Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-10-13, 07:05   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė, me rastin e vizitės sė tij nė Kosovė

I nderuar z. Erdogan,

Po ju shkruaj kėtė letėr tė hapur me rastin e vizitės suaj nė Kosovė. Prej ditėsh kėtu ėshtė proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit tė Aeroportit tė Prishtinės, ku firma e cila e ka marrė kėtė aset ėshtė turke dhe ka qėlluar qė pronari i saj tė jetė edhe dhėndri juaj. Gjėra qė ndodhin nė politikė, por unė do ta lė me kaq kėtė ēėshtje pasi nuk ėshtė objekt i kėsaj letre tė hapur.
Mė lejoni fillimisht pėrpara se tė hyj nė temė t’ju falėnderoj pėr mikpritjen qė shteti juaj mė ofroi mua, si pjesė e delegacionit tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, gjatė njė vizite qė zhvilluam rreth njė vit e gjysmė mė parė. Mbeta e impresionuar nė fakt me gjithė gatishmėrinė e krerėve mė tė lartė tė shtetit tuaj, pėrfshirė presidentin dhe ju, pėr tė na rezervuar kohė, takime. Patėm edhe mundėsinė tė shohim edhe pjesė tė kulturės sė vendit tuaj, historinė, zhvillimin etj. Mė kujtohet qė ju z. Kryeministėr sapo kishit kaluar njė operacion dhe shėndeti juaj nuk ishte nė gjendjen mė tė mirė, por megjithatė na e rezervuat mė shumė se njė orė, nė pallatin qeveritar nė Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe kėtė akt tuajin unė dhe delegacioni nė tė cilin bėja pjesė e ēmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim nė nivel tė kryeministrave.
z. Erdogan,
Pėrtej mikpritjes suaj, gjuhės “vėllazėrore”, pėrtej atmosferės qė pėrpiqet tė krijojė diskursi se ne si popuj jemi tė afėrt sepse na ka lidhur historia, unė personalisht u ktheva nė Kosovė me njė shije jo fort tė mirė. Disi u hidhėrova. E kam mbajtur pėr vete kėtė hidhėrim, mirėpo sot, pas zhvillimeve qė do t’i shpjegoj mė poshtė, jam e bindur se fjala ime e hapur shėrben mė shumė se fjala e ruajtur nė dry, pėr hir tė diplomacisė.
Mbeta e hidhėruar sepse gjatė takimit me ju, prej mė shumė se njė orė, ēėshtja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia nė Prishtinė. Ndėrtimi i xhamisė pėr tė cilėn u bė shumė zhurmė nė Prishtinė, mė sė shumti nga radikalėt dhe profiterėt e fesė, erdhi e rierdhi disa herė nė bisedė, nė formėn e pyetjes dhe kėrkesės nga ana juaj.
Kreu i delegacionit u detyrua tė shpjegojė se toka pėr kėtė ishte ndarė. Natyrisht ju nuk kishit detaje pėr kėtė ēėshtje, sepse jeni kryeministri i njė vendi tepėr tė madh, por edhe vetė xhamia nė Prishtinė, unė mendoj se do tė duhej tė ishte njė detaj qė nuk duhet t’ju interesonte fare.
Pritshmėria ime lidhje me tema tė tjera nė fakt, si p.sh. thellimi i bashkėpunimit nė fushėn ekonomike, lufta e krimit tė organizuar dhe rrugėve tė trafiqeve, bashkėpunim nė fushėn e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kėshtu si shtet i madh e me ndikim nė rajon pse jo njė influencė mė e madhe diplomatike nė raport me fqinjin tonė problematik, Serbinė, qė ėshtė njė partner goxha i rėndėsishėm pėr Turqinė, sė paku sipas deklarimeve tuaja dhe tė bilancit tregtar qė zhvilloni me tė. Nė fakt ne i jemi mirėnjohės kujtdo qė punon sado pak, apo ushtron influencėn e tij pėr tė na e hequr qafe Serbinė.
Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkėsisė Islame tė Kosovės z. Naim Tėrnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar pėr punėn e xhamisė. Nuk kisha se si tė mos ndihesha e ēuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri i cili ka shkuar tė ankohet te kryeministri i njė vendi tjetėr, pėr njė punė qė duhej tė zgjidhje me Komunėn e Prishtinės.
Pėrveē pamaturisė dhe gafės sė madhe tė Tėrnavės, me thėnė tė drejtėn unė kėrkesėn tuaj apo parashtrimin tuaj pėr ndėrtimin e xhamisė e pėrjetova edhe si ndėrhyrje nga ana e shtetit tuaj nė punėt e brendshme tė Kosovės.
Le tė mė korrigjojė dikush nėse e kam gabim.
Por sikur tė mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemė xhaminė, nė takimin e radhės me kryediplomatin e Turqisė, z. Davitoglu, njė intelektual i shquar nė vendin tuaj, por me teoritė e tė cilit pėr neootomanizmin, e thėnė e zeza mbi tė bardhė nė librin e tij “Thellėsia Strategjike” apo edhe nė disa fjalime nė vendet e rajonit, ēėshtja e xhamisė na mbiu sėrish.
Fillimisht ministri i Jashtėm pėrshkroi gjerė e gjatė dashurinė e tij pėr qytetin e Prizrenit. Pėrshkroi rrugėt dhe ndėrtesat me njė hollėsi sikur tė kishte kaluar fėmijėrinė nė to, duke shėnuar e nuancuar me admirim hiret e kėtij qyteti, njė pikturė tė madhe tė tė cilit e mbante pikėrisht nė zyrėn e tij, bashkė me njė pikturė tė njė qyteti tjetėr tė preferuar, atė tė Mostarit.
Ndjeva xhelozi pėr Prizrenin, njėsoj si pėr tė dashurin, kur dikush tjetėr kėrkon tė ta marrė. Askush i huaj nuk mund ta dojė Prizrenin mė shumė se unė. Kurrė!
Nė kėtė takim xhamia jo vetėm qė doli nė tryezė, por u shoqėrua edhe me shkaqet e ekzistencės sė katedrales, e cila “nuk mund tė mbushet nga besimtarėt”.
z. Erdogan,
Ne nė Kosovė, por shqiptarėt edhe mė gjerė jemi shumė tė interesuar tė kemi raporte tė mira me shtetin e sotėm turk pavarėsisht nga e shkuara jonė e hidhur. Krijimi i raporteve tė mira do tė thotė nė radhė tė parė respekt reciprok, do tė thotė respektim i kulturės dhe traditės sė tjetrit.
Ne, si ish-pjesė e perandorisė turke, tė pushtuar prej saj jo vetėm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para njė shekulli bėmė pėrpjekje tė jashtėzakonshme si komb pėr tė rilindur vetveten. Ia dolėm. Sfida numėr njė pėr ne ishte pikėrisht feja. Vendosėm qė asaj tė mos i jepnim rėndėsi tė dorės sė parė, por kombi tė ishte formula jonė e ekzistencės. U pėrcaktuam pėr kėtė dhe ecėm pėrpara. E kundėrta do tė na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund tė na fundosė tani, nėse ne nuk tregohemi tė vėmendshėm.
Ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ju gjykojmė ju dhe partinė tuaj pėr agjendėn islamike tė cilėn e keni proklamuar hapur, i takon popullit tė Turqisė ta bėjė kėtė vlerėsim, mirėpo unė personalisht dhe si unė ka me mijėra shqiptarė, nuk mund tė heshtnim nėse kėtė agjendė ju apo kushdo tjetėr do tė pėrpiqet ta shtrijė edhe nė Kosovė. Unė i kam parė shenjat, diēka e tillė po ndodh, islami politik ka nxjerrė kokėn edhe nė Kosovė dhe po bėhet gjithnjė e mė agresiv.
Prandaj po ju shkruaj pėr t’ju thėnė se agjenda islamike pėr ne ėshtė helm. Ky helm e kontaminon botėkuptimin tonė pėr fenė, bashkėjetesėn qė e kultivuam prej shekujsh, respektin pėr fenė e tjetrit. Dhe nė rast se ju na konsideroni vėllezėr, ashtu siē jeni shprehur, mos na e sillni atė helm kėtu.
Pėrkundrazi, unė nga shteti juaj, tė cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmė nė betejėn qė ne vetė duhet tė ndėrmarrim pėr tė luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, qė nėn petkun e humanizmit sollėn nė Kosovė pas luftės edhe rrymat mė fanatike e ekstreme tė islamit, qė pėr mua dhe jo vetėm, janė nė kundėrshtim me vetė kėtė fe. Sot ata po na indoktrinojnė tė rinjtė, po shfrytėzojnė varfėrinė tonė ekstreme, mungesėn e edukimit tė mirėfilltė dhe dobėsitė e shtetit tė ri tė Kosovės, i cili nuk ka kapacitete tė mjaftueshme t’i luftojė.
E nė fakt njė shtet i fuqishėm si i juaji, do tė mund tė na ndihmonte mė shumė se kushdo tjetėr unė besoj se e keni dijen, eksperiencėn dhe mundėsitė pėr ta bėrė kėtė.

