Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-10-08, 13:06   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Topi: “Jemi tė bashkuar si nė njė familje tė madhe”

Dy presidentėt shqiptarė tė ftuar nė darkėn e Federatės Pan Shqiptare ”Vatra”

Nga Dalip Greca


Nė mbrėmjen e sė enjtes tė 25 shtatorit dy presidentėt shqiptarė, Bamir Topi i Shqipėrisė dhe Fatmir Sejdiu i Kosovės, ishin tė ftuar nė darkėn qė shtroi Federata “Vatra” nė restaurantin e njohur “Sparks Steake House” nė Manhattan.
Mbrėmjen e ka hapur kryetari i Vatrė-s, z. Agim Karagjozi, i cili nė fjalėn e mirėseardhjes, tha se pėr komunitetin shqiptar tė Amerikės, ėshtė njė ngjarje e madhe historike kjo darkė, pasi pėr herė tė parė nė historinė tonė ne kemi mysafirė dy presidentėt tanė; presidentin e Shqipėrisė, zotin Bamir Topi, dhe presidentin e Kosovės, zotin Fatmir Sejdiu.
Z. Karagjozi falėnderoi dhe mikun e nderuar amerikan, qė tashmė ėshtė bėrė pjesė e komunitetit shqiptar, ambasadorin William Walker.
Moderatori Mithat Gashi, qė e drejtoi mė pas drakėn, bėri njė shfletim tė shpejtė tė historisė shqiptare, duke iu referuar gjendjes tė kombit shqiptar 100 vite mė parė, kur shembja e Perandorisė Osmane i gjeti shqiptarėt nė trojet e tyre etnike tė pėrfshirė nė katėr vilajete. Gllabėrimi i tokave nga fqinjėt tanė, kishte filluar qysh nė vitin 1878, me anekismin e Plavės e Gusisė, Malėsisė dhe Tivarit dhe tė pjesė sė Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, nga Serbia. Kryengritjet e shqiptarėve nuk pushuan, por Kosova u okupua nga serbėt, ndėrsa Ēamėria nga grekėrit. Dhe kufijtė e asaj Shqipėri tė zvogluar, qė u njohėn nga Konferenca e Ambasadorėve, ishin nė diskutim deri nė vitin 1926. Presidenti Woodrow Wilson, nė Konfrencėn e Paqes nė Versajė, paraqiti planin qė diktonte vetėvendosjen e kombeve, pa marrė parasyshė nėse ishin tė mėdhenj a tė vegjėl.
“Duhet tė pėrkulemi me respekt tė madh pėrpara Amerikės, kėtij vendi, qė na ndihmoi dhe i detyrohemi shumė, si dhe pėrpara Vatrės, qė gjatė gjithė kohės punoi dhe sakrifikoi pėr kombin”, tha Gashi.
Mė pas, ai ia dha fjalėn shkrimtarit Naum Prifti, i cili pėrshėndeti mysafirėt nė emėr tė Vatrės.
Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, sekretrai i Vatrės, renditi disa nga arritjet e kombit shqiptar nė kėtė fillimshekulli, duke shėnuar si kulmin historik, pavarėsinė e Kosovės dhe marrjen e ftesės sė Shqipėrisė pėr anėtarsim nė NATO. Duke iu drejtuar dy presidentėve, Prifti tha:” Ne kemi besim se ju do tė lini gjurmė tė pashlyeshme nė rrugėn e demokratizimit, duke nderuar dinjitetin dhe personalitetin tuaj. Dihet se rruga nuk ėshtė e lehtė dhe as e shtruar me lule. Korrupsioni nuk shkulet lehtė sepse ka rrėnjė tė thella, qė nga Perandoria Bizantine, zgjedha turke-osmane dhe sundimi totalitar komunist”.
Nė mbyllje tė pėrshėndetjes sė tij, z. Prifti tha:”Ne vatranėt tok me shqiptarėt e tjerė qė jetojnė e punojnė kėtu, yll polar pėr zhvillimin e vendeve tona, kemi demokracinė amerikane. Ne e mirėpresim dhe pėrshėndesim pėrpjekjet pėr pranimin e Shqipėrisė nė gjirin e Evropės sė Bashkuar, ēka do ta vendosė atdheun tonė nė njė nivel me shtetet e pėrparuara evropiane“.

