Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-02-12, 21:27   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjuha ime

Rreth Portalit

Bashkatdhetarė tė nderuar,
Ėshtė e drejtė themelore njerėzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombėtar. Shenja e parė dhe mė e rėndėsishme e kėtij identiteti ėshtė gjuha amtare. Mėsimi i gjuhės amtare nė shkollė nėnkupton edhe mėsimin pėr kulturėn e origjinės dhe pėrbėrėsit e saj. Nė kushtet e jetės jashtė atdheut ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombėtar vėshtirėsohet dhe kjo manifestohet shumė mė tepėr te brezat e rinj, posaēėrisht te fėmijėt e lindur atje. Prandaj, institucioni mė i pėrshtatshėm, ku mėsohen e zhvillohen kompetencat gjuhėsore e kulturore me pėrkujdesje profesionale, ėshtė shkolla. Dhe kjo shkollė tashmė njihet me emėrtimin Shkolla Shqipe e Mėsimit Plotėsues nė diasporė.

Portali “Gjuha ime” i dedikohet fėmijėve dhe tė rinjve (nxėnėsve) shqiptarė tė cilėt jetojnė jashtė Atdheut. Ky portal ėshtė pjesė e synimit tė pėrhershėm pėr vetėdijesimin e vazhdueshėm tė brezave tė rinj pėr gjuhėn dhe kulturėn e origjinės, si pėrparėsi dhe veēanti e identitetit tė tyre personal e kolektiv kombėtar, nė njėrėn anė, dhe si mbėshtetje e bazė e mirė pėr integrimin e tyre nė shoqėrinė ku jetojnė, nė anėn tjetėr.

Pėrmes kėtij portali, tė gjithė fėmijėve, kudo qė ndodhen nė diasporė do t’iu ofrojmė mundėsinė qė ta mėsojnė sa mė lehtė gjuhėn e tyre amtare. Pėrmes mundėsive tė cilat i ofron ky portal, ata do ta ndjejnė se kudo qė ndodhen i pėrkasin njė shteti qė kujdeset pėr ta dhe kudo qė ata tė degėzohen, rrėnjėt i kanė kėtu, nė Kosovėn e tyre.

Ky portal, si pėr nxėnėsit shqiptarė ashtu edhe pėr ata qė dėshirojnė ta mėsojnė gjuhėn shqipe, pėrbėn njė mėsim shtesė krahas mėsimit tė rregullt dhe ėshtė njė mbėshtetje e mirė nė formimin sa me tė plotė tė personalitetit tė tyre, duke i zhvilluar dhe pasuruar kompetencat dhe potencialet intelektuale, estetike, morale dhe sociale, duke nxitur njėkohėsisht komunikimin dhe bashkėpunimin nė mes tė kulturave tė ndryshme.

Nė portalin “Gjuha ime”, fėmijėt e mėrgimtarėve tanė pėrpos qė do tė kenė mundėsinė ta mėsojnė gjuhėn e tyre amtare, pėrmes Abetares “online”, ata do tė kenė mundėsinė tė marrin edhe njohurit tė tjera, tė cilat i mėsojnė bashkėmoshatarėt e tyre nė vendlindje.
Gjithashtu, nė kėtė portal me lehtėsi dhe saktėsisht ju do tė gjeni edhe informatat pėr shkollat ku zhvillohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Amtare si dhe do tė njiheni pėr sė afėrmi me planprogramet mėsimore.

Portali “Gjuha ime” ofron mundėsinė edhe tė argėtimit nėpėrmjet lojėrave dhe kuizeve, tė cilat janė sajuar enkas pėr ngritjen e njohurive tė fėmijėve lidhur me vendin e origjinės si dhe do tė mund tė gjeni edhe shumė materiale tė tjera qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.
Njėkohėsisht, ju do tė mund tė njiheni edhe me tė gjitha aktivitetet qė do tė jenė interesante pėr fėmijėt e juaj si dhe me zhvillimet e pėrgjithshme kulturore nė Kosovė dhe diasporė.

http://www.gjuhaime.info/


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 08-02-12 nė 21:34
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-04-12, 09:33   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjuha ime

Gjuha Shqipe, dega me e vjeter e gjuheve indoevropiane


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-12, 12:16   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjuha ime

Albanologu amerikan i Harvardit nė 2008-ėn: Tani e besojmė ilirishten

Tani mund ta besojmė historinė e gjuhės shqipe nė lidhje me ilirishten, duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor. Kjo deklaratė e bėrė nga albanologu amerikan, Eric Hamp, nė kuadėr tė konferencės sė organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ėshtė shoqėruar pėr herė tė parė dhe me etimologjinė e disa fjalėve krahasuese. Etimologjia e fjalės thika - gjendet tek fjala e latinishtes siko, po ashtu fjala thupra - e krahasuar me fjalėn latine sibina.