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-10-13, 07:06   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Unė dhe gjithė shqiptarėt jemi tė interesuar pėr raporte tė mira me Turqinė e sotme, edhe pse ajo ėshtė trashėgimtare e njė perandorie qė ne na mbajti nėn pushtim rreth 500 vite. Ju mund tė keni njė qėndrim tjetėr pėr pushtimin, por unė personalisht jam rritur me rrėfime pėr vajzat tona tė reja qė dikur hidheshin nga shkėmbinjtė pėr tė mos rėnė nė duart e ushtarėve turq, se si kullave tė tė parėve tė mi, iu ėshtė vėnė flaka disa herė nga kėto pushtues, sesi mijėra shqiptarė merreshin e dėrgoheshin nizam, duke lėnė shkretė shtėpi e katandi, e duke luftuar nėpėr toka tė huaja pėr interesa tė perandorisė.
Ne nuk mund t’ju akuzojmė ju pėr atė qė kanė bėrė paraardhėsit tuaj por nė momentin qė na kėrkoni qė ne tė ndėrrojmė historinė, qė tė zezės t’i themi e bardhė, e pėrgjakshmes lulėzim, nė momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapėsitė e paraardhėsve tuaj, por pėrkundrazi na kėrkoni qė edhe ne t’i shohim me sytė tuaj, atėherė mos pritni prej nesh mirėkuptim.
Ne si komb kemi luftuar shumė hegjemoninė e tė tjerėve, dhe tani qė po shijojmė lirinė, kurrsesi s’mund tė pranojmė qė dikush, sado i fuqishėm, tė na e shkruajė historinė sipas qejfit tė vet. Asnjė shtet perėndimor, as ata qė na ēliruan nga pushtuesi tjetėr Serbia, nuk na ka ardhur me njė kėrkesė tė tillė primitive. Primitive pasi sė pari historinė e shkruajnė historianėt, jo politikanėt, aq mė tepėr politikanėt e vendeve ish-pushtuese; dhe sė dyti, sepse bie tėrėsisht ndesh me fondamentin tonė, iluminizmin dhe tė vėrtetat qė burojnė nėn dritėn e tij.
Sado i fuqishėm tė jetė, askush nuk mund ta ndryshojė tė shkuarėn, ajo ėshtė arbitrare, edhe kur dikush palos fletė mbi tė, njė ditė ajo i shqyen pa mėshirė, madje edhe nė shoqėritė e mbyllura.
E ne nė Kosovė po pėrpiqemi tė ndėrtojmė diēka tjetėr, njė shoqėri tė hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishėruar edhe tek feja, ia lė vendin logjikės kritike, konkurrencės sė ideve dhe dekonstruktimit tė ideologjive.
Prandaj, duke ju uruar mirėseardhje nė Kosovė me datė 23 tetor, si kreu i njė shteti me tė cilin na lidhi njė e shkuar fatkeqe, shpresoj qė kjo vizitė tė bėhet me qėllimin pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme fatmirė.

