Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-03-14, 17:15   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Forcat e Armatosura tė Kosovės

Forcat e Armatosura tė Kosovėsrrumbullakojnė shtetėsinė e Kosovės.



Forcat e Armatosura tė Kosovės, 5 mijė ushtarė aktivė dhe 3 mijė rezervė.

PRISHTINĖ, 4 Mars 2014

Ministri i ministrisė pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku dhe komandanti i FSK-sė gjenerallejtėnant Kadri Kastrati, mbajtėn sot, njė takim tė pėrbashkėt me stafin e lartė tė Ministrisė dhe tė FSK-sė, nė ambientet e Kazermės “Adem Jashari” tė Komandės sė Forcave Tokėsore.

Nė kėtė takim Ministri Ēeku i njoftoi tė pranishmit pėr formimin e Forcave tė Armatosura tė Kosovės dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes.Ministri Ēeku, i cili me kėtė rast njoftoi oficerėt e FSK-sė si edhe stafin civil tė Ministrisė mbi procesin nėpėr tė cilin ndodhet aktualisht FSK-ja si edhe mbi vendimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr krijimin e Forcave tė Armatosura tė Kosovės.

Gjithashtu i informoi edhe pėr procesin e Rishikimit Strategjik tė Sektorit tė Sigurisė prej sė cilit kanė dalė edhe rekomandimet e aprovura nė Kėshillin e Sigurisė.

Ministri Ēeku tha se Forcat e Armatosura tė Kosovės do tė kenė pesė mijė ushtarė aktivė dhe tre mijė rezervė. “Si pjesė e Ministrisė sė Mbrojtjes do tė jetė shefi i Mbrojtjes, i cili njėkohėsisht do tė jetė komandat i Forcave tė Armatosura tė Kosovės, kurse komandant suprem do tė jetė Presidentja e Kosovės”, ka thėnė Ēeku.

Ministri Ēeku, njoftoi tė pranishmit pėr detyrat e FAK. “Detyrat e kėsaj force do tė jenė: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės, mbėshtetja e autoriteteve civile, mbėshtetja komuniteteve, si dhe pjesėmarrja nė operacione ndėrkombėtare nė mbėshtetje dhe ruajtje tė paqes”, tha ai.

Gjithashtu pjesė e fjalės sė ministrit Ēeku ishte edhe paraqitja e organikės, strukturės dhe misionit tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-03-14, 17:16   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Forcat e Armatosura tė Kosovės

Forcat e Armatosura tė Kosovės, pėr 10 vjet






Do tė nevojiten rreth 10 vjet qė Forcat e Armatosura e Kosovės tė arrijnė kapacitetet e nevojshme pėr tė funksionuar si njė forcė e tillė, vlerėsojnė ekspertėt e ēėshtjeve tė sigurisė nė Kosovė.

Sipas tyre, rekomandimi i kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė u miratua nga Qeveria e Kosovės, vlerėsohet si rekomandim profesional i dalė nga rishikimi strategjik i sektorit tė sigurisė, nė pėrputhje me rrethanat dhe kėrkesat e qytetarėve tė Kosovės.

Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė, vlerėson se nė gjithė kėtė situatė, megjithatė po tregohet njė lloj sensi i populizmit, duke e nxjerrė si fakt tė gatshėm ēėshtjen se Kosova do tė bėhet me ushtri.

Por, siē thotė ai, vetė propozimi pėr bėrjen e Forcave tė Armatosura tė Kosovės, tregon qartė se nevojiten 3 faza qė tė realizohet ky synim.

“Faza e parė ėshtė ndryshimi i doktrinės dhe trajnimeve, sepse doktrina dhe trajnimet e tashme kanė qenė vetėm nė nivelin e mbrojtjes civile. Kjo do tė zgjasė deri nė vitin 2016, mė sė paku. Pastaj, faza e dytė ėshtė deri nė vitin 2019, ku do tė ngrihen kapacitetet e pjesshme ushtarake, sepse ky ėshtė njė proces”.

“Kurse, faza e fundit, ku ne mund t’i themi Forcė e Armatosur e Kosovės, me 5 mijė ushtarė aktivė dhe 3 mijė rezervė, do tė jetė me tė gjitha kapacitetet kadrovike, teknike dhe operacionale, do tė jetė nė vitin 2024. Do tė thotė, 10 vjet nga ky moment dhe ky ėshtė njė proces normal”, ka theksuar Qehaja.

Edhe Naim Maloku, njohės i ēėshtjeve tė sigurisė, vlerėson se procesi i ngritjes sė njė force tė armatosur, kėrkon rreth 10 vjet.

Sipas tij, procesi do tė ballafaqohet me njė varg barrierash, tė cilat kėrkohet tė tejkalohen. Barriera e parė, sipas tij, ėshtė pamundėsia buxhetore qė ky proces tė zhvillohet shpejtė.

