Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-03-12, 11:06   #616
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Larg nga liberalizimi!
Jeton Llapashtica | 17-03-2012 23:52 CET

Qytetarėt e Kosovės, tė paktėn gjatė kėtij viti, nuk do tė mund tė lėvizin pa viza, ashtu sikurse qė ishte premtuar nga qeveritarėt e vendit. Ngecjet e shumta nė fushėn e drejtėsisė, nė sundimin e ligjit dhe nė luftimin e korrupsionit, si kritere kryesore pėr liberalizim vizash, edhe pėr njė kohė tė gjatė do t’ia pamundėsojnė qytetarit tė vendit qė tė lėvizė lirshėm nė zonėn Shėngen.

Nė janar tė kėtij viti ministrja e Integrimeve, Vlora Ēitaku, gjatė njė interviste pėr mediet ka thėnė se “beson qė deri nė fund tė vitit 2012 kosovarėt do tė lėvizin pa viza”. Ajo madje, pati deklaruar se Prishtina zyrtare ėshtė e vetėdijshme se kriteret qė duhet t’i plotėsojė Kosova, qė janė kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare janė mė tė rėnda sesa ato tė cilat janė kėrkuar pėr vendet tjera tė rajonit.

Por, njė burim ndėrkombėtar i ka thėnė “Zėrit” se kosovarėt nuk duhet tė “shohin ėndrra” se do tė arrijnė tė lėvizin pa viza sė paku edhe njėzet e katėr muaj. “Unė habitem kur i dėgjoj deklaratat e disa qeveritarėve nė Kosovė, tė cilėt thonė se shumė shpejt Kosova do tė pėrfitojė liberalizimin. E para, ju nuk i keni plotėsuar as pėr sė afėrmi kriteret pėr liberalizim, e dyta edhe pėr t’i plotėsuar ato nuk ėshtė e mundur para njėzet muajve”, ka thėnė ai.

Ky zyrtar ndėrkombėtar ka deklaruar se drejtuesit e Qeverisė sė Kosovės e kanė problem serioz me sundimin e ligjit dhe mė pak problem ēėshtjen e menaxhimit tė kufijve. Sipas tij, derisa tė mos jetė nė nivel tė duhur sundimi i ligjit, qytetarėt do tė bėhen viktimė e politikės.

Njohėsi i mirė i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, thotė se Kosova ka pėrparuar

dukshėm nė raport me menaxhimin e integruar tė kufijve, por, sipas tij, sfidė e madhe mbetet sundimi i ligjit, ku pėrveē luftimit tė korrupsionit i domosdoshėm ėshtė edhe rregullimi i infrastrukturės ligjore, e cila i paraprin konfiskimit tė pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme.

“Menaxhimi i Integruar i Kufijve (IBM) patjetėr qė ėshtė njėra prej kritereve tepėr tė rėndėsishme pėr liberalizimin e vizave, ne kemi problem nė veri, por ēėshtja e marrėveshjes qė ka bėrė Kosova me Serbinė nė Bruksel synon qė ta zgjedhė ēėshtjen e menaxhimit tė integruar dhe ėshtė nė vijė me kriteret qė kėrkohen tė plotėsohen pėr procesin e liberalizimit tė vizave”, thotė Muahrremi, duke shtuar se tashmė “topi” ėshtė te Serbia, prej tė cilės varet nėse do ta zbatojė ose jo marrėveshjen.

“Nėse zbatohet marrėveshja qė ėshtė arritur me Serbinė, Kosova do ta arrijė kushtin pėr menaxhim tė integruar tė kufijve”, thotė ai, duke u shprehur pesimist se Serbia do ta zbatojė marrėveshjen.

Sipas tij, ēėshtje shumė mė komplekse sesa menaxhimi i integruar i kufijve ėshtė sundimi

i ligjit, gjė nė tė cilėn Kosova ėshtė shumė mbrapa. “Ne ende nuk kemi legjislacion tė mirėfilltė pėr konfiskim tė pasurisė sė paligjshme. Ende nuk ekziston vullnet veprues pėr ta luftuar qoftė korrupsionin, qoftė pėr tė investuar mė shumė qė sistemi i drejtėsisė tė jetė i pavarur, tė jetė efiēentė, dhe tė marrė vendime profesionale”, thotė Muharremi.

Ndėrsa deputetja e Lėvizjes Vetėvendosje, Alma Lama, thotė se liberalizimi i vizave ėshtė duke shėrbyer si vegėl me tė cilėn bashkėsia ndėrkombėtare po e shantazhon palėn kosovare qė gjatė procesit tė bisedimeve Kosovė-Serbi tė lėshojė pe nė raport me palėn serbe.

“Sė dyti, lufta ndaj krimit dhe korrupsioni si njėra nga kushtet, e bėn procesin tė pamundur, ngase kjo qeveri nuk mund t’i i prijė kėsaj lufte, meqenėse vetė ėshtė pjesė e krimit dhe korrupsionit dhe gjithashtu e kontrollon sistemin e drejtėsisė”, thotė ajo.

Ēitaku: Po punojmė pareshtur pėr liberalizimin

Gjatė njė prononcimi pėr “Zėri”, ministrja e Integrimeve, Vlora Ēitaku, ka thėnė se Kosova ka pėrparuar shumė nė raport me Menaxhimin e Integruar tė Kufijve, dhe se Serbia i bart pasojat e moszbatimit tė marrėveshjes dhe jo Kosova.

“Normalisht qė Kosova ka probleme kronike sa i pėrket sundimit tė rendit dhe ligjit. Megjithatė, nė ekzistencėn tonė katėrvjeēare si shtet ne kemi arritur qė me hapa tė shpejtė tė ndėrtojmė njė infrastrukturė ligjore jashtėzakonisht tė avancuar, po ashtu tė krijojmė kushte pėr punė pėr prokurorėt, gjyqtarėt, policėt, pakrasimisht mė tė mira sesa vendet tjera tė rajonit”, ka thėnė ajo.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-03-12, 11:13   #617
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Rexhepi: Plan operativ kundėr zgjedhjeve serbe
Lajmi i Fundite Shtunė, Mars 17th, 2012
PRISHTINE- Ministri i Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės, Bajram Rexhepi ka deklaruar se Policia e Kosovės ėshtė duke pėrgatitur planin operativ pėr tė penguar organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe nė territorin e vendit tonė.
Ministri Rexhepi ka thėnė se do tė ftohen edhe EULEX-i dhe KFOR-i qė tė ndihmojnė realizimin e kėtij plani, pasi me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe situata mund tė tensionohet.
“Derisa Serbia pretendon se do t’i mbajė zgjedhjet, atėherė ne si institucione tė Kosovės duhet tė jemi tė gatshėm tė reagojmė dhe jo vetėm ditėn e zgjedhjeve. Duhet tė shfrytėzojmė tė gjitha mjetet demokratike, do tė ndalojmė hyrjet e personave tė paautorizuar nė kufij dhe materialeve qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet”, tha ministri pėr emisionin Debat tė RTK.
Sipas Rexhepit, KFOR-i nuk ka detyrime ndaj zgjedhjeve, por nėse grupet radikale serbe pėrpiqen tė organizojnė tubime elektorale nxitėse, atėherė forcat paqeruajtėse nuk do tė mund tė qėndrojė duarkryq, por duhet tė ofrojnė siguri pėr tė gjithė qytetarėt.
Rexhepi po ashtu ka thėnė se qasja ndaj veriut duhet tė ndryshojė, pasi situata nuk mund tė ndėrrohet me deklarata nga distanca, duke shtuar se si ai ashtu edhe kryeministri Thaēi janė tė gatshėm tė takohen me pėrfaqėsuesit e serbėve tė veriut, por jo si kryetarė komunash, sepse ata janė jolegjitimė.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-03-12, 11:26   #618
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Sejdiu gjuan “shkelmat” e fundit
Jeton Llapashtica, Fadil Halimi | 17-03-2012 15:06 CET

