Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-08-06, 01:40   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Kujto ditėn e gjykimit

Kujto ditėn e gjykimit
Secili njeri dhe secili besimtar ka nevojė tė kujtojė ditėn e gjykimit, sepse me kujtimin e ditės sė gjykimit i zbutet zemra, i shtohet frika dhe i shton veprat e mira.
Nė kėto kohėra ku dominon materializmi edhe mė shumė kemi nevojė tė flasim pėr kėto ēaste dhe momente trishtuese tė ditės sė gjykimit, pėr t’u larguar nga ndikimi i botės materialiste dhe pėr tė fisnikėruar shpirtin tonė.
Si na kėshillon Kur'ani?
Kėshilla duhet t'i dedikohet zemrės, e cila ndryshon herė pas here, pėr kėtė njeriu duhet tė jetė i vendosur qė tė marrė pjesė nė tubime tė kėshillave, sepse kėshtu e forcon njeriu veten e tij nė rrugėn e hajrit dhe e hidhėron shejtanin.
Tė gjithė ne e dimė se zemrat tona janė mes dy gishtave tė All-llahut dhe i ndėrron si dėshiron Ai, sikurse ka ardhur nė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Andaj edhe ėshtė lutur duke thėnė: "All-llahu im, Ti qė i ndėrron zemrat e njerėzve forco zemrėn time nė fenė Tėnde".
Pasi qė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka garantuar veten por ėshtė lutur qė All-llahu ta pėrforcojė zemrėn e tij nė fe tė Tij, kush jemi ne qė tė ndihemi tė sigurt nga mosdevijimi, sidomos nė kėto kohėra kur na pėrplasin valėt e fitnes nga tė gjitha anėt.
Kur'ani Fisnik ėshtė kėshilluesi mė i madh me tė cilin duhet tė kėshillohen zemrat tona.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt". (Junus: 57).
Kur'ani i zbut zemrat sado qė janė tė ashpra, edhe nėse janė tė ashpra si shkėmbi dhe guri. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "… madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju". (El-Bekare: 74).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė". (El-Hashr: 21).
Ndalu dhe mendo rreth kėtyre ajeteve, largo shkujdesin dhe interesohu pėr zemrėn tėnde, nxito nė vepra tė mira para se tė pendohesh.
Zemra zbutet duke e pėrmendur All-llahun dhe duke lexuar Kur'an, sepse kjo shkakton pėrulje, zbutje dhe pėrmirėsim tė tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre". (El-Enfal: 2).
"… e pėrgėzo tė dėgjueshmit. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka i furnizuam Ne". (El-Haxh: 34- 35).
"A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre qė besuan tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe me atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur'an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės". (El-Hadid: 16).
"All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas herė (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". (Ez-Zumer: 23).
Mirėpo, fatkeqėsisht, vetėm njė pakicė e njerėzve ka marrė kėshillė nga ky Kur'an, u ėshtė zbutur zemra dhe i janė pėrgjigjur thirrjes sė All-llahut, subhanehu ve teala, siē na tregon All-llahu, xhel-le shanuhu, duke thėnė: "Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente". (Kaf: 37).


