Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diaspora Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Diaspora Shqiptare Kontaktoni shqiptarė tė tjerė qė jetojnė pranė jush nė mėrgim. Mblidhuni kėtu!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-12-05, 11:17   #31
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Kurbeti shoke,kurbeti!
Kush vete e mbeti mbeti!

Cajupi

Me u kujtuan keto fjalle madhore te Cajupit dhe nuk munda dote te mbaje emocionet qe me erdhen si rrefe ne koke diku ne dhomen e hotelit ne nje vende pitoresk te Zvicres.
Disi u mundova te i largoje truri rruget e pafund qe na katandisen ane e mbane botes per te nxjere kafshaten e bukes,por kote.
Dikur isha ne kerkim te nje shoku me te cilin deshiroja te kaloj kohen e lire,te qajme hallet,po edhe te qajme sebashku per tragjedin qe ne ka godat.Athere kur nuk me shkonte ndermend se nje dite ne cdo skaj rrugice do te flitet edhe shqip.
Po ai malle i athershem te takoje nje shqiptare po qofte edhe me qindra kilometra large,tani me eshte shendru ne dhimbje.
Ne cdo skaje te keti shteti te vogel shkrihet gjaku dhe gjuha jone e embel,derdhet djersa e kurbetlinjve.Kurbeti per cdo dite i rremben popullit bijat dhe bijte me te mire.
Ketu aty nuk me pushojne lotet.O Zote!Si u be qe ne logjikes te i japim formen e nje egzodi tani vullnetare te pa pare?.
Ku shkojne keto vajza te reja?.Ku shkojne keto dejlmosha te ri?.Perderisa une isha i zhytur ne mendime,Agimi nje i ri nga Peja nxori nga kuleta fotografin e te fejuares.Cfare bukurije prej shqiptari!Vete fotografija te jepte pamjen e nje ikone mahnitese qe me u duk se perkrah Agimit do te qendroje nje fytyre bukurie e rralle qe kure nuk do te reflektoje rruget e Pejes. Edhe pse akoma ne moshe shume te re,rrudhat e kurbetit i duken shume kjarte,po aq sa edhe te mijat qe karakterizojne moshen qe kam dhe vuajtjet e Kurbetit.
Perderisa pergezoja Agimin per martesen e planifikuar ne fillim te Janarit,edhe me thelle u zhyta ne mendime pse kjo vajze te ndaje fatin e shum gurbetlinjve dhe te endet bulevardeve si shume vajza te tjera shqiptare ne te gjithe rrozullin toksore,dhe te mplaket me heret se moti?!.

Ne moment me u kujtu rrefimi i nje mikes time e cila ne kerkim te krijoje balladen e dashuris dhe jetes s`lumtur bashkeshortore,ndeshet me fatkeqsit dhe menyren e te pershtaturit diku large truallit eme,dhe large te dashurve te saje.Per te qen dhimbja edhe me e madhe e vecanta e kesaj shqiptarje perputhet me fatin e shume bijave shqiptare te cilat as te ndara e as te divorcuara,disa nga keto edhe nena po si mikja ne fjale,ndeshen me pengesa per te u siguru femive kafshaten e bukes duke kry pune nga me te rendat vetem per te mbijetu me femit.
Po a eshte ky evolim i qarte i mentalitetit tone?!.Nuk e di!.Ndoshta pse une i perkes gjenerates ku edukata ka qene ne frymzim me rrjedhojat e ruajtjes mentalitetit familjare dhe kombetare.

Sa i menqur u bera,cmenduri!Kure as une vete nuk mundem me te dalloje mentalitetin tim me ato te naturalizuar nga te huajte.Dhe keshtu,dite e per cdo dite na lindin femi ne trruall te huaje,mbesa e niper,e keto do te harojne fjalet e te madhit Naimit "Me e embel eshte toka ku te ka rene koka".................
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-12-05, 23:40   #32
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje nder popujt qe nuk asimilohet aq lehte jane populli i jone shqiptar.Kete me kohen e ka deshmuar historia qysh ne kohrat e vjetra , me hyrjen e Turqis dhe deri me ditet e sotme.Nuk asimilohet aq lehte shqiptari edhe pse nese nuk e flet gjuhen shqipe , edhe pse ka lindur ne nje vend te huaj , por me veti e percjell cdo here fjalen se eshte shqiptar dhe ashtu do te mbetet.Te i marrim shembulle Arbereshet , shqipetaret ne Ukrain , Shqiptaret ne MIsir ( Egjipt ) etj , ne cdo hap , ne cdo levizje kan ruajtur identitetin e vete kombetar me aq sa kan mundur , me tradit , flamur por edhe me amanet pas amaneti qe te mos harrojne se jane shqiptar.Kohrat e ndryshme dhe sundimet , luftrat , varferia e kan obliguar cdo here shqiptarin qe te marre rruget e botes dhe te braktis te dashurit e vete , te jetoj me malle dhe dashuri te pa shuar per nje dhe te tokes se embel.Si rezultat pozitiv i daljes se shqiptareve ka qene edhe ndihma ne familje , shtet dhe komb ,ka qene edhe fjala top dhe ngritja e zerit per te drejten kombtare shqiptare.