Pėrkrahėsit e ish-kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), Fatmir Sejdiu, kanė penguar tė shtunėn kremtimin e datėlindjes sė njėzetedytė tė themelimit tė degės sė kėsaj partie nė Podujevė. Me fishkėllima tė shumta dhe brohoritje qė kanė thirrur emrin e ish-presidentit Sejdiu, rreth tridhjetė veta nga vendlindja e Sejdiut kanė penguar kryetarin e degės sė LDK-sė nė Podujevė, Agim Veliu, qė ta lexojė fjalimin e tij.

Tė njėjtėn gjė pėrkrahėsit e Sejdiut e kanė bėrė edhe nė kohėn kur kryetari i partisė sė dytė nė vend, Isa Mustafa ka mbajtur fjalim para rreth pesėqind anėtarėve llapjanė, duke ia arritur qė me “sukses” ta bėjnė tė padėgjuar fjalimin e tij.

Ndėrkaq, ndryshe nga Mustafa, i cili nuk ėshtė marrė me fishkėllimat dhe thirrjet e pėrkrahėsve tė Fatmir Sejdiut, kryetari i degės, Veliu u ėshtė kundėrpėrgjigjur atyre duke thirrur “Rugova” teksa e ka mbajtur fjalimin nė foltore.

Gjatė “shkelmave tė fundit” qė kanė dhėnė pėrkrahėsit e Sejdiut, tė cilin Gjykata Kushtetuese e pati rrėzuar nga funksioni, duke e cilėsuar si shkelės tė Kushtetutės dhe mė pas anėtarėt e partisė nuk ia patėn besuar edhe njė mandat si kryetar tė LDK-sė, tė pranishėm nė sallė kanė qenė nėnkryetarė, anėtarė dhe deputetė tė partisė.

Mustafa: LDK-ja nė rrugė tė mbarė

Nė njė situatė tė zhurmshme dhe tė tensionuar, lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, ka thėnė se organet udhėheqėse tė kėsaj partie janė duke punuar vazhdimisht qė ta reformojnė, ta ngrenė dhe forcojnė atė.

“LDK-ja ka hyrė nė rrugėn e transformimit, zhvillimit e tė rilindjes sė saj. Andaj, kėto reforma mund tė mos i pėlqejnė dikujt, por reforma bėhen nė interes tė anėtarėsisė sė gjerė, tė rigjenerimit e tė rritjes sė LDK-sė. Lidhja Demokratike e Kosovės vlerėson lart rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova nė zhvillimin e LDK-sė e tė ēlirimit tė vendit dhe kontributin e Fatmir Sejdiut qė ka dhėnė nė udhėheqjen e LDK-sė”, ka thėnė Mustafa para simpatizantėve llapjanė.

Ndėrsa Agim Veliu, i cili drejton edhe Komunėn e Podujevės, ka thėnė se me programin e saj nacional e demokratik dhe me intelektualėt nė gjirin e saj, Lidhja Demokratike e Kosovės ka arritur tė ketė besimin e shqiptarėve qė t’iu prirė proceseve pėr liri, pavarėsi e demokraci.

“Modeli i veprimtarit paqėsor, e Rugovizmi si filozofi e veprimit politik, ndryshe krejt nga praktikat e pėrgjakshme tė disa liderėve tė popujve nė Evropėn Juglindore, bėnė qė opinioni demokratik perėndimor tė rrisė ndjeshmėrinė pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare e njėherėsh ta ketė mbėshtetjen e demokracive tė zhvilluara”, ka thėnė Veliu.

Pavarėsisht nga atmosfera e krijuar nė festimin e 22-vjetorit tė themelimit tė degės sė LDK-sė nė Podujevė, e cila mė pas ishte pasuar me themelimin e nėndegėve dhe aktiveve, Musafa dhe Veliu sė bashku kanė pėrshėndetur anėtarėsimin e tė rinjve nė parti.

Sejdiu pretendon shkatėrrimin e LDK-sė

Situata e krijuar tė shtunėn nė Podujevė, pėr analistėt politikė dhe njohėsit e mirė tė funksionimit tė LDK-sė ėshtė pasqyrė e qartė se ish-presidenti Sejdiu ėshtė i frustruar dhe si rrjedhojė ėshtė duke u angazhuar maksimalisht qė ta shkatėrrojė udhėheqėsin aktuale tė partisė qė e ka drejtuar vetė.

Publicisti Shkėlzen Gashi thotė se gjithēka qė po ndodh nė LDK ėshtė hakmarrje qė ish-kryetari Sejdiu po e bėn ndaj Mustafės, meqenėse sipas tij, Mustafa ia ka marrė timonin e partisė pa e treguar ambicien e tij disa muaj para Kuvendit Zgjedhor.

“Kjo qė po i ndodh Isa Mustafės nė disa degė, si me atė nė Gjakovė apo nė Podujevė, ėshtė e pėrgatitur nga Fatmir Sejdiu. Kėtė duhet ta shohim ashtu si ėshtė nė tė vėrtetė, pra jo luftė pėr parime, por luftė pėr interesa personale nė mes tyre, pra interesa grupore e klanore”, thotė Gashi.

Sipas tij, Sejdiu momentalisht nuk ka ndikim mė tė madh se Mustafa nė parti, por, pėrpjekja e tij ėshtė qė ta shkatėrrojė sa mė shumė Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

“Sejdiu nuk mund tė fitojė mė, ashtu sikurse qė nuk ka mundur tė fitojė Nexhat Daci, pra ka vdekur politikisht, tash vetėm ėshtė duke u hakmarrur, ėshtė interesuar qė ta shkatėrrojė Isėn (Mustafa) dhe ta ndajė LDK-nė”, shprehet ai.

Ndėrsa analisti, Behxhet Shala thotė se Fatmir Sejdiu ndjehet i vetmuar, prandaj ambicia e tij ėshtė qė nė ēdo formė ta rimarrė partinė, por sipas tij, momentalisht ai e ka tė pamundur qė ta bėjė njė veprim tė tillė, meqenėse shumica e anėtarėsisė ėshtė mbėshtetėse e kryetarit aktual.

“Nėse ai dhe Isa Mustafa e duan LDK-nė ashtu siē po deklarohen, atėherė ata duhet tė ulen sė bashku, tė punojnė bashkė dhe ta pėrmirėsojnė njėri-tjetrin aty ku ka nevojė. Mendoj se pėrēarja mes Isa Mustafės dhe Fatmir Sejdiut, vetėm sa e dėmton partinė dhe nuk i kontribuon aspak konsolidimit tė kėsaj partie”, shprehet ai.