Si njė familje e bashkuar

Mes duartrokitjeve e ka marrė fjalėn presidenti i Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili tha se ndjehej tepėr i emocionuar, qė ndodhej mes vatranėve, pėrkrah presidentit tė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu, nė kėtė mbrėmje tė paharrueshme.
Sot ndihemi mė afėr se kurrė, mė tė bashkuar se kurrė. Ndihemi si pjestarė nė njė familje tė madhe. Dhe gėzimin e ndajmė sė bashku si pjestarė tė brendėshėm tė kėsaj "familjeje" tė madhe shqiptare nė diasporė. "Familja" jonė sonte ėshtė shumė sinjikative, ėshtė njė "familje" mjaft komplekse, mjaft e gjallė dhe mjaft e madhe. Njė "familje" e cila nuk ka qenė asnjėherė nė historinė e saj mė e bashkuar se sa sot.
Ai tha se pėr tė arritur deri kėtu kombit i ėshtė dashur qėndresė, sakrifica tė panumėrta dhe luftė e pandėrprerė shekullore.
Jemi nė njė moment, shtoi ai, kur Shqipėria, po i afrohet anėtarėsimit me tė drejta tė plota nė NATO, dhe po shkon e sigurtė drejt Bashkimit Europian. Kosova ėshtė e pavarur, ka shtetin e saj, kushtetutėn e saj, institucionet e saj shtetėrore dhe ka njohjen e gati 50 shteteve, pėrfshirė edhe shtete mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme tė botės.
Ne, tha presidenti Topi, jemi tė bindur se ky proces, do tė ecė pėrpara dita – ditės, do tė jetė i pakthyeshėm dhe i sigurt nė rrugėn e zhvillimit dhe tė pėrparimit pėr tė dy vendet.
Mė pas ai vlerėsoi ndihmėn e madhe tė Amerikės pėr shqiptarėt, ndihmė qė ka dhėnė edhe diaspora shqiptare.
Ne, tha presidenti i Shqipėrisė, i jemi shumė mirėnjohės kėtij vendi pėr gjithēka ka bėrė pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe shqiptarėt, kudo qė jetojnė. E kemi thėnė dhe do t'a themi gjithnjė se ne jemi nė aleancė tė pėrjetshme me SHBA, duke garantur edhe prosperitetin e Shqipėrisė, Kosovės dhe tė shqiptarėve nė rajon.
Duke iu drejtuar kryetarit tė Vatrės, z. Agim Karagjozi, presidenti Topi, tha: “Nuk mund tė lė pa vėnė nė dukje, rolin qė luajtėt dhe kontributin e madh qė dhatė ju vatranėt. Kontributi dhe roli i gjithėsecilit prej jush, nė kohėt mė tė vėshtira, dhe atėherė kur Shqipėria vuante nėn regjimin komunist, dhe diktaturėn mė tė rėndė, nė tė gjithė Europėn Juglindore, ishte i jashtėzakonshėm dhe i pakrahasushėm. Kontributi i Vatrės, ka qenė i fuqishėm nė ēėshtjen kombėtare dhe i pazėvendėsueshem. Ai ishte inspirues nė periudhėn kur Kosova, ishte pikėrisht nė pėrpjekjet pėr liri. Pra u frymėzua nga atdhedashuria e juaj. Ju kryet me kontributin tuaj - rolin "institucional" nė rrafshin intelektual, ekonomik - finaciar dhe politik.”
Presidenti i Shqipėrisė kėrkoi qė nė tė ardhmen tė vazhdojnė pėrpjekjet e pėrbashkėta, veēanėrisht nė drejtim tė njohjes sė Kosovės.

