Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-11-08, 12:28   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Black Holes (Vrimat e Zeza)

Vrimat e zeza ndahen ne tre kategori sipas shkencetareve.

E para kategori e cilesuar vrime e zeze eshte vrima supermasive e zeze. Tani do habiteni fare. Keto vrima te zeza jane aq te medha sa masa e tyre mund te krahasohet me ate te miliarda e miliarda yjeve te marra se bashku dhe hapesira nga njeri skaj i vrimes se zeze ne skajin tjeter eshte aq i madh sa do te nevojitej nje udhetim prej 1 miliard vjetesh drite per te kaluar diametrin e ketij gjigandi. Keto vrima te zeza gjenden kryesisht ne qender te galaktikave, aty ku edhe ngjeshja yjore eshte me e madhe se ne skaje * si pasoje e nje krijimi te galaksise, materiali me i ngjeshur i materies eshte gjithmone ne qender*. Kjo ndihmon edhe zhvillimin e vrimave te zeza, zgjerimin e permasave te tyre por fillesa e tyre eshte aktiviteti yjor si pasoje e forcave centrifugale te cilat mblidhen ne nje pike dhe ngjishen duke krijuar nje gravitet kolosal i cili matet me infinit sepse nuk i percaktohet dot vlera. Vrimat e zeza si pasoje te ketij rasti zhvillohen e zhvillohen aq shume sa masa e tyre me ne fund te barazohet me materialin e thithur. Nuk ka pas asnje rast kur nje vrime e zeze supermasive te shpertheje (shihet e pamundur per shkak te ketyre permasave te paimagjinueshme). Ato mund te zhvillohen ose ekzistojne teorikisht me shume se mosha aktuale e universit.

Vrima e zeze e kategorise tjeter eshte shume here me e vogel dhe eshte quajtur vrime e zeze yjore. Nga vete emri, kjo vrime e zeze shkaktohet si pasoje e vdekjes se nje ylli. Kur nje yll psh mbaron aktivitetin e tij shperthyes, rradioaktiv, atehere eshte i destinuar te shuhet. Per t’u krijuar me pas nje vrime e zeze, masa e yllit duhet te jete konsiderueshmerisht e madhe (rreth 20 here me e madhe se dielli) ne menyre qe pas aktivitetit te tij radioaktiv qe kundervepron ndaj gravitetit te mos ta perballoje dot masen e tij dhe ne varesi te madhesise, te terheqe teper fort koren duke e ngjeshur e ngjeshur deri sa te perqendroje ne nje pike te gjithe masen kolosale. Graviteti i vrimave te zeza eshte infinit aq sa edhe drita nuk mund te shpetoje por terhiqet pashmangshmerisht prej ketij graviteti (kur dihet qe drita nuk ka mase). Praktikisht kjo gje duket sikur te shpie ne shperthim, me nje perqendrim aq te madh energjie marre nga forcat gravitacionale qe mbesin. Por eshte llogaritur ne ket rast se per te pas shperthim duhet qe ylli te jete shume here me i madh se masa 20 here me e madhe e diellit, atehere gravitacioni nuk e perballon dot forcen e tij dhe shperthen ne supernova, material yjor. Ne rast te kundert ndodh vrima e zeze kur gravitacioni rrudh veten e tij gradualisht me ane te terheqjes se kores se jashtme yjore, duke u perqendruar ne nje pike teorike zero qe thith material dhe e ngjesh derisa permbush limitin e mases qe mund te mbaje. Ca ndodh me yllin tone qe nuk ka mase konsiderueshmerisht te madhe per tu kthyer ne vrime te zeze. Pas shuarjes se tij (4 miliarde vjet me pas) ai thjesht ekziston si nje planet i madh dhe vetem kaq. As shperthen e as kthehet ne vrime te zeze yjore, sepse graviteti i diellit e perballon vetveten, dmth nuk eshte aq i forte sa te shkaktoje anomali ne strukture.

