Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-11-11, 02:39   #76
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Flori, Elvana dhe Dj Andy, pėr herė tė parė nė Kanada


Tashmė ata janė tė pandarė nga njėri-tjetri. Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Dj Andy Gramm, po i shohim ēdo ditė e mė shumė bashkė nė koncerte dhe kjo sepse suksesin e kanė gjithmonė tė garantuar. Tė tre bashkė do tė shkojnė edhe nė Kanada, ku do tė mbajnė njė koncert pėr tė gjithė shqiptarėt atje. Sipas videos qė kanė hedhur nė profilet e tyre nė Facebook, kjo ėshtė hera e parė pėr artistėt qė shkojnė nė Kanada dhe tė tre bashkė premtojnė show dhe spektakėl pėr tė gjithė shqiptarėt e Torontos. Tė tre bashkė janė mė tė suksesshmit nė fushat ku aderojnė, Elvana si kėngėtare, Flori si kompozitor dhe kėngėtar, ndėrsa Andy si Dj dhe si krijues herė pas here.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:10
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-11-11, 02:41   #77
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Rozana Radi refuzon ofertėn pėr 1500 euro, respekton vendimet e partnerit


Kur jeton nė ēift duhet t’u nėnshtrohesh rregullave tė ēiftit. Kėtė gjė ka bėrė edhe Rozana Radi qė nė momentin qė vendosi tė bashkėjetojė me tė dashurin e saj, Mc Kresha. Mėsohet se Rozana Radi i ka thėnė “jo” njė oferte vėrtet tė majme prej 1500 eurosh pėr tė marrė pjesė nė njė koncert nė Zvicėr. Arsyeja e refuzimit tė kėsaj oferte tė majme ka qenė e lidhur me vendimet profesionale tė MC Kreshės, i cili sė fundmi nuk pranon asnjė lloj oferte pėr koncerte nėn 2000 euro. Pėr kėtė arsye edhe Rozana Radi, e cila ėshtė njė ndėr kėngėtaret e kategorisė “1 milionėshe”, qė nė gjuhėn e koncerteve pėrkthehet tė kėngėtareve qė paguhen rreth 100 mijė lekė pėr koncert, u ka thėnė lamtumirė 1500 eurove pėr tė respektuar vendimet e partnerit tė saj.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:10
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 02:44   #78
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Seldi Qalliu: Fansat nuk mė imagjinojnė dot pa Sinanin


Fansat nuk i imagjinojnė mė tė ndarė qė pas famės qė morėn si duet i suksesshėm me dy klipet e tyre tė fundit, “Adrenalina” dhe “Biondina”. Duke iu referuar impaktit nė duet tė Sinan Hoxhės dhe Seldi Qalliut, dalja nė skenė e Seldit i vetėm nė “Kėnga Magjike 2011” u shoqėrua me komente tė tipit: “Seldi ‘tradhton’ Sinanin, pra kėndon i vetėm kėsaj here”. Por ndėrsa Seldi i rikthehet pėr herė tė tretė konkurrimit te “Kėnga Magjike”, me njė krijim plot atmosferė tė shkruar nga Elgit Doda, nga disa ėshtė komentuar thjesht njė test artistik, apo njė truk pėr tė parė reagimet e publikut, ndėrsa jemi mėsuar t’i shohim gjithmonė bashkė dy kėngėtarėt sė fundi. I pyetur nga gazeta “ Panorama” se pėrse vendosi tė kėndojė i vetėm nė “Kėnga Magjike”, Seldi pohon se “Arsyeja ėshtė vetėm se Sinani ėshtė i profilizuar nė gjininė e tij muzikore, dhe s’mund tė konkurrojė nė njė festival si “Kėnga Magjike”. Nga ana tjetėr, mediat e kanė komentuar Seldin si djaloshi i cili u bė i njohur nė “Big Brother”, dhe qė mė pas i ndodhi tė ishte super i pėrfolur me historinė e mediatizuar dhe kėngėt luksoze me Sinan Hoxhėn, por qė tashmė prek i vetėm skenėn e festivalit “Kėnga Magjike” dhe nuk dihet pse. Nė komentet mediatike pas lanēimit tė kėngės sė tij tė dielėn e kaluar nė programin “E diela shqiptare” nė “Tv Klan”, thuhet se kėngėtari Seldi Qalliu kėtė herė e ka “tradhtuar” Sinan Hoxhėn, duke realizuar kėtė kėngė solo. Ai ėshtė pranuar nė kėtė festival pėr tė kėnduar njė kėngė me titull “Kno”, qė ishte natyrisht krijim plot ritėm, ashtu siē ėshtė profilizuar Seldi tė shfaqet nė tė gjitha kėngėt e tij solo. Seldi ka sqaruar gjithashtu se “Tashmė dihet suksesi ynė nė duet me dy kėngėt “Adrenalina” e “Biondina”, dhe pėr kėtė arsye ne do vazhdojmė tė kėndojmė bashkė. Sapo kemi realizuar klipin tonė tė ri, qė do tė jetė goditja jonė mė e fortė nė tregun muzikor e kėsaj here kėnga nuk i dedikohet jo ndonjė zeshkaneje apo biondeje, por titullohet “Kuq e zi” dhe do tė karakterizohet nga nota tė forta patriotike. Bashkė me ta, nė klipin e ri qė do tė lanēohet pėr festėn e 28 Nėntorit, kėndon dhe kėngėtari shumė i paguar nė Kosovė e diasporė, Meda.
Sinani dhe Seldi, ēifti mė i paguar nė koncerte
Njė vit mė parė, ata arritėn tė tėrhiqnin vėmendjen direkt pas publikimit tė kėngės “Adrenalina”, njė klip qė vetėm nė dy muaj nga lanēimi i kėngės nė kanalet muzikore dhe Youtube arriti tė regjistrojnė plot 3 milionė e 200 mijė klikime, duke u klasifikuar si kėnga mė e klikuar shqiptare nė internet. Por ky ishte vetėm fillimi, sepse pas komenteve nė faqet e gazetave pėr miqėsinė e tyre, ata morėn njė vėmendje tjetėr duke pėrfituar pėr sa i pėrket karrierės sė tyre. Kėshtu filluan koncertet e shumta jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė ndryshme tė Europės. Koncerti mė i suksesshėm ishte ai nė diskotekėn e njohur tė Zvicrės “Rinora 4”, ku Sinani dhe Seldi arritėn tė mbledhin 3 mijė veta nė njė natė tė vetme.
Dueti ka qenė njė nga “boom-et” e dy kėngėtarėve, duke shkaktuar impakt direkt nė publik dhe duke rritur interesin e organizatorėve tė ndryshėm pėr t’i pasur nė koncertet e tyre, qė organizohen nė shumė nė vende tė Europės. Ky popullaritet i ri bėri qė dhe pagesa e tyre pėr koncerte tė jetė mė e shtrenjtė. Kėshtu, sipas miqve tė tyre kėngėtarė, thuhet se Sinani paguhet pėr njė koncert 2500 euro, ndėrsa Seldi edhe pse shumė i ri nė kėtė treg, ka arritur tė marrė pėr njė koncert deri nė 1500 euro. Pagesat e tyre tė majme nuk i kanė penguar qė tė realizojnė klipe tė shtrenjta, qė kanė kapur shifrėn 10 mijė eurove.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:09
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 02:46   #79
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Bjordi dhe Ēiljeta pėrzgjidhen pėr tė luajtur nė njė Film Italian


