Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-12-08, 21:36   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Per te plotesuar figuren e shkrimtares amerikane Rose Lane, e cila udhetoi neper Shqiperi, si dhe dha nje kontribut te shquar ne mbrojtje te Shqiperise, une po sjell keto artikuj mbi autoren. Nepermjet tyre ne kuptojme se edhe Shqiperia ka patur miq sikurse do te kete edhe sot dhe qe ne shqiptaret duhet t'i vleresojme ata per kontributet e tyre sikurse duhet te punojme qe te gjejme mbeshtetjen e tyre, pasi ata jane ambasadoret me te mire te ēeshtjes shqiptare.


Vjetėria e Vendit


Nga njė artikull shumė interesant tė botuar nė tė pėrkohėshmen amerikane The Traveler prej Amerikanes Rose Wilder Lane, e cila, siē duket, ka udhėtuar mjaft nė Shqipėri, heqim kėto qė kanė tė bėjnė me bukurinė natyrale dhe 'vjetėrin' e Shqipėrisė:

Kur vapori Lloyd-Trestino qėndroj nė skelė tė Durėsit, njė kope kaikesh, si gjithėnjė, i duall pėrpara qė t'a pritnin. Tė pakujdesura dhe tė pabojatisura, edhe tė punuara nga njerėz me fytyrė tė egėr dhe tė vedhur nė recka, ato kishin me tė vėrtet pamjen e tė dėrguarve tė njė kombi brigandėsh. Vajza nga Bostoni, qė udhėtonte nga Venetia nė Athinė bashkė me tezen e saj, na vėshtroj me sy tė tmeruar.

"Me tė vėrtet vini nė Shqipėri - fillet-tė-vetėma?!," na pyeti me habitje. Dhe tė gjithė udhėtarėt qė ndodheshin nė vapor pėr tė shėtitur vendet e bukura tė Adriatikut dhe tė Mediteranesė duall nė parmakllėke tė vaporit dhe na mbanin sehir kur zbritnim shkallėt, si turma kur bėn sehir theatrinin tė futet brenda hekurave nė egėrsirat qė ka zbutur.

Po nukė bėmė shumė qė tė jemi qendra e kėti interesi, se me vrap pas neve zbriti njė plakė, e gjallė, dhe me synė si pishė, me njė shoqe tjetėr pas.

"Well, here we are Mary", i tha sė shoqes plaka, tek zinte vendin nė kaike qė po kolovitej nė ujė. "Nukė na kanė vrarė edhe, dhe nukė shoh nonjė arėsye pėrse tė na vrasin, prandaj mblidhe mendjen se kemi pėr tė shkuar njė kohė tė mirė."

Duke u-drejtuar nga ne, plaka thotė: "Ēdo konsul qė kam pyetur - amerikan, inglis, italian, austriak dhe serb, qė tė gjithė na kanė thėnė qė s'duhet as me njė mėnyrė tė futemi nė Shqipėri, se ėshtė rezik tė vej' atje njeriu. So here we are. Sikundėr i them dhe Mary-t, unė jam tani 78 vjeē, dhe kjo mbase ėsht e fundit herė qė shetit botėn, prandaj do tė qe mėkat qė tė le gjė pa parė."

Kėto fjalė duhet tė jenė njė motto pėr tė gjithė udhėtarėt. Ėshtė mėkat qė shumė udhėtarė mbeten pa parė Shqipėrinė nga shkaku i tė tilla kėshillave. Nė Lions tė Sh.Markut, nė Sh.Sofinė, nė Piramide tė Egjyptes, nė ēdo vent tė botės mund tė shohė njeriu gjurma amerikane. Vetėm Shqipėria mbetet e panjohur, e pazbuluar. Dhe sa lehtė qė ėshtė tė vejė njeriu nė Shqipėri! Hiē mos dėgjo ē'tė thonė tė tjerėt, mer vaporė qė ēan Adriatikun, dhe zbrit nė Durės. Me tri orė tė gjitha sa ke dėgjuar harrohen dhe mbeten prapa teje; dhe nė tri orė do t'a gjenē veten nė mes tė shekujve prehistorikė.