Realisht ky ka qenė lajmi mė i fundit edhe pėr vetė shkencėn tonė gjuhėsore, ku studiuesit shqiptarė tė sotėm janė gjendur pėrballė kėsaj befasie, duke e vendosur padyshim nė ato fenomene qė me plot gojėn mund tė quhen risi, edhe nė kėtė rast pėr shkencėn tonė gjuhėsore. Duhet shėnuar se pėr profesor Hamp ėshtė njė nėnvizim i veēantė, se ka nė natyrėn e punės sė tij - mendimin qė ėshtė vazhdimisht nė zhvillim.

E nis leksionin me njė nderim tė albanologut Holger Pedersen, e mė pas thotė… “Imagjinoni: Danimarka, njė vend qė nė tėrėsinė e vet numėron mė pak banorė se Chicagoja, i ka dhėnė shqipes dhe rolit tė saj tė pakrahasueshėm nė familjen indo-europiane nėntė gjuhėtarė tė kalibrit ndėrkombėtar”. Hamp i quan tė nėntė- “Great Danes”, duke nisur me Rasmus Rask-un, zbuluesin e vėrtetė tė ligjit tė Grimit, qė ky i fundit vetėm se e publikoi para Raskut danez. U tėrheq vėmendjen gjuhėtarėve historikė shqiptarė qė “gjithnjė i referohen Pedersenit duke e cituar gabim sikur tė kish thėnė se kishte dy dhe jo tre laterale (bashkėtingėllore anėsore) nė indoeuropianishte…kam frikė se nuk e lexojnė Pedersenin nė origjinal…thjesht i referohen njėri pas tjetrit gabimit qė ka bėrė i pari i atyre qė e kanė cituar…”- shton pastaj. “Po nuk dua tė bėj listėn me emra…s’ka rėndėsi”- thotė pastaj. Pastaj nis e lidh logjikisht tezėn e tij duke sjellė shembuj nga fjalė tė mbledhura nė 80 fshatrat arvanitas tė Beotisė, ku ka bėrė ekspedita gjuhėsore nė vitet 50-60. Mban mend e pėrmend ēdonjėrin fshat, bashkė me moshat dhe karakteristikat e folėsve qė ka intervistuar…me njė shqiptim perfekt tė tė folmeve, e me njė keqardhje prej ati qė humb bijtė e vet, madje edhe mė shumė, kur thotė…”Nė vitet 50-60 ishin 570 ngulime tė shqipes nė Greqi…I kam numėruar njė nga njė…veē nuk pata kohė fizike tė regjistroja mė shumė se 80 ngulime”…dhe fytyra i pritet e duket pezmi i tij i thellė… “tani thuajse kanė vdekur tė gjithė…folėsit qė intervistova unė ishin nė tė gjashtėdhjetat. Duhet tė kenė vdekur, megjithėse prapė mund tė gjenden folės tė mbijetuar.” Politika i intereson pak. Se si e pse janė zhdukur kaq ‘me nxitim’ arvanitasit e Greqisė, se ē’rol kanė politikat greke nė kėtė, nuk ėshtė puna e tij…Veē gjuha i intereson…ajo e gjalla. Dhe lehtėsisht, sikur t’i referohej rrugės qė bėn ēdo mėngjes nga shtrati tek tavolina e punės, vizaton nė ajėr me gisht hartat e udhėve nga fshati nė fshat nė ndjekje tė fjalės shqip, prej shkrepave tė malėsive greke, malazeze, atyre dalmate, serbe, kosovare e maqedonase, duke mbyllur rrethin brenda Ballkanit. Po kėshtu bėn me fshatrat e tjerė tė shqipes arbėreshe nė Itali, i vizaton nė ajėr, duke shmangur male e lumenj qė i kanė zėnė dikur rrugėn, por qė i ka shmangur, sepse pėrtej e priste fjala.