Shekulli i shqiptarėve

Mė pas e ka marrė fjalėn presidenti i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, i cili falėnderoi Vatrėn pėr bashkimin nė kėtė darkė historike. Ai falėnderoi shqiptarėt e Amerikės pėr kontributin e jashtėzakonshėm qė kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin pėr Kosovėn.
- Ju faliminderit qė na dhatė kėtė mundėsi tė bashkohemi nė kėtė darkė, sė bashku kėtu nė Nju Jork, nė njė darkė tė jashtėzakonshme. Pra, tė jemi sė bashku dhe tė shprehemi pėr lidhjet tona tė mira. Tė shprehim falėnderimin pėr ndihmėn e fuqishme qė keni dhėnė ju shqiptarėt e Amerikės, tha Sejdiu i duartrokitur nga pjesėmarrėsit e shumtė.
Duke folur pėr arritjet e kombit shqiptar, presidenti Sejdiu tha se mund tė them lirisht, ashtu siē e ceku edhe presidenti Topi nė Asmablenė e Pėrgjithėshme, sesionin e saj tė 63-tė, se "fund shekulli XX ishte fund shekulli i shqiptarėve". Ky fund shekulli pėr ne shqiptarėt paraqet ngjarjen mė tė rėndėsishme tė historisė kombėtare, qė kurorėzoi pavarėsinė e Kosovės.
Pavarėsia e Kosovės erdhi si rezultat i luftės, dhe sakrificės qė bėnė pėr ta arritur atė shumė breza.Tek pavarėsia ėshtė kontributi i tė gjithė atyre qė bėnė sakrificėn mė sublime duke flijuar edhe jetėn pėr liri e pavarėsi, nėnvizoi presidenti Sejdiu.
Nuk duhet tė harrojmė edhe ndimesėn e madhe qė na kanė dhėnė miqtė tanė nga ky vend i bekuar, Amerika, tha presidenti Sejdiu, i cili theksoi:
“Duke i pėrmendur sot nė kėtė darkė, shprehim sė bashku me ju njė falėnderim shumė tė madh pėr kėtė vend tė bekuar, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndjehemi tepėr tė obliguar pėr pėrkushtimin dhe shtytjen e fuqishme qė i dhanė ēėshtjes shqiptare,pėr mbėshtetjen qė po i japin zhvillimeve tona tė pėrgjithshme dhe tė pa shkėputur nga ndenjat tona, dhe qenies sonė si faktor i rėndėsishėm paqeje e stabiliteti nė rajon e mė gjėrė. Ne jemi tė vendosur pėr tė qenė tė lidhur dhe me aleancat mė tė fuqishme, si nė Bashkimin Europian dhe me NATO-n”, tha Sejdiu.
Duke folur pėr Vatrėn dhe kontributin e saj gati njė shekullor, presidenti i Kosovės tha se Vatra e ka historinė e saj, etimologjinė e saj nė shumė kuptime tregon se ajo ėshtė simbolika e kombit tone. Ai tha se Vatra e Amerikės ka qenė njė vatėr e ngrohtė pėr shqiptarėt nė gjithė historinė e saj rreth 100 vjeēare.
Nė pėrshėndetjen e tij, ambasadori Wiliam Walker tha se ndjehej mirė mes shqiptarėve dhe krenohej me atė ē’ka ka bėrė pėr Kosovėn.
“Duke menduar se cila ishte gjendja jo shumė larg se 10 vit tė shkuara e deri tek shpallja e njohja e pavarėsisė, secili duhet tė impresionohet. Rruga e Kosovės ėshtė e pakthyeshme”, tha ai.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-10-08, 08:46   #2
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Topi: “Jemi tė bashkuar si nė njė familje tė madhe”

U kremtua nė Boston 100-vjetori i krijimit tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė
postuar: 29.09.2008

BEQIR SINA, New York


Presidenti Topi dekoron Kishėn shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston me Urdhrin ‘’Naim Frashėri’’ i Artė dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

