Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-06-11, 14:27   #1
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Ja, marrėveshja







Ja, marrėveshja

Zėvendėskryeministrja Edita Tahiri thotė se nė fillim tė korrikut do tė arrihen gjashtė marrėveshje me Beogradin. Ajo, pėr gazetėn Express, shpalos detajet e kėtyre marrėveshjeve, tė propozuara nga Ndėrmjetėsi Robert Cooper.
Nga Valmir Klaiqi mė 27 qershor 2011 nė ora 04:48
Prishtina dhe Beogradi kanė bėrė hapa tė rėndėsishėm drejt nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė para mes dy vendeve.

Tė paktėn, kėtė e thotė Edita Tahiri, Shefe e delegacionit kosovar nė dialogun teknik me Serbinė.

Nė njė prononcim pėr Express, tė dielėn, ajo ka thėnė se gjithēka mund tė finalizohet mė 2 korrik, nė raundin e radhės tė dialogut, derisa ka shpalosur detaje tė pakos qė pėrfshin gjashtė marrėveshje, tė cilat janė disenjuar nga ndėrmjetėsi i BE’sė, Robert Cooper.

Kjo marrėveshje u ėshtė bėrė e ditur palėve mė 6 qershor, ndėrsa tani ekipet e ekspertėve po bėjnė finalizimin e detajeve.

“Mendimi im ėshtė se janė afruar shumė pikėpamjet. Po ashtu, qė pala jonė tashmė ka dhėnė pėlqimin nė parim pėr propozimet qė i ka paraqitur mė 6 qershor ndėrmjetėsi Robert Cooper. Ne mendojmė se ato propozime janė mjaft tė mira dhe japin zgjidhje tė mirė pėr ēėshtjen e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve, pra vendosjen e njė reciprociteti nė fushėn e lėvizjes sė lirė”, ka thėnė Tahiri, pėr Express.

Pėr Shefen e delegacionit kosovar, propozimmarrėveshjet qė kanė dalė mė 6 qershor nga zoti Cooper, pėrfshijnė idetė e tė dyja palėve dhe idetė europiane.


“Kjo ėshtė njė bazė e mirė, e cila siguron marrėveshje tė qėndrueshme. Ne nuk do tė bėjmė pra lėshime, do tė qėndrojmė te pozicioni i propozimmarrėveshjeve tė datės 6 qershor”, ka thėnė ajo.

Qeveria e Kosovės dhe Tahiri si pėrfaqėsuese nė bisedime kanė insistuar qė marrėveshjet tė arrihen gjatė korrikut, nė mėnyrė qė tė fillojė menjėherė zbatimi i tyre.

Disa prej kėtyre marrėveshjeve mund tė fillojnė menjėherė tė implementohen, siē ėshtė ēėshtja e lėvizjes sė lirė, apo e njohjes sė vulave tė doganave.

“Pra kjo, nė mėnyrė qė ditėn e nesėrme, pas marrėveshjes mund tė fillojė reciprociteti nė tregtinė e lirė, pėrkatėsisht, Kosova fillon tė eksportojė nė Serbi apo tė pėrdorė territorin serb si transit pėr eksportime nė destinacione europiane. Kėshtu qė, disa nga marrėveshjet, pra mund tė fillojnė sė zbatuari menjėherė pas nėnshkrimit”.

Arritja e pakos sė marrėveshjeve, pėrveē qė i jep rast implementimit, ajo, sipas Tahirit, do t’i kontribuojė Kosovės pėr pėrafrim me Bashkimin Europian.

“Ne kemi kėrkuar nga BE’ja qė tė dyja vendet duhet nė mėnyrė tė balancuar tė pėrparojnė drejt BE’sė. Kėrkesat tona janė qė nė kėtė periudhė, Kosova tė fitojė liberalizimin e vizave dhe tė hyjė nė marrėdhėnie kontraktuale me BE’nė. Ne vlerėsojmė se dialogu teknik duhet t’i kontribuojė pra afrimit substancial tė Kosovės me BE’nė”.

E pyetur nėse arritja e marrėveshjes me Serbinė do tė kalojė nėpėrmjet Kuvendit tė Kosovės, Kryenegociatorja Tahiri ka thėnė se pėrgjigjja e saj pėr kėtė fazė ėshtė qė modalitetet e marrėveshjeve do t’i propozojė ndėrmjetėsi Robert Cooper.

“Ne ende nuk kemi marrė nga ai ndonjė propozim zyrtar, prandaj nuk dua tė paragjykoj nė kėtė drejtim”, ka thėnė ajo.