Sipas tij, nėse Sejdiu vazhdon tė punojė qė ta pėrēajė LDK-nė, atėherė ka shumė mundėsi qė nė njė tė ardhme ky subjekt politik ta pėrjetojė edhe njė ndarje, sikurse qė ka ndodhur kur ėshtė zgjedhur Sejdiu kryetar i partisė.

Gjatė kuvendit qė ėshtė mbajtur nė fillim tė nėntorit tė vitit 2010, kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa ėshtė zgjedhur kryetar i LDK-sė. Ai nė kėtė pozitė pati ardhur vetėm disa javė pasi Gjykata Kushtetuese e pati dhėnė mendimin se Sejdiu e ka shkelur Kushtetutėn, duke mbajtur njėkohėsisht pozitėn e presidentit dhe atė tė kryetarit tė partisė.

Sejdiu nė funksion tė Thaēit

Publicisti Shkėlzen Gashi thotė se me veprimet e tij karshi LDK-sė, ish-presidenti Sejdiu ėshtė duke i bėrė argat tė mirė kundėrshtarit mė tė ashpėr tė kėsaj partie, kryeministrit Hashim Thaēi.

“Fatmir Sejdiu po ia bėn njė shėrbim shumė tė madh PDK-sė dhe Hashim Thaēit. Unė nuk e di a ėshtė i vetėdijshėm ai apo kėtė po e bėn pa vetėdije, por e rėndėsishme ėshtė qė ai po i bėn shėrbim Thaēit”, thotė Gashi.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-12, 11:48   #619
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Tahiri: BE-ja tė ndalė zgjedhjet serbe
Bashkimi Evropian ėshtė garant i marrėveshjeve tė arritura nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, prandaj po BE-ja duhet tė ndikojė te Beogradi zyrtar qė tė ndalojė mbajtjen e zgjedhjeve serbe nė Kosovė.
Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr Kosovapress, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, kryengeociatore e ekipit tė Kosovės nė dialogun me Serbinė.
Zėvendėskryeministrja e Qeverisė sė Kosovės dhe udhėheqėsja e delegacionit tė Kosovės nė dialogun teknik me Serbinė, Edita Tahiri ka deklaruar se ekipet e dialogut janė emėruar nga ministritė nė bazė tė fushave pėr tė cilat ėshtė biseduar. Ajo ka shpalosur tė arriturat e kėtyre ekipeve, gjė qė kanė rezultuar me marrėveshjet e arritura ku, sipas saj, Serbia “de fakto” e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.
Udhėheqėsja e delegacionit tė Kosovės Edita Tahiri ka sqaruar se ekipi i dialogut teknik ka qenė i emėruar sipas fushave nga ministritė pėrkatėse, ndėrsa ajo si kryenegociatore ka pasur parasysh vizionin e kėtij procesi, i cili ka qenė qė dialogu teknik tė sigurojė avancimin e interesit nacional tė Republikės sė Kosovės, gjė qė sipas saj edhe ka ndodhur.
“Kemi arrit suksesin qė Serbia de fakto e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, sepse, pėr shembull, marrėveshja pėr bashkėpunimin rajonal, pėr tė cilin kompetent ka qenė Ministria e Jashtme, qė tė japė platformėn, ekipin, kemi arritur qė Kosova sot jo vetėm tė plotėsojė standardin e bashkėpunimit, rajonal por tė pėrfaqėsohet si shtet i pavarur dhe sovran nė tė gjitha takimet rajonale dhe mė gjerė, tė flas pėr veten, tė nėnshkruajė vetė marrėveshjet pėr dallim nga e kaluara, qė siē e dimė, Kosova ėshtė pėrfaqėsuar nga UNMIK-u dhe kjo marrėveshje i jep fund pėrfaqėsimit tė UNMIK-ut nė emėr tė Kosovės. Po ashtu, ėshtė mė rėndėsi tė thuhet qė vendimet qė i kemi marrė dhe marrėveshjet e arritura kanė njė rezultat kapital, ai ėshtė qė Bashkimi Evropian i ka hapur dyert zyrtare pėr anėtarėsimin e Kosovės nė BE”, ka thėnė Tahiri.
Ajo shtoi se tė gjithė ata qė duan ta analizojnė dialogun teknik dhe rezultatet e Republikės sė Kosovės nė kėtė dialog, duhet ta bėjnė kėtė me njė qasje vizionare, duke e parė se si kanė arritur tė forcojnė sovranitetin ndėrkombėtar tė Kosovės, sepse tash flet vetė pėr vetveten, nėnshkruan pėr vetveten, pėrfaqėsohesh si shtet i pavarur dhe sovran.
Ndėrkaq, duke folur pėr lėshimin e takimit tė palės kosovare nė Beograd pėr shkak tė fusnotės dhe po ashtu edhe tė Serbisė nė Slloveni pėr shkak tė fusnotės, Tahiri ka deklaruar se pėr zbatimin e marrėveshjeve pėrgjegjės ėshtė Bashkimi Evropian , i cili ėshtė edhe garantues i kėtyre marrėveshjeve dhe i mbetet BE-sė tė pėrdorė tė gjitha mekanizmat pėr zbatimin e marrėveshjeve .
“Tė dy palėt duhet ta interpretojnė marrėveshjen nė mėnyrė tė saktė dhe nė rastet kur ndonjė palė nuk e kupton mirė, nė kėtė rast, Serbia si duket nuk e kaptuar mirė se ēka thotė marrėveshja pėr bashkėpunime rajonale, atėherė duhet t’i drejtohet ndėrmjetėsuesit, Bashkimit Evropian, pėr tė marrė interpretimin e saktė dhe zyrtar”, ka thėnė Tahiri.
Udhėheqėsja e delegacionit tė Kosovės nė kėtė dialog teknik, Edita Tahiri ndalet edhe te deklarimet e fundit pėr bisedimet pėr veriun ku thotė se bisedat politike me Serbinė kanė pėrfunduar njėherė e pėrgjithmonė .
“Ky ėshtė kapitull i mbyllur dhe ēfarėdo tendencash qė mund tė ketė Serbia nė kėtė drejtim janė tendenca pėr t’i prekur kufijtė e Ballkanit dhe nė qoftė se ndodhė kjo, pėrgjigjen veē e dha kryeministri”, ka thėnė Tahiri.
Megjithatė, sipas saj, nuk pritet qė sė shpejti tė ketė raund tė ri tė bisedimeve pasi qė Serbia po hyn nė zgjedhje, por, sipas saj, grupet teknike duhet tė punojnė pėr zbatimin e marrėveshjeve tė arritura, posaēėrisht asaj pėr menaxhimin e integruar tė kufirit.
“Serbia do tė bėjė njė gabim tė madh nė qoftė se vazhdon me politika iluzioniste dhe tash ėshtė radha e BE-sė qė tė flasė me njė zė dhe me njė zė tė prerė e tė vendosur qė tė mos lejojė Serbinė nė punėt e brendshme tė Kosovės, me fjalė tjera tė bėjė zgjedhje nė Kosovė”, ka thėnė Tahiri.
Marrėveshjen pėr bashkėpunimet rajonale e ka shpjeguar nė mėnyrė tė hollėsishme kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, e po ashtu edhe kryenegociatorja Edita Tahiri ka dhėnė konferencė pėr shtyp ku ka shpjeguar rezultatet e arritjes dhe menjėherė ka vazhduar punėn diplomatike nė Bruksel, Paris dhe Londėr pėr tė biseduar me kėto qendra vendimmarrėse, meqenėse ishte java kur BE-ja merrte vendime tė rėndėsishme pėr perspektiven evropiane tė Kosovės. (rtk)
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-12, 10:41   #620
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Syla:"Shpifėn, mashtruan – Paratė e Jasharajve nuk mė erdhėn as mua"