Kategoria tjeter quhet vrimat e zeza ne miniature dhe kjo eshte edhe kategoria me misterioze per momentin pasi nuk i eshte dhene pergjigje shume pyetjeve. Ideja eshte qe keto lloj vrimash te zeza mund te jene krijuar vetem pak kohe pas shperthimit te madh, Big Bengut, pra 15 miliarde vjet me pare.
Shume heret ne jeten e universit zgjerimi i shpejte i materies mund te kete ngjeshur pjese te tjera te materies qe ka levizur me ngadale, mjaftueshmerisht te ngadalte per ta kontraktuar materialin hapesinor e bashkuar, ne nje vrime te zeze te vogel. Shume shkencetare per momentin mendojne se keto vrima te zeza teorikisht mund te avullojne dhe shperthejne. Ndersa vrimat e zeza supermasive duan nje kohe te pranueshme me te madhe se mosha aktuale e universit per te arritur nje stad te tille, ndersa nderkohe vetem vrimat e zeza ne miniature jane te afta qe te avullojne dhe shperbehen brenda kohes ekzistuese te universit. Per te arritur kete faze deri ne shperthim vrimat e zeza ne miniature duhet te thithin dhe grumbullojne nje sasi te tille mase, te barabarte me dyfishin e mases aktuale te njerezve qe jetojne sot ne toke. Pas fazes finale, nje vrime e tille shperthen me nje force qe e kalon disa trilion here shperthimin me te fuqishem nuklear qe mund te rrealizoje ndonjehere teknologjia aktuale njerezore. Sidoqofte nuk ka shume deshmi hapesinore te vrimave te zeza ne miniature per arsye se ato ne permasat e tyre me te vogla e kane te veshtire te dallohen (ndersa vrimat e zeza me te medha dallohen nga rrethi i gazit momental ose materies hapesinore qe jane duke thithur dhe duke qene ne permasa shume here me te medha mund te dallohen nga aktiviteti qe kryejne ne absorvimin e materies qe i rrethon).




__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 20-11-08 nė 12:58
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-11-08, 12:32   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Black Holes (Vrimat e Zeza)

Dhe nje video,se si formohen Vrimat e Zeza:


www.youtube.com/v/hoLvOvGW3Tk&hl=de&fs=1
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-08, 15:39   #3
Eddi
 
Avatari i Eddi
 
Anėtarėsuar: 20-11-08
Postime: 423
Eddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Black Holes (Vrimat e Zeza)

shkrimet e tua jan themeli i ketij forumi

respekt per aftesin tende!
Eddi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-11, 15:36   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Vrima e zezė




Vrima e zezė ėshtė njė trup qiellor jashtėzakonisht i dendur (i ngjeshur), me njė tėrheqje rėndesore aq tė madhe dhe tė fuqishme, saqė nuk lejon largimin e asgjėje, madje as dritės, nga "sipėrfaqja" e saj, e emėruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zezė ėshtė pėrkufizuar edhe si njė zonė e hapėsirė-kohės ku largimi i gjithėsisė rreth saj ėshtė i pamundshėm.
Qenėsia e kėtyre trupave qiellor ėshtė parashikuar nga Teoria e pėrgjithshme e relativitetit, dhe pranohet sot nga komuniteti shkencor. Ndėrkaq janė tė pranishme disa vėzhgime tė tėrthorta tė veprimtarisė astrofizike lidhur me vrimat tė zeza, p.sh. nė zonat qendrore tė galaksive (bėrthamave galaktike vepruese nga ang "Active galactic nucleus") si edhe lėshimet e rrezeve X nga rrezet X tė dyfishta. Po ashtu supozohet qė vrimat e zeza rrezatojnė energji pėr shkak tė pasojave tė mekanikės kuantike tė njohura si "Rrezatimi Hokingian".
Vrima e zezė pasi formohet nga njė yll ka njė masė tė paktėn tre herė mė tė lartė se e Diellit, por pėr shkak tė ecurive tė ndryshme tė humbjeve tė masės tė shkaktuara nga yjet nė fundin e jetės sė tyre ndodh qė ylli fillestar tė jetė sė paku dhjetė herė mė i ngjeshur se Dielli. Numrat e pėrmendur janė tregues, pėrsa i pėrket hollėsive tė modeleve tė pėrdorura pėr tė parashikuar zhvillimin yjor dhe nė veēanti nga pėrbėrja kimike fillestare e mjegullnajave tė gazta qė i jep jetė yllit tė lartpėrmendur. Nuk ėshtė e papėrfillshme mundėsia qė njė vrimė e zezė mund tė ketė prejardhje joyjore, siē parashtrohet p.sh. pėr tė ashtuquajturat vrima tė zeza fillestare".


Historia e vrimave tė zeza


Ato formohen vetėm pas vdekjes se njė ylli. Kanė njė fushė gravitacionale shumė ta madhe.Kjo pėr shkak se njė yll normal qofte ai xhuxh gjigant apo super gjigant ka njė fushė gravitacionale tė jashtėzakonshme dhe kėshtu rrjedhimisht kjo forcė ekuilibrohet me forcat bėrthamore qė ndodhin nė sipėrfaqe tė diellit. Pra,gjatė periudhės sė fundit tė jetės sė diellit ky "reaktor bėrthamor" fillon tė shuhet ngadalė-ngadalė dhe kėshtu forca ekuilibruesė e gravitetit nuk ekziston ose ėshtė gjithmonė gjatė shuarjes. Nė kėtė mėnyre formohen yjet prej neutronesh. Grimca tė pangarkuara. Pra, ku kjo forcė rresht se ekzistuari pra kur arsenali bėrthamor i yllit nuk ekziston me atėherė formonen xhuxhėt e zinj ose mė sakte vrimat tė zeza. Pra, njė vrime e zezė pėr shkak tė graviteti tė pa imagjinueshėm qė ka, nuk lejon qė nė tė as tė hyjnė e as tė dalin rrezet e dritės pėrshkak se ky yll ėshtė gjithmonė nė zvogėlim dhe dendėsia ėshtė e paimagjinueshme. Kėshtu: pra vrimat tė zeza quhen tė zeza, sepse ne to reflektohet dritė pėr shkak se nga dendėsia edhe graviteti janė nė forca qė ne as nuk mund ti imagjinojmė. Duke u ulur masa graviteti rritet edhe kėshtu pra vrimat tė zeza fillojnė tė kenė njė gravitet ē'rregullues pra fillon tė absorbojnė planetė edhe trupa hapėsinor.iuik
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-11, 15:37   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vrima e zezė