Me respekt
Deputete e pavarur nė Kuvendin e Kosovės
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 10:03   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Deputet nė Paralmentin e Kosovės,qė do tė thotė:Tė deleguarit e popullit flasin ēka tė duan,keshtu flet edhe krutanja Alma.

Do t`ishte mė mirė qė krutanja Alma Lama pak me heret se sot t`ishte zgjuar gjumi kur kalvarėt e msionarėve tė Vatikanit nė emer tė ndihmave humanitare, ngritėn kisha ne te gjithė teritorin e Shqipėrsė po edhe nė Kosovė. Apo ky fenomen ka kuptim tė pacėnueshėm kur edhe ne toka jo pronė e kishės po pronė shoqėrore janė ngritė kisha,kėtu aty edhe nė prona private.Krutanja Lama duhet tė di se sa ka tė drejtė Vatikani dhe shtete tė caktuara perendimore nga ku Zonja Lama merr udhėzime ose direktiva se n`ēė nivel fetar duhet tė ndėrtohet shteti me i ri nė botė,po aq tė drejtė ka edhe Turqia t`jep udhėzime dhe sygjerimet e veta si shtet me shumicė muslimane nė rajon.

Alma e nderuar duhet tė di se Prishtina ėshtė kryqyteti politikbėrės dhe i diplamacisė Kosovare,dhe ka nevojė pėr objekte fetare moderne qofshin kisha apo xhami ku atashet diplomatike do tė kryejnė obligimet fetare tė feve qė ato u pėrkasin,dhe pėr kėtė nuk ėshtė dashur qė Zonja Alma tė pres sygjerime as nga evropa po as nga Turqia qė tė mos mbetet e hidheruar nė Naim Ternaven dhe Davutoglun.

Mesa duket se Zonja Alma akoma nuk e ka tė kjartė se shtetet qė kan pranuar Kosovėn si shtet tė pavarur dhe qė do dhe duhet tė pranojnė,tė gjithė nuk janė komunitete tė besimit tė krishterė dhe se islami nuk eshtė plagė qė kėrkon sherim nga dogmatizmat e krishter, po ėshtė besim fetar shumicė qė nuk ka ndodhur dje po ka ndodhur 700 vite me heret me rrejė tė thella historike qė justifikon nė ēdo aspket ndertimin e xhamisė se re moderne nė Prishtinė,dhe kjo nuk duhet tė friksojė qarqet e krishtere se do tė ndodhė islamizimi i mėtejshėm i trojeve shqiptare,sepse,islam do tė thotė paqė e jo dėshira dhe qėllime kolinijalizimi tė trojeve shqiptare,siē e kan nė ėndėrrat e tyre disa gjoja misonar dhe qarqe tė krishtere.

Se pėr cilin respekt ndaj feve dhe bashkejetesės fetare flet Alma e kontaminuar nga islami ,kur nuk ka kurajo tė flasė pėr helmin qė vjellin tė krishteret pėr ēdo ditė e cila ka haruar se fal besimtarve musliman deridiku ėshtė ruajtutr dhe tradicionalish ruhet bashkejetesa fetare.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 21:46   #4
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Prandaj po ju shkruaj pėr t’ju thėnė se agjenda islamike pėr ne ėshtė helm.

Kete e deklaron kjo hanemshaja ,
Cfare dote thote kjo fjale per nje popull me shumicen Islam ..
Turp per nje persone qe numerohet nje hiq ama hiq per nje kryeminister i cili luan nje rol te madhe ne mbare boten.

Kjo vlersohet per Erdoganin sikur nje insekt , aq nuk qon peshe letra e saje .
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-10-13, 17:20   #5