Cilėsitė e metodės shkencore tė Hampit? -Empirik, rigoroz nė ligjėsitė e fonetikės dhe gramatikės historike, i pėrpiktė nė imtėsi dhe i palodhur nė kėrkim tė konfirmimit pa fund tė ēdo zbulimi nė kuadrin e gjerė gjuhėsor, i paepur e konsistent, me integritet shkencor tė palakueshėm. Kur Hampi flet, tė krijohet ideja se jeton nė gjithėkohė e gjithėhapėsirė, tė duket vetja i pėrjetshėm. Nis me njė formė foljore tė fshatrave arbėreshė Cerzeto e Vaccarizzo Albanese, qė jehohet nga arvanitika e fshatit Mandres dhe Magoula, dhe krejt natyrshėm dhe logjikshėm kalon nė format e hetitishtes, anatolishtes, e mesapishtes. Nuk ka kufij mes vdekjes dhe jetės nė gjuhė apo shoqėri pėr Hampin. E gjitha ėshtė komunikim njerėzor i pandėrprerė, domethėnė gjuhė e pėrdorur dhe gradualisht e ndryshuar, e gjitha ėshtė vazhdimėsi. Dhe ndoshta veē sipas kėsaj filozofie, rindėrtimi i miliona fijeve tė shkėputura mes mėmės indo-evropiane e gjuhėve bija do ishte i mundur. Dhe kur ka pėrfunduar sė pėrshkruari nė detaj rrjetin fantastik qė lidh Lindjen me Perėndimin, dhjetėra gjuhė tė vdekura me ato qė sot lulėzojnė apo po humbasin, kombe folėsish miq e armiq, Hampi thotė: “Albanian is a personal love of mine. Albanian is the pinion on which Balkan linguistics all rests. Albanian is what is the fundament of Balkan Sprachbund.” (Shqipja ėshtė dashuri personale e imja. Ėshtė strumbullari rreth sė cilės sillet gjithė gjuhėsia ballkanike. Ėshtė themeli i sprachbundit ballkanik). E pastaj shton se “Sllavishtja e vjetėr dhe gjuhėt balltike—edhe lituanezėt do binin dakord, u pėlqen apo jo—janė si binjakė. Por kėta binjakė nuk do mund tė rrinin bashkė pa trinjakun e tyre, shqipen.”
Ahhh…shėnimet komplekse, tė mbishtresuara, tė kapėrthyera e tė ndėrlidhura me shenja fonetike, simbole komplekse, shigjeta e paranteza dyshimesh interesante tė Hampit, janė njė tjetėr mesele shumė e veēantė…E kam provuar kur doja t’i botoja njė artikull mbi numėrorėt themelorė nė gjuhėt indoeuropiane…sa djersė e mund pėr t’i deshifruar e riprodhuar elektronikisht dorėshkrimet e tij, tamam ashtu siē i donte i pakomprometueshmi Hamp…ahhh “hundorėsia e asaj zanoreje ėshtė ndryshe nė atė fshat dalmat, dhe kjo lloj “ė-je” ėshtė rreth 1/10 e sekondės mė e gjatė se ajo e shembullit tė mėparshėm, dhe kėto ndryshime duhen dėshmuar saktėsisht nė simbolet fonetike, pėrndryshe nuk bėjmė shkencė por mashtrojmė”…E pastaj, kur i kėrkova tė mė jepte nė bibliografi tė shkrimit qė kish pėrgatitur, burimin bibliografik pėr Buzukun, Matrangėn, Bogdanin dhe Kristoforidhin, ca i fyer e ca i irrituar mė tha: “Kėto nuk duhet tė jepen nė bibliografi. Ēdo shqiptar, edhe po ta zgjosh nga gjumi, duhet ta dijė kėtė informacion. Do ishte e tepėrt tė shkruheshin.”… Por do duhet njė tjetėr shkrim pėr kėto.


