Kodi Matematik i Kuranit
Ndėr 10 vjeēarėt e fundit shumė dijetarė muslimanė janė ballafaquar me shkencėtarė perendimorė tė fushave tė ndryshme pėr tu treguar se pėr zbulimet e tyre tė arritura edhe me mjete shumė tė sofistikuara tė kohės, Kurani ka folur hapur apo nė mėnyrė indirekte, para mė shumė se 1400 vjetėsh.
Kemi parė nė videokasetėn e transmetuar edhe nė TV tona, kur dijetari Z. Ez Zendan zhvillon debate me disa shkencėtarė tė njohur tė universiteteve prestigjoze amerikane, gjermane, japoneze etj. dhe mė nė fund kėta, pėrballė fakteve, pranojnė se
Kurani smund tė jetė vepėr e njeriut; Ai, Kurani ėshtė shpallje nga Zoti.
Ska rrugėdalje tjetėr pėr njerėzimin veēse tė pranojė atė qė pranuan ata shkencėtarė. Vėrtet Allahu i madhėruar i shpalli Muhammedit a.s. Kuranin me dijen e Tij dhe i premtoi njerėzimit se gjatė zhvillimit tė tij, do tė vertetohet se Kurani ėshtė libėr i Zotit. Ja si thuhet nė Kuran:
E ju gjithsesi, mė vonė do ta kuptoni vertetėsinė e Kuranit (Sad, 88)Dhe Ne do tua bėjmė atyre tė mundėshme qė tė shohin shenjat Tona nė horizonte dhe nė vetėn e tyre derisa tu bėhet e qartė se Kurani ėshtė I vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė (Fussilet, 53).
Edhe nė librin Kurani mrekulli mė e pėrsosur, autori Ahmet Didat, publikon e komenton disa rezultate shkencore tė Dr. Reshid Halifes. Nė pėrfundim tė librit, autori i lutet lexuesit qė tė popullarizojė kėtė mrekulli tė re tė Kuranit.
Kjo thirrje e autorit do tė ketė frymėzuar me siguri autorin Ahmet Kolgjini, i cili ka paraqitur disa rezultate nė librin Kodi matematik i Kuranit dhe unė, mbasi kam shkruar njė artikull tė ngjashėm nė revistėn Familja, organ i shoqatės kulturore Gruaja, po pėrpiqem tė paraqes edhe kėtu, disa fakte mė interesante, qė me gjuhėn e matematikės, provohet se Kurani ėshtė njė mrekulli hyjnore.
Celėsi i mrekullisė gjendet nė ajetin e parė tė Kur'anit
Bismilahirr- Rrahmanirr- Rrahim
Arfet ( germat ), qė e formojnė ate, janė gjithsej
19 ( nė arabisht).
Sdo tė ishte asgjė interesante deri kėtu, qė janė 19 germa nė kėtė ajet. Por, nė ajetin e fundit, I 30 -ti I sures Al-Mud-dath-thir, thuhet:
Mbi tė vigjėlon nėntėmbėdhjetėshi.
Profeti Muhammed a.s. nuk ka sqaruar se kujt i referohet ky numėr, prandaj shumė komentues tė njohur tė Kuranit, me kohė, kanė supozuar se numri 19 i referohet 19 ėngjujve qė do tė mbikqyrin njerėzit nė Xhehenem; disa tė tjerė thonin se numri 19 ka tė bėjė me aftėsinė e njeriut; disa tė tjerė thonin se numri 19 tregon shtyllat dhe urdhėresat e fesė islame.Me gjithate, ēdo komentues supozimin e vet e vazhdonte me fjalėt: por Allahu e di mė sė miri.
Pikėrisht, kėtė e zbuloi Dr. Reshit Halifa : Nė Kuran ėshtė pėrdorur sistemi matematikor me bazė numrin 19.
Numri 19 ėshtė numėr pa pjestues ( pjestohet vetėm me 1 dhe me 19), ndryshe nga numri 18 qė ka pjestues 2, 3, 3, 9 apo 20 me pjestues 2, 4, 5, 10.