Zbulohen dy “vrima te zeza”, me tė mėdhatė e kozmosit


New York, 7 dhjetor - Njė grup astronomėsh tė Universitetit tė Berkley nė Kaliforni ka zbuluar “vrimat e zeza” mė tė mėdha qė janė vėrejtur ndonjėherė nė univers. Tė gjendur nė mė shumė se 300 milionė vjet dritė nga Toka, njėra ėshtė e madhe sa 21 miliardė diej dhe gjendet nė galaktikėn Ngc 4889, ndėrsa tjetra me dimensione tė barabarta me 9.7 miliardė diej, gjendet nė qendrėn e galaktikės Ngc 3842.

Pėrveēse shėnon njė rekord tė ri (vrima e zezė mė e madhe e mėparshme kishte pėrmasa sa 6 miliardė diej), vėzhgimi dhe pėrmasat e kėtyre “gropave” tė universit kanė lejuar avancimin e hipotezave tė reja mbi rolin e tyre nė formimin dhe nė evoluimin e galaktikave. Ndėr vite, nga vėzhgimet e teleskopit hapėsinor “Hubble”, ka dalė se zakonisht “vrimat e zeza” gjenden nė qendėr tė galaktikave dhe sa mė e madhe ėshtė galaktika aq mė e madhe ėshtė “vrima e zezė”.

Sipas shkencėtarėve tė Berkley, kėto zona tė hapėsirės, tė cilave as drita s’mund t’i shpėtojė, duhet tė jenė mbetje tė shpėrthimeve tė fuqishme nė zemrėn e galaktikave mė tė fundit, qė duhet tė kenė karakterizuar fillimin e universit. Njė nga pyetjet qė ende nuk kanė gjetur pėrgjigje ėshtė: Pėrse kėto “vrima tė zeza” janė kaq miliardė herė mė tė mėdha sesa pėrmasat e njė ylli tė shuar? Profesori Chung-Pei Ma, qė ishte nė krye tė grupit tė kėrkimit, ka shpjeguar se “vrimat e zeza mund tė rriten, duke u bazuar nė vrima tė tjera tė zeza natyrore, ose duke thithur gazin pėrreth tyre pėr ushqyerje. Ėshtė pak a shumė si tė pyesėsh nėse fėmijėt mė tė gjatė janė rezultat i prindėrve mė tė gjatė (pėr natyrė), apo pėr faktin se kanė ngrėnė shumė spinaq dhe ushqime kalorike...”. Rezultatet e kėrkimit janė publikuar sot nė revistėn “Nature”, transmeton Ikub.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-11, 15:42   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Vrima e zezė

Vrimat e Zeza

Vrimat e zeza kane krijuar nje corjentim tek shkencetaret perpara se keto te fundit ti teorizonin ato. Ata kane qene objekt, ose nje pjese e librave te shumte fatashkencor, si dhe nje pune e ligjshme shkencore. Albert Einstein i perfshiu ato ne letrat e tij te shumta duke pohuar se ne cdo qender galaktike ndodhet nje Vrime e zeze. Ka qindra fakte interesante ne lidhje me vrimat e zeza, por per ti dhene atyre kuptimin e duhur duhet nje kohe shume e gjate. Ketu ne webin tone Universalb ne kemi menduar qe tia u shkurtojme kete kohe, dhe per kete arsye kemi mbledhur disa informacione dhe fakte sebashku per tiu bere juve qe ta kuptoni me lehtesisht evolimin e Vrimave te zeza.

Ketu jane disa fakte ne lidhje me vrimat e zeza qe jane te perfshira ne pikat e meposhtme.