Albanologu 88-vjeēar, qė ka kryer studimet e Harvardit, duke mbrojtur disertacionin e tij pėr tė folmen e arbėreshėve tė Vakaricės, qė mbetet edhe sot studimi mė i gjerė pėrshkrues fonetik, qysh prej ’54-ės, merr pjesė nė kėtė konferencė, duke prezantuar veprėn e tij mė tė fundit “Studime krahasuese pėr shqipen”, botuar nga Akademia e Shkencave nė Prishtinė. Ky botim voluminoz ka hyrė nė Bibliotekėn e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, redaktuar dhe pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli, njėkohėsisht dhe pėrkthyesi i veprės sė bashku me emra tė tjerė akademikėsh, pjesėmarrės nė pėrkthim. Ndėrsa vetė Hamp i munduar nga pleqėria, por jo nga fenomeni i njė albanologu qė pėr gjysmė shekulli nuk rresht sė nxjerri nga ilirishtja fjalė krahasuese qė e ēojnė nė bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire, ku hyn dhe mesapishtja. Kjo ėshtė teza e tij, qė siē duket bashkė me jetėn e kėtij albanisti amerikan, do tė mbyllė edhe kapitullin e debateve mbi shqipen. Ndėrsa ai po i afrohet gjithnjė e mė shumė rrėnjės, duke zbuluar pėrditė fjalė si befasia qė na dha dje Hamp, ku studiuesi Rexhep Ismajli tregon dimensionin e njė etimologu tė klasit ekstra nė botė.


Profesor Eric Hamp edhe njė herė sot iu kthye ēėshtjes sė gjuhės shqipe, natyrisht nga pozita e njė indoevropianisti duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor tė gjuhėve indoevropiane, nė aspektin ballkanik pastaj, pak mė vonė, janė faza mė tė vona kėto, nė lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire ku hyn dhe mesapishtja.



Pėr prejardhjen e shqipes nga ilirishtja ka shumė. Ka njė histori prej shekullit XVIII nga Johan Lehman Tunman dhe pastaj nė botėn e sotme, pas Ēabejt kemi Cimochowski dhe autoritete tė tjera, tė gjithė kėta qė janė marrė me albanologjinė nė njė farė mėnyre janė nė kėto rrjedha tė tė menduarit. Profesor Hamp ka kėtė avantazh se depėrton shumė mė thellė nė interpretimet paraindoevropiane dhe tė gjitha kėto lidhje i bėn bashkė.
Ka shkruar rreth 4000 artikuj shkencorė gjatė jetės sė vet.Ajo qė i intereson ende mė shumė se gjithēka ėshtė gjurmimi i dialekteve maleve e fshatrave mes tė folmeve arbėreshe e arvanitase, e pastaj kthimi nėpėr salla leksionesh ku e ftojnė papushim, duke derdhur me njė pėrpikmėri detaji gati monstruoze, thesin e tij tė pafund tė dijes. Njohuritė e tij nė dialektetet e humbura tė Europės qė rrallė i interesojnė kujt, si nė shqipet e ndryshme, gjuhėt e vdekura ose gati tė vdekura mes skocezėve, galėve, e bretonėve, dhe bukuria nė lidhjen qė Hamp u bėn dialekteve tė gjalla me dhjetėra gjuhė tė vdekura dhjetėra mijėra vjet tė shkuara, por qė ai i njeh dhe pėrdor lehtėsisht, janė mahnitėse.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-12, 12:18   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjuha ime








Gjuha qė lindi gjuhėt e ashtuquajtura indo-evropiane

Nga pellazgjishtja nė ilirishte dhe pastaj nė shqipe u trashėgua dhe u ruajt gjuha mė e vjetėr e Evropės. Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė.

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ka dokumente te shkruara tė mbetura nga djegiet porse nuk janė zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe ėshtė shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Nė lashtėsi letrarėve dhe klerikėve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhėt administrative zyrtare qe fliteshin nga klasa e larte ne pushtet dhe se vete keto gjuhe pak dallonin nga ilirishtja popullore por pjesa elitare ne pushtetin e kohes kishte bere dallimet ne te shprehur. Kėshtu qė dijetarėt e lashtė te quajtur grekė dhe romakė ne enciklopedine boterore e qe ishin zingjiri lidhes i vijave gjeologjike te familjeve pellazgjike qe krijuan Egjiptin me Fari Jonet,Greqine me Leken e madh e Romen e Bizantin, u shkrua pėr ato ngjarje tė kohės qė ata mund t’i vėrtetonin dhe t’i ruanin pėr brezat e tyre tė ardhshėm e qe ne fakt gjithqka shkruhet per ne shqiptaret e sotem dhe nga ne.