(i plotėsuar) - Azem Sylaj ka thėnė se ka marrė ndihma nga viti 1994 deri nė fushatėn zgjedhore tė vitit 2010, duke u pėrgjigjur nėse ai kishte marrė pension invalidor, gjė pėr tė cilėn akuzohet. Ai tha se pasi fitoi mandatin e deputetit, ka marrė rrogėn e tij (tė deputetit) nga Kuvendi i Kosovės, qė nga muaji mars (2011).

Prokuroria zvicerane kėtė muaj ka ngritur padi penale pėr zhvatje tė shtetit zviceranr nga fondi i sigurimeve. Sipas akuzės Sylaj ka pėrfituar mbi 400 mijė franga nė mėnyrė tė paligjshme, nė 9 vjetėt e fundit, pasi vite mė parė ishte shpallur me vlerėsim psikiatrik “100 pėr qind i ēmendur”. Por, ai i mohoi kėto akuza.

“Tė gjitha kėto janė shpifje pėr denigrim. Nuk gjendet askund se kam marrė edhe atje edhe kėtu rrogė. Unė moralisht dhe sinqerish them se nuk e kam mashtruar shtetin e Zvicrės”, ka thėnė Syla. Ai pėr mė tepėr, e ka mohuar ekzistencėn e ndonjė aktakuze tė atillė nė shtetin e Zvicrės. “Deri mė tash nuk ka hetime ndaj meje”, ka thėnė Sylaj. Ai ka hedhur poshtė informacionet se atij i ėshtė hequr viza C. “Edhe viza C nuk mė ėshtė hequr, para dy ditėsh jam kon nė Zvicėr dhe jam shumė i dėshpėruar pėr tėrė kėto akuza”, ka thėnė ai. Sylaj ka thėnė se pavarėsisht tė gjithave e falėnderon Zvicrėn. “Unė tashti do tė pres ligjėrisht njoftimin e shtetit zviceran pėr lejeqėndrim ose do tė shkojė ta tėrheq lejen dhe do ta falėnderojė shumė shtetin zviceran”.

Ai ka thėnė se i vjen keq pas gjithė atij invetsimi tė tij tė gjatė e tė shumanshėm pėr kombine shtetin. “E tėrė veprimtaria ime si pedagog, veprimtar dhe sė fundi si luftėtar pėr kėtė liri qė sot e gėzojmė, po goditen. Ato janė akuza politike, dje SHIK-u, sot Azemi ēka janė kėto”, ka thėnė ai.

I pyetur pėr shtetin zviceran, Sylaj ka thėnė se nuk i bie tė flaės. “...nuk do tė thotė se nuk kam marrė ndihma prej azilanti, por jo pensione, sepse nuk kam punuar atje”. Mė pas ai ka pranuar se ka njė avokat. “Ma kanė gjet njė avokat zviceran atje, me shtetėsi zvicerane, por shqiptar, se unė nuk e flas mirė gjuhėn zvicerane, por me kuptu e kuptoj. E vėrteta duhet tė jetė nė anėn time”, ka thėnė Sylaj.

I pyetur pėr kėrkesėn pėr dorėheqje tė parashtruar nga eurodeputetja Lunaēek, Sylaj ka thėnė: “Unė nuk kisha hyrė tek deklarata e mikes, pėr hir tė Kosovės, unė nuk bahna pengesė. Ma merr mendja se Lunaēek ėshtė e painformuar pėr mua. “Dorėheqja nuk pėrbėn problem moral pėr mua”.
Ai mė pas ka vazhduar tė flas pėr pohimet e Dik Martit, duke e parafrazuar atė ka thėnė se edhe ‘vetė Dik Marti ka thėnė se ėshtė e pamundur nė ato kushte (tė azilantit) tė jetohet, e lėre mė tė bėhet tregti me organe’.

Mė pas ai ka folur pėr linjat me shtetin mik, SHBA-nė. “Linjat me shtetin mik, amerikėn i kam nga ’92-shi. E kam lidhur njė miqėsi tė sinqertė me amerikanėt. Kemi bashkėpunuar nė Rambuje, bombardimet...e deri mė sot”, ka thėnė Sylaj.
I pyetur nėse do ta padisė shtetin zviceran, pasi ndihet i pafajshėm, Sylaj ka thėnė: “Moralisht dhe drejtėsisht, ėshtė e drejtė me i padit, por do tė shohim”, ka thėnė Sylaj.

I pyetur pėr shkelje tė ligjit nė mėnyrė tė pavetėdijshme, Sylaj ka thėnė se as me pavetėdije nuk ka mundur t’i ndodhte kjo. Ai mė pas ka thėnė se kėto akuza po ia dėmtojnė familjen, vetė atė, miqtė e tij, por edhe UĒK-nė. “40 vjet kam punuar pėr popullin tim”.

I pyetur pėr raportet me familjen Jasharaj, ai ka kujtuar dhimbjen pėr tragjedinė qė pėsoi ajo familje, pėr humbjen e gati tė gjithė anėtareve tė Adem e Hamėz Jasharit.

Kurse sa i pėrket akuzės sė bėrė para disa ditėsh, nga ana e Rexhep Selimit, pėr atė se nuk dihet se ēka ėshtė bėrė me njė shumė parash prej 40 mijė marka tė cilat, sipas Selimit, ishin tė dedikuara pėr blerjen e armatimit pėr familjen Jashari, Syla ka thėnė se kėto mjete nuk kanė kaluar nėpėr duar tė tij dhe se kėtu nuk ka kurrfarė keqpėrdorimi tė mjeteve nga ana e tij.

Duke folur mė tej pėr komentimin e bėrė nga Rexhep Selimi se Sylaj nuk ia kishte dėrguar armėt Adem Jasharit, ai ka thėnė: Respektin pėr Rexhep Selimin qė e kam pasur pėr tė kur ka qenė luftėtar i UĒK-sė kur ishte UĒK-ja guerile, shpresoj le tė jetė djalė i mirė, a ka qenė djalė i mirė le ta pyes veten?
Ai ka thėnė se nė Kosovė kanė hyjė shumė armė dhe nuk ka ēka tė thotė pėr ato akuza, tė cilat i quan shpifje.

“Unė gjatė luftės kam pasur pėrgjegjėsin e komandantit dhe fondi prej 40.000 (dyzetėmijė) markave ka shkuar i tėri pėr luftėn e UĒK-sė, pėr armė e pėr gjithėēka, e edhe 40 mijė tė tjera edhe 4 milionė kanė shkuar pėr luftėn”, ka thėnė ai.