Njef historia edhe ne burrat me te medhenj te cilet ne gurbetin a larget kan kontribuar aq shume dhe aq mire ne te gjitha sferat e politikes dhe qellimit tone kombtare.Nuk jam per daljen e dikuj nga vendi sa per nje kafshat me shume , sepse varferia eshte nje nder armet me te forta qe e vret njeriun ne cdo vend , shoqeri dhe jete, por jam vetem per ate se ; ngado te shkohet , mos te harorjme se kemi flamurin kuq e zi por edhe kemi krenarin dhe trimerin e trasheguar brez pas brezi.Disa hapa perpara nese behen nuk do te thote qe nuk jemi me ne traditen e shqiptarit , por jemi duke ecur perpara e prape se prape duke e numeruar veten deri ne vdekje si shqiptar i tokes se lashte Ilire.

Nje gje qe me ka gezuar shume ishte edhe ajo kur voglushi i im me tha me nje fytyr te buzqeshur dhe i gezuar:
Mami , flamurin me te mirin ne bote e kemi ne.

E kjo eshte hap i asaj qe shqiptari nuk asimilohet kurre.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-05, 14:03   #33
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Mami , flamurin me te mirin ne bote e kemi ne.

E kjo eshte hap i asaj qe shqiptari nuk asimilohet kurre.[/quote]

Dyshoje ne kete hypotezen tende doGzona! Nese shqiptaret vazhdojne me martesa te perziera siq kane filluar, nje pjese e tyre do te asimilohen pjeserisht ne decenjet e ardhshem. Nje shqiptar qe martohet me nje femer gjermane apo zvicrane ne perendim,ne pamundesine e graus ta flas gjuhen shqipe, edhe femijet e tije do ta flasin gjuhen gjermane dhe ate shqipe do ta lene pas dore. Ka shume raste te tille ku femijet si dine dy fjal shqip. Ne martesat e paperziera dhe me angazhimin me te madhe te prinderve per femijen, asimilimi mund te shtyhet, por edhe kjo eshte qeshtje kohe. Me kalimin e kohes, kur femijet lindin dhe jetojne ne nje shtet te huaj, nen ndikimin e nje kulture dhe gjuhe te huaj, asimilimi eshte pothuaj i pashmangshem, si asimilimi kombtar ashtu edhe aj fetar.
Ky eshte mendimi im personal.
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-05, 00:30   #34
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Espresso!


Nese ne marrim shembuj te tille sikur qe e keni cekur ju , atehere as me kete nuk pajtohem , sepse realiteti nuk qendron keshtu aspak.Asimilimi i shqiptareve nuk ka ndodhur deri me sot , edhe pse ne shume raste kemi edhe intelektual qe i njef kombi qe kan qene te martuar me femra gjermane , pasi paskeni shkuar tek gjermanet. I madhi Martin Camaj e kishte gruan gjermane qe ne cdo faqe te librit i falenderohet asaj per mbeshtetjen dhe kontributin e saj , por edhe per dashurin e saj.

Kjo nuk do te thote qe ne do te asimilohemi , sepse pamvarsishte se ne cilen gjuhe mesojme apo studjojme , me rendesi eshte te jemi te shkollluar ,por edhe te prire nga prinderit ngapak , por edhe nga shoqatat shqiptare ne diaspore qe te mundohen te ruajn me aq sa munden historin tone kombetare dhe kulturen tone kombetare te pasur.

Do te kisha deshire qe edhe te ceki sa per fund se ;Asimilimi kombetar behet vetem atehere kur e pranon se nuk eshte shqiptare , por njerez te tille edhe nese jetojne ne trojet tona nuk na duhen aspak , cka kemi kesi shembuj te mjaftuar rrethe kesaj.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-05, 00:48   #35
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona
Espresso!


Nese ne marrim shembuj te tille sikur qe e keni cekur ju , atehere as me kete nuk pajtohem , sepse realiteti nuk qendron keshtu aspak.Asimilimi i shqiptareve nuk ka ndodhur deri me sot , edhe pse ne shume raste kemi edhe intelektual qe i njef kombi qe kan qene te martuar me femra gjermane , pasi paskeni shkuar tek gjermanet. I madhi Martin Camaj e kishte gruan gjermane qe ne cdo faqe te librit i falenderohet asaj per mbeshtetjen dhe kontributin e saj , por edhe per dashurin e saj.

Kjo nuk do te thote qe ne do te asimilohemi , sepse pamvarsishte se ne cilen gjuhe mesojme apo studjojme , me rendesi eshte te jemi te shkollluar ,por edhe te prire nga prinderit ngapak , por edhe nga shoqatat shqiptare ne diaspore qe te mundohen te ruajn me aq sa munden historin tone kombetare dhe kulturen tone kombetare te pasur.

