Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-06-05, 20:07   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré

Botohen pas 150 vitesh tekstet e vjetra shqipe tė Greqisė, mbledhur nga dijetari gjerman Karl Reinhold prej patėr Vasil Saqelarit dhe arbėreshėsh tė tjerė mė 1850-1860. Transkriptuar nė alfabetin e sotėm nga dr. Ardian Klosi

Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré

Fletoret e famshme tė Karl Reinholdit, tė cilat i pėrmendnin njė numėr albanologėsh nga Gustav Meyeri e kėtej, shohin dritėn e botimit rreth 150 vjet mbas mbledhjes sė tyre. Prej vitit 1998, qyshkurse i rigjeti ato nė Arkivin tonė Qendror tė Shtetit dhe nė Bibliotekėn Marciana tė Venecies, dr. Ardian Klosi ėshtė marrė me deshifrimin, tranksriptimin dhe shpjegimin e tyre. Libri, rreth 460 faqe, ka dalė kėto ditė me titullin “Netėt Pellazgjike tė Karl Reinholdit” nga shtėpia botuese “K&B”, ėshtė i pajisur me njė parathėnie tė gjatė e disa fjalorė, dhe do tė prezantohet sot me njė performancė poetike-muzikore nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės nė ora 19.00

Intervista (lexojeni sepse eshte shume interesante)


Dy vite mė parė, ju do tė paralajmėronit botimin e kėtij kėrkimi. Nė tė vėrtetė, si ratė nė gjurmė tė teksteve arbėreshe tė Karl Reinholdit dhe ēfarė pėrfaqėsojnė nė tėrėsi kėto fletore tė dijetarit gjerman?

Kur punoja ende nė Mynih pranė Institutit tė atyshėm tė gjuhėsisė sė krahasuar dhe indoeuropiane, hasja disa herė referime ndaj kėtyre fletoreve. Njė libėrth i vogėl me titullin “Netėt Pelazgjike”, ku ishin pėrfshirė kėngė erotike e satirike, njė fjalor me fjalė e shprehje tė rralla si dhe njė pėrshkrim gramatikor, qe botuar nga Reinholdi mė 1855. Por pas kėsaj, doktori-filolog, kryemjeku i ardhshėm i flotės mbretėrore greke, nuk mundi tė botonte mė asgjė. Referimet bashkė me koordinatat e pėrafėrta i gjeje te albanologėt mė tė vjetėr Emilio Teza e Carlo Tagliavini (pėr pjesėn e fletoreve qė e pati blerė i pari), Gustav Meyer e Gustav Weigand (pėr atė shumicė materiali qė i kishte rėnė nė dorė Meyerit); ndėrsa referencat mė tė fundit te Jup Kastrati dhe dy gjermanėt mė bashkėkohės qė janė marrė me shqipen e Greqisė: Claus Haebler dhe Hans-Jürgen Sasse. Pra nė fund tė vitit 1997, kur nisa punėn, dija se trashėgimia e Tezės ndodhej nė njė bibliotekė tė Venecies, kurse trashėgimia e Meyerit kishte pėrfunduar nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės. Kjo ngatėrresė e fundit m’i zgjati edhe disa muaj kėrkimet, sepse nė tė vėrtetė fletoret ruheshin nė Arkivin tonė tė Shtetit, nėn gėrmėn K si Karl dhe jo R si Reinhold.

Cila ėshtė arsyeja qė askush nuk do ta prekte kėtė lėndė albanologjike deri tani, edhe pse pjesa mė e madhe e saj ndodhej nė Shqipėri?

