Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-12-07, 18:30   #13
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Mbreteria Dardane

Mbretėria Dardane nė shekujt III e II p.e.sonė u shfaq nė ngjarjet historike tė Ballkanit si njė formacion politik i fuqishėm dhe i rėndėsishėm. Treva nė tė cilėn u krijua kjo mbretėri ndodhej nė zemėr tė Ballkanit dhe identifikohet me truallin nė tė cilin autorėt antikė kanė vendosur fisin e madh ilir tė dardanėve. Kjo trevė nė kohėn e lulėzimit tė Mbretėrisė sė Dardanėve arrinte nė veri deri nė lumenjtė e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, nė kufirin me autariatėt e skordiskėt. Nė jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paioninė, Pelagoninė e Penestinė. Nė lindje lumi Margos (Morava Perėndimore) e ndante Dardaninė nga Trakia, kurse nė perėndim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtė nė vija tė pėrgjithshme i pėrgjigjet krahinės sė sotme tė Kosovės.

Pėr mungesė tė dhėnash burimore nuk e njohim ende mirė organizimin e brendshėm tė Mbretėrisė sė Dardanėve.
Nga tė dhėnat burimore tė derisotme, qė janė tė pamjaftueshme, arrihet nė pėrfundimin se dardanėt nuk arritėn atė zhvillim ekonomik e shoqėror dhe atė organizim politik e shtetėror qė patėn shtetet fqinje bashkėkohėse tė Ilirisė sė Jugut e tė Maqedonisė. Por kjo nuk do tė thotė se dardanėt qenė nė njė shkallė tė tillė tė zhvillimit qė pėrjashtonte praninė tek ata tė njė organizimi shtetėror. Nga pikėpamja e strukturės shoqėrore dhe ekonomike Mbretėria Dardane, e lindur mbi bazėn e njė bashkėsie fisnore, nuk ka qenė thjesht njė organizėm fisnor, primitiv. Gjatė gjithė ekzistencės sė saj Mbretėria Dardane ka pasur synime politike tė qarta dhe me njė veprimtari tė organizuar, ku vendin kryesor e zėnė natyrisht luftėrat me Maqedoninė.

Nuk ėshtė vetėm “etja pėr plaēkė” ajo qė i shtynte dardanėt nė luftė me maqedonėt. Luftėra plaēkitėse nuk ka bėrė vetėm Mbretėria Dardane, ato i kanė bėrė nė Greqi edhe sundimtarėt maqedonė, sikurse edhe mė vonė komandantėt romakė. Luftėrat dardano-maqedone kanė pasur si burim politikėn e dy palėve ndėrluftuese. Nė plan tė parė qėndronte politika hegjemoniste e Maqedonisė, por duhet thėnė se nė kohėn e lulėzimit tė saj edhe Mbretėria Dardane ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjės sė saj, Paionisė.

Nė marrėdhėniet me fqinjėt Mbretėria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, pėrfaqėsohej nga mbretėrit, tė cilėt janė pėrpjekur tė mbrojnė interesat e shtetit tė tyre edhe nėpėrmjet lidhjeve martesore.
Nė Mbretėrinė Dardane pushteti mbretėror ishte i trashėgueshėm. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqinė ushtarake tė tė gjithė dardanėve. Nga ato pak burime qė njihen, del se ushtria dardane ka qenė njė ushtri e rregullt, e organizuar mirė, nė bazėn e sė cilės qėndronte falanga me tetė mijė luftėtarė. Ajo ishte njė ushtri e pėrbėrė nga kėmbėsorė tė armatosur rėndė, qė manovronte nė luftė sipas njė taktike tė veēantė. Nė vitin 199 p.e.sonė kur ushtria dardane po tėrhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone; “dardanėt, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosėn nė radhė tė rregullta pėrballė armikut, beteja u zhvillua njėlloj si nė njė luftė tė vėrtetė”. Dhe mė poshtė ai shton: “Por sapo dardanėt viheshin nė rrugė, njerėzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorinė e kėmbėsorinė e tyre tė lehtė, kurse dardanėt nuk kishin ushtri tė kėtij lloji dhe ishin ngarkuar me armė tė rėnda...

