Nuse shqiptare pėr beqarė tė vjetėr maqedonas
Njė nuse, nė bazė tė fjalėve tė shkuesve tė tyre, ka kushtuar deri nė 2 mijė, kurse paratė janė dedikuar pėr honorar, benzinė dhe shpėrblim pėr shkuesit dhe prindėrit e nuses, nė kohėn kur ata i kanė vėrtetuar terminėt pėr martesė.
Nė shumicėn e fshatrave tė Pellagonisė, tė banuara me maqedonas, po vazhdon realizimi i martesave mes beqarėve tė vjetėr maqedonas dhe nuseve shqiptare nga Shqipėria. Tė shumta janė vajzat qė vijnė nga Mirdita, Shkodra dhe nga vendet tė tjera nga veriu i Shqipėrisė. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipėria e mesme, si dhe nga jugu i Shqipėrisė.
Nuk ka fshat nė Pellagoni, duke u nisur nga fshati mė veriperėndimor i Manastirit, e deri nė fshatrat malore tė Velesit, qė tė paktėn tė mos ketė marrė dy nuse nga Shqipėria, kėshtu qė numri i tyre sillet nga 300 deri nė 500 vajza qė janė martuar pėr beqarė tė vjetėr maqedonas tė kėtyre zonave.
Dyzetė e tetė vjeēari, Najdo Milēevski nga Prespa e Vogėl, Shqipėri, ka njė profesion tė pazakonshėm. Ai koordinon martesat mes shqiptarėve nga Shqipėria dhe beqarėve tė vjetėr maqedonas. Siē edhe vet ėshtė deklaruar, ai deri mė tani ka martuar rreth 200 vajza nga Shqipėria, shumicėn e tyre pėr beqarė tė vjetėr maqedonas nga Manastiri, por edhe vende tjera nė Maqedoni, shkruan agjencia shqiptare e lajmeve NOA .
Isha argat i thjeshtė. Kurse kohėn e fundit punoj si shkues. Beqarėt nga Maqedonia kėrkojnė nuse dhe unė atyre ua dėrgojė nga Shqipėria. Puna e re mė ėshtė sikur njė kėngė, me entuziazėm tregon Najdo pėr punėn e tij.
Nė rrethet ku martohen, nuset shumė shpejt e mėsojnė gjuhėn maqedonase, kurse pjesa mė e madhe e tyre janė maqedonase, tė cilat nuk kanė pasur problem me gjuhėn.
Beqarėt e vjetėr maqedonas tanimė kanė krijuar familje dhe asnjėri prej tyre nuk ka menduar ta lėshojė vendin pėr tė shkuar nė perėndim ose nė ndonjė nga qytetet e Maqedonisė.
Tė jetė shėndosh e gjallė ai qė ėshtė kujtuar tė bėhet shkues mes beqarėve tė vjetėr maqedonas dhe nuseve shqiptare. Falė atyre ne mė nuk brengosemi pėr atė se si do tė jetė ardhmėria jonė. Planifikojmė nė vjeshtė tė organizojmė takim tė pėrbashkėt nė hotelin Lipa dhe mė mirė tė njoftohemi tė gjithė tė martuarit dhe nuset, ka deklaruar njė nga beqarėt e vjetėr, i cili deshi tė mbesė anonim.
Ky trend akoma po vazhdon dhe dita-ditės po paraqiten raste tė reja pėr pėrkthimin e dokumentacionit zyrtar pėr vendosjen e kurorėzimeve, kėshtu qė askush nuk mund tė thotė saktėsisht se sa vajza nga Shqipėria janė martuar pėr sllavo-maqedonas nė kėtė vend fqinj.
Shpesh herė ka ndodhur qė tė takohemi me njerėz familjarė tė kėtyre vajzave dhe tė bisedojmė pėr kėtė se si ata lejojnė qė tė martohen vajzat e tyre me maqedonas, kur nuk i bashkon as gjuha, as gjaku, as kombi, as tradita.