I pyetur pėr akuzat e Nazmi Bllacės pėr disa vrasje nė kohėn e pasluftės nė Kosovė, Syla ka thėnė se ai nuk ka qenė kurrė shef i SHIK-ut, dhe akuzat i quajti shpifje qė kanė qėllim bėhen pėr tė denigruar figurėn e tij dhe luftėn ēlirimtare. / BS


Kam marrė ndihma sociale tė azilantit, por jo pension invalidor
Pas njė rekapitullimi tė jetės sė tij ndėr vite, Azem Syla ka folur nė fund tė emisionit Debat nė RTK pėr akuzat se e ka mashtruar Zvicrėn.

“Janė shpifje. Janė mashtrime. Kam marrė ndihma sociale tė azilantit, por jo pension invalidor. Si tė marrė pa punuar kurrė. Kam qenė nė Zvicėr sė fundi dhe kam folur me ta. Nuk i kam mashtuar asnjėherė. Jam mirė me ta, ėshtė njė prej shteteve qė na ka ndihmuar nė luftė dhe mė pas. Ndihma kam marrė deri nė fillim tė vitit 2011 kur kam nisur tė marrė pagėn e deputetit tė Kuvendit. Nuk i kam marrė tė dyja”, ka rrėfyer Syla. Ai tha se kur ka shkuar tė interesohet pėr rastin e tij e ka gjetur njė referente me mbiemrin Millosheviq qė punonte nė zyrat e shėrbimit zviceran.

Syla ka thėnė se pėr momentin nuk ka hetime nga Prokuroria zvicerane, porse beson fuqishėm nė drejtėsinė e Zvicrės. Deputeti i PDK-sė tha se shpifjet po bėhen pėr tė denigruar figurėn e tij dhe luftėn ēlirimtare.







Vleresimi psikiatrik se Azem Syla eshte 100% eshte i cmendur doli i vertete, ne baze te intervistes se tij me ate gazetarin analfabet, Rizvan Berisha.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-12, 20:40   #621
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Qeveria e Kosovės pėrshėndet vendimin pėr rastin ”Kleēka”
(I plotėsuar) - Qeveria e Kosovės ka pėrshendetur vendimin e Trupit Gjykues pėr shpalljen e pavlefshme tė dėshmive kryesore nė rastin Limaj dhe tė tjerėt.
Zėvėndėskryeministri, Hajredin Kuēi tha pas mbledhjes sė qeverisė se lufta e Ushtrisė Ēlirimtare ka qenė nė pėrputhje me normat ndėrkombėtare, duke shprehur bindjen pėr pafajėsinė e deputetit, Fatmir Limaj. Ai tha se Limaj ka mbėshtetjen e plotė pėr t’iu kthyer jetės politike nė vend.
Ndėrkaq sot Trupi Gjykues ka shpallur tė papranueshme tė gjitha deklaratat dhe ditarėt e dėshmitarit “X” nė rastin ”Kleēka”. Siē dihet padia ndaj dhjetė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė ishte ngritur nga prokuroria e EULEX-it, duke u bazuar nė dėshmitė, e tani mė tė ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dėshmitari “X”.
Hidhen poshtė deklaratat dhe ditarėt e dėshmitarit X
Dėshmitė e Agim Zogajt, i njohur si dėshmitari X janė hedhur poshtė nga paneli i gjyqtarėve nė rastin Klecka kundėr 9 ish luftėtarėve dhe deputetit Fatmir Limaj. Tė gjitha deklaratat, ekzaminimet dhe ditarėt e X-it janė konsideruar si tė papranueshme dhe janė vecuar nga shkresat e lėndės.
Gjyqtari ka kėrkuar nga avokatėt mbrojtės qė ta pėrgatisin fjalėn pėrfundimtare si dhe i ėshtė kėrkuar prokurorit Maurizio Salustro qė ta ndėrroj aktakuzėn apo tė shtoj dicka tjetėr nėse ka. Ai ėshtė pėrgjigjur se nuk ka cfarė ti shtoj pos asaj qė ka bėrė mė herėt.
Tashmė pritet fjala pėrfundimtar e trupit gjykues nė kėtė rast, qė mund tė jetė edhe fundi i procesit ende pa nisur gjykimi pasi X-i ishte dėshmitari kryesor nė kėtė rast.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-03-12, 17:24   #622
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Ja kush jane njerezit e Levizjes se magjupeve te Kosoves.

http://rtklive.com/s_video/debat.asx

Keta njerez definitivisht kurre nuk kane bere asgje te mire per Kosoven.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-03-12, 21:07   #623
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Frikėn qė jetuam dhe frika me tė cilėn jetojmė

08 February, 2012 03:20:00





Shkruan:Kim MEHMETI

Nė vitet e socializmit, kur nė Kosovė zhvillohej diferencimi i egėr, nėpėrmjet tė cilit Beogradi i ndante shqiptarėt nė “tė ndershėm” dhe “destrukivė”, sa herė qė nisesha pėr nė Prishtinė, dashamirėt mė kėshillonin tė kisha kujdes me kė kontaktoja, ngaqė “kėta tė kėtushmit” i merrnin vesh tė gjitha ende pa u kthyer unė nė Shkup. Nuk kishte nevojė tė mė tregonin cilėt ishin “ata kėtu”. Unė kėrkoja shpjegim se kush i lajmėronte “kėta kėtu” pėr atė qė unė bėja “atje”. Pa hamendje mė thoshin: “spiunėt shqiptarė”. Unė vazhdoja tė shkoja nė Prishtinė, atje ku ishin ata qė mė pėrkrahnin, ata tė cilėve u besoja e mė besonin. Kuptohet, e dija se edhe disa miqve tė mi atje u thoshin tė kenė kujdes kur kontaktojnė me mua, duke u thėnė se mė “ēonin kėta” tė kėtushmit qė t’u tregoja se ēka “bėnin ata atje”.

Asokohe, i sapokthyer nė vendlindje, pas shumė bredhjeve nėpėr botė, nėpėr profesione e nėpėr shtigjet e jetės, kisha ndjenjėn se shqiptaria vlonte nga spiunėt dhe sa nuk u binda se edhe pulat e kuqe tė shqiptarėve nuk bėnin vezė, por merreshin me spiunim e pulave tė bardha. Mbase edhe shkaku se isha i sapoardhur nė mjedisin e popullit tim, shumė shpejt e kuptova se e gjithė ajo lojė kishte pėr qėllim tė na bėnte mosbesues ndaj njėri-tjetrit, tė kishim frikė nga vetvetja e tė mbėshteteshim te “tjetri”. Thjesht donin ta ndėrprisnin komunikimin e shqiptarėve tė Maqedonisė me ata tė Kosovės, ta konsideronim njėri-tjetrin si “fatkeqėsinė tonė”. Tė jetonim me frikėn se ngado qė tė shkoje, shikimi i kujdestarėve tė pėrcillte. E sa i pėrket Shqipėrisė, atė edhe ashtu e jetonim trishtueshėm, ngaqė e fshihnim nėn sqetulla, nė formė tė ndonjė libri tė ndaluar, tė ardhur nga pėrtej kufirit e pėr tė cilin mund tė shkoje edhe nė burg.

