Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-04-09, 11:00   #1
Action
 
Avatari i Action
 
Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Gabim Disa prej episodeve mė tė ēuditshme ne Sport

Disa prej episodeve mė tė ēuditshme nė histori janė mjaft interesante

Sporti nuk shėrben vetėm si njė urė lidhėse mes popujve me kombėsi tė ndryshme, apo pėr tė ulur tensionet e shumta qė ekzistojnė nė botė. Ai shndėrrohet edhe nė katalizator pėr situata tė dhunshme, momente gazmore dhe "dhuron" episode nga mė tė ēuditshmet. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr me ngjarje qė mbahen mend, radhitjen e tė cilave (pėr fat tė keq) do ta fillojmė me dhunė. Nė njė prej situatave, protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i njohur shqiptar, Altin Rraklli.

Gjermani - shtator ‘98

Ndeshje e Bundesligės II, ndėrmjet Unterhashing dhe Energie Kotbus: menjėherė pas fėrshėllimės finale tė takimit (ku vendasit fituan 1-0), lojtari i Kotbus, Labak hedh "K.O." kundėrshtarin e tij direkt, Zimerman. Kjo solli njė sherr masiv nė fushėn e lojės, ndėrmjet lojtarėve tė tė dyja ekipeve. Pėr tė evituar qė situata tė degjeneronte mė tej, ėshtė dashur edhe ndėrhyrja e trajnerit tė Unterhashing. Njė prej sportistėve mė aktivė nė kėtė sherr ka qenė sulmuesi shqiptar, Altin Rraklli. Kavajasi, qė nė dhjetė vjet aktivizim me kombėtaren kuqezi (1995-2005) ka shėnuar 11 gola nė 63 ndeshje tė luajtura, i ėshtė vėrsulur portierit tė ekipit mik, Tomislav Piplica. Arsyeja? Me formėn e jashtėzakonshme qė "gardiani" i Kotbus tregoi nė kėtė sfidė, i kishte mohuar disa herė golin.

Bangladesh

Njė sherr i pėrmasave tė frikshme ndėrmjet tifozerive tė kundėrta gjatė njė ndeshjeje futbolli. Bilanci ishte mjaft tragjik: nė stadium nuk munguan as tė shtėnat e pistoletės, qė nė fund shkaktuan 2 tė vdekur dhe 40 tė plagosur rėndė. Pėr tė qetėsuar situatėn ishte e nevojshme ndėrhyrja e ushtrisė...

Angli

Paolo Di Kanio ėshtė etiketuar pėr njė kohė tė gjatė si "djali i keq" i futbollit. Nofka iu vendos nė sfidėn ku Shefilld Uenzdei priti nė fushėn e saj Arsenalin. I pakėnaqur pėr njė vendim tė gjyqtarit Pol Ankok, sulmuesi italian e shtyu nė mėnyrė tė dhunshme, duke e rrėzuar nė tokė. Pas kėtij veprimi dhe dėnimit tė rėndė nga Federata Angleze, Di Kanio deklaroi publikisht se do tė tėrhiqej. Gjithsesi, ai vazhdon tė luajė me amatorėt e Ēisko Roma. Gjatė kėsaj periudhe, lojtari rifitoi respektin e opinionit sportiv nė Britaninė e Madhe. Nė vitin 2001 fitoi ēmimin "FIFA Fair Play", pasi nė dhjetor 2000, nė takimin me Evertonin, ai nuk shfrytėzoi njė rast tė pastėr goli. Portieri kundėrshtar qėndronte nė tokė i dėmtuar dhe vetėm pak metra larg portės, Di Kanio merr topin nė dorė, duke refuzuar ta dėrgonte nė rrjetė. stadiumi e duartrokiti gjestin pėr shumė minuta, gjyqtari i takimit nuk e ndėshkoi me karton, por i shtrėngoi dorėn, ndėrsa FIFA e cilėsoi si "njė sjellje speciale tė njė sportisti tė mirė".




Shumė tė butė pėr tė qenė boksierė

Boksi njihet botėrisht si sport burrėror, por sportistėt janė njerėz dhe si tė tillė kanė ndjenja. Nė shkurt tė vitit 1997, zhvillohej dueli i peshave tė rėnda ndėrmjet MekKoll dhe Ljuis. Gjatė sfidės, MekKoll kapet nga njė krizė nervore, qan dhe skualifikohet, pasi u cilėsua nga arbitrit "i paaftė pėr tė mbrojtur titullin e kampionit", brez qė fitohet nga Ljuis. Nė qershor tė po atij viti, kampioni i ri mbron titullin pėrballė bashkėkombėsit anglez, Akinuande. Ai skualifikohet nė raundin e pestė, sepse nė vend qė tė duelonte, mbahej te kundėrshtari, duke "e pėrqafuar" fort. "Fillova t‘i bėrtisja", kujton Mark Ratner, shefi i komisionit sportiv nė shtetin e Nevadės. Nė atė periudhė, zyrtari i lartė i boksit ishte mjaft i zėnė me punė, pasi vetėm pak kohė mė parė kishte skualifikuar Majk Tajson pėr kafshimin e famshėm nė veshin e Hollifild.



