Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-08, 22:59   #1
unix
 
Anėtarėsuar: 05-06-07
Postime: 17
unix i vlerėsuar jo keq
Gabim Es-Shirk – Politezmi

Pėrcaktimi i tij.
Shirk ėshtė ti bėsh Allahut, subhanehu we teala, shok nė rububijetin (se Allahu ėshtė Krijuesi dhe Furnizuesi i vetėm) dhe nė uluhijetin e Tij (se vetėm Ai meriton dhe duhet tė adhurohet). Shirku nė uluhijetin e Allahut, nė tė shumtėn e rasteve, ėshtė ti lutesh dikuj tjetėr bashkė me Allahun, subhanehu we teala,
apo kryerja nė emėr tė tij e disa llojeve tė ibadeteve, sikurse janė: therrja, betimet, frika, shpresa dhe dashuria pėr tė.

Shirku ėshtė mėkati mė i madh pėr disa arsye:

1) Sepse ai e bėn njė (tė ngajshėm), krijesėn me Krijuesin nė veēoritė e uluhijetit (tė cilat veēori janė vetėm pėr Allahun). Ai qė shoqėron dikė me Zotin, e ka personifikuar atė me Te. Kjo ėshtė mizoria mė e madhe. Allahu, subhanehu we teala, thotė: “ Vėrtetė, shirku ėshtė njė mizori e madhe” (Llukman, 13)
Mizori, ėshtė tė vėsh njė gjė nė njė vend qė nuk e meriton. Ai qė adhuron dikė pėrveē Allahut, subhanehu we teala, ka vėnė adhurimin nė vendin qė nuk i takon dhe i ėshtė drejtuar atij qė nuk e meriton, e kjo ėshtė mizoria mė e madhe.

2) Allahu, subhanehu we teala, na lajmėroi se nuk ia fal kėtė mėkat atij qė nuk pendohet. Ai thotė: “Vėrtetė, Allahu nuk fal ti bėhet shirk Atij, kurse pėrveē kėtij (mėkati) i falė kujt dėshiron Ai...” (En-Nisa 48)

3) Allahu, subhanehu we teala, na lajmėroi se mushrikut (politeistit) ia ka ndalur Xhennetin dhe ai do tė hyjė nė Xhehennem pėrgjithmonė: “Vėrtetė, Allahu, atij qė i bėn shirk, ia ka ndaluar xhennetin, vendi i tij ėshtė zjarri dhe pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė.” (El-Maide, 72)

4) Shirku rrėnon tė gjitha veprat. Allahu, subhanehu we teala thotė: “Sikur ata (besimtarėt) tė bėnin shirk do tu shkatėrrohej ēdo gjė qė punonin (nga veprat e mira)” (El-Enam, 88), dhe thotė: “Ty veē tė ėshtė shpallur, po edhe atyre qė ishin para teje (profetėve); “Po qe se bėn shirk (Allahut), do tė shkatėrrohet puna jote dhe do tė jesh nga tė shkatėruarit". (Ez-Zummer, 65)

5) Gjaku dhe pasuria e mushrikut (politeistit) janė tė lejuara. Allahu, subhanehu we teala, thotė: “...luftoni idhujtarėt kudo qė ti gjeni, robėroni dhe ngujoni ata dhe vėruni pritė nė ēdo shteg...” (Et-Teube, 5). Kurse Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “Jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė thonė La ilahe ilallah, e kur ta thonė kėtė, i kanė tė mbrojtura nga unė gjakun dhe pasuritė e tyre, pėrveē me hakun e tyre (nėse e meritojnė njė gjė tė tillė)”.

6) Shirku ėshtė mėkati mė i madh. Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “A tiu lajmėrojė pėr mėkatet mė tė mėdha.” Thanė (sahabet); Po si jo, o i Dėrguar i Allahut. Tha: “Shirku ndaj Allahut dhe mosrespekti ndaj prindėrve”. Tha dijetari i madh Ibnul-Kajimi: “Allahu, subhanehu we teala, lajmėroi se qėllimi i krijimit dhe urdhėrimit ėshtė tė njihet Allahu pėrmes emrave e cilėsive tė Tij dhe vetėm Ai tė adhurohet e asgjė mos ti shoqėrohet. Kurse njerėzit ta ruajnė drejtėsinė me tė cilėn qėndrojnė qiejt dhe toka, sikurse thotė Allahu, subhanehu we teala: “Ne i dėrguam tė Dėrguarit Tanė me dokumente tė qarta dhe Ne zbritėm me ata librin dhe drejtėsinė qė ti pėmbahen njerėzit tė sė drejtės...” (El-Hadid, 25)
Pra, Allahu, subhanehu we teala, na lajmėroi se i dėrgoi profetėt dhe i zbriti librat e Tij, qė njerėzit tė mbajnė drejtėsi, e drejtėsia mė e madhe ėshtė teuhidi (pranimi i njėsisė sė Allahut). Ai ėshtė koka dhe trupi i drejtėsisė. Kurse shirku ėshtė mizori, sikurse thotė Allahu, subhanehu we teala: “Vėrtetė, shirku ėshtė njė mizori e madhe (ndaj Allahut)”. (Llukman, 13)

