Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-06, 15:39   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim 6 Muaj pa Presidentin

Nė rezidencėn e Presidentit - gjashtė muaj pas 21 janarit

Prishtinė, 2O korrik - Gjashtė muaj pasi kanė kaluar qėkur pushoi sė rrahuri zemra e madhe e Presidentit Rugova, pėrsėri gjendem nė mjediset e punės dhe aktiviteteve tė pėrditshme nė rezidencėn e tij nė Velani.



Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar, vetėm qė tani nė ato mjedise ka vetėm heshtje. E njėjta renditje nė enterier tė sallonit ku priteshin mysafirėt, zhvilloheshin takimet, bisedimet. Sikur koha ėshtė ndalur. Ende nė krye tė sallonit qėndron fotografia e Presidentit me njė buqetė lulesh tė freskta, ku kohė pas kohe ende vijnė pėr ngushėllime, diplomatė tė huaj, miq e dashamirė nga vise tė ndryshme, sidomos bashkatdhetarė nga diaspora e largėt.

Rrinė aty pesė flamuj tė paluar - i Dardanisė, shqiptar, i OKB-sė, i BE-sė edhe amerikan - sikur presin dorėn e Presidentit qė t'i nxjerrė jashtė dhe tė valojnė nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė pėr tė cilėn aq shumė gjakoi Ibrahim Rugova.

Qėndron aty tavolina me 12 karriga ku Presidenti i takonte kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Qėndrojnė nė sallon tė gjitha ato fotografi, piktura, gjėsende tė shumta dhe njė vitrinė me kristalet mė tė bukura tė Kosovės, si dėshmitarė tė heshtur tė viteve tė kaluara, ku Presidenti priti shumė mysafirė, politikanė, diplomatė tė njohur e mė pak tė njohur, personalitete tė ndryshme; aty ku zhvilloi biseda nganjėherė jo edhe aq tė lehta, ku pati jo pak presione.

Aty ku mė sė shumti e ka shqiptuar fjalėn pavarėsi pėr Kosovėn. Nė tė njėjtin kat, ngjitur me sallonin, rri e mbyllur dhoma e mineraleve dhe kristaleve, tė cilėn mysafirėve tė nderuar gjithmonė me kėnaqėsi ua ka treguar.

Ngjitemi lart nė katin e tretė tė shtėpisė, nė bibliotekė, aty ku e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės. Njė dhomė e gjatė, me dy pjesė e nivele. E para e mbushur me libra nga mė tė ndryshmet, kurse nė tjetrėn, nė njė nivel pak tė lartė, njė si dhomė e mobiluar thjesht me vetėm dy kauēa dhe njė tavolinė tė ulėt.

Aty ka kaluar kohėn e pushimit dhe tė punės deri nė orėt e vona tė natės, apo mė mirė tė themi deri nė orėt e hershme tė mėngjesit. Aty asgjė nuk ka ndryshuar qė nga 21 janar 2OO6. E njėjta renditje, e mobiljeve...

Mbi tavolinė syzat e Presidentit mbi njė libėr, tre lapsa, urimi pėr Vitin e Ri nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush; dy flamuj tė paluar nga dita e funeralit, njėri qė ishte vendosur mbi arkivolin, kurse tjetri qė valoi gjatė zisė kombėtare nė Presidencė nė gjysmė shtize dhe njė orė tavoline, dhuratė nga gjenerali Riēard B.Majers, shef i shtatmadhorisė sė ushtrisė amerikane.

Nė njė kėnd tjetėr ėshtė njė fashikull ku gjenden shėnimet e fundit tė Presidentit - pėrgatitjet pėr takimet qė ka pasur deri mė 17 janar 2OO6. I njėjti dorėshkrim, i njėjti kujdes pėr pedanteri.

E shkruar qartė atė qė ka pėr tė thėnė nė takim. Data, muaji viti, ora, bashkėbiseduesit...

Aty ėshtė edhe fjalimi i fundit qė ka mbajtur jashtė rezidencės: 1O dhjetor 2OO5 nė Prishtinė, nė Sheshin Skėnderbeu kur ndriēoi drurin e paqes.

Nė njė vitrinė nė krye tė dhomės shihen dy libra tė trashė dhe brenda tyre plot letra tė vogla me shėnime.

Ata janė dy libra nė anglisht dhe frengjisht nga shekulli XIX mbi antikėn dhe secili prej tyre ka mbi 2OOO faqe dhe tė mbushura me skeda nga Presidenti. Nė atė vitrinė, ku ishte renditur e plotė Enciklopedia britanika, bie nė sy edhe njė libėr tjetėr, ai i njė autori anglez tė shek. XVIII, Edward Gibbon me titull "Rėnia e Perandorisė Romake", i cili po ashtu ėshtė i mbushur me skeda, si dhe "The Illyrians" nga John Wilkes nga viti 1995, por edhe disa libra tė autorėve tė ndryshėm pėr Lekėn e Madh.