Nė film ėshtė ftuar edhe mbreti i filmave erotikė ,Tinto Brass.
Ai priti ditėn kur vajza qė ka zgjedhur si shoqe jete tė fikė 25 qirinj mbi tortė, duke shtyrė pak nė kohė edhe njė projekt qė e ka fort pėr zemėr dhe po e ėndėrron prej kohėsh. Bjordi Mezini, djali tėrheqės qė bėri pėr vete shumė fansa falė pjesėmarrjes sė tij nė reality show “Big Brother” e mė pas nė “Dancing with the stars”, duket se po nxjerr nga sirtari njė nga njė tė gjitha ėndrrat e tij. Pasi ka krijuar njė lidhje tė stabilizuar me Adelėn, me tė cilėn ka punuar edhe nė disa projekte mediatike, tashmė po kėrkon tė kthejė nė realitet dėshirėn e tij pėr t’u marrė me kinematografi. Dhe ia ka dalė… Nuk bėhet fjalė pėr njė projekt dosido, por pėr njė film qė do tė realizohet nė Itali, ku nė kastė do tė ketė regjisor shqiptar dhe italian, aktorė italianė si dhe tre shqiptarė, ndėr tė cilėt edhe Bjordi. Djali qė kaloi rreth 20 vite tė jetės sė tij nė Itali, e ka fare tė natyrshme kėtė pėrshtatje, pėr arsye tė njohjes sė gjuhės dhe ambientit, ndėrkohė qė pasioni pėr filmin i shemb ēdo pengesė. Por le tė mėsojmė mė nė detaje rreth kėtij projekti.
Njė triller i fortė psikologjik ku Bjordi luan njė djalė autik
Duket njė projekt mjaft impenjativ, po tė mendosh se bėhet fjalė pėr njė film me metrazh ta gjatė, njė gjini shumė tė vėshtirė siē ėshtė trilleri dhe vėshtirėsia shtohet, sepse Bjordi luan rolin e njė djali me autizėm. Nė lojė janė shtatė personazhe tė cilėt qė nė fillim tė filmit paraqiten nė jetėt e tyre, mė saktė duke shkuar secili pėr hesap tė vet nė tė njėjtin supermarket, por qė janė tė panjohur pėr njėri-tjetrin. Kėtu njė punėtor mirėmbajtjeje i supermarketit, me sa duket me probleme mendore apo i mbingarkuar me dėshira paksa tė ēuditshme, kishte vendosur tė bėnte njė rreng pėr njė grup blerėsish qė do gjendeshin brenda njė ashensori. Dhe janė pikėrisht kėto shtatė personazhe qė gjenden nė kėtė ashensor, i cili nė njė moment tė caktuar bllokohet me dashje nga punėtori. Brenda kėsaj “kutie” tė vogėl dhe asfiksuese zhvillohet gjithė ngjarja e filmit, e cila pėrfundon me njė vrasje, por qė ne nuk kemi arritur tė mėsojmė se cili personazh do tė vritet.