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-08-06, 01:41   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Kujto momentin e vdekjes
Dije se dynjaja ėshtė e kufizuar, ėshtė e marrė nė qira dhe duhet kthyer, nė tė ka sprova dhe nuk mund tė ikėsh nga fundi dhe exheli.
Dije se varri ėshtė fitne dhe llogari, begati a dėnim.
Dije se njeriu vdes ashtu si ka jetuar dhe ringjallet ashtu si ka vdekur, kurse pastaj njė grup niset pėr nė xhennet e tjetri pėr nė xhehenem.
Parashtrohet pyetja: a je bėrė gati pėr vdekjen?
A ke menduar ndonjė herė pėr vetminė e varrit?
A ke analizuar trishtimin dhe llahtarinė e ringjalljes dhe grumbullimit?
Rikujto popujt e kaluar
Qėndro te kalbėsirat e varreve
Bėrtit: ku ėshtė i fuqishmi mes jush
Ku ėshtė tirani, ose i dobėti dhe i shtypuri
Kishte dallime mes tyre mbi dhe
Janė barazuar tash nėn dhe
Disa ēaste tė njerėzve nė agoni tė vdekjes
Mendoj se nuk prish punė tė pėrmendim disa raste interesante tė njerėzve nė agoni tė vdekjes, njerėz qė All-llahu i forcoi ata nė momentin e vdekjes dhe ua ka pėrfunduar ymrin me vepra tė mira si shpėrblim i veprave tė mira qė i kanė bėrė sa janė gjallė. Tregon Imam Kurtubiu, rahimehull-llah, pėr hoxhėn e tij, Ahmed ibėn Muhamed Kurtubiu, i cili duke qenė nė momentin e agonisė sė vdekjes, i thanė: thuaj: la ilahe il-lall-llah, kurse ai thoshte: jo, jo. Kur u kthjell, ia treguan kėtė qė kishte thėnė, kurse ai e dha sqarimin: mė erdhi njė shejtan nga e djathta dhe njė nga e majta. Njėri mė thoshte: vdis si jehudi, se kjo fe ėshtė feja mė e mirė! Tjetri mė thoshte: vdis si i krishterė, sepse kjo fe ėshtė mė e mirė. Unė u thosha: jo, jo. Domethėnė se atyre u kam dhėnė pėrgjigje, e jo juve.
Shejhul-Islam, Ibėn Tejmijje, rahimehull-llah, nė momentin e agonisė sė vdekjes i lexoi ajetet kuranore: "eshtė e vėrtetė se tė devotshmit do tė jenė nė xhennete e nė lumenj. Nė njė vend tė kėnaqshėm, te Sunduesi i plotfuqishėm (te All-llahu)". (El-Kamer: 54- 55).
Omer ibėn Abdul-Azizi, rahimehull-llah, nė momentin e vdekjes sė tij tha: Mė ulni, mė ulni, e pastaj tha: Unė jam ai qė mė ke urdhėruar, e obligimet nuk i kam kryer, mė ke ndaluar dhe nuk tė kam respektuar, mirėpo la ilahe il-lall-llah, pastaj e ngriti kokėn dhe e mprehu shikimin. I thanė: je duke shikuar njė shikim tė ashpėr, o emirul-muminin? Jam duke parė disa krijesa, ata nuk janė njerėz e as xhin, e pastaj i doli shpirti dhe u dėgjua njė zė duke lexuar:
"Atė vend tė pėrjetshėm (xhennetin) ua kemi pėrcaktuar atyre qė nuk duan as mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė tokė, e pėrfundim i kėndshėm u takon atyre qė i frikėsohen All-llahut". (El-Kasas: 83).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-06, 01:43   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Si tė pėrgatitemi pėr vdekjen

1- largimi nga ndalesat.
Largohu nga ndalesat, lufto dhe pėrpiqu qė tė ikėsh nga epshet dhe dyshimet dhe dije se All-llahu ėshtė xheloz kur nėpėrkėmben ndalesat e All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"All-llahu ėshtė xheloz, kurse xhelozia e All-llahut shfaqet kur njė njeri i vepron ndalesat e All-llahut".
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:
"… prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt". (En-Nur: 63).
Dije, All-llahu tė mėshiroftė, se ndalesat e All-llahut grumbullohen nė tri kategori:
- Shirku; zullumi dhe imoraliteti.
All-llahu, subhanehu ve teala, kur i pėrshkruan besimtarėt thotė:
"Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin". (El-Furkan: 68).
All-llahu, subhanehu ve teala, tregon se ēdo mėkat e fal pėrpos shirkut, duke thėnė:
"S'ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt do. Kush pėrshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh". (En-Nisa: 48).
E ka ndaluar zullumin duke thėnė: "…pra pėr zullumqarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar". (El-Haxh: 71).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Kujdes nga zullumi, sepse zullumi bėhet errėsirė nė ditėn e Kijametit. Kujdes nga koprracia, sepse koprracia i ka shkatėrruar popujt qė kanė qenė para jush, i ka shtyrė tė derdhin gjakun e tyre dhe tė nėpėrkėmbin ndalesat". (Muslimi).
All-llahu, tebareke ve teala, e ka ndaluar imoralitetin duke thėnė:
"Ata qė largohen prej mėkateve tė mėdha dhe prej punėve tė ndyta …". (En-Nexhm: 32).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-06, 01:44   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

