Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-12-10, 15:22   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tetė "gėnjeshtrat" e nėnės sime!

Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalė i vetėm nė njė familje tejet tė varfėr... aq tė varfėr saqė nuk kishim ushqimin e mjaftueshėm. Nė raste tė rralla ndodhte qė tė kishim pak oriz nė shtėpi... Nėna pėrgatiste shujtėn e thjeshtė dhe gjithmonė pjesėn e saj tė pjatės e hudhte nė pjatėn time duke thėnė: "Ha biri im, unė nuk jam e uritur"...


KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PARĖ

Kur u rrita pak, nėna ime pasi pėrfundonte punėt e shtėpisė, shkonte te lumi qė gjendej afėr shtėpisė, duke shpresuar se do tė zinte ndonjė peshk, qė unė tė kisha ushqim tė shėndetshėm dhe tė zhvillohesha sikur fėmijėt tjerė. Arriti t'i zė dy peshqi. Nxitoi nė shtėpi dhe i pėrgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parė se unė me shije e ngrėna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj nė pjatėn time duke thėnė: "Biri im, ja edhe kėtė peshk timin, sepse ti e di qė unė nuk e dua peshkun"...

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E DYTĖ

Koha kalonte dhe erdhi momenti qė unė tė hyja nė shkollė. Meqė nuk kishim pasuri qė unė tė shkollohem, nėna hyri si shitėse te njė tregtar i pasur. Njė natė tė ftohtė dhe me shi, nėna u vonua mė tepėr nė punė. I brengosur dola nga shtėpia ta kėrkoja. E vėrejta duke ardhur me njė torbė tė rėndė tė rrobave nė dorė. E thirra: "Nėnė, eja nė shtėpi, ėshtė vonė dhe ftohtė." Ajo buzėqeshi dhe tha: "Biri im, unė nuk jam e lodhur"...


KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TRETĖ


Erdhi koha e provimeve tė shkollės. Edhe pse ishte vapė e madhe, ajo dėshiroi tė vinte me mua nė shkollė. Dielli pėrcėllonte tokėn, ndėrsa sipėrfaqja e rėrės avullonte nga nxehtėsia. Hyra nė shkollė, ndėrsa ajo mbeti duke pritur nė oborrin e shkollės. Kur pėrfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo mė priti me pėrqafim amėnor, mbushur me dashuri dhe mėshirė. Nė dorė mbante njė lėng tė ftohtė qė e kishte blerė pėr mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokėn dhe vėrejta atė, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotėn duke thėnė: "Nėnė, pi edhe ti pak", ndėrsa ajo tha: "Biri im, vetėm ti pije, unė nuk kam etje"

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E KATĖRT

Pas vdekjes sė babait tim, nėna jetoi njė jetė tė vėshtirė si e vejė. Mbi supet e saj mbajti tėrė pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e shtėpisė, thjeshtė duhej tė kujdesej pėr ēdo gjė. Jeta ishte vėshtirėsuar, dhe shumė shpesh ishim tė uritur. Pranė shtėpisė sonė jetonte xhaxhai im, njeri i mirė, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfėr. Fqinjėt kur panė qė gjendja jonė ishte e papėrballueshme, kėshilluan nėnėn, e cila ishte ende e re, tė martohej pėr dikė qė do ta ndihmonte. Mirėpo, nėna ime refuzoi kėtė kėshillė duke thėnė: "Unė nuk kam nevojė pėr dashuri"

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PESTĖ

Pasi pėrfundova fakultetin, hyra nė njė punė me pagė tė mirė nė njė firmė dhe vendosa ta marr pėrsipėr kujdesin e shtėpisė. Meqė shėndeti i nėnės ishte dobėsuar, nuk mund tė punonte si shitėse rrobash, filloi tė shesė perime nė treg. Kur nuk mundi mė tej tė punonte, unė ndava pjesėn nga paga ime dhe ia dhashė asaj, ndėrsa ajo i refuzoi duke thėnė: "Biri im, ruaji tė hollat, unė kam mjaft pėr vete"

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E GJASHTĖ


Vazhdova shkollimin e mėtejmė dhe shumė shpejtė u bėra magjistėr. Paga ime u rrit edhe mė shumė. Firma gjermane mė ofroi njė punė tė mirė nė Gjermani. U gėzova pa masė dhe fillova tė ėndėrroja pėr jetėn e re tė lumtur. E ftova nėnėn tė vinte tė jetojė me mua, por ajo refuzoi duke mė thėnė: "Biri im, unė nuk jam mėsuar me jetė luksoze"

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E SHTATĖ

Koha kalonte, nėna ishte plakur dhe shumė shpejtė u sėmur nga karcinomi malinj. Nė ato momente nė mes meje dhe nėnės sime tė dashur ishin shumė shtete. I nevojitej pėrkujdesja e dikujt. I lashė tė gjitha dhe u ktheva nė shtėpi. Nėnėn e gjeta nė shtrat. Kur mė pa, u mundua tė buzėqesh. Zemra m'u copėtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte mė ajo nėna qė e kam njohur... Lotėt mė shkonin rrėke nėpėr fytyrėn time, por edhe tani ajo u mundua tė mė ngushėllojė duke thėnė: "Biri im, mos qaj, unė nuk kam dhembje!"

KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TETĖ



Pasi qė tha kėto fjalė, mbylli sytė dhe mė nuk i hapi kurrė.
Secili qė kėnaqet me begatinė e prindėrve tė gjallė, u kėshilloj: Ruani kėtė begati para se tė pikėlloheni pėr humbjen e saj. Secilit qė ka humbur nėnėn e tij tė dashur, e kėshilloj: Gjithmonė kujto se sa ka sakrifikuar ajo pėr ty.



Ps......shkrim i huazuar
ky shkrim me preku shum kur e lexova


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zana_ch : 23-12-10 nė 15:23
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-12-10, 17:10   #2
Drenusha_80
 
Anėtarėsuar: 06-11-10
Postime: 23
Drenusha_80 me shokė shumeDrenusha_80 me shokė shume
Gabim Titulli: Tetė "gėnjeshtrat" e nėnės sime!

Falmderit Zana_ch per shkrimin qe e solle .Edhe mua me preku shum .Nėnė kjo fjal e embel . .Mjer ai qe nuk ja di vleren
Drenusha_80 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-10, 00:36   #3
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tetė "gėnjeshtrat" e nėnės sime!

Mėshira e nėnės eshte e pakompensueshme per cilin do njeri.
Shkrim interesant.


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.