Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-08-08, 00:15   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prizreni, qendėr e rėndėsishme nė kohėn e Skendėrebeut

Prizreni qendėr administrative gjatė Epokės sė Skėnderbeut

Lidhur me studimin e qytetit tė Prizrenit si qendėr administrative, janė marrur njė sėrė medievistėsh tė huaj si Konstantin Jireēeku, Milan Shufllaj, Johan Thalloci, St. Novakoviēi, Ivan Bozhiēi, Mihajllo Diniēi, dhe vendas Dr. Skėnder Rizaj, Dr. Jahja Dranēolli, Dr. Selim Daci, Dr. Pranvera Bogdani, Dr. Kasem Biēoku, Dr. Luan Malltezi etj.

Duke filluar nga fundi i shekullit XIV, me daljen nė skenė tė familjeve feudale arbėrore, qyteti I Prizrenit u shėndrrua nė qendėr administrative, politike, tregtare dhe fetare.
Nė kohėn e dinastisė Nemanjidase, Prizreni nė burimet dhe dokumentet e kohės del si qytet me tipare pothuajse perėndimore nė arealin e kėtyre trevave. Ai pėrbėhej prej qytetit kala - castellum dhe nga Civitas - Varoshi i cili gjendej pėrbri kėshtjellės. Gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIV, kėtu lėshoheshin kartat apo diplomat nga sundimtarėt Nemanjidas tė cilat i’u ipeshin raguzanėve pėr qėshtje tregtare, dhėnje tė beneficioneve, por nuk pėrjashtoheshin as marrėveshjet me personalitetet vendase.
Raguzasit kishin rolin vendimtarė nė jetėn tregtare tė qytetit. Kėtu eksportoheshin mallrat e tyre nė tė gjithė Ballkanin kurse eksportoheshin deri tek qyteti i Venedikut i cili njėherit konsiderohej si skela e Adriatikut. Pas rėnies sė dinastisė sė Nemanjidasve, Prizreni bie nė duart e Balshajve tė cilėt e pushtuan qytetin nė vitin 1371 dhe Pejėn (1372), duke depėrtuar deri nė Kriva Rekė ku raguzasit paguanin doganėn e tyre. Sipas disa studiuesve ata zotėronin edhe qytetin e Novobėrdės. Poashtu si sundimtarėt Nemanjidas edhe Balshajt I akomoduan raguzasit nė kėtė qytet. Nė kohėn kur Prizreni ishte i rrethuar nga Nikolla Alltomanoviēi kėta tė fundit ishin strehuar nė manastirin e Kryeengjujve. Balshajt e ēliruan qytetin kurse si shpėrblim nga raguzasit Gjergj Balsha mori katėr pancir. Ndėrsa Gjergji si privilegj iu jep atyre doganėn e Prizrenit. Sipas Millan Shufllait, Balshajt kishin nė Prizren edhe ipeshkvin katolik ( frater Johannis episcopus Prizrenensis ), i cili kishte lėnė nė Ston katėr libra si testament mė 16 qershor 1375. Si dėshmi dhe gjurmė e administrimit tė Prizrenit nga Balshajt ėshtė varri i Strazimir Balshės i gjetur afėr varrit tė Dushanit nė manastirin e Kryeengjujve nga arkeologu serbė Radosllav Gruiē nė vitin 1927. Balshajt, edhe shpirtėrisht ishin tė lidhur me Prizrenin. Pas humbjes sė betejės sė Savrės mė 1385 dhe pas sulmeve tė parreshtura osmane, Balshajt e humbin kontrollin nė kėtė anė duke ia lėshuar vendin dy principatave mjaft tė fuqishme, e qė lidhen ngushtėsisht me Prizrenin.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-08-08, 00:16   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prizreni, qendėr e rėndėsishme nė kohėn e Skendėrebeut

Kastriotėt dhe Dukagjinasit zotėrues tė Prizrenit

Ngjarjet qė rodhėn pas invadimit osman nė trojet shqiptare nė fillimet e viteve 80-ta tė shek. XIV bėnė qė njė pjesė e bujarisė arbėrore tė pėrkulen para osmanėve.
