Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-09-11, 15:25   #1
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mos na prekni historinė – po klithin falsifikatorėt e historisė ....

Autor: Nexhmedin Spahiu E hėne 12 Shtator 2011 11:53 AM
KOSOVAPRESS

Nuk janė turqit ata qė duan tė na ndryshojnė historinė, atė na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shėrbetorėt e tij.

Pas deklaratave tė ministrave turq Dinēer e Davutoglu pėr problemet qė ka historiografia e jonė nė raport me turqit dhe me Perandorinė Osmane u ngrit turma e atyre qė pretendojnė tė jenė historianė se nuk lejojnė tė ndryshohet historia, se tė prekėsh historinė ėshtė tė prekėsh shtyllėn kurrizore tė kombit etj.etj..
Kjo e vėrtetė duket shumė cinike. Ata qė prekėn shtyllėn kurrizore tė kombit janė falsifikatorėt e historisė, shėrbėtorėt e shokut Enver Hoxha (1908-1985) dhe nxėnėsit e tyre.
Kėta falsifikatorė tė historisė pėr mė sė gjysmė shekulli indoktrinuan breza tė tėrė me histori tė rreme, me gjysmė tė vėrteta dhe me komente tė ēoroditura.
Lėvizja komuniste nė Drenicė?!!! Lėvizja balliste nė Drenicė?!!!
Falsifikimi u bė aq i paskrupullt sa ta zėmė ka njeri qė ka doktoruar nė Universitetin e Prishtinės me temėn “Lėvizja komuniste nė Drenicė 1941-1945” . Emrin nuk po i pėrmendi pėr tė mos krijuar idenė se po sulmoj individin dhe jo dukurinė. Krejt Drenica e di qė nė atė kohė s’kishte asnjė komunist nė Drenicė dhe rrjedhimisht as lėvizje komuniste.
Po i njėjti person, pas rėnies sė komunizmit shkroi librin “Ballit Kombėtar nė Drenicė” duke i konsideruar si ballistė tė gjithė nacionalistėt shqiptarė tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė gjithė Kosovėn nė atė kohė kishte vetėm dy anėtarė tė Ballit Kombėtar. Ata ishin dy profesorė tė gjimnazit “Sami Frashėri” nė Prishtinė, kurse nė Drenicė s’kishte as edhe njė ballist tė vetėm.
Nacionalistėt e Drenicės si edhe ata tė gjithė Kosovės ishin pėrkrahės sė qeverisė kuislinge me seli nė Tiranė deri mė 1943, dhe mė 1943/44 pėrkrahės tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė krye me Rexhep Mitrovicėn (1887-1967) e Xhafer Devėn (1904-1978), ndėrsa mė 1945/46 pėrkrahės tė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare dhe pėrkrahės tė kryengritjes sė Shaban Polluzhės nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Sigurisht kėtu nuk po i llogarisė pėr nacionalistė njė grup komunistėsh tė mbledhur rreth Fadil Hoxhės (1916-2000) tė cilėt edhe ashtu kishin rrol minor derisa u krye Lufta e Dytė Botėrore.
Ky shembull eklatant tregon se sa nė mėnyrė bizare ėshtė shkruar historia e jonė.
Falsifikimi i deklaratės sė pavarėssisė sė Shqipėrisė
Vargu i falsifikimeve me te cilat edhe sot e kėsaj dite furnizohen nxėnėsit e studentėt nė Kosovė e Shqipėri ėshtė tejet i gjatė dhe prekė ēdo pore tė historisė sonė.
Disa nga kėto falsifikime janė dalė nė shesh pas rėnies sė komunizmit siē ėshtė rasti i shlyerjes sė nėnshkrimeve tė Rexhep Mitrovicės (1887-1967), Mit’hat Frashėrit (1880-1949) e tė tjerėve nga dokumenti i shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por shumica e falsifikimeve ende kanė ngelur.
Falsifikimi i emrit tė Ismail-Qemail bej Vlorės nė Ismail Qemaili
Falsifikimi prek edhe vet Ismail-Qemail bej Vloren (1844-1919).
Meqė Enver Hoxha i kishte shkatėrruar gjithė familjen Vlora sikurse edhe gjithė familjet tjera patriotike nė mbarė Shqipėrinė, atėherė kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė iu hoq mbiemri Vlora dhe titulli bej. Pjesa e dytė e emrit Ismail-Qemail iu bė mbiemėr dhe kėshtu Ismail Qemail bej Vlora u tjetėrsua nė Ismail Qemaili. Edhe sot e kėsaj dite shkollat, rrugėt dhe sheshet nė Kosovė e Shqipėri mbajnė tabelat ku shėnohet Ismail Qemaili e jo Ismail-Qemail bej Vlora.
Vasil Shanto – terroristi komunist qė mėsohet si hero
Ende sot nė Shqipėri rrugė dhe shkolla mbajnė emrin e heroit tė popullit Vasil Shanto (1913-1944) “heroizmi” i tė cilit ishte vrasja e djalit tė Isa Boletinit (1864-1916), major Adem Boletinit (___-1943), komandant i xhandarmerisė nė Shkodėr.
Falsifikimi i nėnshkrimit tė Bajram Currit: letėr Leninit
Dr.Krist Maloki (1900-1973) ishte tronditur kur nė muzeun e Shkodrės gjatė vizitės sė tij si profesor austriak viteve tė 60-ta, iu kishte prezantuar dokumenti i “nėnshkruar” nga Bajram Curri (1862-1925) ku kinse ky i kishte dėrguar letėr “Hazreti” Leninit (1871-1924). Krist Maloku pohon se e kishte njohur personalisht Bajram Currin dhe se Bajram Curri ishte analfabet dhe kurr nuk kishte vėnė nėnshkrim. Natyrisht ky fakt nuk e zvogėlon rrolin e Bajram Currit nė dėrgimin nėpėr shkolla tė tė rinjėve shqiptarė nga Kosova.
Falsifikimi mė i dėmshėm: ai pėr Kongresin e Berlinit
Vargu i falsifikimeve ėshtė i gjatė, por mė tė dėmshmin na e provon Jusuf Buxhovi.
Ky ka tė bėjė me qėndrimin “armiqėsor” tė Anglisė dhe Gjermanisė ndaj ēėshtjes shqiptare nė kongresin e Berlinit mė 1878. Edhe pse Jusuf Buxhovi me prova tė dorės sė parė dėshmon se Anglia e Gjermania nė Kongresin e Brerlinit kishin ndaj Shqipėrisė qėndrim identik me atė ēfarė patėn kėto vende ndaj Kosovės mė 1999, prap se prap librat tona tė historisė, nga ku mėsojnė nxėnėsit e studentėt tanė, vjellin vrer kundėr Anglisė e Gjermanisė sė asaj kohe. A nuk ėshtė dėmtim i shtyllės kurrizore tė kombit falsifikimi i raporteve tė kombit me miqtė mė tė mirė tė tij: Anglinė e Gjermaninė?
Wikileaks. Viki-Ēka?
Kur ka falsifikim tė fakteve, atėherė komentimi i historisė bėhėt akoma mė banal. Ata qė kanė shkruar historinė mbi bazėn e fakteve dhe kanė komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit tė teksteve tė historisė. Ata qė kanė falsifikuar klithin sllogane patriotike pėr tė fshehur krimin qe kanė bėrė.
Nga Wikileaksi nuk frikėsohet askush qė ka folur hapur, drejt e sinqerisht nė ēdo kohė e ēdo vend. Pėr ata qė gėnjejnė e intrigojnė: Wikileaks, Viki-Ēka?


tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.