Nė njė mėnyrė tė tillė i fjalosem plakėn edhe shoqen e saj, dhe si zbritėm nga kaikja muarm udhėn pėr nė Durės.

Visitorja amerikane na shpie pastaj nė Durės dhe nė Shqipėri, dhe tregon me njė humor tė hollė karakteristikat e vendit: muret e rėnė tė Durėsit tė moēim, tė bėra nga Romanet, qytetin brenda, nė tavernat gazmore tė tė cilit njė herė oratori roman Cicero pat harxhuar tė tėra tė hollat dhe s'kishte tė tjera tė kthehej nė Romė, pazarin e Durėsit, ku syri i njeriut mund tė shohė gjėra tė ēuditėshme, dhe kėtu kėtej nga njė gjė moderne, dhe, pėr ēudi tė vizitorėve amerikanė, edhe njė Ford. Me nė funt venė nė Tiranė.

"Rugėt e Tiranės, thotė udhėtarja amerikane, s'janė bėrė as pėr njerėz as pėr kafshė… Plumbat e dhjetė vjet lufte kanė lėnė gjurmat nė muret e shtėpive, po Tirana mbetet ajo qė ishte, asgjė nuk e prish qetėsin' e qytetit tėrė ditėn, veē nė kafeanat e ftohta, ku njerėz, lark nga tė nxehtit e diellit, bisedojnė filosofi, shtetin ideal tė Platonit, Ligėn e Kombeve, dhe mbremave bagėtitė, duke tingėllitur zilet, futen nė kasolet e tyre, dhe muezzini thėrret nga tė shtatė minaretė.

"Nė asnjė qytet tė Shqipėrisė nukė ke mundime pėr terxhumane. Kudo ka plot njerėz, Shqipėtarė tė bėrė syrgjyn nga Shqipėria nė kohė tė Turqisė, tė kthyer tani nga tė katėr anėt e botės pėr tė ndihur nė themelimin e Shtetit Shqipėtar. Inglishtja, Frengjishtja, Gjermanishtja, Italishtja, fliten qė tė gjitha nė zyrat qeveritare, nė kafenat, nė sokaket."

"Nga Adriatiku buza e detit tė Shqipėrisė nukė ka ate magjinė qė tėrheq, dhe ashtu udhėtonjėsi shkon pranė Shqipėrisė pa shkuar nė ment njė mejtim, si njeriu sy-errėt qė nė udhė tė tij ka pėrpara njė margaritar dhe nuk e ve re fare. Po ay qė kthehet dhe e sheh ėshtė bekuar prej fatit.

"Se Shqipėria ėshtė m' e vjetėr se Greqia m' e vjetėr se Roma, dhe pėr mua shumė me interesante nga tė dya. Ėshtė njė copė gjė antikerie qė ėshtė mbajtur e gjallė gjer sot. Dhe njeriu nukė ka nevojė tė vejė nė male qė t'a shohė.

"Po tė marė njeriu udhėn nga Durėsi nė Tiranė, nėnė dritėn magjike tė diellit kur perėndon, do tė shohė udhės Shqipėtarė tė mbledhur nė fushat e gjelbėra siē kishin zakon tė mblidheshin mbremanet dhe mė parė se tė qe ndėrtuar Athina. Do t'i degjonē tė kėndojnė kėngė tė njė mellodie krude dhe tė ēuditėshme - tė padėgjuara nė nonjė vent tjatėr tė botės - nė tė cilat ata u kanė dhėnė trup dhe kanė mbajtur legjendet e historisė sė tyre prej tri mijė vjetėsh.

"Shqipėtari i edukuar nė Itali dhe nė Austri turpėrohet nga kėto kėngė. Atė do t'a dėgjonē tė tė thotė qė, po tė jetė se kthehesh pas disa vjetėsh nė Shqipėri, do tė shohėsh atje fabrika, theatre, udhė tė hekurta.

