Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-05-11, 18:23   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ushqimi dhe shėndeti

Ushqimi dhe shėndeti

Nėse nuk je i sėmurė nuk do tė thotė qė ti je i shėndoshė. Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e sėmundjes.





Karbohidratet

Proteina

Yndyrna

Vitaminat dhe mineralet


Njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur shėndet tė mirė ėshtė tė hash gjėrat e duhura nė masėn e duhur. Pėr ta sqaruar kėtė mund ta krahasosh trupin me njė makinė qė nuk niset nėse nuk i ėshtė hedhur sasia e duhur e lėndės djegėse. Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe trupi nuk funksionon mirė nėse nuk ka marrė sasinė e duhur tė lėndės djegėse. Lėnda djegėse pėr njerzit quhet lėnda ushqyese- do me thėnė lėndė nga tė cilat ne ushqehemi. Ato mund tė jenė pjesėrisht lėndė qė i japin trupit energji ose lėndė qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė.

Do me thėnė qė njė njeri duhet tė marri lėndė ushqyese qė tė funksionojė regullisht. Kėto ne i marrim nga ushqimi qė hamė. Kur ushqimi ka kaluar nėpėr aparatin tretės ai tretet. Trupi pėrdor pastaj lėndėt ushqyese qė janė nė ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit nė gojė nga dhėmbėt, prej kėtej kalon nė stomak ku pėrzihet me lėngun e stomakut dhe coptohet mė tej. Pasi ushqimi ka qėndruar pėr njė farė kohė nė stomak, kalon nė zorrė, ku lėndėt ushqyese thithen. Prej kėtej lėndėt ushqyese kalojnė nė gjak dhe transportohen me anė tė gjakut atje ku trupi ka nevojė pėr ato. Nė qoftė se marrim shumė energji ajo rezervohet si dhjam. Nėse rezervohet shumė dhjam ne bėhemi tė shėndoshė, gjė qė bėn qė organizmi tė mbingarkohet, sepse ne peshojmė shumė. Dhe pse nuk je i shėndoshė mund tė jetosh jo shėndetshėm. Arsyeja mund tė jetė kur ha gjėra qė nuk duhet. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė jetosh dhe tė hash shėndetshėm dhe mos tė jesh mbi peshė.



Lėndėt ushqyese qė i japin trupit energji janė, karbohidratet, proteina dhe indyrna, dhe lėndėt qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė, janė vitaminat dhe mineralet. Kėto lėndė tė ndryshme janė pėrshkruar shkurtimisht mė poshtė.



Karbohidratet
Karbohidratet gjenden nė formė niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet nė perime, si patatet dhe drithėrat (nė drithėrat pėrfshihet buka, orizi, makaronat). Perimet, patatet dhe drithėrat janė tė shėndetshme sepse ato pėrmbajnė shumė karbohidrate nė formė niseshteje, dhe njėkohėsisht kanė pėrmbajtje tė ulėt dhjamore. Kėto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga kėto ne duhet tė hamė shumė. Gjenden dhe karbohidrate “tė kėqija” nga tė cilat nuk duhet tė hamė shumė. Karbohidratet e “kėqija” vijnė nga tė gjitha produktet qė pėrmbajnė sheqer, si ėmbėlsirat, ēokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Sė bashku me sheqerin nga tė gjitha kėto ne marrim gjithashtu shumė lėndė ngjyruese dhe lėndė shijuese, pėr tė cilat ne nuk kemi nevojė. Dhe pse ne nuk kemi nevojė pėr sheqerin nga kėto produkte, ne hamė ose pijmė sasira shumė tė mėdhaja ėmbėsirash, ēokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumė njerėz mendojnė se ato shijojnė mė mirė se patatet.

