Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-11-06, 10:13   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Urbanizimi i malėsorit shqiptar, shlyerja e borxhit historik nga kombi

Urbanizimi i malėsorit shqiptar, shlyerja e borxhit historik nga kombi

Nga Kastriot Myftaraj

Procesi i legalizimit tė banesave tė ardhurve, nė metropolet shqiptare, nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nė njė numėr tė madh nga Veriu, kryesisht nė Tiranė dhe nė Durrės, ka krijuar njė debat tė madh, tė zjarrtė me pozicionime pro dhe kundra, ku shpesh shfaqet edhe njė racizėm ndaj tė ardhurve, tė cilėsuar si “malokė”, “ēeēenė”, etj.Kryeministri Berisha para pak kohėsh deklaroi se me procesin e legalizimit do tė zhduken cilėsimet fyese tė kėtij lloji. Ēėshtja ėshtė edhe mė e thellė se kaq. Me legalizimin e tė ardhurve do tė pėrmbushet njė nga proceset e mbetura pezull tė konstituimit nacional shqiptar, njė proces tejhistorik, qė pėrbėn njė nga aspektet e restaurimit tė Shqipėrisė sė lirė paraosmane. Okupacionet e gjata krijojnė deformime, mangėsi, qė duan kohė pėr t’ u rikuperuar. Njė nga kėto ėshtė edhe riurbanizimi i vendit. Shqipėria paraosmane ka qenė njė vend i urbanizuar qė kishte hyrė nė linjėn e Rilindjes, nė sajė tė influencės veneciane dhe italiane nė pėrgjithėsi.
Qytetet shqiptare tė periudhės paraosmane qenė mė tė mėdha se ē’ qenė nė fund tė periudhės osmane. Rezistenca antiosmane dhe dhuna turke i zbrazi qytetet, duke shkuar popullsia e tyre pėrtej detit ose nė male. Nė Shqipėrinė e pavarur pasosmane kjo anomali nuk u rikuperua deri nė periudhėn paskomuniste, kur popullsia zbriti masivisht nga malėsitė drejt qyteteve. Kėtu pati njė tension mes popullsisė sė zbritur dhe asaj vendase, tension ky i natyrshėm nė ēdo vend tė botės qė ka kaluar procesin e urbanizimit tė vrullshėm. Por, ky tension u ushqye nga qarqe antishqiptare tė brendshme dhe tė jashtme qė synonin dhe synojnė ta shndėrrojnė nė konflikt tė hapur, duke potencuar paradigma konfliktuale nė tė cilat tė ardhurit pėrcaktohen si “malokė”, “ēeēenė”.
Paradigma historike e okupatorėve
Nocioni “malok” nė Shqipėri ėshtė krijuar dhe potencuar nga okupatorėt e huaj gjatė gjithė historisė dhe ėshtė adoptuar nga ajo pjesė e popullsisė, qė ka qenė mė tepėr e lidhur me ta. Okupatorėt gjithmonė i kanė urryer njerėzit e malit nė vendet e pushtuara dhe Shqipėria nuk ka bėrė pėrjashtim. Njeriu i malit ėshtė pėr okupatorin rebeli pėr antonomazi. Njeriu i malit pėrgjithėsisht nuk paguan taksa dhe nuk jep rekrutė. Madje, priret qė tė bėjė pre, duke grabitur karvanėt e okupatorit, qė ēojnė nė qendėr taksat e mbledhura nga njerėzit e fushave, si dhe shpesh mėsyn edhe vetė stacionet ushtarake tė okupatorit, pėr tė siguruar armė. Pushtuesi nuk e ndjen veten mirė nėn hijen e maleve. Aq mė tepėr nė njė vend me fusha tė ngushta si Shqipėria. Nė male gjenin strehim kryengritėsit e fushave, ata qė nuk donin t’ i nėnshtroheshin okupatorit. Malėsitė e varfra kanė qenė trefish problematike pėr pushtuesit se prej tyre nuk nxirren tė ardhura, duan shumė shpenzime pėr t’ u nėnshtruar dhe janė baza tė mėsymjeve nė fusha pėr tė nxitur dhe atje kryengritje.
Tė gjithė okupatorėt e trevave shqiptare, qė nga tė parėt, tė cilėt kanė qenė maqedonasit, nė shekullin IV para Krishtit, duke vazhduar mė pas me romakėt, bizantinėt, sllavėt, turqit, deri tek regjimi komunist shqiptar, e kanė pasur kėtė ndjenjė. Prandaj okupatorėt, qė nga maqedonasit, romakėt, bizantinėt, sllavėt, turqit, por edhe regjimi komunist i kanė demonizuar njerėzit e maleve dhe janė pėrpjekur qė tė nxitin edhe tek vendasit urrejtjen ndaj tyre.
Kjo histori ze fill qė me pushtimin e Ilirisė, duke pėrfshirė dhe Dardaninė, nga Filipi II i Maqedonisė nė vitin 344 para Krishtit. Filipi II, pėr tė mposhtur ilirėt, qė banonin nė trojet e sotme shqiptare nė veri tė atyre qė nė antikitet quheshin Malet Akrokeraune (Himarė) dhe pėr t’ i vėnė nėn sundim kėto troje, bėri njė aleancė me Epirin, qė gjendej nė jug tė kėsaj pike, duke u martuar me vajzėn e mbretit tė Epirit (Mollosisė), Olimpia, nėna e Aleksandrit tė Madh. Kjo qe aleanca fatale, qė bėri tė krijohen mendėsi dhe paradigma kulturale dhe politike qė pėrcaktuan zhvillimet shqiptare gjatė gjithė historisė deri nė ditėt e sotme. Maqedonasit patėn adoptuar paradigmėn greke “qytetėrim-barbari”, tė pėrpunuar nė kohėn e luftėrave greko-perse, sipas sė cilės grekėt qenė tė qytetėruar nga natyra, ndėrsa popujt e tjerė, barbarėt, qenė tė prapambetur dhe skllevėr nga natyra. Me kėtė paradigmė maqedonasit nėn Aleksandrin e Madh bėnė fushatėn pėr nėnshtrimin e botės qė i ēoi ata deri nė Indi.
Okupatorėt maqedonas, u ballafaquan me rezistencėn e ilirėve tė cilėt pėr tė mos iu nėnshtruar maqedonasve bėnė atė qė bėjnė gjithė popujt e okupuar qė nuk duan tė nėnshtrohen, u tėrhoqėn nė male. «Mali-strehim u bė njė hapėsirė e qenėsishme e historisė mesdhetare». (George Castellan: «Histori e Ballkanit», «Ēabej», Tiranė 1996, f. 123.) Nė Shqipėri, nė shekuj, edhe qytetari dhe njeriu i fushės, kanė qenė me njė kėmbė nė mal. Njė invazion i kthente ata nė malėsorė. Maqedonasit krijuan nė Iliri mitin e njeriut tė keq tė malit dhe kėtė mit e pėrvetėsuan edhe epirotėt, si aleatė tė maqedonasve dhe bashkėsundues sė bashku me kėta tė fundit mbi ilirėt. Pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh ilirėt u ēliruan nga sundimin maqedonas dhe krijuan mbretėritė e veta. Por, epirotėt e ruajtėn urrejtjen dhe duke e gjeneruar e shndėrruan atė resentiment. Kėshtu lindi nė hapėsirėn e sotme shqiptare urrejtja ndaj njeriut tė malit, tė cilėn e nxitėn tė gjithė okupatorėt qė erdhėn nė kėto troje pas maqedonėve, deri nė shekullin XX.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.