Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-04-06, 15:45   #1
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Legjenda/gojedhena shqiptare


Rozafa

Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........


I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .


__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.