2- Kryerja e detyrave dhe obligimeve.
Nuk mund tė dalė nė shesh vėrtetėsia e islamit tė njė njeriu pa kryerjen e obligimeve qė ia ka obliguar All-llahu, siē ėshtė namazi, zekati, agjėrimi, haxhi, etj.
Kėto obligime, janė tė pėrmendura nė hadithin e Abdullah ibėn Omerit, radijall-llahu anhu, i cili tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"Islami ndėrtohet mbi pesė shtylla: dėshmia se nuk ka hyjni tjetėr pėrpos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, falja e namazit, agjėrimi i ramazanit, dhėnia e ze¬ka¬tit dhe kryerja e haxhit".
Erdhi njė beduin te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i tha:
"O i Dėrguar i All-llahut mė trego ndonjė vepėr qė nėse e veproj hyj nė xhennet. Iu pėrgjigj: adhuroje All-llahun dhe Atij mos i bėj ortak, fal namaz, jep zekatin e detyrueshėm dhe agjėro ramazanin. Tha: pasha Atė nė Dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti im, asgjė mė shumė nuk do tė shtoj. E kur iku, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
Kush dėshiron tė shikojė njė njeri nga banorėt e xhennetit le tė shikojė kėtė njeri". (Buhariu).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-06, 01:45   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

3- Kujto vdekjen dhe llogarit veten.
Kjo vepėr ta shton ambicien, tė shtyn tė bėhesh gati pėr vdekjen, vazhdimisht e kujton atė dhe e pret nė ēdo moment.
Sufjani, rahimehull-llah, thotė: "Ai qė shumė e pėrmend varrin do ta gjejė si njė kopsht prej kopshteve tė xhennetit, kurse ai qė e neglizhon pėrkujtimin e varrit, i bėhet njė gropė prej gropave tė zjarrit".
Hatim Esami, rahimehull-llah, thotė: "Ai qė kalon pranė varreve dhe nuk mendon pėr vete dhe nuk lutet pėr ta, ai e ka tradhtuar veten dhe ata".
Pėr kėtė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka stimuluar nė vizitė tė varreve, sepse ka ndikim tė madh nė shpirtin e njeriut, duke thėnė: "Ju pata ndaluar vizitėn e varreve, kurse tani vizitoni, sepse kjo ua kujton ahiretin".
Omeri, radijall-llahu anhu, thotė: "Llogariteni veten para se t'ju llogarisin, peshoni para se t'ju peshohen, sepse mė lehtė do tė jetė nesėr nė llogari nėse jeni llogaritur sot. Stolisuni pėr ditėn e prezantimit tė madh. Atė ditė kur do tė shfaqeni nuk fshihet asgjė".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-06, 01:47   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

4- Shtoni veprat e mira.
Kujdesu pėr veprat e mira vullnetare, pėr lutjen, dhikrin, bamirėsinė, sjelljen e mirė, leximin e Kur'anit, etj.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "ēdo vepėr e mirė konsiderohet sadaka".
"Secili prej jush ka pėr tė folur me Zotin e vet, mes tyre nuk do tė ketė ndėrmjetėsues. Do tė shikojė nė tė djathtė dhe vetėm veprat e tij do tė shohė. Do tė shikojė nė tė majtė dhe vetėm veprat e tij do tė shohė. Do tė shikojė para vetes dhe vetėm zjarrin do tė shohė. Kini frikė All-llahut, nė mos mė shumė me njė gjysmė hurme, e kush nuk gjen as kėtė, sė paku me njė fjalė tė mirė".
Kur ishte Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, nė agoninė e vdekjes e thirri Omerin, radijall-llahu anhu, e i tha: "Omer, ki frikė All-llahun dhe dije se All-llahu ka caktuar vepra gjatė ditės qė nuk i pranon gjatė natės dhe ka caktuar vepra gjatė natės tė cilat nuk i pranon gjatė ditės. All-llahu nuk i pranon veprat vullnetare derisa nuk kryhen obligimet. I rėndohet peshoja atij qė e ka pasuar tė vėrtetėn nė dynja edhe pse i ka ardhur rėndė. Njė peshojė nė tė cilėn vendohet pėr peshim e vėrteta duhet tė jetė e rėndė".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.