Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-11-06, 22:33   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Johann Wolfgang von Goethe dhe marrdhėnia e tij me Fenė

Tė jetosh dhe
tė vdesėsh
nė Islam
Johann Wolfgang von Goethe
dhe marrdhėnia e tij me Fenė
nga
Shejh Abdulkadir Al-Murabit
Titulli i origjinalit:
Shaykh ‘Abdulqadir Al-Murabit,
Fatwa über die Anerkennung
J.W.v. Goethes als Muslim,
Weimar, 1995

Pėrktheu:
Edvin Cami

Redaktoi:
Ervin Hatibi


Nėn kujdesin e:
Projekti Islamik i Mirėsisė (PIM)
Kutia Postare 2420, Tiranė

Tiranė, 1999


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-11-06, 22:34   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Parathėnie


Johann Wolfgang von Goethe (1748-1832) ėshtė, pa dyshim, poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikės Gjermane. Si student i gjermanistikės, interesi im i veēantė pėr letėrsinė gjermane nė pėrgjithėsi dhe Gėten nė veēanti u bė shkak qė tė njihem me kėtė botim interesant tė Institutit Islamik tė Vajmarit.
Megjithėse pėrfundimet nė tė cilat arrin autori i kėtij libri, jo pa tė drejtė, mund tė shihen nga shumėkush me skepticizėm, nuk mbetet asnjė shteg pėr tė dyshuar rreth qėndrimit shumė pozitiv tė poetit tė madh gjerman ndaj Islamit.
Duke qenė i mendimit se aspekti fetar i jetės J.W.v. Goethe-s dhe, nė kėtė kuadėr, marrdhėnia e tij me Islamin, qė gjen shprehjen mė tė qartė nė poemėn “West-Östlicher Divan” (1819), janė tė panjohura pėr shumė njerėz, dėshiroj tė ndaj me lexuesin shqiptar dhe veēanėrisht me dashamirėsit e letėrsisė kėnaqėsinė e njė njohjeje mė tė gjerė me poetin e madh gjerman.

Pėrkthyesi
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:36   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

EVIDENCA
Gėte dhe Krishtėrimi


Gėte tha nė fund tė jetės sė tij: “Es ist gar viel Dummes in den Satzungen der Kirche (Ka shumė budallallėk nė doktrinat e Kishės)” [Eckerman, 11.3.1832]
Nė poemėn e tij “West-Östlicher Divan” Gėte thekson vlerėn e ēmuar tė sė tashmes nė vend tė qėndrimit tė krishterė, tė karakterizuar vetėm nga pritja pėr jetėn e ardhėshme dhe, si rezultat, nga pėrēmimi i plotė i asaj qė Zoti i dhuron njeriut nė ēdo ēast tė jetės sė tij.
Gėte hedh poshtė pikėpamjen e krishterė rreth Jezusit dhe pohon njėshmėrinė e Zotit nė njėrėn nga poezitė e poemės sė tij “West-Östlicher Divan”:

“Jesus fühlte rein und dachte
Nur den einen Gott im Stillen;
Wer ihn selbst zum Gotte machte
Kränkte seinen heil’gen Willen.
Und so muß das Rechte scheinen
Was auch Mahomet gelungen;
Nur durch den Begriff des Einen
Hat er alle Welt bezwungen.”

(Jezusi ndjehej i pastėr dhe qetėsisht mendonte
[pėr] Njė dhe tė Vetmin Zot;
Kush atė vetė nė zot e shndėrroi
Ka fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
Dhe kėshtu duhet e drejta ta ndriēojė
Atė qė edhe Muhamedit i mjaftoi;
Vetėm konceptin e [Zotit] Njė
Ai gjithė botės ia imponoi.)

(WA I6, faqe 288)



Pranė Jezusit dhe Muhamedit (Allahu i bekoftė dhe u dhėntė paqe qė tė dyve!) nė vargjet e mėpasme pėrmend Gėte edhe emrat e Abrahamit, Moisiut dhe Davidit si pėrfaqėsues tė Njėshmėrisė sė Zotit.
Ėshtė njė fakt i njohur se Gėte ndjente shumė pėrēmim ndaj simbolit tė kryqit. Ai ka shkruar:



“Und nun kommst du, hast ein Zeichen
Dran gehängt, das unter allen…
Mir am schlechtesten will gefallen
Diese ganze moderne Narrheit
Magst du mir nach Schiras bringen!
Soll ich wohl, in seiner Starrheit,
Hölzchen quer auf Hölzchen singen?…”

(Dhe tash mė vjen ti me njė shenjė
Varur atje, qė mes tė tjerash…
Mė tepėr e pėrēmoj.
Gjithė kėtė ēmenduri moderne
Do tė ma sjellėsh nė Shiras[1][1]!
U dashka qė unė, nė gjithė obsesionin e saj,
Tė kėndoj pėr dy copa druri tė kryqėzuara?..)

Madje edhe mė fuqishėm:



“Mir willst du zum Gotte machen
Solch ein Jammmerbild am Holze!”

(Dashke tė bėsh pėr mua zot
atė figurė tė mjerė nė [atė copė] dru!)

[1][1]Pers.=poetėri
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:37   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjithashtu, nė “Wilhelm Meisters Wanderjahre” (libri 2, kapitulli 2) Gėte shkroi fare hapur se ėshtė “paturpėsi e mallkuar… tė luash me ato tė fshehta, nė tė cilat qėndron thellėsia hyjnore e vuajtjes.” Sipas tij, “mbi kėto vuajtje duhet hedhur njė vel” pėr t’i mbuluar.
Sė fundi, nė poezinė e tij “Siebenschläfer (Shtatė tė fjetur)” qė bėn pjesė nė poemėn e tij “West-Östlicher Divan”, Gėte e pėrshkruan Jezusin si profet:

“Ephesus gar manches Jahr Schon,
Ehrt die Lehre des Propheten
Jezus. (Friede sei dem Guten!)”