Le tė shohim disa fakte me tė vėrtetė interesante :
- Sureja e parė e shpallur Al-Alak pėrbėhet prej 19 ajetesh dhe ėshtė e vendosur nė Kuran nė vendin e 19 nga fundi.
- Xhebraili herėn e parė qė u paraqit, shpalli vetėm pesė ajetet e para qė pėrbėhen prej 19 fjalėsh dhe kėto fjalė kanė 76 shkronja :
76 = 19 x 4.
- Nė herėn e dytė Xhebraili shpalli ajetet e para tė sures Al-Kalem qė pėrmbajnė 38 fjalė :
38 = 19 x 2.
- Herėn e tretė Xhebraili shpalli 10 ajetet e para Al-Muz-zem-mil qė pėrmbajnė 57 fjalė :
57 = 19 x 3.
- Nė herėn e katėrt Xhebraili shpalli 30 ajetet e para tė sures Al-Mud-dath-thir dhe ajeti I fundit ėshtė
Mbi tė vigjėlon 19-ta
-Herėn e pestė Xhebraili shpalli shpalli suren e parė tė plotė Al-Fatiha, e cila fillon me deklarimin e parė tė Kuranit
Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim, me 19 shkronja arabe. Kjo vulė gjendet nė tė gjitha suret, tė tilla ka
114 = 19 x 6.
- Vetė ky verset pėrbėhet gramatikisht nga katėr emra: Ism, Allah, Rrahman, Rrahim. Duke pėrdorur kompjuterin, ėshtė llogaritur se secila prej kėtyre fjalėve ėshtė pėrdorur njė numėr herėsh qė ėshtė i plotėpjestueshėm me numrin 19; kėshtu:
- Fjala Ism ėshtė pėrdorur nė Kuran
19 herė.
- Fjala Allah pėrmendet 2698 herė dhe 2698 =
19 x 142.
- Fjala Rrahman pėrmendet 57 herė dhe
57 = 19 x 3.
- Fjala Rrahim pėrmendet 114 herė dhe
114 = 19 x 6.
Deri kėtu do tė ishte e mjaftueshme pėr shumė persona, madhėshtia e arritjes sė pėrdorimit tė njė numri pa pjestues dhe tė shumėfishave tė tij, gjatė shtjellimit tė ideve nė njė libėr jo matematik. Por, le ta shohim mė poshtė, ky ishte vetėm fillimi.
Kurani ėshtė i vetėm libėr nė botė qė ka nė krye tė disa sureve disa iniciale ose shkronja tė shifruara, tė cilat quhen arabisht Mukatta-at ( shkurtesa). Kėto duket sikur nuk kanė kuptim.Nga 28 shkronjat e alfabetit arab, gjysma e tyre 14, gjenden nė kėto iniciale. Me to janė formuar vetėm disa nga kombinimet e mundėshme dhe pikėrisht 14 tė tillė: 3 njėshe ( Kaf. Nun, Sad), 4 dyshe ( Ta Ha; Ja Sin; Ta Sin; Ha Mim), 4 treshe (Elif Lam Mim; Elif Lam Ra; Ta Sin Mim; Ajn Sin Kaf), 2 katėrshe ( Elif Lam Mim Ra; Elif Lam Mim Sad) dhe 1 pesėshe ( Kaf Ha Ja Ajn Sad).
Inicialet e treguara janė pėrdorur nė krye te 29 sureve, atėherė, duke mbledhur 14 germat + 14 inicialet + 29 suret =
57 dhe 57 = 19 x 3.
Duke pėrdorur kompjuterin, ėshtė konstatuar se ēdonjėri inicial pėrmbahet njė numėr herėsh qė ėshtė I plotėpjestueshėm me 19.Le ti shohim me redhė:
- Inicialia Kaf. Gjendet nė krye te sureve 42 dhe 50. Nė suren 42 ajo gjendet 57 herė dhe
57 = 19 x 3. Edhe nė suren 50 ajo shfaqet 57 herė, dhe
57 = 19 x 3.
