Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalëkalimi
Biologji Veçoritë fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndërveprimi që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.



Përgjigju
 
Funksionet e Temës Shfaq Modët
Vjetër 15-11-08, 15:19   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Evolicioni

biologji, me evolucion kuptohet procesi i ndryshimit të karakteristikave, apo veçorive, të trasheguara të një popullate organizmash nga një brez tek tjetri. Ky proces behet i mundur me ane të gjeneve që kalohen nga një organizëm në pasardhesit e tij direkt. Këto gjene përcaktojnë karakteristikat e pasardhësit dhe përbejnë një tërësi karakteristikash që quhen karakteristika të trasheguara të cilat janë dhe bazat themeltare të evolucionit. Gjatë ketij kalimi gjenesh nga një brez tek tjetri, ka përherë ndryshime të cilat njihen me emrin mutacione dhe janë këto mutacione që sjellin karakteristika të reja apo ndryshime në karakteristikat ekzistuese. Gjithashtu karakteristika të reja (përdoret dhe termi karakteristika të fituara) mund të prezantohen edhe prej transferimit të gjeneve midis popullatave të ndryshme, si në rastin e migrimeve apo shtegtimeve. Gjithashtu është e mundur që transferim gjenesh të kemi dhe ndermjet specieve të ndryshme dhe këto raste njihen si transferim horizontal gjenesh. Në speciet që riprodhohen seksualisht, formohen kombinime të reja gjenesh me një mekanizëm që njihet si rikombinimi gjenetik dhe që mund të rrisë ndryshimin në karakteristikat e organizmave. Evolucion kemi atëhere kur këto ndryshime janë shume të shpeshta apo shume të rralla nëpër popullatën që merret në studim.
Ka dy faktorë që përcaktojnë ecurinë e evolucionit.
  • I pari është seleksionimi natyror i cili është një proces që sjell përhapjen e karakteristikave të fituara që janë të dobishme per faktin se ndihmojne mbijetesen dhe riprodhimin e organizmit. Po në të njëjten menyre dhe po per të njëjtat arsye, karakteristikat e fituara të demshme do të rrallohen sepse organizmat që i permbajne do të kene veshtiresi në mbijetese dhe riprodhim. Sa me të suksesshem të jene organizmat në mbijetese dhe riprodhim, aq me shume do të këtë pasardhes nga keta organizma, dhe si rrjedhim aq me shume rritet mundesia që këto karakteristika të fituara nga një brezni të jene tashme karakteristika të trasheguara per breznine pasardhese.
  • Faktori i dyte është shmangia gjenetike. Ky faktor sjell ndryshime të rastesishme në karakteristikat e popullatës. Shmangia gjenetika ka të beje shume me shancet që ka një individ i caktuar per të mbijetuar dhe riprodhuar. Në këtë këndveshtrim mund të thuhet se seleksionimi natyror prek popullatën në tërësi, shmangia gjenetike prek individin në vecanti.
Ndryshimet e shfaqura prej secilit nga këta faktorë janë shumë të vogla kur kalohet nga një brezni tek ajo pasardhese, por këto ndryshime janë të akumulueshme dhe i shtohen njëra tjetrës. Në këtë menyre është e mundur që me kalimin e kohës të shfaqen ndryshime të rëndësishme në organizëm.
Një nga perkufizimet e species është një grup organizmash që mund të riprodhohen me njëri tjetrin dhe pasardhesit e tyre janë në gjendje të riprodhohen gjithashtu. Kur një specie ndahet në popullata dhe këto popullata nuk lejohen të riprodhohen me njëra tjetren, mutacionet, shmangia gjenetike dhe seleksionimi natyror cojnë në akumulimin e ndryshimeve nga njëra brezni në tjetrën dhe më pas në lindjen e specieve të reja. Ngjashmerite midis organizmave të ndryshem sugjerojne që të tera speciet e njohura e kanë prejardhjen të përbashkët nga i njëjti paraardhes, dhe janë ndarë në specie me kalimin e kohës me anë të ketij procesi ndryshimesh të njëpasnjëshme.
Biologjia evolucionike dokumenton faktin që evolucioni ndodh, dhe merret me zhvillimin dhe testimin e teorive të cilat shpjegojnë se pse evolucioni ndodh. Studime në gjurmet fosile si dhe shumllojshmeria e organizmave i bindën shumicën e shkencetareve që në shekullin XIX se speciet ndryshojne me kalimin e kohes. Mekanizmi specifik i ketij ndryshimi ishte një enigme deri në vitin 1859 kur Charles Darwin botoi vepren e famshme Origjina e Specieve ku detajoi teorinë e evolucionit bazuar në seleksionimin natyror. Vepra e tij përhapi me shpejtesi këtë ide revolucionare e cila gjeti një mbështetje gati unanime nga të tera qarqet shkencore. Në vitin 1930 seleksionimi natyror Darvinian u kombinua edhe me trashegiminë Mendeliane per të formuar trashegimine moderrne evolucionike, e cila detajon lidhjet midis njësisë se evolucionit(gjenet) dhe mekanizmit të evoluciont(seleksionimi natyror). Sot kjo teori është në baze të biologjise bashkekohore dhe formon një aparat të fuqishem parashikues duke hapur rruge per pritshmerine paraprake të pyetjeve të ndryshme që paraqiten. Gjithastu kjo teori jep një shpjegim të unifikuar per shumllojshmerine e organizmave në Toke.