Por, ēka pėrmban kjo pako?

Nė kėtė pyetje pėrgjigjet Edita Tahiri.

Lėvizja e lirė
Edita Tahiri thotė se dialogu pėr lėvizjen e lirė ėshtė bazuar nė dy parime: 1. Pėr ta mundėsuar lėvizjen e lirė tė njerėzve mes dy vendeve dhe 2: Parimi i reciprocitetit.

Qytetarėt e Kosovės hyjnė nė Serbi me letėrnjoftim tė Republikės sė Kosovės dhe po ashtu qytetarėt e Serbisė hyjnė nė Kosovė me letėrnjoftim tė Republikės sė Serbisė.

Kur njė qytetar i Kosovės dėshiron tė kalojė transit pėrmes Serbisė pėr tė udhėtuar drejt njė shteti tė tretė, atėherė ai nė kufirin mes Serbisė dhe vendit tė tretė e paraqet pasaportėn e Republikės sė Kosovės. E njėjta gjė do tė aplikohet edhe nė Kosovė, pėr qytetarėt e Serbisė.

“Pastaj, me kėtė marrėveshje njihen edhe dokumentet e tjera tė Republikės sė Kosovės, siē janė patentė shoferėt, targat e automjeteve. Me kėtė rast, rregullohet ēėshtja e sigurimit tė automjeteve. Pra, gjithė dokumentacioni qė ka tė bėjė me lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe automjeteve. Unė mendoj se ky zhvillim i ri e afron edhe Kosovėn, edhe Serbinė drejt BE’sė”, ka thėnė Tahiri.

Sa i takon ēėshtjes sė targave, Tahiri tha se do tė pėrdoret modeli sikur mes Greqisė dhe Maqedonisė, dy vende kėto qė kanė marrėdhėnie jo tė mira politike mes vete.

Detajet, siē ka thėnė ajo, do tė dihen mė vonė, por ka shtuar se ēdo gjė do tė shkojė me parim tė reciprocitetit.

Po ashtu, me kėtė propozim tė marrėveshjes do tė rregullohet edhe ēėshtja e targave tė paraluftės, tė lėshuara nga Serbia.

Sipas draftmarrėveshjes, Qeveria e Kosovės do t’ua vazhdojė validitetin targave KS pėr qytetarėt serbė dhe tė tjerėt qė jetojnė nė Kosovė, e qė aktualisht refuzojnė tė pajisen me targa tė reja RKS.

“Marrėveshja pėr lėvizjen e lirė i jep fund pėrdorimit tė targave tė ish-Jugosllavisė, apo ēfarėdo targash ilegale qė janė nė Kosovė nga ajo periudhė. Po ashtu, me kėtė projektmarrėveshje shuhen tė gjitha zyrat paralele qė kanė prodhuar dokumente udhėtimi apo automjetesh. Ndėrsa njė transicion qė kemi pasur pėr targat nga KS nė RKS, pra do tė vazhdojė ende, por pėrkohėsisht. Qytetarėt tė cilėt kanė targa tė paraluftės, do tė marrin tabela ose RKS direkt, ose do tė mund tė pėrdorin transicionin - KS. Por nė fund tė transicionit, ata do tė kenė tabela RKS”, ka thėnė Tahiri.

Marrėveshja pėrfshin edhe polisėn e sigurimit pėr vetura.

Deri mė tani, dėmet e shkaktuara nė trafik nga vozitėsit me targa tė paraluftės tė lėshuara nga Serbia, nuk kanė paguar kurrfarė dėmshpėrblimi, duke shkaktuar dėme prej miliona euro pėr shtetin e Kosovės.

Kjo ēėshtje ėshtė menduar tė zgjidhet pėrmes njė marrėveshjeje mes Shoqatės sė sigurimeve tė Kosovės dhe asaj tė Serbisė.

Telekomunikacioni
Sa i pėrket fushės sė telekomunikacionit, Zėvendėskryeministrja Tahiri ka treguar se projektmarrėveshja parasheh njė bashkėpunim nė kėtė fushė.

“Marrėveshja parasheh ndėrprerjen e operatorėve ilegalė dhe arritjen e njė marrėveshjeje roaming midis operatorėve tė telekomunikacionit tė Kosovės dhe tė Serbisė, nė mėnyrė qė qytetarėve t’u mundėsohen shėrbime telekomunikuese cilėsore dhe me tarifa tė favorshme”, ka treguar Tahiri.

