Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Ne 2011 zgjedhjet e pergjithshme
Mbyllja e gojės sė sovranit
Vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit pėr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė nė vitin 2011 ka njė deficit tė pariparueshėm legal, procedural dhe politik. Si i tillė, ai ėshtė i gabuar dhe i paqėndrueshėm, do tė jetė burim tensionesh tė mėdha nė skenėn politike tė vendit dhe do tė ketė pasoja pėr shoqėrinė kosovare.
Nga Blerim Shala mė 19.01.2009 nė ora 13:32
Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, foli. Pas tij, foli edhe Pieter Feith, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar. Po ashtu, edhe Hashim Thaēi, Kryeministri i Kosovės.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė vend, tė parat nė shtetin e Kosovės, do tė mbahen, sipas Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, nė vjeshtėn e vitit 2011, apo, gati katėr vjet tė plota pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Nė arsyetimin e kėtij vendimi, Kryetari Sejdiu pohoi pėrputhshmėrinė e verdiktit tė tij me Nenin 161 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Pieter Feith, nė komunikatėn e emituar prej Zyrės sė tij, konstatoi qė vendimi i Presidentit pėr tu mundėsuar institucioneve qendrore tė pėrmbushin mandatin e tyre sipas Kushtetutės ėshtė nė pėrputhje me Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Statusin.
Vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, ka njė deficit tė pariparueshėm legal, procedural dhe politik. Si i tillė, ai ėshtė i gabuar dhe i paqėndrueshėm. Nė kėtė mėnyrė, ai do tė jetė burim tensionesh tė mėdha nė skenėn politike tė vendit dhe do tė ketė pasoja pėr vetė shoqėrinė kosovare.
Nė aspektin legal, vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, do tė mund tė justifikohej vetėm nė dy raste:
Sė pari, po qė se zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007 janė mbajtur sipas Propozimit Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari dhe tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Atėherė, gjithēka do tė ishte nė rregull, apo, pushteti qendror do tė mund ta konsumonte tė tėrin mandatin katėrvjeēar.
Tė gjithė ne e dimė qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007 janė mbajtur sipas Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, pa asnjė tė vetmen referencė legale dhe politike nė Pakon e Ahtisaarit, nė Kushtetutėn e Kosovės (qė ishte nė hartim e sipėr), apo, nė statusin e Kosovės (qė ishte nė pėrmbyllje e sipėr). Asnjė politikan i Kosovės dhe asnjė zyrtar ndėrkombėtar nė Kosovė dhe jashtė saj, asnjė herė, nė vjeshtėn e vitit 2007, nuk ka thėnė qė kėto zgjedhje kanė lidhje me Ahtisaarin dhe me statusin e Kosovės. Nė tė kundėrtėn, natyrisht qė nuk do tė kishim njė dalje tė votuesve nė zgjedhje prej vetėm 42%. Pėrkundrazi.
Siē dihet, Pakoja e Ahtisaarit ka hyrė nė fuqi nė Kosovė tok me Kushtetutėn e Kosovės, me 15 qershor, 2008.
Sė dyti, arsyetimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit pėr mandatin e plotė tė deputetėve tė Kosovės tė zgjedhur nė vitin 2007, qėndron, legalisht, vetėm nėse ky mandat nuk i ndahet dot Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, gjegjėsisht, Amandamentimit tė saj, tė bėrė nga Joakim Ryker, PSSP-ja. Kjo do tė thotė qė legalisht, pushteti i sotėm qendror nė Kosovės ėshtė tutje IPVQ (Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė), e jo pushtet i Republikės sė Kosovės.
Me kėtė logjikė legale, do tė dilte qė IPVQ-tė janė nė krye tė shtetit tė Kosovės.
Kėtė fakt e ka konfirmuar me gojėn e tij, hiē mė larg se pak javė mė parė, Kryetari Sejdiu, kur ka pohuar qė ai gjendet nė mandatin e dytė tė tij si Kryetar i Kosovės. Njė gjė e tillė ėshtė e mundur vetėm nėse ky llogarit mandatin e tij nė bazė tė Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, e jo tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi, me vendimin e tyre, ia kanė subordinuar/nėnshtruar Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, Kornizės Kushtetuese tė Kosovės. Apo, ata kanė konstatuar qė data e 17 nėntorit, 2007, kur janė mbajtur zgjedhjet e pėrgjithshme, ėshtė datė sipėrore dhe pėrcaktuese, nė aspektin legal dhe politik, pėr tė gjitha zhvillimet tjera nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu edhe 17 shkurtin, 2008, shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, dhe 15 qershorin, 2008, fuqizimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ndėrsa do tė duhej tė ishte anasjelltas: Gjithēka ēfarė ka ndodhur para 17 shkurtit dhe 15 qershorit, 2008, do tė duhej tu nėnshtrohej kėtyre dy zhvillimeve madhore politike nė Kosovė.
