Rasti i pare me grip derri ne Kosove.
Ministria e Shėndetėsisė konfirmoi paraqitjen e rastit tė parė me virusin A-H1N1 nė Kosovė. I infektuari ėshtė njė kosovar, i cili ėshtė kthyer para disa ditėsh nga Anglia.
Faik Hoti, zėdhėnės i Ministrisė sė Shėndetėsisė, konfirmoi pėr Express se analizat e dėrguara para tri ditėsh nė njė laborator nė Beograd kanė rezultuar pozitive.
I infektuari ėshtė njė 9-vjeēar me banim nė Londėr, i cili para disa ditėsh ka ardhur pėr pushime me familje nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i MSH-sė, Faik Hoti, bėri tė ditur se i infektuari nuk ėshtė i shtrirė nė klinikė, meqė tashmė i ka kaluar fazat klinike tė sėmundjes. Sipas tij, gjendja e pacientit aktualisht ėshtė e mirė.
Zyrtarėt e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH) kanė thėnė se po shikojnė nėse edhe anėtarė tė tjerė tė familjes janė tė prekur nga virusi.
Javėn e kaluar, OBSH-ja dėrgoi pėr analiza nė Institutin Torlak nė Beograd katėr mostra tė tė dyshuarve se janė tė prekur nga virusi A-H1N1. Dy nga mostrat janė analizuar, nga tė cilat njėra ka rezultuar pozitive e tjetra negative.
Ndėrsa, dy tė tjerat me sugjerimin e OBSH-sė, nuk janė analizuar fare, meqė tė dyshuarit nuk kanė pasur shenja klinike tė sėmundjes dhe nuk ka pasur nevojė tė bėhen analiza tė tilla.
Kosova ėshtė vendi i fundit nė Ballkan, ku vėrtetohet prania e virusit qė ka pėrfshirė mė shumė se 160 shtete tė botės.
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|