U vranė pak, tė plagosur pati mė shumė, por asnjė nuk u zu, sepse nė raste tė rralla dalin nga radhėt e tyre dhe tė shtrėnguar tė gjithė sė bashku luftojnė ose tėrhiqen”. Njė ushtri e tillė nuk mund tė ishte njė ushtri fisnore. Nė Mbretėrinė Dardane ushtria pėrbėnte njė forcė tė madhe. Nė vitin 279 p.e.sonė mbreti dardan i ofron si ndihmė Ptoleme Keraunit njė ushtri prej 20 mijė luftėtarėsh. Shtatėdhjetė vjet mė vonė, pasi kishte hyrė nė Maqedoni, ushtria dardane duke u tėrhequr mori me vete 20 mijė robėr, kurse nė betejėn e vitit 170 p.e.sonė kundėr Perseut ajo humbi 10 mijė luftėtarė. Kėto shifra tė larta, tė cilat tregojnė fuqinė ushtarake tė Mbretėrisė Dardane, edhe pse mund tė duken tė tepruara, bashkė me tė gjitha veprimet luftarake tė saj, janė dėshmi e pranisė sė njė organizimi shtetėror nė Dardani.

Mbretėria Dardane, si njė organizėm politiko-ushtarak i veēantė ka pasur mėnyrėn e vet antike tė prodhimit. Jeta ekonomike nė Dardani ka qenė mbėshtetur nė radhė tė parė nė zhvillimin e bujqėsisė. Rrafshinat e Dardanisė kanė qenė pjellore dhe tė pėrshtatshme pėr tė gjitha degėt e bujqėsisė. Bujqėsia duke qenė dega kryesore e ekonomisė, ka bėrė qė te dardanėt tė mbizotėrojė popullsia fshatare dhe njėkohėsisht tė ruhet karakteri rural i popullsisė. Njė burim me vlerė pėr tė njohur zhvillimin ekonomiko-shoqėror dhe format e pronėsisė tokėsore te dardanėt nė shek. III p.e.sonė janė tė dhėnat e Agatharkidit. Nė veprėn e tij “Evropaikon”, ai shkruan se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr sa dikush kishte njė mijė... kurse njė tjetėr edhe mė shumė. Secili nga kėta [skllevėr] nė kohė paqe punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės tė zotin e vet”.

Duke pranuar mendimin e pėrgjithshėm se me termin dulloi=skllevėr, duhet kuptuar njė popullsi fshatare e varur, vėrtetohet prania te dardanėt e njė shtrese tė pasur qė zotėronte prona tė mėdha tokėsore dhe tė njė popullsie tė shpronėsuar, e cila kishte detyrime ndaj parisė ose shtresės sunduese dardane. Paria dardane shfrytėzonte jo vetėm “skllevėrit” qė pėrmend Agatharkidi, por edhe robėrit e luftės. Kjo duhet tė ketė qenė arsyeja qė nė luftėn e vitit 216 p.e.sonė ushtria dardane mori me vete 20 mijė robėr nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qenė forma e vetme e pronėsisė sė tokės nė Mbretėrinė Dardane. Te dardanėt ka pasur edhe njė shtresė tė fuqishme fshatarėsh tė lirė, tė cilėt bashkė me zejtarėt e lirė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė vendit.

Edhe gjatė pushtimit romak, kur skllavėria si sistem ekonomiko-shoqėror u pėrhap nė njė shkallė tė gjerė, fshatarėt e lirė mbetėn njė forcė e madhe nė provincėn e Dardanisė. Njė degė gjithashtu e rėndėsishme nė jetėn ekonomike tė dardanėve ka qenė xehtaria, nxjerrja dhe pėrpunimi i metaleve. Nė mungesė tė tė dhėnave tė mjaftueshme tė drejtpėrdrejta duhet marrė parasysh shfrytėzimi i madh i burimeve metalifere nė kohėn e pushtimit romak, pėrvoja e xehtarėve dhe e metalpunuesve dardanė.

Nga mesi i shek. IV p.e.sonė disa nga vendbanimet e fortifikuara tė tipit gradina zėvendėsohen me qendra urbane. Ato u ngritėn pranė xeherorėve ose nė rrafsh e nė udhėkryqet tregtare. Damastioni ishte njė prej qyteteve tė hershme, i cili u ngrit afėr minierave tė argjendit rreth shek. V p.e.sonė. Nė njoftimet fragmentare tė autorėve antikė ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni pėrmend si tė tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novobėrda etj. Qyteti Sitnia, nė veri tė Pelagonisė, pėrmendet si qendėr e rėndėsishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sonė pėrmend katėr qytete tė vjetra dhe tė rėndėsishme tė Dardanisė: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.

Duke iu referuar burimeve e tė dhėnave arkeologjike mund tė mendohet se nė shek. III-II ato kishin filluar tė merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte tė tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike qė janė zbuluar nė disa qendėrbanime tė fortifikuara dhe qė janė prodhime vendase, dėshmojnė pėr transformimin e tyre nė qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato tė Damastionit e tė qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte tė ndryshme tė importuara duhen marrė si tregues tė kėmbimit mall-para dhe tė njė veprimtarie tregtare mjaft tė gjerė qė arrinte deri nė Adriatik e nė detin Egje.
__________________
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.