A e dini se nje vrime e zeze teorizohet me nje te kundert te saj?! Materie ka - Anti Materie, Batman ka Joker, nje shperndares lekesh neper banka - ka hajdutet, nje vrime e zeze ka nje vrime te bardhe. Kur nje vrime e zeze e terheq materien brenda vetes, nje vrima e bardhe zvogelohet prej saj derisa ajo rrezohet. Shkencetaret gjithashtu besojne se te dyja keto Vrima te zeza jane te lidhura permes nje wormhole Schwarzschild. Ne cdo qender te nje galaktike eshte prezenca e nje Vrime te zeze Supermasive. Vrimat e zeza jane shume me masive se sa yjet e njohur nga ne. Vrima e zeze ne qendren e galaktikes tone, Rruga e Qumeshtit (quajtur Shigjetari A) eshte 40.000 here me i madh se Dielli yne ne shtrirje disku, dhe ka nje perberje prej 4 miliarde masa diellore.

Te gjitha vrimat e zeza kane nje fund ku ato rrezohen ose shperbehen. Steven Hawking tregoi se te gjitha vrimat e zeza leshojne rrezatim te zi nga trupi. Ky rrezatim eshte ne fakt nje humbje e mases. Kur vrima e zeze fillon te humbi masen ajo e pershpejton kete gje me nje norme akoma me te madhe, qe domethene se sa me e vogel behet vrima e zeze aq me shpejte e humb masen e saj deri ne shperberjen perfundimtare e njohur si (POP OUT).




Si Formohet Vrima e Zeze





Pra, cfare eshte nje vrime e zeze?. Vrima e zeze eshte nje trup qiellor shume intensiv i cili terheq cdo gje brenda vetes dhe nuk nxjerr asgje jasht. Vrima e zeze ka nje gravitet extrem te cilen as vete drita dhe asnje trup tjeter qiellor nuk mund ti shpetoj terheqes se saj. Ajo ka nje dendesi te pafund dhe afrimi rreth saj ben qe objekti te mos ket rrug shpetimi, por te terhiqet brenda. Thelbi i saj eshte quajtur singulariteti kurse kufiri i jashtem eshte horizonti(disku jashtem), pika ku pertej te ciles cdo gje thithet ne vorbullen kozmike.

Por si formohen Vrimat e Zeza
Ka shume teori per kete pyetje, por ajo me e zakonshme eshte kur nje yll kolosal me nje mase prej me shume se 3 here te mases se Diellit arrin ne fund te jetes se tij, dhe bie nen gravitetit e vet duke lene pas nje Vrime te zeze Kompakte.

Le te shohim se si ndodh ky proces intrigues.
Kur nje yll gjigant arrin fazen e fundit te jetes se tij dhe eshte gati per te shperthyer ne supernova, ai e harxhon te gjithe karburantit berthamor dhe pastaj bie nen gravitetin e vet.Pra, kur ndalon djegja e karburantit, ndalon dhe procesi i krijimit te energjise berthamore qe ushqen yllin dhe e ben ate qe te mbaje ekuiliber kundrejt presionit gravitacional. Rrezja e yllit zvogelohet ne nje madhesi kritike, e quajtur rrezja Schwarzschild dhe pastaj vazhdon dhe ngushtohet, duke perfshire edhe driten. Forca e gravitetit ben punen e saj ne thelbin e yllit, i cili pas konsumimit total te karburantit krijon disa hapesira brenda vetes, duke iu dorezuar totalisht gravitetit. Kur ylli shperthen ne tipin supernova, shtresa e tij e jashtme perhapet neper hapesire.

Tani le te shqyrtoje pak reagimin brenda yllit i cili perfundon ne nje vrime te zeze me mase yjore.
Ajo qe ndodh eshte se reaksioni berthamore ne thelbin e yllit ben te mundur krijimin e presionit te jashtem. Ky presion eshte i balancuar ne menyre optimale nga terheqja intensive e brendshme e gravitetit nga masa e yllit. Kur nje yll eshte ne afer vdekjes, kombinimi reaksionar i i konvertimit te hidrogjenit ne helium ndalon, dhe formon nje reaksion te ri berthamor duke konvertuar heliumin ne karbon (Procesi Djeges). Ky reaksion pastaj pasohet nga konvertimi i karbonit ne oksigjen, i oksigjenit ne silikon dhe pastaj hekurit. Kjo eshte pika ku fusioni berthamor ndalon, dhe shtresat e jashtme e te gjitha elementeve te prodhuara (hidrogjeni heliumi, karboni dhe silikoni) vazhdojne te digjen rreth qendres se hekurt ne thelbin e yllit. Thelbi gjigand i hekurit vazhdon te ndertohet deri ne piken ku ylli nuk mban me, dhe ne fund shperthen ne menyren supernova.

1. Nje yll me mase 1,4 here me te madhe se ajo e Diellit, pas shperthimit ne supernova kompresohet ne nje mase me te dendur te neutroneve. Ky kompresim eshte aq e madh sa qe, 100 milion ton Neutrone jane te barabarte me nje filxhan caji (pra nje filxhan caji eshte i mjaftueshem per te mbajtur 100 milion ton Neutrone). Pastaj, ky kompresim Neutronesh ben te mundur formimin e nje nga yjeve me te fuqishem dhe me nje densitet te jashtezakonshem, i quajtur NeutronStar - Ylli Neutron.

