Festa me traditė shqiptare.
Festa kombėtare e Ditės sė Verės, 14 Marsi
Pėr kėtė festė arbėreshe merret mė 14 Mars ose njė ditė mė parė bar
ose gjethe e njomė dhe futet nė shtėpi. Gatimi i veēantė pėr kėtė
ditė pushimi ėshtė pėrgatitja e ballkumeve para datės 14 Mars, si mė poshtė:
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tėlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri, 8 kokrra vezė, 1 filxhan qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė masė e bardhė.
E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur tė duket se preken fije me dorėn qė po pėrzien masėn. Ndėrsa vezėt pėrzihen me qumėshtin dhe shtohen dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė fundit.
Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar pėrzjerjen. Kujdes nė hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta nė qetėsi pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Pas kėsaj brumit mund ti shtohet edhe njė dorė miell nėse ėshtė e nevojshme kur ai mbetet si i qullėt.
Kėshtu me kėtė brumė ballakumet nuk do mund tė shtrihen gjatė pjekjes.
PJEKJA
Pudroset tepsija me miell dhe mbi tė vendoset topat e brumit me madhėsinė e grushtit tė dorės. Pastaj futet tepsija nė pjekje pėr rreth 40 minuta nė 170oC deri sa tė formojė pak kore (jo tė skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet tė ftohet me qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht.
Gėzuar!
Ps. Sapo mė erdhi nė email ky shkrim, do tė doja qė tė prezentojmė edhe festa tjera qė janė kryekėput shqiptare.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|