Nė skenėn politike tani dualėn nė krye Dukagjinasit tė cilėt kishin hyrė nė vasalitet tė osmanėve. Vasaliteti i tyre daton qysh nga viti 1387 atėhere kur qeveria raguzane mirret vesh me dukagjinasit qė tė tregtojnė lirisht nėpėr tokat e tyre tė cilėt shtriheshin qė nga Lezha dhe Zadrima e deri nė Prizren. Por, pėrderisa ishin Balshajt ende nė pushtet nė veri tė Shqipėrisė me qendėr nė Shkodėr ata nuk mundėn tė konsolidoheshin pėr aq sa kishin mundėsi gjeostrategjike. Kėtė rast do ta shfrytėzojnė pas pushtmit osman tė principatės sė Gjon Kastriotit nga Sulltan Murati II nė vitin 1430.
Nė fundin e shek. XIV dhe fillimin e shek. XV Kastriotasit u fuqizuan nė pjesėn verilindore tė Shqipėrsiė duke zotėruar rrugėt mė tė rėndėsishmė qė kalonin nė kėtė pjesė.
Vėmendje dhe studim tė posaēėm kėsaj ēėshtje i ka kushtuar Dr. Jahja Dranēolli nė punimin “Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe Kosova”, botuar nė “Studime Historike” tė Institutit tė Historisė-Tiranė nė vitin 1992.
Sipas tij kronisti raguzan i shek. XVII, Jak Pjeter Llukari nė kronikėn tė Raguzės flet edhe pėr Arbėrin ku thot se: “Gjon Kastrioti, ishte zotėrues i Krujės, familja e tė cilit rrjedh nga fshati Kastrat apo Kastriot, nėn juridiksionin e Hasit tė Arbėris, jo fort larg lumit Dri”
Lidhur me kėtė edhe Frang Bardhi nė Apologjinė e vet kushtuar Skenderbeut, polemizon me burimet e kohės si dhe me traditėn e historisė gojore duke u pajtuarė me origjinėn hasiane tė Kastriotasve, dhe konkludon se “ kėshtu ėshtė nė pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė ”.
Gjatė dy dhjetėvjeqarėve tė fundit tė shek. XIV, zotėrimet e Kastriotasve zgjerohen sidomos nė drejtim tė veri-lindjes, nė rajonin e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės. Gjoni pra siq dihet kishte katėr djem mė I vogli prej tė cilėve ishte Gjergj Kastrioti-Skenderbeu i cili do tė shquhet nė mbrojtjen e tokave arbėrore nga osmanėt e sidomos tė atyre verilindore.
Shteti i Kastriotasve pėrshkohej nga rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme, veqanėrisht rruga mesjetare Via de Zenta qė e lidhte qytetin e Prizrenit me viset bregdetare tė Shkodrės e tė Lezhės. Sipas burimieve osmane gjyshi i Skėnderbeut, Gjergj Kastrioti kishte marr pjesė nė betejėn e parė tė Kosovės mė 1389.
Nė njė dokument tė vitit 1420, Gjon Kastrioti si vasal i osmanėve i’u lejon tregtarėve raguzan qė tė tregtojnė nė tokat e tij prej Shufadas e deri nė Prizren. Kjo tregon njėherit se Prizreni ishte urė-lidhėse nė mes Lindjes dhe Perėndimit ku mallrat raguzane hynin nė grykėn e Shufadas e pastaj kalonin nėpėr vaun e Dejės dhe mbėrrinin nė Prizren pėr tė marr rrugėn pėr nė Novobėrdė e gjetiu.