2. Ne qofte se neutronet nuk jane ne gjendje per te parandaluar renien e yllit per shkak te forcave gravitacionale ne brendesi te tij, athere zvogelohet ne nje zbrazeti te zeze te pafund, ose me pake - nje vrime e zeze me mase yjore.

Ka dhe nje kategori tjeter te vrimave te zeza, te njohura si ato Supermafsive.
Vrimat e zeza Supermasive jane te pranishme pothuajse ne te gjitha qendrat e galaktikave, duke perfshire edhe galaktiken tone Rruga e Qumeshtit. Deri me tani, secila nga vrimat e zeza qe shkencetaret kane zbuluar jane supermasive dhe te masave normale yjore. Nese ju vendosni miliarda Diej se bashku, normalisht ju duhet ta dini masen e Vrimes Supermasive. Dhe kjo eshte arsya qe keto objekte kane mare emrin Vrima te zeza Supermasive.

Astronomet akoma nuk jane shume te sigurt se si jane formuar Vrimat e zeza Supermasive, por egzistojne disa teori per sa i perket formimit te ketyre objekteve.
1: Perplasja e disa vrima te zeza me te vogla se bashku dhe formimi i nje vrime supermasive.
2: Regjimentet e medha ne boshlleqet e gazit bien kundrejt gravitetit i cili ben te mundur rrotullimin e dhunshem te hapesires duke e perkulur ate dhe duke krijuar vrimen sipermasive, e cila pastaj do te konsumonte te gjithe gazin dhe materialet e mbetura rreth saj.

Shkencetari Britanik Stephen Hawking propozoi qe vrimat e zeza me mase triliona here te mases se diellit, pra Vrimat e zeza Supermasive jane krijuar ne te njejten kohe me Universin, kjo si pas teorise se Big Bangut. Por kjo eshte vetem nje tjeter teori e paprovuar. Disa nga vrimat e zeza te ndermjetme, mendohen te jene formuar nga bashkimi i shume trupave kozmik te vegjel dhe kompakt.


Cfare jane Vrimat e Zeza

Vrimat e zeza jane te frikshme, dhe objektet me intriguese dhe misterioze ne Univers. Kjo eshte ndoshta arsyeja sepse ato jane objektet me te studiuara dhe me te perfoluara ne artikujt fatashkencore. Por! cfare eshte nje vrime e zeze?. Vrimat e zeza jane kryesisht objekte shume masive dhe te dendur, sa qe asgje nuk mund ti shpetojne terheqjes tyre gravitacionale, duke perfshire edhe vete driten (e cila eshte arsyeja kryesore se perse keto objekte jane quajtur vrima te zeza). Kjo na con ne disa skenare interesante ne lidhje fizike me zonen perreth nje vrime te zeze.

Teoria e Relativitetit te Pergjithshem tregon se cdo objekt me mase, e perkul ate qe ne njohim si Hapesire-Kohe, dhe kjo perkulje eshte ajo qe ne e dime si graviteti. Shpjegimi me i thjeshte i perkuljes se hapesires eshte ai i nje krevati me suste: Sa me i rende te jesh aq me shume do perkulet susta e krevatit. Pra sa me masive te jete vrima e zeze, aq me shume perkulet hapesira. Vrima e zeze eshte e gjithe masa e nje ylli, por nje hapesire ​​shume e vogel, e cila eshte e mjaftueshme per te terheqer brenda cdo objekt qe i afrohet kufirit te saj. Zona rreth vrimes se zeze nga e cila asgje nuk mund te shpetoje, quhet event horizont, dhe madhesia e kesaj zone varet direkt nga medhesia e vrimes se zeze. (Pra sa me e madhe te jete vrima e zeze, aq me e madhe eshte zona). Nje vrime e zeze yjore formohet kur nje yll i madhesise prej 3 masash diellore i afrohet fundit te jetes se tij, ku procesi i fusionit berthamore ne thelb nuk ka me fuqi per te perballuar shtyrjen e gravitetit. Kur materiali brenda yllit kompresohet ne nje rreze te caktuar, athere krijohet vrima e zeze.

Vrimat e zeza Supermasive jane ato qe formohen ne qender te galaktikave, dhe mund te shkojne ne miliarda masa diellore. Per shembull, vrima e zeze supermasive ne qender te galaktikes tone Rruga e Qumeshtit eshte rreth 40.000 masa diellore, dhe materiali qe e rrethon ate, i quajtur disku i jashtem, eshte rreth 4 miliarde masa diellore. Vrimat e zeza jane te madhesive te ndryshmene, dhe kjo eshte ne varesi te mases qe ato kane. Per shembull, nese Dielli do te behet nje vrime e zeze, (gje qe nuk mund te ndodhi) rrezja e vrimes se zeze do te jete rreth 3 km.