- Inicialia Nun. Gjendet nė krye tė sures 68 dhe shfaqet aty 133 herė dhe
133 = 19 x 7.
- Inicialia Sad. Me tė fillojnė suret 7, 19 dhe 38 dhe shfaqet nė to 152 herė dhe
152 = 19 x 8.
- Inicialia e dyfishtė Ta Ha. Me to fillon sureja 20. Shkronja Ha pėrdoret 314 herė, ndėrsa shkronja Ta pėrdoret 28 herė. Vėrehet se kėto dy shkronja pėrdoren pra,
314 + 28 = 342 herė dhe
342 = 19 x 18.
- Inicialia e dyfishtė Ja Sin. Me to fillon sureja 36. Shkronja Ja pėrdoret 237 herė, ndėrsa shkronja Sin pėrdoret 48 herė, pra tė dyja shfaqen 237 + 48 = 285 herė dhe
285 = 19 x 15.
- Inicialia e dyfishtė Ha Mim. Me to fillojnė suret 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46. Shkronja Ha pėrdoret 304 herė, kurse shkronja Mim 1862 herė. Shuma 304 + 1862 = 2116 dhe
2116 = 19 x 114.
- Inicialia e dyfishtė Ta Sin. Nė suret qė i pėrmban cilindo nga kėta shkronja si iniciale (suret 20, 26, 27, 28 36, 42) kėto shkronja shfaqen 494 herė dhe 494 = 19 x 26.
- Inicialia e trefishtė Ta Sin Mim. Nė suret ku pėrdoren kėto shkronja si iniciale, ato shfaqen 1444 herė dhe
1444 = 19 x 76.
- Inicialia e trefishtė Elif Lam Mim. Kėto shkronja, nė suret 2, 3, 7, 13, 29, 30, 31, 32 pėrdoren 26676 herė dhe
26676 = 19 x 1404.
- Inicialia e trefishtė Elif Lam Ra. Kėto shkronja, nė suret 10, 11, 13, 14, 15 pėrdoren si iniciale dhe shfaqen ndėr to 9709 herė dhe
9709 = 19 x 511.
- Inicialia e trefishtė Ajn Sin Kaf. Kėto shkronja nė suret e pėrdorura si iniciale ( 26, 27, 28, 36, 42, 50 ) shfaqen 722 herė dhe
722 = 19 x 38.
- Inicialia e katėrfishtė Elif Lam Mim Sad. Kėto shkronja nė suret e pėrdorura si iniciale shfaqen 38114 herė dhe
38114 = 19 x 2006.
- Inicialia e katerfishtė Elif Lam Mim Ra. Me te fillon sureja 13 dhe aty shkronjat pėrbėrėse shfaqen 1501 herė dhe
1501 = 19 x 79.
- Inicialia e pesėfishtė Kaf Ha Ja Ajn Sad. Me te fillon sureja 19 dhe aty shkronjat pėrbėrėse shfaqen 798 dhe
798 = 19 x 42.
Me anėn e kompjuterit ėshtė treguar se shumėfish tė numrit 19 janė edhe tregues tė tjerė brenda ketyre inicialeve tė marra mė sipėr. Mė pas ėshtė llogaritur se:
shkronja Elif pėrdoret 17499 herė dhe
17499 = 19 x 921;
shkronja Lam pėrdoret 11780 herė dhe
11780 = 19 x 620;
shkronja Mim pėrdoret 8683 herė dhe 8683 =
19 x 457; etj.
Gjithashtu, me anėn e kompjuterit ėshtė konstatuar se numrat ( p.sh. kemi krijuar 7 qiej,etj) pėrmenden 285 herė dhe
285 = 19 x 15. Bile, nė qoftė se i mbledhim tė 285 numrat sipas vlerės sė tyre numerike merret shuma
174591 = 19 x 9189. Ka raste qė i njėjti numėr pėrsėritet disa herė. Nėqoftė se kėta i marrim vetėm nga njė herė, merret shuma 162146 dhe
162146 = 19 x 8534.
Dhe me kėto tė dhėna tė marra me kompjuter, mund tė vazhdohet akoma mė gjatė.