Pas pushtimit tė Selanikut i cili ishte koloni e rėndėsishme e venedikasve nė detin Egje, osmanėt nėn udhėheqjen e vet sulltan Muratit II dhe tė komandantit Ishak beut pushtuan tokat e Gjonit duke e suprimuar prej privilegjeve te mėparshme me ē’rast i shkretohen njė sėrė kėshtjellash duke pėrjashtuar vetem kėshtjellėn e Krujės e cila kishte njė pozitė tė veēant gjeostrategjike ku u vendos administruesi osman. Dobėsimi I tyre solli nė krye familjen e njohur tė Dukagjinasve.
Kjo mė sė miri shpjegohet nga dokumenti i vitit 1438 ku, osmanėt pėr ta pasur mbrapashpinėn e sigurt iu dhanė privilegje dukagjinasve qė ti lejojn raguzanėt tė qarkullojn nėpėr tokat e tyre dhe tė paguajn doganėn nė afėrsi tė Prishtinės njėsoj si nė kohėn Gjonit. Sipas studiuesit Tonin Ēobanit, Lekė Dukagjini i biri i Palit ka lindur nė Ulpianė, nė vitin 1410, gjė qė dėshmon, se ata u forcuan dhe u konsoliduan nė kėtė trevė, kurse Prizreni ishte kryeqendra e principatės sė tyre.
Lidhur me kėtė humanisti shkodran Marin Barleti, nė “Historin e jetės dhe vepravet tė Skenderbeut” e cila u shkrua nė frymėn humaniste tė kohės nė fjalė, shton se Pali dhe djali i tij Nikoll Dukagjini ishin zotėrues tė Zadrimės sė Sipėrme si dhe tė Misisė sė Sipėrme (Kosovės-A.RR), “krahinė e gjerė e pjellore pėr prodhime, e vaditur nga burime e pėrrenj tėrė shėndet dhe e banuar “nga burra fortė trima”!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-08-08, 00:17   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prizreni, qendėr e rėndėsishme nė kohėn e Skendėrebeut

Skėnderbeu meremetoi kalanė e Prizrenit

Nė vitet e 40-ta tė shek. XV Sulltan Murati II u interesua pėr pushtimin e Hungarisė. Me kėtė rast, trupat osmane tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelis Shehabedin Pasha u munduan mė kot tė pushtonin territoret hungareze nė vitet 1441-1442 sulme tė cilat pėrfunduan me disfatė. Pasiqė u thye miti mbi ushtėrin osmane, hungarezėt u pregatitėn pėr “fushatėn e gjatė” kundėr osmanėve pėr tė ēliruar viset e pushtuara nė Ballkan. Kėsaj ekspedite i ndihmoi edhe sulmi i Ibrahim beut tė Karamanis mbi qytetet e Anadollit.
Hungarezėt tė udhėhequr nga Janosh Huniadi princi i Transilvanis u lėshuan pėrgjat Danubit nė territorin e despotatit tė Rashės ku i’u bashkangjit edhe Gjergj Brankoviēi. Kėshtu nė njė letėr qė e dėrgon Huniadi nė Hungari thot se ushtėria e tij po rritej vazhdimisht me bullgar, “arbėr”, vlleh, serbė etj, tė cilėt dėshirornin qė tė ēliroheshin nga zgjedha osmane.
Te dy ushtėrit u takuan nė afėrsi tė Nishit mė 3 nėntor 1443. Sipas Jozef von Hamerit nė Historin e Perandoris
Osmane, vol I.ushtria osmane pėrbėhej prej tri kolonave tė gjata tė cilat komandoheshin prej bejlerbeut tė Rumelisė, Kasem Pashės. Njėra kolonė ishte nėn Ishak beun, nga familja e Evrenosėve, e dyta komandohej prej “njė beu tė panjohur” qė ndoshta duhet tė ketė qenė Skėnderbeu. Dhe e treta nėn Turhan beun, kolona tė cilat u shpartalluan nga hungarezėt. Pasi ushtria osmane pėsoi disfatė tė rėndė Skėnderbeu shfrytėzoi rastin qė te kthehet nė vendlindjen e tij duke kaluar pikerisht nėpėr Kosovė.
