Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-01-06, 20:17   #226
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pavarėsia e Kosovės ka emrin dhe emblemėn e Presidentit Rugova

Prishtinė, 25 janar - "Vdekja e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugovės, ėshtė lajmi mė i pikėllueshėm qė kam marrė nė jetėn time. Vdekja e Presidentit ėshtė plaga ime mė e madhe shpirtėrore qė kam marrė nė jetėn time", thotė ne mesazhin e tij tė ngushėllimit, ministri i Kulturės Astrita Haraēia.
"Ne qė ishim bij besnikė tė kėtij personaliteti tė madh tė historisė e tė politikės, jemi tepėr tė pikėlluar. Ne qė punuam e luftuam pėr realizimin e idesė madhore tė Ppresidentit Rugova pėr Pavarėsinė e Kosovės, jemi tė lėndua nė trup e nė zemėr pėr humbjen burrėshtetasit tė madh tė Kosovės.
Por, ne jemi krenarė qė e patėm prijės, jemi krenarė qė punuam me kėtė personalitet tė madh tė Kosovės!
Ne betohemi nė emrin e presidentit dr.Ibrahim Rugova se do tė pėrmbushim deri nė fund amanetin e tij pėr realizimin e Pavarėsisė sė Kosovės", shkruan ministri Haraēia.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-01-06, 20:19   #227
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HAVIER SOLANA DO T'U KĖRKOJĖ UNITET UDHĖHEQĖSVE KOSOVARĖ

Augustin Palokaj, Bruksel

Udhėheqėsit evropianė vazhdojnė tė shprehin ngushėllimet pėr vdekjen e presidentit Rugova dhe nė tė njėjtėn kohė edhe tė bėjnė thirrje pėr unitetin e udhėheqėsve politikė kosovarė nė kėtė kohė tė vėshtirė dhe sfiduese pėr ta dhe pėr Kosovėn. Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, mė vonė gjatė ditės sė sotme do tė shkojė nė Prishtinė ku mė sė pari, siē ėshtė njoftuar nga zyra e Solanės nė Bruksel, do t'i bėjė nderime trupit tė pajetė tė presidentit Rugova nė hollin e Kuvendit tė Kosovės. Mė vonė nė mbrėmje Solana do tė takohet me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ndėrsa nė programin e tij pėr nesėr ka caktuar takim me pėrfaqėsuesit e Ekipit tė Unitetit tė Kosovės, Nexhat Dacin, Bajram Kosumin, Hashim Thaēin, Veton Surroin dhe Blerim Shalėn. Pritet qė Solana atyre nesėr t'ua pėrcjellė porosinė e BE-sė pėr tė ruajtur unitetin dhe pėr t'u pėrgatitur pėr nisjen sa mė tė shpejtė tė negociatave, sepse bashkėsia ndėrkombėtare nuk dėshiron vonesė tė madhe nė procesin e negociatave pėr statusin. BE-ja do tė jetė e pėrfaqėsuar nesėr nė funeralin e presidentit Rugova nga Havier Solana dhe bashkėpunėtorėt e tij, nga komisioneri Oli Rehn, nag shefja e diplomacisė austriake Urshulla Pllashnik, qė ėshtė dhe kryesuese e rradhės sė BE-sė, ndėrsa nga Parlamenti Evropian atje do tė jetė deputetja Doris Pack. Oli Rehn ėshtė dashur sot tė paraqesė njė dokument pėr politikėn e BE-sė nė Ballkanin perėndimor, por pėr shkak tė vdekjes sė presidentit Rugova dhe udhėtimit tė tij nė Prishtinė, e ka shtyrė kėtė pėr ditėn e premte. Po kėto ditė nė Bruksel do tė qėndrojė kryenegociatori pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari, i cili do tė ketė takime me zyrtarėt mė tė lartė tė Bashkimit Evropian.
Ndėrkohė ėshtė konfirmuar se NATO-ja do tė dėrgojė gjithashtu njė delegacion tė lartė nė varrimin e presidentit Rugova, por pėrkundėr dėshirės sė tij, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, nuk do tė jetė nė gjendje tė marrė pjesė nė varrimin e presidentit tė Kosovės, sepse nesėr nė tė njėjtėn kohė do tė marrė pjesė nė funeralin e 43 ushtarėve tė NATO-s nė Sllovaki, tė cilėt humbėn jetėn pėr shkak tė rrėzimit tė aeroplanit duke u kthyer nga misioni i tyre nė Kosovė.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:21   #228
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