Pengu, nė liri falė njė goli

Forcat speciale tė pėrzgjedhura nga policia kolumbiane liruan njė biznesmen qė prej 140 ditėsh mbahej peng nga njė grup keqbėrėsish. Aksioni u zhvillua gjatė ndeshjes sė futbollit Kolumbi-Venezuelė. Operacioni ishte i suksesshėm edhe falė pasionit tė pengmarrėsve pėr lojėn e top-kėmbės: policia veproi nė mėnyrė surprizė, duke thyer derėn nė momentin ekzakt kur Kolumbia shėnoi. Ai gol i dhuroi skuadrės kualifikimin nė Botėrorin 1998.



Futboll dhe besim

Prifti i qytezės holandeze, De Lute, ka gjetur njė mėnyrė origjinale pėr tė bashkuar pasionin pėr futbollin me interesimin e tij pėr "delet e humbura". Gjatė ndeshjeve qė skuadra luante nė shtėpi nė shtator ‘97, ai i bėnte publicitet kishės me njė tabelė dy metra tė gjatė. aty shkruhej: "Ēdo tė diel pasdite vini nė ndeshje, nė rregull. Po nė mėngjes ku ishit? Nga prifti juaj". Pol Tervort (ky ėshtė emri i priftit) deklaronte se pėr njerėzit, pjesėmarrja nė mesha mund tė ishte po aq e kėndshme sa edhe njė ndeshje futbolli.



Vlera e kartonit, dy tonė ēimento

Verė ‘98. Lista e transferimeve nė kategorinė e dytė rumune: Robert Nita, kalon nga Hunedora te Fieni. Pėr tė siguruar shėrbimet e futbollistit 21-vjeēar, klubi i ri pagoi... dy tonė ēimento! Nė shtėpinė e tė varfėrve tė Evropės (kėshtu njihet Rumania), shkėmbimi i mallrave nė vend tė parave ėshtė diēka mė se normale. Gjithmonė duke qėndruar nė kampionatin inferior tė kėtij vendi, njė lojtar nuk u pagua nė kontratėn me klubin e ri, por pėrfitoi njė sasi tė papėrcaktuar mishi derri.



Doping vampiresk

Atletja indoneziane, Ruvijati, ka zbuluar njė mėnyrė tė veēantė dopingu. Fituesja e maratonės sė Lojėrave tė Juglindjes Aziatike, deklaroi se sekreti i suksesit ėshtė... gjaku i trajnerit tė saj! Gjatė njė interviste pėr "Indonesian Observer", atletja rrėfeu se, pėrpara ēdo gare, e ka zakon tė pijė pak gjak nga gishti i Alvi Mugijanto (trajneri). "Nuk e di pėrse", tha Ruvijati, "por pasi shijoj gjakun e tij ndihem nė formė tė jashtėzakonshme".


Sport dhe seks, kuriozitet


- Alfredo Binda, njė nga ēiklistėt mė tė mėdhenj, e thoshte vazhdimisht se sekreti i suksesit tė tij ishte kryerja e njė marrėdhėnieje seksuale nė vit.


- Ben Johnson, para kompeticioneve, u kėrkonte vazhdimisht organizatorėve, qė t‘i vinin nė dispozicion dy vajza tė bukura sa pėr tė bėrė... nxehmjen e duhur.


- Sipas studimeve, femrat qė bėjnė seks pak para kompeticioneve sportive, arrijnė tė zhvillojnė paraqitje mė tė mira.


- Gjatė Olimpiadės sė Sidneit njė firmė prodhuese ilaēesh u dhuroi prezervativė 11.000 atletėve dhe trajnerėve tė seksit mashkull. Kur duheshin vetėm tri ditė nga pėrfundimi i aktivitetit, atletėt bėnė njė kėrkesė pėr njė "donacion" prej 20.000 prezervativėsh tė tjerė.


- I vetmi rast nė tė cilin, sigurisht, nuk duhet tė praktikohet seksi nga ana e atletėve tė seksit mashkull ėshtė vetėm pak kohė para garės, pasi ėshtė e sigurt qė humbet 10/12% tė eficensės.


- Shumė studime zbulojnė se personat aktivė kanė njė jetė seksuale mė tė gjallė nė krahasim me dembelėt.


Action Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-04-09, 11:01   #2
Action
 
Avatari i Action
 
Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Gabim Titulli: Disa prej episodeve mė tė ēuditshme ne Sport

Situata tė ēmendura



Incidente tė pabesueshme jashtė fushės sė futbollit me lojtarė profesionistė


* Charles Akonnor, i cili luan nė Bundesligėn gjermane, e ka futur antenėn e telefonit brenda hundės, duke i shkaktuar vetes njė hemorragji tė madhe.