"Ay munt qė ka tė drejtė. Po ne ato gjėra i kemi nė vendet tona. Udhėtonjėsit qė ven' e vijnė nėpėr Adriatik humbasin duke lėnė pa parė kėtė copė tė gjallė antikerie qė tė shohin gjetkė ca skelete tė thata tė saj, se pėr pakė vjet nuk do t'a gjejnė mė tė gjallė. Nonjė dit gėrmadhat e Durėsit do tė zbulohen - arqeologjistėt kanė nisur qė tani tė punojnė - do tė fotografisen dhe do tė bėhen rekllame, nėpėr male do tė bėhen udhė tė hekurta me elektrik, nė majat e tyre do tė bėhen hotele pėr turistėt, dhe Shqipėria ime do tė jet' e vdekur."

DIELLI, Boston, Mass., e Shtunė 14 prill 1923


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-12-08, 21:38   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Korrespondencė nga Greqia


Shkrimtarka

Rose Wilder Lane



M'u dha rasti tė njof, para tri ditėsh Zonjėn Rose Wilder Lane nė salonin e hotel-it "Grande Bretagne' me qė kishnja digjuar pėr librin e saj "Peaks of Shala" qė u shtyp nė Londėr, prej z..Shapman & Dodd, u luta tė nderēmesė Shkrimtarkė tė m'japi njė orė tė kohės saj aq tė shtrenjtė me e pyetur mi pėrshtypjen qė i bėri Shqipėria, dhe disa hollėsira mi edisionin e dyt kėtij libri; me enthusiazm mė tėrhoqi nė nji cip tė salonit dhe filloj tė mė thotė:

Ho! tė dini z.Bakalli sa kėnaqėsi ndjej kur flas pėr vėndin tuaj aq tė bukur, dhe pėr popullin fisnik shqipėtar. Nė librin t'im "Pekas of Shala" edisionin e Londonit pata shkruar pėrshtypjet e mia tė ditėvet para t'udhėtimit mė 1921, ky libėr shum u pėlqye, sa qė pak kohė mė vonė mė lajmėrun nė Paris qė u sosėn librat qi ishin shtypur. At herė fillova tė pregatisė njė tjatėr edision, ma tė plotėsuar nga tėr pikpamjet i cilli do u shtypte n'Amerikė prej shpisė editore Harpers, dhe tė tėra ishin gati, kur nji telegraf mė lajmėron se fotot humbėn, e se lypsesh tė vraponja me dėrguar tjera. U nisėsh nga Parisi pėr nė Shqipėri; nė Svicėr poqa miken t'ime Zonjėn Annette le Marqise de Chatelard tė cillės i tregova qėllimn e udhėtimit t'im; pėr nji herė mė tha qė donte tė vinte bashk pėr fotot, dhe ashtu qė tė dyja pak ditė para kryengritjes Marsit gjindėshim nė Tiranė.

Pas disa ditave u nisė vetėm me bėrė parkun e Shallės pėr fotot qė na u lypsėshin Za Annette la Marqise. Unė mbeta nė Tiran pėr me shkruar pėrshtypjet e mia mi kryengritjen. U bėn afro gjasht javė qė s'dinim se ku gjindet Za Marqise, kurė dy ditė pas me nji telegram mė thoshte se asht nė Shkodėr, u nisė dhe e poqa nė nji gjendje tė pa njoftur se kish hequr keq nga moti ligė dhe e smurė rėndė nga mundimet, por fotot i kishte marė tė tėra dhe me tepėric. Qe atije vajtėm nė Budapest pėr me filuar udhėtimin t'oan nė Kaukaz, vėndė pėr tė cilin jam tyke shkrojtur sot nji libėr. Nė shum pėrkoheshme t'Amerikės jan shtypur shėnimet e mia t'udhėtimit nė Shqipėriė. Pėrkohėshmja Londonit "Wide Wide World" shtypi nė nji vazhdim numrash nėr edisionin e Londonit tė librit "Pekas of Shala"; pas lajmeve qė kam edisionin Amerikės do dilte mė 15 Prill d.m.th. ka 9 ditė qė do ket dal.