Ndryshimi midis karbohidrateve “tė mira” (niseshteja) dhe “tė kėqija” (sheqeri), ėshtė se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnė nė gjak. Karbohidratet e “kėqija” merren mė shpejtė nga trupi, kjo bėn qė ato mos tė kenė asnjė tė mirė, sepse kjo pjesėrisht shkakton luhatje tė madhe tė sheqerit nė gjak (sheqeri nė gjak duhet tė qėndrojė kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk tė japin ndjesinė e ngopjes. Nė qoftė se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atėherė njeriu ka tendencė tė hajė pėrsėri, kjo bėn qė njeriu merr mė shumė energji se sa ka nevojė dhe prandaj shėndoshet. Prandaj duhet tė hamė ushqim ku njė pjesė e madhe e energjisė vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndėrsa kėtyre u duhet kohė mė e gjatė pėr tu tretur nė stomak dhe zorrė, nė kėtė mėnyrė sheqeri nė gjak ėshtė mė konstant dhe jep njė ndjesi ngopje mė tė gjatė.



Proteina
Proteina ėshtė njė lėndė ushqyese shumė e rėndėsishme, sepse ajo pėrdoret pjesėrisht pėr tė krijuar energji dhe pjesėrisht pėr tė ndėrtuar gjithė organizmin. Pėr shkak tė funksionit ndėrtues tė proteinave ėshtė shumė keq qė tė kesh mungesė proteinash ndėrsa je nė rritje e sipėr. Proteina mund tė jetė me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshėt dhe gjendet pėr shembull nė vezė, qumėsht, djath, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimėt dhe gjendet pėr shembull nė bizele, fasule (fasule soje, fasule tė bardhe dhe tė errėta), oriz , miell e drithėra. Proteinat marrin pjesė nė mirėmbajtjen e indeve tė lėkurės. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ato tė pėrfshihen nė tė gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrbėjė njė pjesė tė madhe tė ushqimit sepse vetėm njė sasi e vogėl proteine e njė cilėsie tė mirė siguron qė cilėsia e pėrbashkėt proteinore e gjithė ushqimit tė jetė e mirė. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė hahen ushqime me prejardhje shtazore pėr tė ngrėnė mjaftueshėm proteina. Mund tė jesh vegjetar dhe tė marrėsh mjaftueshėm protein, por kjo kėrkon qė tė bėsh kujdes nė zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi tė lartė proteine. Pėr mė tepėr mund tė plotėsosh me vezė, qumėsht dhe djathė.



Yndyrna
Yndyrna ėshtė njė lėndė ushqyese qė pėrmban mė shumė energji, nė 100 gramė yndyrė ka dyfish mė shumė energji se sa nė 100 gramė karbohidrate. Do me thėnė qė njerzit duhet tė bėjnė kujdes qė tė mos tė hanė shumė yndyrna, sepse njeriu absorbon shumė energji shpejt dhe prandaj rezikon tė bėhet i shėndoshė. Mund tė jetė e vėshtirė pėr tė parė sa yndyrė ka nė njė ushqim – vetėm kur ka gjalpė, vaj ose margarinė, qė janė pothuajse yndyrna. Prandaj mund tė flitet pėr dhjamė tė fshehur , qė ėshtė ai dhjam qė nuk mund tė shihet direkt me sy (pėr shembull ėshtė e vėshtirė tė shikohet se sa dhjam ka nė djath qė mund tė pėrmbaj nga 10% deri nė 80% yndyrė). Prandaj ėshtė mirė qė tė lexohet pėrbėrja sa yndyrė ka nė produktin ushqyes pėrkatės.

Ushqimi i pėrpunuar industrialisht nuk ėshtė mė i keq se ushqimi i gatuar nė shtėpi, por duhet pasur parasysh qė dhjami ėshtė mė i lirė se mishi dhe prandaj pėr prodhuesit ėshtė me interes qė tė shkėmbejnė pjesė tė mishit me dhjam.