LAM pqulajka mire ish kan te lexon kete artikull>

- Bazat ushtarake tė Turqisė e gjunjezuan Serbinė e Millosheviqit. Bombardimet qė vazhdonte NATO pėrmes korridoreve ajrore perėndimore e jugore qė hynin nė Jugosllavi, nuk po e gjunjėzonin Milosheviēin. Pėr kėtė arsye, SHBA me Turqinė, vendosėn tė hapnin njė korridor tė ri, pėr ta bombarduar Serbinė nga Veriu e Lindja e saj. Me vendimin 99/12688, datė 27 prill 1999, Kėshilli i Ministrave i Turqisė, vendosi qė Bazat Ushtarake Ajrore tė Anadollit Perėndimor nė Ballekesir dhe nė Banderma, nėse ishte e nevojshme, edhe e Ēorllusė nė Trakėn Turke, tė kalonin nė interes tė bombardimeve kundėr Serbisė. Ishte koha kur qeveria greke nuk e miratoi kėrkesėn e NATO-s pėr hapjen e korridorit tė saj ajror pėr kalimin e avionėve ushtarake tė NATO-s pėr nė Jugosllavi. Ndėrsa Bullgaria, mbas shumė hezitimesh, e miratoi korridorin ajror, qė do tė fillonte nga Turqia Perėndimore nė Bullgari ose Rumani dhe do tė pėrfundonte nė hapėsirat ajrore tė Serbisė dhe Kosovės. Nė bazat ushtarake tė Turqisė Perėndimore do tė dislokoheshin 72 avionė ushtarakė tė NATO-s, nga tė cilėt 54 avionė F- 15 S dhe F-16 S do tė ishin amerikanė dhe 18 tė tjerėt F-16 do tė ishin tė Forcave Ushtarake Ajrore tė Turqisė. Baza Ushtarake Ajrore e Ēorllusė u vendos tė pėrdorej pėr avionėt cisternė tė tipit KC-135 R dhe avionėt e transportit kargo. Fillimisht do tė dislokoheshin 2000 trupa amerikane. 54 avionėt ushtarakė amerikanė nė fund tė muajit maj1999 do tė ishin tė gjithė tė dislokuar nė kėto baza turke dhe do tė fillonin operacionin nė fjalė. Pėr kėtė skenar ushtarak, mė datėn 25 maj 1999, Komandanti i Forcave tė Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisė Turke, gjeneral armate Hysejin Kevrekoglu, inspektoi bazėn ajrore tė Ballekesirit dhe vėzhgoi njė stėrvitje ajrore me avionė tė tipit F-16 dhe F-4. Turqia vazhdonte tė ishte i vetmi vend i NATO-s, qė argumentonte dhe mbėshteste idenė e organizimit dhe realizimit edhe tė operacioneve tokėsore kundėr Jugosllavisė. Nė kėto kushte Milosheviēi u gjunjėzua. Menjėherė Turqia dėrgoi dhe dislokoi nė Kosovė 987 trupa ushtarake, nė kuadrin e Forcės Ndėrkombėtare tė Paqes”. Rėfimi i Kolonel Hajro Limaj -Atashe ushtarak nė Anakara v.1999
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-13, 06:18   #6
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga premium Shiko postimin
Prandaj po ju shkruaj pėr t’ju thėnė se agjenda islamike pėr ne ėshtė helm.

Kete e deklaron kjo hanemshaja ,
Cfare dote thote kjo fjale per nje popull me shumicen Islam ..
Turp per nje persone qe numerohet nje hiq ama hiq per nje kryeminister i cili luan nje rol te madhe ne mbare boten.

Kjo vlersohet per Erdoganin sikur nje insekt , aq nuk qon peshe letra e saje .
Premium me duket po lexon shkarazi, atje thot politika e jashtme e Turqise eshte helm, jo Islami eshte helm. Per fat te keq shum shqiptar ne shekuj i kan konsideruar keto koncepte si e njejta gje, por te pakten jo shumica e popullit shqiptar sot ashtu si do te nenkuptosh.

Persa i perket kryeministrit te nje vendi me rol te madh ne bote, kjo duket si nje arsye me teper per te patur aftesi me te mira komunikimi dhe fjalimi publik. Pra nje kryeminister i nje vendi akoma me te madh se Turqia si per shembull kryeministri anglez nuk i pershtatet te shkoje ne Washington DC dhe ne fjalim publik tu thote amerikaneve Amerika eshte Angli! Apo ndoshta nuk duhet ta qortojme nje kryeprift me rol te vogel ne bote si Janullatos ne qofte se shkon ne Vlore dhe ne fjalim publik te deklaroje Vlora eshte Greqi? Megjithate besoj dhe shpresoj te ishte nje moment turbullimi nga entusiazmi i mikpritjes qe treguam per mikun sipas tradites, dhe gjithashtu jam dakort se Thaci e Rama u gjenden papritmas ne nje situate qe nuk ja vlente te fillonin debat per dicka qe sigurisht dhe Erdogani e di vete qe ishte hiperbole.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-13, 06:35   #7
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kercovari Shiko postimin
Deputet nė Paralmentin e Kosovės,qė do tė thotė:Tė deleguarit e popullit flasin ēka tė duan,keshtu flet edhe krutanja Alma.

Do t`ishte mė mirė qė krutanja Alma Lama pak me heret se sot t`ishte zgjuar gjumi kur kalvarėt e msionarėve tė Vatikanit nė emer tė ndihmave humanitare, ngritėn kisha ne te gjithė teritorin e Shqipėrsė po edhe nė Kosovė. Apo ky fenomen ka kuptim tė pacėnueshėm kur edhe ne toka jo pronė e kishės po pronė shoqėrore janė ngritė kisha,kėtu aty edhe nė prona private.Krutanja Lama duhet tė di se sa ka tė drejtė Vatikani dhe shtete tė caktuara perendimore nga ku Zonja Lama merr udhėzime ose direktiva se n`ēė nivel fetar duhet tė ndėrtohet shteti me i ri nė botė,po aq tė drejtė ka edhe Turqia t`jep udhėzime dhe sygjerimet e veta si shtet me shumicė muslimane nė rajon.

Alma e nderuar duhet tė di se Prishtina ėshtė kryqyteti politikbėrės dhe i diplamacisė Kosovare,dhe ka nevojė pėr objekte fetare moderne qofshin kisha apo xhami ku atashet diplomatike do tė kryejnė obligimet fetare tė feve qė ato u pėrkasin,dhe pėr kėtė nuk ėshtė dashur qė Zonja Alma tė pres sygjerime as nga evropa po as nga Turqia qė tė mos mbetet e hidheruar nė Naim Ternaven dhe Davutoglun.