Do te kisha deshire qe edhe te ceki sa per fund se ;Asimilimi kombetar behet vetem atehere kur e pranon se nuk eshte shqiptare , por njerez te tille edhe nese jetojne ne trojet tona nuk na duhen aspak , cka kemi kesi shembuj te mjaftuar rrethe kesaj.
Pe falni per gabimin, desha te them qe vetem ateher kur nuk e pranone qe eshte shqiptare.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-05, 17:04   #36
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Gjithe ky kendveshtrim nga ana juaj varet se si e definoni j'u nocionin "Asimilim" ne kuptimin me te ngusht te fjales :?: !! Nese ju referohemi kendveshtrimit tend, atehere asnje antare i nje kombi nuk do te asimilohet, pavaresisht se ne cilin shtet apo cilen shoqeri lind dhe jeton.
Arbreshet e Sicilise i kane ruajtur disa adete te te pareve, por, shtrohet pyetja sa kontribojne per kombin dhe sa kane dashuri per atdhe :?:
Gjenet mund te kombinohen mes kombeve te ndryshme dhe te fitojne cilesi te reja, por, jo edhe te shuhen teresisht.
Rastin Martin Camaj, nuk mund ta pergjithsosh asesi. Ndoshta ke pasur rastin te ndegjosh edhe per ich shefin e CIA-se Amerikane - Xhoxh Tennet(?) i cili ka prejardhjen nga Shqiperia e Jugut. Para disa diteve pash nje dokumentare televiziv ne nje kanal televiziv gjerman. Behej fjale mbi rivieren Shqiptare ne Shqiperin e jugut. Aty u tregua edhe fshati i Xhoxh Tennetit.
A mund te thuash qe ky burri nuk eshte asimiluar; ka ndjenja kombtare shqiptare :?:

Pra, per mendimin tim, kjo varet krejt si e definon konceptin Asimilim!

Dite te mire - Espresso
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-05, 12:59   #37
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Barbaroza
RREZIKU I ASIMILIMIT TE SHQIPTAREVE NE DIASPORE :arrow: Fenomen i pashmangshem ne te ardhmen!
Fatkeqesisht,fenomeni i asimilimit po troket ne dyert e shqiptareve ne Perendim.Kjo po shihet qartazi.Sidomos,kohet e fundit me ka rene te percjell disa emisione televizive me bashkeatdhetaret tane ne bote.
Qysh ne fillim verehet theksi i ndryshuar shqip ne te folurit e tyre edhe pse ndoshta nuk kane as 6-7 vite qe jane shpernguluar nga vendlindja!E per ata qe jane me dhjetara vite jashte,kjo eshte e padiskutueshme.
Ne spektaklin per Miss shqiptarja ne Amerike 2005,dy vajza konkurruese nuk dinin as nje fjale shqip!!!!Ky eshte mjerimi dhe turpi qe bie se pari mbi supet e prinderve te tyre,pastaj edhe vete ne ato vajza qe pa fije turpi kane konkurruar ne nje spektakel bukurie me vajza shqiptare pa ditur te pakten nje fjale shqip!
Por,keto raste nuk jane te vetmet.Edhe martesat e perziera po e bejne te veten dita me dite!
Ketu ne forum,shumica e diskutuesve shkruajne nga vendet e ndryshme te botes dhe shkruajne mjaft mire shqip,por kur t'i degjosh duke folur(qe me ka rene rast t'i njoh edhe live disa nga ketu),menjehere veren nje theks te renduar e besa nje dite edhe rėndim ne te shprehur shqip te fjaleve!
Degradimi dhe asimilimi jane fjale te ndryshme.Degradimi mund te ndodhe edhe ne vendlindje,edhe me teper jashte saj,por asimilimi ndodhe vetem jashte vendlindjes!
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-05, 17:04   #38
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Espresso
Gjithe ky kendveshtrim nga ana juaj varet se si e definoni j'u nocionin "Asimilim" ne kuptimin me te ngusht te fjales :?: !! Nese ju referohemi kendveshtrimit tend, atehere asnje antare i nje kombi nuk do te asimilohet, pavaresisht se ne cilin shtet apo cilen shoqeri lind dhe jeton.
Arbreshet e Sicilise i kane ruajtur disa adete te te pareve, por, shtrohet pyetja sa kontribojne per kombin dhe sa kane dashuri per atdhe :?:
Gjenet mund te kombinohen mes kombeve te ndryshme dhe te fitojne cilesi te reja, por, jo edhe te shuhen teresisht.
Rastin Martin Camaj, nuk mund ta pergjithsosh asesi. Ndoshta ke pasur rastin te ndegjosh edhe per ich shefin e CIA-se Amerikane - Xhoxh Tennet(?) i cili ka prejardhjen nga Shqiperia e Jugut. Para disa diteve pash nje dokumentare televiziv ne nje kanal televiziv gjerman. Behej fjale mbi rivieren Shqiptare ne Shqiperin e jugut. Aty u tregua edhe fshati i Xhoxh Tennetit.
A mund te thuash qe ky burri nuk eshte asimiluar; ka ndjenja kombtare shqiptare :?:

Pra, per mendimin tim, kjo varet krejt si e definon konceptin Asimilim!

Dite te mire - Espresso

Aty u tregua edhe fshati i Xhoxh Tennetit.
A mund te thuash qe ky burri nuk eshte asimiluar; ka ndjenja kombtare shqiptare :?:


po edhe shumė mirė mundet tė thuhet se ky surrat ėshtė asimiluar, bile ka paraqitur ndjenja antikombėtare ndaj shqiptarėve deri sa ka qenė nė shėrbim tė CIA e njėkohėsisht e ka mohuar edhe identitetin e vehtė ku ai preferon ta paraqesė vehten me origjinė greke, besa edhe shumė mė mirė do tė ishte sikur tė ishte grekopolus dhe mos tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me shqiptarėt dhe shqiptarėn.

shėndet edhe ty Espresso!
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-06, 09:36   #39
regi_05
 
Anėtarėsuar: 18-10-05
Vendndodhja: nė ...
Postime: 98
regi_05 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

"Siē pohoi edhe 4peace, ndikojnė shumė gjėra nė asimilim tė brezave tė rinj. Por kyqi kryesor janė prindėrit."