IBRAHIM RUGOVA ISHTE POLITIKAN QĖ DALLONTE SHUMĖ NGA UDHĖHEQĖSIT E TJERĖ TĖ RAJONIT

Rrahman Paēarizi, Prishtinė

Nė fundin e viteve tetėdhjetė Ibrahim Rugova ishte njė njeri qė bėnte kalimin nga disidenca intelektuale nė disidencė politike, duke bėrė sė pari pėrmbysjen dhe pėrmbylljen e epokės sė komunizmit dhe pėrcaktimin e orientimit properėndimor tė Kosovės, nė kohė kur kombet e tjera nė ish-Jugosllavi udhėhiqeshin nga diktatorė apo njerėz qė bartnin sistemin e kaluar, vlerėsojnė dy ndėr bashkėpunėtorėt e vjetėr tė Dr. Rugovės, Ibrahim Berisha e Basri Ēapriqi, qė ishin nė mesin e themeluesve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ku Dr. Rugova nisi karrierėn politike.
"Ka disa arsye qė mund tė merren si kyēe pėr bartjen e veprimtarisė mund tė themi si disidencė intelektuale nė disidencė politike tė Ibrahim Rugovės – njė ėshtė e kaluara e tij si fėmijė dhe mendoj se profili i tij familjar ėshtė si njė mesazh qė e ka bartur gjithmonė, pavarėsisht qė nuk e ka shprehur nė krijimtarinė e tij," thotė Ibrahim Berisha, sipas tė cilit njohja e Dr. Rugovės me njė profil kulture shumė tė gjerė nė Francė dhe me kulturėn botėrore, si dhe qenia e tij si ndėr studiuesit e parė qė ka thyer barrierat ideologjike, dha sinjale tė qarta se ėshtė fjala pėr njė profil disidenti kulturor dhe intelektual, i cili pėr njė moment tė caktuar, kur filluan konfliktet e gjera nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, bėri qė ai tė pozicionohet hapur nė vijė politike si bartės i njė mesazhi nacional dhe politik tė shqiptarėve, duke luajtur rol tė rėndėsishėm nė formimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
"Mund tė them se ka qenė rol kyē, pasi nė vitin 1988/89, kur ėshtė themeluar Lidhja Demokratike, tashmė Dr. Rugova kishte ndėrtuar njė platformė kulturore, nacionale properėndimore liberale me shumė intervista dhe ballafaqime qė i kishte me shkrimtarėt serbė dhe vijat nacionaliste nė ish-Jugosllavi nė planin intelektual," thotė Berisha, pėr tė shtuar se ky ėshtė njė prej momenteve kyēe qė disa nga themeluesit e LDK-sė, tė mos kishin asnjė dilemė, se kush mund tė ishte bartės i pozicionit tė liderit nė LDK si parti qė do tė ishte thellėsisht properėndimore, pro NATO-s, pro BE-sė dhe pro Amerikės.
Ndėrkaq, bashkėpunėtori tjetėr dhe njė nga themeluesit e LDK-sė, Basri Ēapriqi, duke shpjeguar kalimin e Dr. Rugovės nga intelektuali nė politikan shprehet:
"Ka qenė njė moment kur nuk ka pasur hapėsirė pėr politikanėt klasikė, ka qenė njė kohė kur nė politikė kanė funksionuar mė mirė intelektualėt sesa politikanėt profesionistė. Ka qenė koha e rezistencės intelektuale, e krijimit tė imazhit tė njė rezistencė paqėsore intelektuale dhe kėtė rol mė sė miri e kanė luajtur shkrimtarėt nė krejt Evropėn e Lindjes," thotė Basri Ēapriqi, duke e parė themelimin e LDK-sė si njė kundėrshtim ideologjik, si pėrmbysje dhe pėrmbyllje tė njė epoke tė komunizmit dhe nisje tė njė epoke tjetėr, qė Rugova do ta pėrcaktonte pėrmes insistimit tė tij pėr shtet tė pavarur dhe pėr demokraci.
"Unė do tė thosha se roli madhor i tij ka qenė pranimi i tij qė tė vihet nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Kjo ka qenė shumė simpatike dhe ka krijuar njė imazh jashtėzakonisht tė pranueshėm pėr qendrat e mėdha evropiane dhe pėr Amerikėn vėnia e njė intelektuali nė krye tė njė lėvizjeje nacionale. Kjo ka qenė shumė vendimtare. Ka qenė koha kur intelektualėt janė pranuar shumė mė lehtė sesa politikanėt klasikė".
Sidoqoftė, Ibrahim Berisha mendon se Dr. Rugovėn asokohe e dallonte shumė profili i tij, qė ishte totalisht i ndryshėm nga liderėt e tjerė qė ishin krijuar apo po krijoheshin nė ish-Jugosllavi.
"Tė gjithė liderėt nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė ishin ose diktatorė, ose pjesė e transmisionit tė ish-politikave, duke nisur nga Gligorovi, Millosheviqi, Tugjmani, Kuēani, pastaj Izetbegoviqi, qė ishte me refleksione tė hapura tė fondamentalizmit islamik. Nė Kosovė nė tė njėjtėn kohė krijohet njė lider politik, por edhe nacional, me njė profil plotėsisht liberal properėndimor dhe pa asnjė gjuhė tė urrejtjes apo konfliktit ".
Roli i Dr. Ibrahim Rugovės pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė asokohe funksionoi si lėvizje, ėshtė cilėsuar i pakontestueshėm nga tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt e kanė analizuar nė mėnyra tė ndryshme kalimin e tij nga njė shkencėtar me rezultate tė konsiderueshme nė fushė studimesh nė njė politikan, pavarėsisht nga cilėsimi qė i bėhej si njė njeri paksa i tėrhequr, por edhe i qėndrueshėm njėkohėsisht.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:29   #229
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ngushellon: Agim Vuniqi

Njeriu lind, vdesė dhe rilindė, dhe Dr. Rugova lindi dhe rilindi, lindi pėr ta dashur popullin, edhe atėherė kur e kuptonin dhe nuk e kuptonin, lindi pėr t'i dashur tė gjithė, dhe rilindi pėr ta dashur atė tė gjithė. Si mos tė duhet njė njeri skofiar me sjellje fisnike tė aristokratit tė rėndė, edhe pse buronte nga njė familje fshatare, aty ishte dhe qėndron madhėshtia e tij, kėto fjalė kumbonin nga majet e Shablesė-Martini, nė Zvicer, vitet e 90-ta, aty pashė portretin e Rugovės, Gandin e Ballkanit, nė faqet e gazetės qė ruante njė zonjė, pėrndryshe pronare e hotelit, tė cilėn e kishte magjepsur buzėqeshja e liderit tė shqiptarėve Dr. Rugova.
Dr. Rugova shtriu autoritetin e tij kudo nė botė me mirėsi dhe buzėqeshje. Shpirti i tij rilindi dhe ėshtė nė zemrat e shqiptarėve kudo nė botė.

Agim Vuniqi me familje, SHBA
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 22:02   #230
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E Merkure, 25 Janar 2006

BURRIT TE MADH

Kosoven or mik, vella e burre

E njoha dhe e deshta prej Teje.

Shkrova mijera kenge e s'do pushoj kurre

Ato burojne nga shpirti...prej meje.

Tani une TY nuk te kam gjalle

dhe ndoshta as nuk do vij te te percjell,

do vajtoj fshehurazi...do mbytem ne malle

dhe do ngrohem ne kete acar, duke vjedhur pak diell!

Dielli qe ne Dardani or mik, shok e vella

rrezatonte nga miresia jote...

sot ngriu...Vdekja JOTE te pikelluar e la.

Nuk mundet as te korrigjoj padrejtesite e kesaj bote!

E di se shpejt do agoje nje dite, ma ndjen zemra

Kur Kosova JOTE do te behet Republike,

ashtu sic behet realitet Endrra

dhe une do te rinis poezite.