Mesa duket se Zonja Alma akoma nuk e ka tė kjartė se shtetet qė kan pranuar Kosovėn si shtet tė pavarur dhe qė do dhe duhet tė pranojnė,tė gjithė nuk janė komunitete tė besimit tė krishterė dhe se islami nuk eshtė plagė qė kėrkon sherim nga dogmatizmat e krishter, po ėshtė besim fetar shumicė qė nuk ka ndodhur dje po ka ndodhur 700 vite me heret me rrejė tė thella historike qė justifikon nė ēdo aspket ndertimin e xhamisė se re moderne nė Prishtinė,dhe kjo nuk duhet tė friksojė qarqet e krishtere se do tė ndodhė islamizimi i mėtejshėm i trojeve shqiptare,sepse,islam do tė thotė paqė e jo dėshira dhe qėllime kolinijalizimi tė trojeve shqiptare,siē e kan nė ėndėrrat e tyre disa gjoja misonar dhe qarqe tė krishtere.

Se pėr cilin respekt ndaj feve dhe bashkejetesės fetare flet Alma e kontaminuar nga islami ,kur nuk ka kurajo tė flasė pėr helmin qė vjellin tė krishteret pėr ēdo ditė e cila ka haruar se fal besimtarve musliman deridiku ėshtė ruajtutr dhe tradicionalish ruhet bashkejetesa fetare.

Kercovar pershendetje, besoj flas ne emer te shumices se popullit kur deklaroj se jemi te konfuzuar nga teoria qe shitet lart e posht kti forumi sikur turqia dha ndihme me qellime te pastra humanitare ndersa perendimi dha ndihme me qellime te erreta prapanike. A nuk po ndjekin te gjitha vendet qe nderhyne ne Kosove agjenden qe u interesonte seciles per vetvete? Ne qofte se pendendimi paska dash sundimin krishter kaq keq ne Kosove, matematikisht perendimit i kushtonte zero dollare / evro te lejonin serbin te shkrumbonte shqiptaret e te ndertonte nje mije manastire me shume. Sic e di neper bote ka plot gjenocide ku perendimi (edhe Turqia) nuk nderhyn.

Persa i perket xhamiave personalisht nuk shoh arsye pse komuniteti musliman mos ndertojne xhamia moderne, kjo nuk do shqetesonte perendimin per sa kohe populli shqiptar vazhdon te tregoje deshiren dhe vazhdon te punoje per nje integrim paqesor ne evrope, dhe mos filloje te merret me propagande te verber anti-perendimore sic kan filluar tash disa hardhuca shpellash neper trevat shqiptare.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-13, 12:28   #8
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Ēdo kufizim ka njė qėllim tė caktuar, pėr fatė tė keq vetėm politika ka qėllime tė pakufizuara..kėshtu mendoj unė.

A thua mund tė bėhet propagandė antiislame nė njė vend ku shumica janė besimtarė musliman?

Se perendimi pas rrėzimit tė ideologjisė komuniste gjoja "zbuloj" se bota islame qenka armik mė i madhė e vlerave tė perendimit dhe demokraciė,qė ska tė bejė me asnjė tė vertetė pėrveē me apetitet e ideologjisė kapitaliste pėr tė sunduar botėn islame dhe popuj tė vegjel dhe shtete,dhe pėr ketė ka bere investime tė mėdha nė zhvillimin e makinerisė propagandistike,fatkeqsisht nė kėtė makineri bejnė pjesė edhe disa shqiptarė po edhe Alma Lama e cila vetė pranon se direktivat i merr nga perendimi.Pra,tė futesh nė mes prushit tė zjarrit nė njė hapsirė ku si Orientalizmi poashtu Oksidentalizmi janė prezente nė masė tė gjerrė si trashigimi shekullore e tė dy kulturave,dhe tė ngresh gisht kundėr njėrės kulturė fetare,as gjermani nuk do tė kishte vepruar kėshtu megjith qė edhe ato janė tė manipuluar nga politika deri nė palcė tė kockave.

Nė shtypin dhe media elektronike gejrmanofolės pėr ēdo ditė u jepet mundėsi tė lexoni dhe tė ndigjoni;

Krieg gegen den Islam – Krieg gegen die Muslime/Luftė kundėr Islamit-Luftė kundėr muslimanėve,ose,

Die deutsche Angst vor dem Islam /Frika e gjermanėve nga Islami

Edhe nė Gjermani , shumė njerėz janė tė frikėsuar nga Islami. Nė jetėn e tyre personale disa nga ata zakonisht kanė pasur pėrvoja shumė tė mira me muslimanėt dhe lobojnė pėr ēeshtjen islame tė mos kuptohet ashtu si propagandohet, megjithatė, pėr fat tė keq egsiton njė linjė refuzimi dhe skepticizėm i gjerė .
Tek disa janė ngjallė paragjykime qė mė tė drejtė i ēojnė nė njė frikė iracionale deri nė reagime paniku.
Si shembujt janė ndalimi i minareve nė Zvicėr dhe ndalimi i shamive tė kokės mėsueseve dhe nxėnseve gati nė tė gjithė shtetet e perendimit.Me njė gjė tė tillė ėshtė ka merret edhe Zonja Presidente Jahjaga pa u futur nė analiza mė tė thella se kur shumica vendos pro shamisė, vihet nė pune ligji i natyrės dhe ndjejes e drejtė legjitime dhe individuale"vendos unė se si dua tė veshem" e jo ligjet diskriminuese tė Zonjės Jahjaga.
Nė njė shoqėri tė lirė ēdo Informacioni i plasuar duhet tė jetė i mundur pėr tė zbuluar vlerat e pėrbashkėta dhe pėr tė i kultivuar ato .