Sot, nė kohėn e demokracisė, nė kohėn kur nė forma tė ndryshme e jetojmė lirinė nėpėr “Shqipėritė” tona, sa herė qė nisem pėr nė Prishtinė, dashamirėt mė kėshillojnė tė mos “llaptoj” shumė kundėr pushtetarėve tė atjeshėm, tė mos takohem nė vende publike me Albinin, ngaqė “SHIK-u i Hashimit” i di tė gjitha e t’i nxjerr nė sipėrfaqe kontaktet me mikeshat e tua serbe gjatė kohės sa ke jetuar nė Beograd. Edhe kur nisem pėr nė Shqipėri, ka nga ata qė mė kėshillojnė tė mos “leh shumė” kundėr diplomacisė inferiore tė Tiranės zyrtare, e cila ėshtė aq “properėndimore” sa nuk e di ēka ėshtė duke ndodhur nė lindje tė vendit tė saj, ku Shqipėria kufizohet me shqiptarėt.

Pra, mė thonė se “SHIK-u i Salės” i merr vesh tė gjitha dhe pushtetarėve tė atjeshėm nuk u pėlqen kur thua se antishqiptaria nė Maqedoni ka edhe mbėshtetje institucionale, ngaqė kryqin e madh mbi Vodno nuk e ndėrtuan tifozėt e ekipeve sportive maqedonase, kishėn nė Kalanė e Shkupit nuk filluan ta ndėrtonin tifozėt e futbollit maqedonas, se projektin “Shkupi 2014″ nuk e projektuan tė rinj tė frustruar maqedonas, se Enciklopedinė fyese ndaj shqiptarėve nuk e botuan tifozėt e hendbollit maqedonas, se autorė tė librave shkollorė ku fyhen shqiptarėt nuk janė tifozėt maqedonas tė basketbollit…, se tė gjitha kėto projekte qė nxisin antishqiptari i realizoi qeveria maqedonase, ku marrin pjesė edhe pushtetarė shqiptarė. Pra, dashamirėt mė kėshillojnė tė jem i matur, tė mos akuzoj Tiranėn pse ajo kėto koncepte antishqiptare i quan “eksese” tė izoluara, pse nuk thotė hapur se kėta tė rinj qė sot kėrkojnė “dhoma gazi pėr shqiptarėt”, e qė kanė lindur nė vitin kur Maqedonia shpalli pavarėsinė, u ushqyen me antishqiptari edhe nga institucionet shtetėrore.

Ata qė mė duan e qė i shqetėson qėndrimi im ndaj disa dukurive nėpėr “Shqipėritė” tona, edhe kur nuk udhėtojė as nė Tiranė as nė Prishtinė mė japin kėshilla. Dhe thuajse nga tri herė nė ditė ma rikujtojnė tė mos i hidhėroj sė tepėrmi pushtetarėt e kėtushėm tė BDI-sė, ngaqė shumica nga ata na qenkan “tė lidhur me Sashon”, kėshtu qė mund tė mė gjejė ndonjė e keqe, tė cilėn e ka “porositur Stojani, por e realizon Hasani”, apo tė cilėn “ta bėn Hasani e i pėrshkruhet Stojanit”. Unė i pyes si ėshtė e mundur diēka e tillė kur pushtetarėt tanė aq vrullshėm e valėvisin flamurin kombėtar, kur aq flijuam qė tė kemi tė zgjedhurit tanė. Ata ulin krahėt e unė e di qė e mendojnė atė qė unė e them hapur: shumė nga politikanėt tanė mbulohen me flamurin kuq e zi e me shqiponjėn dykrerėshe, por i pėrkulen vetėm ngjyrės sė euros dhe asaj tė dollarit.

As dikur e as tani, nuk u e besoj atyre qė edhe pa dashje mbjellin farėn e frikės qė ka pėr qėllim tė mos i besojmė njėri-tjetrit, tė mos i besojmė vetvetes. E di, edhe sot, njėsoj si dikur nė socializėm, dikush dėshiron qė tė jetojmė me frikėn se fatin na e pėrcakton vetėm “nėna” parti, se ne nuk i takojmė shtetit, por pushtetit. Pra, atėherė e dija se kėtė frikė e mbillnin “tė kuqtė” qė nuk duronin shumėngjyrshmėrinė, e sot atė e mbjellin “demokratėt” qė nuk privatizuan vetėm pronėn shoqėrore, por edhe popullin. Andaj, edhe sot, njėsoj si dikur, ndihem tmerrėsisht keq pse ne shqiptarėt vetvetiu e njollosim vetveten si popull qė nga gjitha profesionet, mė sė shumti e parapėlqen atė tė “spiunimit”.

Po nė vitet e dy dekadat e fundit tė shekullit tė njėzet, sa herė qė shkoja nė Prishtinė, dashamirėt mė thoshin: Ki kujdes me kė kontakton, se policia maqedonase do i marrė vesh tė gjitha para se tė kthehesh nė Shkup. Miqve tė mi nė Prishtinė, dashamirėt e tyre u thoshin tė kujdeseshin gjatė kontakteve me mua, ngaqė mund tė kisha shkuar atje edhe me ndonjė “detyrė speciale”. Ne, rioshėt e atėhershėm, jetonim me frikėn se tėrė kohėn ishim tė pėrgjuar, frikė tė cilėn e pėrballonim lehtė, jo pse ishim trima, por ngaqė e dinim se nuk ishim nga ata “peshqit” e mėdhenj me tė cilėt ushqeheshin peshkaqenėt komunistė dhe pse na mbante ėndrra se njė ditė, kur do tė jetojmė lirinė tonė, s’do tė kemi nevojė tė fshihemi nga SHIK-et e “Shqipėrive” tona.

Tani, kur dėgjoj dashamirėt tė mė kėshillojnė tė jem mė i kujdesshėm kur “llaptoj” pėr pushtetarėt nė Prishtinė e nė Tiranė, kur mė tregojnė se me cilėt nuk duhet tė takohem nė vende publike pėr tė mos e irrituar “Hashimin apo Salėn”, kur mė thonė se pushtetarėt e kėtushėm nuk mė mbrojnė mua nga “sashot”, por Gruevskin e mbrojnė nga unė, shumėēka mė bėn tė ndihem si dikur kur ėndėrronim tė jetonim pa frikėn se jemi tė pėrgjuar. Dhe shpesh mė ndodh qė njėsoj si nė vitet e rinisė sė hershme, tė kem ndjenjėn se edhe pulat e shqiptarėve nė pushtet nuk bėjnė gjė tjetėr pėrpos qė i pėrcjellin hap pas hapi pulat e shqiptarėve qė kritikojnė qeveritarėt. Pra, shumėēka mė ngjan nė jetėn qė bėnim dikur kur jetonim frikėn se UDBA e Beogradit e dinte se ē’bėnim edhe nė shtrat. Andaj, dashamirėve qė sot mė kėshillojnė tė jem i kujdesshėm ndaj “SHIK-ut tė Thaēit e tė Salės” unė ua them atė qė ua thosha miqve tė mi tė dikurshėm qė mė pėrgjėroheshin tė jem i kujdesshėm ndaj spiunėve tė “kuq” shqiptarė: njeriun nuk e lė pa gjumė ajo qė dinė tė tjerėt pėr tė, por gjėrat qė i fsheh nga bota dhe jeton me frikėn se ato njė ditė do tė mund tė