Edhe une jam dakord me ate qe kan cekur 4peace dhe Murgesha.

"Por kyqi kryesor janė prindėrit"

Pershendetje, Regi.
__________________
\"Lexo (mėso,studio), me emrin e Zotit tėnd...\"(Suretu El Alak: 1)
regi_05 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-06, 03:08   #40
Manqa
 
Avatari i Manqa
 
Anėtarėsuar: 29-09-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,287
Manqa e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Asimilim!!???? Asimilim...........!!!!!!!
Me brengos gjith ,kjo fjal esht nder ato fjalet qe nuk i dua fare.?
Un si Mergimtar qe shum Vite me brngos qeshtja se mundohemi qe fajin ti a lem dikujt tjeter , por faji esht edhe tek ne !!!
Nuk du te hy tash ne detaje se per qfar "Arsyje" kemi mar rrugen e Mergimit se at e din gjith kush vet.....?
Dikush nga "Pasurija " e dikush nga mos Dija kurse tjeri nga mos kushtet qe nuk ju kan ofruar , lem diqka anash qe esht diqka shum e qmuar per te ardhmen ton, e qe po humbet ne nje Humner ,ne nje Qorr Sokak !!!
Ket e them me keq ardhje se esht e vertet se kjo e brengos gjith kend nga ne, por qa esht ma e keqja qe ne nuk kemi kur far mbeshtetje nga as kush ,As nga shteti jon Shqiperija e as nga Kosova ,por as nga do Bisnismena shqiptar qe jetojn dhe krijon ne Diaspor dhe qe kan vet Femije ,por as nga vet iniciativa e jon qe te ndrromi diqka ne ket drjetim!!!?
Qa me brengos mase shumti qe as Mediat Shqiptare nuk shkruajn per ne thuase nuk egzistojm ne ne ket Bot, te ishte doni gazet apo revist qe do shkruante per hallet tona e per jeten ,afirmimin e ksaj Bote Mergimtare!!!???
Kjo esht nje gje absurde dhe e pa falshme dhe qe na kushton shum per te ardhmen e Diaspores Shqipetare ......
Un nuk e parashtroj me pytjen si ta mbrojm asimilimn,,,, por e parashtroj pytje ne qfar periudhe te shkurter do te ndodh kjo veti ????????
Un e lus zotin qe kto gjenerata tona qe marin nektari e shnosh te Shkollimit , te Studimit dhe te pervojes dijenore ktu ne Mergim ta shfrytezojn her do kur do ne Vendin ton pra ne Shqiperin e madhe.....!!!???
Ka edhe shum gjera qe me sillen ne kok por ma merr mendja ma mir me kaq se veq qa me brengos kjo qeshtje e dhe ma shum :!: :twisted:

Me nderimet e mija ju uroj nje jet me dijeni te SHENDOSH KOMBETARE.... :arrow:
Manqa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 22:00   #41
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E Merkure, 25 Janar 2006


SA EMIGRANTE SHQIPTARE JANE NE BOTE?

Nga Xhevat Mustafa

Kjo pyetje eshte bere shpesh teme diskutimesh ne media dhe ne rrethe te ngushta si ne Shqiperi, Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi, ashtu edhe ne gjirin e vete mergatave. Zgjidhja e kesaj enigme, edhe pse shume vone e shume me pas se shtetet e tjere me emigracion masiv, ka qene nje nder objektivat paresore te platformave te disa organizimeve te vete emigracionit tone, si p.sh. te Lidhjes se Shqiptareve ne Bote (LSHB), si dhe te Drejtorise se Diaspores prane Ministrise se Puneve te Jashtme, ne Tirane. Por deri me sot keto nisma, ose kane mbetur krejt ne letra e jane arkivuar pa filluar, ose kane mbetur ne mes te rruges. Kjo per disa arsye. Se pari, sepse eshte konceptuar jo si aksion mbarekombetar, por si problem i zgjidhshem edhe nga nje shoqate e nga nje mergate. Se dyti, ne kohen kur eshte shtruar per zgjidhje, nuk kane qene mundesite dhe mjetet e tanishme. Se treti, mbeshtetja shteterore nga Tirana nuk ka qene ne nivelin e kerkuar as per nje fillim te mire e jo me edhe per vazhdimin deri ne perfundimin e plote, ndersa ajo nga Prishtina, deri me 1999, ka munguar krejt. Se katerti, eshte konceptuar si aksion ngushtesisht shqiptar dhe jo i lidhur ngushte edhe me autoritetet qeveritare, te azilimit, te emigracionit, te policise dhe te drejtesise, me institucionet arsimore, fetare dhe me OJQ-te, ne cdo vend ku ka mergate shqiptare.