“Nuk ka kapacitete financiare pėr ta pėrcjellė njė proces tė ngritjes mė tė shpejtė tė Forcės sė Armatosur tė Kosovės. Barriera e dytė ėshtė se ende ėshtė i pazgjidhur problemi me veriun e Kosovės”.

“Nė qoftė se ajo forcė nuk dislokohet nė njė pjesė tė Kosovės, atėherė praktikisht forca e armatosur nuk i ka kryer obligimet kushtetuese. Barriera e tretė- pėr tu ngritur njė forcė e armatosur, duhet, pėrveē mjeteve materiale dhe teknike, qė duhet siguruar dhe blerė – duhet tė aftėsohet edhe kuadri pėr manipulime me ato mjete teknike”, thekson Maloku.

Ai shton se aftėsimi i specialistėve dhe komandantėve kėrkon kohė, sidomos nėse kihet parasysh qė akademitė ushtarake zgjasin 3 deri nė 5 vjet.

Barrierė tjetėr, sipas tij, do tė jetė edhe vlerėsimi i rrezikshmėrisė ndaj integritetit territorial tė Kosovės dhe vlerėsimi se nga cila forcė nė rajon mund tė vijė ky rrezik.

Sipas tij, tash pėr tash, ky rrezik ėshtė potencial vetėm nga Serbia dhe nė pėrputhje me forcat e saj, duhet tė ngriten kapacitetet e Forcės sė Armatosur tė Kosovės.

Ai, po ashtu si barrierė nė kėtė proces e sheh edhe ēėshtjen e marrėveshjes sė Kosovės me NATO-n.

“Nuk mundet Kosova qė tė ngritė forcė tė armatosur tė veten pa u koordinuar me NATO-n. Pėr momentin, pėrgjegjėsia pėr sigurinė territoriale tė Kosovės ėshtė e NATO-s. Pra, KFOR-i e ka kėtė pėrgjegjėsi".

"Kosova, pastaj, duhet tė hyj nė marrėveshje me NATO-n dhe KFOR-in, qė gradualisht, duke e ngritur forcėn e vet tė armatosur, tė bėhet edhe zvogėlimi i numrit tė pjesėtarėve tė KFOR-it, si dhe kalimi i pėrgjegjėsive nga KFOR-i nė Forcėn e Armatosur tė Kosovės”, shton Maloku.

Por, Qehaja nuk e sheh si problem tė madh ēėshtjen e njė marrėveshje me NATO-n pėr ngritjen e Forcės sė Armatosur tė Kosovės.

Sipas tij, modelet pėr njė gjė tė tillė ekzistojnė, siē ėshtė Bosnjė e Hercegovina, e cila ka Forcėn e armatosur dhe njėkohėsisht, deri vonė , ka pasur prezencėn e NATO-s, e tash njė prezencė ushtarake tė Bashkimit Evropian.

“Nė parim, nuk do tė duhej tė kishte njė fėrkim, pėr arsye se unė KFOR-in do ta shihja mė shumė nė sigurimin e integritetit dhe sovranitetit nė veri tė vendit dhe pėr arsye se nuk mundet qė Forca e armatosur tė gravitoj, sė paku nė 5 vjetet e ardhėm, nė pjesėn veriore tė vendit, pėr shkak tė kompleksitetit politik”.

“Unė mendoj qė ēėshtja e marrjes graduale tė kompetencave nga KFOR-i, duhet tė bėhet nė bazė tė modelit qė e ka bėrė KFOR-i me policinė kufitare, ku gradualisht i ka ndarė kompetencat nė bazė tė sektorėve”, thotė Qehaja.

Ndryshe, Maloku ka theksuar se Kosova ėshtė e orientuar drejt integrimit nė NATO dhe strukturat euro-atlantike dhe ēėshtja e ngritjes sė Forcės sė Armatosur tė Kosovės do tė varet edhe nga planet qė ka NATO pėr rajonin.

Sipas tij, nė qoftė se Kosova dhe rajoni integrohen nė NATO, atėherė kjo e fundit do tė pėrcaktojė edhe numrin e pjesėtarėve tė Forcės sė Armatosur tė Kosovės, cilėsinė e pajisjeve pėr tė dhe llojin e armatimeve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-14, 17:18   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Forcat e Armatosura tė Kosovės

Ukshin Hoti nė vitin 1991 kėrkoi themelimin e Forcave tė Armatosura tė Kosovės







Ideologu i ēėshtjes shqiptare Ukshin Hoti, nė njė dokumentar tė transmetuar nė Radio Televizionin Shqiptar, nė vitin 1991, kishte bėrė thirrje pėr krijimin e njė Forcė tė Armatosur tė Republikės sė Kosovės.