Shterimi i paragjykimeve do tė kontribojė bashkėjetesės paqėsore, por nė vend tė kėsaj jemi vazhdimisht nė futjen e ndonjė supozime rreth myslimanėve , pėr tė bėrė pretendime tė rreme nė lidhje me fenė,thuhet nė njė kumtesė tė ekspertėve gjerman mbi marrėdhėniet kulturore fetare.

Tė vetėshpallurit "ekspertė islam" muslimanėt i paraqesin si tė papėrmbajtshėm qė mundėsisht paragjykimet e tyre tė duken si tė pranueshme .
Shkojn aq larg, sa edhe pėrkthimin e Kur`anit ku bėhet thirje pėr paqė, publikisht i kan shpallur si"tė rrezikshme ". Nė mėnyrė tė gabuar dhe gjithashtu nė mėnyrė tė pėrsėritur fjala " dhunė" ėshtė atributi i tyre.
Edhe Radio dhe Televizionet publike hedhin atribute tė tilla si " islamist radikal " kur ata flasin pėr politikanėt dhe partitė nga vendet islamike.
E gjithė kjo sigurisht nxit zemėrim dhe frikė,po edhe ndikimi nė klimėn sociale ėshtė fatale, sepse kėtu ka njė bashkėveprim :

- Difuzioni,ose shpėrndarja e frikės tė zhyt nė islamofobi paragjykime.
Diēka e tillė destabilizon kohezionin social,nė veqanti nė mjedise ku ka mė shumė komunitete fetare dhe kultura tė ndryshme nacionale siē ėshtė Kosova,Shqiperia,Maqedonia etj,pėr shkak se askush nuk mund tė pėrfitojė asgjė nga propaganda antiislame.

Zonja Alma nuk pushon, mbase ka dal mė njė publikim tjetėr "Disa hoxhallarė kan pėrqafuar islamin radikal".Tė presim se cila do tė jetė befasia e rradhės,dhe kjo do tė shkoj mė tej sipas direktivave qė merr nga perendimi sepse nuk e ka kuptuar se eshtė futur nė lojė tė rrezikshme.Shaktrimin e Kombit qė i pėrket bashkė me Zonjen Presidenten e Imponuar tė Kosovės-Jahjaga.
Ēdo hoxhė dhe prift e ka pėr detyre nese preken nga politikat radikale tė reagojnė nė kohė,dhe kjo nuk mund tė quhet radikalizėm Islam apo i Krishterė.Kėtė duhet tė mesojnė Zonjat..ndryshe le tė shkojnė nė vise ose shtete qė i ushqejnė me ide tė tilla
tė dėmshme pėr tė gjithė ne.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-13, 00:02   #9
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Personalisht nuk kam interes te mbroj karakterin apo agjenden e Zj Lama, dhe jemi dakort qe propaganda e krishtere eshte gjithashtu e demshme, por asnje nga kto tre tema nuk e filluan kte bisede. Biseda filloi nga fjalimi I papershtatshem I Erdoganit te cilen nuk po e komentoni.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-13, 07:08   #10
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Sa mirė do t`ishte sikur Alma Lamat dhe At Zefat njehere tė kishin komentuar llomotitjet serbe se "Kosova ėshtė Sėrbi".Apo pėr hatėr tė gjithsejt 3% tė krishtereve nė Kosovė le tė solokaten apetitet srbe edhe mė tej pėr tė sunduar Kosovėn,zatėm kan edhe mbeshtetjen qė mė heret nga Don Lush Gjergji kur patė thenė se"Ne nuk jemi nė konflikt me askend,as me serbėt po as me kishėn si moter sėrbe".

Ajo qė duhet tė di ēdokush ėshtė se ;faktet shtrohen tė nxisin fakte,argumentet tė nxisin argumente,nacionalizmi tė nxit nacionalzmin,kėtu ndoshta e teproj Erdogan jo pėr ata qė janė mėsuar tė dėgjojnė daklarata tė tilla po pėr ata qė mizėn duan tė bėjn buall,dhe kėtu ska ēka tė komentohet mbase disa miliona shqiptarė qė ka Turqia sot janė ura lidhėse nė mes tė shqiptarve kendej dhe andej po edhe miqesia e kahershme nė mes Turqisė dhe Shqiperisė nuk ka munguar edhe nė kohėn e Enver Hoxhes.

„Ne me shqiptarėt jemi vėllezėr, shumė herė na ka ndihmuar Shqipėria. Nuk e harrojmė kurrė vitin 1974 kur ishim nė konflikt me grekun , me rastin e Qipros, e qysh atėherė Shqipėria ashtu cfarė ishte, ajo u solidarizua dhe ishte nė gjendje gatishmėrie me forcat e veta pėr tė na ndihmuar nė kėt luftė qė kishim, pėrballė grekut. Andaj tė mirat nuk harrohen kurr dhe mu pėr ketė ne ju kemi borgj.!.." tha fillimisht presidenti turk kena Evren nė fillim tė bisedės sonė.(5 qershor 1991)