Nuk ėshtė shumė e shėndetshme qė tė hash shumė yndyrė. Midis tė tjerave ėshtė shumė e pashėndetshme pėr enėt e gjakut nė trup tė ekspozohen nga shumė yndyra, sepse yndyra mund tė grumbullohet nė muret e enėve tė gjakut dhe nė kėtė mėnyrė rritet rreziku pėr bllookimin e enėve tė gjakut, prej tė cilave njeriu mund tė vdesi. Ndėr tė tjerash sasia e madhe e yndyrės nė ushqim bėn qė njeriu tė peshojė shumė. Njeriu ėshtė mbipeshė kur merr mė shumė energji, sesa ka nevojė, sepse trupi e e grumbullon kėtė energji ekstra nė formė dhjami rreth barkut ose vende tė tjera nė trup.





Vitaminat dhe mineralet
Vitaminat dhe mineralet janė lėndė qė duhet ti marrė trupi nga ushqimi qė ne hamė. Mund tė pėrdoren vitamina ose minerale nė formė tė pilulave, por nėse ju hani ushqime tė shėndetshme dhe tė ndryshme gjatė gjithė vitit, nuk ėshtė e nevojshme.

Vitaminat janė lėndė tė vogla organike, qė ne duhet ti marrim nė doza shumė tė vogla. Ato janė tė rėndėsishme pėr shumė funksione nė trup, midis tė tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund tė prodhojmė vetė vitamina nė trup, prandaj duhet ti marrim ato nėpėrmjet ushqimit. Vitaminat ndahen nė ato qė shkrihen nė ujė si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato qė shkrihen nė yndyrna si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K).

Mineralet janė lėndė bazė qė janė me rėndėsi jetėsore pėr ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi qė hamė, sepse ato nuk krijohen nė trupin tonė. Minerale janė pėr shembull natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Ėshtė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar nėse ne marrim mjaftueshėm vitamina dhe minerale. Nė qoftė se dyshon qė nuk i merr mjaftueshėm me anė tė ushqimit ėshtė mirė tė kėrkosh tė bėsh njė vizitė te mjeku i familjes.


Marrė nga kvinde.finfo.dk


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-11-11, 08:34   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ushqimi dhe shėndeti