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 22-03-12 nė 21:12
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-12, 11:18   #624
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim "Mafia humanitare evropiane" ne shtetin e Kosoves

Schwrtz: Amerika do tė ndėrhyjė nė veri
Gazetari amerikan Stephen Suleyman Schwartz thotė se Kosova ėshtė nėn imperializmin e Bashkimit Evropian, tė EULEX-it, UNMIK-ut, tė agjencive tė huaja qė pėrbėhen prej njerėzve tė patrajnuar e tė papėrvojė.
“Ata marrin vendimet. E kjo asht absurde. Ata duhet ta lejojnė Kosovėn, Republikėn e Kosovės, tė drejtohet prej kosovarėve”, thotė Schwartz pėr Rrokum TV, duke theksuar se duhet dhėnė fund ndėrhyrjes qė ai e quan “Mafia Humanitare Ndėrkombėtare”.
“Ata nuk janė njerėz tė mirė”, shton Swchartz.
Kur ėshtė fjala te problemi i veriut tė Kosovės, gazetari amerikan thotė se problem ėshtė Evropa Perėndimore qė “haptazi po firmos me serbėt”.
“Ata simpatizojnė serbėt”, thotė Schwartz, sipas tė cilit nėse situata pėrkeqėsohet, SHBA-tė do tė ndėrhyjnė. “Nėse Serbia shtyn nė veri, SHBA ka me reagua pėr me e tėrheqė Serbinė”. /Telegrafi/
__________________________________________________
http://www.telegrafi.com/lajme/schwr...i-2-21169.html
__________________________________________________ _________
Ma fjale tjera, udebeja, eulexi i drejtuar nga mafia evropiane, firmosin me ēetniket e tadiēit; poshterojne qeverine e Kosoves; vjedhin pasurine e Kosoves.
Rezyme:
“Mafia Humanitare Ndėrkombėtare” i ka simpati serbėt sepse i gjasojne njeri-tjetrit.
Paēavura bre! Ju kam thane qe 100 vjete.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-12, 11:34   #625
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: "Mafia humanitare evropiane" ne shtetin e Kosoves

....nje konstatim mjaft real, siq duket Amerika ia besoi qeshtjen e Kosoven Europes mirpo shifet qarte qe Europa eshte duke na kthyer ne goje te ujkut.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-03-12, 22:56   #626
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: "Mafia humanitare evropiane" ne shtetin e Kosoves

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari Shiko postimin
__________________________________________________ _________
Ma fjale tjera, udebeja, eulexi i drejtuar nga mafia evropiane, firmosin me ēetniket e tadiēit; poshterojne qeverine e Kosoves; vjedhin pasurine e Kosoves.
Rezyme:
“Mafia Humanitare Ndėrkombėtare” i ka simpati serbėt sepse i gjasojne njeri-tjetrit.
Paēavura bre! Ju kam thane qe 100 vjete.
E gjithe kjo behet me ndihmen e cetnikeve Taci me co...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-12, 09:21   #627
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Momentet e vėshtira tė Fyles
Tė martėn ndodhi ajo qė pritej, komisionieri pėr Zgjerim, Stefan Fyle erdhi nė Kosovė dhe tha, deklarativisht, se po nis studimi i fizibilitetit pėr Kosovėn, ndonėse njėjtė siē ndodhi edhe me vizitėn e komisioneres pėr ēėshtjen e vizave, Malmstrom, nuk pati pothuajse asgjė konkrete pėr tė thėnė.
Ndoshta mė shumė edhe si reagim ndaj shkrimeve nė medie se po vjen duarthatė, Fyle para kamerave televizive, i dorėzoi Presidentes dhe dy liderėve tė tjerė tė Kosovės, Hashim Thaēit e Jakup Krasniqit njė dokument, i cili nė fakt nuk pėrmban asgjė konkrete pėr studimin e fizibilitetit, shkruan “Zėri”.
Sidoqoftė, pėr dallim nga Malmstrom, komisionari Fyle ka kaluar ndoshta disa nga orėt mė tė vėshtira nė karrierė.
Atij “nuk i ranė nė qafė” vetėm kosovarėt, por tė martėn nė Prishtinė, Fyle u pėrball edhe me insistimin dhe pothuajse akuzat e ambasadorėve tė vetė BE-sė, se Brukseli nuk ka kurrfarė plani konkret pėr Kosovėn.
Momentet e vėshtira pėr komisionerin evropian kanė nisur pas largimit tė medieve nga salla, ku mbahej takimi i Kėshillit kombėtar pėr integrime evropiane, prej nga kanė nisur kritikat edhe nga vetė ambasadorėt e BE-sė.
Mėsohet se ambasadori britanik, Ian Cliff, i pėrkrahur edhe nga ambasadori italian, Michael Giffoni i kanė thėnė Fyles se e gjitha qė Brukseli po bėn ėshtė rritja e shpresave tė kosovarėve derisa nuk kanė asnjė plan konkret se ēfarė do tė bėhet me Kosovėn nė tė ardhmen.
Mė i zėshmi thuhet se ka qenė britaniku Cliff, i cili i ka kėrkuar Fyles tė dijė nėse BE ka njė plan tė saktė se si do tė bėhet nė tė ardhmen me marrėdhėniet Kosovė-BE, kur tė afrohet koha e nėnshkrimit tė Marrėveshjes pėr Stabilizim-Asociim.
Nė vend tė pėrgjigjes qė duket se i ka munguar zyrtarit ēek tė BE-sė, ai ka shprehur habinė pėr kėto fjalė tė ambasadorėve qė nė fakt do tė duhej ta mbronin atė e jo ta kritikonin. /Telegrafi/
__________________________________________________ ____
http://www.telegrafi.com/lajme/momen...s-2-21270.html
__________________________________________________ ______________________

Pse paska ardh fyelli i ēekise ?
Pergjigjeja ne vazhdim:



"Mė i zėshmi thuhet se ka qenė britaniku Cliff, i cili i ka kėrkuar Fyles tė dijė nėse BE ka njė plan tė saktė se si do tė bėhet nė tė ardhmen me marrėdhėniet Kosovė-BE, kur tė afrohet koha e nėnshkrimit tė Marrėveshjes pėr Stabilizim-Asociim.
Nė vend tė pėrgjigjes qė duket se i ka munguar zyrtarit ēek tė BE-sė, ai ka shprehur habinė pėr kėto fjalė tė ambasadorėve qė nė fakt do tė duhej ta mbronin atė e jo ta kritikonin. /Telegrafi/"
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-12, 11:15   #628
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Gani Thaēi kėrkon 6.000 euro pagė
Enis Veliu | 28-03-2012 00:05 CET

Bordi Ekzekutiv i Byrosė Kosovare tė Sigurimeve, nuk e ka aprovuar dorėheqjen e parevokueshme tė drejtorit ekzekutiv tė kėsaj shoqatė, Gani Thaēi, pasi qė kontributi i tij nė shoqatė ėshtė konsideruar si i domosdoshėm nė kėtė proces.

