Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-11-07, 10:30   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare

Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare
Qė nga viti 1915, kur N. Jorga pėr herė tė parė e bėri publik lajmin pėr zbulimin e Kodikut tė Pal Engjėllit, nga Biblioteka Laurenciane e Firences, ėshtė shkruar e debatuar shumė pėr tė.
Si informacion ky gjendet nė tė gjitha tekstet e Historisė sė Letėrsisė, Historisė sė Popullit Shqiptar, nė monografi tė specializuara, nė botime tė veēanta tė Akademive e Instituteve tė Gjuhėsisė, si nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė, nė bibliografi, studime dhe artikuj qofshin ata tė mirėfilltė shkencor, qofshin popullarizues. Natyrisht, tė gjithė deri nė njė, thirren nė atė informacion qė e ka dhėnė N. Jorga, duke botuar edhe tė shumtėn e rasteve, njė faksimile fotomontazhe [gjė kjo e palejuar nė raste tė tilla], qė me sa duket e ka burimin qė nė botimet e para. E vėrteta ėshtė se deri mė sot, Kodiku i Pal Engjėllit, tė cilin e zbuloi N. Jorga, nuk ėshtė botuar kurrė i tėri! Kjo duket e pabesueshme, por ėshtė shumė e vėrtetė. Tė paktėn, para dy vitesh, u botua njėri nga 15 dokumentet mė parė ėshtė pohuar se janė 13 dokumente qė pėrmban ky Kodik, nė gjuhėn shqipe [K. Frashėri, Dokumente..., 2005], por qė pėrkthimi lė shumė pėr tė dėshiruar.
Numri i autorėve qė janė marrė me Kodikun si tėrėsi, ėshtė i vogėl dhe pėrmblidhet pėrafėrsisht nė kėto punime: "1. G. Valentini. Il manoscritto ASHB 1167 della Laurenziana. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 3, janar - mars 1955, f. 15-23; 2. Willy Kamsi, "Dorėshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes" nė revistėn: "Phoenix". Shkodėr. 1999, nr. 9/1, artikulli 3; qė ėshtė pėrkthim i studimit tė G. Valentinit tė cituar mė lart; 3. Namik Resuli, I piu antichi testi albanesi. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 2, tetor - dhjetor 1954, f. 13-14, referenca nr. 1; 4. Aurel Plasari, Mbi Skėnderbeun "mbret" sipas Ashburnhamit. Gazeta 55. Tiranė, 9 mars 2003, f. 12-13; 5. Musa Ahmeti. Ja dokumenti qė sfidon Formulėn e Pagėzimit. Ballkan. Tiranė. 21 shkurt 2004, viti III, nr. 2732 /6232/, f. 29; 6. i njėjti: Pal Engjėll, personalitet i madh i kohės sė Skėnderbeut. /Monumenta albanica/. Ekskluzive. Prishtinė. Qershor 2003, nr. 38, f. 84-87". Pėrkundėr faktit, se autorėt e lartėcekur, nė disa raste edhe ndonjė tjetėr, kanė provuar tė merren me pėrmbajtjen e Kodikut, ajo ėshtė me plotė mangėsi, pasaktėsi dhe lėshime. Duke dashur qė kjo rrėmujė tė jetė sa mė e vogėl, ne fillimisht po pėrshkruajmė fizikisht Kodikun e Pal Engjėllit, pėr tė vazhduar pastaj dhe sipas lėndės, duke ndjekur metodat mė bashkėkohore-kritike pėr raste tė tilla.
Kodiku ka kopertina tė forta lėkure, ngjyrė kafe. Tė dy kopertinat kanė dekorime floreale qė janė karakteristika tė kohės. Nė kurriz tė Kodikut ka tė shėnuar numrin: 1167 /lartė/ dhe 1167 /poshtė nė njė etiketė tė kuqe, qė ėshtė zverdhur nga koha/. Sapo e hap kopertinėn ka kėto shėnime: fillimisht ėshtė njė letėr e bardhė nė tė cilėn janė tė shėnuara nga e majta, lart: 7/; [ky numėr ėshtė shėnuar me laps plumbi] pak mė poshtė: 40, [ky numėr ėshtė shėnuar me pendė, me ngjyrė kafe]; menjėherė nė vazhdim: C. L. 1167 [ėshtė e shkruar me laps plumbi]; mė poshtė ėshtė e shėnuar: Durrazzo-Codel Geul [ėshtė e shkruar me laps plumbi]. Nė faqen nė vazhdim, qė i bie faqja e parė, ėshtė e shėnuar, lart nė tė majtė me laps plumbi: 1167, ndėrsa mė poshtė, nė tė djathtė: me pendė, ngjyrė e zezė: Laur. Ashb. 1167 dhe menjėherė poshtė kėtij shėnimi ėshtė njė vulė e rrumbullakėt me ngjyrė tė kuqe e Bibliotekės sė Laurencianės; krejt poshtė, nė tė djathtė ėshtė shėnuar numri njė [I] romak. Faqja nė vijim nuk ka asnjė shenjė, ėshtė krejt e pastėr. Paginimi fillon me numrin 1, dhe faqja ėshtė nė pergamen. Nė f. 1r lart nė tė majtė ėshtė shėnuar me pendė me ngjyrė tė zezė: Laur. Ashb. 1167. Fjala Ashb. ėshtė e nėnvizuar me dy vija me ngjyrė tė zezė me pendė. Poshtė ėshtė vula e rrumbullakėt e vogėl e Bibliotekės sė Laurencianės, nė vazhdim f. 1v, nuk ka asgjė, ėshtė e pastėr.
Dimensionet e dorėshkrimit janė 14.2 x 21.8 cm. Trashėsia e dorėshkrimit ėshtė 1 cm, ndėrsa dimensionet e tekstit tė shkruar nė pergamen janė: 9.2 x 15. cm. Nė f. 2r, fillon dorėshkrimi i Kodikut me: "Paulis Angelus, Miseratione divina..." dhe poshtė nė tė majtė, ka vulėn e Bibliotekės sė Laurencianės dhe pėrfundon nė f. 37r, pėrfundon dorėshkrimi me fjalėt: "Quatro Jdus Martij Imperij uero nŕi Anno Decimo."


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.