Keni dyer tė hapura tė komentoni tė qėna dhe tė paqėna nuk ju ndal askush,kurse atyre qė u jan mesu veshėt me deklarata tė tilla si nga sėrbet,maqedonėt,po edhe nga tė tjerė, nuk kan ēka tė komentojnė sepse rrugėt e miqėsisė nė mes shteteve dhe popujve janė toleranca dhe mirėkuptimi edhe kur me ose padashje mund tė kuptohemi keq.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-13, 17:30   #11
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu Shiko postimin
Unė dhe gjithė shqiptarėt jemi tė interesuar pėr raporte tė mira me Turqinė e sotme, edhe pse ajo ėshtė trashėgimtare e njė perandorie qė ne na mbajti nėn pushtim rreth 500 vite. Ju mund tė keni njė qėndrim tjetėr pėr pushtimin, por unė personalisht jam rritur me rrėfime pėr vajzat tona tė reja qė dikur hidheshin nga shkėmbinjtė pėr tė mos rėnė nė duart e ushtarėve turq, se si kullave tė tė parėve tė mi, iu ėshtė vėnė flaka disa herė nga kėto pushtues, sesi mijėra shqiptarė merreshin e dėrgoheshin nizam, duke lėnė shkretė shtėpi e katandi, e duke luftuar nėpėr toka tė huaja pėr interesa tė perandorisė.
Ne nuk mund t’ju akuzojmė ju pėr atė qė kanė bėrė paraardhėsit tuaj por nė momentin qė na kėrkoni qė ne tė ndėrrojmė historinė, qė tė zezės t’i themi e bardhė, e pėrgjakshmes lulėzim, nė momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapėsitė e paraardhėsve tuaj, por pėrkundrazi na kėrkoni qė edhe ne t’i shohim me sytė tuaj, atėherė mos pritni prej nesh mirėkuptim.
Ne si komb kemi luftuar shumė hegjemoninė e tė tjerėve, dhe tani qė po shijojmė lirinė, kurrsesi s’mund tė pranojmė qė dikush, sado i fuqishėm, tė na e shkruajė historinė sipas qejfit tė vet. Asnjė shtet perėndimor, as ata qė na ēliruan nga pushtuesi tjetėr Serbia, nuk na ka ardhur me njė kėrkesė tė tillė primitive. Primitive pasi sė pari historinė e shkruajnė historianėt, jo politikanėt, aq mė tepėr politikanėt e vendeve ish-pushtuese; dhe sė dyti, sepse bie tėrėsisht ndesh me fondamentin tonė, iluminizmin dhe tė vėrtetat qė burojnė nėn dritėn e tij.
Sado i fuqishėm tė jetė, askush nuk mund ta ndryshojė tė shkuarėn, ajo ėshtė arbitrare, edhe kur dikush palos fletė mbi tė, njė ditė ajo i shqyen pa mėshirė, madje edhe nė shoqėritė e mbyllura.
E ne nė Kosovė po pėrpiqemi tė ndėrtojmė diēka tjetėr, njė shoqėri tė hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishėruar edhe tek feja, ia lė vendin logjikės kritike, konkurrencės sė ideve dhe dekonstruktimit tė ideologjive.
Prandaj, duke ju uruar mirėseardhje nė Kosovė me datė 23 tetor, si kreu i njė shteti me tė cilin na lidhi njė e shkuar fatkeqe, shpresoj qė kjo vizitė tė bėhet me qėllimin pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme fatmirė.

Me respekt
Deputete e pavarur nė Kuvendin e Kosovės
"Qellimi , arsyeton mjetin... " !
Kryeministri i Turqis nuk lexon Leter te mbyllet as te hapur te shkruar nga Alma por edhe nga te tjeret, se ka pune me te menqur se sa te humbe kohe , kot.
Ket e ka dit edhe Lama por qellimi i saj ishte te thot ate qka e kishte ne Zemer.

As une se lexova .
Ne Media verehen Deklerata, Shkrime, etj, te disa "Atedhetareve "...
Disa reaguan "Heftig" si nga Kosova dhe Shqiperia rreth deklerates dhe vizites se Erdoganit !!!
E asnjeri nga keta nuk regaoi fare rreth vizites se Daqiqit !!!

"Armiku im, duhet te ket , Armik te fort "... !
Fjala Politik rrjedhe nga Fjal Greke - e qe i bjer disi si :"shum fjal".
Por Mjeshter te Politikes ne Antik kan qen Perset . Kur Qyet- Shtetet Greke luftonin ndermjet veti ,Perset perkrahenin her njerin Qytet -Shtet e her tjeterin !
Qellimi i vetem te mos mbes anjeri Qytet - Shtet i fort ose i forti te dobesohet ose humbe .
E njeta strategji i mundesonete Perseve nje kohe te gjat te jen nje Superfufqi e kohes.

Nje lloj i till i politikes e percjell Njerzimin neper te gjitha fazat e mevoneshme te Historis deri me sot.
Sot SHBA-te perkrahin Turqin te jet e fort per Rusin.
Kina perkrah Pakistanin te jet e fort kunder Indis.
Rusia perkrah Indin te jet e fort kunder Pakistanit.
Ketu mora disa shembuj se si ne dite te sodit Palet e forcojn kundershtarin e kundershtarit ,jo se e duan kundershtarin e kundershtarit por me te njeten menyr kundershtari paralizohet.

Para ardhejs se Daqiqit ne Kosove te cilit nje her Autoritet e Kosoves nje her i than jo, e mandej !!!
Kosova u vizitua nga nje Delegacion i Ushtris Kroate te njetit po perkrahenin " forconin" Armikun e Armikut te tyre.
E mbas vizites se Daqicit !
Kosova u vizitua nga Kryeministri i Shqiperis Rama dhe Kryeministri i Turqis Erdogani .
Keto vizita nuk ndodhen rastesisht por paten nje Mesazh,se ju nuk jeni veten.
Lamen & Co nuk i pengoi Vizita e Daqiqit por e Erdoganit, Rames, dhe Delegacionit Kroat.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-13, 07:44   #12
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Kjo nuk ka nevoje per shpjegim, biles cuditem qe po kerkoni shpjegim. Te gjith e dime qe Daciqi vjen per serbet, jo te shese propaganda shqiptarve per vllazni dhe ribashkim me serbet, por edhe sikur ta bente kete, nuk do kishte tifoze shqiptare qe do e ndiqnin. Pra nuk e shikoj te vlefshme te merremi me ta. Nga ana tjeter kur Erdogani shfrytezon vellezerit tane shqiptare ne Turqi per perfitime diplomatike te Turqise ka nje levizje brenda popullit shqiptar qe nuk e shikon si nje mundesi per perfitim te anasjellte diplomatik per Shqiptarine, por shkon nje hap gjigand dhe mundohet ta fuse popullin shqiptar prape ne ate izolimin prej evropes dhe vartesine e plote te qorrsokaku otoman. Kte lloj politike historia e 200 vjeteve te fundit na mesoi qe nuk na sjell perfitime diplomatike, por kerkon sakrifica te medha nga ne si "vellai i vogel" dhe con ne shkaterrimin tone pasi perfitimi i Turqise eshte sherbyer ne maksimum. Ne nje kohe qe vet Turqia eshte munduar kto 100 vjet te afrohet me perendimin, pse idiotet tane bokoharamista mundohen te na shkeputin prej evropes? A mund te jemi kaq naļve sa te konfuzojme miqesine diplomatike me vellazeri?
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-13, 10:07   #13
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