BOSTON MASACUSTES : Viti 2008 shėnon njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut. Pėr herė tė parė , kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip pėr t'u shėrbyer tė krishterėve orthodoksė nė gjuhėn e tyre. Prifti ynė i parė dhe i paharruar , i cili mė vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonėshme e tė gjithėanėshme nė vitin 1908, qė i shėrbeu popullit nė SHBA-sė, dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme.
100 vjet mė parė, me kėtė kishė filloi njė erė e re, nė atė tė besimit tė krishter shqiptar orthodoks nė Amerikėn e Veriut.. Ky vit, ishte si pėrbetim i kėtyre shqiptarėve tė emigruar nė Amerikė nė kohė tė ndryshme, pėr tė thėnė se amaneti i Nolit dhe patriotėve e atdhetarėve tė tjerė, si: Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K.Demo, Koli Kristofori, Anthoni Athanasi, Llambi Misho, Nani Theodore, e qindra tė tjerė do ta shpien nė vend.
Viti 2008 ėshtė quajtur si viti kishės shqiptare - orthodokse nė Amerikėn e Veriut.. Ky vit, sipas kalendarit tė kėsaj kishe, filloi me 6 janarin, ditėn e shenjtė tė Epifanisė dhe Ujit tė Bekuar, e cila ėshtė, gjithashtu, dita e emrit dhe ditėlindja e Fan Nolit. Mė 9 mars, kjo kishė pėrkujtojė edhe bėrjen prift tė Fan Nolit dhe fillimin e misionit tė tij tė shkėlqyer si njeri i Kishės, burrė shteti, akademik, poet dhe patriot.
Marsi, po i kėtij viti qė e lėmė pas, ishte njė muaj i veēantė pėr kėtė kishė, pėrderisa ishte ky muaj i parė i pranverės, kur u hap kisha e parė nė Boston - Kisha e Shėn Gjergjit - shenjti mbrojtės i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Nė muajin mars tė vitit 1965 Imzot Fan Noli mbylli sytė dhe u fut nė histori pėr arritjet e tij nė shumė fusha. Ndėrsa mė 4 maj, ditėn e Shėn Gjergjit, kjo kishė, do tė hapte njė ekspozitė speciale nė auditoriumin "Anton Athanasi" nė kėtė katedrale, qė do tė pasqyronte jetėn dhe veprėn e Fan Nolit dhe rilindasve.

100 vjetori i Kishės Ortodokse shqiptare, nė SHBA-sė

Ēdo gjė qė lidhej me kėtė kishė dhe me kėtė vit qė mund tė quhet fare lehtė," Viti 2008 shėnon njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut", u bė mė 27 dhe 28 shtator, dje dhe pardje nė Bostonin Nolian. Me aktivitetin nė "Grand Gala" ne "World Trade Center" nė Boston dhe me mesėen finale nė katedralen Shėn Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptarėsh nga shtetet e tjera tė SHBA-sė, festuan me madhėshti 100-vjetorin e Kishės Ortodokse Shqiptare tė themeluar nga Fan Noli. .
Tė krishterėt orthodoks e pėrkujtojnė dhe e festojnė kėtė shekullor, sė bashku me besmitarėt e tjerė shqiptar nė Amerikė, me pėrulje ; duke kujtuar gjithėēka ka ndodhur mė pėrpara me shpresėn se i qėndrojmė besnikė aspiratave dhe nevijave tė brezave tė ardhėshėm, pėr shpėtimin e pėrjetėshėm tė tyre tė ushqyer nga besimi.
Morėn pjesė nė mbrėmjen e madhe festive me rastin e njėqind vjetorit tė themelimit tė Kishės Ortodokse shqiptare nė Boston nga Imzot Fan S. Noli rreth 1000 besimtarė shqiptarė, pėrfaqėsues kėta nga organizata tė komunitetit. Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, zotit Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar. Ambasadori Shqipėrisė nė Uashington D.C, dr Aleksandėr Sallabanda, dhe ai nė Otava, ambasadori Besnik Konēi.
Morėn pjesė edhe njė pėrfaqėsi vatranėsh tė cilėt kishin udhėtuar nga Nju Jorku, me nė krye dy nėnkryetarėt, e Vatrės, dr Gjon Buēaj, dhe zotin Agim Rexhaj, anėtarėt e kryesisė, Zef Balaj, Majlinda Myrtaj, Arijan Myrtaj, Zef Pėrndocaj, Marijan Cubi, Sejdi e Zabit Bytyēi, dhe Agron Alibali. Stefan Koēi, kryetar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, dega e Bostonit, Elmi Berisha e LDD-sė, dhe veprimtari Harry Bajraktari e kryetari i tė tre Besimeve fetare nė Shqipėri z Rasim Hasanaj, i ardhur enkas.

Lisa Mrijaj - shefe e Stafit e zyrės sė Bashkisė sė Yorkersit - Nju Jork me bashkėshortin e saj Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist, i cili me rastin e kėsaj feste i dhuroi Presidentit Topi dhe Kishės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė, disa volume tė dy librave tė tij - njėri kushtuar Marie Shllakut dhe tjetri pėr Monsinjor Ndue Oroshin bashkėpuntor i ngusht i Theofan Stilian Nolit.
Mirėseardhjen dhe duke bėrė prezantimin e tė ftuarve special tė mbrėmjes e bėri zonja Lauren Gregory, drejtuese e programit festiv, pėrgatitur me rastin e 100 vjetorit tė Kishės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė. Fjalėn e hapjes dhe foli pėr rėndėsinė e kesaj feste si dhe bekimin e darkės e bėri Bishop Nikon, Bishop i Bostonit, Nju England dhe Dioqezes Shqiptare.