Pėrgjigjja vjen ngandonjėherė se i lejon feja, por edhe kjo ėshtė e pa arsyeshme, sepse ato vajza qė vinė nga veriu i Shqipėrisė janė me pėrkatėsi fetare tė shumtat tė krishtere katolike, dhe nuk kanė as aty gjė tė pėrbashkėt me sllavėt ortodoksė sa i pėrket fesė. Ka edhe myslimane qė janė martuar pėr maqedonas, kurse numri i vajzave me besim ortodoks ėshtė mė i vogėl. Por, disa e theksojnė shkakun e tė mirave materiale.
Mė ka ndodhur vetė mua qė tė marr njė pėrgjigjeje marramendėse nga familjarėt e njė vajze qė ishte martuar pėr njė sllav, kurse kishte prapavijė myslimane, tė mė thotė i vėllai i vajzės se: Punė e madhe, ēka ka lidhje se ėshtė maqedonas. Kryesorja, motra dhe bija jonė tė jetojė mirė se njerėzit janė tė pasur.
Por, realiteti nuk ėshtė kėshtu, sepse kėta njerėz nuk janė me aq pasuri markante sa mendojnė familjarėt e vajzave nga Shqipėria, se po tė ishte kėshtu ata nuk do prisnin deri nė moshėn 40 a 50 vjeēe tė martoheshin.
Qė ti rrekem kėtij reportazhi, mė shtyu deklarata e njė personi nga Tirana, i cili mu prezantua si pronar i njė agjencie turistike me emrin « Pollogu -Turist », me autobusin e sė cilės agjenci udhėtoja nga Tirana pėr nė Strugė.
Ai person me krenari mė deklaroi se ai ka sjellė tė gjitha vajzat qė janė martuar nė Pellagoni pėr sllavo-maqedonasit, se tė gjitha ato kanė kaluar nėpėr kėtė agjenci pėr nė Maqedoni.
Pa pikėn e turpit dhe ndėrgjegjes, shoku i cili thoshte se ėshtė pronar i agjencisė sė lartpėrmendur bile dhe po mburrej pėr kėtė gjė marramendėse dhe trishtuese pėr ne shqiptarėt.
Kur jemi tek martesat, ata nė fillim u plotėsojnė ēdo dėshirė, dhe kėto vajzat qė vinė nga Shqipėria tregohen si nikoqire tė mira. Por, mė vonė dalin problemet me gjuhėn, me traditat, etj.
Aty dalin mė vonė edhe telashet, kėshtu qė disa raste kanė mbaruar me divorce.
Probleme me emrat e fėmijėve kur lindin dhe mėnyrėn e pagėzimit tė tyre. Vajzat shumė shpejt mėsojnė gjuhėn maqedonase dhe adaptohen nė kėtė ambient tė jetesės sllave, por mbesin tė zhgėnjyera nga pamundėsia e punėsimit nė punė shteti, siē u kanė thėnė kur ėshtė bėrė tregtia, se nuk ka vajzė qė ka ardhur nga Shqipėria e qė nuk ka tė kryer tė paktėn shkollėn e mesme.
Ky ėshtė realiteti i hidhur, pėr fat tė keq. Vallė mund tė parandalohet ky fenomen, ėshtė punė e mundimshme kjo sepse nė lojė janė edhe pjesėtarė tė nėntokės, pėrfitues nga tė dyja anėt e kufirit.
Ėshtė njė sistem zinxhir qė ska fund dhe ky zinxhir duhet kėputur. Ka vende ku shitja ėshtė mė e leverdishme se 2 000 e deri 3 000 euro. Biznes me famė. As pėrgjegjėsi para ligjit as para askujt. Ja se deri ku e solli shqiptari punėn ta shesė motrėn a bijėn, turp mė tė madh a ka?
Koha.net