Pėr me kėnaqur dėshirėn e Zonjės Lane tė ēfaqur nė pjekjen e parė t'onėn, se donte tė mė shifte shpesh pėr t'u shtėrviturė n'atė pak shqipe qė dinte vajta dije dhe i shpura nji Abetare, dhe nji libėr kėndime tė para tė gjuhės shqipe, pėr tė cilat fort u kėnaqė, dhe m'i shpėrbleu me disa nga fotot qė kishte tė Shqipėrisė. Aty ku po mė tregonte kujtimet qė i sillte secila nga fotot, djali Hotelit pruri postėn e Zonjės Lane, sa qė hapi letrėn e parė, pas lejesė qė mė kėrkoj, nxori nji za gėzimi, dhe filloj tė mė kėndoj letrėn me tė cillėn Shpia Hapers e lajmėronte qė Primi pėrmotshmė "O Henry memorial Awards" i Newyork-ut si dhe ay i "Edward J.O'Brin" tė Boston-it u dhan simvjet tė vleshmes Shkrimtark Rose Wilder Lane, pėr veprat qė ka shkrojturė deri sot, e pėrgėzova pėr kėt triumf i cili i tokėn dhe Shqipėrisė. Dhe pėr pak kohė Zonja Lane niset pėr n'Amerik nga udha Orientit, dhe mot do vinjė nė Shqipėriė prap me mbėshtjellun lėnėt dė pėr nji libėr tjatėr mi kėngė dhe zakonet e Shqipėrisė.
Neve nga ana jon falnderojm tė ēquarėn Shkrimtark, dhe amatoreshkėn e artės fotografike Zonjėn Annette Marqise de Chatelard pėr mundimet dhe peripesitė qė hoqėn pėr me shtypur librin "Pekas of Shala" qė do tė bėj tė njoftur Shqipėrinė tek milra njerėz tė botės qytetėruar.

Harrillo Bakalli
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-08, 21:42   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Duke kėnduarė njė librė:


"The Pekas of Shala"



Kjo veprė shkrue prej Rose Wilder Lane, ėshtė njė volum 224 faqesh, me njė panoramė tė madhe, ndandė fotografi, njė hartė. - London dhe Sidney, Chapman and Dodd. 1922, si edhe nė Shtėpinė botonjėse Harper's, New York.

Zonja Rose Lane s'ėshtė e panjohurė ndėr Shqiptarė. Ėshtė njė Amerikane qė udhėtoj nė malėsi tė Shkodrės, nė Mat, dhe ndėnj nja gjashtė muaj nė Tiranė, vjetėn 1922.

Sikundrė qė e thotė edhe vetė, zonja Lane bėri udhėtimin nė Shqipėri dhe njohu Shqipėtarėt po thua se padashurė, kundrė deshirės sė sajė: ishte duke vajturė nga Mal-i-zi nė Stamboll, kur njė zonjė e Kryqit tė kuq amerikan, njė mike e sajė e bindi tė vejė e tė shohė Shqipėrinė, tė mos humbasė kėtė rasje tani qė ndodhesh kaq afrė kėti vendi, se ishte njė rasje qė s'gjendetė lehtė e nuk sheh njeriu nierz aq tė ēudiēmė si Arbėreshėt. Edhe zonja Lane, e tėrhequrė prej kurjozitetit tė gjendetė nė pjekje me njė popull primitiv dhe t'interesantshmė nga pikėpamja socjologike dhe historike, morri udhėn e malevet, tė vejė tė shohė Shalėn dhe Shaljanėt.

Ideja e sajė qė e vendosurė: e dinte se do tė gjente pėrpara njė racė tė mbeturė mė pas se nga gjithė racat e Evropėsė, pėr tė mos thėnė tė botėsė, njė popullsi qė i kundreqėndron ēdo pėrparimi, ēdo qytetėrimi, ēdo gjėjes sė re qė del nga barbarija e kohės sė mesme, e kohės sė parė, ndoshta edhe tė ditėvet prehistorike.