10 ushqyesit kryesore per organizmin

21 November 2011





Nėse nuk je i sėmurė nuk do tė thotė qė ti je i shėndoshė. Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e sėmundjes. Njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur shėndet tė mirė ėshtė tė hash gjėrat e duhura nė masėn e duhur. Pėr ta sqaruar kėtė mund ta krahasosh trupin me njė makinė qė nuk niset nėse nuk i ėshtė hedhur sasia e duhur e lėndės djegėse. Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe trupi nuk funksionon mirė nėse nuk ka marrė sasinė e duhur tė lėndės djegėse. Lėnda djegėse pėr njerėzit quhet lėnda ushqyese, do me thėnė lėndė nga tė cilat ne ushqehemi. Ato mund tė jenė pjesėrisht lėndė qė i japin trupit energji ose lėndė qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė. Do me thėnė qė njė njeri duhet tė marri lėndė ushqyese qė tė funksionojė rregullisht. Kėto ne i marrim nga ushqimi qė hamė. Kur ushqimi ka kaluar nėpėr aparatin tretės ai tretet. Trupi pėrdor pastaj lėndėt ushqyese qė janė nė ushqim. Tretja fillon me copėtimin e ushqimit nė gojė nga dhėmbėt, prej kėtej kalon nė stomak ku pėrzihet me lėngun e stomakut dhe copėtohet mė tej. Pasi ushqimi ka qėndruar pėr njė farė kohė nė stomak, kalon nė zorrė, ku lėndėt ushqyese thithen. Prej kėtej lėndėt ushqyese kalojnė nė gjak dhe transportohen me anė tė gjakut atje ku trupi ka nevojė pėr ato. Nė qoftė se marrim shumė energji ajo rezervohet si dhjam. Nėse rezervohet shumė dhjam ne bėhemi tė shėndoshė, gjė qė bėn qė organizmi tė mbingarkohet, sepse ne peshojmė shumė. Dhe pse nuk je i shėndoshė mund tė jetosh jo shėndetshėm. Arsyeja mund tė jetė kur ha gjėra qė nuk duhet. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė jetosh dhe tė hash shėndetshėm dhe mos tė jesh mbi peshė. Ja disa nga lėndėt mė tė nevojshme pėr organizmin dhe pėr ēfarė shėrbejnė ato.
1- Karota
Nė trupin tonė Beta Karoteni, proteinė e cila gjendet tek karotat ėshtė i shndėrruar nė Vitaminėn A, e cila ėshtė njė nga lėndėt ushqyese kryesore tė organizmit dhe ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė, e cila kryen funksione tė ndryshme qė lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave tė trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si njė antioksidant qė neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatė jeshile.
2- Vitamina B12
Vitamina B12 luan rolin kryesor nė prodhimin e AND-sė, pjesės ndėrtuese tė gjeneve nė trupin tonė dhe nė vazhdimėsinė e shėndetshme tė nervave dhe rruazave tė kuqe tė gjakut.
Vitamina B12 ėshtė e lidhur me proteinat dhe ėshtė e domosdoshme pėr ecurinė normale tė organizmit tonė. Ajo gjendet nė disa ushqime tė konsumit tė pėrditshėm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumėshti janė tė pasura me B12.
3- Kromi
Kromi ėshtė i nevojshėm pėr organizmin pėr tė kryer procesin e shndėrrimit tė ushqimeve nė energji tė pėrdorshme, duke ndihmuar insulinėn pėr prodhimin e glukozės. Pavarėsisht nga problemet qė sjell tepria e kromit dhe rėnia nė peshė qė shkaktohet prej tij, pėrsėri trupi ka nevojė pėr tė. Rekomandimi ditor pėr tė rriturit ėshtė 50 deri 200 mcg. Burimet mė tė mira tė kromit janė gjithė produktet e drithėrave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.
4- Vitamina K
Vitamina K ėshtė e pėrdorur nga trupi pėr tė prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre pėrdoren pėr tė krijuar faktorėt tė cilėt ndikojnė nė mpiksjen e gjakut nė raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminės K ėshtė 90 mikrogramė pėr femrat dhe 120 mikrogramė pėr meshkujt. Fatmirėsisht mungesa e Vitaminės K ėshtė shumė e rrallė. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojės, vaji i ullirit dhe domatja.
5- Potasiumi
Potasiumi ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe nė procesin e tretjes. Ushqimet tė cilat pėrdoren nė gjendjen e tyre origjinale janė mė tė shėndetshme kėshtu duhet tė pėrzgjidhen ato mė tė mirat dhe qė mund tė pėrdoren me shpesh, veēanėrisht frutat dhe perimet, produktet e qumėshtit, drithėrat, peshku dhe mishi.
6- Magnezi
Pėr disa nga proceset bazė tė organizmit ėshtė i nevojshėm magnezi, i cili vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike shumė tė rėndėsishme pėr prodhimin e energjisė nga ushqimet qė konsumojmė. Gjatė njė ditė-nate ėshtė i nevojshėm rreth 300 mg/ditė pėr femrat dhe 350 mg/ditė pėr meshkujt. Minerali I magnezit ėshtė I gjendur tek avogadot, arrat, lajthitė, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.
7- Vitamina C
Kėrkimet e vazhdueshme kanė treguar se Vitamina C ėshtė e pėrbėrėsi kryesor i kolagjenit, pėrbėn materialin strukturor te kockave tė trupit, tė lėkurės, enėve tė gjakut dhe inde tė tjera tė trupit. Sasia ditore e rekomanduar ėshtė 90 mg pėr meshkujt dhe 75 mg pėr femrat. Por trupi mund tė pėrthithė maksimalisht rreth 400 mg nė ditė. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitė, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.
8- Vitamina D
Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e kockave. Kjo vitaminė vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten pėr ndėrtimin dhe ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU pėr tė rriturit mbi 17 vjeē dhe 200 Iu pėr fėmijėt. Pėr tė pėrvetėsuar nevojat ditore me Vitaminė D ne drejtohemi tek qumėshti dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, pėrfshirė edhe harengat e sardelet.
9- Zinku
Zinku ėshtė i pranishėm pothuajse nė ēdo qelizė tė trupit. Ai ndihmon nė rritjen e shėndetshme tė trupit, nė mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit tė testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar pėr zinkun ėshtė 11 mg pėr meshkujt dhe 8 mg nė ditė pėr femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulės, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.
10- Vitamina E
Shkencėtarėt nuk kanė paraqitur akoma njė pasqyrė tė plotė mbi rolin dhe funksionin e Vitaminės E nė organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnė se ajo luan rol nė funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-sė, formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe nė pėrthithjen e Vitaminės K. Kjo vitaminė gjendet nė vajin e kokrrave tė grurit, farat e lulediellit, nė spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.

