Publikuar: 01.12.2011 - Koha
Prishtinė, 1 dhjetor - Varrezat e hebrenjve nė lagjen Velania tė Prishtinės, tė cilat nė popull njihen si Varrezat e jahudive, janė bėrė cak i njė apo mė shumė personave ose edhe tė ndonjė grupi tė caktuar, gjatė dy ditėve tė fundit. Me pėrjashtim tė atyre qė janė tė mbuluara me rrasa guri dhe ku mundėsia pėr ngjyrosje dukej tė ishte e pavėrejtshme, pothuajse asnjė varrezė e mbuluar me pllaka tė mermerit nuk i ka shpėtuar pa iu vendosur njė kryq i thyer, simbol i nazizmit hitlerian. Me njė gjermanishte tė dobėt, nė platenė e kėtyre varrezave, ėshtė shėnuar fjalia urdhėrore Jud raus, qė pėrkthyer nė shqipe i bie Hebrenjtė jashtė. Pėr svastikėn, simbolin e nazizmit hitlerian tė kėtyre varrezave janė informuar edhe Komuna e Prishtinės dhe Policia e Kosovės.