Reinholdi u dashurua pas detarėve shqipfolės tė flotės sė Greqisė dhe e mėsoi gjuhėn nė imtėsitė mė tė vogla, “mė mirė se na” siē u dėshmua mė vonė. Veē kėsaj ai krijoi njė sistem tė vetin transkriptimi, qė mund tė pėrmbajė mbi njėqind karaktere tė ndryshme (po tė llogariten edhe ato me thekse, pika etj.). Vėshtirėsia e tretė qė i stepte studiuesit, ishte qė Reinholdi shpjegimet pėr fjalėt e frazeologjitė qė mblidhte i jepte sė pari nė arbėrisht, pastaj nė greqisht, pastaj nė latinisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht. Natyrisht kjo nuk pėrbėnte vėshtirėsi pėr mjeshtėr si Gustav Meyeri, qė veēse mė i madhi albanolog ishte edhe mė i madhi grekolog (helenist) i kohės sė vet; dhe vėrtet, vetėm Meyeri boti disa fabula e shqipėrime nga fletoret, duke deshifruar e shpjeguar gjithēka, por pastaj u sėmur dhe fletoret i kaluan balkanologut tjetėr tė njohur, Gustav Weigand. Ky, pasi e mbajti materialin pėr gati 40 vjet, pati mirėsinė t’ia dhuronte shtetit shqiptar mė 1928 me njė letėr shoqėruese, ku shpreh dėshirėn qė kėto tekste njė ditė tė botohen nga “njė shqiptar filolog“. Pra tek e fundit duhej njė shqiptar qė tė hynte nė pyllin e harlisur tė dorėshkrimeve, sepse vėshtirėsia mė e madhe qėndronte te shpjegimet arbėrishte tė fjalėve e shprehjeve arbėrishte. Pėrse kjo punė nuk u bė nė mbi 60 vjet nė Shqipėri, nuk di ta shpjegoj, por padyshim qė shteti shqiptar do duhej tė ngarkonte nja 3-4 vjet njė filolog qė ta kryente punėn, dhe interes politik pėr kėtė nuk kishte, sidomos nė kohė tė izolimit. Unė pata prej vitit 1999 fatin qė tė merrja njė bursė prej Shoqatės Shkencore Gjermane (DFG) nė mėnyrė qė tė arrihej deshifrimi i teksteve dhe studimi pėr to: Ėshtė njė mirėsi e veēantė, por edhe paradoks: pėr thesare tė vendit tėnd gjen mirėkuptim mė parė jashtė kufijve tė Shqipėrisė sesa brenda... Megjithatė nuk mund tė mos falėnderoj sė fundi edhe Ministrinė tonė tė Kulturės, qė dha njė grant pėr botimin e librit.

Pėrse autori bėn cilėsimin “pellazgjike”? A ka lidhje me njė opinion popullor dhe vetėpėlqyes tek ne, se shqiptarėt janė pasardhės tė pellazgėve, apo se
shqipja qėndron nė gjenezė tė gjuhėve?


Para se t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, dua tė theksoj se autori i vėrtetė i shumicės sė teksteve ėshtė prifti i Porosit, Vasil Saqelari. Kjo madhėsi e panjohur e letrave tona, e padėgjuar deri mė sot, duhet tė hyjė pa vonesė nė tekstet e shkollave e tė fakulteteve. Ai ėshtė autori i dialogėve, letrave, mbledhėsi i kėngėve dhe i pėrrallave, pėrkthyesi i fabulave tė Ezopit, i fragmenteve nga Bibla dhe i pėrrallave nga “1001 net”, i 30 letrave tė epistolarit. Ka njė penė tė pazakontė pėr nga shkathtėsia, pasuria dhe humori, njė frymė qė ėshtė kuintensencė e popullit tė vet. Reinholdi i merrte prej tij tekstet me gėrma greke, pastaj, i rishkruante ato me alfabetin e vet, i cili,nė sajė tė njohjes sė shqipes qė kishte filologu, ishte nė gjendje tė pasqyronte shumė mė tepėr nuanca sesa bėnte greqishtja.
Sa pėr “pellazgjiken” kjo ishte njė mitologji e kohės, nė tė cilėn nuk dėshiroj tė futem. Reinholdi i mban miqtė e tij arbėreshė, qė atėherė popullonin rreth 1/3 e steresė greke dhe shumė ishuj si Hidra, Porosi, Salamina etj., pėr pellazgė, por ky mė duket mė fort njė emėrtim poetik sesa ndonjė tezė e tij, i marrė siē e ka gjetur nė librin e madh tė Hahnit “Studime shqiptare“ (1854). Nė shpjegimet e veta ėshtė tepėr shkencor; pėr ta kuptuar mė mirė gjuhėn shqipe bėn, p.sh., nė njėrėn nga fletoret njė zbėrthim tė gjuhės sė Pjetėr Budit. Nuk merret asnjėherė me histori a etimologji tė fjalėve.
Libri nuk ėshtė aspak nė serinė atyre qė pėrmendni ju: Pėrfaqėson mbledhjen e njė gjuhe nė njė kohė kur kjo ruante pothuajse njė fazė mesjetare (nė krahasimet qė bėj, do tė shihni p.sh. se ėshtė shumė e afėrt me gjuhėn e Lekė Matrangės nga Sicilia dhe “Doktrinėn e krishterė“ tė tij (1595), na e tregon historinė e shqipes si nėn njė lupė tė kthjellėt, me fuqi tė veēantė zmadhuese.