Burimi: Tirana Observer

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 22-11-11 nė 08:35
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-11-11, 20:45   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ushqimi dhe shėndeti

Shega kundėr plakjes


Doza ditore e shegės ngadalėson procesin e plakjes sė ADN-sė, zbulon studimi i kompanisė Pomegreat PurePlus,i kryer nė 60 vullnetarė tė cilėt kanė konsumuar shegė pėr njė muaj.

Tek njerėzit tė cilėt kanė pirė rregullisht lėng shege, markerėt 8-Oxo-DG qė shkaktojnė dėmtimin e qelizave tė trurit, muskujve, mėlēisė, veshkave dhe plakjen e lėkurės janė zvogėluar, nė dallim nga ata qė nuk e kanė konsumuar. Kimikatet e ndryshme qė i marrim me ushqim, pije dhe ajėr dėmtojnė ADN-nė tonė, ndėrsa materiet ēudibėrėse tė shegės gjenden nė lėvoren qė nuk hahet, dhe bėrthamat e bardha dhe ndihmojnė nė luftėn kundėr tyre, pohojnė shkencėtarėt.

“Shega ngadalėson oksidimin ose “ndryshkjen” e qelizave tė ADN-sė qė vjen me plakjen. Pikėrisht njė shikim i tillė i plakjes, si oksidimi, ofron mundėsi pėr ilaē”, thekson pėr "Daily Mail", udhėheqėsi dr. Sergio Streitberger.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-12, 11:42   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ushqimi dhe shėndeti