Surpriza, nė film luan edhe Ēiljeta nė rolin e njė vazje shtatzĖnė

Pak javė mė parė, ne kemi shkruar se kėngėtarja e njohur Ēiljeta kishte nė projektet e vjeshtės edhe xhirimin e njė filmi me kastė italo-shqiptare, por tani kemi mėsuar se ajo merr pjesė tek i njėjti film ku do tė luajė edhe Bjordi. Ēiljeta nė film ka rolin e njė baristeje, ajo ėshtė shtatzėnė, diku nė muajt e fundit dhe ėshtė njė nga personazhet qė gjendet e mbyllur nė ashensor. Ēiljeta ka luajtuar edhe herė tė tjera role sekondare, si psh tek filmi “Ishte kohė pėr dashuri”, por mbase kėsaj here roli i saj do tė jetė mė impenjativ, pasi bėhet fjalė pėr njė triller psikologjik dhe aktorėt janė mė sė shumti italianė, por edhe personazhet duhet tė flasin nė italisht.
Bjordi pėrzgjidhet pėr rolin mė tė vėshtirė

Tė luash rolin e njė tė riu me ērregullime tė autizmit, ėshtė njė sipėrmarrje mjaft e vėshtirė. Mjafton tė kujtojmė se njė rol tė ngjashėm ka luajtur gjiganti i kinematografisė botėrore, Dustin Hoffman, tek filmi “Rain Men”, sė bashku me Tom Cruiz. Por mbase kjo mund tė jetė edhe njė gjė e mirė, sepse nė kėtė rast ne do tė mund tė shohim nėse Bjordin e lidh thjesht pasioni me filmin apo edhe talenti.

Nė film, pjesĖmarrės edhe dy protagonistėt e “Le iene”
“Le iene” ėshtė njė nga programet mė tė ndjekura nė kanalet e “Mediaset,” i tėri me karakter investigativ, por edhe zbavitės. Kjo ėshtė dhe arsyeja pėrse gazetarėt e kėtij programi janė kaq tė famshėm nė Itali, madje kanė fituar edhe ēmime mjaft prestigjoze. Pikėrisht dy nga kėto personazhe do tė kenė disa role episodike nė filmin ku marrin pjesė Bjordi dhe Ēiljeta. Madje, thuhet se ekipi realizues ėshtė duke biseduar pėr tė pasur nė njė rol tė tillė episodik edhe regjisorin e famshėm tė filmave erotikė, Tinto Brass. Filmi do tė marrė pjesė nė disa kompeticione kinematografike, si dhe do tė shfaqet nė Tiranė.
Para xhirimeve Ēiljeta ēmend Dibrėn, nė koncerte bėn fushatė pėr PD-nė
Pasi u pėrfol pėr shkak tė pjesėmarrjes nė njė paradė qė ishte organizuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e cila thuhej se ishte organizuar nga Aleanca, kėngėtarja e njohur Ēiljeta Xhilaga nė njė intervistė dhėnė gazetės “Panorama” kishte reaguar, duke thėnė se ajo kėndon pėr parti tjetėr dhe nuk e tradhton PD-nė, ndėrsa organizatori i mbrėmjeve qė kishte ftuar Ēiljetėn, tregoi se atė paradė nuk e kishte organizuar as Aleanca e as PD-ja, por ishte organizuar nga njė shoqatė e pavarur qė ishte jofitimprurėse dhe se ai kishte dėrguar Genta Ismajlin dhe Ēiljeta Xhilagėn me qėllim qė ajo shoqatė tė mbledhė disa fonde. Nga Amerika, kėngėtarja e njohur vazhdoi me koncerte, ndėrkohė qė fundjavėn e kaluar ishte e ftuar nė njė pub tė Dibrės (Maqedoni) ku pas performancės sė jashtėzakonshme qė dha pėr publikun atje dhe pasi i ēmendi ata, Ēiljeta nuk pėrtoi tė fotografohet me fansat e saj, madje me disa ka preferuar tė mbajė pėrpara flamurin e PD-sė, pėr tė treguar se ende i takon atij formacioni politik, ose ndoshta pėr tė mbuluar “gabimin” qė thuhej se ishte bėrė gjatė qėndrimit tė saj nė Amerikė. Ēiljeta si zakonisht, e veshur shumė bukur, me gjoksin e saj seksi, ka ēmendur tė gjithė ata qė kishin ardhur pėr tė ndjekur performancėn e saj nė njė disko tė Dibrės. Mė pas ėshtė nisur drejt Italisė pėr xhirimin e filmit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:09
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 02:47   #80
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Adrian Gaxha largohet nga konkurrimi i “Kėnga Magjike”