Thirrja e Hotit e bėrė 23 vite mė parė, sot ėshtė bėrė realitet, pasi Qeveria e Kosovės, mori vendim pėr themelimin e kėsaj force, e cila do tė quhet Forca e Armatosur e Kosovės (FAK).

Ky fjalim i ideologut Hoti, kishte ndodhur mė 7 korrik 1991, nė varrimin e ish ushtarit tė vrarė nė Armatėn Jugosllave, Ilmi Sejdi Popaj nga Fortesa e Rahovecit.

“Populli shqiptar po e paguan tagrin e gjakut, duke qenė i vetdijėshėm plotėsisht. Nė rrethanat politike nė tė cilėn ndodhemi, ftojmė qė tė formojmė politikė tė qartė mbi atė se duhet dhe duhet tė mendojmė nė mėnyrė urgjente tė formojmė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės dhe nė gjirin e saj tė veprojnė tė rinjtė shqiptar”, ka thėnė Hoti transmeton rahovecpress.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-14, 17:19   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Forcat e Armatosura tė Kosovės

Gega ia dhuron FAK-ut 10 mijė euro tė viteve tė burgut







Prishtinė, 06.03.2014


Pas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr shndėrrimin e FSK-sė nė Forca tė Armatosura tė Kosovės (FAK), ish i burgosuri politik, Hysen Gega, ka vendosur qė njė pjesė tė parave qė i takojnė atij pėr vitet e dėnimit tė kryera nė burgjet e ish-Jugosllavisė, t’ia dhurojė Forcave tė Armatosura tė Kosovės (FAK).

Nė njė bisedė pėr “Epokėn e re”, ai ka bėrė me dije se me njė shumė prej 10 mijė eurosh dėshiron ta ndihmojė ndėrtimin e Forcės sė Armatosur tė Kosovės.

Gega, i cili ka mbajtur rreth 12 vjet burgim, i ka thėnė “Tribunės” se “Me dėshirėn mė tė madhe kam vendosur qė 10 mijė euro prej atyre mjeteve qė mė takojnė t’i jap pėr ushtrinė tonė, pėr Forcat e Armatosura tė Kosovės”.

Gega ka treguar se gjatė vuajtjes sė dėnimit kurrė nuk ka besuar se do t’i kompensoheshin ditėt e kaluar nė burgje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-03-14, 07:30   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Forcat e Armatosura tė Kosovės

esht fushat para zgjedhore e Hashim thaqit edhe asgje ma shum ndrrimi i emrit nuk ka pesh te madhe po qellimi esht qe me na gzue me ket lajm qe ne mos te kundershtojna vendet e rezervura e te garantura per shkije edhe pse kan perfundue dy mandatet e parapara me pakon e Ahtisarit ,ska asge perparom rreth ushtris deri ne vitin 2019 -------------2024 po Hashimi po kokorizet si pula kur e ben ven se asgje nuk ka
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-03-14, 11:25   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Forcat e Armatosura tė Kosovės

Serbia kundėr Forcave tė Armatosura tė Kosovės, thirret nė rezolutėn 1244







Beograd, 08.03.2014

Qeveria e Serbisė ka kumtuar sot se qėllimi i formimit tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės ėshtė “shkelje e vrazhdė e rezolutės 1244”, transmeton GazetaExpress.

Nė mbledhjen e mbajtur sonte, kjo qeveri, siē njofton B92 thekson se “formimi i Forcave tė Armatosura tė Kosovės destabilizon gjendjen nė Kosovė dhe ka paralajmėruar se pėr kėtė shkak do tė iniciojė zgjedhjen e kėtij problemi nė Kombet e Bashkuara”.

“Ky veprim destabilizon situatėn nė Kosovė dhe ėshtė nė kundėrshtim me procesin e normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės” ka vlerėsuar Qeveria nė mbledhjen e vet, raporton koha.

Kumtesa nga Kryeministria serbe vlerėson se situata e sigurisė nė Kosovė ėshtė pėrkeqėsuar me, siē thotė ajo, presionet dhe sulmet ndaj pjesėtarėve tė nacionalitetit serb si dhe me ndalimin e hyrjes sė qytetarėve tė Serbisė nė Kosovė.





OKB nuk pėrzihet pėr punėn e Forcave tė Armatosura







Nju Jork, 07.03.2014

Organizata e Kombeve tė Bashkuara ėshtė deklaruar se nuk pėrzihet nė ēėshtjen e krijimit tė ushtrisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsi i OKB’sė, Farhan Haq, ka thėnė pėr agjencinė serbe tė lajmeve Tanjug se nuk i pėrket OKB-sė tė pėrzihet nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me sigurinė nė Kosovė.

Deklarimet e zyrtarėve tė OKB-sė vijnė pas reagimit tė Serbisė se do tė kėrkojė mbledhje urgjente tė Kėshillit tė Sigurimit pėr shkakun e krijimit tė ushtrisė sė Kosovės.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.