Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 00:24   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Lere te koten dhe fillo punen

Titulli nė Origjinal: "De’a el Ferag ve ibde el Amel"

Pėrgatitur nga: Njė grup dijetarėsh pranė shtėpisė botuese “Daru el Vatan”
Pėrktheu: Unejs Shuajb Murati
Korrektoi: Lulzim Ymeri
Recensoi: Ebu Enes Bledar Albani
Rradhitja Kompjuterike & Design:
Ebu Enes Bledar Albani
Boton: Libraria "Imam Albani"
Botimi i Dytė
2006


Hyrje

Falėnderimi i takon Allahut, falėnderim me tė cilin arrihet pėlqimi i Tij. Salavatet (pėrshėndetjet) e Allahut qofshin mbi Pejgamberin e Tij, familjen e Pejgamberit, shokėt dhe pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Libri qė ke nė duar, lexues i dashur, sė pari fillon me disa pyetje dhe mė pas vjen sqarimi apo pėrgjigja e tyre.

A shpresohet ndonjė gjė nga ai person, tė cilit i ėshtė lakuar shpina, i janė zbardhur flokėt, i janė rėnduar hapat (ecja), i ka humbur fuqia, i kanė rėnė vetullat e i janė shkatėrruar dhėmbėt?! Ai ngrihet dhe qėndron me vėshtirėsi, falet dhe agjėron me vėshtirėsi, ha e pi me vėshtirėsi dhe tė gjitha nevojat e veta i kryen me vėshtirėsi.

A e sheh kėtė njeri?
A nuk ka qenė edhe ai i ri, ashtu si ti?
A nuk e ka kaluar rininė, ashtu si do ta kalosh edhe ti?
A nuk ecte, ashtu siē ecėn ti?
A nuk dėfrehej me kėnaqėsitė e kėsaj bote, ashtu si po dėfren ti?
A nuk luante sikurse luan ti?

Ai njeri mendonte se ditėt e rinisė do tė ishin tė gjata, se forca rinore do tė ishte e pėrhershme, se bukuria rinore do tė ishte lule mbi ditėt dhe netėt...!
Por sot, pasi qė ka arritur kohėn e pleqėrisė, atij i janė dobėsuar gjymtyrėt dhe i janė shfaqur sėmundje tė llojllojshme. Qan pėr jetėn qė ka kaluar nė lojė dhe kėnaqėsi, qan pėr fuqinė rinore qė e ka humbur dhe pėr bukurinė rinore qė i ėshtė zhdukur dhe i ėshtė zėvendėsuar me moshė tė thyer dhe pleqėri. Ndėrsa, pasi i ka kaluar kėto etapa, ai dėshiron qė ti kthehet rinia dhe fuqia e tij. Do tė donte tė tregonte respekt ndaj Allahut dhe tė kryente punėt qė e kėnaqin Atė.

Mirėpo, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, ėndėrr e parealizueshme.
Imam Hasan el Basri (Allahu e mėshiroftė!) thotė:
"Cdo ditė qė lind dielli, ajo (dita) e thėrret birin e Ademit dhe i thotė: 'O bir i Ademit! Unė jam ditė e re dhe dėshmitare e punės tėnde. Shfrytėzomė mua, se unė kurrsesi nuk kthehem mė, deri nė Ditėn e Gjykimit!"
Me tė vėrtetė ky njeri sot jeton nė njė gjendje tė dėshpėruar.
Pėr ēfarė?

Pėr arsye se nuk mund ti respektojė rregullat e Islamit dhe nuk mund tė jetė i qėndrueshėm nė adhurim ndaj Allahut, nė kohėn e pleqėrisė dhe dobėsimit. Dėshiron tė falet, por nuk mundet. Dėshiron tė agjėrojė, tė bėjė Haxhin dhe Umren, por nuk mundet. Dėshiron vizitėn e varrezave dhe bartjen e tė vdekurve, por nuk mundet.
Atė e ka kapluar sėmundja, i janė shtuar dhimbjet dhe pėr kėtė ai tani qan dhe thotė:

"Qaj pėr rininė me lot syri,
por s'ka dobi as qarja e as vajtimi.
Ah, sikur njė ditė tė kthehej rinia
dhe tė tregoj se ē'ėshtė pleqėria."



