Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kuzhina & Gatimi
Emri
Fjalėkalimi
Kuzhina & Gatimi Receta nga kuzhina shqiptare dhe nga mbarė bota.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-10-05, 13:26   #1
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėshilla pėr kuzhinėn tuaj!

Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj


1.Nė mėnyrė qė tė heqesh erėn e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirė me limon.

2.Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hurdhrave duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pregatitjes sė ushqimit.

3.Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo cdo lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė syrtare mjafton tė vendosni nė kėnd tė tyre njė copėz qymyr.

4.Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė.

5.Mos e lėr orizin apo thjerrėzat apo cdo lloj ushqimi tjetėr qė futet nė kėtė grup nė qese plasmasi nė guzhinė, futi nė qese basme nė mėnyrė qė tė mos zėnė krimba apo tė meken.

6.Mundohu qė tė mos blesh perime tė ndėnjura apo tė vyshkura sepse ato e kanė humbur njė pjesė tė madhe tė vlerave tė tyre ushqimore.

7.Mos i lėr perimet njė kohė tė gjatė nė ujė nė larjen e tyre ėshtė mė mirė qė ato tė lahen nė ujė tė rrjedhshėm e pastaj tė vihen nė kullesė nė mėnyrė qė tė thahen.

8.Pėrdor thikė tė mprehtė nė prerjen e perimeve nė mėnyrė qė tė shmangėsh dėmtimet e lekurės apo tė gjetheve tė tyre.

9.Griji perimet me lėkurėn e tyre nė mėnyrė qė tė mbrojnė vlerat e tyre ushqimore.

10.Erėzat: majdanozi, kopėr etj. ruhen mirė pėr disa ditė nėse futen nė qese plasmasi e mblidhen mirė, e mė pas vendosen nė frigorifer apo nė vende tė freskėta.

11.Majdanozi, kopėr etj nga erėzat e gjelbėrta nuk grihen me makinė sepse u humbet lėngu ėshtė mirė qė tė grihen me thikė.

12.Sa mė tė mėdhaja tė priten perimet aq mė pak e humbasin vlerėn e tyre ushqimore.

13.Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse mbėshtillen me njė pecete tė lagur.

14.Perimet qėrohen jo shumė kohė para gatimit dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė.

15.Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė.

16.Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė.

17.Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull.

18.Mbas qėrimit tė patateve, karrotave, e perimeve tė tjera duarve ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni ose limontos.

19.Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtuqė gjiza bėhet e ėmbėl dhe e freskėt.

20.Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier por tė ftohur.

21.Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr pak kohė nė qumėsht.

22.Vezėt e freskėta kur futen nė ujė me kripė bien nė fund ndėrsa ato qė s'janė tė freskėta notojnė.

23.Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u shtohen mė shumė vėllimi pėr cdo kokėrr vezė i shtohet njė gjysėm luge gjelle ujė.

24.Lakra turshi nuk shpėrlahet me ujė tė nxehtė sepse i ulen vlerat ushqimore.

25.Gjatė zierjes sė lakrės nė mėnyrė qė tė mos vijė erė e keqe, nė tenxhere hidhet njė fetė buke e lyer me uthull.

26.Kur lulelakra ruhet nė dritė nxihet dhe i keqėsohet shija.
27.Pėr tė zier njė kg. fasule duhen 2-3 litra ujė.

28.Pėr tė pėrmirėsuar shijen e fasuleve gjatė zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

29.Gjatė gatimit tė gjellėve tė nxehta mos i mbani fėmijėt pranė.

30.Mos pėrdorni mjetet elektrike kur duart i keni tė lagura, si dhe kur dyshoni se kanė difekte teknike.


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-10-05, 13:27   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1. Kur ne frigorifer mbetet 1/2 kokre qepe e qeruar, qe te ruaj shijen dhe aromen, lyhet vendi i prere me margarine.

2. N. q. s supes i eshte hedhur shume kripe, nuk duhet shtuar uje,por merret nje gote miell ose 1/2 gote oriz,vendoset ne nje nape dhe futet ne supe te zieje per 5--10 minuta.

3. Gjate zierjes se patateve te vjetra ,qe te mos krijohen njolla te zeza,u hidhet pak uthull.

4. Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.

5. N. q. s salca e pergatitur nuk shtrohet menjehere ne tryeze, duhet te lyhet ne siperface me gjalp,keshtu qe shtresa e holle e gjalpit nuk e le salcen te thahet e te zere kore.

6. Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2-3 kokrra patate,pastaj lahet.

7. Mishi i ngrire nuk keshillohet te shkrihet ne uje te ftohte,por duhet te vendoset ne tenxhere me kapak te mbyllur rreth 2--3 ore.Lengu qe del nga shkrirja duhet te perdoret,sepse eshte i pasur me proteina,kripra minerale dhe vlera te tjera ushqimore.

8. Gjat skuqjes se mishit ne copa,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne kete menyre avulli nuk del,por mbetet ne mish duke i dhete atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

9.Trute para se te perpunohen duhet te vendosen per 1-2 ore ne uje te ftohte qe tu hiqet cipa.

10. Trute para se te skuqen duhet te zihen
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-08, 17:53   #3
Rizuana
 
Avatari i Rizuana
 
Anėtarėsuar: 01-07-08
Postime: 833
Rizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėmRizuana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kėshilla pėr kuzhinėn tuaj!



Njė tavolinė e shtruar pastėr dhe bukur, ngrit disponimin dhe nxit oreksin. Nė tavolinė duhet tė vendosim disa dekorime me lule tė freskėta dhe jo tė larta qė tė mos pengojnė gjatė bisedės.

Mbulesa e bardhė kėrkon mjete dhe enė tė porcelanit kualitativ dhe gota tė kristalta. Kėshtu, pėrveē ngjyrės sė bardhė, mbulesat me ngjyrat e bardha pastele siē janė: e verdha, e portokallta apo edhe e kaltėrta, mund tė jenė ngjyra solemne veēanėrisht nėse pėrdoren enėt e bardha apo tė ndonjė ngjyre tjetėr kontrasti.
Gjithashtu, mbulesa duhet tė jetė mjaft e madhe zakonisht 15-20 cm. mė e gjatė nė tė gjitha anėt.
Enėt radhitni me rregull, sė pari pjatėn e supės, pastaj atė pėr gjellė, pirunin, thikėn, pjatėn me sallatė dhe atė pėr desert.
Veglat pėr ngrėnie vendosen si nga ana e majtė ashtu edhe nga ana e djathtė. Mė afėr pjatės ėshtė vegla pėr gjellėn e fundit, pėr desert nė anėn e epėrme tė pjatės, e nė anėn e djathtė janė gotat e renditura sipas radhės sė shėrbimit tė pijeve. Salvetat mund tė jenė nė pjatė apo nė anėn e djathtė tė pjatės.
Nė vendet bosh tė tavolinės vendosen pijet dhe kriporja.




__________________
Krijesa mė e cuditshme nė Tokė: Njeriu!
Rizuana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.