Ėshtė e vėrtetė qė Propozimi i Presidentit Ahtisaari ėshtė prezantuar para mbajtjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, gjegjėsisht, nė marsin e vitit 2007, gjė qė ka bėrė qė provizioni i Pakos sė tij, pėr orarin e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale dhe tė pėrgjithshme nė Kosovė, mė sė voni nėntė muaj pas hyrjes nė fuqi tė kėtij Propozimi, tė jetė objekt shqyrtimi dhe interpretimi, por gjithmonė ėshtė ditur, sepse ky fakt ėshtė kodifikuar edhe nė Kushtetutėn e Kosovės, qė provizionet e Ahtisaarit kanė supremaci legale dhe politike ndaj tė gjitha tė tjerave.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė shpėrfillur kėtė fakt, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi legale dhe politike.
Deficiti procedural i kėtij vendimi tė Sejdiut, Feithit dhe Thaēit ėshtė i gjithėnjohur dhe mund tė klasifikohet si njė rrjedhė qė ėshtė precedent pėr Kosovėn e pas vitit 1999 (pas ēlirimit tė saj): Ky vendim ėshtė marrė pa bėrė asnjė konsultim tė vetėm me pėrfaqėsuesit e opozitės parlamentare, me partitė tjera politike jashtėparlamentare, pa debatuar kėtė ēėshtje nė Kuvendin e Kosovės, pa e trajtuar si duhet nė shoqėrinė civile dhe nė media, pėrkundėr paralajmėrimeve prej vetė zyrtarėve qeveritarė tė Kosovės. Edhe nė kohėn kur UNMIK ka qenė autoritet absolut nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe orarin e mbajtjes sė zgjedhjeve, PSSP-tė Soren Jesen-Petersen dhe Joakim Ryker, kanė vendosur pėr shtyrjen apo organizimin e zgjedhjeve nė Kosovė, pas konsultimeve intensive disamujore me autoritetet mė tė larta tė Kosovės, dhe pas debatimit tė kėtyre temave nė media dhe nė shoqėrinė civile.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė injoruar nė tėrėsi kėtė procedurė, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi politike.
Deficiti politik i vendimit tė 16 janarit shfaqet nė trajtė tė shumėfishtė, ku kėtu do ti pėrmendim tri kryesoret:
Sė pari, nė kėtė mėnyrė, po sforcohet logjika e imponimit arbitrar tė vendimeve kapitale politike nė Kosovė, tė cilat patjetėr kėrkojnė krijimin e njė konsensusi politik.
Sė dyti, vetė ne po e godasim validitetin e Pakos sė Ahtisaarit, e cila ėshtė e sulmuar nga tė gjitha anėt, dhe e cila ėshtė e rrezikuar nė themelet e saj.
Sė treti, kėshtu do tė ndodhė mohimi i tė drejtės tė qytetarėve tė Kosovės, qė kėta tė shprehin vullnetin e lirė politik tė tij pėr gjendjen e sotme tė shtetit tė Kosovės dhe pėr ardhmėninė e afėrt tė kėtij shteti.
Qytetari i Kosovės duhet tė flasė, sa mė parė qė ėshtė e mundur, pėr gjendjen e shtetit tė Kosovės, sepse vetėm populli i Kosovės ėshtė sovran, dhe vullneti i tij qėndron mbi tė gjithė politikanėt dhe partitė politike.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė injoruar nė tėrėsi kėtė tė drejtė tė patjetėrsueshme tė qytetarit tė Kosovės, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi politike.
Marr nga gazeta Express.
Blerim Shala ka menduar se do te behet naj minister e tani qe ia ndryshuan planet e tije personale per interesa te Kosoves ai flet per demokraci.
O Blerim Shala shko atje ku je kan sepse ti ke gabuar ne hapa dhe ketu eshte fundi i juaj Politik dhe intelektual, sepse ne cilen do parti qe do te kishe shkuar perpos AAK.se do kishe qen shum me respektuar se sa qe do te jesh tani.
|