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:43
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 00:24   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Largoju shpresės sė gjatė

Vėlla i ri! Dikush mund tė thotė se ēfarė mė shtyn mua tė mendoj pėr atė gjendje, pėrderisa ajo ėshtė larg? Unė do tė pendohem para se ta arrij atė moshė, ndoshta nė tė dyzetat apo pak pas tyre, ndėrsa tani ėshtė mosha kur njeriu posedon shėndet tė mirė dhe fuqi tė mjaftueshme. Kėshtu qė unė mund tė bashkoj ndėrmjet dy gjėrave:

1. Kėnaqėsive rinore (tani).
2. Adhurimin e Allahut (kur tė arrij atė moshė), pastaj Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues. Ai e fal robin e Tij kur ai pendohet, edhe nėse ėshtė nė tė pesėdhjetat, tė gjashtėdhjetat apo tė shtatėdhjetat e moshės sė tij, pėrderisa nuk jep shenjat e fundit tė jetės nė kėtė botė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:25   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Vetėmashtrimi nė kėtė pretendim

Do tė doja tė ta parashtroj kėtė pyetje:
Kush tė garanton ty se do tė jetosh deri nė moshėn 30, 40 a 50 vjeēare?
Madje, kush tė garanton se do tė jetosh deri nesėr?
Apo kush tė garanton ty se do tė ngrihesh nga vendi ku je ulur?
A nuk e di se vdekja vjen papritur?

Dhe se vdekja zbret mbi rininė ashtu siē zbret mbi pleqėrinė?
A nuk e ke vėnė re se shumė prej shokėve tė tu i ka kapluar vdekja dhe janė bėrė banorė tė varrezave?

A mund t'u bėjė dobi atyre pendimi?
Ata qė e kaluan jetėn nė lojė e mėkate, a patėn dobi prej tyre nė varr?
A e arritėn ata moshėn qė dėshironin tė arrinin e qė pastaj tė pendoheshin?
Si mund tė qėndrosh me kėtė shpresė, duke qenė se rruga jote ėshtė e rrethuar me mashtrime dhe rreziqe tė mėdha?

Si mund tė thuash me aq mospėrgjegjėsi: "mė vonė", duke e ditur se vdekja mund tė tė befasojė?!
Allahu i Lartėmadhėruar thotė:
"Pendohuni qė tė gjithė ju te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." [Nur: 31].

Ibėn el Xheuzi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: "Cdo njeri, i cili nuk e di se kur mund ti vijė vdekja, ka pėr detyrė qė tė pėrgatitet dhe tė mos mendojė se ėshtė i ri e shėndetplotė, pasiqė tė moshuarit janė pakica e atyre qė po vdesin nė kohėn tonė, kurse shumica, siē po shihet qartė nė tė gjitha anėt e botės, janė rinia. Ndėrsa ata qė jetojnė gjatė, janė tė paktė."

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:25   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Rinia e pafuqishme

E nderuara rini! Nėse e arrin moshėn 40 vjeēare, kush do tė garantojė ty se do tė posedosh fuqinė e tanishme edhe nė atė moshė? Apo se do tė jesh i fortė nė adhurimin e Allahut, nė mėnyrėn mė tė plotė.

A nuk ndodh qė njė njeri 20, 30 apo 40 vjeē tė goditet nga njė sėmundje, e cila mund t'ia paralizojė tė gjitha pjesėt e trupit e t'a bėjė atė shok tė shtratit dhe tė burgosur tė ēarēafit tė bardhė?
A nuk ndodh qė njė njeri 20, 30 apo 40 vjeē tė pėsojė aksident tė rėndė, nga i cili mund tė mbetet i paralizuar?!

Njė nėnė i thotė djalit tė saj: "O djali im! Sikur tė tė mos kisha njohur qė nė vogėli, do tė kisha menduar se ti ke vepruar njė tė keqe tė madhe ose ke bėrė njė mėkat shkatėrrues, kur shoh se ēfarė po bėn me vetveten."
Ia kthen djali: "O nėna ime! Ku ta di unė, ndoshta Allahu mė ka vėshtruar duke kryer ndonjė mėkat dhe mė ka urryer nė mėnyrėn mė tė keqe, e mė ka thėnė: Shko, se Unė nuk tė fal ty!"

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:26   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dėnimi i atij qė thotė: "Mė vonė"

I nderuar vėlla i ri dhe motėr e re!
Kemi edhe njė problem, i cili nuk ėshtė i panjohur pėr ty. Ai ėshtė, tė thėnit "Mė vonė". Thėnie e cila nuk ka kufij tė caktuar. Njė det i pafund dhe i angazhuar qė ta harrojė shokun e vet.

Kėshtu, robi i Zotit vazhdon me kėtė neglizhencė derisa arrin nė prag tė vdekjes, ose deri nė kohėn kur tė mbėshtillet me ēarēafin e bardhė nė varrin e tij. Kur i mbush tė tridhjetat thotė: "Do tė pendohem nesėr", kur i mbush tė dyzetat thotė: "Do tė pendohem nesėr". Vazhdon kėshtu, duke thėnė "nesėr, nesėr.." dhe ēdo ditė qė kalon i shtohet atij largimi nga Allahu, largohet nga pendimi dhe nga ajo qė tė shpie nė tė. Pra, shpejto!