Gani Thaēi ka kėrkuar 6.000 euro pagė, si kusht pėr tė vazhduar punėn si drejtor Ekzekutiv i Byrosė Kosovare tė Sigurimeve.

Javėn qė lamė pas Gani Thaēi, cili ėshtė vėlla i kryeministrit tė Kosovės, i ka paraqitur bordit tė shoqatės dorėheqje nga kjo pozitė, por njė kėrkesė e tillė nuk ėshtė aprovuar edhe nga bordi i Shoqatės.

Gazeta ka provuar qė me telefon ta kontaktojė Gani Thaēin, por kontakti me tė ka qenė i pamundur. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr Rrahim Pacolli, kryetar bordi i Byrosė Kosovare tė Sigurimeve ka konfi rmuar se bordi i shoqatės qė drejton ai nuk e ka aprovuar dorėheqjen e parevokueshme tė drejtorit Thaēi.

“Ėshtė e vėrtetė qė ai javėn qė lamė pas ka dhėnė dorėheqje nga pozita e drejtorit tė Shoqatės, por bordi nuk e ka pranuar kėrkesėn e tij pėr dorėheqje, pasi qė kontributi i tij nė shoqatė ėshtė mėse i domosdoshėm”, tha ai.

Por, burime tė besueshme tė gazetės brenda Shoqatės thonė se njė nga arsyet pse drejtori Gani Thaēi ka ofruar dorėheqjen ka qenė paga.

“Drejtori ka kėrkuar qė paga e tij tė rritet nga 4.000 euro, sa e ka tash, nė 6.000 euro. Kjo ka qenė njė nga arsyet pse drejtori Thaēi i ka ofruar dorėheqjen bordit tė shoqatės”, tha burimi i besueshėm i gazetės brenda Byrosė Kosovare tė Sigurimeve.

Por, njė gjė tė tillė e mohon Pacolli. Ai thotė se dorėheqja ėshtė bėrė pėr arsye personale. “Nuk ėshtė e vėrtetė qė drejtori ka kėrkuar t’i rritet paga pėr 2.000 euro”, ka thėnė Pacolli nėpėrmjet telefonit.

Pėrndryshe, Gani Thaēi ka mė shumė se tre vjet qė ka punuar si zėvendėsdrejtor i Shoqatės sė Sigurimeve tė Kosovės. Por, vetėm njė javė pasi ishte bėrė drejtor ai kishte ofruar dorėheqjen e tė cilėn nuk ia ka aprovuar bordi i kėsaj shoqatė qė kryesohet nga Rrahim Pacolli.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-12, 16:46   #629
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Falsifikatori i dokumenteve nė hierarkinė e lartė tė Qeverisė

Njė veturė e vjedhur nė Stokholm tė Suedisė po kėrkohej nė gjithė botėn nga Interpoli. Tė gjitha tė dhėnat e saj ishin postuar nė faqen e internetit tė Policisė Ndėrkombėtare. Ishin bėrė tre vjet prej 31 marsit tė vitit 2000, kur vetura nuk po gjendej kurrkund.

Por, rreth 2000 kilometra larg kėtij shteti skandinav, kjo veturė e tipit “Jeep Grand Cherokee” po bėnte rrugė nėpėr Kosovė. Atė po e ngiste prej kohėsh njė zyrtar i Kosovės - Astrit Haraqija, shkruan “Koha Ditore”.

Haraqija, qė tash mban pozitėn e zėvendėsministrit tė Financave nė Qeverinė e Hashim Thaēit, me kėtė veturė tė vjedhur nė Suedi e me dokumente false ishte nisur drejt Shqipėrisė mė 24 shkurt 2003.

Nė atė kohė mbante pozitėn e shefit ekzekutiv tė Komunės sė Gjakovės, kur nė pikėn kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ishte ndalur nga Policia e Kosovės.

Gjatė njė kontrolli tė dokumenteve ishte konstatuar se autorizimi pėr ngasje ishte i falsifikuar dhe se Policia kishte rėnė nė veturėn qė po kėrkohej prej tre vjetėsh nga Interpoli. Automjetin e kishte konfiskuar.

Ky zėvendėsministėr tashmė me vendim gjykate ėshtė i gjykuar dhe shpallur fajtor si falsifikator i dokumentit zyrtar. E, megjithatė, vendimi i gjykatės nuk i ka dalė pengesė qė tė pėrfshihet nė Qeverinė e Hashim Thaēit, qė kishte ardhur nė pushtet me zotimin pėr tė luftuar krimin dhe korrupsionin.

Xheladin Osmani, gjyqtar nė Gjykatėn komunale nė Prizren e konfirmon procedurėn penale dhe dosjen kundėr Astrit Haraqisė.

Ai kishte nxjerrė aktgjykim duke e shpallur fajtor zėvendėsministrin pėr veprėn penale tė falsifikim dokumentit dhe kishte vendosur me urdhėr ndėshkimor sipas kėrkesės sė Prokurorisė publike komunale tė Prizrenit.

Gjoba ishte modeste,megjithatė konstatonte se Haraqija ishte falsifikator.

I dėnuari nuk ishte pajtuar me aktgjykimin. Ai ishte ankuar nė shkallėn e dytė, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren. Mirėpo, njė kolegj penal i kėsaj gjykate kishte refuzuar ankesėn e Haraqisė si tė pabazuar dhe e kishte vėrtetuar nė tėrėsi aktgjykimin e Gjykatės komunale tė Prizrenit.

Pas kėtij aktgjykimi, falsifikatori nuk ėshtė ndalur me kaq. Kishte bėrė kėrkesė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės pėr mbrojtje tė ligjshmėrisė.

Njė vit mė venė, kolegji penal prej tre gjyqtarėsh i udhėhequr nga Rexhep Haxhimusa, mė 10 shtator 2008 kishte nxjerr aktgjykim duke e pranuar si tė bazuar kėrkesėn pėr mbrojtje tė ligjshmėrisė.

Me kėtė aktgjykim Supremja kishte ndryshuar aktgjykimin e formės sė prerė tė Gjykatės komunale tė Prizrenit dhe vėrtetuar nga Gjykata e Qarkut pėr shkak tė shkeljes sė ligjit penal, konkretisht tė nenit 332, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1.

Ky kolegj kishte hequr paragrafin 3, duke e lėnė vetėm paragrafin 1. Me kėtė kishte konstatuar se vepra penale ishte pėrshkruar nė mėnyrė absolute. Por nė asnjė pikė nuk ka vėnė nė dyshim kryerjen e veprės penale.
Telegrafi

Ani thejshin ktyniher kta t'LDK-ės nuk vjedhin?!
Qysh po ju dalin rrent kadal kadal edhe ktyne.

E deshtėt se deshtėt Astrit Haraqin i LDK-ės u kanė, e tash dihet, sikur shum ish anėtar po i avyten qeveris t'Hashimit me mujt me vjedh si pėrpara.

Thojn: Uku kimen e nrron po zanatin nuk e harron.
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-12, 17:17   #630
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Llapjani HH- Po them diē por mos u prek a !!!

Pleqt thojne : Per konop ish !!!! -

Une po them : Per litar jemi !


__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.