Marrėveshja e telekomunikacionit parasheh shuarjen e operatorėve ilegalė mobilė, por edhe ndėrhyrjen e telekomit serb nė telefoninė fikse tė Kosovės.

“Siē e dini, nė pjesėn veriore tė Kosovės, aktualisht veprojnė ilegalisht Telenori dhe MTS Serbia, por edhe ka interferime nė telefoninė fikse. Kjo marrėveshje u jep fund kėtyre ndėrhyrjeve ilegale”, ka thėnė ajo.

Duke folur pėr vėshtirėsitė nė tė cilat mund tė hasė marrėveshja Kosovė-Serbi pėr Veriun e Kosovės, Tahiri ka pėrmendur modelin e integrimit tė serbėve nė Kroaci, veēmas atyre tė Sllavonisė Lindore.

“Tė gjithė e dimė se edhe atje ka pasur njėlloj pėrpjekjeje pra qė serbėt e Kroacisė tė mos integrohen, por pas njė periudhe rreth dhjetėvjeēare, ka ndryshuar realiteti dhe sot ata janė tė integruar. Edhe Kosova, pra, me kėto marrėveshje nė fakt do tė vendosė njė bashkėpunim ndėrshtetėror me Serbinė, por nė anėn tjetėr, ky bashkėpunim do tė nėnkuptojė ndėrprerjen e ndėrhyrjeve qė Serbia i ka bėrė nė Kosovė deri tash, si dhe integrimi i njė pjese tė vogėl tė serbėve qė kanė mbetur jashtė, do tė ndodhė me sukses, siē ka ndodhur me pjesėn mė tė madhe tė serbėve qė sot janė pjesė e institucioneve tė Kosovės”, ka shtuar Tahiri.

Energjia
Projektmarrėveshja pėr energji, sipas Tahirit, parasheh vendosjen e bashkėpunimit Kosovė-Serbi nė fushėn e energjetike.

“Do tė vendosen pra sigurisht tė gjitha rregullat qė i pėrcakton Traktati i Athinės, pėr bashkėpunimin rajonal. Do tė fillojė koha kur transmisionet qė Serbia i krijon nė Kosovė gjatė bartjes sė energjisė elektrike, tė fillojė t’i kompensojė. Kjo sepse nuk i ka bėrė deri tash. Do t’i kompensojė pra nė mėnyrė financiare”, ka thėnė Tahiri, duke shtuar se pas kėsaj marrėveshjeje, do tė fillojė normalizimi i pagesave pėr KEK’un.

Marrėveshja parasheh njė plan pėr normalizim tė pagesave pėr energjinė elektrike nga ana e tė gjithė serbėve tė Kosovės.

Pėrfitimet nė kėtė pikė tė marrėveshjes, pėr Kosovėn, do tė jenė pėrfitime financiare.

Deri tani, siē ka bėrė tė ditur Tahiri, KEK’u ka humbur rreth 2 milionė euro nė muaj si pasojė e mospagesės sė energjisė sė shpenzuar.

“Me kėtė marrėveshje, KEK’u do tė mund tė inkasojė rreth 24 milionė euro mė shumė pėr njė vit. Mos tė flas pastaj edhe pėr shifrat qė do tė jenė nė planin e transmisionit”, ka thėnė ajo.

Vula doganore
Propozimmarrėveshja pėr vulat doganore, sipas Zėvendėskryeministres Edita Tahiri, ėshtė qė vulat e Doganave tė Kosovės qė i ka njohur Bashkimi Europian, para tri viteve, t’i njohė edhe Serbia.

“Kėto janė vulat e Republikės sė Kosovės qė janė valide pas shpalljes sė pavarėsisė”, ka thėnė Tahiri.

Tregtia e Lirė

Projektmarrėveshja pėr Tregtinė e Lirė, sipas Tahirit, do tė jetė zgjidhje nė pėrputhje me parimet evropiane dhe tė reciprocitetit.

Dokumentacioni

Ēėshtja e dokumentacionit kadastral dhe Regjistrave Civilė, sipas Zėvendėskryeministres Tahiri, ėshtė po ashtu nė fazėn finale.

Ajo ka treguar se ėshtė formuar njė grup i udhėhequr nga EULEX’i, ku pėrfshihen ekspertėt nga Kosova dhe Serbia, tė cilėt janė duke punuar pėr tė bėrė vėrtetimin e besueshmėrisė sė dokumenteve qė janė marrė nga Kosova gjatė kohės sė luftės, pėr t’i parė mos ka vakuume apo ndryshim tė dhėnash nė periudhėn sa kanė qėndruar nė Serbi.


Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.