Ne qender te vrimes se zeze qendron ajo qe quhet singulariteti, aty ku masa kompresohet ne volumin zero. Si e dime ne qe vrimat e zeza ekzistojne nese ato nuk leshojne ndonje drite?. Deshmite per vrimat e zeza yjore vijne nga vezhgimet ne sistemet binare, kurse vrimat e zeza supermasive mund te verehen duke perdorur teleskopet X-ray, gjithashtu edhe permes gravitetit qe ato ushtrojne mbi yjet ne galaktike.

Sipas Teorise se pergjithshme te Relativitetit nga Ajnshtajni, nje vrime e zeze ne hapesire eshte nje vend ku graviteti dhe eshte aq i madh sa qe edhe vete koha ndalon. Kjo shkakton nje ngjarje ku te gjitha objektet qe bien ose terhiqen brenda nga forca e gravitetit, zhduken pergjithmon. Analizat e fundit tregojne se nje vrimat e zeza posedonjne, Temperature dhe Rrezatim Hawking.

Edhe pse ajo eshte e padukshme, vrima e zeze ne hapesire mund te verehet permes bashkeveprimit te saj me trupat dhe materialet tjera. Dikush mund te ndjeki levizjen e nje grupimi Yjor qe orbiton ne rajonin e hapesires e cila duket bosh. Gjithashtu, nje mundesi tjeter shikimi eshte kur shohim gazin e nje ylli i cili terhiqet dhunshem nga graviteti i vrimes se zeze. Kjo spirale e gazit, ngrohet ne temperatura shume te larta dhe sasia e madhe e rrezatimit radioaktiv qe del nga vrima e zeze ben te mundur vezhgimin e saj duke perdorur teleskopat X-ray. Vezhgimet e tilla kane bere te mundur faktin real per egzistencen e Vrimave te Zeza ne Univers.

Ekzistenca e nje vrimve te zeza ne hapesire eshte njohur qe ne vitin 1783. Ne vitin 1915 Ajnshtajni publikoi Teorine e Relativitetit te Pergjithshem, por kjo nuk i dha nje kuptim te plote ketyre objekteve misterioze, dhe vetem disa vite me vone Karl Schwarzchild beri te mundur zgjidhjen e sakte e cila tregonte ekzistencen e vrimave te zeza. Zgjidhja e tij quhet Rrezja Schwarzchild.

Disa shkencetare, dhe fantastikoshkencetare, besojne se, nese ne bejme nje lidhje me vrimat e zeza ne mund te udhetojme neper hapesire shume shpejt! (Pra shkurtim rruge). Te tjeret besojne se krijimi i nje vrime te zeze ne nje zone te mbyllur, do te mundesonte krijimin e nje anije me nje motorr ku energjia dhe karburanti nuk do te shteronte kurre.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-11, 15:42   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Vrima e zezė

Vrima e Zeze Supermasive

Vrimat e zeza Supermasive jane objekte me masa te cilat vleresohen ndermjet 1 milion dhe 1 miliard masa Diellore. Jane dalluar dy lloje vrimash te zeza, ato ''yjore'', me mase diellore (deri ne 20), dhe vrimat e zeza supermasive (SMBHs), me masa rreth 1 milion deri mbi 1 miliard masash Diellore. Sigurisht, vrimat e zeza nuk leshojne drite, keshtu qe ekzistenca e tyre tregohet nga metoda te ndryshme, nje prej te cilave eshte perdorur per zbulimin e eksoplaneteve - ku referohet levizja e objekteve te afert ne fushen gravitacionale. (Ashtu si levizja e yjeve qe tregojne exoplanetet).

Vrima e zeze supermasive me e afert eshte ne qender e galaktikes sone Rruga e Qumeshtit, (SgrA) e quajtur pas burimit te rrezatues ne konstelacionin Shigjetari. Ekipe te ndryshme te astronomesh kane vezhguar me vemendje te madhe pozicionet e yjeve te afert ne shenjen Shigjetari, pra ne qendren e galaktikes tone. Gjurmimet e orbites se yjeve rreth Vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone ata i bejne me infra te kuqe, per shkak se pluhuri mes nesh dhe Shenjes Shigjetari thith 31 madhesi te drites optike. Duke aplikuar ligjet e Keplerit, plus nje skice te Newtonit dhe inteligjencen e Ajnshtajnit, ne mund te vlersojme madhesine e vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone.