Nga ana tjeter, problemi eshte bere edhe me i veshtire nga shtresezimi kohor dhe demografik i mergatave tona ne disa vende, si Italia, Turqia, Greqia, SHBA-ja, etj. Ne tri vendet e para kemi bashkesite shume te mocme, qe e kane zanafillen qysh nga mesjeta e hershme dhe jane shtuar me prurje te reja, deri me 1945. Pas ketyre vijne ato te pas viteve '60 e '70 nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe te pas 1990s sidomos nga Shqiperia dhe Kosova. Veshtiresia rritet edhe nga fakti se per bashkesite e mocme duhen marre parasysh edhe perqindja e larte e asimilimit jo vetem gjuhesor si dhe mungesa e deshires dhe e kurajos nga plot anetare te tyre, per te pranuar origjinen shqiptare. Keto dukuri jane shume masive ne Greqi, tek arvanitasit dhe ne Turqi, tek qytetaret turq me origjine shume te lashte apo te larget shqiptare. Mes tyre nuk jane te pakte ata, sidomos te rinj, qe e dine se kane origjine shqiptare, por edhe qe te deklarojne: "gjyshi apo baba im jane shqiptare, ndersa une jo..." Pervec kesaj, nuk mund te mos merret ne konsiderate dhe ne analize edhe mungesa e kenaqesise dhe e mbeshtetjes se autoriteteve zyrtare ne disa vende, per te pranuar zhvillimin e regjistrimit te emigranteve shqiptare dhe aq me pak, per te njohur shqiptarine e tyre.

Gjithsesi, tani keto veshtiresi e pengesa nuk jane as si 10 vjet me pare, sepse jane lehtesuar ndjeshem. Kjo ka ardhur sidomos nga rritja e ndergjegjesimit per identitetin kombetar dhe organizimin ne shoqata e forma te tjera tek vete shumica e emigranteve shqiptare, (kujtoni sidomos ndeshjet e ekipeve kombetare te futbollit apo turnete e grupeve artistike). Lehtesimi i aksionit te regjistrimit frymor te megatave shqiptare eshte mundesuar edhe nga zhvillimi i pershpejtuar i informatikes, i shoqeruar me futjen e kompjuterit ne shumicen e familjeve, zyrave, shkollave e te lokaleve. Por, eshte fakt pozitiv edhe ardhja e nje klime politike e shteterore me te ngrohte, me te favorsshme per krijimin e organizimeve te emigracionit shqiptar dhe te veprimtarive te tij, publike dhe ligjore. Pavaresisht fushates se panderprere per t'i detyruar sa me shume emigrante shqiptare te nderrojne emra e mbiemra, fe e kombesi si dhe rasteve te herepashershme te racizmit antishqiptar, zbutja e klimes politike ndaj emigranteve shqiptare ndihet edhe ne Greqi. Kjo me shume si rrjedhoje e rritjes se presionit nga vete emigrantet shqiptare dhe nga BE-ja se sa nga masivizimi i tolerances nderetnike tek helenet.

Regjistrimi i frymeve te mergatave shqiptare dhe te te gjithe diaspores sone te perbotshme mund te konceptohet si nje aksion shteteror per regjistrimin e popullsise shqiptare ne bote. Por, ndryshe nga regjistrimi i popullsise se Shqiperise, qe mund te kryhet edhe duke u kapur e mbeshtetur vetem tek zyrat e gjendjes civile, per regjistrimin e emigranteve, nga keto zyra mund te vilen apo jepen informacione vetem per kontigjentet me dokumente ligjore te plota e te perfunduara, pra pergjithesisht per ata qe jane integruar. Ne qofte se p.sh. do t'i referohemi Greqise, perben problem shqetesues dhe pengese te forte fakti, se edhe sot e kesaj dite nuk ka nje shifer te sakte te emigranteve shqiptare, te ligjshem e te paligjshem. Publikisht qarkullojne disa shifra, nga 400 000 - 600 000. Kjo edhe sepse ka prurje dhe largime te vullnetshme apo kthime te shpeshta e masive, pergjithesisht ilegale, te paidentifikuara e te paregjistruara nga autoritetet kufitare te dy shteteve. Burimet qeveritare greke kane tendence dhe interes shumeplanesh ta rrisin ndjeshem shifren e emigranteve shqiptare ne kete vend. Se pari, per te perfituar me shume fonde dhe mbeshtetje nga OKB-ja, BE-ja, etj., per azilimin, legalizimin dhe integrimin e emigranteve shqiptare. Se dyti, mbeshtetur edhe nga fshesat e herepashershme ndaj turmave te emigranteve shqiptare, per ta pasur si karte presioni politik ndaj qeverive shqiptare. Ndonje dite, kur ta mendoje te nevojshme, Athina zyrtare und te coje ndermend t'i thote Tiranes qeveritare: Mos e mbani hunden perpjete me ne se ua kthyem gjysme milioni emigrantet, qe ta bejne lesh e li Shqiperine, edhe me keq e me zi se me 1997!" Edhe ne Itali, tani per tani, nuk mund te flitet me shifra te sakta, sidomos per emigrantet e paligjshem.