Aty ėshtė edhe kompleti i veprave tė Presidentit dhe "Iliricum sacrum". Kėta libra, si dhe disa tė tjerė pėr mineralet e kristalet i ka pasur nė dorė gjatė Presidenti Rugova dhe fryt i studimit tė tyre ėshtė edhe njė vepėr qė ka lėnė nė dorėshkrim pėr lashtėsinė iliro-shqiptare dhe tjetri pėr mineralet e kristalet e Kosovės.

Ende qėndron njė tavolinė e vogėl ku Presidenti ka pirė kafenė e mėngjesit dhe ka ndenjur kohė pas kohe, dhe aty gjithmomė e ka pasur nga njė libėr. Po aty i ka gjetur pėr atė ditė fjalimet e radhitura ditė, apo telegramet, mesazhet e ndryshme qė ia ka lėnė djali i vogėl Uka, pasi mė parė Presidenti i kishte shkruar rreth mesnatės.

Fare pak dihet se Presidenti Rugova, si rrallė ndonjėherė ndonjė President nė botė, tė gjitha fjalimet, telegramet dhe mesazhet i ka shkruar vetė. Presidenti Rugova ka qenė i pėrkushtuar pėr familjen e vet. I ėshtė shmangur jetės publike me familje.

Bashkėshortja, zonja Fana dhe djemtė Mendimi e Uka, si dhe vajza e vogėl Teuta, secili nė mėnyrėn e vet i kanė ndihmuar Presidentit dhe kanė qenė tė pėrkushtuar ndaj Kryefamiljarit, andaj vėshtirė e kanė tė pėrballojnė mungesėn e bashkėshortit dhe babait tė tyre, sado qė pėrpiqen.

Bashkėshortja Fana, si zonjė e vėrtetė e shtėpisė nė plotkuptimin e fjalės, 16 vjet mė parė braktis profesionin e pegagoges pėr t'iu pėrkushtuar bashkėshortit dhe familjes, duke rritur dhe edukuar tre fėmijė.

E fundit ka rėnė nė gjumė dhe e para ėshtė zgjuar. Eshtė kujdesur pėr ēdo detaj rreth Presidentit. Zonja Fana mė s'ka lot. Ka vetėm kujtime tė pufund.

Djali i madh, Mendimi, i rritur "nė prehėr tė gjyshes", e cila ka dhjetė vjet qė nuk jeton mė, ka disa vite qė merret me meteorologji, duke shėnuar ēdo ditė tė gjitha parametrat klimatike, por mė gjatė merret me disenjim e kompjuteristikė.

Mbi tė gjitha ai ka si pasion fotografinė artistike. Ai ka bėrė disenjimin e medaljeve qė ka ndarė Presidenti dhe tė simboleve tė tjera. Djali i dytė, Uka, ndoshta pse dhjetė vjet ishte fėmija mė i vogėl, ėshtė i lidhur shumė pėr babain.

Madje si fėmijė katėrvjeēar ka mėsuar tė lexojė vetėm pėr ta imituar babain e vet duke lexuar. Uka kėto gjashtė vitet e fundit, tashmė kur ishte bėrė burrė, i ka qėndruar shumė afėr Presidentit dhe si njė lloj sekretari personal i tij, i ka ndihmuar nė shumė punė, tė themi teknike: duke ia shtypur tė gjitha shkresat e ndryshme dhe fjalimet, duke u kujdesur rreth takimeve nė rezidencė etj.

Ai shpesh bėnte shaka dhe krijonte atmosferė humori nė rezidencė. Ndoshta mė sė shumti Presidenti do t'i mungojė vajzės Teuta, e cila sa herė ėshtė kthyer nga shkolla e ka pėrqafuar babain.

Ajo si nxėnėse shembullore, tani sapo ka mbaruar klasėn e nėntė dhe nė vjeshtė do tė shkojė nė shkollė tė mesme. Tani me siguri ka pasur shumė nevojė pėr ta konsultuar babain pėr shumė gjėra...

Presidenti Rugova ndonėse ka pasur edhe momente tė vėshtira, pas bisedave nganjeherė aspak tė kėndshme, por gjithmonė ėshtė pėrpjekur tė mos e ngarkojė familjen me tensionet politike.

Gjithmonė e ka relaksuar atmosferėn nė familje, ndonėse nė situata tė ndryshme nuk e ka pasur aspak lehtė. Andaj gjatė kohės sė lirė nė TV gjithmonė ka pasur dėshirė tė pėrcjellė emisione tė lehta muzikore dhe humoristike.