Agim Doci
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 22:15   #231
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

“S’e binda Rugovėn tė linte duhanin”

--------------------------------------------------------------------------------

Nga Bernard Kouchner*

Ibrahim Rugova, 61 vjeē, i mbiquajtur “ Gandi i Ballkanit”, vdiq. Konsumues i madh i cigareve nė njė vend ku tė gjithė pinė duhan, ai vdiq nga kanceri nė mushkėri. Nė kėtė argument tė paktėn, kurrė nuk arrita ta bind qė tė hiqte dorė.Ai vishej gjithmonė me kostum tė errėt, ngjyrė kaf ose gri, mbante kėmishė tė bardhė, kravatė dhe vazhdimisht lidhte nė qafė njė shall mėndafshi. Nė fushėn e Kosovės apo nė malet aty rrotull, ky burrė nuk e kishte shoqin. Ai mendonte dhe shprehej si njė intelektual i vėrtetė dhe kurrė nuk donte qė tė dukej. I urrente tė gjitha mbledhjet publike, nė tė cilat arrinte tė shprehej gjithmonė pa karizėm dhe fliste me zėrin e butė, tė ėmbėl e me arsyetimin e njė profesori qė ka studiuar nė Sorbonė. Ai u vinte kryq e tėrthorė rajoneve tė ashpra dhe fshatrave jo elegante tė vendit, por megjithatė nė vend tė tyre preferoi gjithmonė studion e shtėpisė sė tij tė madhe, qė ndodhej nė rrethinat e lagjes shik nė Prishtinė. Ai e urrente dhunėn dhe mendonte se diskutimi, e vetmja rrugė qė mund tė sillte suksesin, ishte gjithmonė i mundshėm.
Nė Ballkan, trimėria nė formėn e saj arkaike, guximi heroik e i cartur, tė shprehurit i palatuar e fizik i pjesėmarrjes, gjen vend nė tė gjitha gjestet e njerėzve. Ata lėvizin, ecin mbi tokė, shkojnė tė parkojnė makinėn apo tė bėjnė pazarin dhe duken sikur po i drejtohen vetėsakrifimit. Nė Kosovė, thuhet se fėmijėt mėsohen t’i druhen vetėm njė gjėje: frikės pėr ta treguar frikėn. Njerėzit e Ballkanit, me njė psiqikė tė modeluar prej shekuj tė tėrė luftrash, gjithmonė mundohen qė tė tregojnė guxim, njė guxim gati tė sėmurė, i cili i shtyn qė tė jenė gjithmonė nė kėrkim tė rrezikut, madje edhe ta krijojnė atė me anė tė sfidave tė pakuptimta. Nė kėtė kontekst “mashkullor”, teoria e jo-dhunės, tė cilėn Ibrahim Rugova e propagandoi njėkohėsisht me egėrsi dhe butėsi, ka pamjen e njė “strehe” qesharake, madje edhe degraduese. “Ibrahimi”, siē e thėrrisnin tė gjithė, ishte njė pacifist i pathyeshėm dhe pamja e tij prej profesori Nimbus, shpaloste gjithmonė njė buzėqeshje qė e bėnte edhe mė tė “rėndė” rastin e tij.
Nė Kosovė ekziston njė hendek i madh midis atyre qė morėn armėt pėr tė luftuar dhe atyre qė pėrdorėn metoda mė tė buta, mė moderne dhe mė mediatike. Hashim Thaēi, shef i UCK i mbetur nė opozitė, ushtaraku Ramush Haradinaj, i cili u bė kryeministėr dhe “plaku” Ibrahim Rugova simbolizonin zgjedhje dhe projekte tė cilat pėr njė kohė tė gjatė ishin tė papėrputhshme njėra me tjetrėn. Ky ndryshim mbetet edhe sot, nė momentin kur po fillojnė bisedimet midis Serbisė dhe Kosovės nė lidhje me statusin final tė saj, tė drejtuara nga finlandezi Martti Ahtisaari.
Kur u zgjodh president i Kosovės, Rugova rrinte nė zyrėn e madhe tė stilit stalinist, me mobilje prej druri tė errėt, e cila mė parė kishte qenė e imja, dhe para meje, e guvernatorit tė Serbisė, nė atė qė quhej “ndėrtesa qeveritare”. Rugova i priste vizitorėt nė shtėpinė e madhe tė familjes sė tij, e cila dominonte mbi rrugėn qė conte nė Germia. Kopėshti dhe kati i parė ziheshin nga rojet e sigurimit. Rugova i priste gjithmonė tė ftuarit lart nė shkallė dhe i shoqėronte pėr nė dhomėn e pritjes, ku ndodhej edhe shqipja dykrenare e flamurit tė Kososvės, tė cilin ai e kishte vizatuar vetė, nė mėnyrė qė tė mos ngatėrrohej me atė tė Shqipėrisė, cka nuk e pėlqente askush.
Nė mur ishin tė varura dy fotografi tė mėdha, ku Rugova kishte dalė me Madeleine Albright dhe me presidentin Klinton. Dhoma ishte e mbushur me trofe. Shefi i kabinetit, i kujdesshmi Skender Iseni ishte gjithmonė atje. Pinim nga njė gotė dhe kujtonim kohėrat e vjetra, atė kohė kur unė i kisha bėrė vizitėn e parė, nė vitin 1991, pikėrisht nė kohėn e klandestinitetit dhe rezistencės pasive kundėr regjimit tė Millosheviēit. Gjatė kėsaj kohe Rugova me kokfortėsinė e tij, ia kishte dalė mbanė qė tė krijonte njė administratė shqipfolėse tė “nėndheshme”, me shkolla shqipe nėpėr bodrume dhe klinika spitalore nėpėr parkingje makinash.
Ne flisnim pėr vendimet politike qė duheshin marrė nė lidhje me provincėn, pėr dialogun e nevojshėm me Serbinė, dialog pėr tė cilin Ibrahim Rugova ishte shumė dakort, si dhe pėr njė temė shumė tė rėndėsishme, siē ishte gjendja e serbėve qė jetonin nė Kosovė, gjithmonė tė rrezikuar, nėse jo edhe tė dhunuar. Ibrahim Rugova kishte tė njėjtin medim me ne, ai ndante me ne indinjatėn tonė, pikėrisht ai qė gjithmonė ka qenė njė shėnjestėr, qė pėsoi atentate pėr vrasje, gjithmonė pranonte tė merrej me viktimat serbe dhe tė mbajė qendrim pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut. Por sigurisht qė kjo gjė nuk ishte e mjaftueshme pėr tė ndalur ekseset ndaj pakicės serbe.
Pas takimit, Ibrahim Rugova e shoqėronte gjithmonė tė ftuarin e tij nė dhomėn ngjitur, ku mbi tavolina kishte shumė minerale me ngjyra tė ndezura, minerale tė marra nga toka e Kosovės, nga minierat e Trepēės. Ai tė jepte dhuratė njė copė nga kėta gurė, simbole tė kėtij vendi tė fortė dhe masiv, pa butėsi dhe as ėmbėlsi, ku kėngėt e vjetra tė kreshnikėve u zinin vendin kėngėve tė dashurisė.
Zakonisht komuniteti ndėrkombėtar nuk gjen kurrė njė pikė kohezioni e uniteti, vecse para njė fatkeqėsie. E kishim harruar disi Kosovėn, pėrpjekjet tona diplomatike, vuajtjet e shkaktuara nga regjimi i Millosheviēit qė i ngjanin aparteidit tė Afrikės sė zezė. I kishim humbur nga sytė ata qindra mijė shqiptarė qė u pėrzunė nga regjimi i zotit Millosheviē, e kishim harruar disi fushatėn ajrore qė ndėrmorėm, ndėrtimin e vendit, fitoren e demokracisė, zgjedhjet e suksesshme qė u mbajtėn, madje edhe integrimin e vetė shqiptarėve. Vdekja e Ibrahim Rugovės, presidentit pa pallat dhe pa komb, luftėtarit tė ideve, misionarit tė paqes, burrit tė vendosur dhe tė vetmuar qė e ēoi popullin e tij drejt njė tė ardhmeje qė nuk mund tė jetė veēse e mirė, na sjell nė mendje sipėrmarrjen dhe premtimet tona.
Pa atė, pa “kokėfortėsinė” e tij elegante, madje edhe pa refuzimin e tij tė pėrhershėm, sot nuk do tė kishte as Kosovė dhe as shpresė pėr liri pėr kėtė provincė tė Serbisė. Ai ishte njė erudit, nėse doni edhe autokrat, porse ishte i paparashikueshėm dhe nė tė njėjtėn kohė shumė fleksibėl, ai ishte njeriu i dialogut, njė luftėtar i paepur, shumė popullor por megjithtė edhe shumė i izoluar, gjithmonė i sjellshėm, por me njė sjellje, e cila falė kulturės sė tij tė thellė dhe ndrojtjes qė e karakterizonte pėrherė, e tregonte shumė krenar. Pranė tij, kalonte butėsisht Historia.