Gjithsesi, pa u trembur dhe paralizuar nga veshtiresite e pengesat e njohura dhe te paparashikuara, ne rruge e siper, aksioni i regjistrimit te emigranteve shqiptare neper bote nuk duhet vonuar me. Se pari, lipset te hartohet nje strategji e te krijohet nje komision mbarekombetar, me dege ne cdo vend me mergata shqiptare dhe nendege ne cdo qytet. Se dyti, ne sherbim dhe dispozicion te ketij aksioni mund te angazhohen dhe japin shume perfaqesite diplomatike te Shqiperise. Se treti, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, jane shtuar se tepermi dhe kane ndjekshmeri masive mediat radiotelevizive, me transmetime satelitore dhe ne dixhital, si dhe ato te shkruara. Masivizimi i kompjuterit dhe i komunikimit me kanalet e internetit mundeson te dhena shume te shpejta dhe vjelje te informacioneve te sakta. Burime te tjera informacioni te shpejte jane edhe numeratoret telefonike. Keto gjenden edhe si botime, edhe ne internet. Informacione te bollshme mund te vilen edhe nga istitucionet e azilimit e te emigrimit, nga ato te policise, drejtesise, te burgjeve si dhe nga institucionet e administratave lokale. Po keshtu te dhena te vlefshme mund te merren apo konfirmohen edhe nga institucione arsimore, fetare, bankare, nga Dhomat e Tregtise, zyrat dhe agjencite e punesimit, te mbeshtetjes sociale, nga agjencite e udhetimeve ajrore dhe te trageteve, nga doganat ne aeroporte, porte dhe ne pika kufitare tokesore, etj.

Natyrisht ky regjistrim dhe shifra qe do dale prej tij nuk do te jene per nje here e pergjithmone. Lindshmeria shume e larte e kombit tone shprehet edhe ne mergata. Ajo po shprehet dhe vleresohet si faktor per uljen e nivelit te larte te moshes mesatare dhe te mplakjes se popullsise ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, biles edhe ne Greqi dhe ne Itali. Pervec kesaj, do te vazhdojne valet e emigrimeve te ligjshme (duke perfshire bashkimet familjare, llotarine per ne SHBA, etj) dhe ato te paligjshme, me shume sidomos ne Greqi e me pak, drejt Italise. Njeherazi do te vazhdoje edhe procesi i kthimeve me deshire apo te detyruara per nje kontigjent te papercaktuar numerikisht emigrantesh. Por ata qe kane ikur ilegalisht dhe kthehen po keshtu nuk identifikohen dhe regjistrohen dot dhe si rrjedhoje shkaktojne ulje-ngritje te pakapshme nga statistikat apo regjistrat.

Por edhe nga shifra qe do te dale, perfitimet do te jene shumeplaneshe, shumeformeshe dhe kohegjata. Me ne fund do te kemi nje shifer te sakte apo me tolerance minimale te shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, ne trojet e tyre etnike dhe ne mergata apo diaspore. Analiza e te dhenave do te ndihmoje per te zbuluar potencialet e shumanshme njerezore, financiare, kulturore, shkencore, politike, sportive te emigracionit tone. Njeherazi do te kemi evidenca te sakta per perberjen e tij demografike si dhe per formimin arsimor e profesional. Nga bankat, dhomat e tregtise, doganat, zyrat e tatim-taksave, etj., mund te identifikojme VIP-at e biznesit me origjine shqiptare dhe kontigjentin e tyre qe ka enderr apo deshire te kahershme te investojne ne vendlindjen e tyre apo te te pareve te tyre. Duke u futur me thelle mund te nxjerrim informacione me vlera temedha per femijet dhe te rinjte. Nje pjese e ketyre qe jane asimiluar plotesisht gjuhesisht, mund te kene deshire te ndihmohen qe te mesojne gjuhen amtare si gjuhe te dyte. Por nga rezultati i regjistrimit mund dhe duhet te merret edhe mesazhi se ka ardhur koha qe diaspora shqiptare te mos vleresohet vetem nga rreth 7-8 milione frymet qe ka, per rreth 1 miliard dollaret qe sjell cdo vit ne Shqiperi ne dore apo si investime, por edhe politikisht. Fjala eshte qe emigrantet tane, kudo ku jane, te gezojne te drejten e votes per zgjedhjet politike ne Shqiperi edhe qysh nga vendet ku jetojne e punojne e duke pasur me shume perfaqesues te tyre edhe ne parlamentet e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi. Pse jo, personalitetet me te shquar, edhe ne qeverira, me poste te larta shteterore dhe diplomatike.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 00:47   #42
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: RREZIKU I ASIMILIMIT TE SHQIPTAREVE NE DIASPORE

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga laliloli
ME QE ASNJEHER NUK KAM QENE SI MERGIMTARE ME INTERESOJNE DISA QESHTJE TE DIJE RRETH MERGIMETAREVE, KU KAM EDHE DISA PYETJE
-SA ESHTE PREZENT RREZIKU I ASIMILIMIT TE SHQIPTAREVE NE DIASPORE KUR ESHTE SHQETESUES FAKTI SE QDO DIT E ME SHUME FEMIJET E TYRE NE MES VETE FLASIN NE GJUHE JO SHQIPE
-SA JANE TE LIDHUR ATA ME ATDHEUN DHE A MENDOJNE NDONJEHER TE KTHEHEN (MUA ME SHQETESON FAKTI SE SHPESH DISA MERGIMTARE KANE BERE VETEM DY VITE NE PERENDIM DHE PERDORIN SHPREHJEN :"JU SHQIPTARET KESHTU E JU SHQIPTARET ASHTU SIKURSE VET TE MOS ISHIN SHQIPETARE"
-SA ESHTE I VESHTIRE KTHIMI NE ATDHE ME FEMIJE TE CILET JANE RRITUR ATJE DHE JANE TE LIDHUR ME SHUME ME AT VEND
-A KA NE MESIN E TYRE QE NUK MENDOJNE TE KTHEN KURRE NE ATDHEUN E TYRE ETJ ETJ ETJ
BESOJ QE KETO PYETJE DO TE ZGJOJNE INTERESIMIN PER TE DEBATUAR NE KETO QESHTJE
PERSHENDETJE PER TE GJITHE MERGIMTARET SHENDET DHE GJITHE TE MIRAT

...Asmilim eshte shume prezent dhe trokete ne dyerte e cdo Shqipetari qe gjindet jashte tokes Etnike Shqipetare pra ne Gurbet...

