Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-10-04, 19:28   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova kėrkon Qytetarė!

Me 23 Tetor:

KOSOVA KERKON QYTETARE!!!

Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e duke fuqizuar ushtrine.


Nga: Arber Ahmetaj

Nje qytetar I Kosoves, me te drejte vote me daten 23 Tetor, e ka ne dore ta shpetoj Kosoven. Kurre me pare ne historine tone nuk ka qene me lehte qe qytetaret e saj, individualisht, pa u armatosur, as pa kenduar kenge patriotike, pa hyre ne rradhe ushtaresh, as pa u prere me thika, pa friken e burgut, as te zingjireve te tankeve, pa u lodhur shume, e pa u hyre nje therre ne kembe, mund ta shpetojne Kosoven.

Qytetari I Kosoves kesaj here ka vetem per te bere nje shenje ne leter, ta palos ate, dhe ta hedh ne kutine e votimit. Cilesdo parti Shqiptare qe ia ka enda mund t'ia jap voten dhe kurre me pare ne historine e vendit tone, ndoshta as kurre me ne te ardhmen, nuk do te kete nje shans me te larmishem, nje numer me te mjaftueshem partish per te zgjedhur.

Qytetari I Kosoves qe deshiron me se fundi te bej dicka per atdheun e vete, e ka kete shans. Pike rendesie nuk ka se kush ka kontribuar me pare, kush e ka sjell Kosoven deri ne kete dite, cili eshte me hero, e cili me pak, kush ka derdhur gjak, e kush ka derdhur djerse: rendesi ka se me daten 23 Tetor, Kosova ka nevoje per voten e te gjithe qytetareve te saj.

Te ngrihesh nga gjumi, te lash syte, te vishesh, te dalesh per nje shetitje ne kete vjeshte te bukur, te kalosh nga qendra e votimit, te votosh per pese minuta, te kthehesh ne shtepine tende, dhe te kesh ndjesine se ke bere dicka te madhe per vendin tend, ky eshte nje shans, qe nuk kapet kesaj here, ndoshta s'do te na jep me. Kosova po hyn ne nje rruge te re, te pa-sigurte e te pa-qarte edhe per ata qe kane mendi e fuqi.

Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e fuqizuar ushtrine.

As pike as presje nuk ka hequr nga synimet e saj te zeza per Kosoven. Per te shmangur kete zezone, per ne e per Serbine, duhet te votojme me daten 23 Tetor. Miqte e Serbise jane gati te thone se "Shqiptaret nuk jane te interesuar ne demokraci, ata jane te zhgenjyer me udheheqesin e vete, ata jane gati te te ri-kthehen nen Serbi."

Per te deshmuar te kunderten duhet te dalin me zgjedhje, duhet te votojme per partite tona, te majta e te djathta. Te deshmojme besimin dhe lidhjen tone me drejtuesit tane, pavaresisht dobesive te tyre.

Edhe Presidentet, Kryeministrat dhe Politikanet e te gjithe botes kane dobesi, qytetaret shpesh merziten me ta, madje nuk I mbeshtesin, nuk marrin pjese ne zgjedhje, por ata kane nje luks qe ne nuk e kemi, ata kane shtetin e tyre, bejne si te dojne ne shtepine e tyre. Ne nuk e kemi shtetin tone. Ne kemi miqe qe na mbrojne me fjale dhe me arme, por sic jane deklaruar ata nuk do te rrine gjithe jeten duke na mbrojtur, ata nuk do te rrine gjithe jeten ne Kosove.

Ne duhet vete te bejme shtetin tone, ushtrine tone, shtepine tone. Ne themelet e tyre qendrojne pjesemarrja e qytetareve.

Sa do I zoti, qofte edhe I mbi-natyrshem te jete Rugova, nuk mund te shpetoj vendin tone, sa me I forte dhe I drejte te jete Haradinaj nuk mundet kurre te shpetoj vendin tone, sado trim dhe guximtar te jete Thaci, nuk mundet kurre qe t'I dale matane vetem. Ja pse ne diten e zgjedhjeve e gjithe jane te barabarte, te gjithe kane, nje vote.

Askush nuk mund te krenohet se eshte me I forte dhe me I mencur, me I ditur, apo me I vendosur, per te ardhmen e Kosoves. Dita e votimeve eshte dite e barazise dhe lirise, eshte dite e shumefishimit te forces se atdheut, eshte dite e ri-lindjes dhe e proves, eshte dite e gjykimit dhe e drejtesise.

Ate dite te gjithe jemi te pasur me nej vote, me nje gur ne themelet e se ardhmes sone. Ai qe nuk voton ate dite, ai nuk e ka asgje Kosoven. Ai eshte anti-Shqiptar.

Pas zgjedhjeve, nese pjesemarrja eshte e ulet nuk do te kemi me te drejte te ngreme hundet nese na quajne "popull jo-politik, para-politik, te denje per autonomi, per shkrirje te autonimise, per shuarje te shpreses sone per pavaresi." Nga te gjitha krimet, vetevrasja eshte me e urryera. Vetevrasja kolektive eshte marrezia me e pa-shembullt.

Ne mos marrshim pjese ne votime, ri-ngjallim institucionet dhe shpresat tona, nuk ka fuqi qe na del perpara. Edhe ata qe jane ne prag te dhenies se shpirtit: le te vdesin duke votuar. Kosova do t'ju jete mirenjohese si atyre qe rane per lirine e saj duke luftuar, Kosoves me 23 Tetor I duhen qytetare. Ata do te jene prezente.

"Bota Sot"


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.