Gaxha: Vendimin e morėm bashkė me Gjebrenė.
“Vendosa vetė tė largohem nga konkurrimi. Kam biseduar me Arditin dhe vendosėm qė mė mirė tė largohem vetė nga konkurrimi tek festivali dhe tė mos futem nė finale. Edhe babai im bisedoi me Arditin dhe ashtu vendosėm pėr tė mirėn tonė. Kam shumė projekte tė tjera pėr tė realizuar dhe nuk mendoj qė ėshtė fundi i botės pėr mua. Mė shumė vendosa pėr shkak tė reagimeve tė tė tjerėve, sepse nuk e shoh tė udhės qė tė ketė skualifikim nga festivali. Ka dhe shumė gjėra tė tjera tė rėndėsishme qė duhen tė shihen e jo vetėm tek unė tė analizohen tė gjitha gjėrat nė detaj”. Kėshtu ka rrėfyer Adrian Gaxha gjatė njė bisede qė realizuam me tė pėr shkak tė largimit nga festivali “Kėnga Magjike”. Lajmi se Gaxha ėshtė duke konkurruar nė dy festivale me tė njėjtėn kėngė, mori dhenė nė disa media dhe pėr kėtė shkak drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, vendosi tė marrė masa ndaj Adrianit. “Kėtė lajm e di kush e ka dhėnė nė media, e di qė ėshtė njė i afėrm imi, emrin e tė cilit nuk dua ta pėrmend dhe nuk dua t’i bėj reklamė, por nuk e di qėllimin pėr ēfarė e ka bėrė, sepse ka shumė kėngė tė njėjta tė cilat konkurrojnė nėpėr festivale tė ndryshme dhe pėr to nuk shkruhet asgjė. Por mua nuk mė ka krijuar asnjė problem pėr shkak se me kėtė gjė nuk mund tė mė prishin karrierėn, pėrkundrazi mua akoma mė shumė mė shtyjnė tė punoj nė karrierėn time dhe tė mos ndalem aspak”, tregon mė tej Adriani, i cili dukej pak i indinjuar pėr faktin se kėnga ishte pėlqyer shumė nga publiku dhe performanca e tij zgjoi interes tė veēantė te fansat e tij. Gjatė bisedės telefonike qė realizuam me Adrianin, ai tregon se kėtė gjė nuk e kishte bėrė me qėllim, por pėr vetė faktin se ishte krijim personal nga studioja e tij nė bashkėpunim me Robert Bilbilov. “Unė pėrderisa e punoj vetė kėngėn me bashkėpunėtorin tim Robertin, asnjėherė nuk mendoj qė kam thyer ndonjė regull, sepse veē unė e di se si jetoj pėr atė kėngė dhe punoj ditė e natė me muzikėn, me orkestrimin, me koreografi me styling, me gjithēka, ashtu siē unė mendoj qė duhet tė prezantohet njė artist nė skenė dhe ashtu siē e ndiej veten mė sė miri kur jam nė skenė. Mua nuk mė duket problem nėse njė kėngė e kėndoj nė dy vende.
Kėnga “Me ty” u kėndua dhjetė ditė para paraqitjes tek “Kėnga Magjike” nė njė festival nė Maqedoni, ku kėnga kėndohej nė maqedonisht, por muzika si dhe paraqitja skenike ishin tė njėjta. Por sipas kontratės sė pjesėmarrjes te “Kėnga Magjike”, kėnga qė sillet pėr konkurrim duhet tė jetė njė krijim i ri, i paprezantuar mė parė nė asnjė kompeticion, madje as nė ndonjė bar ku kėngėtarėt mund tė ndiqen nga njė numėr i kufizuar njerėzish dhe kurrsesi tė konkurrojė nė njė festival tjetėr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:09
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 02:50   #81
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Rovena Stefa: Dua njė burrė qė tė mė komandojė


“Ushqehem siē mendoj se ėshtė mė mirė, preferoj shumė gjėra tė shėndetshme pėr trupin tim, bėj palestėr dhe mundohem tė mbaj trupin nė formė”, kėshtu ka thėnė nė njė intervistė dhėnė nė televizionin Alsat-M, kėngėtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje pėr tė promovuar kėngėn dhe klipin e saj mė tė ri, tė titulluar “Kanagjegji”. Rovena gjithashtu ka treguar se pėr momentin me motrat e saja jeton nė Prishtinė, ku kanė marrė me qira njė apartament atje dhe po punojnė nė fushėn e muzikės, Rovena dhe Irva si kėngėtare, kurse Elisa luan rolin e menaxheres sė motrave. E pyetur se nėse e motra e saj Irva e ka mė tė lehtė realizimin e karrierės muzikore nė krahasim me kohėn kur ajo ka filluar, Rovena ka thėnė se tani Irva e ka shumė mė tė lehtė pėr shkak se ajo dhe Elisa kanė krijuar rrugėn nė muzikė dhe sė bashku me miqtė e tyre do e ndihmojnė Irvėn pėr tė krijuar njė karrierė tė bukur artistike, pasi Rovena kur kishte filluar karrierėn e kishte pasur pak mė tė vėshtirė. Kėngėtarja e njohur Stefa gjithashtu ka treguar dhe pėr kėngėn e saj mė tė re, tė realizuar edhe me klip “Kanagjegji”, qė ėshtė njė kėngė me tipare tė vjetra shqiptare, ku ka dashur tė pėrshkruajė njė lidhje dashurie mes njė vajze nga Shqipėria dhe njė djali nga Kosova. Kjo kėngė ėshtė pėlqyer shumė nga fansat e saj, kurse Rovena mban veshur njė kostum tepėr special qė ėshtė realizuar pėr tė, ndėrsa klipi ėshtė xhiruar nė Krujė, tek Kalaja e Skėnderbeut. Mes tė tjerave, Rovena ėshtė pyetur edhe pėr jetėn e saj private, ku ajo ka ngurruar tė flasė mė shumė, por vetėm ka thėnė se burrin e do gjeneral qė ta komandojė atė, ashtu siē e ka dhe njė kėngė me titull “Gjenerali”. Rovena sė fundi ishte pjesė e spektaklit “Zhurma Show” ku sė bashku me Irvėn rrėmbyen tri ēmime.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:08
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 02:52   #82
publialb
 