U egzekutua hymni kombėtar i SHBA dhe tė Shqipėrisė. Ndėrsa, pėr historinė e 100 vjetėve tė kėsaj kishe, foli zoti Michael Gregory

Gjithashtu, ka pėrshėndetur kėtė festė edhe Presidenti i R. Shqipėrisė z Bamir Topi. Me kėtė rast, Kreu i shtetit dekoroi Kishėn e Shėn Gjergjit mė Urdhrin ‘’Naim Frashėri’’ i Artė. Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe leximit tė dekretit pėrkatės nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidencės, z. Aleksandėr Flloko, Presidenti Topi i dorėzoi Peshkop Nikonit dekoratėn e lartė me kėtė motivacion: "Pėr kontribut tė shquar nė Lėvizjen Kombėtare pėr fitoren e pavarėsisė dhe ndėrtimin e Shtetit Shqiptar, vatėr e pashuar e patriotizmit, e edukimit tė shqiptarėve pa dallim feje pėr ruajtjen e kulturės, traditave dhe dashurisė pėr Atdheun dhe Kombin, me aktivitet tė pandėrprerė pėr pėrparimin dhe prosperitetin e tyre’’.
Mė pasė e pėrshėndeti darkėn edhe Ylli i Hollivudit, aktori i famėshėm me origjinė shqiptare Jim Bellushi, i cili vinte enkas pėr kėtė kremtim nga Los Angelosi. Bishop Illa Katre, Philomelion dhe kryetar i Dioqezės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė, foli pėr Im Zot Nolin, aktivitetin dhe veprimtarinė e tij fetare , patriotike, adhetare dhe intelektuale.
Mbrėmja pėrkujtimore u pėrshėndet edhe nga aktori i famshėm amerikan me origjinė shqiptare, Xhejms Belushi. Njėhereshit, u dha dhe njė koncert festiv i grupit tė valleve nga Bostoni- Bashkimi si edhe koncert i grupit "The Madhouse Ensemble tė drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka nga DJ-George, po nėn shoqėrimin virtuozė tė pėr rreth 45 minuta, tė Xhim Belushit, i cili me koncertin festiv me muzik Xhaz, Folk, dhe Pop, ngriti nė kėmbė gjithė sallėn me interpretimin e tij plot pasion.


Sot, tė dielėn e fundit tė muajit, shtator,(28 shtator 2008), nė orėn 10:00 nė mėngjes, Katedralja e Shėn Gjergjit nė South Boston (SHBA) ishte e mbushur pėrplot me besimtarė shqiptarė ortodoksė, tė krishterėt, e myslimanėt, e bektashllinjt. Tė cilėt, ndoqėn edhe ata nė qetėsi procesionin e shėrbesės kishtare. Ėshtė njė shėrbesė jo e zakonshme—Celebrimi i Meshės Peshkopale tė organizuar nga At Artur Liolini, kancelari i kishės ortodokse tė Bostonit dhe e drejtuar nga Hirėsia e tij peshkopi Nikon Liolin dhe Hirėsia e tij peshkopi Ilia Ketri, nė pėrkujtimin e 100-vjetorit tė krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė,zoti Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, bėri homazhe nė varrin e patriotit Fan S. Noli.
Nė praninė e drejtuesve tė Kishės Ortodokse shqiptare, si dhe tė bashkėatdhetarėve tanė qė jetojnė dhe punojnė nė Boston, po ashtu tė ardhur dhe nga qytete tė tjera tė SHBA-sė me rastin e 100 vjetorit tė Kishės Ortodokse shqiptare, Kryetari i Shtetit vendosi njė kurorė nė nderim tė thellė, mirėnjohje dhe respekt pėr veprėn e Fan S. Nolit.
Nė komunikimin me shqiptarėt e Amerikės, Kryetari i Shtetit shqiptar zoti Bamir Topi, falenderoi pėr mikpritjen, qė shqiptarėve nuk u ka munguar asnjėherė dhe qė i ėshtė dėshmuar edhe gjatė kėsaj vizite tė tij nė SHBA, nė vendin tė cilin shumė shqiptarė e kanė ėndėrruar dhe qė shumė tė tjerė e kanė bėrė realitet, nė vendin aleat tė Shqipėrisė, ku nė vitet mė tė vėshtira shqiptarėt kanė gjetur strehė. “Sot shqiptarėt nė SHBA janė bėrė ambasadorė tė vlerave dhe virtyteve kombėtare, tė traditės dhe kulturės sonė tė lashtė, duke qėndruar mjaft dinjitoz dhe kompetitiv”, - ka vėnė nė dukje Presidenti i Shqipėrisė zoti Bamir Topi.