Shkencėtarėt e gjuhės na kanė bėrė tė njohim tė fshehtate gjuhėve, sepse analiza gjuhėsore mund tė ndjekė njė gjuhė tė shkruar qė nga fillesat e saj mė tė hershme dhe tė zbulojmė lidhjet e saj me gjuhėt e tjera dhe me burimin familjar tė pėrbashkėt. Pra gjuha njihet si njė nga tiparet etnike themelore tė njė populli. Fjala “Gjuhėsi’’ ėshtė pėrkufizuar si studim i ligjėrimit njerėzor. Pjesė tė rėndėsishme tė njė studimi gjuhėsor janė: klasifikimi i tingujve tė gjuhės sė folur, fjalėformimi, duke pėrfshirė gjininė, rrėnjėn, kompozimi, pėrkufizimi i saktė i fjalėve, renditja e duhur e fjalėve brenda njė fjalie, gjurmimi i prejardhjes sė njė fjalie nė gjuhėn e origjinės, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalės nėpėrmes viteve, si dhe transmetimi i fjalės nga njė gjuhė nė tjetrėn. Nė kėtė drejtim, studimi historik i njė gjuhe nė procesin e ndryshimit nėpėr vite ezgjidh arkeologjia duke hedhur dritė mbi njė kulturė parahistorike.

Ashtu si nė arkeologji edhe nė kėrkimet shkencore tė gjuhės shqipe u morėn tė huajt dhe jo vetė shqiptarėt. Sepse shqiptarėve u duhet tė mbroheshin nga pushtuesit e ndryshėm qė nuk e linin tė diturohej. Nė shekujt XIX dhe XX shkenca egjuhėsisė krahasuese bėri tė mundur qė studiuesit tė pėrcaktonin origjinėn e gjuhės shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhėt e tjera indoevropiane. Shkencėtarė qė bėnė emėr ne kėtė drejtim pėrmenden:

Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor nė Universitetin e Halles tė Gjermanisė, ishte albanologu i parė qė studioi shkencėrisht origjinėn e gjuhės sė popullit shqiptar. Ai bėri kėrkime nė burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhėsh sllav-grek-shqip tė Theodhor Kavaliotit tė vitit 1770.

Hans Tunman - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan eas u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.

Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar pėr drejtėsi nė Universitetin e Haidelbergut, i cili shėrbeu si gjykatės i shtetit tė ri grek, dhe mė vonė si nėnkonsull nė Janinė. Johani iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit tė Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhėsisė sė krahasuar historike indoevropiane. Botoi nė vitin 1854 veprėn e tij dhe nxori pėrfundimin se shqipja bėnė pjesė nė familjen indoevropiane dhe ėshtė gjuhė e veēantė pa simotėr gjuhė tjetėr.

Dhimitėr Kamarda - filolog italian me origjinė shqiptare botoi veprėn ‘Njė ese e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe’ mė 1864, vėrtetoi me dokumente lashtėsinė e gjuhės shqipe. Si njė gjuhė ndėr mė tė vjetra nė botė.

Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak nė Universitetin e Gracit, anėtar i akademisė sė shkencave tė Vjenės, i cili u specializua nė fushėn e studimit tė gjuhėve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitėn e gjuhės shqipe nė rrethin egjuhėve indoevropiane’ nė vitin 1883, qė mė vonė u pasua me 8 vėllime shkencore mbi historinė, gjuhėn, poezinė, pėrrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbėreshėve nė Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder - njė studiues francez qė shėrbeu nė qeverinė osmane tė Shkodrės, shtoi nė librin e tij pėr ‘Pellazgėt dhe pasardhėsit e tyre’ mė 1894 njė leksion i hollėsishėm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingėllimi mė i pastėr e mė besnik i gjuhės pellazge’.

Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhėsisė sė krahasuese indoevropiane nė Universitetin e Kopenhagės. Pėr 35 vjet me radhė botoi njė varg punimesh shkencore mbi gjuhėn shqipe, duke dhėnė analiza tė vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhėtar austriak me origjinė gjermano-ēifute, bibliotekar nė Universitetin e Vjenės i kushtoi gjithė jetėn studimeve tė gjuhės shqipe. Para se tė fillonte lufta e dytė botėrore, atė e ftuan tu mėsonte albanologjinė studiuesve shqiptar, mirėpo vdekja e tij nė njė kamp pėrqendrimi nazist e privoi Shqipėrinė nga shėrbimet e kėtij studiuesi tė madh.

Zef Skiroi (1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinė shqiptare bashkė me, Joklin dhe danezin Pedersen, janė cilėsuar si tre albanologėt mė tė shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorėn nė dritė librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ nė Romė mė 1932.

Mbas studimeve tė shkencėtarėve tė huaj rreth gjuhės dhe historisė tė shqiptarėve dolėn dhe studiuesit e parė shqiptarė nė drejtim tė gjuhės shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Ēekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Ēabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra. Njė vėrtetim i pamohueshėm pėr vjetėrsinė e gjuhės shqipe janė emėrtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve qė janė trashėguar deri me sot duke iu qėndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerė, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashėgiminė nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas nė shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetėr qė janė edhe sot tek emėrtimi i njerėzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Tė tillė emra janė mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim njė vėshtrim tė shpejtė hartės tė Evropės, do tė vėmė re se shumė qytete dhe krahina kanė emėrtime tė kuptimit nė gjuhėn shqipe dhe vetėm nė gjuhėn shqipe si pėr shembull:

- Toskana nė Itali qe e ka marrė kėtė emėr prej banorėve tė saj, se ata ishin toskė tė njėjtė me ata tė Shqipėrisė.

- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

- Kryeqyteti i Francės Parisi ėshtė nė shqip: i pari ose si i pari.

- Marrsiella, qytet i Francės e ka marrė kėtė emėr nga shqiptarėt nė lashtėsi sepse ai ka qenė dhe ėshtė qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.

Po tė vėrejmė emėrtimet e qyteteve tė lashta greke edhe kėta kanė emra tė kuptimit shqiptar, pėr shembull, Athina – a thėnė, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalė shqipe, duke pasur parasysh qė ai ishte i verbėr, pellazgėt i vunė emrin i Mjerė, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhė sheh) janė legjenda pellazge ose shqiptare, qė u shkruan nga Homeri dhe gjatė shekujve u pėrvetėsuan nga shkruesit e mėvonshėm bizantinė. Tek Iliada, tė gjithė kryetarėt e fiseve, pjesėmarrėse nė betejėn eTrojės dhe vendet nga vinin kanė emra tė kuptimit nė shqip, pėr shembull:


Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mėndja e la, ishte mbret i Spartės, vėllai i Agamemnonit.
Mirmidonėt - mirditorėt, kishin mbret Aqilean ose Akilin, qė do tė thotė-aq i lehtė.
Elena - e lanė mend.
Priami - i parė jam ose prij jam, mbreti i Trojės.
Paridi - i pari qė di, etj.

Nė tė gjitha kohėrat bizantinėt kanė pasur maninė pėr tė pėrshtatur fjalėt jo-greke nė fjalė greke. Kjo mėnyrė veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mėnyrėn e shqiptimit tė fjalėve ose emrave. Megjithatė, po tė shohim perėnditė e lashta te Olimpit ku besonin grekėt nė lashtėsi, do vėrejmė se ato perėndi lexohen apo kuptohen vetėm nė gjuhen shqipe si pėr shembull:

Zeus - Zė, ėshtė perėndia mė e fuqishme qė kishte pėr grua perėndinė.

Hera - Era. Perėndia tjetėr Letos – Leton. Zeusi mė vonė u martua me perėndeshėn Mentis - mend dhe lindėn Athinanė. Marsi, ishte perėndia e luftės dhe shumė herė nxiste grindje midis njerėzve prandaj e pat marrė emrin nga shqipja ‘’i marrė’’. Perėndia Apolon mendoj se e ka marre kėtė emėr nga shqipja, apo-loni, dhe vėrtet Apoloni ishte perėndi i muzikės, poezisė dhe harqeve, dhe ēfarė bėnte Apoloni! Luante muzikė, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja mė e dashur pėr tė luajtur pėr fėmijėt ishte shigjeta. Perėndia e detit quhej Tetis, qė shume lehtė nė shqipe T zėvendėsohet me D.