Anėtarėsuar: 14-11-11
Postime: 16
publialb i vlerėsuar jo keq
Gabim Big Mama fryn buzėt, zbulohen fotot


Kur tė gjithė i fshehin ndryshimet estetike qė bėjnė nė pamjen e tyre, ne tė paktėm kemi njė personazh karizmatik dhe pa komplekse qė gjithmonė atė qė bėn, e ndan me publikun me natyrshmėrinė dhe sinqeritetin mė tė madh. Kėtė radhė ne ju sjellim lajmin jo vetėm me fjalė, por edhe me foto. Big Mama ka fryrė buzėt. Kjo gjė mund tė shihet dhe vėrtetohet nga fotot ekskluzive qė i kemi siguruar ngaklinika. Pėr kėtė ndryshim estetik nė pamjen e saj dhe pėr tė pasur njė palė buzė tė reja, Bigi ka sjellė nė Tetovė njė mjek shumė tė njohur turk tė kirurgjisė estetike, Hayati Akbas nga klinika FBM Lazer Estetik Plastik Cerrahi, me seli nė Samsun tė Turqisė. Zmadhimin e buzėve Big Mama e ka realizuar nė njė studio parukerie dhe estetike tė njė miku tė saj, teksa mjeku i njohur Akbas ka qėndruar vetėm disa ditė nė Maqedoni, kurse mė herėt ai kishte qėndruar pėr disa ditė edhe nė Prishtinė. Sipas informacioneve tona, nė duart e tij ka kaluar edhe njė kėngėtare tjetėr pėr tė cilėn ende nuk jemi informuar, por me kalimin e kohės do tė bėhet publike gjithēka. Ne kemi shkruar mė herėt pėr suksesin e Bigut nė Turqi me realizimin e projektit tė parė atje, madje kemi shkruar edhe pėr ndėrhyrjet kirurgjike qė ka realizuar atje pėr tė larguar peshėn. Por Big Mama ka vendosur pėrsėri tė largojė disa kile tė tjera nėpėrmjet operacioneve nė Turqi. Ne e pėrgėzojmė pėr guximin qė ka.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-11-11 nė 10:08
publialb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 08:19   #83
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rovena Stefa: Dua njė burrė qė tė mė komandojė

Po more e done kjo burrin qe e komandone ,nuk pe di ku me komandu,po se besoi se kjo len karrieren e shkone ne fshat veq me rrite fmije e kujdes per burre,diqka duhet mi tregu shtypit per tju permendi emrin dikund,,,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-11, 08:55   #84
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rozana Radi refuzon ofertėn pėr 1500 euro, respekton vendimet e partnerit

qeshtu nuse ngo burrin,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:20   #85
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Elvana vs. Dafina, lufta e heshtur e dy divave