Historia

Themelimi i kishės sė Shėn Gjergjit ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr komunitetin ortodoks shqiptar nė Amerikė. Kancelari i Kishės At Arthur Liolin nė komente qė i ka bėrė kėsaj ngjarje shprehet, se merita kryesore pėr kėtė gjė i takon Fan Nolit. "Vitet e para tė komunitetit dėshmuan demonstratėn rreth njė gojėtari tė flaktė dhe tė aftė, Fan S. Nolit, i cili filloi njė karrierė vėrtet tė paparė. I thirrur nė shėrbim tė Perėndisė, ai u shugurua prift mė 8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shėn Gjergjit, si famulli tė dielėn e parė tė Ortodoksisė nė Boston. Kohėt kėrkuan pėrpjekje tė ngutshme pėr tė krijuar njė kishė qė t'u drejtohej emigrantėve shqiptarė nė gjuhėn e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe "duke ruajtur ndėrgjegjshmėrinė e parimeve si nė atdhe dhe vetėkėmbėnguljen e mėsuar kėtu nė Amerikė", thotė Liolini.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-08, 06:37   #3
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Topi: “Jemi tė bashkuar si nė njė familje tė madhe”

Pse, nuk u ftua Presidenti i Kosovės nė Boston
postuar: 05.10.2008

BEQIR SINA, New York



Rasti i Kosovės, nga ai mos njohjes sė gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja (zinxhiri i shteteve sllavo - ortodokse nė Europėn Jug - Lindore nė njohjen e shtetit tė Kosovės) nė tė gjithė kėtė punė, na bėnė tė "dyshojmė" se motivi i mos ftesės sė Kosovės, nė 100 vjetorin e kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, ka prapavijė tė dyshimitė, dashakeqėse dhe kompromentuese...


NEW YORK CITY : Prej kohėsh shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė gjetur te kisha e drejtuar nga*At Artur Liolini, kancelari i kishės ortodokse tė Bostonit, njė mbėshtetje qė u ka munguar. At Artur Liolini, nė krye tė kishės ortodokse Shėn Gjergji,*e ka shndėrruar kishėn e Fan Nolit nė njė ikonė qė ka bashkuar shqiptarėt nė Boston, pa dallim feje e krahine. Ky ėshtė njė kontribut i vyer shpirtėror, human dhe nacionalist, qė ēmohet dhe do tė kujtohet pėrgjithmonė nga shqiptaret e mbarė Amerikės.
Kėtė vit 2008, kisha ortodokse Shėn Gjergji, nė Boston,*shėnojė njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut. Pėr herė tė parė, prej kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip, pėr t'u shėrbyer tė krishterėve orthodokse nė gjuhėn e tyre. Ish- Prifti ynė i parė dhe i paharruar , i cili me vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonėshme e tė gjithėanėshme nė vitin 1908, qė i shėrbeu*komunitetit shqiptar ortodoks*nė*SHBA-se,*dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme.