Hasan el Basri (Allahu e mėshiroftė!), thotė: "Njė popull e kaploi mendimi se Allahu nuk do ti falte, derisa u larguan nga kjo botė dhe vdiqėn pa u penduar. Ndonjėri prej tyre thoshte: "Unė kam mendim tė mirė pėr Zotin tim" (siē thonė shumica e rinisė tek ne). Nėse i thua pėr tė kryer njė adhurim ndaj Allahut, tė pėrgjigjet duke thėnė: Nuk kam mundėsi, por sidoqoftė, unė e kam zemrėn tė bardhė. Edhe pse nuk kryen asnjė obligim ndaj Krijuesit, megjithatė i shkreti mendon se do tė jetė nga tė shpėtuarit).
Kėshtu, ata e gėnjejnė vetveten se; ‘nėse ke mendim tė mirė, ashtu do t'a kesh edhe veprėn’!

O ju tė rinj! Tė mjerėt ata qė lėnė mėnjanė pendimin dhe mbėshteten mbi faljen dhe Mėshirėn e Allahut, duke harruar se Allahu, ashtu siē ėshtė Falės dhe Mėshirues i Madh, ėshtė edhe Dėnues i Rreptė. "Vėrtet Ndėshkimi i Zotit tėnd ėshtė i ashpėr." [Buruxh: 12].

"Ja, kėshtu ėshtė Ndėshkimi i Zotit tėnd kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet Ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm e i ashpėr." [Hud: 102].
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Vėrtet Allahu e lė tė lirė zullumqarin, derisa ta marrė atė, por kur e merr, nuk e lėshon mė.” [Mutefekun alejhi].

Ekzistojnė tre shkaqe qė e nxisin pėrtesėn dhe dashurinė ndaj epshit:

1. Shikimi i epsheve nė mėnyrė tė shpejtė; ngase shikimi e angazhon mendjen dhe e detyron qė tė largohet nga pėrkujtimi i mėkatit, pėr arsye se sytė e epshit janė tė verbėr.

2. Neglizhenca nė pendim; sikur mendja e mėkatarit tė ishte e shėndoshė, ajo do tė tėrhiqte vėrejtjen pėr pasojat e vonimit tė pendimit, sepse ndodh qė ta kaplojė vdekja pa u penduar.

3. Shpresa pėr mėshirė. Mėkatari thotė: "Allahu im ėshtė i Mėshirshėm", por harron se Ai ėshtė edhe Ndėshkues i Ashpėr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:45
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:27   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

I riu qė rritet nė adhurim ndaj Allahut

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Shtatė grupe njerėzish, Allahu do ti fusė nėn Hijen e Tij, nė Ditėn kur nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē Hijes sė Tij: ... dhe nė mesin e tyrepėrmendi njė tė ri, i cili ėshtė rritur nė adhurimin ndaj Allahut."

I nderuar vėlla dhe e nderuara motėr!

A nuk dėshiron tė jesh nė mesin e atyre qė do tė jenė nėn Hijen e Allahut, nė Ditėn kur nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē Hijes sė Tij?!
A nuk dėshiron tė tė jepet libri i llogarisė nga e djathta dhe tė jesh nga ata qė ndahen tė gėzuar?!

Allahu nė Kuran thotė: "Kujt i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: ‘Ja, merreni dhe lexojeni librin tim! Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time." [El Hakka: 19-20].
A nuk e dėshiron takimin me tė Dėrguarit e Zotit nė Xhenetet e larta?
A nuk e dėshiron martesėn me Hyritė e Xhennetit?

A nuk e dėshiron shikimin nė Fytyrėn e Allahut tė madhėruar?
Allahu nė Kuran thotė: "Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera [tė gėzuara], duke parė Zotin e tyre." [Kijame: 22-23].

A nuk i dėshiron tė mirat e pafundme dhe shikimet e bukura dhe tė pandėrprera?
Nėse i dėshiron kėto, atėherė bėhu si ai i riu nga Shami (Damasku), pėr tė cilin na ka treguar Bekėr el Abid, ku thotė: "Njė i ri, qė nė fėmijėri u edukua nė njė familje tė Shamit. Ai u rrit nė adhurim dhe punė tė mira. Njė herė, nėna e tij i tha: 'O biri im, pėrse nuk dėfren me tė rinjtė e moshės tėnde?

I riu i mirėedukuar iu pėrgjigj nėnės sė tij: "Oj nėna ime! Mė mirė tė mos mė kishe lindur! Oj nėna ime! Me tė vėrtetė qė biri yt do tė ketė gjumė tė gjatė nė varreza dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė pėrjetojė gjendje tė vėshtirė!"
Kėshtu ka qenė rinia e sė kaluarės. E kanė adhuruar Allahun dhe kanė pasur frikė se mos Ai nuk i fal ata.

Mirėpo, rinia e kohės sonė, pėrveē atij qė e ka udhėzuar Allahu, ka bashkuar ndėrmjet neglizhencės, pėrtesės dhe lėnies nė harresė. Pas gjithė kėsaj, secili prej tyre mendon se do tė fitojė nė Ditėn e Gjykimit!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:45
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.