21 November 2011

Tė jesh 1-shi nė muzikėn mbarėshqiptare, jo vetėm qė nuk ėshtė e lehtė, por nėnkupton pėrpjekje tė vazhdueshme, kurim tė imazhit, veshje skenike, investim tė pamasė nė para, pasi rivaliteti nuk toleron kurrė. Dy kėngėtaret mė “inn” tė kohėve tė fundit nė skenėn muzikore shqiptare, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, duket se janė prekur pikėrisht nga ethet e kėsaj “lufte” tė heshtur qė po zhvillohet mes tyre. Tė dyja janė mė tė preferuarat e rrjedhimisht mė tė paguarat nė koncertet nė mbarė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė, diasporėn etj. Pėr mė tepėr, secila prej tyre po e mban nė “tiro” gjininė e muzikės qė lėvrojnė, pasi klipet e tyre kėtė vit nuk kanė fund. Mesa duket, dy kėngėtaret e njohura s’kanė kohė as tė marrin frymė, le pastaj pėr pushime…
Reklamė ka bėrė Dafina Zeqiri mė parė, njė reklamė banke nė Kosovė ka realizoi sė fundmi edhe Elvana Gjata, ku pėr “inat tė tė gjithėve” shfaqej mė seksi se kurrė. Por, pse pikėrisht nė Kosovė, apo pėr shkak se atje Elvana ka qenė shumė e popullarizuar, ka nisur tė pėlqehet ēdo vit e mė shumė Dafina, duke ia lėkundur kėshtu pozitėn kėngėtares shqiptare, fituese tė “Top Fest 8” me kėngėn “Me ty”?! Ndėrkaq, pėr Dyffy-n, pėr tė cilėn u tha se kėrkoi para pėr tė marrė pjesė nė “Zonė e lirė” tė Arian Ēanit, (gjė qė normalisht nuk i leverdis, sepse tė paktėn publiku shqiptar do kishte mundėsi ta ndiqte nė kėtė emision, por ajo nuk erdhi fare, ndoshta ngaqė iu refuzua kėrkesa!), ka nisur epoka e kėngėve nė anglisht, me qėllimin pėr tė thithur sa mė shumė admirues anglishtfolės (sepse ne shqiptarėt vdesim kur bėhet fjalė pėr gjuhė tė huaja!), por edhe pėr tė pasur njė armė mė tepėr pėr tė prekur tregun europian, pėr tė cilin Elvana nuk ka tentuar ende. Kėto kohė nė fakt, Zeqiri, pėr tė cilėn ėshtė shkruar se ėshtė ndarė nga i fejuari, Krenari; i ėshtė kundėrpėrgjigjur “goditjes” sė Elvanės nė njė tjetėr mėnyrė: pasi publikoi kėngėn e saj nė anglisht, “My Swag”, qė nė shqip do tė thotė “Hakmarrja ime” ose “Armėt e mia”, do tė sjellė mė 1 dhjetor kėngėn “D&G”, nė bashkėpunim me njė nga reperėt mė tė njohur nė trojet mbarėshqiptare, Getoar Selimi tė “Tingulli 3nt”. Nėse pėr “My Swag” (kėngė qė nuk pati suksesin e pritur!) sipas thashethemeve, iu kushtua Elvanės, Tunės dhe Genta Ismajlit, tė cilat Dafina i konsideron rivalet mė tė forta, (pasi sikurse edhe ajo, ato janė seksi, vokaliste, madje kanė mė tepėr vite nė skenė), “D&G” nuk dihet tė ketė ndonjė dedikim … Dafina, e talentuar sidomos pėr muzikėn R’N’B, i ka marrė masat nga ana e saj, duke i dhėnė ekskluzivitetin e kėngėve tė saj mė tė fundit STV (Supersonic Televizion), qė deri mė tani e ka lanēuar shumė Elvanėn. Qėllimi i Dafina Zeqirit ėshtė qė tė rrėzojė popullaritetin e Elvana Gjatės, sepse synimi i saj ka qenė pushtimi i tregut nė Shqipėri, ndoshta pėr tė pėrmirėsuar “gabimet” e saj, pra kėrkimin e parave pėr intervista tė ndryshme. Por, ja qė fati i saj i keq kanė qenė arenat e festivaleve moderne, siē janė “Kėnga Magjike” apo “Top Fest”, trofeun e tė cilit kėtė vit e rrėmbeu Elvana. Dafina ka marrė pjesė nė festivale nė Shqipėri, por ka sukses tė madh. Megjithatė, ajo mund tė justifikohet me faktin se kėnga “Vibe” qė e ka kėnduar nė bashkėpunim me Tunėn dhe 2Po2 ėshtė njė nga hitet mė tė klikuara shqiptare. Ndaj, po tė mos jesh inteligjent, ėshtė e vėshtirė t’i mbijetosh kėsaj “Xhungle muzikore”, kėshtu qė e mirėnjohura Elvana Gjata, e cila nė albumin e saj tė fundit i ka tė gjitha kėngėt hite, ėshtė duke pėrgatitur njė superklip, qė sikurse ėshtė mėsuar, do tė jetė super i kushtueshėm, bile disa thonė se deri mė tani nuk ėshtė parė klip i tillė nė Shqipėri. Stafi i “Provideo”, me tė cilin po bashkėpunon pėr klipin e ri hitbėrėsja e “Ku jeton dashuria ime”, “Nuk janė mė”, “Dhe zemra ndal”, “Mamani nejen”, “Vetes”, “A ke ti zemėr”, “Dhe zemra ndal”, etj., garantojnė qė video e kėngės “Gjaku im” do tė jetė “bombė”. Si pritet tė shkojė lufta Elvana- Dafina, rezultatin mbetet vetėm ta shohim nė vijim…

Burimi: Gazeta Standard
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:21   #86
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Alberie Hadegjonaj, te gjitha operacionet qe e transformuan