Marre nga Wikipedia


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante
Vjetër 15-11-08, 15:20   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Evolicioni

Trashëgimia

Evolucioni ne organizma te ndryshem ndodh me ane te ndryshimeve te vecanta qe njihen si karakteristika, ose veçori - qe jane karakteristike per nje organizem. Si shembuj mund te permendim ngjyren e syve, një karakteristikë e trashëguar nga njeri prej prinderve te individit. Karakteristikat e trasheguara kontrollohen nga gjenet dhe teresia e gjeneve ne gjenomin e nje organizmi eshte emertuar gjenotipi i organizmit.

Nderkohe, teresia e aftesive te vezhgueshme ne strukturen dhe sjelljen e organizmit, quhet fenotipi i organizmit dhe vjen si rezultat i maredhenies se gjenotipit me ambientin rrethues. Per kete arsye jo te tera pjeset e fenotipit jane te trashegueshme. Si shembull mund te permendim nxirjen nga rrezet e diellit; ajo eshte rrjedhoje e gjenotipit te organizmit ne maredhenie me rrezet e diellit dhe lekura e nxire nga dielli nuk eshte nje karakteristike e cila trashegohet tek pasardhesit. Por ama persona te ndryshem kane rreagime te ndryshme ndaj rrezeve te diellit dhe kjo ndodh sepse ata kane ndryshime ne gjenotipet perkatese. Ketu mund te permendim albinizmin i cili eshte nje karakteristike e trashegueshme dhe si efekt i tij eshte pamundesia e lekures per t'u nxirre nga rrezet e diellit dhe djegia nga dielli.

Karakteristikat e trashegueshme kalohen nga nje brez tek tjetri me anen e ADN, nje molekule e afte te enkodoje informacion gjenetik. Ne vetvete ADN eshte nje polimer i perbere nga kater nukleobaza. Sekuenca e ketyre nukleobazave, ose shkurt bazave, percakton informacionin gjenetik, ne analogji me shkronjat ne tekstin e nje libri apo biteve ne programin e nje kompjuteri. Ato pjese te ADN qe percaktojne nje njesi te vetme funksionimi, quhen gjene. Gjene te ndryshme kane sekuenca te ndryshme bazash. Brenda qelizes keta zinxhire bazash ADN-je nderthuren me proteina dhe formojne struktura te perqendruara qe quhen kromozome dhe zona te vecanta te kromozomit quhen lokuse. Nese sekuenca e ADN neper keto lokuse eshte e ndryshme nga nje individ tek tjetri, keto variante te ndryshme te se njejtes gje quhen alele. Sekuencat e ADN mund te ndryshojne nepermjet mutacioneve duke krijuar ne kete menyre alele te reja. Ne rast se mutacioni ndodh brenda nje gjeni, aleli i ri qe krijohet mund te ndikoje ne karakteristiken e organizmit per te cilen eshte pergjegjes ky gjen, duke cuar me pas ne ndryshim te fenotipit te organizmit. Por sidoqofte, kjo gje nuk eshte e vertete per te gjitha rastet. Shumica e karakteristikave jane shume me komplekse dhe kontrollohen nga nje teresi gjenesh qe bashkepunojne.

__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 15-11-08, 15:21   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Evolicioni

Faktori i ndryshueshmërisë

Tek nje organizem, fenotipi i tij eshte rezultat i gjenotipit te tij dhe i ndikimit te ambientit ku jeton. Nje pjese e mire e ndryshimeve ne fenotipet e nje popullate vjen si rezultat ndryshimeve ne gjenotipet e tyre. Evolucioni nuk eshte gje tjeter vecse ndryshimet me kalimin e kohes ne diapazonin gjenetik. Frekuenca e shfaqjes se nje aleleje te caktuar do te luhatet duke u bere me e shpeshte apo me e rralle perkundrejt formave te tjera te po te njejtit gjen. Forcat evolutive sjellin ne keto ndryshime si ne njerin drejtim ashtu edhe ne tjetrin. Ndryshueshmeria zhduket kur nje alele arrin piken e stabilitetit, apo te fiksimit - rasti kur ose zhduket fare nga popullata, ose zevendeson komplet nje alele te paraardhesve.

Keto ndryshime, qe njihen dhe me emrin variacione, jane rezultat i mutacioneve ne materialin gjenetik, migrimet apo shtegtimet e popullatave (migrim gjenesh) si dhe shkartisjes(perzjerjes) se gjeneve nepermjet riprodhimit seksual. Variacionet lindin dhe nga shkembimi i gjeneve midis specieve te ndryshme; shembull mund te japim transferimin horizontal te gjeneve tek bakteriet apo hibridizimin tek bimet. Megjithe variacionet e parreshtura te shfaqura ne keto menyra, pjesa me e madhe e gjenomit te nje specie eshte identike ne te tere individet e kesaj specie. Por sidoqofte, edhe ndryshime te vogla te ne gjenotip mund te cojne ne ndryshime te theksuara ne fenotip: shimpanzete dhe njerezit ndryshojne vetem me rreth 5% ne gjenomet e njeri tjetrit.



__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Anëtarët aktiv që janë duke parë këtë Temë: 1 (0 Anëtarët dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temës
Shfaq Modët

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 09:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.