* Kanizares, portierit tė kombėtares spanjolle, i shpėton nga dora njė shishe parfumi, tė cilėn ai e godet me kėmbė pa rėnė nė tokė, duke dėmtuar kėshtu rėndė kėmbėn.

* Robie Kin (ish i Totenhemit, tani i Liverpulit) ka kėputur ligamentin e gjurit tė tij pas njė hedhjeje tė dhunshme nė poltron mbi telekomandėn e televizorit tė tij.

* 1998: Darren Bernard i FC Barnslit rrėshqet nė dyshemenė e kuzhinės sė tij, ku kishte bėrė "pipin" qeni i tij. Ai nuk mundi tė luante pėr pesė muaj.

* Dirk van der Ven ka prerė disa gishta tė dorės sė tij nė tentativėn pėr tė ndezur motorin qė korr barin.

* Vidar Riseth (1860 Mynih) ka qenė viktimė i njė makine qė pėrdorej pėr masazh: makina i ka rėnė nga dora dhe u ka shkaktuar njė dėmtim serioz nė "tendinėn e Akilit".

* Peter Nielsen (Mynshengladbah) ka thyer njė krah, ndėrsa, - sipas tij, - po ulej nė poltronin pėrballė televizorit.

* Ende pėr t‘u sqaruar: Mikael Bletel (Saarbryken) i ėshtė kėputur njė nerv i kėmbės, ndėrsa gjendej... i shtrirė nė krevat.

* Devid Beti (Lids Jujantid) ėshtė pėrplasur me motorin e vogėl tė tė birit, duke dėmtuar rėndė "tendinėn e Akilit". Tė paktėn i biri doli i padėmtuar nga incidenti.

* Braziliani Ramalho ndiente dhimbje dhėmbėsh; i japin njė kurė me suposto dhe ai ēfarė bėn? I pi!!! Detyrohet tė qėndrojė tri ditė shtrirė pas helmimit.




Koincidenca tė futbollit


Topi ėshtė i rrumbullakėt dhe shkon nga e ēojnė...


Bolonja, e cila nė vitin 2005 bie nė Serinė B pas njė humbjeje kundėr Parmės nė "Playout", kthehet nė 2008 nė Serinė A, ndėrsa emilianėt (Parma) bien nė kategorinė inferiore.


Tė tjera koincidenca tė ēuditshme"


Nė finalen e Botėrorit 2006, Trezege gabon njė penallti decizive; i njėjti lojtar i kishte rrėmbyer Italisė titullin e kampionit tė Evropės nė 2002 falė njė goli nė minutat shtesė.


Nė njė vit tė vetėm (2007), Milani ėshtė hakmarrė ndaj dy skuadrave (Liverpulit dhe Boka Xhunjors) tė cilat, respektivisht, i kishin rrėmbyer Champions nė 2005 dhe Kupėn Interkontinentale nė 2003.


Katėr skuadra e kanė fituar titullin kampion tė Italisė nė vitin e 100-vjetorit tė tyre: Juve 1997, Milan 1999, Lacio 2000, Inter 2008.


Dy periudha pėrballė njėra-tjetrės:


1978:

- Vdes Papa

- Juve fiton titullin

- Liverpuli fiton Kupėn e Kampioneve

- Fiorentina shpėton nė javėn e fundit tė kampionatit

- Martohet Karli i Anglisė

- Inter fiton Kupėn e Italisė

- Askoli ngjitet nė Serinė A, duke e luajtur ndeshjen e fundit ndaj Modenės


Njė vit mė pas (1979) Milani pėrfundon nė serinė B dhe presidenti i saj arrestohet.

Botėrori qė pason fitohet nga Italia (1982).



2005:

- Vdes Papa

- Juve fiton titullin

- Liverpul fiton Champions

- Fiorentina shpėton nė javėn e fundit tė kampionatit

- Martohet Karli i Anglisė

- Interi ėshtė finalist i Kupės sė Italisė

- Askoli ėshtė nė luftė pėr "Playoff" pėr ngjitjen nė Serinė A dhe duhet tė luajė ndeshjen e fundit kundėr Modenės


Njė vit mė pas (2006) Juventus pėrfundon nė Serinė B.

Botėrori pasues fitohet nga Italia (2006).



Futboll mbi eksploziv


Luanin mbi njė bombė tė madhe tė pashpėrthyer dhe nuk e dinin! Gjatė punės pėr tė ndėrruar tapetin e fushės nė stadiumin "Vestfalen Stadion" tė Dortmundit, punėtorėt kanė hasur nė njė objekt tė fortė metalik. Pas njė ekzaminimi tė parė u zbulua se kishin tė bėnin me njė bombė tė madhe tė pashpėrthyer, e cila datonte nga Lufta e Dytė Botėrore! Pra, pėr vite tė tėra, Borusia e Dortmundit dhe kundėrshtarėt e saj kishin luajtur rreth njė apo dy metra mbi eksploziv jashtėzakonisht tė rrezikshėm. Pas zbulimit, bomba ėshtė ēaktivizuar menjėherė dhe ėshtė dėrguar nė muzeun e zonės.


Action Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.