Po, qė nė fillim, autoresha ndjen njė simpati pėr kombin e "egrė" (fq.15) e bėn tė thotė njė mike tė sajė: "Sa gėnjeshtrė! kėto i bėn propaganda e huaj. Si mund tė thotė njeriu se Shqiptarėt rrinė kundrė qytetėrimi? Do thėnė se kanė kundrėqendruarė njė mėsytjeje me armė mijė vjetėsh, se u kanė vėnė krahrorin Pėrsėvet, Grekėvet, Romakėvet, Mongolėvet, Serbėvet, Tyrqėvet, dhe kanė mbajtur gjuhėn dhe zakonet e tyre tė hershme. A e di se Grekėt kanė marrė prej Shqipėtarvet emėrat e perėndive tė tyre? a e di se e ėma e Aleksandrit tė math qe njė grua shqipėtare? a e di se pashallarėt e Tyrqisė, urdhėronjėsit e Misirit, njerėzit e mbėdhenj tė Italisė janė Shqipėtarė?…"

Edhe kėtė simpati pėr banorėt e zallit t'Adriatikut zonja Rose e ndjen kurdoherė me tė madhe: sa mė mirė i njeh Shqipėtarėt, aqė mė tepėr i do; sa mė s'afėrmi i sheh, aqė edhe nderimi i sajė pėr ta i shtohetė. Edhe kėshtu vete gjer nė funt tė veprėsė, ēdo faqe duke na dhėnė njė dėshmi tė re pėr ndjenjatė plot mėshirė, pėr zėmrėn e njomė dhe tė mirė tė autoreshėsė sė re.

Ay qė shkruan kėto radhė ka biseduarė disa herė me autoreshėn e libresė qė po analizojmė, dhe ka parė me njė ēudi tė kandshme sinqeritetin e ndjenjavet tė saj pėr vendin t'ėnė. "Dėshira e ime, mė thoshte zonja Lane, ėshtė qė tė vete tė rronj nė Shqipėri, tė punoj pėr tė, tė shuguronj aktivitetin dhe zėmrėn t'ime pėr kėtė vėnd…" Edhe dy vjet mė parė, nė Paris, zonjusha M o s l e y W i l l i a m s, njė engleze qė padyshim gjith Tirana e mban fort mirė ment, mė thoshte: "Mbase ke tė drejtė, jam e marrė. Po tė jesh sigur se ay qė e sheh njė herė Shqipėrinė, mė s'e harron dot, dhe ėshtė e pamundurė qė tė mos e dojė."

Shehi Sadin i Pėrsisė ka tė drejtė kur rrėfen nė Bostan parabolin kėtu poshtė: - Njė njeri pau nė ėndrė njė ėngjėll fort tė bukurė, dhe e pyet cili ėshtė prej tė katrė kryeėngjėllėvet? - Jam djalli! mė fletė krijesa, nukė jam kryeėngjėll. - Si? Djalli? dhe un tė pandehnja tė shėmtuarė e tė lik; tė kanė pėrshkruarė kurdoherė kaq keq. - Unė kėshtu si mė sheh jam, po kalemi ėshtė nė dorė t'anmiqėvet". Padyshim, nė aplikim me Shqipėtarėt paraboli do tė kishte pakė eksagjeratė, po fundi ėshtė i gjallė pėr neve.

