresive, jo veē qė janė zhdukur por ėshtė zor, tepėr zor tė gjejmė dikund e dikah opinione pozitive pėr klasėn udhėheqėse politike tė zhytur nė korrupsion, krim dhe konspiracion, (vet)izolim dhe kontroll masiv i opinionit publik. Duke mos e harruar kėtu edhe aspektin e kontliktit nė Veri tė Kosovės - konflikt ky i cili ėshtė po aq njė infuzion me tė cilin anashkalohen njė mori problemesh praktike - nga sundimi i ligjit e deri te perspektivat ekonomike.
Aspak mė e mirė nuk paraqitet situata nė Shqipėrinė e rrėgjuar pėrtoke dhe tė marrė peng nga bipolariteti politik, i cili kėtij vendi, jo vetėm qė vazhdon t’ia zėrė frymėn por thjesht vazhdon atė ta mbajė tė zhytur nė njė llaē, nga i cili pa pėrlyer nuk mbesin as dashamirė tė shqiptarėve e lėre mė vetė ata. Shqipėria ėshtė njė nga podiumet mė tragjikomike tė politikave tė transicionit nė Europė.
Njė vend i cili edhe 20 vjet pas rėnies sė Komunizmit, ende nuk ka mundur qė sė paku njėherė tė mbajė zgjedhje tė lira pa ankesa e protesta. Mė mirė nuk janė as shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt po tė mos ishin siē janė tė pėrēarė e bėrė pikė e pesė - do tė mund tė luanin njė rol shumė tė madh nė profilizimin e vetes dhe tė shtetit nė tė cilin jetojnė...
Gjeografia politike, ekonomike, financiare, sociologjike e kulturore shqiptare nė Ballkan, nė sytė e Europės vazhdon tė jetė e lirė por e sunduar nga elitat politike tė korruptuara dhe inkrimunuara nė tė gjitha fushat e mundshme tė shtetbėrjes e shtetmbajtjes. Tragjike ėshtė kur njeriu sheh, ndien dhe lexon pėr diskurse politike e intelektuale absurde tė tipit "kush ēka i ka thėnė kujt"- mundėsisht brenda oborrit "gjithshqiptar" tė stisur nė lagje e mėhalla me mentalitet oriental, diskurs provincial dhe rezultat tė pavlerė.

Europa ka ndryshuar nga java e kaluar.
Shqiptarėt nuk ishin tė zotėt tė kapnin vagonat e trenit as nė atė Europė. Por, ajo qė mė mundon dhe dua ta shtroj kėtu ėshtė: nėse kemi njė centralizim tė parasė nga politika - tė cilin edhe ashtu e kemi nė mėnyrat mė tė kėqia tė mundshme - me familje e fise e rajone e plagė e peng... qė kėtė para dhe shpirt ndėrmarrės, pra pėrmes njė populli dhe kombi thellėsisht pro europian dhe me njė shpirt mė tepėr se tregtar dhe po aq aktiv dhe fair, ta ndihmojmė... tė kapė kėtė trenin e dytė nė tė cilin do tė printe nė rajon...
Sa gjynah qė askush s’do ta kapė kėtė moment - pėr fillim pėr diskutim dhe jo me pyetjen e thjeshtė, se kush e kontrollon paranė te ne por nėse duam ta kuptojmė qė shansin qė e kemi tani s’e kemi pasur kurrė si komb e shtete nė Ballkan. Kaq.



__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.