*Bernard Kouchner ka qenė pėrfaqėsues i lartė i OKB-sė nė Kosovė
Marrė nga “Le Monde”

Gazeta shqiptare
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 01:19   #232
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

25 janar 2006 /TN

Vitore Stefa – Leka, Trieste dhe
Mardena Kelmendi, Trevizo

(Njė realitet pėr Figurėn e Pavdekshme Kombėtare Dr Ibrahim Rugova)

O i Madhi Ibrahim Rugova!

Fizikisht po ndahesh nga ne, por shpirti Yt do tė frymojė shekull pas shekulli e deri nė amshim nė ēdo qenie arbėrore, si njė dritė prijėse nė jetėn qytetėruese, si njė shpresė e pashuar drejt realizimit tė aspiratave njerėzore e kombėtare.

Jemi tė sigurt nė kėtė, sepse patėm fatin e madhe dhe historik tė tė njohim edhe nga afėr, tė tė pėrqafojmė! Pėrqafimin me Ty e mbajmė nė zemėr gjithmonė, si njė bekim me Shenjtin!

Ata qė nuk tė njohėn, o qė nuk deshtėn tė tė njohin, edhe tė shanė, edhe tė kritikuan... Por Ti kurrė nuk ke rėnė nė nivelin e tyre, kurrė nuk ke njohur gjuhė tė sharjes....

Ti ke vazhduar misionin e shenjtė nė nė ēėshtjen kombėtare, nė realizimin e aspiratave tona tė shenjta, tė drejta, tė natyrshme! Ti o President i Parė e mė i Madhi i republikės sė Kosovės, nuk ke qenė vetėm lider e prijės i shqiptarėve nga Kosova, Ti ishe lideri mbarėkombėtar, ishe gjithmonė shpresa e kombit dhe drita e shqiptarisė, nė kėtė periudhė tė ndėrrimeve tė shumta historike!

Sytė tanė sot janė tė mbushur me lotė, por ne nuk do tė qajmė. Nuk do tė qajmė, sepse Vepra Jote Madhore shndritė gjithmonė krenarinė tonė, krenarinė arbėrore.

Me Ty do na njohė bota gjithmonė. Me Ty jemi regjistruar nė faqet mė tė ndritura tė qytetėrimit tė kulturuar, tė vyeshėm, tė drejtė, tė qytetėrimit me shpirtin plor dashuri e ndjenja paqeje, lirie, demokracie, me tė gjitha virtytet qė i takojnė njė kombi tė civilizuar.

Lavdi tė qoftė gjithmonė o prijėsi Ynė historik!
Zoti e bekoftė emrin tėnd tė shkruar me shkronja ari nė historinė arbėrore dhe tė njerėzimit mbarė!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 13:47   #233
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lamtumirė President

26 janar 2006 /TN

Zymer BUNJAKU
25 janar 2006, Volketswil

Lamtumirė President,
lamtumirė zoti i Shtėpisė,
lamtumirė burrė i Dheut,
lamtumirė biri i Dardanisė.

Janar i brishtė me ngrica e acar, janar ogurzi e i zezditėve tona, mallkuar qofsh gjithmonė, qė na e ngrive Presidentin tonė tė dashur, Zotin e Shtėpisė e na zhyte thellė nė pellgun e lotėve, pikėllimit, dhembjes sonė tė madhe e tė zisė.

Kosovė martire bijė e Dardanisė e mbuluar me tė zi, dhembja e madhe pikėllimi e lotėt ,mbahu oj tokė Arbėnore pėr burrin e Dheut, birin tėnd tė shtrenjtė, Presidentin tonė tė nderuar qė kaloi nė pėrjetėsi.

Vargona tė pa parė me mira Shqiptar rrugėve tė Prishtinės vijnė tė bėjnė Homazh, para trupit tė pa jetė tė njeriut tonė tė madh, Presidentit tonė tė parė, pėrulen, bien nė gjunjė e luten para trupit tė pa jetė tė Kolosit tonė, Babėlokėt qajnė e dėnesin, nėnėloket qajnė vajtojnė, qajnė burrat e qajnė grania, qanė e gjithė rinia edhe fėmijėt qajnė e rrugėve ndezin qirinj, qanė po kush nuk qanė edhe bustit tė Gjergjit lypur nė At sytė i pikojnė lot.

Eu po ēka na ka gjet thotė Plaku i moshuar po na ka vdek Zoti Shtėpisė more, Baba jonė, Presidenti i jonė, burri i Shqiptarisė.

Tė falem nderit President pėr tė gjitha qė bėre pėr ne pėr Lirinė, Demokracinė dhe Pavarėsinė. Me gjithė botėn na lidhe miqėsinė, pėr jetė tė qoftė lavdi, se Populli yt i dashur gjithmonė do tė nderoj ty.

Eeeeeeu... kur tė vijė ajo ditė e madhe e Dasmės sė Pavarėsisė, ti do tė prijėsh i pari nė ballė me Himnin e Kosovės dhe Flamurin e Dardanisė.

O burrė i dheut i shtrirė nė Arkivol e i mbuluar me Flamurin e Dardanisė, ngrehu edhe njėherė, e na thuaj lamtumirė se tė kanė ardhur tė gjithė miqtė e botės, se tė ka ardhur e tanė Nėna Shqipėri, edhe diaspora pran po tė qėndron ty, pėr herė tė fundit me u pėrshėndet me ty.