... Ka dy lloje te ndryshem emigruesishe te fund shekullit qe e lam pas jane pra "Gast-arbeiterat" Punemarresite e kohes se jugosllavis se titos dhe jane "asylantet" pra te ikurit per shkaqe te terrorit dhe apartheidit serb dhe politikes paqesore e jovepruese pacifiste te fund shekullit qe e lam pas:

-Deri sa "Gast-arbeiterat kishin nje jete me te konsuliuar e me te rregullt, gje qe kishin mundesi edhe sjelljen e pjeses tjeter te familjes ne vendin e merguar keta pra edhe sot kane nje gjendje me stabel me mundesi me te medha te ruajtjes dhe zhvillimit te kultures dhe tradites Shqipetare por

njeher rastesishte po kaloja ne stacionin bhf. pra te Zürichit ishte nje mengjes ashtu i zbehet dhe i ftofte vjeshte me pihej nje kaffe, u afrova te nje shites qe po shiste me karrocen e ti kaffe dhe ca embelsira, une lexova ne jaken e tije se kishte merin Shqipetare dhe pa menduar fare ju drejtova ne Shqipe i thashe ka mundesi te pagauj me Euro pasi nuk kam franka Zvicerran, ai u gezua kur i fola Shqipe pasi me pelqejn shume miqesit e rastit fillova me te te komunikojme me gjersishte: me tha je nga ata te paket qe flete shqipe me mua edhe pse disia i njoh se jane Shqipetare e me njohin te till ata vine e me flasin Gjermanisht:

Me tha edhe kete shiqo migjes ne i benem balle shkjaut 100vjet e nuk u asimiluam ndersa ketu po asimilohemi me vetedeshire...

Pra te rinjet e Gast-arbeiterave nuk jane edhe aq te vendosur per te ruajt gjuhen dhe kulturen Shqipetare pasi shumica kane lindure jashte, ne nje ane eshte edhe presioni i shkollav dhe shoqeris qe keta duhet te flasin vetem gjuhen e vendit ku jetojne, njeherit edhe si Shqipetare jane ne nje apo formen tjeter te paragjykuar me paragjykime absurde e negative...

...Ndersa "asylantet" e kane me te rende ruatjen dhe kultivimin e tradites dhe gjuhes shqipe keta jane gjenerate me e ndaluar e copezuar dhe e mallkuar e Kombite tone ne kete qindevjeqarin qe lame pas
Azilantat kane pas nje barre te rend mbatjen e familjes ne Kosove integrimin e shpejte ne shoqerin e huaj mungesen e dokumentave mungesen e shkollimit dhe mos mundesin e nje shkollim normal, ndarja nga kultura bashkesia Familjare kane qene shkepuetjet me te dhimshme nga Atdheu
barra e asylanteve ka qene edhe formim i Ushtrise Clirimtare Financimi i saj dhe sakrifikim per te...

...nje grupe bukur i madhe i ketyre te rinjeve te perballure me problem te renda e te pazgjidhura gati, nuk kane prituar per tu mirrur me pune jo normal e johallall, keta kane bere edhe letra me te huaj, duke shpresuar se ashtu do ta gjejne qetesimin shpirterore dhe mundesit me te lehta ne integrim e me kete kane bere edhe hapin me te shpejt drejt Asimilimit total...


...Besoj qe nese ne Kosove nuk ndryshone dic pozitive ne zhvillimin e ekonomis dhe hapjen e vendev te shumta te punes keto dy lloje Emigrantesh Shqipetare mbas 50 apo 100 viteve do te jen te asimiluar totalisht pasi qe jane edhe te shperndare e nuk mund te krijojne rrethe e vend te perbashket ku do ta zhvillone kulturen traditen dhe gjuhen Shqipe...



tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-06, 23:01   #43
Manushaqe
 
Anėtarėsuar: 15-04-06
Postime: 4
Manushaqe i vlerėsuar jo keq
Gabim

Nderimet e mija laliloli dhe JUVE tjerėve!

