Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-10-11, 19:10   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

REFUGJATĖT
Qyteti qė nė ditėn e pestė tė bombardimėve tė NATO-s dukej si i boshatisur.
Kolona njerzish pa ndėrpre iknin duke i leshuar shtepit e tyre. Nuk dinim kah
shkojnė, por e dinim se po ikin. Kuptuam sė janė banorė tė laxhėve periferike tė
qytetit qė i kishin dėbuar mė forcė nga shtepitė. Banorėt e laxheve tė rrezikura
leviznin prej njė laxhe nė tjetren, kurse njė pjesė drejtohej nė Stacionin e
autobusave dhe tė trenit nė Prishtinė. Pa nderpre kolonat e automjetėve mė
familje shkonin nė drejtim te kufirit tė shtetit tė Maqedonisė e Shqiprisė.
Situata gjithnjė e mė shumė vjen duke u keqėsuar e rreziku pėr jetė duke
u shtuar. Afėr apartmentit ku jetonim vrenim grupe tė paramelitarėve dhe tė
shumė patrollave policore e ushtarake. Poashtu jo larg apartmentėve tė banimit
vrenim kolona tė mėdha , kryesisht gra, femije, pleq e plaka. Ecnin si tė hutuar
e tė pa krye, pa qellime tė caktura, por mė tė vetmin qellim me u strehuar kudo
pėr tė shpetuar. Ishte atmosferė trishtuese dhe e dhimbėshme.
Tė perkujton
sqenat nga filmi "Nėntori i Dytė". Secili i bente pytje vetėvehtes athue sot a
nesėr duhet te ikim nga shtepija dhe qyteti. Qendrimi nė Prishtinė mė nuk ishte
i pamundur.
Tani i erdhi radha laxhes ku jetonim. Shumė policė e paramelitar tė armatosur
deri nė dhembė rrethuan aprtamentet e banimit. Duke shtirė mė armė nė ajr
urdhruan qė shqiptarėt tė largohen prej banesave. Urdhėrat ishin tė prera mė
afatė tė caktuar l0-15 minutėsh qė tė largohem mė kercnim sė do tė na vrasin.
Njerzitė tė hutuar e mė plote frigė delnin nga banesat e
tyre, mė valigje
apo edhe pa asgjė nga plaēkat, duke ikur nė drejtime tė ndryshme, por pjesa mė e
madhe nė drejtim tė stacionit hekurudhor nė Prishtinė. Ishte dite e shtunde,
mengjesi i 3 prillit. Banusit e pallatit
tonė nė kolonė u nisem nė drejtim tė
stacionit tė trenit. Ishim tė detyruar tė hypim nė tren edhe pse nuk dinim sė ku
na qonte. Treni kishte mė shumė sė 20 vagona, por ishte i mbushur pėrplote
udhetarė. Bukur mė veshtėrsi depertuam nė koridor tė njė vagoni. Nė kompoziconin
e trenit akoma nuk ishte vendosur makina terheqėse. Pritnim me plotė frige mos
vallė po na dergojnė nė drejtim tė Nishit. Pas njė orė pritje, treni u nis nė
drejtim tė Fushė Kosovės, e pas njė qendrimi tė
shkurtėr vazhdoi nė drejtim
tė Maqedonisė. Nuk u ndal nė asnjė stacion deri nė Bllacė. Zbritem nga treni.
Policet na urdhėruan tė ecim vetem brenda binareve duke pohuar sė jashtė
binareve janė tė vendosura minatė. Mbrrimė nė zonėn neutrale tė kufirit. U
takuam me shumė familje kosovare qė ishin duke pritur mė javė tė tėra pėr tė
kaluar kufirin. Ne kampin e Bllacės gjetem qindramijra vetė duke pritur nė
kushte shumė tė
vėshtira nga sė Qeveria Maqedonase kishte mbyllur kufirin.
