Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-11-10, 18:13   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912

Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912
Niko Kotherja

Ende sot, nė ditėn e 98 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, pas rreth njė shekulli tė kėsaj ngjarjeje, nuk ėshtė sqaruar problemi i simbolit kuqezi tė shqiptarėve: cili ishte flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės? Shumė kujtime, shkrime e dokumenta i referohen kėsaj pjese interesante dhe tė pazbuluar derimė sot tė historisė sė shtetit shqiptar. Nga reliket e kėsaj ngjarje madhore historike, deri mė sot ka mbėrritur vetėm pena me tė cilėn delegatėt kanė firmuar aktin e shpalljes sė pavarėsisė kombėtare. Dokumenti origjinal – ēertifikata e lindjes sė shtetit shqiptar – dhe flamuri kuqezi i ngritur atė ditė, sot nuk gjenden. Tė parin e ka ruajtur nė arkivin e tij personal Lef Nosi dhe pas arrestimit dhe vrasjes sė tij nė vitin 1945, fati i atij akti nuk dihet se ku mund tė ketė pėrfunduar. Ndėrsa, flamuri sipas rrėfimeve, mundet tė
jetė djegur nga plaēkitjet qė u bėnė nė Vlorė, pas vitit 1913. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėhėrė hulumtimi pėr nxjerrjen nė dritė tė simbolit kuqezi, qė vulosi pavarėsinė kombėtare bėhet i pamundur. Kohė pas kohe, studiuesit dhe gazetarėt janė ngacmuar jo pak herė nga kėrshėria e zbulimit tė kėtij simboli, janė pėrpjekur tė nxjerrin nė dritė ndonjė dokument, apo citim. Sot, nė 98 vjetorin e Pavarėsisė, botohet njė pėrmbledhje e disa dokumentave origjinale, qė trajtojnė temėn e flamurit, nga personazhe tė cilėt kanė marrė pjesė drejtpėrsėdrejti nė ngjarjen kombėtare. E ēuditshme ėshtė sesi me anė tė shkrimeve tė tyre, tė cilat po jepen kėtu, kėta personazhe, qė kanė marrė pjesė bashkė nė ditėt e pavarėsisė, pas vitesh kundėrshtojnė njėri-tjėtrin nė ēėshtjen e flamurit. Nė ditėt e 25 vjetorit tė pavarėsisė, nė nėntor 1937, shpėrtheu njė polemikė midis
ish-luftėtarėve tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar pėr kėtė temė. Bile, Kristo Floqi, duke dashur qė tė pėrgjigjej me fakte dhe materiale origjinale pėr temėn e flamurit, nuk gjeti kompromisin e gazetave tė kohės nė Tiranė dhe nuk arriti dot tė botojė kujtimet dhe shkrimet e tij pėr flaurin e Vlorės. Por, u pėrpoq qė kėto t’i nxjerrė nė njė boshurė mė vete. Kėtu mė poshtė, po rendisim disa nga variantet mė ineresante, ku pretendohet sjellja e flamurit pėr t’u ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912.

Varianti i parė:
“Nė verėn e vitit 1911 zonja Marigo me pretekstin se do tė mjekohej shkoi nė ishullin e Korfuzit dhe aty takohet me mjaft pėrfaqėsues nacionalistė tė kolonive shqiptare qė ishin mbledhur nė ishullin grek (...) Midis kėtyre ishin edhe pėrfaqėsues tė Amerikės tė dėrguar nga shoqėria “Besa-Besėn”. Kėta posaēėrisht patrioti Kola me tė vėllanė Thoma Katundi i dorėzuan zonjės Marigo njė flamur tė qėndisur nė ar e nė mėndafsh qė me gjithė shtizėn dhe njė shkabė tė ēeliktė qė kishte kushtuar 140 dollarė. Zonja Marigo kthehet nė Vlorė me flamurin e veshur nė trup nėn tesha, nga frika se mos ja gjenin rojtarėt e doganės. Njė vit mė vonė kėtė flamur zonja Marigo ja dhuroi plakut tė Vlorės Ismail Qemalit pėr t’a ngritur mė 28 nėntor nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemal beut.” (Arkiv i autorit. Biografi e Marigo Posio (Poēi), faqe 5.
Varianti i dytė:
“Shumė patriotė kanė tė njėjtin mendim si Kol Rodhja, Kristo Floqi, Lef Nosi, Shefqet Daji, Qemal Karaosmani, Hamza Isai, e Ymer Radhima, se flamurin kombėtar tė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 ėshtė pikturuar nga vetė dora e zonjės Marigo sipas modelit tė shqipes sė vizatuar nga dom Mark Vasa me Petro Fotografin. Kėtė hipotezė e mbėshtet edhe shėrbėtorja qė zonja Marigo ka mbajtur gjatė gjithė jetės pranė vetes sė saj, Thina Ferra quhej. Ajo me gojėn e saj ka pohuar te bashkėkohėsit e saj se flamurin qė u ngrit pėr herė tė parė nė Vlorė nga plaku Ismail Qemali e ka pikturuar me bojė tė zezė vetėm Marigoja. Bile cilėson ajo atė flamur unė vetė e kam ngrohur pranė mangallit qė t’a thanja sa mė parė. Shpejt Thinė mė thoshte e njera zonjė sepse Ismail beu e do pėr tashi nė drekė. Flamurin e Amerikės qė solli Marigoja prej Korfuzit iu ėshtė dorėzuar Llambi Bimblit e Kol Rodhes i pa prekur
kur kėta po niseshin pėr nė Korēė. Flamurin qė bėmė ne cilėson Thina nuk ėshtė krejt i kuq por nė bojė tė specit (copė kjo qė u ble tek tregėtari i quajtur Diamant). (Arkivi i autorit. Po aty.)

