Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona e Argėtimit > Thashetheme
Emri
Fjalėkalimi
Thashetheme Tema universale. Kush foli ēka pėr kend ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-11-09, 17:03   #11
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Kuriozitete

Pasionet e Bin Ladenit: luledielli dhe makinat e shpejta

Qė prej 9 vitesh kur emri i tij iu bė ndėrkombėtarisht i famshėm dhe madje i frikshėm e sinonim i njė terrorizmi qė meritonte, sipas ish-presidentit amerikan, Bush, njė luftė nė tė gjitha frontet, Osama Bin Laden ka ngjallur kuriozitet tė vazhdueshėm. Kjo edhe sepse ai u shndėrrua nė njė njeri gati tė padukshėm tė cilin tė gjithė e imagjinonin fshehur shpellave tė Afganistanit, apo duke u stėrvitur nė zonat nė kufi me Pakistanin. Sė fundi ka dalė dikush qė e ka njohur pėr njė kohė tė gjatė dhe shumė nga afėr, qė dėshmon pėr anėt e panjohura tė njė njeriu gjithashtu tė panjohur. Ajo ėshtė ish-gruaja e parė e Bin Laden, Najwa Bin Laden, e cila sapo ka publikuar njė libėr me kujtime pėr ish-bashkėshortin. Nė kėtė libėr ai del si njė njeri me njė personalitet shumė kontradiktor. Sipas rrėfimit tė Najwas, Bin Laden ishte shumė i rreptė, madje nė atė shkallė sa tė arrinte t‘i rrihte fėmijėt pėr tė vetmen arsye se ata mund tė kishin qeshur mė shumė nga sa duhej. Pasioni i tij kanė qenė lulediellit dhe makinat e shpejta. Tė paktėn sipas pėrvojės sė gruas sė parė. Ai gjithashtu e kishte ndaluar nė shtėpi pėrdorimin e aparateve elektrike dhe pėrpiqej qė t‘i kaliste tė bijtė nėpėr ngjitje malesh e terrene tė vėshtira, pa vėnė ujė nė buzė. Detajet nga jeta e pėrditshme e themeluesit tė Al Kaedės kanė dalė me shumicė nė kėtė libėr tė cilin Najwa e ka shkruar sė bashku me djalin e saj tė katėrt, Omar. Bin Laden u martua shumė i ri dhe nga njė dhėndėr thuajse adoleshent ai u shndėrrua nė njė nga liderėt e terrorizmit ndėrkombėtar. Ndėrkaq, atij i pėlqenin shumė mangot dhe ndiqte me vėmendje tė madhe transmetimet e BBC. Ish-gruaja duke e parė pėrmes detajeve tė jetės familjare pėrshkruan njė burrė qė u shndėrrua nė njė njeri shumė tė ashpėr e tė prerė, veēanėrisht kur ra nė kontakt me perėndimorėt. Vetė Najwa u martua me Bin Ladenin kur ai ishte 17 vjeē dhe ajo ishte vetėm 15 dhe i solli nė jetė 7 djem dhe 4 vajza. Bin Laden me kalimin e kohės mori edhe 5 gra tė tjera dhe i mbante tė gjitha veēmas, nė shtėpi tė ndryshme nė Arabinė Saudite dhe nė Sudan. Edhe ato nuk lejoheshin qė tė pėrdornin energji elektrike dhe jetonin nė kushte tė vėshtira, por jo pėr mungesė parash, por pėr kalitje. "Im at nuk e lejonte mamanė time qė tė pėrdorte kondicionerin, madje as frigoriferin, apo sobėn me korrent pėr tė gatuar", rrėfen i biri Omar nė libėr. Ēifti i ri, nė vitet e para tė martesės u vendos nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1979, pas revolucionit iranian, ku Bin Laden u takua me Abdullah Azzam, klerikun radikal palestinez tė konsideruar si mentori i tij ideologjik. Menjėherė mė pas ai nisi njė udhėtim nė Pakistan nė mbėshtetje tė forcave sovjetike qė kishin pushtuar Afganistanin nė vitet ‘80. Sipas ish-gruas dhe tė birit, pas kthimit nga lufta ai ishte shndėrruar nė njė person shumė strikt dhe tė rreptė dhe me njė karakter shumė tė rėndė. Nė libėr thuhet edhe se Bin Laden, njeriu qė konsiderohet si truri dhe ekzekutori i sulmeve tė 11 shtatorit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe qė ėshtė ende i lirė edhe pse ėshtė shndėrruar qė prej 8 vitesh nė njeriun mė tė ndjekur tė planetit, nuk shpenzonte shumė. Ai kishte blerė vetėm njė "Mercedez" ngjyrė floriri dhe njė motoskaf. Ndėr tė tjera Najwa thotė: "Asgjė nuk i jepte njė kėnaqėsi mė tė madhe sesa tė kalonte ditėn me njė makinė tė shpejtė, apo motoskaf nė det tė hapur. Shpesh qėllonte qė ai tė dilte me makinė edhe nėpėr shkretėtirė dhe pasi tė bėnte njė copė rrugė me shpejtėsi ta linte makinėn dhe tė bėnte ecje tė gjata me kėmbė". Mė pas u detyrua qė tė shkonte nė mėrgim pėrgjithmonė pas akuzave qė i bėri qeverisė saudite nė lidhje me pranimin qė ajo u bėri trupave amerikane nė vend. Pikėrisht nė kėtė periudhė ai u pėrpoq qė ta pėrgatiste familjen pėr t‘u pėrballur tashmė me njė jetė shumė tė vėshtirė, ndoshta nė fshehje e arrati. Nė kėtė pėrgatitje bėnin pjesė edhe stėrvitjet qė u bėnte tė bijve apo lėnia e tyre tė flinin jashtė nėpėr shi e shpate malesh. Veē tė tjerash, nė ato momente tė rralla kur ishte i qetė, Bin Laden ishte njė kalorės shumė i aftė dhe i pėlqente qė tė kalėronte me tė bijtė dhe veē kėsaj ai kishte aftėsi tė mėdha matematikore. Shpesh i pėlqente qė t‘i sfidonte njerėzit nė zgjidhjen e problemeve tė ndryshme, ose nė bėrjen me mend tė veprimeve qė njerėzit normalė i kryejnė vetėm me makinėn llogaritėse. I biri i tij, Omar, shkruan: "Im at ishte i mirėnjohur pėr aftėsitė matematikore dhe kishte raste qė vinin njerėz shumė tė shquar edhe ata nė kėtė drejtim pėr tė matur forcat me babanė". Ndėrsa e shoqja shkruan mė poshtė: "Bin Laden i pėlqente shumė dhe ēlodhej duke punuar tokėn, duke u marrė me kultivimin e misrit, apo duke rritur e parė lulet e diellit."

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 04-11-09 nė 17:09
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 10 (0 Anėtarėt dhe 10 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.