Pra, shirku ėshtė nėna e mizorisė, kurse teuhidi ėshtė nėna e drejtėsisė. Ajo qė mė sė shumti mohon kėtė qėllim (teuhidin) ėshtė mėkati mė i madh nė pėrgjithėsi. Allahu, subhanehu we teala, ia bėri haram (tė ndaluar) Xhennetin mushrikut (politeistit) dhe lejoi gjakun, pasurinė e familjen e tij pėr Ehlut-teuhidin (monoteistėt), sikurse u lejoi ti robėrojnė ata pėr shkak tė lėnies sė adhurimit tė Tij. Allahu, subhanehu we teala, refuzoi tė pranojė ēfarėdo vepre nga mushriku, tė pranojė ndėrmjetėsimin pėr tė, ti pėrgjigjet lutjes sė tij Ditėn e Kijametit ose tė pranojė ndonjė shpres tė tij. Mushriku ėshtė injoranti mė i madh nė Zotin, sepse i bėri Atij shok nga mesi i krijesave tė Tij. Ky ėshtė kulmi i injorancės ndaj Zotit, sikurse ėshtė edhe kulmi i mizorisė ndaj Tij edhe pse mushriku, nė realitet, nuk e ka mizoruar Zotin e tij por veten.

7) Shirku ėshtė mangėsi dhe shėmtim nga tė cilat Zoti spastroi Vetėn. Ai qė i bėn shirk Zotit, i ka shpifur Atij atė qė Ai Vetė e ka spastruar Vetėn nga ajo. Ky ėshtė kulmi i ballafaqimit dhe i konfrontit me Allahun, subhanehu we teala.

Llojet e tij (shirkut)
Shirku ndahet nė dy lloje:

Lloji i parė: Shirku i madh i cili largon nga mileti islam (nga feja Islame) dhe vepruesi i tij hyn nė zjarr pėrgjithmonė, nėse nuk pendohet nga ai. Shirk i madh ėshtė ti kushtosh ndonjė lloj ibadeti (adhurimi) dikujt tjetėr pėrveē Allahut, subhanehu we teala, sikurse janė p.sh. lutja, afrimi me therrje dhe zotime tek varrezat, xhinėt dhe shejtanėt. Frika se tė vdekurit, xhinėt apo shejtanėt mund tė bėjnė dėm apo ta sėmurin dikė. Shpresa ndaj ndonjė gjėje qė nuk ka mundėsi ta bėjė atė pėrveē Allahut, subhanehu we teala, sikurse janė: arritja e qėllimeve dhe largimi i vėshtirėsive, tė cilat sot praktikohen tek tyrbet e ndėrtuara mbi varrezat e evlijave dhe njerėzve tė mirė. Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“...ata adhurojnė pėrveē Allahut ēka nuk u bėn dėm as dobi dhe thonė: “Kėto janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu...” (Junus, 18)

Lloji i dytė: Shirku i vogėl; i cili nuk largon nga mileti islam (feja Islame), por ai pakėson teuhidin dhe ėshtė rrugė deri te shirku i madh. Ky ndahet nė dy lloje:
1) Shirk i qartė (i hapėt): Ato janė fjalė e vepra. Prej fjalėve ėshtė p.sh. betimi nė dikė tjetėr e jo nė Allahun, subhanehu we teala. Muhammedi, salallahu alejhi we selem, thotė: “Ai qė betohet nė diē tjetėr, pėrveē Allahut, subhanehu we teala, ai veē e ka mohuar dhe ka bėrė shirk”, si dhe fjalėt: “Ēka Allahu, subhanehu we teala, dėshiroi dhe ēka dėshirove ti”. Tha Muhammedi, salallahu alejhi we selem, kur njė njeri i tha: “Ēka dėshiroi Allahu dhe dėshirove ti: “A mė bėre shok me Allahun? Thuaj: Ēka vetėm Allahu dėshiroi.” Dhe fjala: “Sikur mos tė ishte Allahu, subhanehu we teala dhe filani”.

vazhdon...


unix Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-05-08, 22:59   #2
unix
 
Anėtarėsuar: 05-06-07
Postime: 17
unix i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Es-Shirk – Politezmi