Ē’vend zė kontributi i mjekut gjerman nė hierakinė albanologjike, nėse mund tė pėrfytyrojmė njė tė tė tillė, ku bėjnė pjesė kryesisht studiues gjermanė, si von Hahn, Gustav Meyer, Norbert Jokl e tė tjerė?

Nė radhėn e dijetarėve eruditė qė pėrmendėt, tė cilėn unė shumė mė tepėr se hierarki, do ta quaja punėtori, Reinholdi, sikurse edhe Hahni ėshtė ndėr punėtorėt mė tė mėdhenj, pėrsa i takon mbledhjes sė materialit, me kritere shkencore e shije tė veēantė. Ndėrsa Meyeri, Pederseni, Jokli ishin shkencėtarėt deduktues, sidomos i pari qė na ka lėnė edhe tė vetmin fjalor etimologjik tė shqipes deri mė sot, njohėsi mė i mirė i arbėrishtes sė Greqisė e tė Italisė, Reinholdi ėshtė gurra mbi tė cilėn Meyeri ka ngritur veprėn e tij, pak a shumė siē e ka ngritur Ēabej veprėn e vet mbi Buzukun dhe autorėt e tjerė tė vjetėr tė shqipes.

Si shpjegohet qė duke pasur njė gjuhė tė tyren arbėreshėt e Greqisė, qė mė pas i quajtėn e u quajtėn arvanitė, nuk do tė ishin aq tė zėshėm nė fushėn e kulturės, sa dhe arbėreshėt e Italisė?

Kjo mund tė marrė pėrgjigje thjesht nga fakti qė mbretėria e Greqisė e krijuar mė 1832 nuk ishte mbretėria e Napolit; ndėrsa e dyta u lejoi arbėreshėve tė atyshėm, sidomos pas mesit tė shekullit 19, e mė pas mbretėria italiane, jo vetėm gazeta e libra por edhe shkolla e kolegje, e para nuk u lejoi asgjė qė mund tė pėrcaktohet si kulturė e shkruar dhe e mėsuar. Pas pavarėsisė sė shtetit grek, shqipja qė flitej aty nė masė (edhe nė vitet 1880 Meyeri na njofton se gjuhė e marinės ėshtė pėrgjithėsisht shqipja) e pa veten nė ndrydhje dhe tėrheqje tė vazhdueshme; sikurse e dimė tė gjithė, kisha ortodokse ēdo tė krishterė tė atyshėm e identifikonte me grek dhe nuk njihte as gjuhė e as etni shqiptare.
Por duhet thėnė se edhe nga vendi mėmė nuk rrezatohej ndonjė identitet a kulturė e dėshirueshme – kusht i domosdoshėm pėr ēdo diasporė qė tė mbijetojė. Tė mos harrojmė edhe se, ndėrkohė qė shumė shqiptarė luftonin nė anėn e kryengritjes greke, heronj si Boēari, Kolokotroni, Miauli, Bubulina etj., tė tjerė shqiptarė si Omer Vrioni, Lleshi i Zi luftonin nė anėn e sulltanėve bash pėr tė shtypur kėtė kryengritje. Edhe kjo nuk besoj se e ka bėrė Arbėrinė vendin e ėndrrave, sikurse ndodhte matanė detit nė Kalabri dhe Sicili.
Pastaj erdhi shteti i dobėt shqiptar, mė pas izolimi i gjatė i Shqipėrisė, qė e largoi atė pjesė tė etnisė edhe mė shumė nga trungu mėmė, deri nė kohėn e sotme, kur arbėrishtja e Greqisė mund tė quhet e asimiluar nė pjesėn e saj mė tė madhe.