Vrima e Zeze Supermasive mund te fitoje mase ne disa menyra, dhe menyra me spektakolare eshte kur plazma e nxehte pershkon nje grup te pasur galaktikash qe bien ne qendren gravitacionale te vrimes me te madhe. Plazma eshte e ngjeshur, e ndezur, dhe perfundon ne nje disk te jashtem shtese rreth Vrimes supermasive, dhe pastaj zhduket prej aty duke u terhequr brenda qendres dhe duke formuar disa trare energjie qe pershkojne galaktiken pertej. Kjo disqe shtese rreth vrimes supermasive jane pergjegjes per madheshtine dhe shkelqimin e kuazareve.



Event Horizon - Disku i jashtem ose Disku Shtese

Horizonti i nje vrime te zeze eshte kufiri ne mes pjeses se jashtme dhe pjeses se brendeshme. Horizonti i vrimes se zeze eshte sjellja e pershkruar nga zbatimi i ekuacioneve te teorise se Relativitetit te Pergjithshem nga Ajnshtajni. Po ta vereni me kujdes, horizonti i saj ka formen e nje sfere dhe siperfaqe 2 Dimensionale e cila rrin mbi nje top 3 Dimensional. Per shembull, nese ju bini lirisht ne nje vrime te zeze forcat extreme nuk do ju shqyejne, sepse ju nuk do te kuptoni fare kur te kaloni tek horizonti i saj.

Nese shikoni nga larg nje objekt qe bie brenda vrimes se zeze, ju do te shihni se objekti shkon afer dhe me afer, dhe drita behet e kuqe dhe me e kuqe, ose sic quhet ndryshe redshifted. Dhe kjo eshte perpjekja me e afert qe ne kemi bere per te testuar parashikimet e teorive te horizontit. Ne dekaden e ardhshme mund te behet i mundur studimi i horizontit te vrimes se zeze supermasive duke mare imazhe te Shenjes Shigjetari e cila ndodhet direkt ne drejtim te qendres se galaktikes tone.



Rrezja Schwarzschild

Nese e kompresojme Diellin poshte ne nje rreze prej 2,5 km, do tu krijonte nje vrime e zeze. Nga kompresimi i Tokes, rrezja do te ishte 0,9 cm. Kompresimi i nje mali te madh do te kishte nje rreze te barabarte me 1 nanometer. Kjo rreze eshte quajtur Radius Schwarzschild. Termi u emerua pas matematikanit Karl Schwarzschild, i cili ishte i pari qe zhvilloi formulen: Rs = 2 GM/c2. Ku, M eshte masa e trupit, G eshte konstantja universale e gravitetit, dhe c eshte shpejtesia e drites. Ju mund te perdorni kete formule per llogaritjen e Rrezes Schwarzschild tek ndonje objekt.

Dhe keshtu, nje objekt me i vogel se Rrezja Schwarzschild eshte njihet si nje vrime e zeze. Siperfaqja e nje vrime e zeze vepron si nje horizont, nje pike ne te cilen as vete drita nuk mund te shpetoje. Cfare ndodh ne te vertete me masen brenda Rrezes Schwarzschild eshte nje mister. Disa shkencetare besojne se dendeisa e mases do ta ndalonte vrimen e zeze qe tu kompresonte akoma me shume, ndersa disa te tjere besojne se vrima e zeze do te vazhdonte tu kompresonte poshte pergjithmon.



Rrezja Hawking

Rrezja Hawking tregon se kur njerezit vdesin nga uria, ata behen dobesohen dhe pastaj vdesin, qe do te thote se kur nje vrime e zeze nuk ushqehet me (gaz/pluhur), ajo dobesohet duke humbur masen dhe pastaj shperbehet, por ate e ben ne menyre shume spektakolare ne nje hov te rrezatimit Hawking. Te pakten kjo eshte menyra qe ne kuptojme sot, por teoria mund te jete dhe e gabuar.

Kozmologu, Astrofizikani, dhe Fizikani, ''Stephen Hawking'' ne vitin 1974, tregoi se vrimat e zeza duhet te emetojne rrezatim elektromagnetik me nje spekter te trupit te tyre, ky proces eshte quajtur avullimi i vrimes se zeze. Ky proces teorikisht funksionon keshtu: grimcat dhe antigrimcat prodhohen konstant dhe pastaj zhduken shume shpejt. Normalisht, ne nuk mund ti shohim kurre grimcat dhe antigrimcat e kesaj dukurie, por e dime egzistencen e tyre nepermjet efektit Casimir. Megjithate, nese nje pale e ketyre grimcave dhe antigrimcave virtuale dalin jashte prane egzistences se horizontit te vrimes se zeze, disa prej tyre mund te shpetojne dhe vrima e zeze ne kete menyre humbet mase. Kur keto grimca dalin larg nga horizonti i vrimes se zeze, athere referohen si rrezatimi i trupit te zi. Rezulton se sa me e vogel eshte vrima e zeze, aq me shpejt do ta humbase masen pershkak te Rrezatimit Hawking. Ne fund vrima e zeze shperbehet me nje shperthim te forte te rrezatimit gama, sepse kur ajo zvogelohet temperatura rritet ne extrem.