Varianti i tretė:
“Bejlerėt e Vlorės thoshin se kėtė flamur ua kishte falur atyre don Aladro Kastrioti (...)” (“Marigo Posio” Zeko Braho, Tiranė 1990, faqe 19.)

Varianti i katėrt:
Revista “Hylli i Dritės” shkruan se Ismail Qemali duke ardhur prej Vjene u ndal nė Kotorr dhe atje “Lec Shkjezi, qė kishte flamuj gjifar masat, i dha njė flamur tė thjeshtė, kund dy metra tė gjatė, mbasi i pat thėnė plaku: nuk dua as tepėr tė madh, as tepėr tė vogėl.” (“Hylli i Dritės”, nr. 11, viti 1937.)

Varianti i pestė:
Patrioti korēar Thoma Iftica, veprimtar i shoqėrive patriotike nė Amerikė, bashkėthemelues i shqoėrisė “Besa-Besėn” bashkė me Fan Nolin e Kristo Dakon, nė shkrimin e autobiografisė sė tij, shkruan se: “Nė vitin 1911 sė bashku me njė grup shokėsh Ndreko Ēipi, Zenel Kamenica, Qerim Panariti, Miēe Bardhi, Llambi Mushka u kėthyem nė atdhe me qėllim pėr tė lėftuar kundra armikut dhe njėkohėsisht neve suallmė dhe flamurin e parė qė u ngrit nė atdheun tonė mė 1912 nė Vlorė prej Ismail Qemalit nėpėrmjet vojtjesh dhe kontrollesh tė mėdha.” (Thoma Iftica nė autobiografinė e tij, faqe 1.)

Varianti i gjashtė:
Spiridon Ilo dhe tė tjerė tregojnė se grupi qė u nis nga Rumanija pėr shpalljen e pavarėsisė kishte marrė me vehte edhe flamurin qė do tė ngrinin (edhe llogjika e pranon se ata nuk mund tė niseshin pėr tė ngritur flamurin kur flamurin nuk e kishin me vehte). Kjo dokumentohet me fjalėt qė Spiridoni i ka thėnė djalit tė tij Vangjo Ilo “Flamurin qė pėrgatitėm nė Bukuresht unė e kam mbajtur nė gji qė nga Bukureshti deri nė Vlorė dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unė e mbėrtheva nė parmak me sqepar.”

Varianti i shtatė:
Spiridoni me flamurin qė kishte me vete shkoi pėr tė bujtur tė shtėpia e Marigo Posios, meqė ajo ishte kushėrira e parė e tij (nėnat motra). Marigoja i qendisi flamurit thekėt e verdhė pėr ta bėrė ashtu siē e botoi dhe Spiridoni nė kartolinėn e vitit 1920.

Varianti i tetė:
Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij, shkruan se flamuri qė u ngrit mė 28 nėntor 1912 ishte flamuri i shtėpisė sė tij dhe Ismail Qemali dha urdhėr qė tė merrej ai flamur pėr t’u ngritur nė ballkonin e shtėpisė sė tij.

Varianti i nėntė:
Nga gazeta “Kolonja” (dhjetor 2001, nr. 8, faqe 5) lexojmė: “Asim Dika ishte ai qė mori flamurin e qendisur nga motrat Qiriazi dhe ia shpuri Ismail Qemalit nė Vlorė pėr ta ngritur nė 28 nėntor.

Varianti i dhjetė:
Nė librin e tij “Patriotismė e nacionalismė”, patrioti Kristo Floqi flet pėr flamurin e ngritur nė Vlorė nė nėntor 1912, tė dhėna tė cilat ai i ka konsultuar edhe me tė vėllain, juristin patriot Thanas Floqi, i cili si delegat i Korēės mori pjesė nė kuvendin e Vlorės dhe firmoi dokumentin e pavarėsisė. “Kėtu duhet pėrmendur edhe njė zonjė patriote korēare, zonja Marigo Pozio, e cila pregatiti me duart e saja e hartoj me mjeshtėri flamurin e parė qė valoj nė Vlorė, qė ju dha Shqiptarėve sihariqin e ēpalljes tė indipendencės sė tyre. Kjo pregatiti edhe disa flamurė tė tjerė pėr zyrat e ndryshme shqiptare tė Vlorės dhe ju ndihmoj sa mundi nisiatorėve tė ēpalljes sė vetėqeverimit, ashtu si tjetėr herė, pa u kursyer, ju kish ndihmuar komiteteve tė ndryshme dhe kryengritjeve shqiptare.” (“Patriotismė e nacionalismė” Kristo Floqi, Tiranė 1928, faqe 51.)

Varianti i njėmbėdhjetė:
Njė dokument shumė interesant rreth ēėshtjes sė flamurit ėshtė gjetur sė fundmi. Ėshtė njė letėr e patriotit veteran Kol Rodhe, i cili flet pėr flamurin e nėntorit 1912. Kėtu mė poshtė jepet e zbardhur e gjithė letra e Rodhes dhe fotografi e letrės origjinale me shkrimin e tij:

“


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.