Mund tė na thoni ku konkretisht qėndron vėshtirėsia e traskriptimit tė teksteve tė vjetra qė ju keni bėrė nė alfabetin e sotėm?

Vėshtirėsia mė e madhe ishte leximi i shumė fragmenteve tė errėt, tė errėsuar ose tė njollosur nga koha; ndėrsa sistemi i Reinholdit, mbasi kuptohej, nuk ishte mė i vėshtirė pėr t’u zbėrthyer. Unė kam bėrė njė transkriptim qė i afrohet shumė alfabetit tė sotėm, por duke ruajtur njėkohėsisht tė gjitha nuancat e regjistrimit reinholdian, sipas parimit: Tė kuptohet gjithēka, por edhe tė mos humbet asgjė. Do tė kishte qenė punė e lehtė ta ktheja gjithė lėndėn nė Alfabetin Fonetik Ndėrkombėtar (API), por kjo do t’i bėnte tekstet pothuajse tė papėrdorshme pėr publikun e shkollat shqiptare.

Ēfarė mund tė bėhet pėr njohjen e kėtyre teksteve nė shkolla?

Shumė. Nė vitet 50-60 tė shekullit tė kaluar antologjitė e shkollave tė mesme fillonin me Buzukun, Matrangėn, Varibobėn. Sot jo mė nxėnėsit, po as studentėt e filologjikut nuk dinė ta lexojnė shqipen e vjetėr. As brezi im i Fakultetit tė Letėrsisė nuk dinte t’i lexonte autorėt e vjetėr. Ėshtė nė tė vėrtetė njė turp pėr sistemin tonė arsimor, sepse shqipja e para 400 vjetėve ndryshon nga e sotmja mė pak, tė themi, se anglishtja e sotme nga ajo e Shekspirit. Ne vėrtet nuk kemi Shekspir nga ajo kohė, por kemi njė pasuri tė veēantė gjuhėsore, qė nuk e vlerėsojmė, nuk e rigjallėrojmė. Pikėrisht pėr kėtė do tė provojmė t’i lexojmė tekstet sot me aktorė dhe ju siguroj qė ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė.
Sikur tė futen nė librat mėsimorė tekstet e Reinholdit, gjuha historike shqipe merr njė dimension tjetėr. Njihnim deri mė sot De Radėn, Markianoin, Skiroin dhe kėngėt e mrekullueshme tė arbėreshėve tė Italisė. Tė njėjtėn gjė, mund tė themi se e kemi tani me patėr Saqelarin dhe Karl Reinholdin. Pra jo vetėm njė gurrė tė madhe pėr gjuhėsinė, por edhe njė histori, njė folklor, e njė ėndje letrare tė veēantė.

Somario

Ėshtė nė tė vėrtetė njė turp pėr sistemin tonė arsimor, sepse shqipja e para 400 vjetėve ndryshon nga e sotmja mė pak, tė themi, se anglishtja e sotme nga ajo e Shekspirit. Ne vėrtet nuk kemi Shekspir nga ajo kohė, por kemi njė pasuri tė veēantė gjuhėsore, qė nuk e vlerėsojmė, nuk e rigjallėrojmė.


Marre nga "Shekulli"


...
...
...
...
...
...
...


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.