[Efesi pėr shumė vjet
Nderon mėsimin e profetit
Jezus. (Paqja qoftė mbi tė Mirin!)]
(WA I6, 296)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:37   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Tė pėrmendurit dhe
tė lėvduarit e Zotit

Gėte ishte, gjithashtu, i mrekulluar nga metafora mistike e Saadiut pėr “fluturėn e dashuruar”, e cila u shua pak nga pak, duke humbur jetėn e saj nė dritėn vezulluese. Pėr kėtė mund tė shihet, veēanėrisht, poezia e “Divan…”-it pėr fluturėn qė fluturon nėpėr dritė: “Selige Sehnsucht” (Mall i zjarrtė). Titujt mė tė hershėm tė kėsaj poezie kanė qenė “Selbstopfer (Vetėflijim)” dhe “Vollendung (Pėkryerje)”.
Nė kapitullin e “Divan…”-it pėr Rumin pėrshkruan Gėte tė drejtuarit me lutje e lėvdime ndaj Allahut dhe bekimin pėr kėtė: “Schon der sogenannte mahometanische Rosenkranz, wodurch der Name Allah mit neunundneunzig Eigenschaften verherrlicht wird, ist eine solche Lob- und Preislitanei. Bejahende, vorneinende Eigenschaften bezeichnen das unbegreifliche Wesen; der Anbeter staunt, ergibt und beruhigt sich (E ashtuquajtura rozare muhamedane, nė tė cilėn emri i Allahut lartėsohet me nėntėdhjetenėntė cilėsi, ėshtė njė litani e tillė lėvdimi. Cilėsi pohuese e mohuese tregojnė tė pakonceptueshmen Qenie [Wesen]; lutėsi mbetet i mrekulluar, nėnshtrohet dhe qetėsohet.) (WA I7, 59)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:38   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gėte dhe Islami

Nė rininė e tij Gėte kishte dėshirė tė studjonte filologji dhe arabistikė (ndėrkohė qė i ati dėshironte qė i biri tė merrej me studime juridike); ai gjithmonė i admiroi udhėtarėt e parė nė Arabi (Michelis, Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithēka qė ata shkruan e botuan pėr udhėtimet e tyre.
Nė vitet 1814-1815, vite kėto nė tė cilat hartoi “Divan…”-in e tij, u ushtrua Gėte me profesorėt e orientalistikės Paulus, Sorsbach dhe Kosegarten (Jena) nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e arabishtes. Pasi pa dorėshkrime tė arabishtes dhe u njoh me Kuranin, Gėte ndjeu njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar arabishten. Ai kopjoi vetė tekste tė shkurtra lutjesh dhe shkroi: “In keiner Sprache ist vielleicht Geist, Wort und Schrift so unanfänglich zusammengekörpert (Ndoshta nė asnjė gjuhė tjetėr shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund tė trupėzohen nė mėnyrė kaq tė pazgjidhėshme) [Letėr pėr Schlosser-in, 23.1. 1815, WA IV, 25, 165]
Nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare Gėte shkruan (Noten und Abhandlungen zum West-östlichen Divan, WA 17, 153) se synon tė pėrkujtojė “me respekt atė Natė tė Shenjtė, nė tė cilėn Profetit iu soll Kurani nga lart”.
Ai gjithashtu shkroi: “Askush nuk duhet tė habitet me efikasitetin e lartė tė Librit (Kuranit, sh.p.). Pėr kėtė ai ėshtė cilėsuar si jo i krijuar dhe i pėrjetshėm bashkė me Zotin nga ana e admiruesve tė vėrtetė tė tij”. Mė pas shtonte: “so wird doch dieses Buch für ewige Zeiten höchst wirksam verbleiben (kėshtu, pra, do tė mbetet ky libėr pėrjetėsisht me efikasitetin mė tė lartė) (WA 17. 35/36)
Edhe nė ditėt e sotme ne ruajmė si dorėshkrimet e studimeve tė tij tė para kuranore nga vitet 1711-1772, ashtu edhe ato mė tė vonshmet. Gėte u lexonte me zė tė lartė anėtarėve tė familjes sė Dukės sė Vajmarit dhe miqve tė tyre pėrkthimin nė gjermanisht tė Kuranit nga J. Hammer (ndoshta edhe pėrkthimin mė prozaik nė anglisht tė G.Sale). Shileri dhe e shoqja, qė kanė qenė dėshmitarė tė kėtyre leximeve, na njoftojnė pėr to. (Letra e Shilerit pėr Kimbelin, 22.2.1815).
Gėte i ndjente mangėsitė e tė gjitha pėrkthimeve nė latinisht, anglisht e frėngjisht dhe tė pėrkthimeve mė tė reja. Nė “Divan…”-in e tij Gėte thotė:

“Ob der Koran von Ewigkeit sei?
Danach frag’ ich nicht!…
Daß er das Buch der Bücher sei
Glaub ich aus Mosleminen-Pflicht”

(Nėse Kurani ėshtė nga pėrjetėsia?
Pėr kėtė unė nuk pyes!…
Qė ai ėshtė Libri i Librave
Besoj nga detyrė e myslymanit)

[West-östlicher Divan, WA I6, 203]
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.