Sipas Kasem Biēokut, Gjergj Kastrioti takohet nė Prizren me Stanishėn pėr ta konsoliduar pushtetin administartivo-politk. Folkloristi i njohur Qamil Haxhihasani nė “Tregime popullore pėr Skėnderbeun” tė mbledhura edhe nė viset e Kosovės thuhet se nė bazė tė historisė gojore tė trashėguar nga brezi nė brezė se “Skėnderbeu kishte shetitur dhe mbledhur gurė nė lumin e Drinit dhe kishte meremetuar kalanė e Prizrenit”. Kjo kryengritje njėherit konsiston edhe me ēlirimin e viseve tė tjera shqiptare tė Kosovės duke depėrtuar nė lindje deri nė kėshtjellėn e Zveēanit dhe Novobėrdės. Zotėrues tė kėtyre dy kėshtjellave sipas Konstantin Jireēekut, janė Pjetėr Spani me birin e tij Aleks Spanin si sundimtarė tė kėsaj ane. Kurse qytetin e Prizrenit dhe tė Pejės e kishin nė duar Dukagjinasit. Pėr kėtė arsye ai do tė shprehet nė Kuvendin e Lezhės se donte tė rikrijonte shtetin e Balshajve.
Pas Prizrenit ai u drejtua nga Tetova e Dibra aty ku organizoi edhe planin pėr marrjen e kėshtjellės sė Krujės me anė tė njė dredhie e cila ėshtė folur tash e sa here nga studiues tė ndryshėm. Mė 2 mars 1444 u organizua Kuvendi i Lezhės nė tė cilėn Skėnderbeu kishte rolin “PRIMUS INTER PARES” ( i barabartė nė mesin e tė barabartėve), ku u zgjodh komandant suprem i ushtrisė arbėrore, kurse princat e tjerė u zotuan qė do ta ndihmonin me ushtėri sa herė qė tė lypsej nevoja pėr tė luftuar me osmanėt. Dukagjinasit qysh gjatė ekspeditave tė para ishin kyqur nė mbrojtjen e kufijve tė tyre. Nė luftėn me Venedikun 1447 Nikoll Dukagjini merr pjesė me trupat e tij nė rrethimin e Danjės si dhe nė vet betejėn me venedikasit, por e veēant ishte pėrkrahja e Pal Dukagjinit pėr ti ndihmuar me njė ushtrti prej 5000 vetash dhe pėr t’iu bashkangjitur Janosh Huniadit nė Fushė-Kosovė.
Megjithėse, Marin Barleti e ngatėrron betejėn e dytė tė Kosovės 1448, me Betjėn e Varnės 1444, thekson gatishmėrin e Palit nė kuvendin qė e organizoi Skėnderbeu nė Lezhė pėr qėshtjen e Huniadit, pėrkundėr princave qė e kundėrshtonin Skėnderbeun, Pal Dukagjini u ngrit duke i kėshilluar princat, dhe duke pėrkrahur Gjergjin, pėr nė kėtė ekspeditė, ku shprehet se “do ti jep 5000 ushtarė e nė krye me ta edhe vehten e vet”. Gjeostratigisht dihet se kufijt e tyre kufizoheshin me ato tė Gjergj Brankoviēit diku nė Drenicė dhe ishte nė interes qė t’i largonin osmanėt nga domeni i tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-08-08, 00:18   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prizreni, qendėr e rėndėsishme nė kohėn e Skendėrebeut

A u pushtua Prizreni mė 1455 ?

Pas betejės sė II tė Kosovės, Dukagjinasit u shkėputėn nga Lidhja e Lezhės duke anuar nga venedikasit pėr tu lidhur pėrfundimisht me osmanėt. Venedikasit bėnin ē’mos qė ti shkėputnin Pal dhe Lekė Dukagjinin nga Skėnderbeu, pasiqė e dinin se pa kėta princa, ai do tė ishte i pafuqishėm duke pasė paraysh formacionin e tyre ushtarak prej 5000 vetash.
