Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-12-07, 11:34   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin.

Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin.


Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 Janar tė 1919, kur Ismail Qemali donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxha. Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė.

Ndėrsa ecte pėr t’u ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė dhe dukej qartė qė ai po mundohej t’i lidhte me njėra-tjetrėn. Nė atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr t’u drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė. Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati, tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja njerėzore i kaloi kufijtė.

Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė mendore dhe fizike. Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante mirė pasi nė atė konferencė shtypi do t’i duhej tė fliste gjatė. Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė njohur me shumė hollėsi tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur, mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės “Panorama”, duke hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
“Mė hėngrėn nė besė!” bėrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nė Peruxha tė Italisė. Ai ishte nisur pėr njė vizitė urgjente nė Romė, me ftesė tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtėm. Kjo kishte ndodhur pas njė kėrkese kėmbėngulėse tė tij, nėpėrmjet njė telegrami tė nisur pėr kėtė qėllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte qė tė ndihmohej nga pėrfaqėsuesit e Italisė, tė cilėt do tė ndėrhynin pranė autoriteteve mė tė larta tė Konferencės sė Paqes qė mbahej nė Paris, pėr tė mundėsuar qė delegacioni shqiptar tė shtohej edhe me tre pėrfaqėsues tė tjerė. Ndėrsa Ismail Qemali kishte marrė pėrgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtėm, Sonino e prisnin nė Romė, ai pa humbur kohė u nis pėr tė realizuar takimin e kėrkuar nga i cili shpresonte tė dilte me rezultate pozitive nė favor tė Shqipėrisė. Por befasisht dhe ēuditėrisht diplomati 75-vjeēar nga Shqipėria u pėrball sapo zbriti nė Peruxha me pėrgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtėm kishin shkuar nė Konferencėn e Parisit pėr tė cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do tė thoshte qė ai jo vetėm se nuk do tė ndihmohej edhe me tre delegatė tė tjerė, por madje as ai vetė nuk do tė merrte pjesė nė tė. Diplomati shqiptar u bind menjėherė se bėhej fjalė pėr njė dredhi tė pastėr politike pikėrisht nga ata qė ai i kishte konsideruar miq tė vendit tė tij, por qė tashmė kishin marrė nismėn pėr ta izoluar. Tronditja qė pėsoi pas marrjes sė lajmit tė papritur, se ishte mashtruar qė ishte thirrur nė Itali, ishte e papėrballueshme pėr moshėn e tij 75-vjeēare, prandaj edhe klithma e tij “Mė hėngrėn nė besė!” doli shpėrthyeshėm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Aty do tė vendosej edhe fati i saj.
“Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė”, shkruante Ismail Qemali nė fillim tė atij muaji. “Do tė ngjallemi ose do tė vdesim”. Nėn zjarrminė e njė patriotizmi tė jashtėzakonshė m qė i kishte mbėrthyer qenien, kishte kohė qė luftonte me tė gjitha mundėsitė dhe format pėr tė ndikuar mbi konkluzionet e konferencės pėr tė cilat ai ishte i interesuar qė tė ishin sa mė afėr interesave tė bashkėkombasve dhe atdheut tė tij. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. “Sikur tė kisha tė holla,- vazhdon mė tej nė ditarin e tij tė atyre ditėve Ismail Qemali, - do tė isha hedhur deri nė Amerikė pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e atjeshėm. Por nė marrėveshje me qeverinė italiane e quaj tė nevojshme tė shkoj nė Romė. Prej andej mund tė bėj njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilojmė programin pėrfundimtar. Nga Italia kėrkoj tė nxis nisjen nga Shqipėria veriore, qendrore dhe jugore tė tre ose gjashtė delegatėve, nė mėnyrė qė sė bashku me delegatėt qė vijnė nga Amerika tė shkojmė nė Paris tė gjithė sė bashku pėr t’i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqiptarėve”.

Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. Data 19 Janar 1919. Kryeministri italian Orlando pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali i dėrgon njė telegram urgjent, tė shkruar nė gjuhėn frėnge. Njė kopje tė asaj letre ia dėrgoi edhe ministrit Sonino. Ja ēfarė shkruhej nė tė:

“Shkėlqesisė sė tij Orlando, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Romė.
Pėrveē ndjenjave tė mia tė admirimit personal me cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė idealeve shqiptare, realizimit tė tė cilave u kam kushtuar gjithė jetėn time, ndjej detyrėn t’i besoj shpresat e mia pėr lirinė e vendit tim nė mbėshtetjen dhe nė mbrojtjen e lartė tė Italisė…… I lutem shkėlqesisė Tuaj t’i marrė nė konsideratė serioze kėto lutjet e mia duke mė transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhėzimet tuaja”. Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencė nga Ismail Qemali ka arritur nė Romė pikėrisht mbrėmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vėrtetohet se ėshtė regjistruar mė 19 janar. Pas kėsaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtėm nė Romė, pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai, ku do t’i ndodhte edhe tragjedia mė e madhe; do t’i merrej jeta.

Sa zbriti nė Peruxha tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apopletike gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur “Mė hėngrėn nė besė!”. Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė njė kohė qė nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė, ai tė mos merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar.

Pavarėsisht se diplomati shqiptar nuk mundi tė shkonte nė Paris, loja e parapėrgatitur mbi tė do tė ndiqej deri nė fund. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27 kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.