Po tė shohim ditės e javės nė gjuhėn shqipe vėrejmė se kanė njė kuptim tė plotė shqiptar dhe tė perėndive ku besonin pellazgėt. E diela, ėshtė dita qė pėrfaqėson Diellin ngaqė e diela ėshtė dita mė me shumė diell. E hėna pėrfaqėson hėnėn. Emarta ėshtė dita e Marsit dhe quhet si ditė e marrė. E mėrkura ėshtė dita e Mėrkurit. E enjtja nuk ėshtė zbuluar akoma. Epremtja ėshtė dita e zezė, tė prenė, e prenė. E shtuna pėrfaqėson Saturnin.

Ndėrkohė, grekėt bizantinė ditėt e javės i emėrtojnė kėshtu: e diela pėrfaqėson Zotin, e hėna ėshtė dyshi, e marta, ėshtė treshi, e mėrkura, ėshtė katra, e enjtja, ėshtė e pesta, e premtja, ėshtė dita e Shėn Mėrisė, te shtunėn e kanė marrė nga hebrenjtė.

Siē shihet shqiptarėt emėrtimin e ditėve tė javės e kanė mė tė vjetėr se grekėt, gjė qė tregon se shqiptarėt janė mė tė vjetėr si popull nė Ballkan. Edhe betimin pellazgėt e bėnin pėr kokėn e nėnės, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarėt sot, pėr kokėne nėnės dhe tė babait. Pellazgėt me zakonet, muzikėn, veshjen dhe veēanėrisht me gjuhėn e tyre shqipe, i kanė qėndruar kohės nė tokat e tyre.

Shumė tė dhėna historike greke, latine pėrmendin rastėsisht ndonjė kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarėt. Mė vonė udhėtarė evropianė, dijetar, aventurier shkruan pėr ashpėrsinė malore tė vendit, pėr luftėtarėt krenarė apo pėr veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrė Shqipėrinė, por ai vendosi komedinė e tij ‘’Nata eDymbėdhjetė’’ nė Iliri, pra nė Shqipėri. Lordi Bajron ngeli kaq i gėzuar dhe i lumtur nė takimet me shqiptarėt, sa qė i shkruante nėnės sė tij se do tė blinte njė kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqėsisht kjo veshje u pėrvetėsua nga grekėt dhe njihet sot si kostumi kombėtar grek (!?)

Pėrrallat, legjendat dhe trimėria shqiptare do arrinin deri nė Filipine, ku historia e dashurisė diku nė mbretėrinė e Shqipėrisė me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do tė shkruhej nė gjuhėn tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombėtar Skėnderbeut, tregohet nga ēifuti spanjoll nė veprėn e Leongfellout me titull ‘’Pėrrallat e hanit buzė rrugės’’.

Nė pėrfundim duhet theksuar se mendimi i pėrgjithshėm shkencor ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė tė Ilirėve dhe Pellazgėve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyen pėrse populli shqiptar i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i ynė ėshtė pushtuar shpesh nga grekėt, romakėt, sllavėt dhe turqit, edhe ndonėse shpesh kemi pėrdorur gjuhė tregtie, tė ardhura nga larg, njerėzit qė sot njihen si shqiptarė kanė ruajtur me vendosmėri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonė tė lashtė Ilir ePellazg. Por qė tė ruhen edhe nė tė ardhmen duhet qė shqiptarėt tė kujdesen sa me shume pėr zhvillimin e mė tejshėm arsimor-shkencor, tė ndėrtojnė institucione, universitete tė tyre kombėtare dhe t’i ruajnė me fanatizėm nga armiqtė shekullor tė popullit shqiptar.




(Pėr kėtė studim u shfrytėzuan libri “Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak “Shqiptarėt’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia “Arvanitėt dhe preardhja e grekėve” dhe “Gjuha e Zotit”; revista “Ekskluzive” botim i Prishtinės; libri “Iliada” i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare “Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes sė Arbėreshėve tė Italisė sė Jugut’’)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.