Kėshtu, sipas Kristo Frashėrit, Skėnderbeu u mundua me tė gjitha mjetet ti shkėpuste ata nga osmanėt duke ndėrmjetėsuar deri tek papa Nikolla V i cili reagoi menjėherė duke dėrguar, nė vitin 1452 sipas Millan Shuflljat Pal Dushmanin (Engjėllin), peshkopin e Drishtit i cili ishte nė farefisne me Dukagjinėt. Ndėrmjetėsimi i tij pati sukses sepse Dukagjinasit u shkėputėn nga miqėsia me osmanėt dhe lidhėn paqė me Skėnderbeun.
Kjo, edhe ishte arsyeja qė Sulltan Mehmeti i II pas pushtimit tė Konstantinopojės 1453 u vėrsul pėr ti pushtuar viset e Kosovės. Ai urdhėroi Isa beun qė ta rrethoj kėshtjellėn e Novobėrdės. Pas njė rrethimi njėvjeqar dhe pas bombardimit 40 ditėsh, qyteti pushtohet mė 1 qershor 1455. Sė bashku me tė pushtohen edhe dy kėshtjella nė afėrsi: Prilepci dhe Prizrenci. Nė veri u pushtuan kėshtjella e Zveēanit, dhe Trepēa me pėrjashtim tė Prizrenit dhe tė Pejės.
Se kur u pushtua qyteti i Prizrenit, nė historiografinė e huaj dhe atė shqiptare ka mendime tė ndryshme. Jireēeku mendon se Prizreni ėshtė pushtuar mė 21 qershor 1455. Kėtė e ndjek edhe Franc Babingeri nė biografin e Mehmetit II, por asnjėri e as tjetri nuk na jep proviniencėn e kronikės apo burimit arkivor.
Sipas Kasem Biēokut, sulltan Mehmeti i II ishte angazhuar vet nė kėtė rrethim ku vendos kampin nė fshatin Reēan tė Prizrenit nė mesin e muajit qershor 1455. Njėri fshat gjendet nė rrethin e Prizrenit, pėrkatėsisht nė Zhupėn e Bistricės kurse tjetri Reēan gjendet nė rrethin e Suharekės, pėr tė cilin mendoj se ky duhet tė ketė qenė vendi ku ėshtė stacionuar ushtria osmane nė krye me Mehmetin II. Megjithat, Prizreni nuk ra tė duar tė osmanėve, pasiqė atė e mbrojti Nikollė Dukagjini me ushtrin e tij dhe “me banorėt-burrat fort trima tė Mysisė sė sipėrme”. Barleti pėr kėtė princ thot: “ Nikolla, biri i Palit, pėr nga lavdia luftarake i ka kaluar shumė nderet e t’et dhe tė tė parėvet tė vet. Njė pėrmednore e kėtij trimi, tė pathyeshėm me atė tė djathėn e tij, si t’i themi, tė pavdekėshme ndodhet akoma gjer mė sot nė Peneropolis, qytet i Thrakės ( Kosovės sė sotme A.RR), tė cilin sot vendasit e quajnė Prizren; mbi tė janė varur mbeturinat e njė mburoje armike, tė cilėn, nė njė betejė qė ėshtė ende e freskėt nė kujtesėn e njerėzvet, Nikolla e ēau aqė keq me goditjen e shpatės sė vet, sa qė edhe dorėn e armikut luftėtar e bėri tė pavlefshme pėr luftė “. E dhėna e Barletit e pėrmendur mė lart pėr ushtirnė prej 5000 vetash, dhe ndihma qė duhet ta kenė pasur nga arbėroret e Rrafshit tė Dukagjinit flet pėr njė rezistenc tė fuqishme dhe pėr pamundėsin e pushtimit tė qytetit nga osmanėt.