21 November 2011





Ajo ėshtė njė kėngėtare shumė e mirė, por edhe njė personazh shumė karizmatik. Nė jetėn e saj ka provuar majat, por edhe dramat. Megjithatė, duket se Albėrie Hadėrgjonaj nuk ia ka mohuar asnjėherė vetes optimizmin dhe humorin e ri. Madje, sipas disa studimeve, kėto dy cilėsi tė ndihmojnė qė tė mbetesh e re pėrgjithmonė. Ajo mbase jo? Nė fakt, jeta tregon se nuk mjafton vetėm fakti i tė ndjerit mirė me veten dhe botėn pėr t’u ndier e re, por sidomos pėr t’u dukur e re. Nė kėtė moment hyn nė lojė kirurgu plastik. Dhe mirė bėn… Madje, shyqyr qė i kemi, sepse jemi tė qetė qė ai ėshtė gjithmonė aty duke pritur, mjafton qė ne tė zgjedhim, tė shkojmė apo jo. Ndėrkohė duket se Albėria e ka zgjidhur tashmė kėtė dilemė dhe, pėr t’i dhuruar vetes njė rini tė dytė, i ka hyrė mbarė me ndryshime, dhe sipas miqve e kolegėve tė saj, ajo nuk ka komplekse pėr ta pohuar kėtė fakt. Tek emisoni “Opinion” kėtė tė mėrkurė, ku nė panel ishte e ftuar edhe Albėria, nė njė moment Blendi Fevziu pohoi se kėngėtaret pėr tė pasur mė shumė sukses, nuk i mbajnė shpresat vetėm tek zėri apo kėnga e mirė, por edhe tek kirurgu plastik. Dhe tė gjthė ata qė e ndoqėn, besoj e panė vetė me sytė e tyre se ajo qė qeshi mė shumė pėr kėtė batutė ishte Albėria, duke dėshmuar se kėtė fakt e merr me shumė sportivitet. Por nė ndryshim nga kėngėtaret 20- vjeēare, tė cilat ia nisin karrierės me njė xhiro tek kirurgu e mė pas nė studion muzikore, Albėria ka bėrė ndryshe. Pas shumė vitesh nė skenė, e sprovuar nė disa zhanre tė muzikės, me shumė ēmime prestigjioze tė fituara, ka menduar se tashmė duhen bėrė disa ndryshime nė pamje. Dhe ia ka dalė… Nga ato qė ne kemi mėsuar, duket se Albėria nuk ėshtė mjaftuar me ndonjė ndryshim tė vogėl qė tė ngjajė si diēka natyrale, por ka bėrė revolucion nė pamje. Me sy tė lirė mund tė kuptosh dozat e fillerit tė injektuara poshtė syve, nė mollėza dhe nė buzė, rregullimin e qafės, ndėrkohė qė thuhet se edhe gjoksin e ka ribėrė. Nė fakt, po t’i besonim Ermal Mamaqit, i cili kur po bėnte prezantimin e Albėries nė skenėn e “Kėnga Magjike”, tregoi edhe vendet ku ajo mund t’i ketė prekur me bisturi, i bie qė edhe tė prapmet mund tė kenė pėsuar disa ndryshime, por ne gjithsesi aty nuk kemi dalluar gjė. Pra, ta konsiderojmė thjesht si njė batutė tė Ermalit dhe asgjė mė shumė. Paraqitjet e fundit tė kėngėtares sė njohur kanė zgjuar interes tė veēantė tek publiku dhe fansat e saj, si dhe kanė ngjallur komente tė ndryshme. Mediat kosovare, kanė pak kohė qė e kanė nė qendėr tė veėmendjes pėr kėto ndryshime, meqė kėngėtarja vjen pikėrisht nga Kosova. Sipas gazetės “Kosova Sot”, kėngėtarja Albėrie Hadėrgjonaj ka filluar tė pėrdorė shumė botoks. Gjatė paraqitjes sė saj nė “Kėnga Magjike”, Albėria ėshtė dukur mė e re se kurrė e kjo falė botoksit, por edhe shumė mė ndryshe. Gjithsesi, ne e pėlqejmė Albėrien edhe kėshtu, sepse ajo ėshtė njė kėngėtare e zonja dhe vazhdon tė bėjė tendencė me muzikėn e saj.

Burimi: Panorama Plus
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:22   #87
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Isi Topciu, oferta qe nga Amerika Latine deri ne Japoni

21 November 2011





Ishte nė Londėr, pėrfaqėsoi shqiptarėt denjėsisht dhe u kthye me ēmimin “Best catwalk” qė jepet nga juria e spektaklit “Miss World”. Isi Topēiu rrėfen nė njė bisedė tė shkurtėr pėr “Panorama plus” eksperiencėn e saj gjatė kėtij spektakli, si dhe oferta tė shumta tė cilat kanė ardhur nė adresė tė bukuroshes. Pėr Isin nuk ėshtė fillestare kjo punė, pasi ajo mė herėt ka qenė pjesė e pasarelave nė Itali, dhe ka realizuar shumė fotosesione me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha. “Unė atje kalova shumė mirė dhe mendoj qė Shqipėria mori njė vlerėsim shumė tė mirė kėtė vit”, – tregon bukuroshja Topēiu, duke thėnė mė tej se kjo ėshtė eksperienca mė e bukur qė ka pėrjetuar nė botėn e artit. “Ka qenė eksperienca mė e bukur qė kam jetuar deri tani pėr sa i pėrket botės sė modės apo artit, fitova ēmimin “Best catwalk” nga juria e “Miss World” dhe hyra nė “Top 20” e pastaj prej aty u zgjodhėn “Top 5 modele”, si dhe “Top 10 Best designer dress”. E pyetur nėse nė adresė tė saj ka ardhur ndonjė ofertė pune nga ndonjė agjenci e modės, Isi tregon se pėr momentin ėshtė shumė e angazhuar me shkollėn, por ėshtė duke shqyrtuar oferta tė shumta. “Kontakte dhe oferta mė kanė ardhur nga Japonia dhe nga Amerka e Jugut, por duhen vlerėsuar mirė, sepse pėr kėtė vit jam shumė e angazhuar me shkollėn, ajo ėshtė gjėja primare, moda ėshtė gjithēka, por mbetet vetėm pasion”, – pėrfundon kėshtu bisedėn vajza e cila pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė “Miss World 2011”, qė kėtė vit ėshtė mbajtur nė Londėr.