Njė pjesė e tė pranishmėve nė kamp pritnin kot tė rreshtuar tėrė natėn e tėrė
diten duke shpresuar se do tė hapet kufiri. Nė orėt e vona tė pasditės i
ndejknin policet duke perdorur forcėn. Sjelljet e policisė maqedonase ishin
plotė urrejtje ndaj refugjatėve, urrejtje qė nuk mund tė pershkruhet mė fjalė
dhe perdorimi i forcės ishte i pa kufizuar. Mė plotė tė drejtė refugjatėt edhe
sot Bllacen e quajnė "kamp nazist i pėrqendrimit".
Kushtet e qendrimit nė kėtė kamp ishin tėjet tė veshtira. Ishte shumė ftohtė
dhe kohe pas kohe ēdo ditė binte shi. Flenim drejtpersedrejti nė tokė mė nga njė
batani tė shtruar e me valigje ndėr kokė.
Pas disa ditė qendrimi u hap
kufiri dhe na derguan nė kampin e NATO-s nė Stankovec nė periferi tė Shkupit.
Kėtu kushtet jetsore ishin mė tė mira nga se ishim nėn pėrkujdesjen e NATO-s.
Pas disa dite qendrimi nė kėtė kamp, bashkė mė shumė refugjat u vendosem mė
banim nė Gostivar, nė familjet bujare shqiptare. Aty gjetem mirėpritje e
ngrohtėsi vėllazėrore. Nikoqirėt nė ēdo mėnyrė bėnin pėrpjekje mė na i lehtsuar
vuajtjet e preukupimet tona.
Mirėpritja, kujdesi, respekti e bujaria e shqiptarėve qė
jetojnė nė
shtetin e qujtur Maqedoni ishte nė nivel shumė tė lartė. Dispononin mė ndjenja
tė forta patriotike e kombėtare, mė etikė humane e mė dashuri tė madhe
vėllazėrore ndaj refugjatėve. Pėrherė ishin
aty afėr pėr tė na i zbutur
brengat e pėr tė na dhėnė kurajo pėr tė ardhmen mė tė mirė tė Kosovės.

refugjatė kosovar nė kujtimet mė tė mira do tė
mbesin shumė qytetarė tė
Gostivarit dhe rrethinės , si Abaz Nuredini, i qujtur Haxhi i cili edhepse i
moshuar, pjesmarrės i Luftės nė vitet 1944/45, nuk pushonte duke ndihmuar
refugjatėt. Nė shtepinė e tij kishte strehuar l5 refugjatė dhe kujdesej pėr ta
si pėr femijėt e vetė. Nuk kursente kohė as mund qė tu ndihmoi sa herė paraqitej
nevoja. Shumė refugjatė pėrher do ta kujtojnė angazhimin vetmohues tė Naser
Kadriut, i cili pėrveē sė nė shtepinė e tij modeste kishte strehuar
shumė
refugjatė, ai vazhdimisht angazhohej pėr ti pritur e strehuar nė familjet e
Gostivarit e rrethinės refugjatė tė rinjė qė vinin nė Gostivar pothuja ēdo ditė.
Shpesh shkonte edhe nė kampet e refugjatėve nė Shkup, Tetovė, nė Ēegran tė
Gostivarit, e nė Neproshtėn tė Tetovės, pėr tė sjellur nė Gostivar refugjat, ku
kushtet e strehimit ishin mė tė mira. Nuk mund tė harrohen Njazi Kadriu e Ferit
Nuradini nga qyteti i Gostivarit, Safi Miftari nga fshati Ravėn, Halim Shaqiri
nga fshati Debresh dhe shumė e shumė tė tjerė qė mė pėrkushtim tė madh ishin nė
sherbim tė refugjatėve. Pothuja tė gjithė qytetarėt e Gostivarit kishin njė
kujdės e respekt tė shtuar ndaj refugjatėve dhe shpesh u kryenin sherbime
gratisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.