Pa le tė kthehemi nė libra. Zonja Lane nisetė nga Shkodra me dy tjatrė zonja amerikane, dhe me z. Rrok Perolli qė tė mbushė funkcjonet e njė dragomani, po mė mirė akoma tė njė prisi tė mėntshim qė dėshiron t'a bėjė vendin e tij t'a duanė tė huajtė, dhe t'i bėjė tė huajtė, vizitonjėsit e ardhurė sė largu, t'a duan vendin e tij. Si shok udhėtarėt kanė dhe njė djalė dy-mbė-dhjetė vjeē, Rexhebin. Rexhon e voglė, kujt autoresha i admiron inteligjencėn dhe ēuditetė si njė djalė njė pėllėmbė kuvėndon dhe traton me malėsorėt burra si njė shok, si njė baras. Udhtimi s'mbajti shumė, mezi 15 ditė.
Dhe nga ky udhėtim, nga njohja e banorėvet tė Arbėrisė, njohje e plotėsuarė me njė udhėtim tė dytė nė Mat, dhe njė ndėnjtje gjymės moti nė Tiranė, zonja Lane na siell njė librė tė lehtė (kjo ėshtė fjala qė pėrdor vetė pėr veprėn e vet) tė kandshme, tė zbukuruarė me njė optimizmė tė patundurė qė dėften njė karakter burrėnor, padyshim dhe pak romantik, njė dėshirė pėr tė parė sende tė panjohura, po me vullnet pėr t'i kuptuarė, pėr tė hyrė nė shpirt dhe nė frymė tė gjėsė qė shikon dhe studjon, dhe jo vetėm pėr tė nginjurė njė kurjozitet. Shekimet e ēdo dite, notat e shėnuara nė shtėpit e malsorėvet, pranė zjarit, tek bėnte kafenė ose cingarin i zoti i shtėpisė, nė mes tė dy bisedimevet kanė pranuar faqet e - The Peaks of Shala - Majėt e Shalėsė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-08, 21:42   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Ardhurė nė vėnt pa no njė paragjykim politik, pa no njė ide tė formuarė, pa diturė se qysh ishte vendi dhe populli qė po vizitonte, veē se ato tė paka qė kishte kėnduarė ose dėgjuarė prej shkrimevet pėr p r o p a g a n d ė, autoresha kishte mėndjenė tė lirė tė formojė njė gjykim tė themeluarė mi observatat e sajė. Dhe kėto qė observon i japin njė ide tė favorėshme pėr banorėt e truallit t'Arbėrisė: i gjen tė menēim, seriozė, huaj-pritėsė, simpatikė, qė mentojnė tė duhenė. U njeh vuajtjet e tyre, pa drejtsinė qė u-bė per ta nė caktimin e kufivet prej Fuqivet tė mėdha, dhe vėren se ky komb i mbeturė pas prej qytetėrimit, ka njė vullnet qė tė pėrparojė, qė tė punojė pėr tė mos mbeturė prapa tė tjerėvet, dhe shėnjon me njė mėnyrė tė hollė dėshirėn e malsorėvet pėr shkolla shqipe dhe nxitimin e djemvet pėr tė frekuentuarė kėto shkolla.

Zonja Lane - qė pa dyshim ka njė ndjenjė artistike tė zhvilluarė - flet edhe shpesh pėr bukurinė fizike tė racėsė, vėren me kėnaqsi hollsirat e tipit, njė hollsi qė shumė shkrimtarė tė huaj, para saj, e kanė zėnė nė gojė nė veprat e tyre.

Mi bregoren e voglė - janė fjalėt e saja - tė shtruarė me bar tė njomė, mi tė cilin kishin rėnė petalet e njė molle tė lulėzuarė, Shqipėtarėt rrinin dhe preheshin, kafshė tė bukura dhe tė kandshme (beantiful, graceful animals)" (fq.31). Ca mė poshtė takon njė grua nga Shala, martuarė nė Shosh: "Fytyra e saj pakė si e djegurė nga dielli, me sy tė mbėdhaj, me formė delikate, qe mė e bukura qė kam parė gjer mė sot… Zėri i saj qe i ėmblė, dhe duart dhe kėmbėt e saj sikur t'i kishte njė skultor do tė marrosesh. Nė ēdo restaurant tė Parisit gishtat e hollė tė saj, thonjtė delikatė dhe me bajame, bilekėt e hollė, aristokratikė, do tė tėrheqnin vėrejtjen e gjithė botės" (fq.32-33).