E drejtė ėshtė tė thuhet: Ēka dėshiron Allahu, subhanehu we teala, pastaj ēka dėshiron filani dhe sikur mos tė ishte Allahu, subhanehu we teala, pastaj sikur mos tė ishte filani, sepse fjala “pastaj” e bėn dėshirėn e njeriut tė mvarur nga dėshira e Allahut, subhanehu we teala, sikurse thotė Allahu, subhanehu we teala: “Ju nuk keni pėr tė dėshiruar pėrveē se ēka dėshiron Allahu, Zoti i botėve” (Et-Tekvir, 29). Tė ngjashme me kėto janė edhe fjalėt: “Unė nuk kam tjetėr pėrveē Allahut, subhanehu we teala, dhe ty”, dhe fjalėt: “Kėto janė nga begatitė e Allahut, subhanehu we teala, dhe begatitė e tua”. Kurse veprat: sikurse janė p.sh. ngjitja e hajmalive, pejnave tė ndryshėm, duke u ruajtur nga syri i keq, me bindje se kėto janė shkaqe pėr largimin e belasė, janė shirk i vogėl, sepse Allahu, subhanehu we teala, nuk i bėri kėto gjėra shkaqe. Nėse besohet se kėto gjėra vetvetiu largojnė belanė ėshtė shirk i madh, sepse njė gjė e tillė ėshtė mosmbėshtetje nė Allahun, subhanehu we teala.

2) Shirku i fshehur: Ky ėshtė shirku nė dėshira dhe qėllime, sikurse janė: Syfaqėsia (tė shtirurit) dhe autoriteti, si p.sh. tė punosh njė vepėr qė tė afron tek Allahu, subhanehu we teala, me qėllim qė tė tė lavdėrojnė njerėzit ose e zbukuron namazin e tij, ose jep sadaka me qėllim qė tė lavdėrohet ose zbukuron zėrin e tij gjatė leximit tė Kuranit qė njerėzit ta dėgjojnė dhe ta lavdėrojnė. Nėse syfaqėsia e shoqėron njė vepėr, ajo e prish atė, sepse Allahu, subhanehu we teala thotė: “Ai qė shpreson takimin me Zotin e tij, le tė punoj vepra tė mira dhe nė adhurimin e tij mos ti bėjė Atij shirk askė” (El-Kehf, 110).
Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “Mė sė shumti ua kam frikėn nga shirku i vogėl”. Thanė (shokėt e tij); O i Dėrguar i Allahut! Ēėshtė shirku i vogėl? Tha: “Syfaqėsia (veprimet sa pėr sy e faqe).”

Kėtu hynė edhe veprat (ibadetet e veprat e mira) qė bėhen pėr ndonjė pasuri tė kėsaj bote, p.sh. si ai qė kryen haxhin pėr ti thėnė njerėzit haxhi, ose kryen namazin si imam vetėm pėr pasuri ose mėson dituritė fetare dhe lufton nė rrugėn e Zotit vetėm pėr pasuri. Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “U shkatėrrua robi i dinarit, u shkatėrrua robi i dirhemit, u shkatėrrua robi i gunės, u shkatėrrua robi i kadifes, nėse i jepet gėzohet, e nėse nuk i jepet, hidhėrohet”.

Ibnul-Kajjimi (rahimehullah) ka thėnė: “Shirku nė dėshira dhe qėllime ėshtė deti pa breg, pak kush shpėton nga ai. Ai qė me punėn e tij nuk dėshiroi fytyrėn (kėnaqėsinė) e Allahut, subhanehu we teala, dhe bėri mjet diēka tjetėr, pėrveē afrimit tek Ai dhe kėrkimit tė shpėrblimit nga Ai, ai ka bėrė shirk nė qėllimin dhe dėshirėn e tij. Kurse ihlasi (sinqeriteti) ėshtė tė jeshė i sinqertė ndaj Allahut, subhanehu we teala, nė veprat, fjalėt, dėshirat dhe qėllimet e tua. Kjo ėshtė feja e pastėrt e Ibrahimit me tė cilėn Allahu, subhanehu we teala, i urdhėroi tė gjithė robėrit e Tij. Ai nuk pranon diēka tjetėr pėrveē kėsaj dhe ky ėshtė realiteti i Islamit, sikurse tha Allahu, subhanehu we teala:
“Ai qė dėshiron fe tjetėr pėrveē Islamit, ajo nuk do ti pranohet atij dhe ai nė botėn tjetėr do tė jetė nga tė shkatėrruarit”. (Ali-Imran, 85)

Nga e gjithė kjo mund tė pėrfundojmė se nė mes shirkut tė madh e tė vogėl ka disa dallime:
1) Shirku i madh tė largon nga mileti islam kurse i vogli nuk tė largon.
2) Shirku i madh tė shtie nė zjarr pėrgjithmonė kurse i vogli jo.
3) Shirku i madh shkatėrron tė gjitha veprat, kurse i vogli nuk shkatėrron tė gjitha veprat, por i shkatėrron vetėm ato pėr syfaqėsi, vepra qė bėhen pėr interes tė kėsaj bote dhe veprat qė u bashkangjitėn kėtyre.
4) Shirku i madh lejon gjakun dhe pasurinė, kurse shirku i vogėl nuk i lejon ato.

Marre nga: http://www.teuhid.net/akide/es-shirk-politezmi.php


unix Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.