(QIK - Sabedin Haliti)


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-06, 23:20   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bill Klinton: "Presidenti Rugova ka qenė njeri shumė i madh"

Nju Jork, 26 korrik Ish Presidentit amerikan Bill Klinton dhe senatorit Xhozef Libermen u ėshtė dhuruar nga njė stemė e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

Stemat i ka dorėzuar Elmi Berisha, ish pėrfaqėsues i Presidentit tė Kosovės nė Zyrėn e ambasadorit tė nderit tė Kosovės nė SHBA, senatorit Bob Doll, nė njė takim tė organizuar nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan.

Duke e marrė kėtė dhuratė, Presidenti Klinton ka shprehur ndjenjat mė tė thella tė respektit pėr Presidentin Rugova.

"Presidentin Rugova e kam konsideruar mik shumė tė afėrt. Ai ka qenė njeri shumė i madh. E kam pasur pėr zemėr dhe e kam vizituar edhe kur ishte i shtrirė nė spital. Ai ishte njeri shumė i mirė dhe patriot i madh. Jam i lumtur dhe krenar qė e kam pasur mik", ėshtė shprehur Presidenti Klinton.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-06, 20:48   #3
shqipatri i vertet
 
Anėtarėsuar: 28-07-06
Postime: 5
shqipatri i vertet i vlerėsuar jo keq
Gabim

ska qene qaq njeri i madh jo arb po ai u ba pak edhe ata veq ne disa pjese te Kosoves fal opozites katunare qe si don kerkush te na,se ai ska qene as i hajrit as i sherit,qe besa ne fund me korupsion e me alkoloholizim te tepert u ba i sherit dhe ja pa sherin e eshte ku eshte
shqipatri i vertet Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-06, 22:02   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

i ndjeri DR RUGOVA ishte aq i madh sa qe krahasohet me ftyrat ma eminente te kombit shqiptar



i ndjeri zotri PRESIDENT I PERJETSHEM i kosoves u rrita me veprat tuaja kombtare per neve ju mungoni fizikisht por shpirtrisht jeni ne zemrat tona LAVDI VEPRES TUAJ KOMBTARE krenohna me ju qe ju patem PRESIDENT ju ishit i pari qe shqiptaret i motivuat me e dallue ngjyren e bardh nga ngjhyra e zez ikona

personalitete te larta kombtare si i ndjeri DR RUGOVA lindin nji her mbrenda nji shekulli
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-06, 15:08   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GUISSEPE VALOTTO: RUGOVEN E KAM KONSIDERUAR PRESIDENTIN TIM

Komandanti I KFOR-it, Guissepe Valotto para largimit nga Kosova, I beri homazh ish Presidentit te Pare te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves, dhe me pas ka vizituar familjen e Presidentit.


"Kam dashur te vij dhe t'i bej homazh atij te cilin e kam konsideruar si Presidentin tim, i cili me ka mbeshtetur, sidomos ne fillim, qe me ka pranuar me simpati te madhe, dhe qe me ka mesuar se cfare eshte Kosova. Per kete arsye kam menduar se eshte e drejte logjike qe te vij dhe t'i bej homazhe atij, sepse kjo eshte ajo qe me ka mbetur ne ndjenjat e mia."

Dua te them edhe disa fjale per kete njeri te madh te Kosoves. Kam pasur nderin ta takoj ate, I cili me nderoi me miqesine dhe aftesine e tij, nje njeri I cili krijoj historine e ketij vendi, Presidentin e ndjere, Rugoven. Presidenti Rugova perhere me pranoi me nder dhe kenaqesi, I hapi dyert ne shtepine e tij per mua, duke me perkrahur ne momentet me te veshtira te fillimit, brenda nje kohe te shkurter, ai me beri te ndihesha si Kosovar, ishte shtepia ime e re.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 13:44   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

EH! KUR ISHTE RUGOVA GJALLE...

Te gjithe ata qe metojne te zevendesojne apo ne nje fare menyre, metojne ta ruajne frymen Rugoviane, duhet te dijne si ka folur ai, si e donte ai Kosoven, si e donte ai popullin e tij, si eshte sjelle ndaj miqve, si ishte sjelle ndaj kundershtareve te tij, sikur qe duhet ta kene te qarte se Rugova eshte i paperseritshem te pakten ne 1000-vjetshin e ardhshem, dhe si i tille, si i shente, nuk mund te imitohet, e as te zevendesohet plotesisht.