Lamtumirė President, lamtumirė zoti i shtėpisė, lamtumirė burrė i dheut, lamtumirė biri i dardanisė, pėrjetė qofsh i prehur nė parajsėn e pėrjetėsisė, atje ku prehet Skėnderbeu i pari i Shqiptarisė, ku prehet Nėna Terezė Nėna e Shenjtėrisė, ku prehet Bacė Ismail Qemali Plaku i Pavarėsisė, ku prehen vėllezėrit Gėrvalla e Kadriu, ku prehet Baca Isė, atje ku prehen paria dhe trimat e tanė Shqipėrisė.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:01   #234
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:07   #235
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim

LAVDI LAVDI LAVDI..................
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:12   #236
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

26 janar 2006 /TN

Shkruan: Lirim JEGENI

- Nga ditėt e mia tė studimeve 1975 nė Prishtinė

Dr. Ibrahim Rugova ėshtė themelėsi i gazetės sė studentėve "Bota e Re" mė 1971 nė Prishtinė, dhe njėherit Kryeredaktori i parė i kėsaj gazete, si dhe themeluesi i revistės letrare shkencore " Dituria " nė tė njėjtėn kohė.

Nė se shfletojmė artikujt e tij nė gazetėn " Bota e re" si nė revistėn "Dituria" bien nė sy vizioni i tij pėr gjuhėn dhe kombin, me theks tė posaēėm e ardhmja e Kosovės dhe popullit te saj.

Kėto njohje dhe informata unė arrita (i mėsova) pasi u pranova si fotoreporter dhe gazetar nga Maqedonia dhe Kosova qė nė moment kryeredaktor i gazetės nė fjale ishte Z. Memet Kraja, e redaktor Z. Skender Zogaj. Lidhjet e mija tė ngushta mė sė tepėrmi qenė me Skėnder Zogaj, prefekt aktual nė Fushe Kosove, nga kjo rrjedh mendimi im qė i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova ndante mendimin se : " Pa miq bota ėshtė e shkretė "

Njeriu qe fliste pak, e thoshte shumė

Popullit tone i duhet shkollimi, do ta vrasim errėsirėn tonė shekullore. Amerika ėshtė e fortė pasi ajo afron rreth vetes njeriun e ditur shkencor nga tė gjithė anėt e botes. Pėr momentin e kohės kėto fjalė ishin revolucion shpirtėror, dhe dashuria e tij fshehur pėr popullin e Kosovės vėrehej shumė, qė koha e dėshmoi.

Fati krijon miq, ndėrsa fatkeqėsia i provon
Dashuria e madhe ndaj popullit Amerikan, dhe ndaj popujve tjerė tė qytetėruar tregoi rasti me ndihmėsen, dhe intervenimin ushtarak qė e bėnė nė Kosovė, Nato-ja.

Ketė e dėshmojnė telegramet e shumta tė ngushėllimit pa ndėrpre e, qe i arrijnė familjes Rugova, Presidencės, Qeverisė, Parlamentit dhe LDK-s nė kėto momente pėr tė ndjerin President Dr. Ibrahim Rugovėn , qė shpirti i tij tė pushoj nė qetėsi.

Pra, pa Amerikė nuk ka Kosovė, dėshira dhe dashuria e madhe e tij nė drejtim tė Sh. B. tė Amerikės, dhe tė miqve tjerė tė botės sė qytetėruar siē qe ai vet i ndjeri i jonė President Dr. Ibrahim Rugova.

" Tė terrish njė lot kėrkon mė shumė trimėri se tė derdhėsh njė det me gjak"
Fal nenės dhe djepit qė e rriti, dhe bjeshkėve tė Rugovės nė kėtė prijės dhe hero mbollėn dashurin e madhe pėr popullin shqiptar dhe kosovar, i rritur si bonjak ( jetim ) qė serbet i vranė babėn, gjyshin e tij, qė urrejtja e madhe ndaj serbėve dita ditės vjen duke i shtuar vetes durimin dhe detyrėn qė me pėrpjekjet e tij, tė miqve nėpėr botė qė i pat, do vjen dita qė unė do ua marrė Kosovėn me bijtė e vet trima, hero tė pa shoq, tė bjeshkėve tė Rugovės dhe mbar Kosovės do t’iu kthejmė lulėzimin.

Ardhja e ish Presidentit Bill Klinton nė Kosovė me Rugovėn shėnon kurorėzimet e njė triumfi.

Kosova Republikė, dhe zoti e bekoftė Kosovėn, fjalėt e tij nė refren, qė dėshmon qėndresėn e prijėsit tė rralle, qė sot e dėshmojnė ngushtimet, letrat dhe analizat nė mbare shtypin botėror.

Nga ky moment i Bill Klintonit nė Kosovė, vuajtjet kosovare as ju Kosova, dhe bota mbare s’do t’i harrojė, por mė mire ėshtė tė ndėrtojmė Kosovėn dhe tė ardhmen e saj :

" Tė terrish njė lot kėrkon mė shumė trimėri se tė dredhish njė det me gjak" u arrit fjala e urtė e tė ndjeri Sami Frashrit, pėr Kosovė.

Pra figura e presidentit Dr. Ibrahim Rugovės , punėt dhe veprat e tij do ta radhisin nė mitin e figurave mė tė ndritura tė popullit Shqiptar si njeri, i treti sipas radhės :

1. Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi jonė legjendar
2. Gonxhe Bojaxhiu - Nene Tereza e jone e Madhe,
3. Ibrahim Rugova - Mit i Kosovės Republike, si njeri i qėndresės,i dashurisė ndaj te gjithėve, tė botės se qytetėruar mbare.

Lavdi figurės, tė Dr. Ibrahim Rugovės, qė shpirti i tij tė pushojė nė qetėsi.

Lirim Jegeni
anėtar i L..Sh. nė Botė
Dibėr 26. 01.2006 ora 11,52 minuta
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:15   #237
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

26 janar 2006 /TN

Rizah SHEQIRI*, Suedi

…

Rugova - njeriu i durimit, i paqes, i qėndresės, i trimėrisė, i tolerancės,i guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i maturisė dhe i konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e politik.

Vizionari i lirisė dhe ardhmėrisė. Besimėtari mė i besueshėm nė lirinė e tė gjithėve dhe tė popullit tė tij. Luftėtari mė i denjė dhe mė kėmbėngulės pėr Pavarėsi.

Themeltari i Pavarėsisė sė Kosovės.

Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore. Njeriu me shumė miq. Si ai heroi i fjalės sė urtė: trimi i mirė me shumė shokė. Njeriu qė popullin e vogėl, po shumė tė lashtė e tė shumė vuajtur shqiptar e bėri mik me shumė popuj tė tjerė nė botė.

Njeriu qė Kosovės i la trashėgim paqen, urtėsinė, miqėsinė, dashurinė , bujarinė, durimin, maturinė…Njeriu e prijėsi qė Kosovės dhe popullit shqiptar i la trashėgim shumė virtyte tė larta njerėzore… Qė i la trashėgim, mė shumė se kushdo tjetėr, shumė miq. Njeriu qė popullin dhe Kosovėn e bėri mike me shumė popuj, qė e bėri mike me botėn…

Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se “miqtė janė krahėt e njeriut!” dhe tė cilėn e bėri bazament dhe filozofi e jetės dhe veprimtarisė sė tij.

Duke krijuar kėshtu miqėsi tė sinqerta gjithandej botės. Dhe kėshtu me respekt, me miqėsi e dashuri, me sinqeritet e maturi, e bėri tė njohur mė sė miri, mė mirė se gjithkush tjetėr, tė vėrtetėn e hidhur dhe shumė tragjike tė popullit dhe tė vendit tė tij nėn thundrėn e shtypjes dhe robėrisė shekullore. Si i tillė ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i respektuar i popullit tė tij, u bė njeriu mė i respektuar dhe mė i dashur i shumė popujve e vendeve demokratike e liridashėse tė botės.

Prandaj humbja e Kryetarit tė parė e shumėvjeēar tė Kosovės, humbja e kėtij mishėrimi paqėsor dhe shpirtėror tė Kosovės, humbja e kėtij krijuesi tė shquar dhe vdekja e kėtij Njeriu, vdekja e tij e hershme, shumė e hershme ėshtė njė tragjedi e vėrtetė pėr Kosovėn e pėr popullin e saj, ėshtė njė tragjedi dhe njė humbje e madhe pėr shqiptarėt kudo janė, ėshtė njė humbje pėr Ballkanin, pėr Evropėn e pėr Botėn. Sepse ai ishte emblema e lirisė, e miqėsisė, e dashurisė, e paqes pėr popullin e tij dhe pėr tė gjithė popujt e vendet e botės.

Pra, si i tillė njeriu, shkrimtari e Kryetari i parė i Kosovės – Dr. Ibrahim Rugova ishte shumė i madh. Dhe jo vetėm pėr Kosovėn, dhe jo vetėm pėr shqiptarėt. Por ai ishte Njeriu qė radhitej nė vargun e njerėzve mė tė shquar qė ka pasur bota. U bė njeriu e shqiptari mė i dashur e mė i ēmuar pėr miliona njerėz, pėr shumė burrėshtetas e pėr shumė vende tė botės.

Ai u bė idhull i paqes… Ai u bė sinonim i paqedashėsit dhe paqėsorit. Ai u bė simbol i rezistencės dhe i jodhunės. Ai u bė sinonim i kėrkesės pėr liri e pėr pavarėsi pėr popullin dhe pėr vendin e tij. Dhe jo vetėm kaq, por ai u bė simboli i pavarėsisė, i paqes e lirisė pėr tė gjithė…

…Sepse ai me menēuri, me gjakftohtėsi dhe me njė kėmbėngulėsi tė paluhatshme diti tė ulė gjakrat. Me dashuri e menēuri diti t’i zbus urrejtjet, nga tė cilat fatkeqėsisht bota edhe mė tutje po vuan aq shumė. Ai nė zemrat e njerėzve diti tė mbjellė farėn e dashurisė e tė miqėsisė, dhe nė mendjet e njerėzve diti tė mbjellė farėn e arsyes dhe tė mirėkuptimit…

Dhe ja pse bota sot pėrkulet me dashuri para kėtij njeriu. Kėtij njeriu qė ishte shembulli mė i mirė pėr dashurinė dhe pėr tė mirėn pėr tė gjithė. Kėtij njeriu qė ishte dhe do tė mbetet vėrtetė i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve tė kombit shqiptar, njeriu i cili me maturinė dhe me dashurinė e tij do tė mbetet i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve njerėz nė kėtė botėn tonė tė trazuar nga urrejtja.

Njeriu i thjeshtė, shkrimtari e krijuesi, qė u bė prijėsi i idealeve tė popullit dhe vendit tė tij pėr t’u bėrė pastaj njeriu i tė gjithėve, i dashur pėr tė gjithė. Njeriu qė me tė drejtė nga shumėkush u quajt edhe Gandi i Ballkanit. Por jo vetėm kaq, kėtė prijės tė shquar shqiptar e quajtėn edhe Nelson Mandela, Martin Luther Kingu apo “njeriu i epokave” si presidenti amerikan, Abraham Lincoln.

E quajtėn kėshtu sepse i tillė ishte ai – shqiptari i Dardanisė sė lashtė, Prijėsi i menēur dhe i urtė i popullit tė Kosovės, shkrimtari, kritiku e eseisti i shquar dhe njeriu i thjeshtė i tė mirės gjithėnjerėzore, simboli i Paqes dhe Lirisė sė popullit. Miku i madh i miqve, miku mė i madh i miqėsisė.

Projektuesi dhe ideatori mė kėmbėngulės i Pavarėsisė sė Kosovės…

Dhe si i tillė, ai vėrtetė ka lėnė njė zbrazėsi nė mesin e tė gjallėve, por qė shpresojmė qė virtytet e tij do tė jenė shembulli mė i mirė jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė njerėzit e e botės, pėr tė gjithė pra, pėr tė sotshmit dhe pėr ata qė do tė vijnė.

Shpresojmė se shėmbėlltyra paqedashėse, virtytet dhe fisnikėria e kėtij prijėsi e njeriu tė madh, vepra e tij prej krijuesi, vizionari e udhėheqėsi do tė jenė e do tė mbesin mėsimi mė i mirė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr tė gjithė njerėzit nė kėtė botė pa dallim, mėsim ky qė dėshmon qartė si kristalet e nėntokės dardane se vetėm mirėkuptimi, respekti, liria, paqja, miqėsia dhe dashuria janė tė pėrjetshme!...

Ashtu i pėrjetshėm qoftė edhe kujtimi pėr ndjerin - Ibrahim Rugova dhe pėr veprėn e tij!
Amen!