Prizreni ndoshta u pushtua pėrkohėsisht nė vitin 1459 dhe Peja mė 1463. Dr. Skėnder Rizaj, kundėrshton Jireēekun dhe Franc Babingerin duke u bazuar nė historianin turk Ismail Uzunēarlshli. Nė veprėn e tij Historia Osmane, vol.II, shton se nė vitin 1459 veziri Mahmut pasha, pas pushtimit tė Smederevės e nėnshtroi edhe Prizrenin kryengritės. Kurse, osmanologu i njohur Jozef von Hameri thot se: Mehmeti pasi e pushtoi Prizrenin mė 1459 i’u vėrsul Smederevės. Kjo mund tė forcohet edhe nga e dhėna e kronikės sė kronistit osman Oruēit ku tregon “nė vitin 863 hixhri (1459), sulltani, mblodhi ushtarė dhe sulmoi Semendren ( Smedereven ) tė cilėn e pushtoi dhe aty caktoi Mehmet beun si administrues, ndėrsa Evrenos beun ( Isa beun A.RR) e urdhėron qė tė sulmoj “Vilajetin e Shqiptarėve” Mirėpo, Sipas prof. Biēokut, ky pushtim ishte i pėrkohshėm sepse nuk ishte konsoliduar pushteti osman nė kėtė qytet. Prezenca e Skėnderbeut nė kėtė trevė dhe idea e tij e shtetit centralist qė synonte ta krijonte, gjeti vend gjatė vititeve 60-ta. Nė dokumente tė viteve 1460-63 ai cilėsohej si “Zot i Arbėris”. Pėr kėtė shkak Lekė Dukagjini shprehet se “nuk don tė jetė mė nėn Skėnderbeun”. Ndėrmetėsimi i papa Piut II me ndihmėn e Pal Engjėllit peshkopit tė Durrėsit nė vitin 1463 bėnė qė Leka tė shkėputet pėrfundimisht nga osmanėt dhe te pajtohet me kryeheroin duke i shėrbyer deri nė shtratin e vdekjes. Sikur Lekė Dukagjini poashtu edhe princėrit e tjerė e dinin se pa Skėnderbeun nė krye s’mund ti ndalnin hovin ushtrisė osmane e cila udhėhiqej nga sulltan Mehmeti i II , ndėrsa Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte I vetmi strateg i kalitur e i edukuar nė oborrin e Muratit dhe dinte tė gjitha strategjitė luftarake osmane, vetem me ate ne krye mund ti mbanin larg osmanėt prej Shqipėrisė. Kėshtu pėr ta siguruar kufirin veri-lindorė dhe me kėrkesėn e mbretit boshnjak Tomashit, Skėnderbeu kreu njė fushtė tė suksesshme nė Sjenicė mė 1464. Kėtė e pohon edhe kronisti osman Ashik Pasha Zadeja nė Historin Osmane ku thot se nė vitet 1462-63, “Mehmeti hani I cili pushtoi Bosnjėn, nė atė kohė vuri si qėllim Hercegovinėn dhe Shkodrėn e shqiptarėve, ai nguli kėmbė edhe pėr tė tjera” ( kėshtjella A.RR ). Sipas Biēokut i cili bazohet tek medievisti rumun Francisk Pall nga burimet mesjetare tė Arkivit tė Napolit, konkludon se Skėnderbeu nė fillim tė muajit shtatorė tė vitit 1464 u nis me ushtrin e tij nėpėr Prizren-Pejė nė drejtim tė Sjenicės me ērast ndeshet me ushtrinė osmane nė Sjenicė tė cilėn e shpartallon.
Nėqoftėse kjo tezė merret pėr bazė nga medievistėt dhe nga studiuesit e tjerė atėhere do tė linte tė kuptojmė se Rrafshi I Dukagjinit duke pėrfshirė edhe njė pjesė tė Drenicės ishte ende mbrenda kufijve tė shtetit centralist tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, deri nė kohėn kur ai u sėmur nė shtratin e vdekjes mė 1467, me ē’rast njė ushtėri osmane u nis nga Prizreni nėpėr Mirditė pėr ta pushtuar Shkodrėn, por ajo u shpartallua nga Lekė Dukagjini diku nė afėrsi tė Shkodrės.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.