Burimi: Panorama Plus
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-11-11, 21:33   #88
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Talking Titulli: Lajme - thashe e thėme

Kėrkon burrė nė internet
Kush do ta paramendonte se lepurusha e dikurshme e revistės erotike “Playboy”, Jenny McCarthy do tė ishte aq shumė e dėshpėruar, sa dashurinė e saj tė re ta kėrkoj pėrmes ueb-faqeve tė ndryshme pėr takime pėrmes internetit.





Kėshtu, kjo bukuroshe pasi ka dėshtuar qė tė gjejė njė tė dashur nė botėn e shoubiznesit, ėshtė regjistruar nė njė faqe pėr takime ‘on-line’.

Qė kur ajo ėshtė ndarė nga i dashuri i fundit Paul Krepelka nė muajin shkurt, nuk ka mundur tė gjej tė dashur, kėshtu qė tani i ėshtė drejtuar faqes sė internetit Match.com.

“Kam shikuar pėr meshkujt qė mė pėlqejnė mes moshės 35 dhe 48-vjeēe. Ėshtė vėshtirė tė gjesh njė mashkull. Unė jam nga Ēikagoja, ku meshkujt hanė mish dhe patate.

Ata nuk e dinė se ēfarė do tė thotė vegjetarian”, ka thėnė ajo. Ajo tani ka vendosur tė kėrkoj mė larg pėr dashurinė e saj. “Nuk e kam dert nėse ai ka hundė tė madhe, apo nėse ka kokėn tullace.

Vetėm tė jetė njė mashkull i ėmbėl dhe i cili ėshtė njė reflektim perfekt i asaj qė jam unė. Ata duhet tė kenė njė vend pune, nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi tė paguajnė sė paku njė darkė dhe gjėra tė tilla. Kjo ėshtė e rėndėsishme”, ka thėnė ajo.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-11-11, 22:34   #89
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Kim Kardashian donte njė burrė Italian

Kim Kardashian nuk gjen paqe. Pas dėshtimit tė martesės sė saj tė shkurtėr, tani ka kundėr vetes edhe shtypin botėror.



Gazetat sportive, flasin pėr njė tjetėr basketbollist, tė cilin Kim paska dashur pėr burrė. Ai ėshtė italiani Danilo Gallinari.

Bėhet fjalė pėr njė martesė mediatike, qė Kim ia ka propozuar atij.

Nė njė program radiofonik “Deejay chiama Italia”, nė puntatėn e 18 nėntorit Danilo Gallinari ka pranuar tė ketė marrė kėtė propozim nga show girli-i amerikan.
“Mund tė them se gjithcka qė keni lexuar ėshtė e vėrtetė.

Unė isha nė New York dhe ajo do tė spostohej nga Los Angeles pėr tu takuar, e mė pas takimi do tė pėrfundonte me njė martesė mediatike”, ka deklaruar Gallinari.

Ai mė pas sqaron se “Unė e refuzova dhe ajo u martua nė New Jersey me Kris Humphries. Martesa pėrfundoi keq ashtu sic tė gjithė e dimė.”
Us Weekly shkruan se kohėt e fundit burri i saj Humphries nuk e respektonte, madje e ofendonte nė publik me fjalė si budallaqe, e patalentuar, etj.


ps: sipas disa informatave jozyrtare por te verteta, Kim eshte dashuruar ne nje Holandez me prejardhje Shqiptare
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-12-11, 21:21   #90
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Fotot e Vipave shqiptarė nė prag festash





Disa prej emrave mė tė njohur tė muzikės mbarėshqiptare janė duke pritur me padurim festat e fundvitit. Shumica prej tyre nuk ka kohė pėr tė festuar pasi janė tė impenjuar nė koncerte tė ndryshme bėrnda trojeve shqiptare por edhe nė Diasporė.

Por kurrėsesi nuk kanė harruar tė bėjnė fotot e tyre promocionuese pėr Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Bukuroshet: Adelina Berisha, Adelina Ismajli, Genta Ismajli, Rovena Stefa apo Tuna, kanė publikuar fotot qė kanė bėrė ditėt e fundit enkas pėr festat e shumėpritura. Cilėsia e tyre ėshtė nė maksimum, jo vetėm se janė bėrė nga fotografė profesionistė por edhe sepse vetė kėngėtaret janė nė formė trupore tė mrekullueshme.

Ndoshta kjo ėshtė mėnyra qė kanė zgjedhur pėr tė uruar shqiptarėt, dhe duhet pranuar se nuk ėshtė aspak ide e keqe.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Tags
brad pitt


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 11 (0 Anėtarėt dhe 11 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.