Edhe kėshtu me ēdo rasje, tekdo qė sheh Shqipėtarė e Shqipėtarka, kudo qė i observon me ato sy tė sajė, qė kanė parė shum kombe tė ndryshme, me atė kritikė qė e ka shetiturė nga Oqeani i qetė (Zonja Lane ėshtė nga Kalifornija) gjer nė zallet e Detit tė Zi, me lėndėn e bėgaēme qė ka diturė tė mbledhė pėr tė barabiturė ēdo popull, nė cillėsitė e tij fizike, morale dhe psikollogjike. Se zonja Lane di tė kuvendojė bukurė, dhe - e asht mė e vėshtirė - di tė bėjė tjatrin tė kuvėndojė. Kshtu na rrėfen ēė i thonė malėsorėt pėr orėn, pėr kėto krijesa tė padukura, keq ose mirėbėrse, ora qė e ndien nierinė, qė e mpron, nga ēdo e keqe, ose qė e shfryn nė vdekje.
Njė herė tjatrė na rrėfen ēė mejton Shqipėtari pėr gruanė, pėr martesėn, pėr lumtėrinė. Flet Lulashi, njė kryetar "pa dyshim mė i bukuri burrė qė kemi parė gjer mė sot." Bisedohet pėr vlesėn qė nė djep, vlesė dhe martesė ku ēupa s'ka asnjė vullnet, asnjė zgjedhje, po prindėt e saj, ose vėllezėrit, kanė tė drejtė t'ja japin kujt tė duanė, pėr qejf ose interesė tė tyre, pa u-kujdesurė pėr lumtėrinė e gocėsė; zonja Rosė mejton se kjo ėshtė njė shpėrdorim i kėq i fuqisė mashkullore, i auktoritetit tė burravet kundrė dobėsisė, pėr dėm tė atyre krijesave qė s'kanė forcėn e njė mashkulli. Dhe kėrkon tė kupėtonjė ēė mejtojnė vetė Shqipėtarėt e Shalės; pyet a munt tė jetė i lumturė njeriu nė kėtė konditė tė martesės. Po Lulashi, njeriu i malevet qė pėrfytyron psikollogjinė e kombit tė tij, ēuditetė me kėtė pyetje dhe thotė se lumtėrija e njeriut s'ka tė bėjė me martesėn.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-08, 21:43   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

- Po ē'ėshtė ahere lumtėrija? pyet autoresha.

- Lumtėrija; pėrgjigjetė Lulashi, vjen nga qielli, vjen nga dielli, nga drita dhe hijet e malevet, nga gjethėt e njomė tė parėverėsė. Lumtėrija vjen edhe prej prėhjeve kur jemi tė lodhurė, prej ngrenėjesė kur jemi tė urtė, prej zjarit kur kemi mardhurė. Vjen kur kėndojmė kėngė bashkė me shokė, kur ecim nė shkepat dhe e ndiejmė vetėhenė mė tė fortė se shkėmbi; ka dhe njė lumtėri qė ndien njeriu, nė luftė, po ajo ėshtė tjatrė send. Pėr neve martesa s'ka tė bėjė kurrgjė me lumtėrinė t'ėnė."

Vėrtet, nė njė vent ku gjėr fjala grua ėshtė pėrjashtua prej bisede, kur dashurija shikonet si njė turp e mėkatė, nukė munt tė imaxhinojė njeriu njė gjykim mė tė drejtė se ėshtė ky i Lulashit t'ėnė. Zgjedhja nė martesė nuk lot no njė rol: burri martohet pėr tė marrė njė grua, dhe ēupa, qė ditėn qė fati e heth nė kėtė botė e di se prindėt ose vėllezėrit do t'a japin, nė mos dhe do t'a shesin njė mashkulli.

Por, duke u ngjiturė nė shkallė tė qytetėrimit, me tėhollim tė ndjenjavet, dhe duke u-shtuarė nevojat e mėndjesė dhe tė zėmrėsė, me pėrparimin e estetikės ose tė sentimentalitetit, njeriu xė tė shquajė nė mes tė individėvet, tė zgjedhė, pėlqejė, tė ndiejė se lumtėrija e tij s'ėshtė njė ēfarė do njeri, por njė prej tyre, me atė qė pandehė se do tė shkojė njė jetė mė tė kandshme, nga shkaku i cillėsivet morale dhe fizike qė sheh ne ktė.

Nė Shqipėri gruaja nuk lot njė rroll, pėrveē rrolit tragjik pėr vrasje: shum prej vrasjevet nė malet t'ėna kanė pėr shkak gruanė, gruan si plaēkė, si pronė, sepse prindėrit ose vėllezėrit e saj duanė t'a japin ose t'a shesin ashtu si u do qejfi. Influenca tėhollonjėse e gruasė, veprimi i saj pėr tė na bėrė jetėn mė tė hollė, mė tė njomė dhe mė tė gratshme akoma s'ėshtė ndjerė.