Suedi, Karlskrona, 25 janar 2006
*Rizah Sheqiri, shkrimtar
- anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Suedisė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:17   #238

Ringjallje e krenarisė
Uratė e urtisė
Guxim i trimėrisė
Ornament i Lirisė
Vizionar i ardhmėrisė
Admirim i Pavarėsisė
…

Rizah Sheqiri...
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:25   #239
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova - miku mė i madh i miqėsisė

--------------------------------------------------------------------------------

26 janar 2006 /TN

Rizah SHEQIRI*, Suedi

Ringjallje e krenarisė
Uratė e urtisė
Guxim i trimėrisė
Ornament i Lirisė
Vizionar i ardhmėrisė
Admirim i Pavarėsisė…

Rugova - njeriu i durimit, i paqes, i qėndresės, i trimėrisė, i tolerancės,i guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i maturisė dhe i konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e politik.

Vizionari i lirisė dhe ardhmėrisė. Besimėtari mė i besueshėm nė lirinė e tė gjithėve dhe tė popullit tė tij. Luftėtari mė i denjė dhe mė kėmbėngulės pėr Pavarėsi.

Themeltari i Pavarėsisė sė Kosovės.

Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore. Njeriu me shumė miq. Si ai heroi i fjalės sė urtė: trimi i mirė me shumė shokė. Njeriu qė popullin e vogėl, po shumė tė lashtė e tė shumė vuajtur shqiptar e bėri mik me shumė popuj tė tjerė nė botė.

Njeriu qė Kosovės i la trashėgim paqen, urtėsinė, miqėsinė, dashurinė , bujarinė, durimin, maturinė…Njeriu e prijėsi qė Kosovės dhe popullit shqiptar i la trashėgim shumė virtyte tė larta njerėzore… Qė i la trashėgim, mė shumė se kushdo tjetėr, shumė miq. Njeriu qė popullin dhe Kosovėn e bėri mike me shumė popuj, qė e bėri mike me botėn…

Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se “miqtė janė krahėt e njeriut!” dhe tė cilėn e bėri bazament dhe filozofi e jetės dhe veprimtarisė sė tij.

Duke krijuar kėshtu miqėsi tė sinqerta gjithandej botės. Dhe kėshtu me respekt, me miqėsi e dashuri, me sinqeritet e maturi, e bėri tė njohur mė sė miri, mė mirė se gjithkush tjetėr, tė vėrtetėn e hidhur dhe shumė tragjike tė popullit dhe tė vendit tė tij nėn thundrėn e shtypjes dhe robėrisė shekullore. Si i tillė ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i respektuar i popullit tė tij, u bė njeriu mė i respektuar dhe mė i dashur i shumė popujve e vendeve demokratike e liridashėse tė botės.

Prandaj humbja e Kryetarit tė parė e shumėvjeēar tė Kosovės, humbja e kėtij mishėrimi paqėsor dhe shpirtėror tė Kosovės, humbja e kėtij krijuesi tė shquar dhe vdekja e kėtij Njeriu, vdekja e tij e hershme, shumė e hershme ėshtė njė tragjedi e vėrtetė pėr Kosovėn e pėr popullin e saj, ėshtė njė tragjedi dhe njė humbje e madhe pėr shqiptarėt kudo janė, ėshtė njė humbje pėr Ballkanin, pėr Evropėn e pėr Botėn. Sepse ai ishte emblema e lirisė, e miqėsisė, e dashurisė, e paqes pėr popullin e tij dhe pėr tė gjithė popujt e vendet e botės.

Pra, si i tillė njeriu, shkrimtari e Kryetari i parė i Kosovės – Dr. Ibrahim Rugova ishte shumė i madh. Dhe jo vetėm pėr Kosovėn, dhe jo vetėm pėr shqiptarėt. Por ai ishte Njeriu qė radhitej nė vargun e njerėzve mė tė shquar qė ka pasur bota. U bė njeriu e shqiptari mė i dashur e mė i ēmuar pėr miliona njerėz, pėr shumė burrėshtetas e pėr shumė vende tė botės.

Ai u bė idhull i paqes… Ai u bė sinonim i paqedashėsit dhe paqėsorit. Ai u bė simbol i rezistencės dhe i jodhunės. Ai u bė sinonim i kėrkesės pėr liri e pėr pavarėsi pėr popullin dhe pėr vendin e tij. Dhe jo vetėm kaq, por ai u bė simboli i pavarėsisė, i paqes e lirisė pėr tė gjithė…

…Sepse ai me menēuri, me gjakftohtėsi dhe me njė kėmbėngulėsi tė paluhatshme diti tė ulė gjakrat. Me dashuri e menēuri diti t’i zbus urrejtjet, nga tė cilat fatkeqėsisht bota edhe mė tutje po vuan aq shumė. Ai nė zemrat e njerėzve diti tė mbjellė farėn e dashurisė e tė miqėsisė, dhe nė mendjet e njerėzve diti tė mbjellė farėn e arsyes dhe tė mirėkuptimit…

Dhe ja pse bota sot pėrkulet me dashuri para kėtij njeriu. Kėtij njeriu qė ishte shembulli mė i mirė pėr dashurinė dhe pėr tė mirėn pėr tė gjithė. Kėtij njeriu qė ishte dhe do tė mbetet vėrtetė i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve tė kombit shqiptar, njeriu i cili me maturinė dhe me dashurinė e tij do tė mbetet i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve njerėz nė kėtė botėn tonė tė trazuar nga urrejtja.

Njeriu i thjeshtė, shkrimtari e krijuesi, qė u bė prijėsi i idealeve tė popullit dhe vendit tė tij pėr t’u bėrė pastaj njeriu i tė gjithėve, i dashur pėr tė gjithė. Njeriu qė me tė drejtė nga shumėkush u quajt edhe Gandi i Ballkanit. Por jo vetėm kaq, kėtė prijės tė shquar shqiptar e quajtėn edhe Nelson Mandela, Martin Luther Kingu apo “njeriu i epokave” si presidenti amerikan, Abraham Lincoln.

E quajtėn kėshtu sepse i tillė ishte ai – shqiptari i Dardanisė sė lashtė, Prijėsi i menēur dhe i urtė i popullit tė Kosovės, shkrimtari, kritiku e eseisti i shquar dhe njeriu i thjeshtė i tė mirės gjithėnjerėzore, simboli i Paqes dhe Lirisė sė popullit. Miku i madh i miqve, miku mė i madh i miqėsisė.

Projektuesi dhe ideatori mė kėmbėngulės i Pavarėsisė sė Kosovės…

Dhe si i tillė, ai vėrtetė ka lėnė njė zbrazėsi nė mesin e tė gjallėve, por qė shpresojmė qė virtytet e tij do tė jenė shembulli mė i mirė jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė njerėzit e e botės, pėr tė gjithė pra, pėr tė sotshmit dhe pėr ata qė do tė vijnė.