Ka shume mistere ne lidhje me vrimat e zeza dhe Rrezatimit Hawking, per shembull, avullimi i vrimes se zeze nepermjet Rrezatimit Hawking do te thote se informacioni i objektit eshte i humbur pergjithmone. Shkaku kryesor i ketyre mistereve eshte se mekanika kuantike dhe relativiteti i pergjithshem - dy teorite me te suksesshme ne fizike, nuk perputhen me njera tjetren, dhe ne nuk kemi eksperimente apo vezhgime qe te na ndihmojne per te zgjidhur kete mosperputhje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-11, 15:46   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vrima e zezė




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-13, 12:11   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vrima e zezė

A mund tė shkatėrrohet universi SOT?
Fizicientėt thonė PO !







Paris,

Universi mund tė kolapsojė dhe cdo gjė nė tė – pėrfshirė ne – do tė kompresohemi nė pjesė tė vogla dhe tė rėnda. Procesi tash ka mundėsi tė ketė filluar diku nė kozmosin tonė dhe ėshtė duke e ngrėnė ndonjė pjesė tė university, thonė teoricientėt e fizikės, raporton Daily Mail.

Ky koncept i ri i tė menduarit ka qarkulluar qė njė kohė, por tash hulumtuesit nė Danimark pretendojnė se kanė prova tė mundshme sipas ekuacioneve matematikore.

Baza e kėsaj teorie ėshtė se herėt apo vonė njė ndryshim radikal i forcave tė universit do tė bėjė qė cdo pjesė e tij tė fitojė njė peshė specifike ekstreme.

Cdo gjė – cdo grimcė e rėrės, cdo planet dhe cdo galaksi – do tė bėhet pėr miliarda herė mė e rėndė se sa ėshtė tash. Bazuar nė bazė tė asaj qė njihet teoria e Higgs’it, faza transitore sic ėshtė kjo ka ndodhur nė njė tė dhjetėn e miliardit tė sekondės pas Big Bang’ut, duke ndėrruar hapėsirėn kohore.







Gjatė kėtij tranzicioni, hapėsirat e zbrazėta mbusheshin me njė substancė tė padukshme qė ne sot e thėrrasim Fushat e Higgs’it.

Duke pėrdorur ekuacione matematikore, hulumtuesit e Universitetit Jugor tė Danimarkės kanė zbuluar se fushat e Higgs’it mund tė ekzistojnė nė dy gjendje.

Nė gjendjen e dytė, fusha e Higgsit ėshtė miliarda herė mė e dendur se sa shkencėtarėt kanė menduar deri mė tash.

Dhe nėse kjo fushė ultra e dendur e fushave tė Higgs’it ekziston, atėherė papritur nė ndonjė vend tė universit mund tė shfaqet njė ‘fluskė’ nė ketė gjendje, e ngjashme me fluskėn qė shfaqet kur e vlojmė ujin.

Fluska mandej do tė zgjerohet sipas shpjetėsisė sė dritės, duke u futur nė secilėn hapėsirė, duke e ndėrruar fushėn e Higgs’it prej gjendjes nė tė cilėn ndodhet tash nė njė tė re.

Tė gjitha pjesėzat qė do tė pėrbihet prej fluskės do tė arrijnė njė peshė shumė mė tė rėndė se sa e kishin jashtė saj, dhe ato do tė bashkohen duke krijuar qendra tė reja gjigante.

“Shumė teori dhe kalkulime parashikojnė njė fazė tė tillė transitore – por kanė qenė disa paqartėsi nė kalkulimet e mėhershme”, thotė Jens Krog, student PHD nė Universitet tė Danimarkės.







“Tash ne kemi performuar kalkulime shumė mė precize, dhe ne shohim dy gjėra: Po, universi sipas tė gjitha gjasave do tė kolapsojė dhe: kolapsi ėshtė shumė mė i mundshėm se sa kalkulimet tė vjetra”.

“Faza transitore do tė fillojė diku nė univers dhe do tė shpėrndahet. Ndoshta kolapsimi ka filluar tashmė dhe tashmė ėshtė duke e ngrėnė pjesėn tjetėr tė universit.

Ndoshta kolapsimi ėshtė duke filluar pikėrisht tash dhe pikėrisht kėtu. Ose ndoshta do tė fillojė larg nga kėtu miliarda vite. Ne nuk e dimė”.

Edhe pse kalkulimet e fundit parashikojnė se kolapsi ėshtė tash mė i mundshėm se sa mė parė, ėshtė gjithashtu e mundshme qė nuk do tė ndodhė kurrė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.