I lumi ti pėr Evropė!E di se sa here kemi thėnė se "Ne jemi nė Evropė dhe Evropa ėshtė tek ne".Me ēka tė lumturoj Evropa ty?A lavdėroj ndonjehere Evropa se shqiptarėt i dhanė kulturėn dhe identitetin Evropes?Po Vatikani?

Vatikani: Kosova, djepi i Kishės Ortodokse serbe.

http://lajmpress.com/top_lajme/25663.html

E pra,pėr aq kohė sa ty tė duhet Evropa dhe Vatikani kėshtu siē janė sot,mu mė ka mbetė tė vezhgoj situatėn deri nė ē`masė mund tė eskalojė dhe nderkohė pėr tė u mbrojtur nga kėto avanturier me duhet tė kėrkoj rrugė tė reja miqesia.Keshtu vepruam pėr tė shkeput Kosovėn nga djepi i serbizmit dhe nuk do te lejojmė risllavizimin e trojeve shqiptare pėr qef tendin,tė Vatikanit dhe shtrigės Evropė.

Ta them njė mirembetsh me shprese se do tė luftojsh dukurinė me negative tė njerzimit-pedofilinė qe ka mbėrthyer edhe Vatikanin se sa tė merresh me bokoharamet e Tanzanise, mbase je i Evropes,apo jo?!.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-13, 11:36   #14
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga King_Gentius Shiko postimin
Kjo nuk ka nevoje per shpjegim, biles cuditem qe po kerkoni shpjegim. Te gjith e dime qe Daciqi vjen per serbet, jo te shese propaganda shqiptarve per vllazni dhe ribashkim me serbet, por edhe sikur ta bente kete, nuk do kishte tifoze shqiptare qe do e ndiqnin. Pra nuk e shikoj te vlefshme te merremi me ta. Nga ana tjeter kur Erdogani shfrytezon vellezerit tane shqiptare ne Turqi per perfitime diplomatike te Turqise ka nje levizje brenda popullit shqiptar qe nuk e shikon si nje mundesi per perfitim te anasjellte diplomatik per Shqiptarine, por shkon nje hap gjigand dhe mundohet ta fuse popullin shqiptar prape ne ate izolimin prej evropes dhe vartesine e plote te qorrsokaku otoman. Kte lloj politike historia e 200 vjeteve te fundit na mesoi qe nuk na sjell perfitime diplomatike, por kerkon sakrifica te medha nga ne si "vellai i vogel" dhe con ne shkaterrimin tone pasi perfitimi i Turqise eshte sherbyer ne maksimum. Ne nje kohe qe vet Turqia eshte munduar kto 100 vjet te afrohet me perendimin, pse idiotet tane bokoharamista mundohen te na shkeputin prej evropes? A mund te jemi kaq naļve sa te konfuzojme miqesine diplomatike me vellazeri?
Populli Shqiptar nuk do te iritohet nga ata qe kan pikpamje te ngjashme si Daqiqi.

Turqia ne fakt esht me shume se nje vend Mik i Shqiptareve !
Pse ?
Atje jetojn hiq me pak se 5 Milion Shqiptar .
Erdogani ka then se Turqia esht Kosove dhe nje thenje e till deshmohet me perqindjen e Shqiptareve qe jetojn atj.
Shqiptaret duhet te intesifikojn mardhenjet me Turqin dhe SHBA-te !
Me te njeten form do te forconim poziten ton e cila ka filluar te dobesohet me aferimin e Serbis me Evropen.
Edhe pse Fanatiket Fetar Katolik kan problem me Turqin ose ata Musliman me SHBA-te por Populli Shqiptar duhet te injoroj Fanatiket .
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-13, 18:12   #15
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Hi Shpat, pikerisht kte po them dhe une, qe duhet te kemi lidhje te mira diplomatike si me Turqine ashtu dhe perendimin, dhe te margjinalizojme ekstremistet fetare te te gjitha feve. Turqia vet mundohet ti ket lidhjet mir me perendimin, pra trim I mir me shok shum por Kercovari thot hajde flem me mullixhine turk per inat te vjerres shtrige Evropes. Kercovar, mua mos me bashkangjit shpifje se nuk fola gjekundi per vllazni me Vatikanin apo Serbin. Sa per kulturen ton te lashte, koha per lobby neper Evrope ishte nga filimi I viteve 1800 kur politiken ton te jashtme e manaxhonte vellau tend turk, qe nuk na lejonte edukim shqip po na mbajti te izoluar nderkohe qe grekoserbet e asaj kohe benin lobby lart e poshte Evropes per ceshtjet e veta.

__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.