Po le tė vimė nė librat e zonjėsė Lane. Autoresha, qė tė mund tė ketė kuptuarė mėndimin dhe shpirtin e njė populli, ka pasurė pėr ndimės karakterin e mirė tė sajė, kėtė vetijė qė di tė kėnaqetė me punėtė si i gjen, pa eksigjencė, e lumtur, ndoshta, tė gjendetė nė njė element qė del nga jeta qė njehė vetė. Di tė rrinjė pranė vatrės dhe tė kuvėndojė me malėsorėt, duke pirė duhan, kafe dhe raki, knaqetė me tė flejtur si mund, me tė ecurė mė kėmbė, njė herė dhe me opinga, fort e gėzuarė kur sheh, dėgjon dhe mėson njė gjė tė re, pa u-qarė as nga njė vėshtirėsi, as nga njė vuajtje tė udhėsė, duke marrė ēdo send me hymor tė mirė.

Kėshtu, pėr shėmbllė, njė ditė i u-duhė tė presė, tė ketė durim gjer afrė mėngjezit, sa tė shtrohetė darka, darka e mjerė me njė copė mish, bukė kollomoqi dhe gjizė, dhe kėto pas lodhjevet tė njė ditėsė tė gjatė nė gėrxhet e Shalėsė.

Po vuajtja e sajė ka qenė nė tė kėthyerė nė Shkodrė, aherė kur ka frikė se mos e zėnė pnemonija; mezi gjėn njė mushkė; po, kur i kishin dhėnė fjalė qė tė dalin nė katrė tė mėngjezit - pėr t'arrijturė mbrėmanet nė Shkodrė - mezi nisėn mė tetė! Zonja Rose duron me njė padurim tė math; nė fund vihetė nė udhė, po prisi i sajė refuzon tė arrijė natėn nė Shkodrė, proponon dhe intrigon qė tė shkojnė natėn nė njė katund nga shkaku se ėshtė nė gjak me njerėzit e Kirit. Po amerikanėja ka vullnet dhe malėsori s'bėn veē se tė bindetė pėrpara njė dėshire femėnore. Edhe natėn, nė dritė tė yjvet, hypurė mi mushkė tė voglė dhe pri prej njė prisi, zonja Rose shkon nga malet madhshtore, nga mė tė bukurat male tė dheut (211). Se autoresha admiron natyrėn e egrė dhe piktoreske tė Shqipėrisė, e gjen vėndin t'ėnė mė tė bukur se nga Svicera, mė tė interesantshim dhe mė romantik.
Zonja Rose, nė ethe, me frigėn e pnemonis mi udhė tė Shkodresė ku shpreson tė gjejė njė mjek dhe njė ēlodhje, pyet shokun e voglė: - U lodhe, Rexh? - Jo, zonja Lane, - Po ē'ke, pra? - Po mentonj se zotėrija e jote do tė kthehi nė shtėpi t'uaj dhe do tė na haroni. Thoni se do tė vini prapė nė Shqipėri, po s'do tė kthehini kurr. Aq qė ikėn haron shpejt; mėndja ndėron; mėndja ėshtė si ujėt e njė lumi. Edhe ne do tė ju harojmė. Po donja qė t'a ndalonj kėtė natė: ėshtė kaqė e bukur! - Edhe unė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-08, 21:44   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Zonja Lane s'e harroj Shqipėrinė. Tek jam duke shkruarė kėto radhė, kam pėrpara syvet njė artikull tė saj nė World Fravelers (vol. XV., Ni 3, mars 1923) U n k n o w o n A l b a n i a - Shqipėri e panjohurė.

Zonja Lane pėr neve Shqipėtarėt merr vėnd pranė mikeshės t'ėnė tė madhe, Zonjės Durham, dhe i jemi mirėnjohės pėr ndjenjat e saj qė ēfaq me aqė fisnikėri. Nė njė kohė ku miqtė t'onė s'janė tė shumtė, ē'do manifestė simpatije ka tė drejtėn pėr gratitudėn t'ėnė.

Edhe kėtu, pa u-dhėnė fund kėtyre radhėve, dua tė kujtonj sa njė detyrė patriotike e madhe ėshtė pėr Shqipėtarėt tė pėrpiqena qė ēdo i huaj qė viziton, ēdo i ardhurė sė largu qė shkel truallin t'ėnė, tė mund tė kthehetė me njė kujtim tė mirė, me njė nėshtypje miqėsore nė zėmėr tė tij.

Lumo Skėndo
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.