Pra,*ēdo gje qe lidhej me kete kishe dhe me kete vit qe mund te quhet fare lehte," Viti 2008 shenon nje shekull ne punen e apostolates shqiptaro - orthodokse ne Ameriken e Veriut", u be*me 27 dhe 28 shtator, ne Bostonin Nolian. Me aktivitetin ne*"Grand Gala" ne "World Trade Center" ne Boston dhe me meshėn finale ne katedralen Shen Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptaresh nga shtetet e tjera te SHBA-se,*festuan me*madheshti 100-vjetorin e Kishes Ortodokse Shqiptare te themeluar nga Fan Noli. Sakaq, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė zoti Bamir Topi e dekorojė Kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston me Urdhrin ‘’Naim Frasheri’’ i Arte dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Mirpo ajo qė "theu" zemerat e shqiptarėve tė Amerikės, dhe ka pesmatuar jashtė mase komunitetin shqiptarė nė Amerikė,*ėshtė fakti*se*nė aktivitetin nė*"Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, teksa shėnohej 100 vjetori i kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, themeluar nga Theofan Stilan Noli:
"Nuk u ftua dhe nuk mori pjesė Presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, (megjithėse ai dhe delegacioni qė e shoqėronte atė*ndodhej vetėm 250 kilometra larg(Nju Jork)*vendit, ku po organizohej festa." Nė sallė nuk u pa asnjė simbol i Kosovės, dhe nuk u tha nga krerėt i kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė, as edhe njė gjysmė-fjalė, pėr pavarėsinė e Kosovės(ndėrkohė, qė vetėm presidenti Topi, e permendi gjatė fjalės sė tij Kosovėn dhe presidentin Sejdiu).

Nė tė njėjtėn kohė qė te dy delegacionet e larta *shqiptare, te cilet ndodheshin ne Nju Jork, ku moren pjese ne sesionin e 63 - te, te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, presidenti Bamir Topi dhe ministri i jashtem Lulzim Basha, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtem Skender Hyseni, kan*pasur takime ne New York, takimet vellazerore me*veprimtare, dhe organizata, shoqatat, komunitetin musliman dhe katolik*te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Nju Jork, si Vatra dhe KKSHA.*
Nė kėtė kontekst,**njerėz tė cilėt nuk deshėn tė indetifikohen, thanė pėr gazetėn tonė se nė mos ftesėn pėr Presidentin e Kosovės, ka ndikuar shumė, tek disa nga organizatorėt e komisionit tė festės,*"edhe qėndrimi i Greqisė pėr mos njohjen e pavarėsisė sė*Kosovės".
Disa tė tjerė pohojnė nė "heshtje" se ka qėnė*Kisha Ortodokse dhe Kryepeshkopi i saj, Anastas Janullatos,*i cili nė qershor, po vetė*ju pėrgjigjėn negativisht ftesės sė Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, pėr njė lutje ndėrfetare pėr pėrshpirtjen e viktimave tė popullsisė ēame mė 27 qershor nė Sarandė, dhe mund tė kenė ndikuar nė refuzmin e Presidenitit tė Kosovės, nė festėn e 100 vjetorit tė kishės. Pasi, qe vetė*kjo kishė, e cila*tre muaj mė parė ftojė pėr vizitė*Kryepeshkopin i saj, Anastas Janullatos.

Duhet cekur fakti; se nė kėtė 100 vjetor, Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk dėnojė t'i dėrgojė kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, nė 100 vjetorin e saj - as edhe njė copė "telegram urimi", tė paktėn zyrtarisht tė ishte lexuar nė festė, po qe se i referohemi festės.
KOASH (Kisha Ortodokse Amerikano Shqiptare), duhet tė ndahet njė herė e mirė*nga politika,*rasti i Kosovės,*nga ai mos njohjes sė gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja ( zinxhiri i shteteve*sllavo -ortodokse nė Europėn Jug - Lindore nė njohjen e shtetit tė Kosovės)**nė tė gjithė kėtė punė, na bėnė tė "dyshojmė" se motivi i mos ftesės sė Kosovės, nė 100 vjetorin e kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, ka prapavijė tė dyshimitė , dashakeqėse dhe kompromentuese.....

Nė pėrfundim tė ceremonisė gjithė tė pranishmit i kanė shprehur shqetėsimin e tyre dhe kėrkojnė pėrgjigje nga organizatorėt e festės dhe*shtrojnė pyetjet: "Pse u refuzua dhe u "pėēkundua" nga ky aktivitet Kosova?, "Pse nuk u ftua Presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, i ndodhur nė Nju Jork, deri mė datėn 29 shtator, dhe ministri i jashtėm Skėnder Hyseni deri mė 1 tetor. ? "Pse nė sallėn madhėshtore nuk u vendos qoftė edhe njė shenjė simbolike, qė tregonte se Kosova ėshtė shteti mė i i ri i botės, i njohur ky nga 47 shtete, pėrfshirė kėtu edhe shtet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme- SHBA, Anglinė, Francėn, Gjermaninė, Japoninė, Kanadanė*dhe Italinė.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.