Shpresojmė se shėmbėlltyra paqedashėse, virtytet dhe fisnikėria e kėtij prijėsi e njeriu tė madh, vepra e tij prej krijuesi, vizionari e udhėheqėsi do tė jenė e do tė mbesin mėsimi mė i mirė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr tė gjithė njerėzit nė kėtė botė pa dallim, mėsim ky qė dėshmon qartė si kristalet e nėntokės dardane se vetėm mirėkuptimi, respekti, liria, paqja, miqėsia dhe dashuria janė tė pėrjetshme!...

Ashtu i pėrjetshėm qoftė edhe kujtimi pėr ndjerin - Ibrahim Rugova dhe pėr veprėn e tij!
Amen
!

Suedi, Karlskrona, 25 janar 2006
*Rizah Sheqiri, shkrimtar
- anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Suedisė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:25   #240
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova si shkėmbi nė stuhi

Ish kryeadministratori i Kosovės, Bernard Kouchner thotė se cilėsia e Presidentit Ibrahim Rugova qė do tė mbahet mė shumė mend ishte gjakftohtėsia e tij.
"Ai ishte si njė shkėmb nė kohė stuhie nė Kosovė," i tha ai BBC-sė.

Zoti Kouchner, aktualisht profesor nga ana tjetėr beson se magnetizmi i Rugovės do tė pėrcillet nga gjenerata e afėrt.

Ai fillimisht i pėrgjigjet pyetjes se kur e kishte takuar pėr herė tė parė zotin Rugova.

Kouchner: Hera e parė qė e takova zotin Rugova ishte viti 1992, isha ministėr nė qeverinė e presidentit Miterand.

Ishte e vėshtirė asokohe, sepse Beogradi nuk e lejoi kėtė vizitė edhe u pėrpoq qė tė na kėrcėnonte.

Unė vizitova Kosovėn dhe takova pėr herė tė parė mikun tim Ibrahim Rugovėn.

Ai ishte kreu i njė lėvizjeje fantastike pacifiste, qė protestonte ndaj aparteidit dhe Millosheviēit qė e kishte vendosur kėtė aparteid.

Ishte njė rezistencė fantastike. Ishte hera e parė qė kaluam disa ditė sėbashku.

Qė prej asaj kohe ne u takuam disa herė. Mė pas unė mora detyrėn e kreut tė UNMIK-ut pėr dy vjet dhe pata krenarinė dhe nderin ta takoj pėrditė mikun tim Ibrahim Rugova.

BBC: A besuat qė nė takimin e parė se zoti Rugova do tė ishte personaliteti qė do ta drejtonte Kosovėn deri nė kėtė ditė?

Kouchner:
Po, por jo vetėm se unė isha i sigurt, por sepse ai qė atė kohė e kishte treguar veten si njeriu mė i vendosur, i motivuar dhe i menēur dhe aktivisti mė i mirė nė Kosovė.

Dhe nė mėnyrėn e vet ai i shfaqi kėto cilėsi duke ruajtur distancėn, me shumė qetėsi dhe me kėmbėngulje.

Ai e urrente luftėn, i urrente armėt dhe dukej si figura e Kosovės. Qė nė atė kohė ai dukej si babai i Kosovės.

BBC - Nė vitin 1999 ju morėt detyrėn e kreut tė UNMIKut dhe siē e thatė patėt privilegjin tė punonit pėrditė me zotin Rugova, cili ishte tipari mė i veēantė i karakterit tė zotit Rugova?

Kouchner: Aftėsia pėr tė ruajtur gjakftohtėsinė nė momente krize. Dhe ēdo ditė kishte nga njė stuhi nė Kosovė.

Pėrditė ai ishte nė njė farė mėnyre shkėmbi nė kohė stuhish.

Gjenerata e re ishte kundėr tij nė Kosovė, sepse ata ishin luftėtarėt e lirisė, por Rugova kėmbėngulte nė mjetet paqėsore.

Pėr Rugovėn ishte gjithnjė e mundur qė tė debatohej, dhe me tė gjithė, pėrfshirė edhe armiqtė e tij.

Dhe ishte gjithnjė mė e thjeshtė tė debatohej me zotin Ibrahim Rugova dhe ta bindje atė nė emėr tė UNMIK-ut qė unė drejtoja qė tė ecte nė rrugėn e paqes dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr tė mbrojtur pakicat nė Kosovė.

Ne nuk arritėm sukses nė kėtė drejtim. Megjithatė Rugopva ishte njė aleat i vėrtetė pėr tė siguruar mbrojtje pėr kėta njerėz.

BBC: A ka qėnė ndonjėherė e vėshtirė tė punoje me zotin Rugova?

Kouchner: Patjetėr, qė ishte e vėshtirė, sepse edhe pse ishte njė pacifist i vėrtetė, ai ishte nė favor 100 pėr qind tė pavarėsisė pėr Kosovėn.

Dhe pėr ne, dhe mua qė mė duhej zbatimi i rezolutės 1244, ishte e vėshtirė tė ishim nė favor tė pavarėsisė.

Luftėtarėt e lirisė ishin gjithashtu pėr tė. Pėr ne ishte shumė e vėshtirė qė ta bindnim zotin Rugova nė shumė raste.

BBC: A mund tė na tregoni ndonje episod qė e ilustron kėtė qė thatė?

Kouchner: Mė kujtohet njė mbrėmje shumė e vėshtirė nė shtėpinė time. Ishim ne tė tre; Hashim Thaēi lideri i UĒK-sė, zoti Rugova dhe unė.

Unė doja t'i bindja ata qė tė bėheshin qė tė dy anėtarė tė ashtuquajturit organi qeverisės i pėrkohshėm qė iniciohej nga UNMIK-u.

Sepse atė kohė kshim tre qeveri dhe UNMIK-un. Pra na duhej tė drejtonim njė organ tė vetėm.

Pas orėve tė tėra debatesh, Ibrahim Rugova pranoi dhe mė pas edhe zoti Thaēi.

Trurojet e tyre ishin jashtė shtėpisė sime dhe po grindeshin me njėri-tjetrin nė kopėsht dhe nė rrugė.

Ajo natė ishte shumė e vėshtirė, por qe njė moment vendimtar.

BBC: Zoti Kouchner ajo natė qe vendimtare, sikurse edhe prania e zotit Rugova nė atė bisede, por ēdo do tė thotė mungesa e tij nė lidershipin kosovar dhe nė vetė jetėn politike tė Kosovės?

Kouchner: Unė besoj se ka lėnė njė dhembje tė madhe.

Por unė kam bindjen se nėse ai ka qėnė njė person magnetik, nėse ai ka qėnė brilant dhe karizmatik (dhe kjo ka ardhur prej personalitetit te tij mjaft te vendosur) jam i bindur se kjo do te percillet tek gjenerata e ardhshme.

__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.