Eshtė shkruar shumė pėr rrezikun qė po i kanoset gjuhes standarde shqipe si ne Kosovė,ashtu edhe ne diasporė.Thuhet se gjuha standarde shqipe nuk ėshtė nje kultur altrnative, por nje kulturė themelore kombetare.Kjo gjuhe duhet tė nderohet dhe te ruhet nga parazitėt e kohes sė turbullt.
Mirėpo ,si flitet gjuha amtare nga disa fėmijė mėrgimtarė ne kurbet?
A ėshteØme lehte pėr kėta femijė qė me vėllaun apo motrėn te komunikojn nė gjuhen gjermane?
Kush mundet te jete fajtorė pėr kėto realitete?
A jane vet fėmijet fajtorė pse nuk po e ruajn gjuhen amtare?
Mbi tė gjitha gjuha shqipe ėshtė gjuhe e dheut shqiptarė dhe duhet tė ketė aromen shqipe.Thuhet nje fjale e urte:“ ne mergim ka lule te bukura ,po nuk kanė aromė“.
Prandaj ta ruajmė si sytė e ballit dhe tė bėjm tė pamundurėn qė femijet tanė mėrgimtarė tė jenė mė tė mishėruar me kėtė gjuhė te shtrejtė qė kemi dhe qė kanė luftuar tė parėt,dhe mos ta harrojm amanetin e tyre.
Jane shumė faktorėt e ekukatės .NeØrenditjen e kėtyre faktoreve ska dyshim se familja ėshtė jo vetem faktor me rėndėsi,por eshe i pazavendėsueshėm.Ajo ėshtė qeliza bazė e shoqėris.Prandaj femiu kalon shkallėn e parė sistematike tė edukimit ne familje.Cdo anėtar i familjes bėnė ndikimin e vetė nė edukimin e familjes nė mėnyr tė caktuar,por rolin e madheØe ka nana.Ajo ėshtė edukatorja e parė qė jap bazėn e edukimit.Kėtė funksion nuk mund tė zavendesoi asnje institucion arsimor dhe edukativ i specializuar,sado punė tė kualifikuar qė tė bėjė
.Nuk duhet lejuar qė gjuha e huaj tė zavendėson gjuhėn shqipe ne familjet tona.
Nuk ka ndjenj mė tė keqe qė i krijohet femijės kur mė tė mėdhenjet pėrpiqen tia rregullojn jetėn,lodrat sipas shijeve tė tyre.Prandaj ato gjithmon duhet te jene te moshes se femijeve.
Krijimtarija dhe interesantja janė ato qe e ngacmojne dhe e bėjnė tė pėrpiqet fėmijėn


Respekt
Manushaqe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-06, 17:46   #44
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Unhappy

I dashuri memedhe te dua edhe keshtu si je
por kur te te bej te lir do te dua edhe me mir
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-04-06, 16:40   #45
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Post Ti, Shqipri, Me Jep Nder

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona
Nje nder popujt qe nuk asimilohet aq lehte jane populli i jone shqiptar.Kete me kohen e ka deshmuar historia qysh ne kohrat e vjetra , me hyrjen e Turqis dhe deri me ditet e sotme.Nuk asimilohet aq lehte shqiptari edhe pse nese nuk e flet gjuhen shqipe , edhe pse ka lindur ne nje vend te huaj , por me veti e percjell cdo here fjalen se eshte shqiptar dhe ashtu do te mbetet.Te i marrim shembulle Arbereshet , shqipetaret ne Ukrain , Shqiptaret ne MIsir ( Egjipt ) etj , ne cdo hap , ne cdo levizje kan ruajtur identitetin e vete kombetar me aq sa kan mundur , me tradit , flamur por edhe me amanet pas amaneti qe te mos harrojne se jane shqiptar.Kohrat e ndryshme dhe sundimet , luftrat , varferia e kan obliguar cdo here shqiptarin qe te marre rruget e botes dhe te braktis te dashurit e vete , te jetoj me malle dhe dashuri te pa shuar per nje dhe te tokes se embel.Si rezultat pozitiv i daljes se shqiptareve ka qene edhe ndihma ne familje , shtet dhe komb ,ka qene edhe fjala top dhe ngritja e zerit per te drejten kombtare shqiptare.

Njef historia edhe ne burrat me te medhenj te cilet ne gurbetin a larget kan kontribuar aq shume dhe aq mire ne te gjitha sferat e politikes dhe qellimit tone kombtare.Nuk jam per daljen e dikuj nga vendi sa per nje kafshat me shume , sepse varferia eshte nje nder armet me te forta qe e vret njeriun ne cdo vend , shoqeri dhe jete, por jam vetem per ate se ; ngado te shkohet , mos te harorjme se kemi flamurin kuq e zi por edhe kemi krenarin dhe trimerin e trasheguar brez pas brezi.Disa hapa perpara nese behen nuk do te thote qe nuk jemi me ne traditen e shqiptarit , por jemi duke ecur perpara e prape se prape duke e numeruar veten deri ne vdekje si shqiptar i tokes se lashte Ilire.

Nje gje qe me ka gezuar shume ishte edhe ajo kur voglushi i im me tha me nje fytyr te buzqeshur dhe i gezuar:
Mami , flamurin me te mirin ne bote e kemi ne.

E kjo eshte hap i asaj qe shqiptari nuk asimilohet kurre.



Ti Shqiperi, Me jep nder

Ti,Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar,
Zemren ti ma gatove me deshir e me zjarr,
Shqiperi o meme imja,ndonse jam i merguar,
dashurin tende kurr zemra s'e ka harruar.
Kur degjon zethin e s'emes,qysh e le qengji kopene?
Blegerin dy a tri here,edhe iken e merr dhene;
edhe ne i prefshin udhen njezet a tridhjet vete
e ta trembin, ai s'kthehet, po shkon ne mes si shigjete,
Ashtu edhe zemra ime me le ketu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me deshire aty,ne viset e tua!


Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.