3 km ne dite per te mbajtur trupin ne forme

30 January 2012 -





Pesė mijė hapa. Kjo ėshtė distanca, e barabartė me 3 kilometra, qė secili prej nesh duhet tė pėrshkojė ēdo ditė pėr tė qenė nė formė. Kėtė e thekson edhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, e cila ka rreshtuar dėmet e tė ndenjurit pasiv nė kontinentin e vjetėr (Europė). Ecja nuk i bėn mirė vetėm shėndetit, por edhe portofolit. Duke e lėnė makinėn nė garazh mund tė kursehen rreth 700 euro nė vit. Nga kėto, 400 lidhen drejtpėrdrejt me koston e karburantit dhe mirėmbajtjen e makinės. Kėsaj shifre i shtohen edhe 300 euro qė ēdo njeri shpenzon pėr tė ndihmuar qytetarėt e sėmurė tė cilėt kėrkojnė ndihmė nė mes tė rrugės.
Rregullat
Rregullat bazė qė duhen ndjekur, duke filluar nga dieta, aktiviteti fizik nė bazė tė moshės, deri te sugjerimet pėr tė kuruar traumat e vogla, janė shkruar nė manualin “Njė shėtitje e shėndetshme”. Libri flet pėr shėndetin dhe mjekėsinė e tė shėndetshmėve: modelin e zhvillimit dhe strategjitė e komunikimit. Jeta sedentare shkakton 600 000 vdekje nė vit vetėm nė Europė dhe pėrfaqėson njė nga dhjetė shkaqet kryesore tė vdekshmėrisė nė botė. Diabeti, kardiopatitė, hipertensioni, kanceri, osteoporoza janė sėmundjet kronike qė prekin mė masė pothuajse tė gjithė njerėzit. Kėto sėmundje lidhen pikėrisht me stilin e gabuar tė jetesės. Ndoshta ju nuk e dini, por shėndeti fitohet dhe ruhet veēanėrisht nė tavolinė, qė nė fėmijėri.
Regjimi ushqimor
Sot modeli tradicional ushqimor mesdhetar konsiderohet ndėr mė efikasėt nė botė pėr parandalimin e obezitetit. Po ashtu, ėshtė njė nga mė tė larmishmit dhe tė balancuarit. Qytetarėt duhet tė marrin mesazhe tė sakta nė lidhje me ushqimet, nuk ėshtė e nevojshme qė tė heqin dorė nė mėnyrė drastike, por tė pėrdorin kėshilla praktike qė na hyjnė nė punė nė jetėn e pėrditshme. Njerėzit duhet tė njihen me terapitė e reja, studimet e bėra nė kėtė fushė dhe cilėsinė e jetės. Duhet tė bėjnė mė shumė sport dhe tė hanė mė pak: duket e vėshtirė, por nuk ėshtė aspak. Aktiviteti fizik ndihmon qė t’ju pritet oreksi dhe tė silleni nė mėnyrė mė tė ekuilibruar nė tavolinė. Kjo gjė ėshtė vėrtetuar edhe nga njė studim shkencor: marrja me njė lloj sporti ndryshon psikologjikisht prioritetet tona, duke na nxitur qė ta shohim ushqimin si diēka dytėsore, qė mund tė shoqėrohet me kėnaqėsinė. Kėshtu, dieta e shoqėruar me ushtrime fizike do tė na ndihmonin tė digjnim mė shpejt kaloritė, sepse ndikon nė zgjedhjet tona ushqimore. Njė fakt tjetėr i rėndėsishme ėshtė se sporti rrit kontrollin frenues, ose mė saktė funksionin ekzekutiv tė trurit qė na ndihmon t’i rezistojmė vendimeve impulsive dhe tė dėmshme, shpeshherė pėrgjegjėse pėr njė ērregullim ushqimor. Pėr kėtė arsye, subjektet obezė duhet medoemos t’i nėnshtrohen sportit dhe dietės, pėr tė ndryshuar qė nė rrėnjė njė sjellje tepėr tė dobėt kundrejt tundimit, gjė qė sjell vetėm kile tė tepėrta. Ideale do tė ishte qė njerėzit tė edukoheshin me mendimin e aktivitetit fizik, sepse shėndeti mendor ėshtė shumė mė i rėndėsishėm se ai fizik dhe kjo duhet t’i bėhet kulturė ēdo njeriu qė nė vogėli. Pra, sporti ėshtė mjeti i domosdoshėm pėr tė na nxitur qė tė mbajmė njė dietė tė shėndetshme ose tė ndjekim njė regjim ushqimor tė ekuilibruar. Duke u ndierė tė tonifikuar dhe energjikė, mund t’i rezistojmė mė lehtė tundimit pėr tė ngrėnė ushqime kalorike dhe tė dėmshme pėr organizmin, siē janė patatinat dhe ėmbėlsirat, edhe pse mund tė kemi njė formė fizike tė shkėlqyer. Tė gjithė e keni provuar qė pas njė ore palestėr, ndjesia qė kemi nė stomak ėshtė njė e vetme: uri! Kėshtu, pėr tė mos ēuar dėm njė orė fizkulturė, mund ta kėnaqni nė mėnyra tė ndryshme stomakun tuaj: ushqimi mė i shėndetshėm ėshtė njė frut, mollė ose banane, ose pak fruta tė thata nė pritje tė vaktit kryesor, siē ėshtė dreka.

Burimi: Gazeta Shqip


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.