Shkruan: Fazli BERISHA, Bota Sot

Kur Presidenti yne historik, emblema e Dardanise antike, qe na thoshte ai, dr. Ibrahim Rugova, iku i qete, sikur qe ishte gjate tere jetes, ate Janar te acarte, duke na lene gjithmone me dhimbje e lot, por gjithnje qe e patem, madje keto dite si kurre nje here me pare, po bejme turr se kush e ka dashur me shume, e kush me pak, publicisti Shqiptar, i mirenjohur, Mero Baze, ne fund te nje shkrimi dy faqesh per figuren e dr. Rugoves, kishte shkruar:

"Iku, gati pas asnje armik, pa asnje kundershtar, pa asnje rival, dhe kam frike pa asnje pasardhes. Sic mund te ikte nje i derguar i Zotit tek Shqiptaret."

Sa po kalon koha, ndersa thenia e z. Baze, po ma sforcon bindjen se ai kishte te drejte atehere kur e shkroj dhe tash. Eshte shume e natyrshme, aq me pare nje figure si dr. Rugova, qe veshtire te gjendet nje zevendesim, madje ne mendjet dhe zemrat e Shqiptareve, dhe shume me veshtire. Por, ata qe keto dite neper kuvendet zgjedhore, qe nga aktivet, nendeget, dhe deget e LDK-se, anembane Kosoves, gati te gjithe si ne kor, e paten ne goje Presidentin Rugova, duke bere lufte me te gjitha mjetet, se do te ruhet LDK-ja, dhe fryme Rugoviane, duhet ta kene te qarte.

1. Presidenti Rugova ka folur pak, por ka thene shume, madje sic tha Mero baze, vetem ai ka mundur qe me tri fjale te ktheje gjithe boten ne miq te Kosoves. Vetem Rugova me tri fjale ka arritur te bind boten, per te drejten e Shqiptareve te Kosoves, per shtet. Ai jo vetem miqte, por edhe miqte e armiqve tane, i ktheu ne miqe te Kosoves.

2. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me koke te ftohte, me mendje te kthjellte, me vizion te qarte per te ardhmen, madje do te thosha, kur shikoj gjithe keto qe kane ngjare, dhe do te ngjajne me vone, e per te cilat dr. Rugova na ka folur sa ishte gjalle, keto mund t'I thote vetem nje i derguar i Perendise.

3. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me zemer te zjarrte, me dashuri e perkushtim, per te kaluaren tone, per te sotmen dhe per te ardhmen e Kosoves, dhe te Popullit te Kosoves. Te kujtojme vetem me sa dashuri ai fliste dhe i ruante kristalet e Kosoves, duke mos haruar t'ua jepte nje gur te cmueshem, gjithe miqve qe i krijoi per Kosoven, ne kete menyre te deshmonte se kjo toke eshte e pasur me te gjitha te mirat e kesaj bote.

4. Presidenti Rugova me duar te pastra, e te hapura, asnjehere grusht, e drejtoi Kosoven per kaq vite. Dr. Rugova eshte cmimet qe ua ndane, e nej pjese te cilave permbanin edhe nje shume parash, asnjehere nuk i ndali per vete, por ua dha atyre qe kishin nevoje me shume ne ato caste. E kush beri si ai? Askush!

5. Presidenti Rugova, sa ishte gjalle kurre nuk tha fjale te keqe per njeri, madje as per kundershtaret, apo ata qe per nje moment gabonin kur flisnin keq per te. Ai kurre nuk ofendoi miqte. Ai kurre nuk coi gisht, se lere me dore mbi dike. Presidenti Rugova e deshi Kosoven me njerez, dhe jo djerrine, e pa Zot shtepie.

6. Presidenti Rugova, po aq sa e pati madheshtore jeten e tij, po aq madheshtore e pati edhe vdekjen. Presidenti Rugova sa ishte gjalle tuboi dy milione njerez, kur I thirri ne mbeshtetje te kauzes per shtet te Kosoves, dhe mbuloi mbi nje milion njerez, dhe krejt boten ne diten kur i thame lamtumire. Shumekush ia pati lakmi vdekjes se tij. Keshtu vdesin vetem shenjetoret, ne te vertete ai shkoi nga kjo bote, si nje meteor.

Eh! Kur ishte Presidenti Rugova gjalle... gjithcka ishte ndryshe, jo si sot... Nese dikush di te flas perafersisht si Rugova, di te mendoi, di te marr vendime me koke te ftohte, te punoi me zemer te zjarrte, dhe te drejtoi Kosoven me duar te pastra. Di t'i ruaj miqte, di te njoh edhe kundershtaret, di te ruaj kete qe eshte arritur, dhe neser t'i shtoi te arriturat, mbase meriton te drejtoi partine dhe shtetin, cdo gje ndryshe e demton partine, e me shume shtetin e Kosoves...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.